Nga prof.dr. Gjovalin Shkurtaj


Shume eshte shkruar e folur per vlerat letrare dhe artistike te Ismail Kadarese. Arsyeja ka qene dhe mbetet befasimi aq i kendshem qe perjetojne lexuesit nga stili dhe formesimi gjuhesor qe nden shkrimtaria e ketij mjeshtri.

Ne menyre te vecante shquan mjeshteria e tij ne lemin e fjalorit. Ai shkruan ne gjuhen letrare standarde, cka do te thote se u permbahet po atyre normave drejtshkrimore dhe gramatikore te shqipes se sotme, njesoj si pjesa dermuese e krijuesve shqiptare, porse kjo nuk e pengon ate aspak per te shprehur vetiakesine dhe vecantite e tij gjuhesore.

E vecanta e Ismail Kadarese, pra, mbetet pikerisht ne fushen e fjaleve dhe ka te beje me "lenden" qe zgjedh dhe perdor ai, me hapesirat prej nga vijne prurjet leksikore dhe mjetet fjaleformuese, por edhe me ate proces shoshitjeje e shqyrtimi te perhershem te ketij krijuesi per te shtuar ato lloje fjalesh e shprehjesh qe u shkojne per shtat dhe metimeve te tij krijuese dhe tematikes qe ai trajton ne veprat e veta. Ai vezhgon e degjon cfare thuhet, shfleton dhe vjel ne dokumente te mocme te shqipes, grumbullon dhe pastaj perzgjedh me durim dhe, pavaresisht nga ato qe nden gjuha ne gjithe larmine e gjeresine e saj, i vihet edhe nje pune te ngulte perpunuese e krijuese.

Ismail Kadareja eshte nje fjalekrijues gjithmone i vecante, i etur per rrjedha te reja te fjales. Ai eshte nje shoshites i paepur i leksikut dhe i frazeologjise shqiptare; mbledh dhe grumbullon prej trevave te ndryshme, por edhe perpunon e rikrijon pa u ndalur fjale, terma e menyra te theni qe nuk i kishte me pare as gjuha e folur letrare, as letersia para tij. Ne mos tjeter, ai perterin sadopak kuptimet dhe perdorimet e fjaleve te njohura, rigjalleron fjale te mocme te trevave veriore e me gjere, lemon dhe perditeson kuptime e perdorime te tyre dhe, ne pergjithesi, kryen pa u lodhur nje pune prej zejtari te sprovuar e te papertuar. Disa studiues e kishin vene re kete cilesi te stilit e te ecurise krijuese te Kadarese, por pa u ndalur enkas e ngultas ne kundrimin, shqyrtimin dhe vleresimin qe meriton. Vetem studiuesi Tefik Caushi, i cili eshte ngulur ne studimin e vepres se Ismail Kadarese, ne menyren me te perkushtuar dhe te thelluar, pasi ka qemtuar e vezhguar per kohe te gjate edhe fjalesin e veprave te Kadarese, ka nxjerre se ne prozen e tij ka rreth 2000 fjale dhe forma a kuptime fjalesh, shumica e te cilave nuk gjenden ne Fjalorin e Gjuhes se Sotme Shqipe. Kur lexova ate pohim dhe fjalesin e sjelle prej tij te "Kadareja permes pasqyrave" me pershkroi nje si dritherim i perzier me kersheri e dyshim dhe me vete mendova "shume fjale te tilla paska, pa te shohim a eshte e vertete qe nuk i ka Fjalori!"

Dora-dores qe kryeja kete sprove perqasese u befasova me ate hapesire te gjere dhe me ate prurje te shumekahshme qe nden procesi krijues i perzgjedhjes, i fjaleformimit dhe i perpunimit te fjales shqipe ne prozen e Kadarese. Ne fillim u vura te shkruaja nje recension te hapur per librin: "Kadareja permes pasqyrave", me synimin qe te ndalesha gjere ne kete cilesi te gjuhes se Kadarese, por shpejt e lashe ate pune, sepse libri trajton shumecka nga jeta dhe vepra e Kadarese ne nje plan qe u intereson me shume kritikeve, historianeve te letersise shqiptare dhe studiuesve te thelluar, kurse nje shqyrtim per gjuhen si procedure e mbrujtjes dhe e formesimit te ideve dhe stilit te Kadarese, do t'u duhej ne radhe te pare shkollareve dhe mesuesve te shumte qe ua do puna te merren dite per dite e ore per ore me tekste konkrete nga veprat e shkrimtarit.

Ne menyre te vecante duhet te shihet se si behet "kadareiane" edhe shumecka qe ka qene dhe eshte perfushe ne dialektet e shqipes, apo edhe ne letersine shqiptare paravajtese, por qe kishte mbetur atje e tulatur dhe e pavene re nga krijues te tjere, ndersa Kadareja, ky fjaleperterites dhe figuregdhendes i pakundshoq, duke i rimarre e vene me dore mjeshtri ne ngrehinen artistike te prozes se tij sikur na "hypnotizon" me ate fantazmagori leksikore te gjithenduershme, aq sa na duket sikur shumecka aty vjen per here te pare apo, ne mos tjeter, rishtazi dhe shume e pelqyeshme. Mund te thuhet se Kadareja shquhet me shume se cilido tjeter prej bashkekohesve te vet, pikerisht per prurjet fisnikeruese te fjaleve anesore apo edhe thjesht krahinore e dialektore, shoqeruar edhe me nje perteritje a shnderrim te kuptimeve dhe te mjeteve fjaleformuese te tyre, duke u dhene keshtu nje risim qe te kujton shkelqimin e "rregjateve" (relikave) te mocme ne doren e argjendareve te sprovuar. Keshtu, mund te permendim se gati ne te gjitha botimet e ketij dhjetevjecari te fundit, krahas perimtimeve e tehollimeve te panumerta qe ai ndermerr ne perpunimin e ligjerimit te veprave te veta, vihet re nje etje e pashuar e Kadarese per fjale te trevave veriore e verilindore. Ne menyre me te spikatur duket kjo te "Ra ky mort e u pame". Bashke me levrimin e temave qe kane te bejne me Kosoven e luften e saj, si dhe per kanunin e gjakmarrjen vellavrasese ne malesite e Veriut, ai na sjell dhe nje pasuri te begate fjalesh, kuptimesh, frazeologjizmash, qe mbajne "arome gege", packa se shume prej tyre, ashtu sic ka hetuar studiuesi Tefik Caushi, jane edhe te rralla e mund te mos gjenden as ne Fjalorin e Gjuhes se Sotme Shqipe. Nderkaq kjo nuk mbetet vetem ne lemin e gjuhes se personazheve apo ne kufijte e ngjyreses se mjedisit. Kjo po, por ai pykezohet thelle ne fjalet e menyrat e te thenit te trojeve verilindore dhe merr se andejmi jo vetem lende te gatshme (fjale, frazeologji e figura), por dhe tharmin e rikrijimit sipas atyre gjedheve. Keshtu, kur ia hyn nje shqyrtimi e analize te ligjerimit te veprave te Ismail Kadarese nuk mund te mos mahnitesh me ate cka gjen aty. Ne menyre te vecante duhet te theksojme faktin qe Kadareja, pikerisht ne moshen e pjekurise apo te kulmit te tij si krijues, u eshte kthyer e rikthyer edhe veprave te tij te mehershme per t'ia shtruar edhe ato nje perditesimi dhe perpunimi gjuhesor mbi bazen (e ne hulline) e gjedheve dhe te udhes se tij te fjalekrijimit edhe si qellim mirefilli gjuhesor, pra jo vetem si nje pune stili. Gjuha tek Kadareja nuk eshte vetem mjet, por edhe nje metim a zotim i tij paresor, ndaj te cilit ne cdo faqe e rresht te prozes se tij le edhe nje si vrage perkushtimi te thelle. Ideja se shqiptaret kane qene dhe mbeten pjese e Evropes dhe evropiane ne shpirt e ne kulture vrujon gjithandej neper nentekstin e prozes se tij, duke u perthekuar kendshem sidomos nepermjet hershmerise dhe formave te qemocme mendesiore e gjuhesore qe ai qemton e sjell mjeshterisht.

Le te shpresojme se mundi dhe metimi i mbare i kesaj nisme t'u vleje sadopak shkollareve e mesuesve te gjuhes shqipe e te letersise shqiptare. Me siguri prej vleresimit e verejtjeve te tyre ne do te nxitemi per te shkruar edhe libra te tjere te kesaj natyre per autore te tjere qe do ta plotesojne me tej kete kolane.


Korrieri