Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 37
  1. #11
    Përshëndetje miqtë e mi

    Eshtë akoma herët dhe ndoshta pak e shpejtuar t'ju quaj miq, e megjithatë është një fjalë që rrjedh prej shpirti si edhe fjala e parë që unë desha të shkruaj në kryen e këtij mesazhi, i shtyrë nga përgjigjet tuaja dhe shqetësimi ynë i përbashkët.

    Eshtë pak e shpeshtë dhe ndërhyrja ime në këtë temë që dua të ndaj me ju, e ndoshta nuk do të shkruaj më derisa një pjesë e mirë e pjestarëve të këtij forumi të jenë shprehur në lidhje me të.

    Vetëm ndjeva dëshirën të propozoj diçka, të thjeshtë, konkrete dhe realisht të realizueshme.

    Eshtë e vërtetë që një fondacion, një grupim apo lëvizje konkrete do të na ndihmonte të jepnim më shumë dhe ashtu siç duhet për Shqipërinë dhe shqiptarët, ashtu siç është edhe e vërtetë që ky lloj aksioni është momentalisht sh. i vështirë për tu konkretizuar.

    Ajo që më bëri mua të shpreh shqetësimin tim në këtë forum, është ideja vetë e këtij vëndi ku ne vijmë e takohemi virtualisht. Albasoul, shpirti shqiptar na bashkon të gjithëve e të gjithë ne marrim pjesë në qindra e qindra mesazhe të regjistruara ç'do ditë.

    Nuk ka kënaqësi më të madhe për mua se kur futem në këtë forum, e kur lexoj mesazhe nga më të ndryshmet, duke filluar nga ato ku dikush prezantohet apo diskuton për libra e filma që kemi parë e lexuar në fëmijëri e deri tek mesazhet shumë më serioze ku diskutohet e stërdiskutohet për probleme të ndryshme të shqiptarëve.

    Shpirti shqiptar na bashkon të gjithëve. Dhe është pikërisht ky shpirt që duhet ruajtur në këtë forum, e është ky shpirt që duhet shfrytëzuar në këtë moment për të realizuar diçka konkrete.

    Unë do të komunikoj me krijuesit dhe mbajtësit e këtij forumi për t'ju propozuar atyre diçka që mund të na bashkojë të gjithëve në një projekt të përbashkët, dhe që nuk kërkon sakrifica, por vetëm pjesëmarrje aktive, siç ndodh ç'do ditë në këtë forum.

    Ideja ime është hapja e një faqeje, teme apo ku e di unë se ç'formë do të zgjedhin specialistët e këtij forumi, ku të gjithë ne...të shprehim sejcili kompetencat tona personale në fushat ku punojmë e studiojmë, të kritikojmë sa mundemi e me objektivitet problemet në këto fusha në Shqipëri, të pregatisim më në fund një peticion, të firmosur nga të gjithë (shpresoj që numri i firmave të jetë po aq i rëndësishëm sa ai i pjesmarrësve në këtë forum)...dhe t'ia dërgojmë këtë qeverisë shqiptare, mediave të ndryshme, partive, organizatave, shoqatave dhe në kemi mundësi, miqtë tanë në Shqipëri të na ndihmojnë ta ngjisim nëpër mure.

    Kjo letër e hapur, e shkruar mirë, e parë dhe e riparë nga të gjithë, me propozime, kritika, dhe shprehje të dufit e të dhimbjes do të jetë zëri i një pjesë të mirë shqiptarësh që ëndërrojnë për ndryshim, dhe duhet të dëgjohet nga të gjithë. Të gjithë duhet ta marrin vesht se ç'shkruhet në këtë forum, të gjithë duhet të trëmben kur ta marrin vesht se ne nuk e kemi harruar Shqipërinë, as familjet tona, as palaçot e saj politikanë apo mafiozë.

    Kjo është diçka që mund të realizohet por do pak kohë. Kohë për të mbledhur e situr mesazhet, kohë për të shkruajtur mirë e drejt mesazhin tonë, kohë për ta firmosur...realisht, me postë, e jo me një pseudonim të vënë në fund të një faqeje interneti.

    Nuk e di ç'mendoni ju.

    Pres përgjigjet tuaja.

    Deri atëherë, uroj që shpirti shqipëtar t'ju udhëheqë pandalim.

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-05-2002
    Postime
    80

    Integrimi i shqiptareve behet vetem per Shqiperine.

    Pershendetje MarinI !

    Nuk eshte kur vone te marresh pjese ne nje diskutim sidomos kur ky diskutim ka nje teme kaq interesante. Une nuk kam kohe te shtjelloj gjate dhe te filloj te beje hartime per Atdheun dhe dashurine per te. Te gjithe e duam Shqiperine si ne qe e kemi lene ate edhe ata qe nuk kane mundur. Bile ne e ndjejme me shume nostalgjine per te. Fakti qe njerezit duan te ikin nga ai vend tregon se atje shume gjera jane larg te qenit normal. Nejse. Rendesi ka qe nga do qe takon shqiptar ose lexon neper forume po piqet nje ide e qarte : Deshira per ndryshime. Siç thote Anton me siper por siç propozon edhe MarinI koha eshte per veprimtari konkrete. Koha e llafeve ka ikur. Nje gje duhet te mbajme parasysh : Ne te gjithe mbajme emrin shqiptar Per ta lartuar kete emer nuk duhet te jesh politikan por shqiptar. Te gjitha ata qe jane te tille duhet te ndihen. Sot. Une jam per çdo veprim qe shkon me organizimin e shqiptareve.
    Rycki
    O moj Shqypni e mjera Shqypni....
    Ti ke pas kenë një zonjë e randë,
    Burrat e dheut të thirrsin NANË
    Vaso Pasha

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-05-2002
    Vendndodhja
    Ypsilanti Twp, MIçigan, SH.B.A.
    Postime
    226

    Mos u habitni me mendimet e mija!

    Që në fillim dua të jem i sinqertë se nuk i kam lexuar një për një mesazhet këtu. Si puna e atij që don ta dëgjojnë njëherë e jo vetëm të dëgjojë. Tamam ashtu. Edhe unë jam ngopur duke dëgjuar. U bënë rreth 35 vjet që dëgjoj e kuptoj. P.sh. Që kur kam dëgjuar për herë të parë lajme të jashtme nga Radio-Tirana, isha rreth 5 vjeç, ato shprehjet: Bregu Perëndimor i Lumit Jordan.... Patriotët Palestinez.... Zionistët Izraelitë.....Luftëtarët Veri-Irlandez.... e deri më sot këto zhargone lajmesh, nga njëra gjuhë e botës, jona-Shqip e të tjerat nëpër botë që më është dashur të mësoj, ende nuk kanë ndryshuar. Po, ç'hyn këtu bota, kur ne flasim për t'u kthyer e për të bërë Bashkimin e Shenjtë Kombëtar?! Edhe kjo puna jonë me Bashkimin Kombtar. Lindën e u rritën breza dhe asnjëri nuk arriti të bëjë mrekullinë. Mrekullia ka ndodh vetëm me çifutërit që: Nga endacakë u bënë nga Fuqitë më të mëdha në Botë. Po të pyesësh çifutin , ia atribuon vehtes, por shumëkush e di se shtetin e ka dhuratë nga Amerika dhe Anglia. Ndërsa ne, Fuqitë e mëdha vetëm se na kanë coptuar e jo të na bëjnë subvencion si Izraelin. Kjo mvaret se si e perceptojmë ne Atdheun, Lirinë, dhe Kombin,Krenarinë dhe Begatinë. Unë për vehte, edhe pse zemra mal më është bërë që çizme serbe nuk ka më në Kosovë, e përmbaj gëzimin se vetëm është zëvendësuar për kohën që flasim, me 50 lloje tjera çizmesh nga mbarë bota.
    Erdha më në fund aty ku dua të dal. Nuk qëndron pengesa tek Shqiptarët që nuk bashkohen, por nuk i lë kjo botë e "civilizuar" që ta bëjnë një gjë të tillë.
    Forcat shumëkombshe të instaluara në Kosovë Shqipëri e Maqedoni, nuk janë atje që t'i ndalë dorën vrastare as serbit e as sllavo-maqedonit. Përkundrazi- rreziku në sytë e tyre vjen nga ne, duke u bashkuar. Shikoni përpjekjet që bëhet nga UNMIK-u për të sabotuar çdo marrveshje mes Shqipërisë e Kosovës. Shiko si tatohen mallrat që hyjnë e dalin nga Shqipëria me Kosovën, por jo ashtu edhe për ato nga Serbia e Maqedonia.Në Shqipëri sot vërtitet puna a do ketë stabilitet apo jo, a do lirohen skafet për të ikur apojo. E lagu a s'e lagu skilja bishtin.
    Për mendimin tim, keq, ashtu siç është situata në Shqipëri për pjesën dërrmuese për të mbijetuar shtazërinë e ekonomisë së tregut të lirë, prapëseprapë, nuk ka arësye që të mos i fryhet kacekut të frymëzimit atdhedashës. Duhet një brez i përgatitur për çdo të papritur . Ajo sot mungon ndër ne, Shqiptarët e SHqipërisë. Sikur tërë ai mund, jetë, para, peripeci të ishte vuajtur për hir të Bashkimit kombëtar, atëhere, edhe kjo botë e fëlliqur siç është, më seriozisht do na kishte parë. Bashkimi jonë shikohet si faktor destabilizimi dhe jo e kundërta. Duhet përkushtim gjithpërfshirës, dhe jo vetëm ne këtu në forume interneti. Rinia sot në Shqipëri ka për detyrë që të ndërgjegjësohet edhe më tej se shpresat për jetë më të mirë nuk duhet të ndërtohen mbi arritjen gjithqysh në një shtet perëndimor, por duke krijuar vetë atë që mundemi për të ardhmen. Çdo ndihmë e mirëfilltë nga miku, natyrisht që mirënjihet, por jo deri në masën e vetëmohimit për të lustruar këpucët e lëmoshëdhënësit. Shikoje tjetrin me të njëjtin nivel, paçka se ç'nivel ekonomik ka. Po ashtu edhe ne jasht Shqipërisë. Mjaft harxhuam kohën duke iu përshpirtur të tjerëve.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Pellazgu : 26-07-2002 më 12:15
    Për të gjitha trojet Shqiptare nën një tërësi Shtetërore Shqiptare, t'i shkrijmë çdo energji!

  4. #14
    Shpirt i Lirë
    Anëtarësuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Erdha më në fund aty ku dua të dal. Nuk qëndron pengesa tek Shqiptarët që nuk bashkohen, por nuk i lë kjo botë e "civilizuar" që ta bëjnë një gjë të tillë
    Pellazgu, keto qe thua ti, nuk di po, me ngjajne mua nje çik me ato parafrazimet qe na bente Enveri ne kohe te tij, mbi rrezikun e jashtem qe i kanoset Shqiperise!!!

    Kesisoj te mbeshtetemi ne forcat tona!

    Nuk e kane fajin ata jashte ore Jo, e kemi vete se pari, te keqen duhet ta shikojme tek vetja jone.

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    ENI!
    Halit Methasani është PELLASGU! Ka një meritë që ka hapur një faqe në internet! Ka prej vitit 1990 në Amerikë. Ka një portret shumë njerzor. Edhe nëse është enverist (ka të botuar në faqen e tij METHASANËT ourword.cs.com edhe Intervistë në Anglisht nga djali i shokut Enver - Iliri). Shumë emocionuese është! Pse po shkruaj kështu? Po hape një herë faqen e tij, merr informacion e pastaj drejtohu ashtu siç e meriton! Populli ynë shpesh thotë "si i do mushka drutë!". Mësues Haliti ka të drejtë të mendojë e të veprojë si i do qefi, si i thotë mëndja! P.sh.mua më thotë "malok me 8 vjeçare!" Punë e madhe! Nëse Haliti nga Rogozhina mbaroj vetëm shkollën e mesme, nuk është faji i tij! Unë jam fajtor që mbarova Universitetin me Medalje të Artë! Jam treguar idjot bile që kam marrë 27 çmime Republike! Shumë malok jam treguar që morra dhe titull shkencor për studimet në elektro-energjitikën shqiptare! Tani jam malok - sipas Halitit! Po pastaj? Ai ka mendimin e vet! Kur je në mijëvjeçarin e tretë dhe ke nostalgji për Enverin, do të thotë që "ecën me kohën!".....Apo jo?
    Shëndet të gjithëve dhe lumturi!
    Agimi

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-05-2002
    Postime
    80

    Pse prishni gjakun !!!!

    Përshëndetje Agim dhe juve te tjerëve,
    Nuk kuptoj pse e prishni gjakun. Pellazgu si nentitull te asaj ç'fare ka shkruar ka shkruar "Mos u habitni me mendimet e mia " Nënteksti eshte i qarte...diçka me shtyne te them te tilla gjeta, jo se i mendoj une. Pra ai paralajmeron diçka qe ne fillim. Edhe vete ai habitet qe 11 vjet pasi qendron ne Amerike ai jeton me idene e nje revolucioni qe do permbys Ameriken prej shume kohesh ne kalbezim... Edhe vete ai habitet por si duket atij nuk i bene me pershtypje dhe na drejtohet dhe ne te jtreve "të mos habiteni..."
    Nuk eshte çudi qe shqiptaro-amerikane si pune e tij nuk shkuan ne Amerike nga qejfi por i derguan. Nuk eshte çudi qe te tille pasi bejne 5 $ nuk i kushtojne nje faqe shtetit prites dhe ta shkruajne me te madhe Faleminderit për pritjen qe me bere mua dhe kaq e kaq bashka atdhetareve te mij por i jep vend librave per gjne me te perçudnuar qe ka nxjerr rraca shqiptare (...nese ishte vertet shqiptar) Nga te tille njerez qe nuk gjejne prehje dhe çlodhje veç duke lexuar veprat e diktatorit nuk mund te presesh diskutime edhe me te mira. Diskutimet e tyre jane kopje e "Imperializmi dhe revolucioni" dhe ne duhet te degjojme te njejtat argumente si ato te ketu e njezet vjeteve me pare. Veç tash nuk i shkruan Dulla por Pellazgu.

    Por ky eshte realiteti...
    Rycki
    O moj Shqypni e mjera Shqypni....
    Ti ke pas kenë një zonjë e randë,
    Burrat e dheut të thirrsin NANË
    Vaso Pasha

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-05-2002
    Vendndodhja
    Ypsilanti Twp, MIçigan, SH.B.A.
    Postime
    226

    Agimit!

    Agim!
    Unë kur desha të të dërgoja një mesazh për ty , ta dërgova privat. dhe, sa për biografinë time, jo më kot e kam shkruar shkurtimisht tek profili im. Secili këtu në forum, po t'i interesojë, mund të shikojë. Unë besoj se nuk ka nevojë për ekspoze nga dikush tjetër. Gjithësesi, ju nuk bëni asgjë tjetër, pos vërtetimit të atyre që ju kam shkruar tek mesazhi im privat.
    Sa për Enver Hoxhën, unë mund t'ju them kaq: Lexoni librin e Reginald Hibert-"Fitorja e hidhur".
    Nëse kam ose jo simpati për Enver Hoxhën, ato janë preferencat e mija. Sinqeriteti në ato që themi këtu në forum nuk mund të vërtetohet. Duhet një kohë më e gjatë, dhe puna. Fjalët i merr era. Parapëseprapë, ne nuk mund ta marrim me mend se sa ndikojmë tek tjetri me një fjalë që themi. Vetëm arroganca nuk lë vend për demokraci. Nga ana tjetër, si kundërthënëse, për situata radikale kërkohen edhe masa radikale.
    Diçka tjetër, pa e tjerrur . Çudi, gjithato rezultate në kohën e Partisë së Punës, si i paske shpëtuar çekiçit të Enverit.
    Për të gjitha trojet Shqiptare nën një tërësi Shtetërore Shqiptare, t'i shkrijmë çdo energji!

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-05-2002
    Vendndodhja
    Ypsilanti Twp, MIçigan, SH.B.A.
    Postime
    226

    Ricky!

    Unë vërtetë ia arrita t'i tërheq vëmendjen lexuesve si ty dhe Agimit këtu, me atë nëntitullin: Mos u habitni me mendimet e mija . Përndryshe nuk do kishit reaguar ashtu siç bëtë.
    Tani, unë nuk jam Shqiptaro-Amerikan, por vetëm Shqiptar. Dhe, ashtu i varfër siç kam ikur nga Shqipëria, nuk më ka bërë përshtypje begatia në Amerikë. As " liria" nuk më ka bërë përshtypje. As emrat si Ricky Martin nuk më kanë bërë. Unë jam këtu në këtë pjesë të botës që nuk u bën përshtypje se ke ardhur nga një vend tjetër, se edhe ashtu, këtu nuk ka identitet kombëtar, edhepse mundohen me flamuj në çdo vend që të duket si komb. Ky është kampi më i madh i refugjatëve në botë. Ato që duan ta bëjnë komb këtë vend janë pikërisht Rick-at. Unë, në asnjë çast nuk do t'i bashkangjisja kombësisë time ndyrësirën e dikujt që nuk ekziston.
    Por, këtu tema qëndron, a do mund të integrohemi ne si Shqiptarë apo të koklavitemi kështu, si mos më keq!
    Përçudnimi po ngjet sot, e jo në 50 vjetët e Enverit!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Pellazgu : 27-07-2002 më 02:31
    Për të gjitha trojet Shqiptare nën një tërësi Shtetërore Shqiptare, t'i shkrijmë çdo energji!

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e arteu
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    9
    Marini ,

    Sikurse thote nje miku im , : Nuk eshte e veshtire te besh nje pasuri , e veshtire eshte te besh nje ndryshim...
    E pra nen kete fryme do te deshiroja te te pergezoja me shume sinqeritet per nismen tende me te re , pasi duket qarte se plot gjera te tjera duhet te kesh bere ne jeten tende , e duart e shpirti nuk te lene te qete ..:-))
    Vetem nje njeri qe e ndjen fort veten si autor te aksionit per te miren , si autor te aksionit kombetar mund te frymezoje dhe gatuaje nisma te tilla te cilat une i mbeshtes me gjithe forcen e zemres dhe mendjes sime.
    Filozofi i madh gjerman Fridrih Nice ndersa shkruante librin e tij te pare kushtuar Rikard Wagnerit , ne paqen e peisazhit alpin te Bazileas , larg turmes zemrake , dikur mori vesh lajmin se plasi lufta midis Frances dhe Gjermanise..
    Ai hezitoi , muzat e poezise , drames , filozofise , muzikes e kishin perfshire.. Por nuk mund ti rezistonte atdheut. “ Ketu , - shkruante Nice , - keni Shtetin me origjine te turpshme , per shumicen e njerezve nje burim vuajtjesh qe s’mbarojne kurre , nje e keqe qe i tret ata me krizat e tij te shpeshta.
    Megjithate , kur therret atdheu , shpirtrat tane harrojne vetveten , me thirrjen e tij te pergjakshme turma eshte yshtur drejt kurajes dhe heroizmit..” …

    Ja pra kjo filozofi e gjermanit , at te Zarathustres , eshte perqasja nepremjet te ciles une doja te vizatoja atdheun.
    Per mua , Atdheu eshte poezi.
    Atdheu , eshte nder ato te pakta shume te pakta koncepte , qe te vendosura perballe njeriut , i japin ketij te fundit shansin te mos e cmoje jeten , ose me e pakta te bjere ne dileme per te.
    Grishja Hamletiane “Te jesh a te mos jesh” , nuk mund te perqaset asesi me filozofite ekzistenciale , morale ,sociale , politike apo cfardo persiatje te kesollojshme , kur ne ceshtje eshte Atdheu…
    Atdheu sendertohet pikerisht ne ate dimension cerebral ku ne rast se beson, rruga qe te con e s’te kthen eshte pikerisht rruga e mosmedyshjeve , rruga e dashurise se thjeshte pa patur nevojen e justifikimeve.
    Eshte rasti ky , kur lenda eshte ide dhe ideja lende.
    Po tentoj te behem me i qarte e sigurisht me konkret duke puqur ne kete guxim timin,
    kohen , hapesiren dhe idete ku jetojme.
    Nese une vendos te hipotekoj jeten time per atdheun tim , kjo ndodh pse une nuk e besoj atdheun si politike .
    Shpesh here rievokojme jeten tone si vleren me te shtrenjte qe posedojme , ne shkembim te disa sendeve te cilat i klasifikojme dhe cmojme te shenjta si psh :
    Jeten per besmin , jeten per dashurine , jeten per mikun , jeten per nderin etj.., megjithese ka shume pak etj…..
    Atdheu ne kete klasifikim ze nje vend mjaft te denje , pasi atdheu ne konceptin tim eshte , besim –(por jo mbi Zotin) , dashuri , mik , nder..etj..
    Per te mos e mbajtur diskutimin ne keto terma radikale jete-dhenieje , me lejoni te zbutem duke ju sqaruar se dilema e sotme e cdo Shqiptari nuk eshte jeta dhe vdekja per atdheun , por qartesisht shpenzimi apo jo i jetes ne atdhe.
    Kane ndryshuar kohet e natyrisht kane ndryshuar edhe dimensionet neper te cilat pershtjellohet dilema e princit danez : “te jesh a te mos jesh”..
    Shqiptareve u ka humbur atdheu.
    Shqiptareve po bejne te pamunduren tu humbasin edhe kohen..
    Pak-kush ne keto 28 mije km2 sheh tek Shqiperia , besimin , dashurine , mikun, nderin etj..
    Menyra me mire qe shohin shqiptaret per te dashur atdheun eshte ikja.
    Vetem keshtu ne mendjet e tyre me kujtesa te fshira do te mundin nga larg te rigjejne tek vendi i braktisur , atdheun.
    Duket qesharake , por nese e sheh te abstraguar kete realitet , kupton se shqiptaret preferojne te hyjne ne Europe pa Shqiperine.
    Shqiperia endet e rraskapitur ne kete cep te ballkanit e keqperdorur ne menyren me barbare te mundshme nga shteti dhe politikanet qe vetmandatohen sipas rastit.
    Ketu ka vetem njerez qe duan te ikin dhe njerez qe duan te qeverisin, pamvaresisht nga kostot.
    Le te pranojme , ata qe e braktisin apo deshirojne ta braktisin Shqiperine me endrren per ta rigjetur dallojne thelbesisht nga ata qe duan ta qeverisin me babezine per ta vjedhur .
    Ne qe qendrojme dhe besojme se ky vend ende prodhon shprese, presim diten kur Shqiperia do te behet Europe , me pathosin e figuranteve optimiste qe fati u ka shkruar te luajne ne skenen e teatrit absurd ballkanik..
    Ne qendrojme stoike ne kete vend ku “Tirania e shperfilljes” eshte moral mbi moralin , ligj mbi ligjin , e drejte mbi te drejtat.
    Qendrojme duke e ditur se ne kemi te drejte te flasim por kurresesi nuk kemi te drejte te degjohemi….
    Shqiperia , eshte bere Pengu i pacmueshem i nje klase politike e cila dhunen e diktatures se Enver Hoxhes e ka zevendesuar me dhunen e interesave personale meskine te individeve dhe grup-individeve te caktuar.
    Per zoterinjte e politikes shqiptare , nuk funksionojne me rregullat e lojes demokratike .
    Shqiperia eshte bere Bronxi apo Harlemi i tyre , ku ligji i me te fortit percakton fatet e lojes.
    Jane te dyja palet ne nje kompromis te qarte..
    Pozita me Opoziten funksionojne si dy familje mafioze te cilat pasi kane ndare zonat e influences bazuar ne nje marreveshje te fshehte , vazhdojne njekohesisht edhe luften e eger per me shume ekspansion dhe dominim.
    Kesisoj i vetmi shpetim , e vetmja shprese per Shqiperine dhe shqiptaret , jemi pikerisht vete ne shqiptaret..
    Nuk mendoj sikurse dikush tjeter ne kete liste se "te huajt jane armiqte tane e ne duhet te mbeshtetemi ne forcat tona"..:-))
    Jo , jo kurresesi..
    Ajo cfare dua te them eshte se realisht me shume se kushdo tjeter jemi ne qe e duam vetveten..
    U bene shekuj , qe loja dashuri/urrejtje mes nesh dhe vetveteve tona , mes nesh dhe vendit tone ka prodhuar renie , shkretim , vuajte , mosshprese...
    Ti japim paqe vetes , ti japim paqe vendit tone duke kuptuar njehere e pergjithmone se vetem dashuria dhe vetem dashuria mund te na cojne ne qellimin e enderruar..
    Paqe do te gjejme kur ta kuptojme thelle brenda nesh se nuk mund te kete kurresesi shqiptare pa Shqiperi..
    Ndaj edhe them se ndonese e goditur persa eshte sarkazem tema e ketij diskutimi , jep pa kursim edhe shume dhimbje..
    Ismail Kadare , eshte shkrimtari me i madh i shqiptareve e nje nder me te shquarit e komunitetit boteror , e sidoqofte ai ne kete moment kritik nuk mund te beje ndryshe vec te ule koken kur dashakeqe i mveshin fames se tij te padiskutueshme edhe pjese te fames se keqe te vendit dhe bashkeatdhetareve te tij , qe rrjedh pikerisht nga qenia e tij pashmangshmerisht shqiptar..
    Keshtu do te ndodhe perjetesisht me te gjithe ne , sado te sukseshem , sado te arrire te jemi ne jetet tona individuale..
    Do te na shohin perhere si shqipetaret pa Shqiperi , apo ndryshe thene si njerez pa atdhe...
    E kjo eshte keq , shume keq..
    Ndaj , une e falenderoj Marinin per nismen e tij ne te cilen duket qartazi deshira per ndryshim..
    Kurre nuk duhet te shpresojme se ndryshimin do te na dhurojne politikanet..
    Ndryshimin mund ta bejme vetem ne..
    Por qe te bejme ndryshimin , duhet te besojme me pare se ne mund ta bejme Shqiperine..
    Na duhet ta bejme Shqiperine..
    Per vetet tona , per te dashurit tane , per miqte tane , per ata qe kane shkuar e ata qe do te vijne..
    Na duhet ta bejme Shqiperine qe edhe Ismail kadare por edhe kushdo tjeter te jete pa asnje medyshje e pa asnje klecke , shkrimtari shqiptar me fame boterore ..
    Ne mund ta bejme kete ndryshime , ndaj edhe duhet te gjithe ta mbeshtesim Marinin dhe idene e tij te shkelqyer..
    Per mua eshte hera e pare qe marr pjese ne diskutimet dhe temat e ketij Forumi , e ajo cka me shtyu ishte pikerisht e para gje qe me tingelloi ne vesh si e vlefshme , pra nisma e Marinit..
    Shpresoj te vazhdoj te jem prezent edhe me tutje ne kete Forum , per hir te ndryshimit , per hir te nevojes per ta pare gjithesecilin prej nesh si pjesetar te Brezit te Endrres Shqiptare..
    Marini , le te behemi te gjithe se bashku autore te kesaj levizjeje te cilen mund realisht ta pagezojme si Brezi i endrres shqiptare.
    kembengul ne nismen tende marini , sepse ndryshimin qe do te sjelle suksese i saj mundet fare lehte ta pardorim si vec fillimin e instalimit te Brezit te Endrres Shqiptare..
    Juaji
    Arteu

    Dulce et decorum est pro patria mori - Sweet and Lovely it is to die for the fatherland

    "Serenity prayer: God grant me the serenity to accept the things i can not change, the courage to change the things I can, and the wisdom to know the difference."

    blu

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-05-2002
    Postime
    80

    Pellazgut !

    Pellazgu im i shtrenjte. Ashtu sikurse e tregon nicku yt je pak mbrapa ne kohë pra je nje pellazg. Per profilin tend une nuk kam çfare te shtoj por mund ta shikosh veten dhe tek kjo pasqyra ketu : http://www.forumishqiptar.com/showth...&threadid=3893
    Une do te shtoja qe ti je nje Don Kishot ne Amerike dhe kaq. Ju komunistet shqiptar duhet te mesoni nga biri i Hrushovit qe me rastin e marrjes se neneshtetesis amerikane vitin e kaluar deklaroi "Eshte nder te jesh qytetar amerikane". Ndersa per fodullet shqiptar, Amerika eshte "kampi më i madh i refugjatëve në botë". Ja pra hopokrizija komuniste. Pse rri në Amerikë kur Amerika nuk të pëlqen? Pse e shanë kur i ha bukën ?Nejse, ku ka logjike ne idete komuniste.
    Duke pare nje profil tjeter ketu ne forum, ate te Eni (qe te me fal qe po i citoj emrin) ndoqa linkun qe te çonte tek faqja e saj në internet. Aty pash dhe kete fakt tek nje rubrike "Perse kjo faqe"
    ... sepse „Unë kam marrë vetëm hakun tim. Babai ynë i përbashkët Enver Hoxha, të ardhurat e çifligut të vet Shqipëri, ua ka ndarë me dorë në zemër popullit të tij, sipas punës dhe meritës. Për shëmbull, kooperativistit i jepte 20-30 lekë për ditë pune, aq sa ai i kishte mjaft, se po t'i jepte më shumë, tërbohej dhe nuk dilte çdo ditë në punë. Enveri, gomarit i jepte një dorë kashtë, kurse atit tagji. Punëtorit i jepte pak më shumë se fshatarit, sa të mbante shpirtin gjallë sepse ai s'kishte tjetër gjë përveç krahëve.
    Atyre që i mbanin në këmbë pushtetin, u jepte edhe diçka më shumë sepse i kishte besnikët e vet që i ruanin pushtetin, u jepte edhe më shumë, që të ishin gjithmonë vigjilente. Kurse mua që më dërgoi me detyrë dhjetëmijë kilometra larg, që të mos e tradhëtoj, më dha hakun tim. Ndërsa ty dhe shokëve të tu, armiq të betuar, ua bëri vendin në shtëpinë pa qera dhe u jepte një kothere buke thatë që të vdisnin aty pak nga pak, për të trembur me ju të tjerët që të rrinin urtë.“

    Rrefimi i nje sigurimsi ne SHBA (cituar nga „rimekembja“)
    Gjeje veten dhe ti ne kete histori....
    Se ç'permend njefarë Ricky zotrote. Që je analfabet kjo nuk perbene ndonje çudi por kur nuk di te riprodhosh nickun e dikujt me mire kopjoje. Keshtu eshte njelloj si une te shkruaj nickun tend "Pallezgu". Sa per ato faktet për Ricky Martin, nuk di ç'të them por di që ai nuk besoj se ka bërë ndonjë mëkat me të madh nga ati yt shpirtëror që i pëlqenin ato punë. Ndërsa ai Ricky qe ti permend eshte nje artist dhe krenaria e latinove, ati yt shpirteror ishte jo vetem nje homoseksual por dhe figura me bastarde e popullit te vete.
    Gjithë urrejtja jote për të tjerët e ka burimin tek teoria bolshevike dhe tek inferioriteti i klasës së cilës ti i perket. Ke të drjtë ta mbrosh Enver Hoxhën se ti kujton se ai ishte mbrojtësi i klasës tende (injoranteve, dembelëve dhe njerezve pa asnje vlere) por ai veç "kllasave" qe permbysi ua futi dhe juve. Ti vet thua qe u largova si i varfer ne Amerike. Me 1991 shqiptaret veç babait tend shpirteror nuk kishte kush ti linte te varfer....
    Nejse, po e le ketu kete diskutim sepse, duke ditur qe komunistet nuk kane tolerance dhe nuk dine te ndryshojne mentalitet jo duke shkuar ne Amerike por edhe ne hene po te shkojne, eshte e kot te diskutosh.
    Të më falin të tjerët që dola nga tema por nëse ka pengesa sot zhvillimi i Shqipërisë kjo vjenë nga fakti që komunizmi jo vetëm nuk ka marr fund por eshte rigjalleruar. Sot Shqiperia drejtohet nga kuadrot e shkolles V.I.Lenin. Ata nuk mund te bejne me shume....
    Rycki
    Ndryshuar për herë të fundit nga Rycki2001 : 29-07-2002 më 08:45
    O moj Shqypni e mjera Shqypni....
    Ti ke pas kenë një zonjë e randë,
    Burrat e dheut të thirrsin NANË
    Vaso Pasha

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Çfarë mendoni për Ahmet Zogun?
    Nga honzik në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  2. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  3. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  4. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-04-2007, 00:05
  5. Jezuiti italian që adhuronte Shqipërinë
    Nga PLaku-i-Detit në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-08-2004, 06:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •