Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 25 prej 25
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Na u preken komunistet....O miki ti je nje komunist 24 karatesh dhe kjo duket ne ato qe shkruan e nga menyra se si shkruan. Po mos valle ndonje prej atyre ne parlament eshte babai apo vellai yt qe na u preke ti. Epo merre vesh se nuk eshte vetem Spahiu qe i shan po eshte nje popull i tere ( hiq ca kokrra si puna jote ) Sa per komunizmin dhe komunistet Shqiperia nuk do beje hair pa i zhdukur ato. Dhe pa zhdukur ideologjine e qelbur komuniste qe ka zene rrenje ne kokat tuaja.
    Edhe ti o manokell ia ke fut kot. Ti kushedi nga e ke origjinen ( nga krahina fushore e Kucit apo nga fusha e Skraparit ) qe na del e na flet brockulla ketu. Po te ishin ne rregull moderatoret shkrimin tend duhej ta kishin fshire se fyen nje pjese te mire te popullsise Shqiptare. Po nejse do flasim here tjeter per keto gjera se tani nuk kam kohe te zgjatem. Hajt TUNG !

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Se desh harrova. Edhe ty o.... ( desh te thira me emer ) korkodil tu hap goja . Po rri o burre i dheut se nuk jeni me te kulturuar se ato qe merrni neper goje. Ore keni goje e flisni duke u fshehur pas nje pseudonimi. Epo kjo nuk eshte e ndershme. Me mire te heshtni e mos u ndjeni. Eshte me e shendeteshme per ju......

    O Shkodra13 mos u merr me keta komuniste se i njoh mire une. Per llafe e duke ndenjur te kompjuteri jane trima e duhet te kesh kohe te merresh me ta . 100 sopate ti bien nje ashkel nuk u hiqet.
    hajt shnet...

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-05-2004
    Postime
    2
    Krye parlamentari Pellumbi duhej te merrte masa disiplinore edhe ndaj deputeteve te majte, servilave te Nanos qe hiqen"TE KULTURUAR" por qe ekane treguar fjalorin e tyre edhe here te tjera.I kemi pare ata -kryengritesit e 97 dhe po a ahtu edhe fjalorin e tyre.

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e krokodili_73
    Anëtarësuar
    14-06-2003
    Postime
    382
    Ndoshta nuk do ta kisha marrë kurrë mundimin të shkruaja një artikull të tillë, sikur të mos më kishte ngacmuar këmbëngulja e sime bije për të mësuar kuptimin e vërtetë të frazës “dhe është duke jua kalëruar nënën”, të cilën deputeti legalist Ekrem Spahia e artikuloi...

    ...mes çirrjeve e histerizmit përballë dhjetëra kamerave televizive nga foltorja e legjislativit shqiptar. Por është e vështirë që një vajze, që sapo ka prekur adoleshencën e parë, t’ia shpjegosh ose së paku, t’i gjesh kuptimin më të gënjeshtërt të togfjalëshit banal, pasi çdo tentativë për t’ia zbërthyer atë jashtë kuptimit pervers të saj, do të ishte sa qesharake aq edhe idioteske. T´i shpjegosh një 15-vjeçareje se nënat, përveçse janë të shenjta, ato edhe mund të kalërohen, do të ishte një tentativë absurde, e cila në rastin më të pakët, ime bijë do të më merrte për të çmendur. Ndaj preferova rrugën e shkurtër, duke gjetur shpëtim tek argumentimi se “do të kesh kohë të kuptosh se ky është një fjalor i veçantë, që përdoret vetëm në Parlamentin tonë dhe që njihet nga ata që e përdorin këtë lloj gjuhe”. Dhe mora më pas penën, si për t´i dhënë asaj një përgjigje tjetër, duke qenë i bindur se ajo nuk do ta marrë kurrë një përgjigje të tillë, pasi thjesht, nuk i lexon gazetat.

    Ajo, çka ndodhi në Parlamentin shqiptar të enjten e kaluar, nuk ka asgjë të re, në raport me atë çka ka ndodhur rëndom edhe herë të tjera, në po atë sallë dhe nga po ata protagonistë të perversitetit histerik e të banales demode. E reja është se askush nuk e pati guximin të ndeshej e të zihej ballazi, duke treguar kështu, të paktën, se ishin burra që vinin nga Veriu i Shqipërisë apo nga pjesët e shkëmbinjta të Jugut të saj,atje ku zënkat me fjalë grash nuk njihen, madje, munxosen sikundër munxoset një femër e përdalë. Në fakt, në vend të forcës fizike e burrërore u përdor gjuha nepërkë, e cila të krijoi idenë e atyre zënkave që prostitutat e Kalkutës shkëmbejnë me njëra-tjetrën nga njëra anë e trotuarit në anën tjetër, në njërin prej bulevardeve më të prostituuar të qytetit indian. Ndoshta, jo konotacioni pornografik i sharjeve dhe i fyerjeve ekstreme, që u shkëmbyen mes deputetëve shqiptarë brenda tempullit të ligjit,por diçka tjetër është ajo që ne na fyu e na poshtëroi në një masë më të poshtër sesa vetë ata, të cilët u shanë nga nënat e tyre. Fakti që në legjislaturën e shtatë të shtetit të së drejtës, në Parlamentin e këtij mijëvjeçari të ri, të mandatuarit e popullit fyejnë poshtërsisht jo më nënat e njëri-tjetrit, se sa dinjitetin e gjithsecilit prej nesh jodeputetë, që presim të mësojmë se sa do të ulen tarifat e telefonisë fikse, që jemi në ankth se çfarë do të bëhet me fatin e atyre mijëra ish-të përndjekurve apo të dimë se përse dhe sa do të vijojmë të jemi kaq fatalisht të varfër. Nëse partive politike, dhe aq më shumë prijësave të tyre, u intereson të krijojnë ushtri të tilla me kësi injorantësh e legjionarësh, që s´kanë asgjë të përbashkët me të bërit politikë e të ndërtuarit shtet të së drejtës, të humburit e mëdhenj të një politike të tillë gladiatorësh mbetemi ne. Dhe përmasat e kësaj humbjeje bëhen të disafishta kur në fund të legjislaturës mësojmë se kë kemi arritur të nxjerrim në krye si përfaqësues të popullit dhe se për kë vazhdojmë të mbushim sheshet, sallat e bulevardet. Sa për ilustrim, nëse do t´i bënim një skaner të përciptë Kuvendit 2004, do të doja të sillja në vëmendje të lexuesit pjesën më pak të dukshme të Parlamentit shqiptar, atë që qëndron pas mikrofonave perëndimorë e tabelave elektronike, prodhime të gjigandëve Philips e Siemens. Legjislativi i sivjetshëm, i përbërë prej 140 deputetësh, mund të quhet si legjislativ i ekonomistëve. 28 të tillë, 23 inxhinierë dhe 27 mësues, janë skalionet e para të ligjvënësve shqiptarë, të cilët ndiqen nga repartet e mjekëve, 11 të tillë, nga gazetarët 10, e më pas, nga një grusht ushtarakësh e po kaq agronomësh. Juristët në Kuvend janë vetëm 15, pjesë e të cilëve juridikun e kanë si shkollë të dytë korrespondence. Vetëm 20 deputetë e gëzojnë titullin profesor-doktor, ndërsa doktorë të shkencave numërohen 16. Me një moshë mesatare prej 45-vjeçësh, si gishtat e dorës mund të gjenden ata që dinë një, dy e rrallë tri gjuhë të huaja. Krahasuar me nivelin e legjislaturave të kaluara, Parlamenti i 2001-2005-s konsiderohet si një ndër legjislaturat më të dyshimta në përbërje të të cilit, repartet e tifozëve agronomë përpunojnë e gjenerojnë konfliktin, shesin për trimëri fjalorin e rrugës apo bëjnë të fortin, vetëm duke e përdorur gjuhën në nivelin e saj më të ulët. Ende sot, pas 14 vjetësh shtet të së drejtës, është vështirë të kuptohet se si vijojnë të ngjiten në majën e këtij tempulli njerëz të tillë të rastësishëm, të cilët nuk kanë asgjë të përbashkët me atë që quhet ngrehina më e lartë ligjore e një shteti, që kërkon t´i bashkohet trenit të Evropës së vlerave. Pakkush mund ta kuptojë se çfarë e keqe do t´i vinte Nanos dhe Berishës, nëse në llogoren e parë të kandidimit të rreshtonin akademikët, juristët e moshës së dytë, konstitucionalistët apo atë brez të shkolluarish në kolegjet amerikane e evropiane, të cilët, pjesa më e madhe e agronomëve-deputetë i kanë parë e dëgjuar përmes dokumentarëve të Discovery Chanell. Duke e ditur skemën e partive dhe të liderëve të saj për një demokraci të tifozëve dhe parti të kongresmenëve, nuk do të doja të sugjeroja një pastrim rrënjësor nga një fenomen i tillë, por të paktën, të krijohej fronti i parë i botës së akademikëve dhe intelektualëve të ligjit, të cilët do të sillnin në Kuvendin shqiptar pjesën evropiane të një klase politike, prapa së cilës skllavomilitantët partiakë nuk do të mund të shanin më nga nëna ose të paktën, do të shanin, por në mënyrë më akademike. Sharje e fyerje, madje dhe grushta, ndodhin dhe kemi parë edhe në parlamentet evropianë apo në ato të Azisë së tejzhvilluar, por në asnjë rast nuk kemi ndeshur të luftohet kundërshtari në mënyrë burracakërisht të poshtër, duke u sulmuar me armë të ndryshkura apo me batare fjalësh të denja për një kafe pijetarësh në periferi të qyteteve të provincës. Kjo betejë gladiatorësh të fjalës vjen jo se politikanët tanë janë primitivë, por ngaqë ata kanë një inters të tillë, atë të mbajtjes apo marrjes së pushtetit me çdo çmim, çka i bën të verbër dhe luftëtarë pellgjesh. Në fakt, kjo do të ishte përgjigjja, të cilën do të doja t´ia jepja drejtpërsërdrejti sime bije, edhe pse ajo do ta kish sërish e sërish të vështirë të kuptonte se përse brenda një populli të tillë, partitë vazhdojnë të zgjedhin ngrenë e të çojnë në Parlament përfaqëues, që shajnë si të ishin prostitutat e bulevardeve të Kalkutës.

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Cka asht Shqipnija qi me nxjerre breza njerezish te shquem e politikanesh tash e pare?

    Kujtonju pra ju qi s'e merrni vesht se cka don me thane me asgjesue breza te tille si ai i Anton Harapit, Mustafa Krujes, Ernest Koliqit, Xhevat Korces, Lazer Shantojes e shume e shume tjere.

    Kujtonju se cka don me thane me zhduke brezin e klerikeve qi keto breza i pregatiti e institucionet e tyne prej kah shume prej tyne dolen.

    Kujtonju cka don me thane "kultura" e mbjellun prej komunizmit.

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema të Ngjashme

  1. Gjilani
    Nga cod3r në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 10-05-2009, 13:18
  2. Urgjenca për planifikimin e rrugës Morinë-Prishtinë-Merdare
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-01-2009, 11:16
  3. Si i njoha Nanon dhe Berishën.
    Nga BlueBaron në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 23-01-2008, 19:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •