Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 45
  1. #1
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Thumbs down Natori i persiatjeve

    ja sa tė erret
    wrong verb

  2. #2
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anėtarėsuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    ēudi!!! athua pėrse vallė?
    The greatest obstacle to discovery is not ignorance - it is the illusion of knowledge.

  3. #3
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Gjysėmnata e dytė e ditės sė parė tė persiatjeve

    Tė parėt tanė kanė qėnė mė tė menēur se pėr sa i marrim. Gjysėmnata e dytė e ditės sė parė ėshtė thjeshtuar nė “Mbrėmja e ditės sė parė” pa dyshim burimi i saj ka qėnė i tillė: mbramja – e mbramja – e mbrapmja; pra pėr ta, pjesa e dytė e tė njėjtės nate tė atij 24 orėshi qė na duhet tė vimė njė herė rrotull boshtit.
    Gjuhėtarėt thonė se nata ėshtė qė kur nis errėsira e deri kur mbaron, sipas tyre nata shtrihet nė dy ditė tė ndryshme kalendarike, nėse rron nė polin e veriut gjashtė muaj tė mira. Bukur deri kėtu.
    Ushtrim: Me ēfarė shpejtėsie duhet tė lėvizim nėpėr Ekuador qė jeta jonė tė jetė gjithmonė ditė?
    Teorikisht njeriut i jepet mundėsia tė jetojė gjithė jetėn e jetės vetėm nė ditė e largqoftė natė. Rrjedhimisht nata, sipas pėrcaktimit tė gjuhėtarėve tanė, ėshtė gjithė jeta e njeriut. Bukur apo jo. Mbramja mirė e mirėmbrėma! Gjuhėtarėt, pa tė keq, nuk kanė nė fjalor fjalėn “nadja.”
    Po gjysėmnata e parė si quhet? Menata.
    Pra pėr paraardhėsit ka qėnė menata, dita, mbrėmja, 12-6, 6-6, 6-12, pėr ne tė sotmit 00.00- 12, 12-24. Pėr gjuhėtarėt dita dhe nata nisin e mbarojnė kur lind e perėndon Dielli. Lavdi Zotit, qė Dielli nuk ėshtė shuar.
    wrong verb

  4. #4
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Shpirti dhe mishi. Te kene te dy te njejten ditenate, apo ta kene te ndryshme.
    Shpirtit tim ja ka qejfi te zgjohet ne Tirane, Dielli po te mos e zinte Dajti do te kishte lindur ne 5:19 AM per te perenduar ne 7:56 PM, e plot ne 12:37 koha me e mire per nje pice te mesme e dy kriklla te medha birre ai kalon meridian ne jug. Besoj a jo dielli do te jete 151.3 x 10 ne fuqi te gjashte kilometra larg nga buzet time gjithmone te zhuritura.
    Cfare kohe, ne profesionin me te dashur te turistit.
    Se sezoni turistik u hap mishi im. E celi kryeministri, e nje minister fluturoi me ballon, i kemi qiejt e sigurt ne ore.
    -Te pyesim njehere?
    -Po mire.
    -Mire po jo Europen, as Ameriken se nuk jane asnjeanese.
    -Zbresim ne polin tjeter e pyesim Australianet fjala vjen, Ministrine e Puneve te Jashtme dhe Tregjeve.
    -Bukur boll, besa.


    This Advice is current for Tuesday, 18 May 2004, EST
    The Advice was issued on Friday, 12 December 2003, 17:04:11, EDT


    This advice has been reviewed. It contains new information on Safety and Security. The overall level of the advice has not changed.

    Australians in Albania should exercise caution and keep themselves informed of developments that might affect their safety. Australians should defer travel to the north east border areas between Albania and Kosovo (including Bajram Curri and the Tropoje) and the northern sections of the border with the Former Yugoslavia Republic of Macedonia (FYROM).

    Ke pyetje? Beja ambasades shqiptare ne Pekin, ja numrat e telefonit dhe emaili.

    Albanian Embassy in Beijing, China, telephone (86 10) 65321120, facsimile (86 10) 65325451, e-mail emalb@public.bta.net.cn

    Hajt u gthifsh shendoshe, shpirti im!

