Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 45
  1. #31
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    De la Vega shkruan mbi njė T-shirt:
    Be mindfull even if your mind is full.

    Nuk mund tė jap njė pėrgjigje tė atypėratyshme sepse ka pyetje tė tjera si psh.,
    Po tė recitosh? Po tė…
    Dhe leximi vete ka njė histori ndryshimi mijravjeēare.
    Homerit nuk e ka shkruar Iliadėn, e ka kėnduar.
    Nga Plato qė shkroi deri nė vitin 384 (A.D.) duket se njerzit lexonin me zė. Kėtė e shkruan Shėn Agostini pėr mjeshtrin e vet Shėn Ambrosion:
    …sytė e tij rrėshqisnin mbi faqe, dhe zemra e tij kėrkonte tju gjente kuptimin, por zėri i tij dhe gjuha nuk lėviznin.”
    Shėn Agustini pėr vete ka vazhduar tė lexojė me zė, e ai e tė tjerė pyesnin veten me dyshim pse e bėnte kėtė Shėn Ambrosio. Pothuaj tė gjithė sot lexojnė pa zė, (zėrin e gjuhės jo tė mendjes.)
    Mbase,
    tė lexosh poezi duhet tė futėsh shpirtin e poetit nė qėnien tėnde,
    tė lexosh poezi tė pėrkthyera duhet tė futėsh shpirtin binjak tė poetit nė qėnien tėnde,
    tė recitosh poezi duhet tė nxjerrėsh shpirtin e poetit nga qėnia jote.
    tė recitosh poezi tė pėrkthyera duhet tė nxjerrėsh shpirtin binjak tė poetit nga qėnia jote.
    wrong verb

  2. #32
    kurse dela vega na ka bere nje pikture mua dhe sime motre (binjakes) qe thot "two heads are better than one"
    Who am I to judge a vowel more alluring than the words it generates ?

  3. #33
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    suksesi im me i madh jane deshtimet e mia
    wrong verb

  4. #34
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Kur femrat duan tė blejnė njė libėr, ato shohin mirė kopertinėn e pastaj fotografinė mbas kapakut.
    Ndėrsa meshkujt e hapin librin sa mė nė mes dhe lėnė tė shfletohen duke shkarė sa fletė qė mundin.
    wrong verb

  5. #35
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Thuamė,
    Sa dashuri ke humbur,
    Sa poet i madh do bėhesh
    Tė tė them!
    wrong verb

  6. #36
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Por,
    thuame sa dashuri ke fituar
    te te them sa poet i madh je!
    wrong verb

  7. #37
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Unhappy

    ishte nje hene e permbysur qe s'dihej ku mbahej,
    nje monedhe e keputur ne mes nga dashnore te ndare me kohe,
    ishte vetem gjysma,
    dhe une u ndjeva i tille.
    shkova ta takoj, ishte po atje, ulur mbi gure. lart qielli sa gryka e pusit ndriconte gjithe boten tone

    he i thashe
    he me tha
    hic i thashe
    hic me tha
    ja po
    bej ca yshtje
    te heq njady medyshje
    nem nje dore
    ja zgjata
    ha ha ha qeshi
    pse qesh i thashe
    ga me tha
    s'ka i thashe
    s'ka me tha
    s'ka i thashe pse qesh
    nem nje dore te kendojme yshtjet
    e theshe qe ne fillim i thashe
    e thashe me tha
    nisem te yshtnim
    nje penderene dhe nje skelet
    atij i dridhej zeri sa here i binte ndonje pupel
    mua me fershellente sa gjente ndonje te care neper brinje
    hiqni yshtje keto medyshje
    hiqni yshtje keto medyshje
    hiqni yshtje keto medyshje
    mjaft tha ai
    pse tre i thashe une
    po sa tha ai
    gjashte i thashe une
    ai me pa nga balli
    c'shikon i thashe
    c'shikoj tha
    mire tha ti themi gjashte here
    nisem
    hiqni yshtje keto medyshje
    hiqni yshtje keto medyshje
    po cilat jane keto medyshje i them
    ai mi tha ne vesh
    pse ne vesh i them
    na degjojne ata lart me thote
    pune e madhe i them cdo na bejne
    na hedhin kova me hic me thote
    eee,
    nisim prape
    hiqni yshtje keto medyshje
    hiqni yshtje keto medyshje
    po sikur te jene menjeshje e nderpres une dhe ne te yshtim te miren
    ai me qelloi me gur mu ne nofullen e poshtme
    tu thafte goja me tha
    me shume i thashe
    e me tha nga i shpike keto menjeshje
    gjithe gjerat e gjithesise jane gjysma
    dy gjysma bejne te teren
    po mire i them prape se prapi ne po i yshtim hem te miren hem te keqen
    ai u mendua
    ike me tha, nuk te dua
    s'kam ku shkoj i thashe
    ike me tha e mori nje gur
    ika i thashe po dije
    s'hiqen medyshjet nga yshtjet
    e ti dije me tha se
    gjithe gjerat e gjithesise jane gjysma
    ja une jam i teri i thashe
    ike me tha se te theva pergjysem
    ike i thashe se te yshta
    ike ore
    ike oj
    ike
    ike
    por ne s'kemi ku shkojme, s'mundemi jo se s'duam
    wrong verb

  8. #38
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Unhappy

    Njerzit mund ti ndajme (jo grupojme) lehtesisht ne dy kategori:
    1. Ne ata qe nuk dijne te lexojne.
    2. Ne ata qe dijne te lexojne.
    Kete kategorine e dyte mund ta ndajme ne dy nenkategori:
    a. Ata qe lexojne por nuk dijne cfare lexojne.
    b. Ata qe dijne te lexojne dhe lexojne.

    Gjithashtu njerzit mund ti ndajme veshtiresisht ne dy kategori:
    1. Ne ata qe dijne te shkruajne.
    2. Ne ata qe nuk dijne te shkruajne.
    Edhe kete kategorine e dyte mund ta ndajme ne dy nenkategori:
    a. Ata qe nuk dijne te shkruajne dhe nuk shkruajne.
    b. Ata qe nuk dijne te shkruajne dhe shkruajne.

    Duke bere disa thjeshtime del se,
    Ata qe dijne te lexojne (dhe lexojne), lexojne ato te atyre qe nuk dijne te shkruajne (por shkruajne)!
    ose forma e pranueshme per veshin
    Ata qe nuk dijne te shkruajne (dhe shkruajne), shkruajne qe te lexohen nga ata qe dijne te lexojne (dhe lexojne)!
    wrong verb

  9. #39
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Sot ishte shume grade nen zero. Mbasi brodha me nje liber nen sqetull andej nga ma lypte puna, befas, mu kthjellua fakti se libri nuk ngrin, s'ka te fothte. E persiatur, ndryshe nga shkrimtari dhe librari ai ka frike nga zjarri. Nje cudi perfundim, libri nuk ka lenden e shkrimtarit, ne e paste e ka me pol te kundert.

    Gjej vetveten ju themi njerezve, e ne plot zanate, zeje e mjeshteri te kesaj bote kemi sukses. Po ne e gjette veten shkrimtari keq puna. Do vije momenti qe ti themi: "po sikur e kam lexuar nje here kete".
    Mbase ai duhet te gjeje vetevetet, dhe nese eshte mangut me te tijat, te sjelle te te tjereve.

    ftohte
    wrong verb

  10. #40
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Tanime qe u err, pyes veten se cben ai "bukinisti" i rruges, nje nga ata qe shesin libra te vjeter ne rruge, e pikerisht ai nga i cili une ble.
    Atje vertet ka drita, (ai per vete nuk lexon as diten) por andej kureshtjes, zgjidhja tjeter eshte qe ai te mbushe ate vagonin e madh prej shajaku me libra, te vere tavolinat siper dhe te shkoje per ndonje strehim aty rrotull.
    Sot kishte shume libra qe ja vlente, ndersa bleva tre vura "bast" me te per njerin prej tyre, Goethe - botim i 1916, cmimi i kerkuar 100$, une kurre, ai 40$, une kurre, ai 20$, une kurre, ai mire thuaj ti sa, dhe une, po libri eshte gjermanisht e une s'di.
    Eshte per koleksion ngulte kembe "bukinisti", po pse e ke lene jashte qeses i them, duke i treguar nje qese plastike me zinxhir, ku flinin dy libra te tjere, dhe e futa atje.
    Nuk mu pergjigj per kete por me tha "kur te vish serish ta shohesh qe e kam shitur per 100$", Ta shohim ja ktheva dhe une pa nje pa dy.

    Mbasi ika dy blloqe me lart nisi nje shi kokerrmadh, e para gje qe mendova ishte se kisha shpetuar nje liber te rralle e te vjeter nga qullja e shkaterrimi, (pjesa e kthyer qe lidh kopertinat ishte demtuar me kohe) e ndersa prita te hapej nje drite e gjelber semafori vura mbi koke si kapele librat qe kisha blere.
    Ndersa tani mendoj se "bukinisti" me patjeter e ka pasur nje qese te madhe...
    wrong verb

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •