Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 48
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Debat në kuvend për mediat, opozita denoncon qeverinë Nano

    E Enjte, 13 Maj 2004




    Dje u zhvillua seanca gjyqesore mes Fatos Nanos dhe Nikolle Lesit per padi te ketij te fundit

    Avokati i "Koha Jone": Kaq te vogel e paska vleren e nderit kryeministri?!

    Dje, ne ora 12.00, ne Gjykaten e Tiranes, nen drejtimin e gjyqtarit Gerdi Hoxha, u zhvillua seanca gjyqesore me padi te kryeministrit Fatos Nano ndaj botuesit te gazetes "Koha Jone", Nikolle Lesi. Paditesi Nano ka kerkuar bashke me Agim Isakun, drejtorin e tij te kabinetit dhe Ylli Manjanin nje demshperblim prej 40 milione lekesh "te vjetra) per nje shkrim te gazetes "Koha Jone", ku kritikohej vendimi i qeverise se dates 14 janar 2004. Ne kete vendim qeverie, 5 dite pas tragjedise se Karaburunit, ku u mbyten 21 vete, zoti Nano ne cilesine e kryeministrit te vendit mori vendim qeverie per te shperblyer veten e tij, drejtorin e kabinetit Agim Isaku dhe sekretarin e Pergjithshem te Kryeministrise, Ylli Manjani, me pese paga mujore se gjoja "kane kontribuar ne privatizimin e Bankes se Kursimeve". Vendimi eshte jo vetem antiligjor, por dhe aspak moral, pasi ne kulmin e zise kombetare te tragjedise se 9 janarit te ketij viti kreu i Ekzekutivit firmosi per t'i dhene vetes shperblim. Ne asnje vend te botes, qe kur eshte krijuar shteti, nuk ka ndodhur kjo gje qe kryeministri te firmose per te shperblyer veten e tij me vendim te qeverise.

    Dje avokati i Nanos kerkoi gjate seances gjyqesore qe t'i mbetet pike per pike padise se Fatos Nanos, duke kerkuar 40 milione leke demshperblim per kryeministrin. Kurse avokatja e botuesit te gazetes "Koha Jone", Aldona Sylaj, kerkoi nga pala paditese qe te terheqin padine, pasi nuk eshte ne perputhje me ligjin. Avokatja Sylaj, para gazetareve, u shpreh se padia do te rrezohet nga drejtesia, pasi nuk ka baze juridike. Duke iu pergjigjur nje pyetjeje te nje gazetari qe "kaq pak vlen nderi i Nanos, pra aq sa ka kerkuar?", avokatja e "Koha Jone" iu pergjigj se edhe gazetes i ka bere pershtypje vlera e vogel e nderit te kryeministrit!

    Seanca tjeter do te zhvillohet me date 14 qershor.

    A.N.
    ---------------------------------------------------------------------------------------
    Se dim se cfare nderi te ka mbetur ty zoti Kryeminister ?
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    E Enjte, 13 Maj 2004


    DAJA I XHOANES SULMON "KOHA JONE"

    Pas sulmeve te Nanos futen ne loje edhe njerezit e gruas se kryeministrit

    Pas cdo kritike apo botimi te skandaleve te Nanos apo te gruas se tij, Xhoanes, me bizneset e shumta te saj, duke shfrytezuar pushtetin ekzekutiv, kreu i mazhorances perdor gjithcka ka ne dore. Pra, me nje fjale; hakmerret ndaj gazetes "Koha Jone", duke perdorur Shtetin. Edhe dje, ne oren 13.00, nje grup kontrolloresh te deges se Tatim-Taksave te Tiranes, me shkrese te drejtorit te Tiranes, zotit Durim Lamaj, qe eshte daja i Xhoana Nanos, kerkuan te hyjne me force ne mjediset e gazetes "Koha Jone". Sic eshte shkruar apo bere publike, sa here i teket kryeministrit apo i ngrihet temperatura gruas se tij, Xhoanes, gazeta rrethohet, kontrollohet dhe gjenden mundesi te ndryshme per ta bllokuar daljen e saj ne treg. Jane te panumerta kontrollet e urdheruara direkt nga gruaja e kryeministrit Xhoana, e cila realisht drejton shtetin, kur sapo ne botojme fotografi te helikoptereve te saj apo per bizneset qe ka ne pronesi vjen urdia e kontrolloreve shteterore. Nuk ka media ne Shqiperi qe eshte kontrolluar e sterkontrolluar nga shteti si gazeta "Koha Jone" nder keto 13 vite jete te saj. Ne fillim ishte Blerim Cela, ne kohen e qeverisjes se PD-se, i cili bllokonte e dergonte per ndjekje penale drejtuesit e saj, por ka deshtuar ne te gjitha drejtimet. Me pas, Fatos Nano eshte bere "Blerimi i dyte" qe ushtron presion te hapur ndaj "Koha Jone". Nuk numerohet ardhja e kontrolleve tek gazeta, aq sa edhe kur kalojne per te pire ndonje kafe rruges sone, thone; " jemi qe jemi ketu afer, shkojme njehere nga "Koha Jone" per kontroll se i bejme qejfin edhe shefit". Gazeta jone botoi dokumente se si i ka marre gruaja e kryeministri gjithe keto para e firma private ne dhjetor 2002 dhe moria e 13 kontrolloreve bllokoi cdo mjedis te gazetes, duke shfletuar e kontrolluar per t'i bere qejfin " sulltaneshes Xhoana", e cila e ka marre per hunde kryeministrin tone, zotin Nano, duke e cuar sa ne Stamboll deri ne ishujt greke. Na e ka bere kryeministrin a thua se eshte Don Kishoti. Zoti kryeminister nuk duhet te shfrytezoje pushtetin per t'u hakmarre ndaj gazetes, pasi, sic e di edhe ai, pe keto presione ka reaguar edhe Human Rights Eatch ne Eashington, Federata Nderkombetare e Gazetareve, si dhe zyra e Bashkimit Europian qe merret me Shqieprine. Ky duel i pafund i kryeministrit me gazeten tone behet duke shfrytezuar prej tij gjithe pushtetet qe i jep Kushtetuta per interesa personale e private te gruas se tij. A mund te thote kryeministri se nga i mori milionat gruaja e tij, pasi edhe nga Athina ka ardhur holle prej rrugeve te nates? A mund te thote zoti Nano se perse shetit me parate e te tjereve jashte shtetit? A mund te na thote kryetari i PS-se se kush ia paguan shpenzimet dhe blerjet qe bene jashte shtetit kur shkon familjarisht dhe ne kembim te cfare ryshfeti? Perse nuk na thote kryeministri qe ne deklaraten e pasurise se tij si deputet dhe kryeminister eshte shenuar si i "pastrehe", nderkohe qe ka tre kate te medha ne lagjen e Shallvareve? A jeton me Xhoanen ai dhe a eshte i martuar me te, pasi ne deklarim thote se "jane te gruas"?! Po Xhoana e kujt eshte zoti kryeminister dhe ku i beri gjithato miliona kjo grua? A ju ke shpjeguar socialisteve te thjeshte se si jeton ti ne parajse, si nje sulltan me shpenzime personale? Pse nuk iu tregon socialisteve qe ne kete menyre veprimi familjar ti po e con PS-ne ne opozite me afat te gjate? Nese na lejon zoti kryeminister, a mund t'ju bejme nje pyetje tjeter publike? Nese nuk e ke humbur fare mendjen, a mund te te pyesim nese jane kontrolluar nga tatimoret ndonjehere pronat e gruas suaj, Xhoana? Njekohesisht, a mund t'i shpjegosh publikut se kush ta ka dhuruar benzin e ri, te cilin ne deklarate e ke firmosur me doren tende "eshte dhurate"? A e dini ju se ne SHBA nuk i lejohet me ligj Presidentit te Amerikes qe drejton boten qe te pranoje dhurata mbi 100 dollare? Benzi juaj eshte dicka rrotull 200 mije dollare, apo jo zoti Nano? A mund te na thoni se perse emeroni njerezit e familjes se gruas ne poste shteterore? Nuk paska te tjere specialiste te zote ne kete vend, por vetem daja i Xhoanes? Ne punojme dhe fitojme pe te qene ne treg, pasi tregun ti e ke bllokuar, duke shkelur cdo ligj per konkurencen dhe nuk bejme si Xhoana jote qe ka firmat "Xhoi Travel" dhe "Albacopter". Te pakten keto kompani dihen publikisht. Per te tjerat ka akuza, por akoma nuk kemi dokumente me shkrim. Kur t'i gjejme edhe per disa aktivitete te tjera, atehere do t'ia bejme te njohur publikut, zoti Nano. Neve si gazetare te "Koha Jone" nuk na frikesoni ju, zoti kryeminister. Ne kemi luftuar kunder padrejtesive edhe ne kohen e PD-se. Ne jemi djegur, rrahur dhe percelluar si pasoje e hakmarrjes politike. Prape jemi ne kembe. Edhe ndaj shantazheve tuaja dhe hakmarrjes primitive tuajen dhe te Xhoanes ne prape qendrojme lart. Nuk duam t'ia dime aspak. Do te kalojme dhe ty si kryeminister dhe historia kur te shkruhet per median do te denoje si kryeminister qe ben shantazh per te kenaqur epshet inatcore te Xhoana Nanos. Duke qene prape ketu, tek kjo grua qe na erdhi nga Athina e nates, a mund te ne shpjegoni diten se kur dhe ku i mori helikopteret gruaja juaj? Shteti shqiptar nuk ka asnje helikopter te ketille, te ri, kurse gruaj juaj paska plot. Shpjegohu, zoti kryeminister, se do te vije dita qe te rrefehesh njehere e mire! Rrefehu dhe na thuaj se sa dite ke qendruar ne Shqiperi kete vit, pasi nga 123 dite te ketij viti, ti ke qene jashte vendit 39 dite. A ka me turp per nje kryeminister se kjo qe ju beni, duke u tallur me hallet e shqiptareve?

    Zoti kryeminister! Ne jemi ketu ku kemi qene tash 13 vite, perballe jush e kujtdo qofte qe shkel e shfrytezon pushtetin. Ti provoje po deshe te dyluftosh me gazeten!

    Redaksia e gazetes "Koha Jone"
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    E Premte, 14 Maj 2004


    DURIM LAMAJ: "NUK JAM DAJA, POR KUSHERIRI I XHOANES"

    Pas akuzave te gazetes "Koha Jone" per shperdorim te pushtetit nga ana e kryeministrit Nano dhe gruas se tij, meqe "Koha Jone" ka botuar dokumenta korruptive per familjen Nano eshte pergjigjur ne nje konference shtypi drejtori i Tatimeve te Tiranes zoti Durim Lamaj. Zoti Lamaj ka thene se eshte nje procedure normale kontrolli dhe se nuk jam daja i Xhoanes, por kusheri i afert i saj. Pra ka hedhur poshte akuzen e gazetes, duke mohuar dajllekun, por ka pohuar kusherinin e afert me gruan e kryeministrit. Natyrisht qe ky eshte perseri nepotizem i paster dhe emerime familjare nga ana e kryeministrit te Shqiperise. Gazeta, kur ka thene "daja" ka nenkuptuar atefjalor qe perdor e shoqja e kryeministrit kur i thote me shaka "daje" zotit Durim Lamaj, pasi ka nje detyre nga kontrollohen miliarda leke. Dhe si te mos i thuash "daje" ketij njeriu nga ku dalin e fshihen miliarda.

    Ndersa botuesi i gazetes "Koha Jone" ka bere nga ana e tij nje konference shtypi ku ka kritikuar sulmet e familjes Nano ndaj medias se tij si dhe ka pohuar akuza te forta per kete familje qe drejton vendin. Mesohet se nje note proteste te redaksise se gazetes ndaj ketyre presioneve te vazhdueshme i eshte drejtuar ambasades amerikane ne Tirane, zyres se Misionit te Bashkimit Europian ne Tirane, Presidentit te Republikes, Federates Nderkombetare te Gazetareve, Human Rights Watch dhe komisionerit Kris Patten.

    T.N.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    E Premte, 14 Maj 2004


    NANON E SHQETESON DITARI I LESIT!

    Eglantina Nasi

    Kryeministrin Nano e shqeteson botimi i ditarit te botuesit Nikolle Lesi ne faqet e gazetes "Koha Jone". Per kete arsye, ka ndermarre nje sere kontrollesh tendencioze permes strukturave tatimore prane kesaj kompanie multimedia. Me nje argument te tille i kane shpjeguar zhvillimet e fundit prane organit "Koha Jone" kryetare te shoqatave te gazetareve dhe ne te njejten kohe perfaqesues te njohur te shtypit te shkruar ne vendin tone. Botuesi Ylli Rakipi dhe analisti Mero Baze, ne opinionet e tyre te posacme per "KJ", lidhur me dhunen e ushtruar ndaj saj nga strukturat shteterore, ata pohojne se kontrollet ndaj "Koha Jone" jane te motivuara. Nga ana tjeter, ata shtojne se te gjitha mediat duhet te solidarizohen perkrah gazetes "Koha Jone" per te mos lejuar ne kete menyre qe ne te ardhmen te perseriten raste apo forma te dhunimit te mediave nga strukturat qeverisese ne vend. Por edhe leshojne idene se shteti duhet te jete nje nga mbeshtetesit kryesore te mediave, duke lejuar qe te funksionoje si duhet ky pushtet i katert ne vendin tone, ashtu sic eshte mundesuar edhe ne vendet e demokracive tashme te forta, si Franca apo Italia, ku shteti me fonde dhe ligje te posacme, subvencionin mediat.

    Cfare ndodhi me "Koha Jone"?

    Pas cdo kritike apo botimi te skandaleve te kryeministrit dhe bashkeshortes se tij ne gazeten "Koha Jone" ka nje hakmarrje te tyre duke vene ne perdorim strukturat shteterore, si per shembull tatimoret. Rasti me i fundit eshte ai i pardjeshmi, kur menjehere pas botimit te disa pjeseve te librit "Si e njoha une Fatos Nanon dhe PS-ne" te botuesit Nikolle Lesi, prane gazetes ne fjale, menjehere ia behu nje grup i ri kontrolloresh te deges Tatim-Taksa te Tiranes me shkrese te drejtorit te Tiranes, zotit Durim Lamaj, i cili eshte ne te njejten kohe edhe daja i bashkeshortes se kryeministrit te sulmuar nga "Koha Jone", Xhoana Nano. Tashme, ne Shqiperi, nuk ka media qe te jete kontrolluar nga shteti si gazeta "Koha Jone", por jo vetem gjate viteve te fundit. Nje gje e tille ka vene kunder strukturave shteterore qe dhunojne median gjithe opinionin e gazetareve ne pergjithesi.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    E Shtune, 15 Maj 2004


    NANO: T'I HIQET IMUNITETI DEPUTETIT LESI

    Deputeti dhe botuesi i gazetes "Koha Jone", Nikolle Lesi, duke dale dje nga seanca gjyqesore ne ngarkim te tij, me padi te Fatos Nanos, ku gjyqtari Gerdi Hoxha drejton kete ceshtje civile, eshte njohur nga media se kryeministri Nano kishte deklaruar se ka depozituar ne Gjykaten e Larte dhe ne Prokurorine e Pergjithshme te Republikes dy padi. Padite e kryeministrit kerkojne qe ndaj deputetit Lesi te filloje ndjekja penale. Por, meqe Lesi eshte deputet dhe gezon imunitet, zoti Nano ka kerkuar qe Prokurori i Pergjithshem i Republikes, Theodhori Sollaku, t'i kerkoje parlamentit heqjen e imunitetit per deputetin ne fjale. Fillimi i ceshtjes penale ndaj deputetit Lesi nuk mund te behet pa i hequr atij imunitetin nga parlamenti. Ndaj kryeministri Nano ka bere padi penale. Sapo mori vesh kete njoftim zyrtar te padise nga kryeministri Nano ndaj tij, deputeti Nikolle Lesi tha per median: "Mbetem i hapur ndaj drejtesise per t'u hetuar kurdo, kudo dhe ndaj cilitdo. Le ta sjelle ne parlament Prokurori i Pergjithshem i Republikes, zoti Sollaku, kerkesen per heqjen e imunitetit. Por kjo nuk do te me pengoje per ta denoncuar kete familje kryeministrore si nje familje mafioze, pasi shperdoron pushtetin ekzekutiv per interesa private. Zoti Kryeminister, nese ka kurajo, le te vije diten e hene ne seancen parlamentare dhe te deklaroje se edhe ai heq dore nga imuniteti parlamentar. Pas ketij veprimi, Prokurori i Pergjithshem le te na hetoje te dyve per cfare te doje, bile qe nga viti 1991, kur kam filluar gazeten e pare te pavarur ne Shqiperi. Te hetoje edhe ku i ka marre parate Xhoana Nano per te bere gjithe keto firma private me helikoptere e autobuze per ne Greqi, te me hetoje mua ku t'i pelqeje apo per cfare te fantazoje zoti Nano, por kryeministri le t'i shpjegoje Prokurorit te Pergjithshem se ku i ka marre parate per te blere tre kate te nje pallati tek lagja e Shallvareve ne Tirane, cili ia ka dhuruar benzin e shtrenjte dhe kundrejt cfare shperblimi, te na shpjegoje se cili tregtar ia paguan shetitjet jashte shtetit ne disa qindra mijera dollare; zoti Kryeminister ka nevoje te shpjegohet jo ne Prokurori, por para mases se madhe te socialisteve se ku po e con PS-ne; ai ka nevoje te na rrefehet se a ka moral per ate vendim qeverie vetem e vetem per gruan e tij Xhoanen, qe te quhet Gruaja e Pare e vendit, nderkohe qe i takon familjes se Presidentit. Zoti Nano duhet t'i shpjegoje popullit dhe sidomos mazhorances se si ka mundesi qe ne protokollin qe ndryshoi dhe miratoi fshehurazi ka futur edhe nje term qe ne familjen e kryeministrit futen dhe ata femije qe bashkejetojne me kryeministrin. A ka me turp se ky, kur dihet se kryeministri jeton me Xhoanen dhe nuk ka femije me te, por fut edhe djalin e saj ne protokoll, kur dihet se e ka "dhurate". Ne nuk jemi shtet afrikan ku mund te futen e protokoll cdo lloj femije qe na mberrin "dhurate". Ai me mire te fuste ne protokoll zyrtar dy femijet e tij, Sokolin dhe Eden, dy te rritur te mrekullueshem e me kulture te jashtezakonshme, sesa "dhurata" qe sjell Xhoana me vete nga Greqia. Une nuk mund te pranoj te hesht, nderkohe qe vendi eshte ne varferi absolute. Une mund te heshtja nese zoti Nano i ben gabimet nga nxitimi apo me mosdashje. Por kryeministri vepron me nje inat shembullor per te shkaterruar gjithcka qe e kundershton".

    Me pas, deputeti Lesi eshte thirrur ne tre ambasada te huaja perendimore ne Tirane, ku eshte diskutuar rreth padise se kryeministrit per heqjen e imunitetit. Keto dite, deputeti Lesi pritet te beje nje deklarate publike.

    Re. Po.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    E Shtune, 15 Maj 2004


    NANO, BOLL E PERDORE PUSHTETIN MBI LESIN

    Politika shqiptare paraqitet mjaft e shqetesuar lidhur me qendrimet e fundit te kryeministrit Fatos Nano ndaj botuesit dhe deputetit Nikolle Lesi. Ish-kryeministri socialist Ilir Meta, deputeti opozitar Besnik Mustafaj dhe deputete kundershtare brenda PS-se i bejne thirrje te hapur kreut te qeverise te mos preke mandatin e nje deputeti dhe lirine e nje botuesi. "Te mendosh, qe kur vete kryeministri flet me kete gjuhe dhe kunder nje njeriu qe eshte i veshur me pushtet politik, mund te mendohet lehte se sa e rrezikuar eshte ne pergjithesi media shqiptare. Dua t'i bej thirrje kryeministrit shqiptar te heqe dore nga kjo lufte me shtypin e lire dhe mos te na paraqese ne Europe me te nxire se kaq" shprehet lidhur me kete deputeti Mustafa Muci.

    Ilir Meta, ish-kryeminister

    - Eshte nje gje mjaft e rendesishme qe te ruhet etika ne shtyp. Por eshte mjaft absurde kur kete etike, kerkon ta vendose me presionin e pushtetit, njeriu qe perfaqeson shembullin me te keq se si mund te behet karriere e te merret apo mbahet pushteti me shpifje e manipulime. Keto presione te pushtetit ndaj shtypit vetem se do te perkeqesojne poziten e shqiptareve ne raportet nderkombetare.

    Besnik Mustafaj,

    deputet i PD-se

    - Nano me keq se Luigji i 14-te, mendon se ai eshte ligji dhe ne fakt ka qe nga viti "97 qe e perdor shtetin si mall te babait. Le te kujtojme ketu se ai perdori autoritetin e tij si kryeminister per te fituar nje pafajesi qe nuk i takon lidhur me denimin e tij dhe u demshperblye ne menyren me te paturpshme dhe te pamoralshme.

    Perdori shtetin per te likujduar nje nga kundershtaret e tij politike Azem Hajdari. Po perdor shtetin perpromovimin e gruas se tij deri dhe duke e bere ate grua te shkrete qesharake. Dhe se fundi, kjo e zotit Lesi shenon nje hap tjeter ne morine e perdorimeve te shtetit. Duhet pare se deri ku deshiron te arrije. Une mendoj se ai vete nuk eshte ne gjendje t'i vere asnje fre zilise dhe furise se vet. Puna eshte qe shoqeria shqiptare duhet te tregoje nje minimun pjekurie dhe serioziteti ne menyre qe t'i vere atij nje fre. Gjithsesi e siguroj zotin Lesi per solidaritetin tim te plote si koleg timin ne politike dhe ne fushen e publicistikes.

    Spartak Braho, Kryetar i Komisionit te Ligjeve

    -Imuniteti i Lesit eshte si Lekura e Shagrenit per Nanon. Sa me shume e ngacmon, aq me shume i shkurtohet jeta. Pastaj edhe i denuar ai do te kthehet ne mit.

    Mustafa Muci,

    deputet i PS

    - Personalisht, une e denoj dhunen e kryeministrit Fatos Nano ndaj medias se lire shqiptare. Dhe te mendosh, qe kur vete kryeministri flet me kete gjuhe dhe kunder nje njeriu qe eshte i veshur me pushtet politik, mund te mendohet lehte se sa e rrezikuar eshte ne pergjithesi media shqiptare. Dua t'i bej thirrje kryeministrit shqiptar te heqe dore nga kjo lufte me shtypin e lire dhe mos te na paraqese ne Europe me te nxire se kaq.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    E Shtune, 15 Maj 2004


    GOMARI, NANO DHE GOMERET

    Dje, ne nje konference per shtyp, kryeministri shqiptar peruroi nje salle per gazetaret. Nje salle, nga ku ata te marrin informacion dhe te drejtohen per te mesuar dicka. Nisme e bukur dhe pershendetese. I lumte zotit Nano!

    Por, qe dje, ne kete salle, Ai, kryeministri pra, tregoi nje anekdote me gomar, sapo u be nje pyetje per gazeten "Koha Jone". Nano mund te flase si t`ia doje goja, per cdo gje mund te thote si t`i vije, por dhe ne do te flasim tamam si ai, si ta ndiejme. Gomari qe ai permendi, ne nuk ia morem vesh. Fatosi e di se per ke e tha. Pra, dje, kryeministri u mor me nje gomar dhe harroi gomeret e tij qe qeverisin sot e kesaj dite. Po i nenkuptoj gomere per te mos i quajtur hajdute, kriminele, vjedhes, etj, etj, ...

    Le te kthehemi pas, jo me shume se 2 vjet me pare. Del qe qeveria e sotme, ne shumicen e saj, eshte e penalizuar prej vete Nanos.

    Ai ben te veten kur thote qe jeta e tij private do respektuar. Ka te drejte, padyshim. Keshtu duhet te ndodhe. Por me jeten e qeveritareve qe qeveris dhe qe i ka bere si ka dashur, kush do te kerkoje falje ose penalitetet?

    Dje, Nano beri me dije se Lesit i ka depozituar padi civile dhe penale. Ai, madje, e beri aludimin se botuesi eshte nje gomar. Mosmirenjohje per ish-Nanon!

    Kryeministri shqiptar harroi cfare ka thene per ata qe sot i ka ne qeveri. Po t"ia kujtojme del se historia me gomar duhet te tregohet per gomere, per kriminele, per vjedhes, shperdorues...

    Dje, zoti Nano tregoi se nuk eshte konsekuent. Tregoi se di te flase si ia do ... situata dhe qejfi. Mjaft Fatos! Trego edhe nga ato qe ke brockullitur per te tute ne qeveri. Bej te pakten nje padi civile a penale, per shembull, per Shkembin e Pellumbave! Te pakten per nje shkemb. Mjaft me dengla qe s"i beson as vete!

    Mos lejo gomarlleqe...

    AGIM XHAFKA

    koha jone
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Prokurori i Përgjithshëm nuk ka firmosur kërkesën e kryeministrit Fatos Nano

    Sollaku kundër Nanos për padinë ndaj Lesit

    Kryeprokurori Theodhori Sollaku nuk ka firmosur kërkesën e Nanos për të kërkuar heqjen e imunitetit ndaj deputetit dhe botuesit të gazetës 'Koha Jonë' Nikoll Lesi. "Kryeprokurori ka marrë në dorë kërkesën dhe po e shqyrton. Është herët për të thënë nëse e firmos apo jo," thonë burime zyrtare nga Prokuroria e Përgjithshme

    Prokuroria e Përgjithshme ka marrë në dorë kallëzimin penal të kryeministrit Fatos Nano ndaj deputetit dhe botuesit të gazetës 'Koha Jonë' Nikoll Lesi. Burime zyrtare në Prokurorinë e Përgjithshme thonë se kryeprokurori Theodhori Sollaku ka marrë në dorë kallëzimin penal të kryeministrit Fatos Nano. "Ky kallëzim është ende në fazën e shqyrtimit nga ana e kryeprokurorit. Është herët për të thënë nëse Prokurori i Përgjithshëm do të kërkojë nga Parlamenti shqiptar heqjen e imunitetit të deputetit Nikoll Lesi" thanë burime zyrtare nga Prokuroria e Përgjithshme.

    Hezitimi përplas Sollakun me Nanon

    Hezitimi i kryeprokurorit për të firmosur kërkesën e kryeministrit Fatos Nano dhe për ta dërguar atë në Parlamentin shqiptar për heqjen e imunitetit të Nikoll Lesit, sjell edhe përplasjen e fundit Prokurori-Kryeministri. Të gjitha gjasat janë që kryeprokurori i Përgjithshëm të mos pranojë kërkesën e Nanos për t'iu drejtuar parlamentit për të hequr imunitetin e Lesit. Burime konfidenciale në Prokurorinë e Përgjithshme thonë se kallëzimi penal i kryeministrit Nano nuk është i plotë dhe për rrjedhojë nuk mund të fillohet një procedim penal. Ata shtojnë se nëse Prokuroria e Përgjithshme do të fillonte këtë procedim penal, duhet me patjetër që Kuvendi i Republikës së Shqipërisë të heqë imunitetin e deputetit Nikollë Lesi, njëkohësisht botues i gazetës "Koha Jonë".

    Nano kërkon hetim të shpejtë

    Mosfirmosja e menjëhershme nga ana e Prokurorit të Përgjithshëm e kërkesës për heqjen e imunitetit të deputetit Lesi dhe mos dërgimi i saj në Kuvend mësohet se ka nervozuar kryeministrin Fatos Nano. Ai dorëzoi dy ditë më parë në Prokurorinë e Përgjithshme një kallëzim penal ndaj botuesit Lesi. Ky i fundit ka imunitetin që ia jep të qenurit deputet në Parlamentin shqiptar. Prokuroria nuk mund të bëjë asnjë lloj hetimi mbi Nikoll Lesin, përderisa ai ka këtë imunitet. Nëse vendoset hetimi i tij, atëherë parlamenti shqiptar duhet të zhvillojë një seancë për të hedhur në votë heqjen e imunitetit të Lesit. Vendimi i Kuvendit është përcaktues si në favor ashtu edhe në disfavor të deputetit Lesi.

    Nano paditi Lesin për "Kujtimet"

    Kryeministri Fatos Nano ka paditur deputetin Nikoll Lesi për serinë e artikujve që ky i fundit ka botuar në gazetën "Koha Jonë". Artikujt janë në formën e kujtimeve që deputeti Lesi në funksionin e një gazetari përcjell tek lexuesit për të gjitha tratativat e kryeministrit Nano për të "blerë" këtë të fundit. Seria e artikujve flet për prapaskenat e politikës shqiptare dhe si personazh kryesor ka kryeministrin Nano dhe bashkëshorten e tij Xhoana. Kryeministri e ka kallëzuar penalisht Lesin për "shpifje për shkak të detyrës". Edhe bashkëshortja e kryeministrit, Xhoana Nano ka regjistruar një padi civile në Gjykatën e Lartë për deputetin Nikoll Lesi. Ajo kërkon shpërblim për dëmin moral që i është shkaktuar nga artikujt e Nikoll Lesit.

    Padia e tretë nga familja Nano për Lesin

    Kjo është padia e tretë për Nikoll Lesin që vjen nga Familja kryeministrore Nano. Kryeministri Fatos Nano ka hapur një gjyq civil në Gjykatën e Tiranës ndaj Nikoll Lesit, i cili mbrohet nga avokati Spartak Ngjela. Padia është "shkaktim i dëmit moral" dhe Nano kërkon një shpërblim prej 100 milion lekësh. Padia është regjistruar pas botimit nga ana e gazetës "Koha Jonë" të një faksimileje, ku rezulton se kryeministri Nano është vetëshpërblyer dhe ka shpërblyer njerëzit e tij të afërt në kryeministri me 5 rroga me rastin e shitjes së Bankës së Kursimeve.

    Gazeta tema
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    PER CFARE KEMI SHPIFUR, ZOTI KRYEMINISTER?

    NGA NIKOLLE LESI

    Meqenese opinioni publik eshte njohur me padite e kryeministrit dhe te Xhoana Nanos si Gruaja e Pare e Shqiperise, te cilat jane depozituar ne Gjykaten e Larte dhe ne Prokurorine e Pergjithshme per te hequr imunitetin tim si deputet, atehere jam i detyruar te shpjegohem edhe njehere per lexuesin.

    Para se te jem deputet apo kryetar i nje force politike, une jam gazetar dhe botues i nje media qe eshte e para gazete e pavarur ne Shqiperi. Pra, kurajo ime ne raport me pushtetin eshte e njohur para se ju shoku Nano te hynit ne burg ne vitin 1993. E kam pohuar disa here, jo vetem kur te kam ndihmuar ne ditet tuaja me te veshtira dhe kur nuk te fliste me goje njeri ne PS, por edhe tani qe ju keni kerkuar heqjen e imunitetit tim parlamentar, se burgu juaj ishte i padrejte. Ju kam perkrahur, shoku Nano, se nuk duhet, edhe sic thonit ju asokohe, qe "pushteti te shfrytezoje forcen e tij ndaj nje opozitari apo aq me shume nje njeriu te medias". Keshtu i ke shkruajtur atehere qe nga burgu Aleksander Frangajt dhe Martin Lekes, te dy gazetare te arrestuar me padi te ish-ministrit te Mbrojtjes Safet Zhulali.

    Tashme kane kaluar shume vite nga ajo kohe kur ju ishit pro medias se lire. Ju tani jeni kryeminister dhe shoqeroheni me roje, me polici, me shume makina, etj, te cilat i paguan taksapaguesi shqiptar. Ju keni nga pas tregtare e biznesmene te nivelit te larte, te cilet nga tenderat qe ju iu jepni, paguajne shpenzimet tuaja e mbushin bagazhet e Xhoana Nanos. Apo nuk eshte keshtu, zoti kryeminister? Ju flisni ne podiume me nje fjalor qe te duket sikur rrjedh nga uji i kristalte i Tepelenes, por shpirtin e keni te mbushur me urrejtje ndaj kujtdo qe te nxjerr ne pazar pislleqet tuaja dhe pronat e Xhoanes. Ju thoni se "Nikolle Lesi ka shpifur dhe prekur intimitetin e familjes". Nese me lejoni, a mundet t'ju pyes, zoti kryeminister, se kujt i thoni ju "intimitet"? Nese e quani "intimitet" faktin qe gruaja juaj ka pasuri te llahtarshme e qe nuk e justifikon burimin e kesaj pasurie me helikoptere, atehere kemi koncepte te ndryshme per kete fjale qe per ju prodhon miliona dollare? Apo e keni fjalen se shpifje quhet fakti qe Ju , kryeministri im, me date 14 janar 2004, firmoset me vendim qeverie per te shperblyer veten tuaj me pese paga mujore gjate diteve te zise kombetare per 21 te mbyturit e Karaburunit? Apo eshte fyerje e verteta e pamohueshme qe Ju ishit ne Stamboll diten e mbytjes se 21 frymeve ne Karaburun dhe nuk begeniset te vinit ne Atdhe gjate kesaj fatkeqesie kombetare?

    Idealet e socialist`ve te thjeshte dhe qe nuk kane asnje shprese per nje jete ekonomike me te mire, i keni tradhtuar Ju apo une, qe nuk kam qene asnjehere ne partine tuaj, ndonese e kam ndihmuar ardhjen tuaj e te socialisteve ne pushtet edhe me prangat e gazetareve te mi, apo nese doni me shume, edhe me djegien e redaksise se gazetes? Duke e ditur se ju nuk merziteni menjehere nga pyetjet, atehere une po vazhdoj t'ju pyes se ishit Ju apo une, qe e bete Partine Socialiste si kenete apo mocal qe i vjen ere e keqe prej kilometrash larg? Ju apo une akuzuat bashkepunetoret tuaj dhe socialistet si nje tufe guralecash? Natyrisht qe une jo. A nuk jeni Ju, shoku kryetar i PS-se, qe nuk keni lene gje pa thene e share per miqte tuaj ne PS? Besoj se nuk do te ma mohoni kete gje. Opinioni publik e ka ne kujtese fjalorin tuaj makaber ndaj gruas se Ilir Metes e asaj te Namik Dokles apo vete Arta Dades. Apo keni harruar se Musa Ulqinin ju e keni quajtur publikisht "lavatrice". A nuk eshte fjale fyese kjo gje shoku kryetar i PS-se? Po Gramoz Rucit, a nuk i thate ju se "jeni vrases"? Eshte apo jo shpifje, zoti Kryeminister? A e quajtet, kur ta donte puna per interesin tuaj personal, zotin Servet Pellumbi si "marksist" dhe i kujtuat pazaret qe bente ne Kapshtice djali i tij? Po kjo mund te futet tek klasifikimi "shpifje"? Une po vazhdoj te te sjell ne kujtese fjalorin tend dhe akuzat tuaja publike, pasi akoma duhej te ishe ne nje seri te pafund gjyqesh, nese te akuzuarit tuaj do te kishin bere padi penale apo civile kunder jush. Por ata e dine se kush eshte Fatos Nano. Ju apo une i thate ne publik Bashkim Finos si "njeri i Mirit te Xhikes", nderkohe qe ju e kishit njohur e prezantuar me te? Po keshtu, une apo Ju i permendem Anastas Angjelit ne Sarande edhe groshen e nenes? Po e leme me kaq, per te mos vazhduar me Petro Kocin, te cilin Berisha e qethi ne kohen e tij, kurse ju e keni "zhveshur lakuriq" mu ne oborrin e selise se PS-se ne Tirane.

    Une kam kerkuar qe Ju, zoti kryeminister, te na shpjegoni se perse ne deklaraten zyrtare te pasurise, keni deklaruar se "nuk keni shtepi, por vetem nje benz te dhuruar". A kam te drejte qe te te pyes se tre katet e pallatit tek Shallvaret a jane tuajat si prone apo te Xhoanes? Nese shkruhen si te Xhoit, a jeni Ju burri i saj apo jo? Besoj se po, pasi te kam pare ne Kishen Ortodokse me karafila ne koke si nje dhenderr 20 vjecar. Pra, ku i moret parate apo kush ua dhuroi tre kate te pallatit, nderkohe kur dihet se me rrogen qe merrni si kryeminister nuk do te mund ta paguanit as per 20 vjet! Ne qoftese nuk jeni merzitur akoma me pyetjet e mia, a mund te vazhdoj prape me disa pyetje me te lehta per pergjigje? Ok, po ec duke pyetur. Une kam pyetur nese ka nje kryeminister ne bote qe 1/ 4 e diteve te vitit e kalon jashte vendit te tij. Besoj se jeni dakort se jane afro 40 dite vetem ne kete vit ju keni shetitur sa nga Viena ne Stamboll, sa nga Spanja ne Korfuz e Athine, sa nga Shkupi ne SHBA, sa nga Bratislava ne Bosnje, sa nga Parisi ne Itali. Nese kam harruar ndonje shtet, me thoni diten kur do te perballemi ne gjykate bashke, kryeministri i vendit tim. Kam edhe nje pyetje tjeter: A jane njelloj akuza per shpifje dhe akuza per vrasje? E bej kete pyetje, pasi ju jeni akuzuar per vrasjen e Shkallnuerit ne Durres. Bile per kete hetim u kerkua me firme te 35 deputeteve ngritja e nje Komisioni Hetimor Parlamentar, por ju nuk e lejuat funksionimin e tij. A kishit frike apo t'u shfaq fantazma e Petrit Islamit, te cilin akuzoheni se e keni shtypur me makine dhe keni hedhur ne kanal? Ju thoni se kam "nderhyre ne intimitetin e familjes". Jo, nuk eshte e vertete. Une nuk kam thene asnjehere se si jeni njohur ne Athine me Xhoanen apo cili ishte "shkesi"?! A e keni gjetur ndokund te shkruar kete? Jo. Nuk e them. Eshte ceshtja juaj personale dhe private. Bile, une as nuk dua t'ia di per lagjen e DY KULLAVE ne Athine! Nuk e them, pasi nuk me intereson fare mua. A kam pohuar une ndonje intimitet tjeter? Jo. Ma gjeni dhe hajdeni te perballemi ne gjykate, zoti kryeminister! Bile edhe kur flisnin thashetheme ne hotel Sheraton per familjen tuaj te re, jam zene dhe kam bere mire, pasi me ato cka degjoja, duhej te nxirrja pistoleten, shoku Nano! Ja qe ne kete pike ju kam mbrojtur, pasi eshte e drejta juaj e perzgjedhjes mes te perzgjedhurave. Por nuk mohoj qe kam deklaruar dhe po e perseris edhe sot qe ta kesh si nje dokument tjeter per te shtuar padine tek Prokurori i Pergjithshem, se vendimi i qeverise qe ju drejtoni akoma, per ti dhene te drejtat e Zonjes se Pare te Shqiperise Xhoanes, nuk ishte ligjor dhe nuk ka pike morali. Pra, ti na je kthyer si sulltan, e perseris prape si nje Sulltan, qe vete firmos e vete vulos, tamam si Lala Kros. Nese nuk e di kete punen e Lala Krosit, pyet paksa Ndre Legisin ose Mark Nikollin. Ti firmose me 14 janar te ketij viti per pese paga mujore shperblim per veten tuaj. Tani firmos e merr vendim per te shpallur gruan tuaj Zonje e Pare e Shqiperise, duke ia mohuar familjes se Presidentit. Epo, ne nuk jemi oborrtaret e Lale Krosit ! Une te kam kritikuar pasi ne vendimin e qeverise per te shpallur Xhoanen si Gruaja e Pare ju me djallezi keni futur ne Protokoll edhe djalin e Xhoanes qe ta ka sjelle nga Athina. C'pune ka djali i Xhoit ne Protokoll? Epo te ishte i yti, hajde de, e pranojme se nuk kemi c'te themi! Pastaj meqe dolem tek djali i Xhoanes do te ishte mire qe babai i djalit te lejohej ta takonte birin e tij, e jo te frikesohet nga prezenca jote perkrah Xhoit. Si thua, a kam te drejte qe te pyes?!

    Kam kerkuar qe te qeverisni per te rregulluar kete vend te varfer, pasi kemi detyrime te gjithe politikanet, edhe media natyrisht. Kam thene se monopolet po i marrin frymen biznesit vendas, te vogel e te mesem. Gjithashtu kam kritikuar ne parlament se nuk keni nje politike per bujqesine. Kam kerkuar dhe plot gjera te tjera, qe gjithsesi kane gjetur vend ne raportin e Bashkimit Europian. Atehere ku kam shpifur zoti kryeminister? Apo mos e keni fjalen tek togfjaleshi "familja mafioze e tipit sicilian"? Nese mbetesh akoma ketu, po ua perseris, duke ju ripyetur: A nuk jane te gjitha keto veprime ne favor te familjes suaj si veprime mafioze? Nese nuk jemi kuptuar, atehere po e perseris se nuk heq asnje pike nga ato qe kam deklaruar, bile ne ditet ne vazhdim do te kete "bomba" te tjera, ku do te duket si "lule" fjala "familje mafioze".

    Ketu me keni, zoti kryeminister, me dhe pa imunitet, neper Shqiperi, perdite e kudo. Nese ju e keni ende ne mendje ate qe patet pergatitur per ndonje "incident sporadik" apo edhe me keq akoma, po ua rikujtoj edhe njehere ate qe kam deklaruar publikisht kohe me pare: "Koke per koke, zoti Nano!".



    koha jone
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    NANO PADIT LESIN, PASI AI NUK E LE TE SHENJTEROJE XHOANEN

    Bujar Skendaj, Kryeredaktori ATN1 TV

    Padite e zotit Nano ndaj botuesit Nikolle Lesi ngjajne te jene skena e fundit e nje komedie kryeministrore. Per me teper te nje skene ku perzihet erotika me xhelozine, e rendomta me shenjterimin, banaliteti me simboliken.

    Sikunder gjyqi, dhe padite e reja civile dhe penale, qe zoti Nano dhe e shoqja kane dorezuar ne Prokurori, nuk duket te kene aspak lidhje me "fyerje per shkak te detyres" etj., sic pretendohet. Zoti Nano mban mbi kurriz nje thes te vertete sizifian te mbushur me afera korrupsioni, me denoncime vjedhjesh, me akuza te renda per moralin dhe karaktrin e tij, te bera, jo me nga zoti Lesi apo opozita, por, pikerisht, nga miq apo ish miq te tij brenda PS-se. Sikunder ky u ka bere atyre akuza monstruoze. Dhe askush nga kjo rrace nuk e ka marre mundimin te dorezoje ne prokurori qofte edhe dy rreshta paditese.

    Problemi qe ka zoti Nano ne kete moment ka te beje me erresimin e gjykimit. Mendoj se ai nuk ka hallin e mbrojtjes apo purifikimit te vetvetes, por pikerisht hallin e Xhoanes. Duket se kryeministrin tone e mundon idea fikse e pastrimit te figures se te shoqes nepermjet lartesimit, nepermjet idealizimit te saj. Ndoshta, ai synon t'a ktheee Xhoanen ne nje idol, ne nje embleme te femres shqiptare.

    Mirepo Lesi me shkrimet e veta "Si e njoha une Nanon dhe PS", me diskutimet ne Kuvend etj. po e xhvesh lakuriq tere kete shpure. Po prish edhe planet e shenjterimit Xhoanes. Dhe kete gje zoti Nano nuk mund t'a kaperdije. Ndaj, vrap ne gjykate. Por, teper vone. Renia e tij eshte afer fundit. Imazhi i synuar i Xhoanes, gjithashtu!

    Pas tere kesaj, Lesi do ia rrise dhe me shume kredencialet vetvetes.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 159
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 07:52
  2. Kongresi i LDK zgjedh Fatmir Sejdiun si kryetar të partisë
    Nga Arb në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 365
    Postimi i Fundit: 30-01-2010, 07:52
  3. Emrat e ministrave të PDSH në qeverinë maqedonase
    Nga babadimri në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 29-11-2008, 22:12
  4. Miratohet në kuvend ligji për auditimin e brendshëm
    Nga Zemrushja në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-04-2007, 22:25
  5. Opozita fiton zgjedhjet në Maqedoni, fillojnë negociatat për qeverinë
    Nga Davius në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 50
    Postimi i Fundit: 02-08-2006, 13:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •