Ne nje dekomentar per tregonin avokatet e mandeles ngjarje nga vitet ne burg te Mandeles me shoke..

Por Pjetri me shok ben burg me shum se Mandela por pa avokate..
Mandela ne fund te botes dhe u be ceshtje e gazetave te europes e pjetri me shoke 100 km vij ajrore nga Italia nuk u "zbulua" kurre nga gazetaria europiane..

sa cudi..

nejse..



gazeta panorama shkruan..


-------

pėrkthimi nė burg

Si e dorėzoi librin para pak ditėsh ish- Ministri i Punėve tė Brendshme tek botuesi Bujar Hudhri. Rrėfimi i detajuar i pėrkthyesit pėr librat qė pėrkthente me detyrim nė burg


Arbnori: Hekuran Isai mė ka ruajtur librin nė shtėpinė e tij

Si shfrytėzoheshin njohuritė e tė burgosurve Mirash Ivanaj, Kuteli, Gjon Shllaku, Vexhi Buharaja…

Pjetėr Arbnori

Nė vitet e burgut, intelektualėt shfrytėzoheshin pėr t“i shėrbbyer pushtetit. Udhėheqėsit donin tė dinin c“ndodh nė botė, me historinė, mendimin, letėrsinė, ekonominė, politikėn, shėrbimet sekrete, etj. Pėr kėtė shėrbenin njohuritė e shumta tė Mirash Ivanajt, Mitrush Kutelit, Gjon Shllakut, dhe shumė eruditėve tė tjerė, tė cilėt ishin tė detyruar tė pėrkthenin librat qė iu duheshin pushtetarėve, tė cilėt i mabnin vetėm pėr vete. Ata libra nuk botoheshin pėr masėn dhe nuk dilnin kurrė jashtė rrethit tė ngushtė tė udhėheqjes. Njėri nga kėto libra “Ngritja dhe rėnia e Rajhut tė tretė” i publicistit Uilliam Shirer ishte ruajtur deri nė kėto ditė nga Hekuran Isai, ish-Ministri i Punėve tė Brendshme, nė shtėpinė e tij. Para pak ditėsh, ai, ndėrsa dėgjonte pėrkthyesin e kėtij libri Pjetėr Arbnori tė fliste nė televizion pėr kėto pėrkthime, vendosi ta nxjerrė nga raftet e tij kėtė libėr dhe e dha pėr botim. Tė gjithė historinė qė nis nga ky gjest e deri nė vitet e vėshtira kur punohej nė dhomat e pėrkthimit nė burg, Pjetėr Arbnori e rrėfen pėr gazetėn “Panorama”, nė njė material qė do tė shėrbejė edhe si parathėnie e librit qė pritet tė dalė nė qarkullim nga shtėpia botuese “Onufri”. a.p.



Njė mbrėmje mė ra telefoni.
- Alo, jam Bujar Hudhri, botues. Zoti Arbnori, a mund tė pimė njė kafe bashkė diku?
- Me kėnaqėsi.
- Nė cilėn kafene?
- Mė mirė se nė shtėpinė time s’ka vend tjetėr.
- Pėr njė ēerek ore jam gati. Kam pėr t’ju bėrė edhe njė surprizė.
- Po jam me bashkėshorten.
- Edhe unė jam me bashkėshorten. Kafen e pjek tė mirė, rakinė e kam tė zgjedhur.
Pėr ēerek ore erdhi zoti Hudhri me zonjėn. Nė dorė kishte njė torbė tė mbushur me diēka.
Filloi biseda. Unė nuk flas kurrė pėr historitė e burgjeve nė sy tė njerėzve tė mi, aq mė pak nė sy tė fėmijėve, por kur mė vijnė shokė, gjuha shkon ku dhemb dhėmbi. Por gjithmonė bisedoj pėr anėn humoristike tė problemit. U fol pėr gjuhėt e huaja, si i kisha mėsuar, si i ruaja librat, si i kopjoja me dorė, madje edhe fjalorėt. Mė pyeti pėr pėrkthyesit e burgosur qė njihja dhe pėr veprat, tė cilave u kisha dalė pėr zot.
- Pjetėr, ju kam dėgjuar njė natė nė televizor, duke folur pėr pėrkthimet e burgut. Ishte interesante. Ju ka dėgjuar edhe dikush tjetėr qė s’jua merr mendja, Hekuran Isaj, ish-ministri i Punėve tė Brendshme. Kur thatė se nuk keni nė shtėpi asnjė libėr tė pėrkthyer nė burg, ai mė mori nė telefon dhe mė tha: Veprėn e Uilliam Shirerit “Ngritja dhe Rėnia e Rajhut tė Tretė” e kam unė nė shtėpi tė pėrkthyer nga Pjetėr Arbnori. Mė vjen zor ta takoj, po do t’jua jap ju, qė t’ia dėrgoni.
Dhe nga torba e mbushur, Bujar Hudhri nxori njė nga vėllimet e vjetra, tė zverdhura, tė shtypura me makinė shkrimi. E njoha menjėherė dhe u gėzova kur pashė emrin tim si pėrkthyes. Mė kishin ndihmuar pėr disa kapituj dy shokė tė burgut.
- Dua ta botoj se ėshtė libėr me vlerė. Do tė dėshiroja qė tė bėnit juve njė parathėnie, ku tė tregoni se si bėheshin pėrkthimet nė burg.
- Qoftė e bėrė - i thashė.
Tani po shkruaj disa faqe me kujtimet e atyre ditėve tė vėshtira. I faleminderit Bujar Hudhrit, i faleminderit edhe Hekuran Isajt. Mė 1955, kam qenė ushtar nė repartin 9808 nė Skelė, Vlorė. Aty erdhi edhe njė rreshter me emrin Hekuran Isai, i cili rrinte me kėshilltarėt sovjetikė se kishte bėrė njė kurs 6-mujor nė Armeni apo Azerbajxhan. Mė vonė, atė e ngritėn nga tre shkallė, deri sa e zgjodhėn Sekretar tė Komitetit Qėndror dhe Ministėr tė Punėve tė Brendshme.
Nė shtator 1983, bashkė me shumė shokė tė mirė, fillova njė grevė urie 19 ditėshe, sepse na prenė ushqimet e familjes “me qėllim qė t’i lehtėsojnė familjet e tė burgosurve”. Lejohej vetėm njė pako me 2 kg nė muaj me biskota, marmelatė, margarinė, sheqer. Asgjė tjetėr. Pra, ishte njė vdekje e ngadalshme urie.
Ne qėndruam. Presionet e kėrcėnimet e komandės, ishin tė tmerrshme. Njė ditė, erdhi njė helikopter qė zbriti afėr burgut. Thanė se erdhi ministri i Brendshėm, Hekuran Isaj. Nuk hyri brenda. Nė darkė, na komunikuan se do tė kishim tė drejtė tė blinim njė gjysmė kilogram djath nė muaj dhe gjysmė kile zarzavate, ose fruta nė dyqan. Sigurisht, me paratė tona. Ne e ndėrpremė grevėn...
Pas tetė vjetėsh, nė 1991 si Nėnkryetar i Komisionit pėr tė Drejtat e Njeriut, shkova nė Burgun e Ri pėr vizitė. Drejtor burgu gjeta Ismail Mustėn, ish-drejtorin tim tė burgut tė Burrelit, i cili besoj se e mban mend sa herė mė ka futur nė birucė me ēimento, nė dimėr. Nuk i dhashė tė njohur. Vizitova Nexhmije Hoxhėn, pėr tė cilėn kam shkruar njė artikull, vizitova edhe Hekuran Isain nė qeli. I pyeta ēfarė mė takonte, a i rrihte njeri, a i jepnin ushqim, a u bėnin takim, a kishin rroba tė mjaftueshme fjetjeje. Hekuran Isai sado qė nuk i dhashė tė njohur, mė njohu dhe mė tha:”Si unė, si ju, e dimė ē’ka qenė pėrpara dhe si ėshtė tani. Kėrkoj vetėm njė gjė: Kam mbaruar hetuesinė. Pres tė dal sa mė parė nė gjyq. Nėse mudn ta shpejtoni procedurėn do t“ju falenderoja. I thashė se nuk ishte kompetenca ime.
Kaq janė marrėdhėniet e mia me Hekuran Isain, qė nga viti 1955. Mė erdhi mirė qė nuk dha urdhėr pėr tė qėlluar demonstruesit, kur u rrėzua busti i diktatorit Enver Hoxha nė 20 shkurt 1991.
Mė erdhi mirė kur ma dėrgoi pėrkthimin tim tė librit tė Ė. Shirer: Ngritja e Rėnia e Rajhut tė Tretė. (Pak kapituj janė pėrkthyer edhe nga Abdulla Sollaku e Daut Gumeni).
Nė pranverė tė vitit 1951, ime motėr Antonjeta, u burgos pėr tė dytėn herė politikisht. Mbasi ndjenji shumė kohė e izoluar dhe pak kohė nė burgun e madh tė Shkodrės, e dėnuar me dhjetė vjet, njė ditė na erdhi nė shtėpi njė zarf i hapur me adresėn e saj tė re: BURGU I ARMIQVE TE POPULLIT. PUNETORIA QENDRORE E ARTIZANATIT E MINISTRISE SE PUNEVE TE BRENDSHME, TIRANE.
Pritėm sa mori nėna rrogėn e pesėmbėdhjetėditėshit dhe u nisa me dy trasta, njėra me ushqime, tjetra me rroba pėr tė takuar motrėn time njėzetvjeēare. Si arrita me tė pyetur te Medreseja, zbrita poshtė nė njė fushė tė larė, ku mė zuri syri njė kamp pėrqendrimi tė rrethuar me mure tė larta, tela me gjemba dhe korrenti dhe kulla rojash.
- Te ajo dritarja me hekura e katit tė dytė, roja vrau kot sė koti Kasem Zhupėn, diversantin e hedhur me parashutė bashkė me Ethem Ēakon, - na shpjegoi njė ish i burgosur qė kthehej pėr tė marrė vėrtetimin e punės.
- Ndėrsa nė arėn aty pėrballė, te shtėpia pėrdhese, ku dallohet njė pllakė mermeri, qe rrethuar dhe vrarė Qemal Stafa dhe qe arrestuar nga fashizmi e fejuara e tij, Drita Kosturi, komuniste e orėve tė para.
- Drita Kosturi – ndėrhyra unė pėr t’u shitur se di edhe unė diēka - tani ėshtė dėnuar pėrsėri njėzet vjet nga shteti komunist si “spiune e imperializmit”. Tani ka ardhur kėtu nga Shkodra bashkė me motrėn time dhe paska ēdo ditė pėrballė vendin ku iu vra i fejuari dhe u arrestua vetė. E dhimbshme shumė!
- E dhimbshme, po sa mė pak tė flasėsh, aq mė mirė ėshtė pėr ty!
Te porta e madhe e hekurt, pranė njė kanali me ujė tė ndenjur, ishin ngulur si kryqe ca dėrrasa tė shkruara me tė zeza: ARMIQTE... ORDINERET... OFICINA... RROBAQEPSIA... MESAGJERIA...
Pranė secilės dėrrasė, ishin grumbulluar sopratasa dhe torba me emra tė varur qė prisnin radhė, pėr t’u futur brenda portės. MESAGJERIA kishte mė pak torba, dhjetė apo pesėmbėdhjetė. Ish i burgosuri mė tregoi se nė atė sektor, gjendeshin pėrkthyesit.
Akoma nuk e kam marrė vesh, pėrse ai sektor quhej “Mesagjer”, sado qė kam kontrolluar shumė fjalorė tė huaj dhe sado qė mbahem se kam pėrkthyer libra nga katėr gjuhė tė huaja.
Pas shtatė vjetėsh, kur motra kreu dėnimin e dytė mė shpjegonte nder tė tjera: Ishin herė dy, herė tri dhoma pėrkthyesish. Nė to ishin tė mbyllur njerėz ndėr mė tė nderuarit e burgjeve, qoftė nga dituria, qoftė nga pozita qė kishin pasur. I shikoja nga larg, por e kishim tė ndaluar tė komunikonim me ta. I pari, ishte Mirash Ivanaj, ish-ministri Reformator i Arsimit i kohės sė Zogut. Mė 1945, Enver Hoxha e ftoi tė vinte nga mėrgimi nga… “pėr tė ndihmuar atdheun”. E thirri nė zyrė, diskutuan gjatė bashkė, nuk u morėn vesh nė asgjė dhe diktatori Hoxha e dėrgoi tė ftuarin nė burg, e dėnoi, e la tė vdiste nga sėmundjet dhe uria. Eshtė proverbiale qė te tabela MESAGJERIA, nuk dukej kurrė njė torbė apo njė sopratas me emrin e Mirash Ivanajt, por ėshtė edhe mė proverbiale fakti qė ēdo drekė, idealisti Ivanaj shtronte njė mėsallė tė pastėr, njė copė bukė, njė pjatė me bollgur tė neveritshėm, njė vezė tė zier, kurrė tė qėruar, gjithmonė tė mbėshtjellė, me muaj pa u ngrėnė, njė copė djath tė thatė qė gjithnjė e ēonte te goja, po kurrė nuk e kafshonte, nė mėnyrė qė tė mos i jipte njeriu gjė, e as tė mos pranonte njė ushqim prej tė tjerėve. Nė kėto kushte, pėrktheu me muaj e vite profesori i nderuar dhe ne, nxėnėsit e asaj kohe, mėsonim dispensa tė pėrgatitura prej tij dhe shokėve tė tij, derisa ai dha frymėn e fundit. Nė Mesagjeri punoi edhe shkrimtari i shkelqyer Mitrush Kuteli alias Dhimitėr Pasko, njė stilist i pėrsosur dhe njohės i shquar i gjuhės shqipe dhe gjuhėve tė huaja. Aty pėrkthente edhe Ali Cungu, nxėnės i dalluar i shkollės teknike amerikane, Beqir Haēi, Gjon Shllaku, pėrkthyesi i Homerit, Vexhi Buharaja, e shumė e shumė tė tjerė.
Pushteti i ri i “popullit”, e filloi veprimtarinė e vet, duke burgosur dhe pushkatuar intelektualė tė njohur, duke dėrguar nėpėr kampet e vdekjes, nė miniera dhe kanale qindra tė tjerė, duke u dhėnė nė vend tė penės nga njė kazmė e lopatė. Por sapo kaluan tre a katėr vjet, nevoja e pazėvendėsueshme pėr njerėzit e ditur, i detyroi xhahilėt tė grumbullonin njė pjesė tė atyre qė kishin tepruar, t’u hiqnin lopatat dhe kazmat nga duart dhe t’u jepnin nga njė laps, fjalor, libėr special, makinė daktilografike apo ciklostil.
Nėpėr kampe, komisarėt u porositėn tė pyesnin: Cili dinte gjuhė tė huaja: anglisht, frengjisht, gjermanisht, italisht, latinisht, greqishte tė vjetėr apo turqisht. Gjuha e parė pėr tė cilėn pyetej, ishte rusishtja, por asnjeri prej tė burgosurve tė parė, nuk e dinte atė. Shumė autodidaktė, u vunė pėr ta mėsuar atė me ngutje, meqė mė 1949 rusishtja u bė gjuhė kryesore pėrkthimi. Mė vonė, u zgjidh problemi thjesht: U arrestuan pas 1961 shumė prosovjetikė, qė kur nuk u pushkatuan si spiunė, u vunė tė shėrbejnė si pėrkthyes nėpėr biruca.
Thirrja pėr gjuhė tė huaja, solli rrėmujė nė fillim. Nė disa kampe, tė dėnuarit, duke pasur frikė nga zhdukjet e pabesa tė intelektualėve tė bėra nga sigurimi fshihnin shkollėn e vet, diturinė e vet, biografinė e vet, paraqiteshin si katundarė tė trashė. Mė vonė, kur u mor vesh qė nė Burgun e Vjetėr, nė Burgun e Ri dhe nė Punėtorinė Qendrore te Artizanatit, u krijuan dhoma pėrkthyesish ku zakonisht nuk tė rrihte njeri, nuk tė dėnonin kot me birucė, ku kishte gjellė “sa tė duash”, “supė me mish”, bukė tė grunjtė sa tė ngopeshe, dolėn aq shumė pėrkthyes vullnetarė sa komandat e burgjeve u ēoroditėn dhe kėrkuan seleksionim.
Akademia e Shkencave kishte mbetur pa specialistė, ministria e Arsimit kishte mbetur pa tekste. Ministria e Punėve tė Jashtme pa konventa tė pėrkthyera. Partizanėt entuziastė mund tė vrisnin pėr njė minutė dhjetra njerėz tė ditur, por nuk mund tė krijonin me “normė” shkollarė tė pėrgatitur.
Kam dėshmitarė Engjėll Ēobėn, Drita Kosturin, time motėr Antonjetėn qė pėrkthyesit nuk i rrihnin gjatė punės (mua mė kanė futur shpesh nė birucė), por qė i ushqenin kryesisht me “bollgur” e qė kurrė nuk e kanė parė mishin me sy.
U ndėrruan brezat. Nė fillim tė vitit 1961, u arrestova dhe gjeta shumicėn e brezit tė vjetėr tė vdekur, tė kaluar nga burgu nė internim, apo “tė lirė” qė gjallonin si “mumje”, as shikonin, as dėgjonin, as flisnin pėr tė mos pėrsėritur burgun qė megjithatė u gjindej sebepi pėr t’iu futur dy herė e tri herė brenda. Pas katėr vjetėve izolim dhe dy vjetėve kamp ndėrtimi, mė transferuan si tė pabindur e tė pakorigjueshėm nė Burgun e Burrelit. Ēdo dimėr kisha racion dėnimin me birucė nė ēimento, zhveshur, pa batanije, as ditėn, as natėn, deri nė minus pesėmbėdhjetė gradė.
Njė ditė, ne qė ishim mė veshhollė, dėgjuam urdhrin “tė gjithė brenda”, zhurmėn e nallaneve qė shpejtonin me ngut dhe simfoninė e shulave tė rėndė qė mbylleshin me kyēe. “Mos arrestojnė njeri?” tha njėri qė kishte vėnė veshin mbrapa portės. Pastaj qetėsi... Njė derė u hap lehtė dhe njė palė nallane ecėn drejt derės sė jashtme, nė komandė. Heshtje, kthim, thirrje e tė dytit, tė tretit. Takim nuk ėshtė. Dera e depos sė ushqimeve nuk u hap. Fatlumėt! Nuk e mbajtėn asnjėrin nė birucė. Kėpucėt e rėnda tė rojes, po afroheshin nė korridor. Shikova me bisht tė syrit djathtas e majtas. Nxora njė palė ēorape tė leshta nga nėnkresa dhe i vesha. Futa dy-tri shami hundėsh nė xhepa. Pa bėrė zė, i mora njė shoku njė zhile tė leshtė. Kėrciti dera dhe u thirr emri: Pjetėr Arbnori nė komandė! Nė tė ngritur, kapa xhupin e pambuktė mes dyshekėve qė ta kisha pėr ēdo rast.
Njė numėr oficerėsh madhorė, pėrballė meje nė zyrė. Nė qendėr njė zėvendėsministėr i Punėve tė Brendshme. Mbi tryezėn e ndritshme, njė turrė librash tė rinj, me kopertina tė shkėlqyera botimesh tė huaja.
Buzėqeshje. Isha mėsuar me buzėqeshjet qė mund tė dukeshin si parathėnie tė dyshimta.
- Si jeni? Si shkoni? Si sillet komanda me ju? Nėna, motrat a vijnė t’ju takojnė? A keni libra pėr tė lexuar? Ju dini nja katėr a pesė gjuhė tė huaja, apo jo?
- I zmadhojnė gjėrat, zotėri! Diēka di, po jo aq shumė.
- Hajt, hajt! E dimė qė dini shumė. Jeni specialist.
Heshtje.
- Ju kemi sjellė pėr tė pėrkthyer disa libra qė na duhen. Merrini, shikojini.
I mora nėpėr dorė. Zemra mė trokiste fort nė gjoks, po pėr natyrėn time, nuk e tregova veten, madje edhe shtrembėrova lehtė, lehtė fare buzėt. U habita. Vite tė freskėta. Edhe tė vitit nė vazhdim. London, Neė York, Paris, Roma. Shtėpi tė famshme botimi. Nuk po u besoja syve...

vijon nesėr



Librat e parė nė qeli

Nė fillim na sollėn disa libra pėr tė pėrkthyer:

- “Ditari i kolonelit Penkovskij” - njė kolonel i zbulimit sovjetik i vėnė vullnetarisht nė shėrbim tė Intelegent Service britanike dhe CIA-s amerikane, nė kohėn e krizės sė Berlinit dhe krizės sė raketave nė Kubė, i cili dha mbi 5000 dokumente origjinale dhe informacione sekrete sovjetike gjatė viteve 1959-1962. U zbulua dhe u pushkatua.
Pėrkthyer nga Pjetėr Arbnori dhe Uran Kalakulla.

-“Lufta Partizane nė Ballkan”. Dokumente sekrete mbi marrėdhėniet dhe bisedimet Tito-Churchill, Tito-Stalin. Marrėdhėniet e komunistėve jugosllavė - shqiptarė e grekė.
Pėrkthyer Engjėll Ēoba - Xhavid Qesja

-“Libėr mbi CIA, teknikat njerėzore e shkencore”.
Pėrkthyer Vangjel Lesho - Ivan Ēani.

- “Lufta u fitua nė Zvicėr 1939-1945 Ēėshtja Roessler - “Lucy”.
Pėrkthyes Pjetėr Arbnori.

- “Kundėrzbulimi francez”
Pėrkthyes Pjetėr Arbnori.

-----------