Tregtia
Jeton Demi - 21/05/2004
Coca-Cola prezanton ambalazhin dhe presidentin e ri pėr Shqipėrinė
Ambalazhi i ri i Coca-Cola-s do tė jetė i mbėshtjellė me ngjyrėn e flamurit shqiptar dhe me shqiponjėn dykrenare nė mes tė shishes, ndėrsa president i ri do tė jetė i biri i Kristina Buzit, Luka
Ambalazhi i ri me ngjyrat e flamurit shqiptar dhe presidenti i ri janė prezantuar me rastin e 10-vjetorit tė fillimit tė aktivitetit tė Coca Cola Bottling Shqipėria sh.p.k. (CCBS) nė vendin tonė. Prezantimin e kėtij ambalazhi tė ri e ka bėrė amdinistratorja e pėrgjithshme e CCBS-sė, Kristina Buzi, ku nuk i ka kursyer superlativat pėr flamurin shqiptar, qė do tė jetė simbol i kėtij ambalazhi tė ri. Ky produkt i ri futet nė treg jo rastėsisht me nisjen e sezonit tė ri veror, nisur nga fakti qė, sipas Buzit, shitjet e pijeve freskuese tė Coca-Cola-s rriten me 40 pėr qind gjatė sezonit veror. Dhe po tė marrim parasysh lidhjen e fortė qė ka simboli kombėtar (flamuri) me turistėt kosovarė, por edhe pėr shqiptarėt nga trojet e tjera, duket se Buzi me ambalazhin e ri ka synuar qė tė rrisė edhe mė tej shitjet gjatė kėtij sezoni, duke synuar grupin e turistėve nga Kosova apo edhe tė shqiptarėve nga Maqedonia dhe mė gjerė qė do tė pushojnė kėtė verė nė brigjet shqiptare.
Buzi Junior, presidenti i ri i Coca Cola-s
Luka Buzi ėshtė i biri i Kristina Buzit dhe ėshtė zgjedhur vetėm disa muaj mė parė si president i Coca-Cola Bottling Shqipėria sh.p.k. Buzi gjatė fjalės pėrshėndetėse nė gjuhėn shqipe theksoi: 2 vitet e fundit kanė qenė themelore pėr sa i pėrket rritjes tė tė ardhurave tė kompanisė sonė. Gjatė viteve tė ardhshme do tė punojmė mė shumė mbi organizimin nėpėrmjet trajnimit tė stafit, ku do tė pėrcaktohet edhe njė zė i veēantė investimesh, si dhe nė njohjen sa mė tė mirė tė tregut nė Shqipėri, shtimin e mjediseve nė stabilimentin aktual, punėsimin e punėtorėve tė rinj veēanėrisht tė moshės sė re, por nuk mund tė lėmė pa pėrmendur shpenzimet pėr energjinė elektrike pėr shkak tė ndėrprerjeve qė vazhdojnė tė jenė prezente nė Shqipėri. Por pika mė e fortė mbėshtetėse, e jashtme dhe e brendshme, ėshtė risia.
Aktiviteti i CCBS pėr 2003-shin
Pesė milionė arka unitare tė produktit The Coca-Cola Company tė shitura gjatė vitit 2003, shpėrndarja e ujit mineral Tepelena, 164 tė punėsuar janė kėto shifra qė e kanė bėrė biznesin CCBS-nė nė Shqipėri njė nga rastet e suksesshme tė sipėrmarrjes italiane.
Krijoni Kontakt