Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 18
  1. #1
    ga ga Maska e bunny
    Anėtarėsuar
    09-06-2003
    Vendndodhja
    U.K
    Postime
    935

    Question Xhoi Zonja e Parė

    Se shpejti do behet ceremonia ku Xhoi Nano do behet zonja e pare e shteti shqiptare.
    Thjeshte doja te dija mendimin e juaj per rreth ketij vendimi,duhet qe gruaja e krye-ministrit te behet Zonja e pare e shtetit nqfse Presidenti nuk ka grua??Nqfse ajo mer titullin ajo duhet edhe ta zbatoje ate titul...kshq lind pyetja mbasi Zonja Xhoi te behet gruaja e pare...do nderroje bashkortet???
    per ata qe nuk din gje per kete po ju jap pak info meposhte

    Nano kėrkon arrestimin e Nikollė Lesit


    Kryeministri Nano i ka dorėzuar dje Prokurorisė sė Pėrgjithshme kėrkesėn pėr heqjen e imunitetit tė deputetit Nikollė Lesi. Kėrkesa ka mbėrritur nė Prokurori, ndėrsa ajo pritet t'i kalojė pėr votim edhe Parlamentit gjatė javės sė ardhshme. Vendimi i fundit i kryeministrit ėshtė marrė vetėm pak orė, pasi kėrcėnoi shtypin pėr verifikime tė shumta qė qeveria e tij do tė bėjė ndaj mediave. Ėshtė njė rast i paprecedent nė historinė e kėtyre 14 viteve pluralizėm nė Shqipėri, qė kryeministri tė kėrkojė burgosje tė gazetarėve pėr shprehje tė mendimit kritik ndaj qeverisė


    Kryeministri kėrcėnon mediat nga zyra e tij
    Nano: Xhoi e do pėr bujė titullin "Zonjėn e Parė


    Kryeministri Nano kėrcėnoi dje mediat kritike ndaj tij, duke u shprehur se shumė, nė ditėt e ardhshme, do mundohet t'u sqarojė se cilat janė vėrtet media dhe cilat janė media qė sipas tij, kanė interesa tė tjera jashtė atyre ligjore. Deklaratat e Nanos erdhėn vetėm njė ditė, pasi nė pėrgjithėsi mediat e printuara e kanė kritikuar pėr vendimin e fundit tė kryeministrit pėr tė bėrė ndryshimin e Ceremonialit Zyrtar tė Republikės, i cili konsistonte nė dhėnien e titullit Zonjė e Parė bashkėshortes sė tij tė re. Me deklaratėn e tij tė djeshme, Nano i ka shpallur luftė medias sė lirė nė vend, duke e kėrcėnuar atė me mbyllje apo me procese gjyqėsore, qė synojnė burgosje tė gazetarėve qė bėjnė shkrime kritike ndaj qeverisė dhe gruas sė tij tė re. Gjatė kėtyre dy ditėve tė fundit, kryeministri Nano ka kėrcėnuar hapur botuesin e gazetės "Koha Jonė" me burgosje, ndėrsa nga dita e djeshme, oreksi i Nanos pėr tė kėrcėnuar edhe media tė tjera ėshtė rritur, duke shpallur njė sulm frontal ndaj tyre.

    Nano komentoi dje edhe dhėnien e titullit Zonjė e Parė pėr bashkėshorten e tij. Sipas Nanos, njė gjė e tillė ėshtė bėrė jo se Xhoi ka nevojė pėr privilegje, pasi ato i ka me bollėk, por vetėm pėr bujė. Deklaratat e djeshme tė kryeministrit dėshmojnė edhe njė herė tjetėr pėr papėrgjegjshmėrinė e tij lidhur me ndryshimin e njė sėrė rregullave dhe normave tė funksionimit tė shtetit, vetėm pėr hir tė epsheve tė bashkėshortes sė tij. Me qėndrimet e tij tė djeshme, kryeministri nuk ka dhėnė asnjė shenjė reflektimi lidhur me veprimet e tij qeverisėse, tė marra mbi baza krejtėsisht personale, familjare.


    Kryeministri dhe vartėsit e tij nuk pranojnė ekspertizėn e gazetarėve nė gjyqin politik ndaj "Koha jonė"
    How can she fall, if there is no one there to catch her

  2. #2
    just passing by Maska e art groupie
    Anėtarėsuar
    17-05-2004
    Postime
    14
    Bomben bre mu atje ku ka shtepine qelbanikut!

    Si s'doli nje trim e t'ja numeroje! Se na merziti shpirtin....

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Idmon
    Anėtarėsuar
    05-05-2002
    Vendndodhja
    detroit
    Postime
    81
    Une mendoj se nuk eshta as serjoze as e drejte qe dashnore e kryeministrit te jete zonja e pare e vendit perse nuk jam dakort .

    e para ne qofte se presidenti do shkoje per vizit jasht vendit me vete do marre dhe zonjen e pare qe ne kete rast eshte gruaja e nanos po a e lejon tosi kete gje ai mund te behet xhelos se president eshte i ve po kur te flene ne hotel si do behet prandaj zoti tos nano nuk behet ky muhabet po fundja le ta leme kete muhabet kur te behet tosi president.
    Edyta une deshiroj qe xhoi ne fund te fundit le ta provoje nje muaj si zonje e pare se pastaj do kaloje zonja e fundit ne shqiperi kam parasysh se tosi i ka ditet e numuruara si kryeminister .
    nuk ka rendesi

  4. #4
    ga ga Maska e bunny
    Anėtarėsuar
    09-06-2003
    Vendndodhja
    U.K
    Postime
    935
    Citim Postuar mė parė nga art groupie
    Bomben bre mu atje ku ka shtepine qelbanikut!

    Si s'doli nje trim e t'ja numeroje! Se na merziti shpirtin....
    prit edhe pak kur te emeroj veten Zoti i pare i Shqiperise...meqe gruan e beri Zonje..


    para ne qofte se presidenti do shkoje per vizit jasht vendit me vete do marre dhe zonjen e pare qe ne kete rast eshte gruaja e nanos po a e lejon tosi kete gje ai
    loool..epo Zonja e pare ate detyra ka kot nuk ka ate titul...por ne shqiperi dnodh e kunderta,neve titulin e duam,por ama punen se bejme.Kshq jo Zonja e pare nuk do shoqeroje Presidentin(ate qe duhet)por do jete duke shoqeruar Krye-ministrin burrin e saja....E shqiperia thuaj...qe e pa munudra behet e mundur
    How can she fall, if there is no one there to catch her

  5. #5
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar mė parė nga art groupie
    Bomben bre mu atje ku ka shtepine qelbanikut!

    Si s'doli nje trim e t'ja numeroje! Se na merziti shpirtin....
    Nuk ka si te vrasi mafia mafien ne Shqiperi. Ate duhet ta qeroj ndonje dore e huaj, dhe do ti vi koha dhe atit heret a vone.

    Kjo eshte nje gje e papare qe po ndodh ne Shqiperi. Ne Itali kur Scalfaros me duket(njeri nga keto president recent Italian) i vdiq gruaja shkonte e bija si Zonja e Pare... ne Shqiperi, tahmaqelleku i rrugaces e regjur ne rruget e greqise me emrin Xhoana Nano nuk ka kufi.

    Sa per Nikolle Lesin, nje tjeter kryemafioz, ishalla hajne koken e njeri tjetrit kshu sic e kane nisur... edhe pse pak rendesi do kishte nje gje e tille, ne nje vend qe e komandon nje femer kapriocoze dhe rrugace.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  6. #6
    ga ga Maska e bunny
    Anėtarėsuar
    09-06-2003
    Vendndodhja
    U.K
    Postime
    935
    Citim Postuar mė parė nga Cyclotomic
    Kjo eshte nje gje e papare qe po ndodh ne Shqiperi. Ne Itali kur Scalfaros me duket(njeri nga keto president recent Italian) i vdiq gruaja shkonte e bija si Zonja e Pare... ne Shqiperi, tahmaqelleku i rrugaces e regjur ne rruget e greqise me emrin Xhoana Nano nuk ka kufi. .
    ne fakt Presidentit Mojsiu i ka vdekur gruaja prej disa viteve,edhe qe prej asaj kohe ka qene vajza e tija qe e sheqeron ate.Zonja Xhoana e don ate emer thjeshte te ngrej koken edhe cik me shum...se boll po e ngren me parat e popullit.Mbasi ajo te behet Zonja e pare asgje nuk do te ndryshoje nga an presindetiale..dmth Vajza e presidentit do vazhdoje akoma te shoqeroje babain e saja,vetem se Zonja e pare do jete Xhoana Nano.cnncncnc
    How can she fall, if there is no one there to catch her

  7. #7
    ▒[JuL]▒ Maska e Macho
    Anėtarėsuar
    05-01-2003
    Vendndodhja
    Me Shpirt ne TIRANE
    Postime
    322
    Aman mer se ka ter ate paraqitje ajo. Po ta veme si Zonje te pare do kemi perfitime me degjoni mua.

    Se pari do tregojme bukurine e femrave tona qe shetisin ne Europe ( sado te perdoren prap konsumimi nuk pershpejton )

    Se dyti ka per ti marre zemren shume kokave te jashtme e do na fusi ne Europe.

    Se treti do na zgjoji dhe presidentin se na e ka zene gjumi te shkretin, gjynah..

    ஐ███▓▒ -=][.. _| |_| |_ | ..][=- ▒▓███ஐ

  8. #8
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    E Shtune, 22 Maj 2004


    DO ZONJE E PARE? MARTOHU ME NANON!

    Tedi Blushi

    15 vajza nga e gjithe bota, kerkojne me sarkazem te behen Zonja e Pare e Shqiperise. Te veshura si nuse, ato guxuan dje te provonin para kryeministrise "kepucen e Hirushes", per te zbuluar aftesite e vetvetes, nese i gezojne apo jo cilesite dhe atributet per te qene nje "First Lady" shqiptare. Kjo parodi ishte produkt i nje menyre te vecante te organizimit te protestes, qe levizja qytetare MJAFT!, ideoi per te kundershtuar protokollin e shtetit, miratuar se fundmi nga qeveia, qe i njeh bashkeshortes se kreut te ekzekutivit, statusit e Gruas se Pare te vendit. "Mjafton te gjej dike, qe te kete pushtet te ndryshoje ligjet dhe qe une te behem shume shpejt Zonje e Pare, ndaj ju lutem me ndihmoni", u shpreh Silv Bavelar, nje vajze e re nga Hollanda, e cila kishte ardhur enkas ne Shqiperi per te mbeshtetur kete tubim, per organizimin e te cilit ishin kujdesur deri ne imtesite me te vogla, perfaqesuesit e levizjes MJAFT!. Gjithcka nisi rreth mesdites se djeshme, kur nje grup te rinjsh u mblodhen perpara institucionit me te larte ekzekutiv, te veshur si ne dasem. Nen nje atmosfere komike, sheshi para kryeministrise u shnderrua per rreth 30 minuta ne nje tribune parodie ku ironia u gershetua me elementet humoristike, fale te cilave kjo levizje qytetare arriti te jape nje mesazh te qarte e publik per shefin e qeverise, e konretisht per vendimin qe njeh gruan e ketij te fundit, si "First Lady" te shqiptareve.

    "Perderisa ne vendin tuaj eshte me e lehte te ndryshohen procedurat dhe ligjet per qellime personale sesa te zgjidhen problemet qe po ju raskapitin prej vitesh, mendova ta provoj edhe une njehere zotesine time", u shpreh nje vajze e re nga vendet skandinave, me nje shqipe te gjymtuar. E cuditur me faktin se si mund te fitoje gruaja e nje kryeministri statusin e Zonjes se Pare te vendit, Bavelar tha gjate nje prononcimi per "KJ", pas ketij tubimi, se "theniet e degjuara nga miqte e mi se Shqiperia eshte vendi i cudirave, i besova kur u njoha me realitetin ku jetojne shqiptaret". Madje ajo nuk nguroi t'i drejtohet publikisht edhe kryetarit te qeverise, te cilit i kerkoi ndihme qe te pakten, per nje cast te vetem edhe ajo te behej nje "First Lady", pa harruar frazen, qe e shkruajtur ne anglisht ishte "Please Tosi, give me hope". Me pas te 15 vajzat, provuan me radhe te ulen ne nje stol te improvizuar per te veshur secila nje cizme ku lexohej vetem fjala PROTOKOLL. Ambienti dasmor, qe u krijua ne Bulevardin "Deshmoret e Kombit", beri kurioz dhe kalimtaret e rastit te cilet per disa caste kercyen nen melodine e sazeve dhe shijuan karamelet qe u ndane per kete qellim, pa u shqetesuar aspak nga orizi qe hidhej vazhdimisht mbi kokat e tyre, si simbol i kurorezimit te nje cifti. Ndonese u zhgenjyen qe nuk arriten te beheshin "Zonja e Pare" e vendit, te rejat shprehen bindjen se nje dite "I can be First Lady in Albania".

    Badigardet e Nanos, "burrat" e zonjushave "nuse"

    Por ajo qe i dha nje pamje edhe me gazmore ketij tubimi, ishte dhe perfshirja ne te e uniformave blu dhe shoqeruesve te kryeministrit Nano, te cilet nuk iu rezistuan dot numrave humoristike, qe vajzat e huaja po luanin ne kete parodi. Ndonese detyra e tyre ishte pikerisht mbarevajtja e kesaj proteste, ata preferuan t'i bejne "bisht" detyres e te perfshihen ne kete komedi gazmore. "Une jam bodigardi i Fatos Nanos, me mire martohu me mua, se nuk do te zhgenjehesh", "Ne i dime hilet e shefit tone, ndaj dime si t'ju bejme dhe ju First Lady", shpreheshin ata pa nguruar t'iu drejtoheshin bukurosheve te huaja dhe ne gjuhen e tyre. Por pavaresisht se brenda ne kryeministri zhvillohej mbledhja e kabinetit qeveritar, hyrja e ketij institucioni u la per pak momente ne meshire te fatit, pasi roli i rojeve per momentin iu kaloi punetoreve te rastit, te cilet po merren me rikonstruksionin e jashtem te godines.

    Zhvillimi i kesaj proteste, e cilakishte pamjen e nje shfaqjeje komedie, u mbarevajt nga forcat te shumta te policise se shtetit, te cilat me shume luanin pjese te parodise, sesa ruanin rendin dhe sigurine publike. Pasi hodhen karamele dhe oriz edhe mbi makinat e ministrave, te cilat dolen menjehere pas mbledhjes se qeverise, levizja MJAFT! i dha fund protestes, e cila u ndoq nga te gjithe gazetaret e mediave vendase.





    Copyright ? KOHA JONE - E perditshme e pavarur
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  9. #9
    Authentic Maska e DeuS
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Nganjehere qaj e vajtoj qe jam larg vendit tim!

    Nganjehere , them shyqyr qe jam larg ketyre (gjejani vete emrin)...

  10. #10
    Jeta eshte 1 Enderr...... Maska e stalion
    Anėtarėsuar
    10-03-2004
    Vendndodhja
    uk
    Postime
    74
    loti i nenave dhe familjeve tona rafshin ne koka te ketyre qelbesirave,.qe po tallen me fukarejt e shkret....

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •