Meta: Padia pėr Lesin, pushteti po pėrdoret pėr tė kontrolluar mediat
Shekulli
TIRANĖ Ish-kryeministri Ilir Meta e ka cilėsuar dje, pėrdorim tė pushtetit pėr tė vėnė nėn kontroll mediat e lira, kėrkesėn e kryeministrit Fatos Nano pėr ti hequr imunitetin deputetit Nikollė Lesi dhe pėr ta vėnė pėrballė drejtėsisė. Nė njė prononcim telefonik pėr radion Top Albania, Meta tha se janė tė hershme pėrpjekjet e kryeministrit aktual pėr tė mashtruar gazetėn Koha Jonė dhe zoti Lesi ka sjellė prova tė dukshme edhe nė Parlament lidhur me kėto presione dhe shantazhe. Ish-kryeministri Meta ėshtė shprehur se ai dhe deputetėt qė e mbėshtesin atė do tė votojnė kundėr heqjes sė imunitetit tė Lesit, nėse ajo do tė shtrohet nė Parlament. Ne do tė votojmė kundėr ēdo nisme pėr tė hequr imunitetin e deputetit Lesi, i cili nė radhė tė parė ėshtė botuesi i njė medie tė pavarur, -tha Meta.
Njė ditė mė parė, familja e kryeministrit Fatos Nano, pra ai dhe bashkėshortja Xhoana depozituan dy padi, civile dhe penale pėr Lesin. Ditėt e fundit, nė gazetėn qė drejton Lesi ishin botuar disa artikuj ku personazh kryesor ka qenė bashkėshortja e kryeministrit Xhoana Nano dhe pikėrisht kėto janė bėrė shkak pėr denoncimet publike dhe nė gjykatė qė kanė dėrguar kryeministri me bashkėshorten e tij. Gjatė njė konference pėr shtyp, Nano u shpreh se personat publikė, kur ju dhunohet pėr shkak tė detyrės integriteti moral, dinjiteti dhe nderi me fyerje dhe shpifje i drejtohen ligjit dhe unė do tė vazhdoj ti drejtohem ligjit jo vetėm me padi civile, por edhe me padi penale pėr Nikollė Lesin. Bashkėshortja ime do tė vazhdojė ti drejtohet ligjit si person jopublik me padi civile dhe penale, tė cilat pėr njė deputet depozitohen nė Gjykatėn e Lartė dhe janė depozituar tashmė dy tė tilla nga unė, njė nė Prokurorinė e Pėrgjithshme dhe njė nė Gjykatėn e Lartė pėr tė edukuar qytetarėt, opinionin publik, deputetėt qė tė mos dhunojnė nderin me shpifje dhe fyerje tė personit publik dhe familjes sė tyre, qė edhe pse janė publike nuk janė persona publikė. Kjo ėshtė pėrgjigja ime pėr gjithēka qė lidhet me kufijtė e qartė dhe tė ndarė midis detyrės sė kryeministrit dhe integritetit tė personit publik Fatos Nano dhe tė familjes sė tij, - ėshtė shprehur Nano.
Krijoni Kontakt