Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 37 prej 37
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e arteu
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    9
    Rycki ,
    Kam nje lajm te mire per ty , une dikur kam studiuar ne Itali dhe tashme prej disa vjetesh jam ne Tirane dhe bej betejat e mia per te ndryshuar gjerat..:-)))
    Ok , gjithesesi le ti rikthehemi nismes se Marinit...
    Une dje kam folur gjate me Marinin ne telefon dhe gjithashtu kemi shkembyer disa mesazhe te gjata dhe sqaruese nepermjet e-mail..
    Mesova se Marini po kerkon te hyje ne kontakt privat me disa prej juve moderatoreve te ketij Forumi , per ta perpunuar me teper dhe me qarte idene e tij...
    Te njejten sugjeroj edhe une , le te lidhemi privatisht me Marinin e ti japin idese dhe nismes se tij nje "fytyre" me te prekshme e pasketaj se bashku ta rilancojme ketu per te kerkuar ndihmen e gjithkujt te interesuar..
    Kam shume besim se do tia dalim mbane kesaj rradhe..
    Une shoh tek ty Rycki por edhe tek Albo e disa te tjere brumin e vertete te atyre njerezve me te cilet mund te ndertohet vertete Brezi i Endrres Shqiptare...
    Se bashku ne mund tia ndryshojme yjet Shqiperise...
    Ftoj edhe te gjithe anetaret e ketij Forumi qe pasi te kthehen nga pushimet te vendosin te behen autore te realizimit te kesaj ideje..

    Me shume perzemersi dhe besim

    arteu

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e arteu
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    9
    Anton ,
    Ideja jote eshte e shkelqyer e ne mund te merremi te gjithe seriozisht edhe me ndertimin e nje Fondacioni te ketille sikurse ti propozon..
    Por te lutem , pa perjashtuar dhe konfliktuar idete e askujt , le te perpiqemi te gjithe se bashku te bejme realitet nismen e Marinit e pasketaj gradualisht fillojme e mendojme serish te gjithe se bashku te realizojme idene tende dhe shume ide te tjera qe mund te vijne si fryt i bashkepunimit tone por edhe i mirebesimit dhe sinqeritetit reciprok..
    Le te fillojme pak nga pak ta duam njeri-tjetrin edhe pse nuk njihemi..
    Le te fillojme pak nga pak te investojme ne kete Forum : Besim , Shprese dhe Miqesi...
    Do ta shohesh se te gjithe se bashku do te mundemi te bejme mrekullira..

    Miqesisht

    arteu

  3. #33
    I Djathtë
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Une nuk kam asnje problem bejme cfare te doni.

    As konfliktoj as kundershtoj vetem shprehuni qarte.

    Me thoni idene konkretisht e une ju pergjigjem konkretisht menjehere.

    Anton Ashta

    anton1as@yahoo.de

    Per cfare ke mbaruar?
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  4. #34
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Deshira juaj per te dhene kontributin tuaj si shqiptare eshte e admirueshme. I vetmi obzervim i imi qe po e bej direkt te qarte eshte se ndryshimi per mire ne Shqiperi nuk ka per te ardhur sa hap e mbyll syte. Do te duhet kohe dhe perkushtim jo vetem te brezit tone, por edhe te brezave qe vine pas nesh.

    Ndryshimi rrenjesor per mire, vjen nga ai ndryshimi i vogel konsisten dite per dite. Me kete dua te them, qe duhet te mendoni menyra dhe projekte konkrete qe te integroni shqiptare ne to. Keto projekte duhet te fillojne te vogla dhe te rriten me kohen.

    Mbeshtetja dhe kontributi im nuk ka per te munguar.

    Me respekt
    Albo
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  5. #35
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-05-2002
    Postime
    80

    Si mendoni Ju se ndryshon Shqiperia

    Une jam plotesisht dakord me te dyja nderhyrjet e Albos. E para ka te beje me idete konkrete, se si te kthehen ne veprime konkrete dhe e dyta eshte konfirmimi i tij per tu angazhuar ne çdo veprim qe ka te beje me integrimin e shqiptareve. Veç une nuk jam dakord me te ne faktin qe Shqiperise i duhen vite per te dale nga prapambetja. Ndoshta Albo eshte me realist nga une, por ne parim nese do ta pranonim, pra qe Shqiperise do ti duhen vite e vite per te ndryshuar, duhet ti leme gjerat siç jane. Sigurisht per te ndryshuar diçka nuk mjafton deshira dhe entuziazmi. Ato duhen por me shume ndikojne kushtet historike, gjeografike, kultura e pergjitheshme qe zoterojne shqiptaret por dhe faktori njeri, aftesia per te ndryshuar dhe mbi te gjitha gjetja e nje leadershipi qe ta udheheq kombin tone. Ajo qe pritet sot nga shqiptaret sidomos brezi i ri qe ndoshet ne Perendim, eshte ndryshimi i gjithshkaje qe nga mentaliteti dhe raportet me atdheun dhe bashke atdhetaret. Ne kemi ne dore te ndikojme mbi faktorin njeri. Sa dhe si ka dhjetra menyra. Ashtu siç thote Albo fillohet nga veprimtarite e vogla dhe qe ne fund te fundit je i sigurt qe i çone deri ne fund.
    Me siper propozohet hartimi i nje memorandumi. Nuk eshte dhe aq i veshtire per tu bere. Bile gjera te tilla sensibilizojne opinionin shqiptar. Por edhe me shume mund te behet. Mbi te gjitha grumbullimi i sa me shume njerezve rreth nje ideje, eshte ne vete vete nje arritje.
    Pra do tu lutesha MarinI dhe Arteu te na paraqesni idene tuaj me detaje dhe....u be. Pra diskutojme per gjera konkrete.
    Rycki
    O moj Shqypni e mjera Shqypni....
    Ti ke pas kenë një zonjë e randë,
    Burrat e dheut të thirrsin NANË
    Vaso Pasha

  6. #36
    Përshëndetje të gjithëve

    Kur e hapa këtë temë, në letrën e parë që shkruaja ju shprehja atë që të gjithë ne ndjejmë jashtë apo brënda atdheut...

    në një letër të dytë, u mundova të propozoj diçka që mund të na mbledhë të gjithëve në këtë forum (e pse jo dhe në të tjerë) në një projekt të përbashkët që nuk kërkon sakrifikca më të mëdha se ardhja në këtë forum, e pjesmarrja në të ashtu si çdokush prej jush e bën tashmë...

    ndërhyrjet tuaja më ndihmuan dhe më shtynë të "konkretizoj" sadopak projektin në fjalë, e prandaj ka kohë që s'kam ndërhyrë në këtë temë duke pritur sa më shumë ndërhyrje dhe propozime

    megjithatë, para disa ditësh unë u mundova të formuloj "konkretizimin" e projektit dhe ia nisa Albos

    si mbajtësi dhe krijuesi i kësaj faqeje, pres mendimin e tij për ç'ka i dërgova, e pastaj, do ta sjell dhe në këtë temë...e kështu, sëbashku do të fillojmë të gdhëndim projektin që do të na bashkojë të gjithëve...papërjashtim

    e falenderoj Albon për këshillat e tij...të gjithë e dimë se duhet kohë që gjërat të ndryshojnë...

    por më vjen mirë që në këtë temë ndërhyn dhe Ricky me Arteun, të cilët mezi presin që SOT, NE të fillojmë të ndërtojmë diçka...qoftë kjo në fillimet e saj dhe virtuale

    është pikërisht shkrirja e këtyre dy ideve që mua më rreh si çekan prej kohësh, ashtu si edhe shumicës tuaj sigurisht

    të fillojmë diçka sot, që nesër, me kohë, të tjerët të marrin thjesht stafetën e ndryshimit, por jo brez mbas brezi, të gjithë të ri-fillojnë nga starti...

    sapo të kem marrë përgjigjen e Albos, do t'ju paraqes konstruktin akoma amorf të projektit...dhe pres që të gjithë ne ta ndërtojmë sëbashku

    ju falenderoj edhe njëherë për pjesmarrjen tuaj

    marinI

  7. #37
    Shpirt i Lirë
    Anëtarësuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Ju pershendes

    MarinI,

    jam kurioze te lexoj cka ke pergatitur mbi kete projekt qe ka folur me lart dhe Arteu.

    Une jam per nisma konkrete e jo idealizma.

    P.sh. propozimi i Antonit per Projektin e Ardhmja, eshte nje nisme konkrete qe perpos pershendetjes, duhet mbeshtetur fuqimisht nga ana materiale dhe ideore, per t'u vene ne jete.

    Arsimi eshte "thembra e Akilit" per shoqerine shqiptare.

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema të Ngjashme

  1. Çfarë mendoni për Ahmet Zogun?
    Nga honzik në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  2. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  3. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  4. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-04-2007, 00:05
  5. Jezuiti italian që adhuronte Shqipërinë
    Nga PLaku-i-Detit në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-08-2004, 06:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •