Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 37
  1. #21
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,444
    Postimet në Bllog
    22
    Ju pergezoj te gjitheve qe keni dhene mendim ne kete teme pasi eshte me te vertete teme shume domethenese dhe shpresendjellese.

    Pak a shume te gjithe ju me njihni mua, jo si person por per ate qe une kam arritur te realizoj ne Internet per shqiptaret. Nese nuk e keni lexuar historikun e Albasoul, ju ftoj ta lexoni ketu. Ne kete menyre nuk kam perse te perserit te njejtat fjale.

    Ato mendime dhe ide qe ju zini ne goje me siper me kane pushtuar edhe mua 5 vjet me pare dhe e ndjeva qe duhej te beja dicka simbolike, qe do te ishte kontributi i im per te gjithe ata shqiptare te harruar e larguar ne mergim.

    Tani qe mundohem te vleresoj frutet e punes sime grupit bashkepuntor, une verej vetem nje arritje te madhe: nje numer i madh shqiptaresh nga gjithe bota jane mbledhur ne nje faqe, ne nje dhome virtuale, ne nje forum. Pra ne po diskutojme me njeri-tjetrin dhe po bihem ne kontakt edhe pse na ndajne oqeane dhe kontinente te tera. Me poshte do te ndaj me ju mesimet qe une nxorra nga 5 vjet eksperience komunikimi me shqiptaret.
    1. Marrja e nje nisme konkrete

    Qe te marresh nje nisem do te thote qe te kesh nje objektiv te qarte dhe nje rruge konkrete per ta arritur ate objektiv. Nese nuk e keni krijuar vizionin tuaj, dhe nese nuk i keni hedhur qarte ne leter objektivat e nismes tuaj, as mos tu shkoje nder mend te merrni nje nisem kombetare. Duhet te jeni te pergatitur qe tu jepni pergjigje te gjitha pyetjeve qe lindin duke mos lene vend per dyshime apo abuzime.

    2. Krijimi i imazhit tek shqiptaret

    Shqiptaret si popull jane njerez qe dyshojne shume cdo inisiative dhe cdo individ qe merr nje inisiative te permasave te tilla. Kjo ka ardhur si pasoje e 50 vjeteve komunizem. Prandaj, imazhi i nismes tuaj duhet krijuar mbi ndjenjen e paster atdhetare, e ndare nga ndikimet politike, ideologjike apo fetare. Nese nuk do te dini te ruani keto balanca, shume shpejt do te hasni me paragjykimet e njerezve qe kane lindur me paragjykime ideologjike, fetare te trasheguara. Koha teston gjithcka, dhe do te duhet te kalojne muaj te tere qe nisma juaj te mbeshtetet nga shqiptaret. Aktivizmi kombetar i shqiptareve eshte i paushqyer ne brezat e kaluar, dhe si i tille e gjithe bara bie mbi brezat e rinj. 20 vjecaret e sotem flasin per KOMB e DEMOKRACI kurse baballaret tane i derdhen gjithe energjite e tyre ne aksione dhe indokrtimin ideologjik.

    3. Bashkepunimi i jep hov nismave

    Te gjithe mund te ndermarin nje inisiative por veshtiresia qendron tek fakti se sa ne gjendje do te afroni njerezit e duhur per te ngritur dicka serioze. Inisiativat individuale jane te limituara kurse bashkepunimet gjithmone ne rritje nuk njohin limite.

    Faqe si Albasoul apo forumishqiptar jane ngritur pikerisht mbi bashkepunim dhe mundesite qe keto forume ju ofrojne ne internet jane te shumta. Nese nismat tuaja jane serioze dhe te menduara mire, ju mund te shfrytezoni keto forume per ti shitur ato tek shqiptaret. Albasoul ka nje histori te veten tashme per mbeshtetje te palekundur te cdo inisiative kombetare ne mbrojte te interesave kombetare. Ju mund te shfrytezoni popullaritetin e ketyre faqeve, per te shprehur idete dhe mendimet tuaja. Jam i bindur qe do te hasni ne nje mbeshtetje te madhe nga ata qe do tu lexojne.


