Se shpejti do behet ceremonia ku Xhoi Nano do behet zonja e pare e shteti shqiptare.
Thjeshte doja te dija mendimin e juaj per rreth ketij vendimi,duhet qe gruaja e krye-ministrit te behet Zonja e pare e shtetit nqfse Presidenti nuk ka grua??Nqfse ajo mer titullin ajo duhet edhe ta zbatoje ate titul...kshq lind pyetja mbasi Zonja Xhoi te behet gruaja e pare...do nderroje bashkortet???
per ata qe nuk din gje per kete po ju jap pak info meposhte
Nano kėrkon arrestimin e Nikollė Lesit
Kryeministri Nano i ka dorėzuar dje Prokurorisė sė Pėrgjithshme kėrkesėn pėr heqjen e imunitetit tė deputetit Nikollė Lesi. Kėrkesa ka mbėrritur nė Prokurori, ndėrsa ajo pritet t'i kalojė pėr votim edhe Parlamentit gjatė javės sė ardhshme. Vendimi i fundit i kryeministrit ėshtė marrė vetėm pak orė, pasi kėrcėnoi shtypin pėr verifikime tė shumta qė qeveria e tij do tė bėjė ndaj mediave. Ėshtė njė rast i paprecedent nė historinė e kėtyre 14 viteve pluralizėm nė Shqipėri, qė kryeministri tė kėrkojė burgosje tė gazetarėve pėr shprehje tė mendimit kritik ndaj qeverisė
Kryeministri kėrcėnon mediat nga zyra e tij
Nano: Xhoi e do pėr bujė titullin "Zonjėn e Parė
Kryeministri Nano kėrcėnoi dje mediat kritike ndaj tij, duke u shprehur se shumė, nė ditėt e ardhshme, do mundohet t'u sqarojė se cilat janė vėrtet media dhe cilat janė media qė sipas tij, kanė interesa tė tjera jashtė atyre ligjore. Deklaratat e Nanos erdhėn vetėm njė ditė, pasi nė pėrgjithėsi mediat e printuara e kanė kritikuar pėr vendimin e fundit tė kryeministrit pėr tė bėrė ndryshimin e Ceremonialit Zyrtar tė Republikės, i cili konsistonte nė dhėnien e titullit Zonjė e Parė bashkėshortes sė tij tė re. Me deklaratėn e tij tė djeshme, Nano i ka shpallur luftė medias sė lirė nė vend, duke e kėrcėnuar atė me mbyllje apo me procese gjyqėsore, qė synojnė burgosje tė gazetarėve qė bėjnė shkrime kritike ndaj qeverisė dhe gruas sė tij tė re. Gjatė kėtyre dy ditėve tė fundit, kryeministri Nano ka kėrcėnuar hapur botuesin e gazetės "Koha Jonė" me burgosje, ndėrsa nga dita e djeshme, oreksi i Nanos pėr tė kėrcėnuar edhe media tė tjera ėshtė rritur, duke shpallur njė sulm frontal ndaj tyre.
Nano komentoi dje edhe dhėnien e titullit Zonjė e Parė pėr bashkėshorten e tij. Sipas Nanos, njė gjė e tillė ėshtė bėrė jo se Xhoi ka nevojė pėr privilegje, pasi ato i ka me bollėk, por vetėm pėr bujė. Deklaratat e djeshme tė kryeministrit dėshmojnė edhe njė herė tjetėr pėr papėrgjegjshmėrinė e tij lidhur me ndryshimin e njė sėrė rregullave dhe normave tė funksionimit tė shtetit, vetėm pėr hir tė epsheve tė bashkėshortes sė tij. Me qėndrimet e tij tė djeshme, kryeministri nuk ka dhėnė asnjė shenjė reflektimi lidhur me veprimet e tij qeverisėse, tė marra mbi baza krejtėsisht personale, familjare.
Kryeministri dhe vartėsit e tij nuk pranojnė ekspertizėn e gazetarėve nė gjyqin politik ndaj "Koha jonė"
Krijoni Kontakt