Lajme nga Bankat

Tre drejtorė, 320 milionė lekė pėr tė shpėrblyer veten

Autori i Lajmit: Genci Ēobani
Ashtu siē mund tė merret lehtė me mend, pjesa mė e madhe e shpenzimeve tė tepruara, tė cilat kanė sjellė si pasojė edhe njė tejkalim tė madh tė fondeve tė parashikuara nė buxhetin e shtetit 2004 pėr shpenzimet, u pėrket atyre institucioneve ose ndėrmarrjeve, tė cilat, me tė drejtė, nė listėn e aseteve tė shtetit shqiptar konsiderohen si “gjigandėt” e ekonomisė. Dhe, Albtelekomi ėshtė njėri nga ata, jo vetėm pėr sasinė e parave qė qarkullon, por edhe pėr nivelin e tė ardhurave qė krijon, duke u favorizuar edhe nga fakti se, aktualisht, kjo ndėrmarrje (e tipit sh.a., me aksioner tė vetėm shtetin) ėshtė pothuajse dominuese 100 pėr qind e tregut tė telefonisė fikse nė vendin tonė. Megjithatė, nuk bien mė poshtė edhe disa institucione, krejtėsisht buxhetore, tė cilat mbahen me fondet e shtetit, ku, nė mėnyrė tė veēantė, ajo qė shquhet nė kolonat e konkluzioneve tė KLSH-sė, ėsjhtė Drejtoria e Shėrbimeve Qeveritare. Do tė ishte gabim tė thuhej se, dėmi i shkaktuar, i cili nė totalin e tij arrin nė 2,8 miliardė lekė pėr tre muaj ėshtė shkaktuar vetėm nga kėta dy emra. Sepse, pėrveē disa segmenteve tė administratės shtetėrore, tė cilat pėrmenden, njė ose dy herė, ka edhe tė tjera, me karakter kombėtar ose lokal, tė cilat, nuk janė mė pak tė fokusuara nė listėn e kontrollorėve tė Kėrēukut, si Drejtoria e Hekurudhave, Ministria e Transporteve, Drejtoria e Pėrgjithshme e Rrugėve, njė sėrė bashkish dhe institucionesh lokale nėn vartėsinė e tyre etj. Por, mė shumė se sa dėmi, ajo qė tė bie nė sy ėshtė mėnyra dhe shkaqet nga se ėshtė shkaktuar ai; duke filluar qė nga tejkalimet e limiteve pėr telefona (fiks dhe celularė), tek pritje-pėrcjelljet dhe shpėrblimet e pamerituara pėr punonjėsit dhe, veēanėrisht drejtuesit e tyre dhe, deri tek afera tepėr tė dyshimta, si dhėnie me qira, pagesa pėr punime tė pakryera, mosarkėtime shitjesh (gjithashtu, tepėr tė dyshuara pėr fiktivitetin e tyre) etj. Nė fakt, tė gjitha kėto, pavarėsisht nga shuma me tė cilėn shprehen, janė objekt i mirėfilltė pėr tė filluar hetime dhe ndjekje penale pėr autorėt, pasi kemi tė bėjmė me abuzime tė qėllimshme me fondet e shtetit. Megjithatė, tė paktėn deri tani, asnjė rast nuk dihet tė jetė denoncuar nė Prokurori, ose tė jetė dėrguar nga kjo e fundit nė sallėn e gjyqit. Bie, gjithashtu nė sy se, njė merak mjaft i madh pėr drejtuesit e ndėrmarrjeve nė pronėsi tė shtetit, ka qenė jo vėnia nė eficensė e ndėrmarrjes nė fjalė dhe rentabiliteti i saj, por shpėrblimi i vetvetes, edhe kur ndėrmarrja nė fjalė ka rezultuar me humbje. Rasti i Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Hekurudhave, e cila ka shpėrblyer veten me 23,16 milionė lekė, megjithėse vazhdimisht ky sektor ka rezultuar me humbje dhe mbahet me financim nga shteti ėshtė ndoshta mė tipiku. Por, mė pas nuk mbetet as Albtelekomi, i cili ka dhėnė, jo pak, por plot 295318000 lekė shpėrblime (dy paga mujore pėr punonjėsit e tij), ndėrkohė qė, siē thuhet nė materialin e KLSH-sė, “kjo shoqėri nuk ka realizuar treguesit, sipas programit ekonomik dhe financiar tė miratuar”(!). Nė total, Albtelekomi ka krijuar njė dėm prej rreth 6,5 miliardė lekėsh. Duhet theksuar se ky dėm nuk ėshtė krijuar vetėm gjatė vitit 2004 (kur nė fakt, i gjithė efekti negativ nė buxhet ėshtė 2,8 miliardė lekė), por pėr njė periudhė kohe qė daton qysh nga viti 2001. Pėrsa i pėrket vitit 2004, vetėm nė zėrin e shpėrblimeve, Albtelekomi ka dhėnė gjithsej mbi 295 milionė lekė tė reja, ndėrkohė qė, mė pas nuk kanė mbetur as institucione tė tjera, me bilance edhe mė negative, ose edhe mirėfilli buxhetore, si Drejtoria e Pėrgjithshme e Hekurudhave (23,16 milionė lekė), Drejtoria e Shėrbimeve Qeveritare (2,9 milionė lekė) etj. Ndėrkohė qė, jo mė pak dėme janė shkaktuar edhe si pasojė e shkeljeve nė procedurat ligjore tė prokurimeve (tenderat), tė cilat, nė total arrijnė nė rreth 33,7 milionė lekė.

Dėmet e shkaktuara nga procedurat e tenderimeve (nė lekė)
1. Ministrina e Drejtesise-13296000;
2. Albtelekom-12997000;
3. Drejtoria e Shėrbimeve tė Trupit Diplomatik-2992000;
4. Banka e Kursimeve-1963000;
5. Drejtoria e Shėrbimeve Qeveritare-1584000;
6. Drejtoria e Pėrgjithshme e Hekurudhave-297000;
7. Prokuroria e Pėrgjithshme-264000;
8. SHISH-105000;
9. Bashkia Vlorė-60000;
10. Ministria e Transportit-58000
TOTALI-33616000

PARADOKS
Specifika shqiptare: Akuzat
bėhen, tė dėnuar nuk ka(!)
Pak ditė mė parė, nė njė sėrė organesh tė shtypit tė pėrditshėm shqiptar, pavarėsisht nga pozicionimi i aluduar ose i deklaruar i tyre ndaj kuotave tė spektrit politik nė vend, u paraqitėn disa lajme qė kishin tė bėnin me njė fakt, gjithsesi tronditės pėr buxhetin e varfėr tė shtetit shqiptar; deri nė fund tė tremujorit tė parė tė vitit ku ndodhemi, shpenzimet kishin regjistruar njė shifėr shpėrdorimi (termi mė i butė qė mund tė pėrdoret nė kėtė rast, me dėshirėn e mirė pėr tė shmangur fjalėn “abuzim”, e cila, nė analizė tė fundit pėrbėn njė vepėr tė rėndė penale, sidomos kur bėhet fjalė pėr abuzimin, nėse ky vėrtetohet si i tillė, me paratė e taksapaguesve shqiptarė) prej rreth 22 milionė dollarėsh, ose rreth 2,8 miliardė lekė tė reja. Nė tė vėrtetė, nė pothuajse tė gjitha rastet e publikimit tė kėtyre fakteve nė shtyp, referenca ishin burimet e Kontrollit tė Lartė tė Shtetit (KLSH), ose, siē jemi mėsuar tė themi rėndom, tė kontrolleve tė ushtruara prej tij nė institucionet e ndryshme shtetėrore dhe publike, tė njohura ndryshe me emrin grupues, “buxhetore”. Vetė KLSH, nuk e mori pėrsipėr njė gjė tė tillė, pra, vetėquajtjen si burim zyrtar i lajmit. Madje, nė faqen e tij tė njoftimeve nė internet, zyrtarėt e tij dukej qartė se kishin bėrė njė pėrpjekje tė vakėt pėr ta pėrgėnjeshtruar kėtė. Ndėrkohė qė, gjithmonė duke iu referuar qėndrimit tė shpallur nė faqen e sipėrpėrmendur, hartuesit e tekstit, sidoqoftė ishin treguar tė kujdesshėm qė tė mos pėrgėnjeshtronin shifrat e servirura nė shtyp, si dhe subjektin sė bashku me autorėsinė e shpėrdorimit tė tyre, institucionet buxhetore. Saktėsisht, nė kėtė publikim, KLSH kėrkonte vetėm qė media tė mos u referohej burimeve tė tij, sa kohė qė raporti pėrkatės, me tė dhėnat konkrete, nuk kishte kaluar ende pėr miratim nėpėr vargun e procedurave tė parashikuara me ligj pėr konsumim deri nė konsiderimin zyrtar tė konkluzioneve. Aktualisht, gazeta “Ballkan” ka arritur tė sigurojė tė dhėna mė tė detajuara, jo vetėm pėr hollėsitė numerike tė shifrave qė nė totalin e tyre pėrbėjnė shpėrdorimin prej 2,8 miliardė lekėsh, por edhe tė natyrės sė tyre, si dhe tė institucioneve qė mbajnė peshėn kryesore nė kėtė fenomen. Ajo qė tė shqetėson dhe qė bie qartė nė sy edhe nga statistikat qė po botohen sot, nė tabelėn pėrkatėse (tė cilat, nė tė vėrtetė janė vetėm njė pjesė, ndoshta mė tipikja, por, jo mė e madhja, pėrsa u pėrket lekėve qė i “ka ngrėnė” buxhetit tė shtetit) ėshtė se, shpenzimet e tepruara, qė kanė sjellė edhe kėtė humbje, tė konstatuar deri tani, janė bėrė pėr disa zėra, normalisht tė konsideruara si luksoze, siē janė tejkalim drastik i fondit tė telefonave, shpėrblimet e pamerituara, pritje-pėrcjellje etj.

Nano shkurton shpenzimet qeveritare
Vėrtetėsinė e shifrave tė Kontrollit tė Lartė tė Shtetit e ka pranuar edhe vetė kryeministri Nano, i cili deklaroi dy ditė mė parė se, tashmė qeveria ėshtė e detyruar tė korrektojė jo pak, por plot 2 miliardė lekė nė zėrin buxhetor pėr shpenzimet e saj. Shifra e dhėnė nga Nano pėrkon pothuajse 100 pėr qind me shifrėn e pėrfolur nė shtyp pėr shpėrdorimet e shpenzimeve qeveritare, tė cilat, sipas raportit, ende tė papublikuar tė KLSH-sė arrijnė nė 2,8 miliardė lekė, ose rreth 22 milionė dollarė.


Data e Publikimit: 14/05/2004