Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 22 prej 22
  1. #21
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641

    Koment

    Per mendimin tim, ky festival u tregua i drejte dhe dha vleresimin konkret per cdo vend.Cdo kenge ishte pasqyrimi i gjendjes kulturale dhe muzikore te vendit te vet.

    Pame nje Serbi me nje kenge folk, dhe kjo nuk duhet te na habise sepse ky gjen muzike eshte me i ndjekuri ne ate vend ,bile edhe nga te rinjte dhe muzika perendimore degjohet pak ose aspak.

    Kenga spanjolle nuk do koment sepse eshte tipike per ate vend, por njerezit jane disi te ngopur me kete lloj , ndaj edhe vleresimi per kete kenge ishte i drejte.

    Anglia dhe Franca u perfaqsuan secila me nga nje solo mashkullore filozofike ,duke pasquruar gjendjen shpirterore tipike te nje te riu mashkull ne keto vende.

    Kenga greke tregoi gjendjen e muzikes ne kete vend , ku ka tendenca per nje hapje drejt muzikes moderne, por tingujt kombetare greke mbeten te pazevendesueshem.

    Kenga turke tregoi se turqit jane me para ne kete drejtim se sa fqinjet e tyre greke.Ishte nje kenge spontane, dhe e cilter, por tregoi se ne kete moment muzika turke ka nje mungese te reje, dhe se ka nevoje per me shume ide.

    Keshtu edhe Rumania me kengetaren e saj gjysem te zhveshur,me muziken me ritme orientale jo karakteristike per kete vend.

    Po keshtu edhe Polonia, por ketu pashe edhe nje tendence drejt te bukures dhe tradicionales, qe Polonia me shume e gjen tek fqinjet e saj perendimore se sa tek vetja.


    Dhe keshtu me rradhe per shume vende..., qe nuk kam kohe t`i permend.

    Shqiperia me Anjeza Shahinin , qe kishte nje vokal te perkryer nuk ishte rastesi.Anjeza eshte vecse nje perfaqsuese e nje plejade te shkelqyer kengetaresh femra qe vitet e fundit kane sunduar skenen shqiptare. Kengetare si Ikonomi, Gace, Stefa, Dilo, Lila, Cela etj na nderojne dhe mund te perfaqsohen denjesisht ne cdo skene evropiane.
    Muzika tregoi se muzika shqiptare ecen drejt modernizmit, dhe ne momentin e tanishem po eksploron hapesira te papara dhe te larta te muzikes bashkohore, por pa hequr dore nga e thjeshta dhe tradicionalja.Nje kenge e thjeshte e kenduar ne nje gjender mjaf te nderlikuar sic eshte "black house" tregoi se muzika shqiptare eshte mjaft e zhdervjelle dhe adaptuese.Shqiperia shkoi ne kete eurosong pa sforcim ,me modestine e saj ,duke ja besuar kete rol nje debutuese, gje qe tregon nje fortesi si moral kombetar.Ne nuk treguam ne kete eurosong deshperimin ukrainas, qe mezi gjeten nje rast per tu afirmuar.

    Por une mendoj se nuk arritem te fshehim varferine tone financiare, qe per mendimin tim u pasqyrua edhe tek video-ja mediokre si edhe tek veshja e Anjezes dhe korit ne dy netet e festivalit.

  2. #22
    BeAuTiFuL Maska e roza
    Anėtarėsuar
    20-01-2003
    Vendndodhja
    londer
    Postime
    263
    Citim Postuar mė parė nga kolombi
    Jam i bindur,se Doci dhe Zhulali,te regjur ne skenat e kenges per vite me radhe u munduan dhe na dhuruan se bashku me interpretimin qe per mua mu duk i vecante i A.Shahinit nje perfaqsim mese te sukseshem.
    Sa per llafet e shumta ketu si shiu pas te vjelit ,jo fustani,jo pse kenga nuk ishte ne shqip,etjera i degjoj verese.Se nese do e kendonim ne shqip,e do zinim vendin e 27, do dilnin te tjeret e do thoshin se duhet te evropianizohemi dhe ne skena nese duam podiume nderi.
    Lereni artin larg nga patriotizmat ,per mua Anjeza eshte fituese ne shpirtrat e te gjithe atyre qe u dhuroi kenaqsi,caste te mrekullueshme.

    Bravo kolombi !!!
    dhe sa per komentet qe jan bo per tekstin e kenges shqip apo anglisht...nuk e di po dhe anglisht nuk ishte keq. nqse kenga do ishte kenduar shqip vertet do te na kishte ndezur ato ndjenjat e patriotizmit por a do te kishin treguar te njejtin interes jurit qe votuan? Dhe jo vetem jurit po edhe spektatori i huaj qe e pa festivalin nuk do ta nigjote kengen me shum interes nqse nuk do ti kuptonte fjalet njesoj si un kur nigjosha ca keng ne gjuhte tjera......thosha kur po mbaron...

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema tė Ngjashme

  1. Anjeza Shahini
    Nga erindi_al nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 05-05-2024, 07:51
  2. Anjeza Branka
    Nga Davius nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 29-12-2006, 01:45
  3. Anjeza Shahini, zėri shqiptar nė Eurovizion
    Nga Brari nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 159
    Postimi i Fundit: 26-11-2004, 15:57
  4. Anjeza
    Nga Brari nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 22-12-2002, 01:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •