Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Peter Ustinov dhe Shqiperia

    nga gazeta korrieri (Ben Andoni)
    ------------

    Kush eshte Peter Ustinov


    Emri i tij i vertete eshte Peter Aleksander von Ustinov dhe ne te gjalle arriti qe te nderohej me titullin e larte Ser. Ai ishte lindur ne 16 prill te vitit 1921 dhe do te mbyllte syte, vetem pak jave me pare ne 29 mars. Ustinov ishte njekohesisht aktor, shkrimtar dhe dramaturg. Fale talentit te tij te gjithanshem, ne kemi nje reportazh, qe eshte bere, teksa ka udhetuar nje dite ne Shkoder nga Hani i Hotit, ne vitin e larget 1966. "Eshte e pasjellshme dhe aspak politike qe te besh humor me varferine; mungesa e informacionit eshte nje fakt, e cila nuk toleron asnje argument", thote ai ne fillimin e shkrimit per Shqiperine. Ndersa, vetem pak me vone, ai do te shtjelloje idene e tij, per Shqiprine ashtu si e ka njohur. Ai do te fshikulloje hapur rregjimin komunist ne shkrimin e tij dhe nuk i fal asnjehere nenshtrimin, qe i ka bere popullit te tij. Ky nenshtrim eshte i gjithanshem, por nga ana vizive, ai tmerrohet me imazhet e shumta, qe e mbysin kudo veshtrimin e tij dhe qe i thurrin lavde Diktatures. Reaksioni, qe krijohet tek ai, eshte i qarte: Per te Shqiperia eshte si Haiti, por nje Haiti me sllogane. Kush do te deshironte qe te njihte Shqiperine e mes viteve '60, duhet te lexoje shkrimin e tij. Kane mjaftuar pak ore te nje guide turistike nga Hani i Hotit deri ne Shkoder, kuptohet me nje mundesi teper te kufizuar, qe syri i tij, te kape gjera pa fund per vendin tone, qe na duken 40 vjet me pas, kaq te gjetura. Ja pse kur e lexon ate e beson plotesisht se ai ishte nje talent i madh.

    Origjina

    Ser Peter Ustinov ka nje origjine shume mikse. Vete i jati ishte me origjine gjysme gjermane dhe gjysme ruse. Ai kishte qene pilot i Gjermanise ne Luften e Pare Boterore dhe nderkohe me vone ne vitin 1930 ka punuar si atashe i shtypit ne Ambasaden gjermane ne Londer. Po ashtu, e jema e Peter, ishte nje ruse me emrin Nadezhda Leontievna Benois. Ajo kishte nje prejardhje te cuditshme mikse: italiane, ruse dhe frenge.

    Peter vete beri debutimin e tij ne art ne vitin 1938 dhe pas sherbimit ushtarak te Luftes se Dyte Boterore, korri suksesin e tij te pare me "The Love of Four Colonels in 1951" (Dashuria e kater Koloneleve ne vitin 1951). Kurse karriera e tij si dramaturg u be e njohur me rolin e tij me te mire "Romanoff and Juliet" (1956). Ai ka bere Neronin, ne nje rol fantastik ne filmin "Quo Vadis?" (1951), "Captain Vere" (Kapitenin Vere) ne rolin e Billy Budd (1962), Lentulus Batiatus ne filmin "Spartacus" (1960) etj. Autobiografia e tij e titulluar "Dear Me (1977)", eshte pritur shume mire nga publiku i gjere. Ai ka marre dy Oskare ne karriere. Nje ne filmin "Spartacus" (1960) dhe nje tjeter ne filmin e titulluar "Topkapi" (1964). Pikerisht, dy vjet me pas, ai do te bente udhetimin e tij te pare dhe te fundit ne Shqiperi, por ky udhetim ishte i kufizuar vetem ne Shkoder. Ai qe e njeh Shqiperine sadopak, do te njihet me nje rrefim te thjeshte dhe me cudirat e socializmit shqiptar ne vitin 1966. Eshte koha, kur Shqiperia eshte dhene e tere pas Kines. Pak vite me pare eshte prishur me Bashkimin e madh Sovjetik dhe e gjithe ndihma tashme vjen nga Kina. Shqiperia jeton kudo me mobilizimin e madh, per te realizuar detyrat e njerit prej planeve pesevjecare ne te gjitha fushat. Nje kinezeri e tere ndjek udhetimin e Ustinovit, qe me vezhgimin e mprehte jep nje tablo, per zhvillimin, historine dhe kulturen, fale pak elementeve qe ka ne zoterim. I vetmi burim, ku referohet, eshte shoqeruesi, nje militant i ri i Partise, qe pergjigjet gati me sllogane per te gjitha pyetjet, qe i behen. Por, tymi qe derdhet frikshem ne qytet; njerezit e varfer; dyqanet jo te plota dhe slloganet, ia veshtiresojne punen shoqeruesit shqiptar, ndersa ndihmojne ne pershkrimin e tij te paster Ustinov.

    Pervec aftesive te tij artistike, Ustinov fliste lirisht anglisht, frengjisht, gjermanisht, italisht, rusisht, spanjisht dhe kishte njohuri te mira ne greqisht dhe turqisht. Qe nga 1969, ai fale statures se tij, u zgjodh si nje ambasador per UNICEF dhe UNESCO.

    Jetonte ne fund te jetes ne Zvicer dhe atje edhe eshte varrosur ne nje ceremoni private ne 3 prill te vitit 2004. Ben Andoni



    ----------

    Fituesi i dy Oskareve, Peter Ustinov: Si e pashe Shkodren me 1966
    I pameshirshem me situaten fatale, ne te cilen gjendej vendi, Peter Ustinov, qe ka qene pak ore ne Shqiperi dhe pikerisht ne Shkoder, na jep nje tablo te vendit me 1966. Ai dhe grupi i tij turistik haset me provokatore; me oficeret kineze; me femije, qe i kane mbledhur enkas, qe te kendojne per ta, me nje muze "te cuditshem" etj. Te gjithe kete situate e komplikon dhe shoqeruesi shqiptar, nje i ri dogmatik, qe u flet per mrekulline socialiste. "Eshte nje ironi e hidhur, qe te gjitha veset qe shqiptaret i atribuojne kolonializmit ata i kthejne ne virtyte me vete duart e tyre. Kurre pervec Haitit, nuk kemi ndjere njerez kaq te perpuzur nga liderat e tyre. Shqiperia eshte Haiti, por me nje ndryshim... sepse ka sllogane", perfundon me sarkazem autori

    Nga Peter Ustinov*

    Eshte e pasjellshme dhe aspak politike qe te besh humor me varferine; mungesa e informacioneve eshte nje fakt, i cili nuk toleron asnje argument. Por teorite mund te zhvillohen ligjerisht, kur vjen puna per te sqaruar disa pune shteterore. Jugosllavia tashme ka fituar armiqesine e kinezeve dhe te shqiptareve dhe pavaresisht koheve te shkuara te marredhenieve te mira me anetaret e tjere te Bllokut Lindor, kohe e pagezuar prej tyre me emrin "Politika e Revizionimit", duket se momentalisht nuk eshte as me shume e as me pak sesa ne nivelin praktik te nje adaptimi te teorive te prera dialektike te nevojes se bashkeekzistences se kohes. Mund te kete gjera per te kritikuar ne Jugosllavi, madje dhe mund te argumentosh per ato, por nga jashte shquhet lehte se gjeja e vecante e qeverise se tyre eshte idealisht e shoqeruar me nevojat aktuale dhe rritjen e nivelit te zhvillimit te vendit. Ne te gjitha ngjarjet e kohes sone, politika e tyre eshte fleksibile dhe eshte e hapur per mendimet e reja.

    Kudo ne pikat e saj kufitare, i huaji mund te futet lirisht dhe do te habitet me deshiren e mire, qe ekziston, kurse ne Shqiperi mund te futesh vetem ne grupe, ku rekomandohet qe te jene te pakten jo me pak se 20 vete, ose te mund te behet thjesht nje eskursion ditor nga Jugosllavia, kuptohet gjithmone brenda nje si kordoni sanitar me autobuz. ...

    ***

    Ndersa rruga keqesohet dhe shoqeruesi jugosllav i shkurton fjalet per udhetimin setepermi. Aqsa, te duket, sikur kemi nje solemnitet ku nje atlet amerikan i eshte dhene mundesia per tu futur ne Shtepine e Bardhe, per ndonje gare te "Vullnetit te Mire". Nderkohe, ne te gjithe, paralajmerohemi qe te mos pyesim shume dhe gjithashtu dhe te mos presim shume pergjigje nga pyetjet tona. Po ashtu, na keshillohet qe te mos bejme gabimin e nje grupi paraardhes, qe kishte bere pyetje per telin me gjemba, qe ishte i lidhur me korent dhe qe tani shtrihej pergjate veshtrimit tone deri ne kodrat e te gjithe rajonit te kufirit shqiptar. Kuptohet, qe edhe ne kete rast, shoqeruesi shqiptar kishte dale nga situata, duke shpjeguar se kjo ishte nje mase parandaluese per te ndaluar bagetine, qe te largohej ne territorin e huaj. Pak caste me vone, per t'iu ruajtur stuhise, qe mund te vinte nga pyetjet e turisteve thjesht kishte nenqeshur. Ky akt, qe quhet tradheti ne Shqiperi, te kercenon qe mund te marresh fund, ndersa neve, qe te mbarojme me kujdes kete udhetim te perbashket. Kuptohet se ne interesin tone apo te harmonise nderkombetare, qe na shoqeron ne grup, ne na keshillohet qe te mbajme te qeshuren, ose ta konsumojme thjesht vetem mes vete.

    Ne kete kohe, rruga eshte bere shume e keqe, nga c'kuptohet se ne i jemi afruar shume kufirit. Kjo behet evidente, kur nga larg shquhet nje shtepi roze, qe eshte e vendosur ne brigjet e Liqenit te Shkodres. Tashme, linja famekeqe e klonit, duket qarte se shkon infinitisht drejt veriut; ndersa ne jug shtrihet liqeni me qilimin e tij te tulipaneve te ujit dhe me siperfaqen e fjetur, qe pasqyron malet e thate perreth. Nje ushtar pershendet, futet ne makinen tone, pershendet perseri, i mbledh pasaportat, pershendet perseri, dhe zhduket per gati nje gjysem ore. Sakaq shfaqet nje djale gjithe muskuj, me nje buzeqeshje te vazhdueshme ne fytyre dhe me disa sy, qe te duken si abstrakte. Ai na fton nderkaq "Mireseardhjen ne Shqiperi", pa harruar te na thote se ai do te jete shoqeruesi yne, qe flet anglisht.

    Neve na lejohet qe te marrim lirisht fotografi, sipas tij, por dihet: vetem duke mos perfshire ne fokusin tone objektet ushtarake. "Kufiri, -ai na tregon me gisht, -eshte nje objekt ushtarak. Ne mund te zbresim, -perseri sipas tij-, qe te shtrijme pak kembet e lodhura, por aparatet tona do te qendrojne ne autobuz". Ka shume ushtare perreth dhe u be menjehere e qarte per syte tane se ne vazhdim te iniciativave kineze edhe ketu jane te zhdukura fare spaletat. Keshtuqe, nga ana vizuale, nuk ka ndonje ndryshim te madh te oficereve nga ushtaret. Ushtari me pasaportat rishfaqet, pershendet, pershendet perseri dhe e kthen cdo pasaporte tek i zoti. Ne kthehemi perseri ne autobuz, ushtaret pershendesin dhe ne largohemi sakaq.

    Lavdi Marksit dhe Leninit

    Rruga, apo ajo qe mund te quhet e tille, na merr dhe na drejton ne nje territor ideal "Injun", qe duket si e pikuar nga materialet vullkanike. Ne presim kokekuqin, shefin e paevitueshem, qe na rishfaqet papritur dhe pak si tmerrshem perpara, me arradhen e tij te trimerive ne gjoks (Stemat-modeli kinez, shen. i Red). Gjithsesi, ne vend te tij, syte na mbesin ne nje sllogan te Enver Hoxhes, Sekretarit te Pare te Partise Komuniste te Shqiperise, emri i te cilit eshte mberthyer ne nje faqe mali me guralece te bardhe, ndersa ne tjetren i pergjigjet sllogani "Laudi Marksizem-Leninizmit" (Lavdi Marksizem -Lenizimit).