    4. Organizimi eshte celsi i suksesit
    Te krijosh dicka serioze ne Internet eshte me e lehte sec duket nga ana teknike, megjithate te adminstrosh nje sherbim te tille eshte edhe veshtiresia me e madhe. Lind edhe njehere problemi i organizimit; njerezit qe ju do te zgjidhni per te vene ne jete nismen tuaj. Kriteret per kete i ngrini vete ju si nismetar. Kjo eshte e nje rendesie imperative, pasi do ti fale nismes tuaj imazhin ne syte e shqiptareve.

    5. Ndryshimi per mire vjen vetem me forcen e shembullit

    Mesimi dhe parimi qe me ka prire mua gjithmone ne punen time eshte forca e shembullit. Pak rendesi ka per mua nese te gjithe mendojne si une ose askush nuk mendon si une. E rendesishme per mua ishte qe une te shprehja hapur bindjet dhe vizionin tim. Deshtimin apo suksesin e kish ne dore kohe dhe une vetem kisha ne dore qe te jepja maksimumin per te percjelle mesazhin tim tek shqiptaret. Une jam 23 sot, dhe i perkas nje brezi te ri shqiptar qe mbart ne shpirt deshiren dhe energjite per te sjelle ndryshim per mire ne shoqerine shqiptare.

    Mos e humbi kohen me 30-40-50- 60++ vjecaret e sotem, ata pervec pesimizmit dhe mentalitetit te kaluar, nuk kane se cfare ti japin Shqiperise. Per mua eshte humbje kohe ti "mbush mendjen" nje nostalgjiku komunist se Enver Hoxha ishte diktator. Keta njerez jane pengje te se kaluares, dhe nuk kane se si te ndertojne te ardhmen e shqiptareve. E vetmja shprese se keta njerez mund te mesojne dy gjera me shume apo ndryshojne qendron tek perkushtimi yne: nese ne do te krijojme shembullin tone te mire, keta do te pasojne ne hapat tona.

    Forca e shembullit qe ne krijojme duke shprehur mendimet dhe vizionet tona te reja, eshte gjigande. Mendimi qe ju shprehni ne forum, menyra se si e shprehni kete mendim, kultura qe rezatoni le nje mbrese dhe mesazh te qarte tek te gjithe ata qe te lexojne. Fakti qe ju merrni pjese ne kete forum dhe jepni hapur mendimet tuaja per te ardhmen e kombit eshte kontributi me i madh qe secili nga ne mund te japi per Shqiperine.

    E keqja me e madhe e Shqiperise nuk eshte as varferia, as korrupsioni, e keqja me e madhe eshte shkelja e dinjitetit te shqiptarit duke i renuar figurat kombetare dhe duke prangosur shpirtin e lire te shqipeve. 50 vjet komunizem bene qe inteligjenca e kombit te varrosej e burgosej, teksa nje tufe injorantesh tinzare permbushnin etjen e pushtetit ne kurrizin tone.

    Shqiperia ka nevoje me shume se kurre per brezin e ri qe te thote fjalen e tij dhe te krijoje SHEMBULLIN e tij. As leket qe ju dergoni, as shkollat qe ju mbaroni nuk do ti vine ne ndihme Shqiperise per aq kohe sa ju nuk jepni mendimin tuaj per problemet e kombit.

    Heshtja e elites kombetare ben qe injorantet te pushtojne cdo qelize te shoqerise shqiptare. Na duhet te vrasim heshtjen....
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e arteu
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    9
    Ok , duke qene se ne nje nderhyrjen time te meparshme kisha shkruar ca gjate kesaj rradhe po perpiqem te jem me konciz , duke synuar me kete gje mberritjen e gjithesecilit prej nesh ne vendosmerine perfundimtare per te bere dicka..
    Marini ishte nismetari , ne perderisa shkruam ne kete teme , besoj se mund te quhemi mbeshtetesit apo pasuesit , si te deshironi..
    Fakti eshte qe nese vertet na pelqen ideja , nisma e Marinit , asgje me teper se aksioni konkret , propozimet konkrete , levizjet konkret , nuk ka per te na ndihmuar dot..
    Ndaj , me shume dashamiresi do tju kerkoja qe ne ndergjegjen tuaj te rremoni mundesite e veprimit dhe te mos mjaftoheni thjesht me simpatine te shprehur ne disa rreshta , te cilat edhe per shkak te perqasjes se tyre teknike , kibernetike , dhembin ne mbetjen e tyre te ftohte e te larget..
    Te fillojme te mendojme te gjithe se bashku se si mund te funksionoje ideja e Marinit.
    Te permbledhim ne kete diskutim idete , fantazine , dijet tona e le te perpiqemi tia dalim mbane..
    Ne fund te fundit : "Historine e bejne ata qe guxojne te fillojne"..
    Juaji
    Arteu

  3. #23
    Vajza e Eres Maska e Puhiza
    Anëtarësuar
    28-06-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    355
    Nuk e kuptoj se pse e keni keqkuptuar Pellazgun te pakten per ato qe ka thene ai me lart. As qe me intereson qe ta hap faqen e tij personale, por dua te nisem nga ato qe ka thene per pengesat qe i sjell bota e civilizuar bashkimit te shqiptareve.

    Sipas meje, nuk eshte se ai po flet si enverist. Sa per Enverin ai as qe e kishte fare si ideologji bashkimin kombetar. Po te ishte per ate pune nuk i bente gjithe ato palacolleqe me Titon per kosovaret.

    Fajin nuk e kemi vetem ne Shqiptaret. Boll me me keto komplekse. Eshte e vertete qe ne kemi disa cene genetike, disa gabime dhe vese te perserisshme, si puna e indiferentizmit ndaj gjendjes ne te cilen ndodhemi psh. Nuk ka interes bota per nje te tille bashkim. Madje cdo dite e me shume po me mbushet mendja se dhe rrjetet e trafikimit qe kalojne nepermes Shqiperise varen nga duar shume te fuqishme. Ne jemi ura e kalimit, jemi alibia qe i duhet botes se perendimit per te kenaqur epshet e tyre. Ne jemi viktimat e nje loje te ndyre te ciles fatkeqesisht i binden gjithe politikanet.
    Si mund ti harrojme ne shqiptaret gjithe ato konferenca, gjithe ato maja gereshere qe e bene Shqiperine cope cope? Si mund ta harrojme fytyren e babezitur te gjithe atyre qe bene cu desh qejfi me kufijte tane? Ne emer te kujt e bene ata kete?
    Per mua, bota e jashtme i ka shume borxhe shqiptareve. Dhe une nuk e kuptoj se pse ne vazhdojme tu puthim kembet e te mos ua bejme te ditur se jane ata shkaktaret e vertete te ketij deshperimi dhe nervash kombetare.
    Cfare te presim me?!
    Tingujt e heshtjes së mendimeve te pathëna
    perplasen në detin e renkimit pamor,
    Lotet e kuq gjurmët keqaz mbulojnë
    U mpiksën tingujt, ngrirja filloi
    Heshtja ime u trishtua...

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e arteu
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    9
    Eshte me te vertete e trishtueshme , madje shkon deri ne venien e duarve ne koke kur lexon keta kaq pak anetare te Forumit te cilet edhe kur nderhyjne ne te vetmen teme pretenduese dhe qe vlen ketu , fillojne e mermerisin mllefet , inatet e tyre personale , inter-personale , trans-personale etj ,etj, etj.., Nje pjese tjeter , ku per fat te keq mund te perfshihem edhe une se paku tani per tani, pershfaqin edhe "idete e tyre te ndritura" se si mund te beheshin gjerat ne parim.. Te tjere akoma , na plasin turinjve fatin tone te keq dhe "armiqesite shekullore" qe te huajt ushqejne ndaj nesh.. Madje per te ilustruar pikerisht kete teze me te fundit qe me teper se "Puhize" me perngjau me nje "shtrengate me deshperim antik" , po iu sjell ne vemendje nje telegram te cilin Regjenti i Legates Italiane Carlo Durazzo ne Durres gjate kohes se Princ Vidit i dergoi Romes pak dite para largimit te tij : " Princ Vidi u shtrengua te braktise vendin qe shume e urrejne dhe e perbuzin , pakkujt i dhimbset dhe kurrkujt nuk i vjen keq".....
    Gjithesesi po i rikthehem idese sime.
    Pra , si te magjepsur nga vete historia jone ne shqiptaret edhe sot e kesaj dite , edhe pse studiojme ne Perendim , vazhdojme te mbetemi po ato "pre te cmuara" , te disfatizmit , te mos tejkalimit te vetvetes , te konfliktit pa thelb , e sidomos te c'orientimit e zhvleftesimit , e per me keq humbesit e shperdoruesit me te medhenj te kohes e te energjive tona..
    Une nuk di pse vetem ne shqiptareve na tremb e plogeshton "armiqesia e te huajve".. Sinqerisht nuk e di..
    Ne fund te fundit , ne kete bote gjerat funksionojne shume thjesht , gjithkush peshohet per aq sa vlen , gjithkujt i jepet ajo qe i takon..
    Padrejtesite mbeten edhe ato pjese e lojes te cilen duhet te dime ta luajme..
    Ata qe ne i quajme "Nderkombetaret" , nuk eshte se kane ndonje dashuri te madhe edhe per njeri-tjetrin , e kesisoj nuk ka pse te na duan neve..
    Ata e respektojne njeri-tjetrin duke u nisur nga disa pika graviteti mjaft te rendesishme sikurse jane : fuqia ekonomike , virtuoziteti politiko-diplomatik , historia , kultura etj , etj , etj...
    Nejse e di qe ndokush do te thote se ne kete rast po behem shume thjeshtezues , por besomeni e thene shkurt respekti fitohet , nuk dhurohet.. Ndersa dashuria eshte mekanizem hyjnor qe pak vend ka ne politike...
    Nese ne shqiptaret do te vazhdojme perjetesisht te ankohemi per intrigat nderkombetare , nuk do te bejme gje tjeter vecse do te deshperohemi pafundesisht e sigurisht do te veteizolohemi..
    Ne jemi ne shesh.. Ne duhet te mesojme te perballojme sfidat ekonomike , kultorore , politike , diplomatike , intelektuale me cdo komb tjeter qofte ky , fqinj apo jo-fqinj...
    Ajo cfare thote Regjenti Italian te cilin une e citova pak me siper , eshte vetem nje konstatim i nje realiteti te hidhur shkaktuar me se tepermi nga vetizolimi qe ne shqiptaret i kemi bere dhurate vetvetes , pikerisht me keto kontraversitete te hatashme qe na shoqerojne qyshse jemi bere..
    Ju lutem , kuptoheni qarte , telegrami i regjentit italian nuk ka te beje aspak me te tjeret , ai ka te beje pikerisht me ne...
    Ajo c'ka dua te them eshte se ajo qe ndjejne , apo mendojne "nderkombetaret" rrjedh si rezultat i nje raporti te ndersjellte mes nesh dhe atyre..
    Nese kete raport , ne shqiptaret e jetojme mes luftrave tona te brendshme , mosbesimit , pesimizmit , shpesh here edhe keqdashjes madje duke pretenduar forte qe "nderkombetaret" , te na i falin keto vese tonat , lehtesisht kuptohet se gjerat do te flasin kunder nesh dhe logjikshem edhe kunder Raportit..
    Nuk kam asnje dyshim qe nje pjese te madhe te fajit per kete gjendje ku jemi kandisur e kane edhe nderkombetaret me interesat e tyre te felliqura , por c'rendesi ka...
    Ne jemi nje komb qe duhet te dime ti perballojme te gjitha llojet e betejave dhe intrigave , ardhshin keto nga brenda apo nga jashte..
    Ja pra , ndonse u zgjata, mberrita tje ku deshiroja..
    Kjo teme qe ka ofruar per Forumin , Marini synon pikerisht kete gje... Se paku keshtu besoj une...
    Te gjithe ne , te ndergjegjesohemi , te ndergjegjesohemi , te ndergjegjesohemi , se me pare se te huajte Shqiperine e zhbejne Shqiptaret , Se me pare se te huajte Shqiperine e bejne Shqiptaret ...
    Eshte rradha jone tia ndryshojme Yjet Shqiperise...
    Por ndryshimi , nuk vjen vetem nga shembulli ..
    Ndryshimi vjen nga endrrat , Ndryshimi vjen nga dashuria , Ndryshimi vjen nga Guximi...
    Ndaj ju lutem te gjitheve , nese vertete deshironi dhe pretendoni ndryshim , bejeni te funksionoje kete Teme te nismuar nga Marini.
    Bejeni ndryshe kete teme.. Pa problematika , e interesa e konflikte personale..
    Bejeni nje teme ku te gjithe te jemi interaktive dhe ndertues..
    Mos u beni thjesht konsumues te kesaj teme , si te gjithckaje tjeter..
    Duhet te ndertojme , jo me konsum.. Ndertim , ndertim , Ndertim..
    Ta bejme Shqiperine , sepse ne mundemi ta bejme...
    Ta duam Shqiperine , sepse ne mundemi ta duam..
    Ti kapercejme vetvetet tona..
    E kam thene edhe ne nje mesazh tjeter , ketu ne kete teme , nuk ka per te pasur kurre shqiptare pa Shqiperi..
    Ju lutem , ju lutem me shume force , filloni ta shihni kete Teme ndryshe , filloni ta shihni kete Teme si fillimin e dickaje te re dhe ndryshe , filloni ta shihni kete Teme ndoshta si fillimin e instalimit te Brezit te Endrres Shqiptare - Albanian Dream Generation..
    Une kam nje enderr.........

  5. #25
    Ekonomist
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    144
    Mos tentoni ti jepni fajin botes per fatet tona.50 vjet nuk kemi bere gje tjeter veçse i kemi dhen faj botes per fatkeqesite tona.E kur nuk ja jepnim botes,ia jepnim shiut apo diellit.
    Fatet e nje kombi i ben vete kombi

    E keqja e Shqiperise jane vete shqiptaret(Faik Konica)
    SHQIPNIA E SHQIPTARVE.................

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e arteu
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    9
    Marin ,
    Perfundimisht , une mendoj se ideja jote deshtoi..
    Keta njerez sikurse kane spostuar temen tende , prej nga vendi kryesor diku mes te tjerave si te tjerat , ashtu e kane edhe ne periferi te vemendjes se tyre berjen e dickaje konkrete..
    Keta njerez kenaqen me shume duke dhene mend , e duke bere diskutime te pafrytshme neper chate dhe Forume te ndryshme por asnjehere nuk gjejne interesin , dashurine dhe kellqet per te bere gjera konkrete , per te mbeshtetur ide konkrete...
    Individualizmi , ka qene dhe do te mbetet fatkeqesia jone..
    Megjithate nuk me vjen hic mire Marin , qe edhe ti ke heshtur rreth gjithckaje eshte diskutuar ketu ne kete teme qe ti e ke hapur..
    Duhet patjeter qe ti ta thuash tenden...
    Me keqardhje
    arteu

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-05-2002
    Postime
    80

    Arteu

    Nuk ke pse të dëshpërohesh dhe nuk ke as pse të bëhesh pesimist. Fakt është që jo të gjithë janë pranë kompiuterit tashmë që është piku i plazhit dhe të ngeshëm për të diskutuar qoftë dhe për tema të tilla madhore siç po i quan ti. Por dhe mos prit mrekullira nga një diskutim i tillë.
    Duhet të dish se askush nuk e ka spostuar temën diku nga mesi siç pretendon ti por tema spostohen vetiu kur postohen tema të tjera. Meqenëse ti e gjykon si temë të dorës së parë unë e bëra kryetemë dhe do shohiom interesin e të tjerëve për temën. Por si në shumë diskutime të tjera një pjesë e diskutuesve e kthyen në diskutim anti-imperialist dhe në një rast në diskutimin se kush e ka fajin për prapambetjen e Shqipërisë.
    Siç thotë Albo më sipër ne sot kemi nevojë për ide konkrete dhe aksionet apo veprimtarit shoqërohen me masa konkrete. Nëse keni të tilla unë personalisht nuk tërhiqem dhe jo vetëm i mbështes por nëse është e realizuashme punoj për ta realizuar. Por, ju lutem evitoni gjëra që ne nuk mundemi ose diskutimet për gjëra që nuk na përkasin. Nuk di nese e keni ndjekur diskutimin për bashkimin kombëtar që degjeneroi në një aksion për ndërtim rrugësh.
    Për mua diskutimi në një forum është mundësia për të shkëmbyer një mendim, një ide, për të mbrojtur një ide (me argument dhe pa lënduar të tjerët...) por dhe për të përfituar. Por kur kthehet në libër marksizmi, unë nuk hyjë më në të. Por besoj se parime të tilla kanë të gjithë ata që respektojnë Kohën.
    Shpresoj të jemi kuptuar dhe kurajo. Njerëzit me kurajo nuk tërhiqen....
    Rycki
    O moj Shqypni e mjera Shqypni....
    Ti ke pas kenë një zonjë e randë,
    Burrat e dheut të thirrsin NANË
    Vaso Pasha

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e arteu
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    9
    Rycki ,

    Marini , ne thelb mesa kam kuptuar une kerkon qe gjithsecili prej studenteve dhe intelektualeve shqiptare qe studiojne apo jetojne jashte atdheut , te pergatisin se bashku dalengadale nje Memorandum , apo Promemorie e cila tu drejtohet politikaneve , intelektualeve dhe gjithkujt qe jeton ne Shqiperi.
    Ne kete promemorie gjithesecili sipas profilit , shkollimit apo dijeve perkatese te perpiqet te evidentoje gjerat qe nuk shkojne ne Shqiperi e sigurisht menjehere pas kesaj te jape edhe alternativat e ndryshimit dhe te berjes me mire..
    Jemi te ndergjegjshem te gjithe se bashku se sikurse edhe kjo Teme e deshmon , me mijera shqiptare po studiojne , punojne dhe jetojne ne Perendim , madje pothuajse te gjithe keta po integrohen shkelqyeshem ne jeten e vendeve perkatese , por e verteta e hidhur qendron ne faktin se ky integrim individual , eshte i kote dhe aspak lumturues kur mendon sa larg integrimit eshte Shqiperia..
    Te gjithe po e braktisin Shqiperine per tu integruar individualisht.
    Te vetmit qe brockullisin peralla integrimi te Shqiperise , jane politikanet tane te cilet duket qarte ne diten per diell se te vetmin qellim qe i kane dhene vetvetes eshte "integriteti i xhepave te tyre personale" dhe disintegrimi moral , shpirteror dhe politik i vendit te cilin Zoti e ka taksur per ne..
    Ja perse , tema e Marinit meriton te jete Kryetema..
    Sepse , duhet tu therrasim ndergjegjeve e te peshojme se sa i vlefshem eshte realisht per ne integrimi invidivual , pa Shqiperine.
    A duhet te gjithe ne qe perpos te mirave tona personale te synojme edhe te miren e te tereve-(Shqiperise)-..?
    E pra a mundemi ne ti kapercejme vetvetet tona e te marrim mbi supe misionin e ndryshimit..??
    Dikush duhet tia filloje..
    Dy pyetje duhet ti beje gjithesecili prej nesh vetvetes :
    1 . Nese jo une , atehere kush ????
    2 . Nese jo tani , atehere kur ?????
    Individe te forte jane ata qe dine ti sherbejne te teres..
    Ne kemi nje vend tonin , i cili ka shekuj qe endet dhe rraskapitet ne fate plot vuajtje e dhimbje..
    Duhet ti japim fund keti qerthulli te kobshem..
    Duhet tia ndryshojme yjet Shqiperise...
    Une nuk jam aspak pesimit , une besoj se gjerat mund te ndryshojne ndaj edhe jam ketu..
    Per kete arsye te kerkoj ty Rycki dhe Albos e kujtdo tjeter te interesuar qe te fillojme te ndertojme se bashku infrastrukturen e ndryshimit..
    Le ta bejme kete Teme dhe nismen e Marinit si gurin e proves..
    Ndoshta gjeja e pare qe duhet te bejme eshte te perpiqemi te ridiskutojme me Marinin e te tentojme ta elaborojme mes diskutimesh dhe propizimesh idene e tij , per ta kthyer ne te realizueshme...
    Jam mese i ndergjegjshem qe veshtiresete mund te jene te pafundme , e megjithate kjo gje nuk me tremb aspak..
    Ndaj edhe ju kerkoj juve ndihme qe tia dalim mbane..
    Une kam nje enderr...:-))

    Arteu

  9. #29
    I Djathtë
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    A t´ju them dicka?

    Marinit i pata bere pyetje direkte.

    Tani po ju lutem te gjitheve:

    Behuni me konkrete.

    Une kam hedhur nje ide konkrete:

    "Une kam menduar te ngre nje fondacion "E Ardhmja"

    me te vetmin qellim:

    Te ndihmohet Arsimi dhe Shkenca shqiptare."

    Asnje nuk u pergjigj, thuani jo te pakten.
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-05-2002
    Postime
    80

    Përgëzime Arteu

    Arteu të përgëzoj për sinqeritetin dhe për mesazhin tënd. Ashtu si ti dhe unë nga natyra jam pak ëndërrimtar. Por realitetin duhet ta shikojmë në sy dhe të marrim përsipër çfarë mund të jetë e realizueshme. Dy gjëra janë të vërteta :
    Ti pyet: Ne mos ne kush ? unë të përgjigjem : Po ne dhe askush tjetër
    Ti pyet : Ne mos sot kur? unë të përgjigjem :Sot, bile jemi me vonesë....

    Por nga fillohet ?

    Jam dakord me atë nismën tënde në hartimin e një memorandumi apo thirrje apo... le ta quajmë si të duam. Po kujt t'ia dërgojmë ?Por ti Arteu kujton se politikanët shqiptar nuk i dinë problemet e vendit, se intelektualët nuk i njohin se... le të vazhdojmë kështu me radhë. Sigurisht ata nuk i shikojnë me syrin tonë se ne e krahasojmë përditë Shqipërinë me realitetin e Botës së Lirë dhe me të vërtet shqetësohemi më shumë. Pse unë mendoj se në Shqipëri e njohin realitetin e hidhur në të cilin jetojnë, por nuk duan ta ndryshojnë? Para ca kohësh fondacioni Soros në Shqipëri bëri u thirrje shqiptarëve të diplomuar në botën e jashtëme të kthehen në Shqipëri dhe fondacioni u merrte përsipër tu paguante rroga të majme etj. etj. Jo vetëm që shqiptarët nuk u treguan entuziast dhe të ktheheshin por dhe ata që u kthyen u përplasën me murin e injorantëve që gjithsesi nuk janë të interesuar ti shohin nëpër zyrat që atyre ua ka dhënë Partia ose një diplomë e shkollës së partisë.

    Albo ka shkruar më lartë që duhet të organizohesh, duhet të kesh një qëllim, duhet të kesh një projekt konkret etj etj. Anton gjithashtu përmend një projekt që mund të ndihmoj shkollën shqiptare. Prandaj ne themi :Projekte konkrete
    Nëse e ke vënë re jo vetëm qëllimi i këtij forumi por edhe idetë që dalin nga diskutime të ndryshme convergojnë në një pikë: Të ndihmojmë Shqipërinë Por kur vjenë puna tek konkretja jo të gjithë bëjnë. Unë jam gati të bëjë. Më shkruaj këtu, në MP ose tek mesazhi im privat rycki2001@hotmail.com . Jo vetëm ti por të gjithë sa jeni të interesuar të ndihmoni Shqipërinë. Ashtu siç thua më lartë Shqipëria është jona. Ne kemi të njëjtën përgjegjësi si dhe ata që po jetojnë tashme atje.

    Të përshëndes,
    Rycki
    O moj Shqypni e mjera Shqypni....
    Ti ke pas kenë një zonjë e randë,
    Burrat e dheut të thirrsin NANË
    Vaso Pasha

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Çfarë mendoni për Ahmet Zogun?
    Nga honzik në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  2. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  3. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  4. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-04-2007, 00:05
  5. Jezuiti italian që adhuronte Shqipërinë
    Nga PLaku-i-Detit në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-08-2004, 06:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •