Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anëtarësuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368

    Diademë e shek. VII para Krishtit zbulohet në tumën prehistorike të Kamenicës, Korcë

    Tiranë, 29 Shtator - Specialistë të restaurimit pranë Laboratorit të Konservimit dhe Arkeometrisë në Tiranë, kanë restauruar plotësisht një diademë të shek. VII para Krishtit të zbuluar në tumën prehistorike të Kamenicës (Korçë) dhe kanë ndërtuar edhe një bazament të tejdukshëm për të mundësuar ekspozimin e saj.

    Shefi i këtij laboratori, më i madhi i këtij lloji në Shqipëri, Prof.Ass. Frederik Stamati, tregon se puna për restaurimin e diademës, e nisur gati tre muaj më parë, konsiderohet e përfunduar formalisht, me montimin e këtij bazamenti.

    Zbulimi në vitin 2000 i diademës që mendohet të jetë përdorur nga një vajzë rreth moshës 12 vjeçare, është për arkeologët, etnografët e studiues të tjerë, një zbulim me plot risi. Sipas Stamatit, diadema u zbulua në një varr të pasur me inventar në tumën prehistorike të Kamenicës, nga arkeologu Dr.Lorenc Bejko.

    Diadema prej bronzi, e zbuluar në Kamenicë, rreth 10 km larg qytetit juglindor të Korçës, e përbërë nga bakri dhe kallaji pa praninë e arsenikut që e bën bronzin të thyeshëm, ka 23 sumbulla dhe një tokëz bronzi. Sumbullat kanë një diametër prej 14 mm dhe janë të larta 4 mm. Në të u gjetën 4 kunja që mbërtheheshin me një lëkurë në bojë të kuqe, e analizuar edhe në një institut të rëndësishëm në Greqi dhe në Institutin e Fizikës Bërthamore krahas Laboratorit të Konservimit në Tiranë.

    Specialistët mendojnë se ajo mbahej në kokë nga një 12 vjeçare, pasi në skeletin e saj u gjetën vetëm 22 dhëmbë dhe dhëmballat ende të padala me nr. 6. "Vetëm një vajzë e moshës 12 vjeçare mund të ketë kaq dhëmbë në gojë", sqaron Stamati.

    Detaj tjetër është fakti që vajza (sipas analizave antropologjike) kishte vdekur gjatë stinës së dimrit, pasi në varrin e saj u gjetën krahas zbukurimeve të tjera edhe mbetje të një veshjeje të trashë prej lëkure. Në këtë varr u gjetën edhe një fibul gjyslykore, e rrallë sepse teli që e formon është i prerë në formë katërkëndëshi, një gjerdan me spirale, një karficë, etj.

    Diadema ka një rrip lëkure të ngjyrosur, ku montoheshin sumbullat. Sipas etnografëve ngjyrimet më të hershme në Shqipëri, i takojnë shekullit të 19-të, ndërsa diadema tregoi se ka ngjyrime të tilla edhe 2700 vjeçare. Në tumën e Kamenicës janë zbuluar gjatë tre viteve të fundit rreth 385 varre, skeletet e të cilave për herë të parë në një ekspeditë arkeologjike shqiptare, u grumbulluan të plota për t'u analizuar në një qendër në Britaninë e Madhe.

    K.E/AT
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  2. #2
    In God I Trust! Maska e MisCongeniality
    Anëtarësuar
    02-05-2003
    Vendndodhja
    QHC
    Postime
    417
    Shume interesante!
    Dhe kjo ancient egyptian lyric shume e embel.

    Angeldust, tani qe po te shoh foton, mos ke qene vjet ne dhjetor ne Shqiperi?
    What bond is there between me and the world? I am like a rider on a summer day who takes shelter to rest under the shade of a tree, then goes on his way. ~ Profeti Muhamed Salallahu Alayhi Wa Salam

  3. #3
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anëtarësuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Ahh Miss Congeniality... shkova ne Shqiperi tamam ate dite qe me ke bere kete pyetje
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

Tema të Ngjashme

  1. Referenca e burime historike
    Nga Kreksi në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 72
    Postimi i Fundit: 09-04-2015, 16:42
  2. Për dëshmitarët e Jehovait
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:29
  3. Disa data historike
    Nga urtesia në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 12-10-2006, 13:47
  4. Ç'është Krishti?
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 23-07-2006, 17:18
  5. Kronologjia e ngjarjeve që nga 360 para Krishtit deri më sot.
    Nga ALBA në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 25-09-2005, 17:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •