Më 8 qreshor do të ndodhë një fenomen i rrallë astronomik
Lankshir, Britani, 12 maj - Evropa, Lindja e Mesme dhe një pjesë e Azisë dhe Afrikës në qershor mund të përjetojnë një fenomen të jashtëzakonshsm astronomik, i cili nuk ka ndodhur ka 122 vjet. Fjala është për kalimin e Venerës përtej Diellit.
Nëse koha lejon, astronomët dhe qytetarët më 8 qershor do të mund të vëzhgojnë sesi planeti i quajtur sipas perëndeshës romake të dashurisë dhe bukurisë, kalon saktësisht midis Tokës dhe Diellit.
Ky është një rast unik, sepse ky fenomen herën e fundit ka ndodhur më 6 dhjetor të vitit 1882, ndërkaq herën tjetër mund të shihet më 6 qershor 2012.
"Diçka e mrekullueshme dhe pasionuese do të ndodhë më 8 qershor dhe do të mund të dëshmojnë me miliona njerëz anembanë botës", ka thënë Gordon Bromaxh, profesor i astronomisë në Universitetin Central Lancashire. "Fjala është për fenomenin shumë të rrallë astrologjik", ka shtuar ai.
Kalimi i Venerës, e cila në atë moment do t'i ngjajë sferës së zezë, në mëngjes mund të shihet në Britani, në pjesën më të madhe të Evropës dhe Afrikës, e diçka më vonë në Lindjen e Mesme dhe në në Rusi e Indi, kurse kah fundi i ditës në Lindjen e Largët.
Shkencëtarët paralajmërojnë qytetarët të mos shikojnë drejt Diellit pa mbrojtjen e syve ose nëpër teleskop ose kamerë, sepse mund të verbohen dhe këshillojnë përdorimin e filterëve për diell.
Krijoni Kontakt