    E kujdes, fli me nje sy hapur e nje mbyllur. E po te ra rruga andej nga ruan kufijte NATO, kujdes se eshte me rrezik.
    wrong verb

  5. #5
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Dita ėshtė robit, nata ėshtė e hajnit – me kėto fjalė njė gjysh Kavaje i jep fund ēapkėnllėqeve ditore tė nipit.
    Nė ora 20:00 kėtu ku jam kėmbanat e njė katedrale lajmėrojnė gjindjen pėr herė tė fundit.
    Dje shkova e zgjodha nė Google midis 1,750,000 faqeve tė internetit qė kanė kryefjalė Albania pikėrisht atė qė ju thotė australianėve mos udhėtoni nė verilindje se tė grabitin. Ndjehem i brengosur qė ndodhi ndėrkohė me postimit tim. Rastėsi? Kėto rastėsitė qė dalin janė bėrė si malet me kripė tė kriporeve.
    Tani mė duket sikur telepatia mė ēonte nė ato rrugė qė dikush kėrkon t’i mbyllė, por unė nuk ja gjeja dot fillin.
    Dikush kėrkon t’i mbyllė ato rrugė, dhe kėtu nuk ka vend pėr persiatje, as pėr tė shprehur ēudi se nga e dinė australianėt qė nuk kanė as ambasadė nė Shqipėri.
    Qėnia njerėzore ėshtė e lexueshme. E pėr kėtė nuk duhen as mjetet fantastike tė Big Brotherit tė Oruellit, e as ato reale tė CIA-s. Shih te kamera mbi monitor. Qesh. Tė shohin. Por kėto janė ēikėrima para telepatisė.
    Kur shtrėngon vera, kur e kuqja e lulezjarrit flakėron ato pak lulishte nėpėr Shqipėri, kur bletėt zukatin ultas nėpėr kėmbė kalimtarėsh, prej nga lart tarracave tė pallateve zbresin poshtė me njė bukuri mahnitėse fije tė holla tė ylberta merimangash tė vogla tė arta. Rrugė telepatike fijesh nėpėr hapėsirė.
    Persiat si arrijnė merimagat e vogla ta pėrshkojnė hapėsirėn ashtu siē dėshirojnė, dhe pse jo mendimi ynė. Mbase ne jemi soj tjetėr, nga ato qė thurin rrjeta pesėkėndėshe, e mendimi na humbet nėpėr labirinthin e ngatėruar pa fillim e fund tė asaj qė kemi krijuar vetė. Ose duhet tė jemi nga ai soj qė krijon pezhishka tė ērregullta tė nxirra oxhaku.
    Gjithsesi, pėr tė mbijetuar na duhet tė kapim ato mizat e qelbura sojsėze qė vėrtiten rrotull. E tė ruhemi dhe nga zhuzhakėt e zinj qė na rrinė mbi kokė.
    Mos thoni asgjė. E marr me mend ē’keni pėr tė thėnė.


    Kėtė e lexova tek Ballkanweb gjysėmnatėn e parė tė ditės sė dytė:


    KUKES (18 Maj) - Njė autobus me kosovare ėshtė grabitur mbrėmė nėn kėrcėnimin e armėve nga 2 persona me maska. Ngjarja ka ndodhur nė njė aks tė rrugės Kukės-Tiranė nė vendin e quajtur Qafė Shllak rreth 300 larg qytetit tė Pukės. Grabitėsit kanė ndaluar autobusin dhe nėn kėrcėnimin e armėve u kanė marrė 40 pasagjerėve, lekėt qė kishin me vete celularėt dhe sende tė tjera me vlerė. Vengjarja ėshtė rreth 3 orė larg Kukėsit, dhe sapo kanė mbėrritur nė kėtė qytet rreth orės 5 00 tė mėngjesit tė sotėm, pasagjerėt kanė bėrė denoncimin nė polici. Policia e Kukėsit nė bashkėpunim me atė tė Pukės, kanė mbėrritur menjėherė nė vendngjarje, por ende nuk ėshtė bėrė i mundur arrestimi i personave pėrgjegjės pėr kėtė grabitje. Grabitja e sotme ėshtė rasti i dytė brenda kėtij muaji qė ndodh nė akset e rrugės Kukės -Tiranė.
    wrong verb

  6. #6
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Kur shtrėngon vera, kur e kuqja e lulezjarrit flakėron ato pak lulishte nėpėr Shqipėri, kur bletėt zukatin ultas nėpėr kėmbė kalimtarėsh, prej nga lart tarracave tė pallateve zbresin poshtė me njė bukuri mahnitėse fije tė holla tė ylberta merimangash tė vogla tė arta. Rrugė telepatike fijesh nėpėr hapėsirė.
    Sa i bukur ky pershkrim!

  7. #7
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    I fituari

    (Me mirėnjohje tė thellė pėr George Orwell)

    Dhe hije shtrihen mbi mendjen tėnde, ti nuk di ē'tė bėsh pėrpos tė kthesh kokėn majtas e djathtas nė kėrkim tė syve qė kėrkojnė tė tė fiksojnė. Deri nė ēmendje. Pastaj kur veten e ke parė me sytė e tė tjerėve, kur je shtrėnguar tė mbyllesh nė brendi pėr tė ruajtur tė paktėn intimitetin nga pangopėsia e syve tė huaj, kupton, se gjithēka ėshtė e kotė; momenti mė i lumtur ėshtė ai i njohjes sė forcės kontrolluese mbi ty dhe i pranimit, se ajo aty do tė jetė nė njė formė apo nė njė tjetėr, megjithė denoncimin tėnd. Por nuk duhet tė kėnaqesh me kėtė njohje qė tė kalon nga gjendja e frikės nėn pėrgjimin nė atė tė ēlirimit nga mania e persekutimit. Dil pėrpara „vėllezėrve tė mėdhenj“ e thirrju mesa ke nė kokė: E di qė jeni aty, e aty do tė mbeteni. Frikė prej jush s'kam, lepuj fushash tė ajėrta, trajta tė pashquara me fytyrėn e mbuluar me cohė lėkure tė shformueshme. Tė tillė do tė mbeteni nė njė jetė dyngjyrėshe, tė bardhė e tė zezė, me detyrimin e ndėrhyrjes nė ylberin e ndjenjave dhe mendimeve pėr t’i cėnuar, gjymtuar, shkatėrruar nė shėrbim tė shtrimit e kultivimit tė njė shoqėrie, ku e dėmshmja ndahet me thikė nga e dobishmja, viktima tė njė pushteti qė qėndron mbi ju, idesė vete, pavarėsisht se sjellės nė jetė tė idesė mund tė keni qenė ju vetė. Rrjeta e merimangės ju ngėrthen edhe ju dikur e nė pėrpjekje pėr t’u shqitur prej saj lėkurėt ju ēirren njėra pas tjetrės e dikur mbeteni vetėm ju dhe mungesa, mungesa e lirisė, e shpirtit, identitetit.
    A duhet tė kem mėshirė pėr ju “vėllezėr tė mėdhenj”, qeniet qė sikurse unė do tė bini dikur nė rrjetėn e idesė (pastė ajo cfarėdo emri tė ndėrlikuar apo tė thjeshte, qoftė e thurur ajo nė formė shkronjore nė faqet e nje libri apo nė fytyrat e njerėzve qė u gjymtuan prej jush e ndoshta gjenden nėn tokė), pėr ju merimangat e vockla punėtore?
    Pėr merimangat thonė se janė tė shenjta. Duke u nisur ndoshta nga kjo e thėnė, nuk kam guxuar tė vras ndonjė deri mė sot, dikur madje kam provuar tė mbaja njė merimangė si kafshė shtėpiake (pavarėsisht se mundi mė deshtoi, sepse harrova ta ushqej). Rrjetat e tyre kanė magjinė e tė pashpjegueshmes, qė vendos tė lidhė me njė fill qoshe jete, teksa pėrkund kokrriza pluhuri e rreze drite qė i bien pėrmbi. Si vrojtuese magjish nuk e kam me dėshirė zhdukjen e tyre, megjithatė tė ulem t'i studioj nuk kam mundur akoma. Ose mė mirė tė themi e kam shtyrė pėr njė kohė tė pacaktuar. Ashtu siē duket mė ndodh dhe me pėrpjekjen e studimit qė ju kushtohet juve, „vėllezėr tė mėdhenj“. Por mė shumė se pėr studim, prania juaj jo e magjishme (sepse vjen si pasojė e njė procesi mendimi) ka nevojė pėr jetėn e njė fshese qė tė ketė forcėn tė ngrihet, kur ju mundoheni tė na zini dritėn e tė na shuani frymėn. E mė e fuqishmja fshese mbi rrjetėn tuaj ėshtė jeta vetė; sado tė mundoheni ta rrjetėzoni atė, ajo do tė vazhdojė tė mos vdesė.
    Pėr aq kohė sa tė kem gjuhėn mjet nė mendjen time, pėr mua ju do tė mbeteni thjesht thurės tė nėnshtruar. E nėse dilni mbi Zotin (a natyrėn pėr jo-besimtarėt) e arrini tė ma shuani kėtė frymė qė mė fal lirinė? Nuk ka gjė vėllezėr tė shtrenjtė, mė sė shumti do tė vdes, me dijeninė shpresėplotė, se me fundin tim do t’ju duhet tė vdisni edhe vetė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 20-05-2004 mė 01:03

  8. #8
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Shtriqem, shtrij krahėt drejt qiellit qė shpalos mbasditėn, dhe lė tė futen fluturimthi fėrfėllima pafund flatrash nė foletė e fshehta tė gjoksit.

    Pėllumbat platiten, futin kokėn ndėr trupa, pulitin kapakėt e syve, dhe fryma ime, pa u ndjerė, prej fytit fryn nė qiellin e flakėruar si fjolla V-ė e patave qė firon ujrave tė detit.

    Ndjehet vetėm frymėmarrja ime e lehtė, bota fle.
    wrong verb

  9. #9
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Nje pjese e "Falmeshendet nga Mosuli" qe e kam te shkruar ne koke por jo ne kompjuter, do te kete edhe monumentin e Odhise Paskalit "Partizani fitimtar" qe gjendet me Mathauzen.
    Duke shpresuar se sa me lart nuk jam gabim, kutimi qe i ka dhene shqipja fjales dhe perdorimi i saj tek ai monument eshte siperan. Qyta e partizanit i cili ka vene poshte nje hitlerian eshte pezull, ajo nuk godet, nuk ja thyen nofullat tjetrit, (ndryshe nga sa behet ne politiken shqiptare). Me patjeter kritika duhet te kete dalluar fitimtarin nga te mundurin apo humburin. Gabim, qe ne pretendimin per te vene dicka ne te mire dhe te keqe, te bardhe dhe te zeze, dhe mandej ne pretendimin tjeter se ai gjermani ka humbur.
    Ka humbur? Cfare? Autori duke ndalur doren e partizanit sapo i ka falur jeten. Kur te falin dicka nuk je i humbur por je i fituar.
    Apologjia e vertete e Sokratit dhe Mirush Kabashi yne qe korr sukses kudo qe e shpirtezon tregon ate te verteten tjeter. Atdheu? Vreshtat e xit, e ullishtat e ypsilonit? A mund te humbesh kur nuk ke se cfare? C'kuptim ka pergjigjia: Humba asgjene?
    Rikthehemi tek shqipja e dashur dhe larmia e kuptimeve qe ajo i jep fjales.
    Kete huq e kam fituar...
    Kush eshte i fituari? Huqi! Hajdutlleku te themi. Fitorje e madhe apo jo.
    Ne sporte perdorim fitues. Partizani fitues i Kupes se Republikes per sezonin 2003-2004.
    Ne kumar perdoret fite.
    S'kam asnje fitim te zgjatem. Tabela e Humbje/fitimeve per vitin 2003.
    Atehere pa e pare fjalorin:
    Fitimtar duhet te jete ai qe di te zbrese me kembet e tij nga piedestali qe i ngrene dhe i fituar ai qe nen hijen e piedestalit bosh nuk ka njeri mbi koke.

    Te thenit e gjerave qe edhe jane edhe s'jane eshte zanat i poeteve - thote Umberto Eco, per te vazhduar - te cileve ju lejojme te genjejne sepse ate e bejne kete per gjerat me te medha (madhore apo siperane).
    wrong verb

  10. #10
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Unhappy

    te dish te presesh
    takimin zbukuron
    wrong verb

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •