Ju pergezoj te gjitheve qe keni dhene mendim ne kete teme pasi eshte me te vertete teme shume domethenese dhe shpresendjellese.
Pak a shume te gjithe ju me njihni mua, jo si person por per ate qe une kam arritur te realizoj ne Internet per shqiptaret. Nese nuk e keni lexuar historikun e Albasoul, ju ftoj ta lexoni ketu. Ne kete menyre nuk kam perse te perserit te njejtat fjale.
Ato mendime dhe ide qe ju zini ne goje me siper me kane pushtuar edhe mua 5 vjet me pare dhe e ndjeva qe duhej te beja dicka simbolike, qe do te ishte kontributi i im per te gjithe ata shqiptare te harruar e larguar ne mergim.
Tani qe mundohem te vleresoj frutet e punes sime grupit bashkepuntor, une verej vetem nje arritje te madhe: nje numer i madh shqiptaresh nga gjithe bota jane mbledhur ne nje faqe, ne nje dhome virtuale, ne nje forum. Pra ne po diskutojme me njeri-tjetrin dhe po bihem ne kontakt edhe pse na ndajne oqeane dhe kontinente te tera. Me poshte do te ndaj me ju mesimet qe une nxorra nga 5 vjet eksperience komunikimi me shqiptaret.
1. Marrja e nje nisme konkrete
Qe te marresh nje nisem do te thote qe te kesh nje objektiv te qarte dhe nje rruge konkrete per ta arritur ate objektiv. Nese nuk e keni krijuar vizionin tuaj, dhe nese nuk i keni hedhur qarte ne leter objektivat e nismes tuaj, as mos tu shkoje nder mend te merrni nje nisem kombetare. Duhet te jeni te pergatitur qe tu jepni pergjigje te gjitha pyetjeve qe lindin duke mos lene vend per dyshime apo abuzime.
2. Krijimi i imazhit tek shqiptaret
Shqiptaret si popull jane njerez qe dyshojne shume cdo inisiative dhe cdo individ qe merr nje inisiative te permasave te tilla. Kjo ka ardhur si pasoje e 50 vjeteve komunizem. Prandaj, imazhi i nismes tuaj duhet krijuar mbi ndjenjen e paster atdhetare, e ndare nga ndikimet politike, ideologjike apo fetare. Nese nuk do te dini te ruani keto balanca, shume shpejt do te hasni me paragjykimet e njerezve qe kane lindur me paragjykime ideologjike, fetare te trasheguara. Koha teston gjithcka, dhe do te duhet te kalojne muaj te tere qe nisma juaj te mbeshtetet nga shqiptaret. Aktivizmi kombetar i shqiptareve eshte i paushqyer ne brezat e kaluar, dhe si i tille e gjithe bara bie mbi brezat e rinj. 20 vjecaret e sotem flasin per KOMB e DEMOKRACI kurse baballaret tane i derdhen gjithe energjite e tyre ne aksione dhe indokrtimin ideologjik.
3. Bashkepunimi i jep hov nismave
Te gjithe mund te ndermarin nje inisiative por veshtiresia qendron tek fakti se sa ne gjendje do te afroni njerezit e duhur per te ngritur dicka serioze. Inisiativat individuale jane te limituara kurse bashkepunimet gjithmone ne rritje nuk njohin limite.
Faqe si Albasoul apo forumishqiptar jane ngritur pikerisht mbi bashkepunim dhe mundesite qe keto forume ju ofrojne ne internet jane te shumta. Nese nismat tuaja jane serioze dhe te menduara mire, ju mund te shfrytezoni keto forume per ti shitur ato tek shqiptaret. Albasoul ka nje histori te veten tashme per mbeshtetje te palekundur te cdo inisiative kombetare ne mbrojte te interesave kombetare. Ju mund te shfrytezoni popullaritetin e ketyre faqeve, per te shprehur idete dhe mendimet tuaja. Jam i bindur qe do te hasni ne nje mbeshtetje te madhe nga ata qe do tu lexojne.
4. Organizimi eshte celsi i suksesit
Te krijosh dicka serioze ne Internet eshte me e lehte sec duket nga ana teknike, megjithate te adminstrosh nje sherbim te tille eshte edhe veshtiresia me e madhe. Lind edhe njehere problemi i organizimit; njerezit qe ju do te zgjidhni per te vene ne jete nismen tuaj. Kriteret per kete i ngrini vete ju si nismetar. Kjo eshte e nje rendesie imperative, pasi do ti fale nismes tuaj imazhin ne syte e shqiptareve.
5. Ndryshimi per mire vjen vetem me forcen e shembullit
Mesimi dhe parimi qe me ka prire mua gjithmone ne punen time eshte forca e shembullit. Pak rendesi ka per mua nese te gjithe mendojne si une ose askush nuk mendon si une. E rendesishme per mua ishte qe une te shprehja hapur bindjet dhe vizionin tim. Deshtimin apo suksesin e kish ne dore kohe dhe une vetem kisha ne dore qe te jepja maksimumin per te percjelle mesazhin tim tek shqiptaret. Une jam 23 sot, dhe i perkas nje brezi te ri shqiptar qe mbart ne shpirt deshiren dhe energjite per te sjelle ndryshim per mire ne shoqerine shqiptare.
Mos e humbi kohen me 30-40-50- 60++ vjecaret e sotem, ata pervec pesimizmit dhe mentalitetit te kaluar, nuk kane se cfare ti japin Shqiperise. Per mua eshte humbje kohe ti "mbush mendjen" nje nostalgjiku komunist se Enver Hoxha ishte diktator. Keta njerez jane pengje te se kaluares, dhe nuk kane se si te ndertojne te ardhmen e shqiptareve. E vetmja shprese se keta njerez mund te mesojne dy gjera me shume apo ndryshojne qendron tek perkushtimi yne: nese ne do te krijojme shembullin tone te mire, keta do te pasojne ne hapat tona.
Forca e shembullit qe ne krijojme duke shprehur mendimet dhe vizionet tona te reja, eshte gjigande. Mendimi qe ju shprehni ne forum, menyra se si e shprehni kete mendim, kultura qe rezatoni le nje mbrese dhe mesazh te qarte tek te gjithe ata qe te lexojne. Fakti qe ju merrni pjese ne kete forum dhe jepni hapur mendimet tuaja per te ardhmen e kombit eshte kontributi me i madh qe secili nga ne mund te japi per Shqiperine.
E keqja me e madhe e Shqiperise nuk eshte as varferia, as korrupsioni, e keqja me e madhe eshte shkelja e dinjitetit te shqiptarit duke i renuar figurat kombetare dhe duke prangosur shpirtin e lire te shqipeve. 50 vjet komunizem bene qe inteligjenca e kombit te varrosej e burgosej, teksa nje tufe injorantesh tinzare permbushnin etjen e pushtetit ne kurrizin tone.
Shqiperia ka nevoje me shume se kurre per brezin e ri qe te thote fjalen e tij dhe te krijoje SHEMBULLIN e tij. As leket qe ju dergoni, as shkollat qe ju mbaroni nuk do ti vine ne ndihme Shqiperise per aq kohe sa ju nuk jepni mendimin tuaj per problemet e kombit.
Heshtja e elites kombetare ben qe injorantet te pushtojne cdo qelize te shoqerise shqiptare. Na duhet te vrasim heshtjen....
Krijoni Kontakt