Per mendimin tim, ky festival u tregua i drejte dhe dha vleresimin konkret per cdo vend.Cdo kenge ishte pasqyrimi i gjendjes kulturale dhe muzikore te vendit te vet.
Pame nje Serbi me nje kenge folk, dhe kjo nuk duhet te na habise sepse ky gjen muzike eshte me i ndjekuri ne ate vend ,bile edhe nga te rinjte dhe muzika perendimore degjohet pak ose aspak.
Kenga spanjolle nuk do koment sepse eshte tipike per ate vend, por njerezit jane disi te ngopur me kete lloj , ndaj edhe vleresimi per kete kenge ishte i drejte.
Anglia dhe Franca u perfaqsuan secila me nga nje solo mashkullore filozofike ,duke pasquruar gjendjen shpirterore tipike te nje te riu mashkull ne keto vende.
Kenga greke tregoi gjendjen e muzikes ne kete vend , ku ka tendenca per nje hapje drejt muzikes moderne, por tingujt kombetare greke mbeten te pazevendesueshem.
Kenga turke tregoi se turqit jane me para ne kete drejtim se sa fqinjet e tyre greke.Ishte nje kenge spontane, dhe e cilter, por tregoi se ne kete moment muzika turke ka nje mungese te reje, dhe se ka nevoje per me shume ide.
Keshtu edhe Rumania me kengetaren e saj gjysem te zhveshur,me muziken me ritme orientale jo karakteristike per kete vend.
Po keshtu edhe Polonia, por ketu pashe edhe nje tendence drejt te bukures dhe tradicionales, qe Polonia me shume e gjen tek fqinjet e saj perendimore se sa tek vetja.
Dhe keshtu me rradhe per shume vende..., qe nuk kam kohe t`i permend.
Shqiperia me Anjeza Shahinin , qe kishte nje vokal te perkryer nuk ishte rastesi.Anjeza eshte vecse nje perfaqsuese e nje plejade te shkelqyer kengetaresh femra qe vitet e fundit kane sunduar skenen shqiptare. Kengetare si Ikonomi, Gace, Stefa, Dilo, Lila, Cela etj na nderojne dhe mund te perfaqsohen denjesisht ne cdo skene evropiane.
Muzika tregoi se muzika shqiptare ecen drejt modernizmit, dhe ne momentin e tanishem po eksploron hapesira te papara dhe te larta te muzikes bashkohore, por pa hequr dore nga e thjeshta dhe tradicionalja.Nje kenge e thjeshte e kenduar ne nje gjender mjaf te nderlikuar sic eshte "black house" tregoi se muzika shqiptare eshte mjaft e zhdervjelle dhe adaptuese.Shqiperia shkoi ne kete eurosong pa sforcim ,me modestine e saj ,duke ja besuar kete rol nje debutuese, gje qe tregon nje fortesi si moral kombetar.Ne nuk treguam ne kete eurosong deshperimin ukrainas, qe mezi gjeten nje rast per tu afirmuar.
Por une mendoj se nuk arritem te fshehim varferine tone financiare, qe per mendimin tim u pasqyrua edhe tek video-ja mediokre si edhe tek veshja e Anjezes dhe korit ne dy netet e festivalit.
Krijoni Kontakt