    Njerezit e vjeter, qe hasim rruges, ngulin vshtrimin tek ne, ndersa femijet na pershendesin me shume entuziasem. Fytyrat ne pergjithesi kane cilesine statike dhe te brishte, te atyre imazheve, qe jane te pikturuara ne muralet romake. Shqiptaret jane ne pergjithesi te vegjel fizikisht, por te ndertuar mire dhe kur nuk jane te erret, ata jane me te vertete shume te mire. Ka nje krenari te madhe kombetare ne vend, qe i takon races se tyre te vjeter antike te ilireve, qe e ka furnizuar Romen me disa perandore dhe shume fisnike. Dhe, me sa duket, edhe fjala "Lavdi" eshte qartesisht perkthimi i fjales latine "Laudi".

    Pergjate dritareve shohim se fshati (shkodran) duket si i zhytyr ne fushat e medha te duhanit. Shoqeruesi na shpjegon se perpara Clirimit, Shqiperia ishte aq shume e prapambetur sa nuk eksportonte duhanin, por vetem e importonte. Tashme, cigaret prodhohen ne vend, madje disa prej tyre edhe me filter. "Ne vitin 1944, -ai vazhdon me tej,- Shqiperia kishte vetem 8 traktore. Ndersa tani ka 7500". Nga keta, per syrin tone, asnje nuk eshte i dukshem ne komplekset e vecanta te fermave kolektive, nga ku kalojme. Ka megjithate nja dy makina shirje, qe duken se jane te zmontuara pjeserisht. Duke iu afruar qytetit, duken dhe ndertesat e reja, ndersa ndermjet tyre, jane shtepite qe nuk bien ne sy dhe qe kane qene te ndertuara nga turqit, gati tre shekuj te shkuar. Pastaj, kudo ka sllogane, nje nga te cilat na duket si shume i cuditshem, pak a shume si "Lavdi te vjelures se patates!". Cdo njeri, qe ka njohur ndonjehere ne jeten e tij skamjen, mund te ndjehet lehtesisht i pezmatuar, sesa shume energji eshte harxhuar per te pikturuar dhe per te hedhur per njerezit kudo sllogane. Ato kane rilevuar shpatet e kodrave me emra dhe mesazhe, ndersa nga ana tjeter, shikohet qarte se sa shume ka per te bere ende ne aspektin konstruktiv te vendit.

    Ndersa, makina jone i afrohet qytetit te Shkodres, shoqeruesi na tregon ate qe ai e paraqet si "Zonen industriale te qytetit": Fabriken e Telave Elektrike; Fabriken e Cigareve dhe te tj. Ne verejme me kete rast ne distance nja dy oxhaqe, qe vjedhin nje shtrese tymi te holle dhe te zi ne qytet. Shoqeruesi vazhdon qe te na shpjegoje politiken e vendit te tij ne drejtim te imperialisteve dhe revizionisteve dhe deklaron qe tani, eshte duke u ndertuar socializimi, pa asnje ndihme.

    Fatkeqesisht, ai e ben deklarimin e tij ne pjesen me te keqe te rruges. I duhet qe ta perseri ate, sepse tundja e vazhdueshme e makines, e ka kthyer pafundesisht te padegjueshem per te gjithe grupin. Ai e ben kete pa ndonje elegance dhe veshtrimi gjithe ankth i shoqeruesit jugosllav, na sugjeron se me kete sjellje, ne jemi ne buze te nje incidenti tjeter diplomatik. Ne kete lloj vendi, vetem ironia e pakujdesshme te mban thjesht jashte fushes. Por, gjithsesi me prere, eshte vetem te kritikosh.

    Dreka ne Shkoder

    Qyteti i Shkodres eshte nje koleksion shtepish anemike, te uleta, te rrenuara qe jane te rrethuara nga rruge me gjurme te largeta asfalti. Kudo ka shume pluhur. Kokrrizat e tij e bejne vete rrugen e tyre te patrazuar. Guralecet e vegjel jane kudo neper rruge, ashtu si orizi i dasmes, qe sperkat ciftin pas ceremonise. Ne qender, ka nje teater relativisht impozant, qe ishte natyrisht i mbyllur ne vere, por qe kuptohet ashtu si na u duk, se nuk kishte ndonje pune te madhe edhe ne dimer. Nje park simpatik e rrethon ate, me pak drure dhe me disa imazhe heronjsh. Dreka na jepet ne Hotelin "Turist" dhe ketu edhe njehere kopshti, qe pame pak me pare, eshte pamja me e kendshme, qe na bie ne sy.

    Vetem kater makina kaluan gjate qendrimit tone dhe ato ishin kater te vetmet, qe ne kishim pare deri atehere. Dy nga ato ishin "Pobieda" ruse, qe dukeshin si te pikturuara me nje kaki helmuese, dhe qe zakonisht perdoren per oficeret e larte, ndersa dy te tjera jane nje tip "Fiati" i viteve 1800, qe ndriconin diten me kromimin e tyre. Prej tyre, pame qe te dalin gjashte ushtarake kineze. Kishte nje banket brenda me te ngrena, dolli dhe fjalime, dhe nderkohe, qe ne soditnim jashte nje linje e kapeles se ushtarakut kinez, u shfaq tutje ne korridor.

    Dreka eshte e thjeshte, por e mrekullueshme. Vera e tyre eshte e mire, konjaku pak i ashper, por i pishem dhe cigaret te mira, si kudo gjetke jashte. Megjithate, mbulesa e tavolines, ka dragone te stampuar, ndersa letra higjenike ne banjo, ka mbishkrimet "Toilet Paper, Manufactured in the People's Republic of China". Mbishkrimi eshte lehtesisht i dukshem. Ne dyqanin e dhuratave, ka dy portrete shume te medha te Maos dhe te Enver Hoxhes dhe ajo qe na bie ne sy eshte se ka me shume sllogane sesa dhurata.

    Gjate drekes, nje burre i gjate me nje kemishe te kuqe dhe me nje kapele te cuditshme mbi koken e tij, qe ishte ne nje tavoline fqinje, na pershendeti me perzemersi ne te huajt. Ai dukesh pak a shume si Raymond Massey, ne momentin e realizimit te nje prej karaktereve te tij me te frymezuara. Kemisha e tij ishte pak e nxjerre nga njera ane e ijeve, dhe ne mundem qe te shikonim gjysem cope buke, qe ishte e fshehur pas kesaj stature. Dukesh qe ishte pak i dehur dhe pas pak u ul me ne duke filluar qe te flase ne serbo-kroatisht me shoqeruesin tone jugosllav, duke ofenduar qeverine shqiptare.

    Kuptohet se ne te gjithe u sollem me nje admirim pak si te kufizuar, por menjehere shoqeruesi shqiptar u be shume nevrik dhe tinzar. Duke folur me nje shqipe te shpejte, ai e kercenoi njeriun shkurt, duke perdorur nje ton racional dhe teper "te qete". Fatkeqesisht per te, kur erdhi fjala per "policia", ajo kuptohet se u shqiptua njesoj, si shqiptohet kudo, keshtu qe nuk mund te kishte asnje maske per qellimin e tij. Shoqeruesi kuptohet se u mundua qe t'i fshehe te gjitha keto pas nje sjellje te rastit. Burri u be dhe me shume agresiv dhe shoqeruesi u largua duke leshuar nje veshtrim kercenues. Pas kesaj, pame se menjehere arriten dy police ne porten e kopshtit: nje i veshur me te bardhe, dhe nje tjeter me nje pardesy te erret. Te dy u perkulen per te studiuar skenen direkt permes gjethnajes, qe ndante kopshtin me lokalin. Qe ne fillim, ata na dhane imazhin e asaj qe kemi identifikuar nga filmat per Diktaturen dhe kur te gjithe reaguam, ata filluan qe te qeshin. Qeshja nuk u duk si nje sjellje shume e mire dhe ca me teper me qellim te mire, por gjithsesi, u duk se shprehu nje lloj kenaqesie.

    I piri, rastesisht harroi, qe te bente perseri si i dehur, ashtu si beri ne fillim kur e ftuam dhe e qerasem me vere. Nderkohe, i fiksoi syte mbi shoqeruesin jugosllav dhe nxorri shuplakat me nje menyre aspak te fisme, shoqeruar me nje veshtrim depertues, duke i kerkuar atij qe te pohonte se kishte ardhur ne Shqiperi per te spiunuar, apo nese ishte anetar i UDB-se, policia sekrete jugosllave. Ne e pyetem ate ne italisht se pse ishte kaq shume i interesuar per kete. Apo mos ishte valle kjo, nje pjese e punes se tij? Ai u be menjehere perseri si i pire dhe pastaj vazhdoi duke na prekur miqesisht ne kurriz. U ngrit nga vendi qetesisht, e drejtoi veten dhe eci drejt, pa as edhe me te voglen veshtiresi.

    Ne kuptohet se asnjehere nuk do te mesonim te verteten per te, por vetem pak caste me vone ne e pame "te pirin", qe zbriste i patrazuar neper qytet dhe per me teper nuk kishte me asnje shenje polici.

    Krenaria

    Pas drekes, ne u bashkuam perseri me njeri-tjetrin ne makine dhe na derguan qe te shikojme Kalane e Shkodres, e ndertuar sipas shoqeruesit, ne shekullin e 10-te para Krishtit. Por, qe ne momentin, qe ai na kumtoi se Plani i Peste pesevjecar do te mbaronte ne vitin 1975, ishte i menjehershem per ne reagimi qe te fillonim, qe te dhenat e tij statistikore, t'i kalonim ne vrimat e kripores.

    Ai na shoqeroi ne pjesen me fotozhenike te Keshtjelles, qe ishte e mbeshtetur ne koder, dhe qe dukej si nje dhemb i thyer ne nje cope camcakizi. Ne kete vend, na tha se mund te benim fotografi. Pak me vone, kur zbritem, ne pame me syte tona se cfare pamje kishte fshati tipik shkodran, qe ishte prane liqenit. Shoqeruesi i shkrete nuk e kishte parashikuar se pikerisht ate dite, rreth njezet njerez, shume prej tyre fshatare te varfera, pak femije lakuriq dhe nje burre per te ardhur keq, qe ishte i paralizuar, do te na shtriheshin dhe do te na shfaqeshin ne rruge. Ai shkoi tek ata dhe me shume egersi u beri me shenje qe te ngriheshin, sepse keshtu ata tregonin "Shqiperine e Re" dhe slloganin "Lavdi Marksizem Lenizimin". Ne, kuptohet se mundem qe te fotografonim kete veprim patriotik.

    Pak kohe me vone, brenda nje klubi te vogel- tip kasolleje, qe mbahej si bar, elita lokale u tregua shume mikpritese dhe na ofroi nje pije duke ngritur dolli per miqesine ne mes te kombeve."Eshte per te ardhur keq", tha nje mesoburre prej tyre teper entuzist ne frengjisht,"qe ju nuk mund te shkoni ne Tirane. Tirana!". Syte e tij u ngriten lart dhe i dha nje puthje me dore kryeqytetit."Tirana c'est comme Paris!"Dritat e rruges ndricojne te gjithe naten!"

    Ishte koha per ne qe te vizitonim tashme muzeumin, nje ndertese e ulet me stuko te verdhe, qe ishte e rrethuar nga nje kopsht i harlisur, e ne te cilin pak gurre varresh turq dhe disa shenja relikesh romane, dukeshin te shtrira ngado. Eshte karakteristike e vendeve te militarizuar dhe te varfer, qe ato te jene posesive per cdo gje qe ka lidhje me historine e tyre, qofte dhe nese kjo lidhje, eshte fare e larget. "Zogjte tane, bletet tona, mizat tona", shoqeruesi do te insistonte vazhdimisht dhe tendenca e tij eshte shtrire ne gjatesira, ku ne kuptohet se asnjehere nuk do t'i llogarisnim seriozisht.

    Interesi historik i muzeumit eshte i paket, por atje ka nje model xhami me dy rosa, qe jane te nderfutur ne te. "Rosat tona", na thuhet. Ne nje rast tjeter, shoqeruesi na tregon pjese telash dhe gjerash, qe lidhen me nje fabrike. "Prodhimet e fabrikes sone te kabllove". Disa kepuce shume specifike per gra dhe disa lloje komordaresh per bicikleta burrash kane gjetur rrugen per ne muzeum, sebashku me bustet shume te medha te liderave politike dhe disa piktura te frikshme te Realizmit Socalist, qe jane te punuara nga piktoret lokale.

    Reliket e Rezistences

    Ne seksionin e muzeumit, qe i kushtohet historise se hershme, ka shume fotografi te patrioteve, qe cdokush e dergojne ne konkluzione, per te mos i besuar, si p.sh. deri tek paradokse. qe mjafton qe te ndihmosh nje burre te vjeter ne rruge per t'u cilesuar edhe vete si nje hero. Cdo fytyre heroi ka nje pamje artistike, nje imazh, i cili i ngjan pak a shume te gjithe muzeumeve ballkanike. Patriotet, ne foto, duken sikur jane te kapur, vetem pak caste perpara se te varen, edhe pse ka te ngjare qe shume prej tyre te kene vdekur ne krevat, thjesht prej moshes. Kokat ne keto riprodhime ballkanike pandrueshemrisht duken se e takojne qafen ne vendin e gabuar dhe ku mustaqet ne fytyre kane forma te tilla sa te duken se me shume mund te mbledhin ndonjehere gjakun, qe mund te dale prej hundes.

    Ne nje shfaqje tjeter, vizitorit i shfaqet nje makine shkrimi e vjeteruar; nje pale kepuce pa lidhesa; nje laps; nje pale lidhesa, te gjitha, qe jane te perdorura nga partizanet ne disa raste te jashtezakonshme. Pjesa e rezistences eshte e perfaqesuar me nje bluze te pergjakur "qe i takon nje shokut tone dymbedhjetevjecar, qe eshte kapur dhe eshte torturuar deri ne vdekje nga jugosllavet".

    Ndersa ne dalim nga muzeumi, nje batalion me femije (te ashtequajturit shoket e vegjel, qe jane vetem tetevjec) parakalojne dhe kendojne kenge per partizanet. Nga imazhi, qe na krijohet, duket se ata jane mobilizuar vetem rastesisht per ardhjen tone. Sepse, ne jemi nje turme aq shume ekzotike per ata, sa kenga e tyre vdiq pak nga pak ne buzet e femijeve, pasi kuptohet se kishin minuta, qe kishin dale krejtesisht nga toni i duhur. Vetem nje vajze e vogel kishte prezencen e duhur mbi ta, qe te bertiste fort"Fashist!" dhe pastaj te qeshte me ndroje, teksa kapte veshtrimin tone te interesuar per te.

    Cdo perpjekje eshte bere per te na mbajtur ne larg qytetit deri ne oren 04.15 te pasdites. Sepse, pas kesaj, dyqanet hapen dyert perseri, pasi ne u larguam. Dukesh fare qarte se duhej pastruar vendi per banditet e huaj, perpara se ata te zbulonin se nuk kishte asgje per te blere. Ne fakt, ka pak eksagjerim ne kete, sepse dua te them se nje dyqan u hap pak si padashje pak me heret se te tjeret, ne ate dite. Atje kishte vetem paste dhembesh kineze, canta plastike per shoping kineze, krehera kineze, kozmetike kineze, maja pene kineze, blloqe shkrimesh kineze dhe boje shkrimi hungareze.

    Ne u larguam pikerisht nga rruga qe edhe erdhem. Ne kufi, pati dhe nje vale tjeter pershendetjesh, sepse pershendetja tek e fundit nuk kushton asgje. Ndersa ne ikem shoqeruesi na tha: "Mirese te vini ne Republiken Popullore te Shqiperise".

    Simbolet e bashkimit

    Monedha vendase eshte Leku. Monedhat 50 Lekshe kane nje anije me avull ne njeren ane dhe ne tjeter kane nje simbol te fitores ne vitin 1940. Ne anen tjeter, te nje monedhe, nje makine e paraluftes eshte duke ecur qetesisht ngjitur me nje tren. Keto ideale piktorike te industrializimit jane simbole te deshperuara te pamjes se vjeter, jo vetem per vendin, por edhe per aspiratat e njerezve te tyre.

    Kinezet ne dreken qe hengrem ne Shkoder dukeshin si komisioneret e distrikteve ne Afrike, pothuaj 50 vjet me pare, duke bere humor banal me shefat lokale dhe duke pershtatur ritet e tyre teper kurioze per vendasit. Me sa duket, ketu eshte nje toke pjellore per patrinalizimin e Kines dhe ne kete vizite teper te nevojshme, por teper te shkurter dhe teper siperfaqesore, ne kemi dalluar nje revansh te vertete te Kines per vitet e qendrimeve patrinuese te te bardheve ndaj tyre. Tani, kjo marredhenie eshte e drejtuar tek keta njerez, vertete ne krenarine e tyre, por ne mizerje dhe nen veshjen e vellazerise. Kjo eshte vellazeria e "Vellait te Madh".

    Varferia, si ne kemi thene ne nisje te ketij shkrimi, nuk eshte nje fushe ku mund te kritikohet. Por, kjo te ndodh qe ta besh, kur ti meson se Shqiperia eshte eksportuesi i gjashte me i madh ne bote per kromin dhe kjo eshte koha, kur ju filloni qe te kujtoni qe kjo shkalle e mizerjes se madhe, ne kete vend, eshte gati falas dhe te duket e cmendur.

    Amerikanet, greket dhe jugosllavet (pervec shoqeruesve dhe shofereve) nuk lejohen ne kete vend. Shqiperia i ka zgjedhur miqte dhe armiqte e saj. Ne kete rast edhe kjo iniciative ka qene gjithmone e ndermarre nga Shqiperia, qe te ben te besosh se Marksi, Lenini dhe pavaresisht Senatorit Josef McKArtni, se nuk ka ndonje konflikt ne mes te Komunizimit dhe Kapitalizmit, sepse ne kete menyre, keshtu si e shohim, nuk ka asnje pike kontakti. Ne nje Shoqeri te pasur, Komunizmi nuk mund te jetoje gjate pa ndryshuar fillimisht komplet fytyren e tij, qe eshte krejt i pabesueshem dhe per veten e tij. Kjo eshte aq e vertete sa mund te shkoje me percaktimin, qe Kapitalizmi eshte i pamundur pa kapitalin.

    Nuk ka alternative per Shqiperine, sepse tashme eshte vetem ky sistem per kohen e mbetur. Gjithsesi eshte e trishtueshme, por duhet te thuash se shpresat e tij jane te limituar shume dhe jane krejt te dala boje. Per Stalinizmin qe te mbijetoje eshte esenciale qe vendi mos te beje progres ne nivelin personal, por duhet te beje nje progres te vertete. Sepse Stalinizmi eshte i tepert dhe kete e kane provuar shume nga vendet socialiste. Eshte nje ironi e hidhur, qe te gjitha veset qe shqiptaret i atribuojne kolonializmit ata i kthejne ne virtyte me vete duart e tyre. Kurre pervec Haitit, nuk kemi ndjere njerez kaq te perpuzur nga liderat e tyre. Shqiperia eshte Haiti, por me nje ndryshim... sepse ka sllogane.



    *Autori ka vdekur vetem pak jave me pare dhe eshte nje personazh i njohur i botes artistike dhe filantropike. Reportazhi i tij per Shkodren eshte publikuar ne "The Atlantic Monthly" ne nentor te vitit 1966

    Pergatiti Ben Andoni



    ---------


    Te lumte Ben !

  2. #2
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485


    the albanian oscar? lol....

    Love him!
    Where does a thought go when it's forgotten?

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •