Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 48 prej 48
  1. #41
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,038
    Postimet në Bllog
    22
    DEPUTETET SFIDOJNE KRYEMINISTRIN, KY NXIN SHTYPIN

    Oli Xhilaga

    Salla e Kuvendit u kthye dje ne nje kamp te vertete sherri dhe kunderveniesh midis deputeteve. Ne rend te dites vec te tjerash, ishte dhe mocioni per debat me kryeministrin Fatos Nano, kerkuar nga nje grup deputetesh. Ky mocion per debat me kryeministrin erdhi si shkak i raporteve dhe verejtjeve te njepasnjeshme drejtuar kryeministrit Nano, lidhur me presionin qe ai po ushtron mbi mediat. Gjate fjales se tij, kryeministri Nano leshoi nje sere akuzash ndaj lidershipit opozitar, Sali Berisha, duke e cilesuar si nje dhunues ndaj shtypit te lire, i cili radhitet ne listen ne te cilen bejne pjese Fidel Kastro, Lukashenkos, e te tjere. Seanca zgjati per disa ore me radhe duke u shoqeruar nga debate mjaft te nxehta dhe kjo per shkak te qendrimit qe kryeministri mbajti gjate fjales se tij. Kryeministri Nano, duke iu anashkaluar nga njera ane pyetjeve te drejtuara nga ky grup deputetesh, dhe nga ana tjeter duke leshuar nje sere akuzash ndaj shefit opozitar Berisha, beri qe prezenca e opozites parlamentare te ishte mjaft e acaruar. Kjo u vu re dhe gjate replikave apo dhe gjate debateve qe u shkembyen midis dy kampeve politike ne kuvend.

    Nano: Qeveria mbeshtet mediat

    Kryeministri Nano, kundrejt verejtjeve sa i takon subjekteve elektronike, u pergjigj me nje sere arritjesh te qeverise ne kete fushe. Madje duke bere nje krahasim me kohen ne te cilen ishte ne pushtet opozita e sotme e drejtuar nga shefi i saj Berisha, kryeministri vuri ne dukje se vetem me ardhjen e mazhorances ne pushtet u be e mundur ekzistenca e nje neni sa i takon medias shqiptare, shtypi eshte i lire. Por duke iu referuar ketij neni, kryeministri i rikujtoi liderit Berisha menyren se si eshte trajtuar shtypi ne kohen kur ky i fundit ishte ne pushtet. "Ka ikur koha kur gazetaret goditeshin ne erresire nga grupe cubash, kujtoj ketu te ndjerin Teodor Keko, i cili mori me vete misterin e pazbuluar. Kjo pasi ai publikoi te verteta mbi pushetin e Berishes. Kujtoj gjithashtu Frok Cupin, Edi Ramen, Zamir Alushin, e te tjere te cilet perfshihen ne listen e gjate te te shtypurve", theksoi Nano gjate fjales se tij. Por kesaj liste, kryeministri i shtoi dhe nje tjeter dhe pikerisht ate qe, sipas tij, i bashkon te pervuajturit e burgut te Berishes. "Nuk jam aspak dakord ne nje mije aspekte me Aleksander Frangaj, Marsel Skendon apo Martin Leken, por cfaredo qe te ndodhe jemi shoke burgu te te njejtit regjim, te atij te Berishes", vijoi me tej Nano. Por kryeministri Nano duke dashur te nxjerre ne pah lirine qe zoteron shtypi shqiptar, radhiti nje sere faktesh te cilat, sipas tij, vertetojne qarte se nuk ka aspak nderhyrje nga qeveria dhe aq me pak nga ai. Keshtu duke iu referuar bilanceve te deklaruara nga media qofte ajo e shkruar apo dhe ajo televizive, kryeministri vuri ne dukje se nga keto bilance 45 per qind jane nga reklamat, 5 per qind nga sponsorizimet dhe 50 per qind te tjera nga burime te tjera. Ne kete menyre sipas ketyre bilanceve, kryeministri Nano nuk mund te ndaje nese media shqiptare eshte biznes apo institucion. Por gjithashtu kryeministri Nano, u ndal dhe tek numri i atyre gazetareve te cilet punojne ne te zeze, nderkohe qe perpara deputeteve ai dha shifrat e gazetareve ne media te ndryshme, te cilet jane te siguruar. Por duke analizuar keto shifra, kryeministri Nano theksoi se "duke iu referuar pageses se deklaruar te ketyre gazetareve, habitesh kur i shikon ato me autovtura luksi, me shtepi banimi si dhe pushimi, keto me nje rroge 100 dollareshe ne muaj. Kjo nuk justifikohet as me pagesa honoraresh, pasi kjo nuk vertetohet kur vjen puna tek pagesa e detyrueshme e kontributeve". Gjithashtu Nano nuk harroi te permendte dhe ndertimet pa leje te shume drejtuesve te medias se shkruar apo televizive. Por duke dashur te thelloje ndihmen qe qeveria ka dhene dhe vazhdon te jape ndaj shtypit shqiptar, kryeministri rikujtoi perpara deputeteve dhe reklamat qe vetem Ministria e Energjitikes, me fondet qe ajo ka vene ne dispozicion per reklamat ka ndihmuar nje pjese te madhe mediash. Sipas kryeministrit Nano, te gjitha keto qe u permenden tregojne qarte se sa e pavarur eshte media shqiptare nga qeveria dhe se si kjo e fundit i ka ardhur ne ndihme vazhdimisht shtypit, me qellim qe te zhvillohet dhe te nxise zhvillimin e tij. Por nga ana tjeter kryeministri Nano pranoi se ka mangesi persa i takon funksionimit te ketij shtypi. "Problemet nuk i fsheh, pasi ato kane dale ne raportet e ardhura sa i takon funksionimit te shypit ne Shqiperi, por une siguroj se mazhoranca socialiste eshte e interesuar qe te bashkepunoje ne perfeksionimin e metejshem te medias ne vend", theksoi Nano lidhur me kete ceshtje.

    Thane dje ne debatin per median

    Sali Berisha

    I lejove vetes te shperblesh veten me gjashte rroga sepse u denoncua kompania Nano kopter, apo u denoncua transporti i droges ne Gjykate te Larte.

    Njeri prej personaliteteve te Keshillit te Europes kur u njoh me dosjen e proceseve sekrete dhe gjobes mu drejtua me keto fjale: "Zoteri, kam menduar se ne Shqiperi eshte fantazma e Enverit, po ai qenka gjalle vete. Eshte rasti unikal ku ne nje muaj kryeministri i vendit ngre tre padi duke goditur direkt ate qe eshte me e cmuara liria e individit, liria e kombit, sepse ky njeri po rrenon vendin. Te fillosh mocionin duke censuruar mocionuesin do te thote te kesh frike dhe tmerr. Ai eshte morali qe ke ndaj shtypit. Ata kane frike nga fjala, kane frike nga vetja dhe me e tmerrshmja eshte frika".

    Besnik Mustafaj

    Ishte nje rast tjeter te shohim sot se sa me pak seriozitet i merr problemet e medha kryeministri yne. Eshte thuajse e pafalshme te besh ironi me kete teme kaq substanciale. Por nje shprehje e vjeter e Aristotelit thote: "Njerezit e dobet bejne ironi". Nuk e besoja se pas kaq vitesh, atehere kur po shembej nje diktature, ne do te detyroheshim te zhvillonin ne kuvend pikerisht kete debat per lirine e shtypit. Shtrohet nevoja qe te rifilloje procesi ku eshte bllokuar. Por Fatos Nano nuk mund te ndryshoje. Ai i njeh mjaftueshem te gjitha problemet dhe kete qe po flasim per lirine e shtypit. Une nuk shoh asnje rast qe kryeministri te kete vepruar si i papergjegjshem, por ai i kundervihet lirise se shtypit. Pushteti i shkeljes mbi opinionin publik behet se nje pushtet i tille eshte i papajtueshem me shtypin e lire. Nuk behet fjale ketu vetem per dy gazetare, por i gjithe shtypi eshte i rrenuar. Kane perdorur korrupsionin, kur nuk ka ecur dhuna, duke perzier arken e familjes me ate te shtetit. Kjo eshte arsyeja qe nuk ka me as mbeshtetjen e opinionit publik. Jo vetem raportet e KE-se, OSBE-se, por dhe korrespondencat e reportereve per Shqiperine, flasin per izolim nderkombetar dhe kombetar qe Nano mund ta ktheje ne fatkeqesi kombetare. E quaj te rendesishme kete seance debati dhe mazhoritaret duhet te reflektojne dhe ta marrin seriozisht ate.



    Musa Ulqini

    Nga menyra se si eshte hartuar ky mocion per debat, do ta quaja si nje aktakuze, megjithate ky mbetet perceptimi im. Presioni qe behet mbi median pershkruhet ne nje menyre te tille sikur nuk flitet per Shqiperine, por per nje vend imagjinar.

    Nuk besoj se ka njeri ne kete salle dhe jashte saj qe te besoje se gjoja Shqiperia afroka sot percudnim ndaj medias. PD po perpiqet te identifikohet me fjalen e medias. Angazhimi i saj eshte demagogji sa kohe qe eshte kjo parti, ky lidership qe digjte, burgoste gazetaret dhe asnjehere kjo parti nuk kerkoi ndjese publike. Disa krahasime jane te nevojshme, por nuk dua te ndalem pasi problemet e medias jane te tjera. Ka nje problem mes medias dhe politikes, mes gazetareve dhe botuesve dhe nga pikepamja e funksionimit ligjor keto marredhenie jane problematike. Sa me e lire te jete nje media ajo mbetet ne favor te fjales se lire, kritike dhe e drejte. Sa me mire te jene te informuar njerezit, aq me te afte do te jene te bejne zgjedhje te duhura.

    Berisha per Ulqinin

    Zedhenesi Nano tre eshte ai, apo eshte deputet ai zoteri

    Ceco per Berishen

    Nuk keni nevoje te beni si kapedan

    Nikolle Lesi

    Media duke qene pushtet i katert ka per mision jo vetem te jete informuese, por dhe kritike ndaj fenomeneve negative, ndaj njerezve qe jane ne pushtet. Jam i detyruar te shpjegohem me qarte, per te ruajtur median nga infiltrimi i krimeve. Pushteti nuk duhet te jete ai i hakmarrjes ndaj medias, pasi ata e kritikojne. Si njeri qe ne kete salle i kam provuar fatmiresisht dhe fatkeqesisht te dy pushtetet, shtypi ka qene dy hapa me pare se politika, dhe eshte munduar te civilizoje dhe te fuse kurajon ne vendin tone.

    Por nuk duhet te le pa permendur se sa here zoti Nano ndodhet ne veshtiresi politike, permend se "kam bere burgun e Berishes".

    Nuk me gezon aspak fakti qe me 15 shtator ka mundesi te me ftojne te flas ne Keshillin e Europes. Nuk eshte mire qe te futet ne analet e presionit, ai duhet te jape shembullin per raporet korrekte me median dhe te jete konseguent. Media ne te vertete eshte biznes, por ajo tashme eshte kthyer ne nje bisht te bizneseve. E tregtojne nen koston reale, e perdorin si bisht te biznesit. Media mbetet biznes dhe duhet te jete para ligjit si te gjitha bizneset e tjera, por problemi qendron ne faktin se kane konflikt te hapur interesi. Ka nga ata njerez qe naten kalojne traun e doganave dhe ne mengjes gdhijne aksionere ne gazete.

    Ben Blushi

    Nese ka nje gje qe nuk i ben nder opozites, eshte ky debat per median. Ka dhjete vjet qe flitet per lirine e shtypit pa kerkuar ndjese per ndrydhjen qe i ka shkaktuar fjales se lire. Dhe sot nje nga botuesit me te vjeter te gazetave ne Shqiperi, detyrohet te mbrohet nga inkuizitoret e vet. Sot shqiptaret nuk kane nevoje per demagogji. Shtypi i opozites vazhdon te mbetet ne myshkun e shkruesve te saj demagogjike. Debati mbi lirine e shtypit rendon rende integritetin. Lesi nuk mbrohet si gazetar, por si aleat politik, pasi ai eshte kercenuar si poliagjent, eshte ndjekur dhe perndjekur nga keta njerez. Si pionier i lirise se fjales dhe sot e keshillojne Lesin se cfare pune ka ai te merret me kryeministrin. Por pa u ndalur shume ne keto debate,sot media ka nevoja te tjera. Cili moral duhet te mbizoteroje sot ne media? Ne jemi larg kesaj pike. Jane ceshtje qe ndajne moralin me te verteten, mbetemi vurnerabel dhe akoma larg kesaj te vertete. Per aq kohe sa ceshtjet private te gazetareve dhe pronareve ngaterrohen, ato mbeten te perziera me nje mije fije me politiken. Ne ne fund te fundit meritojme nje shtyp te lire, por ne treg akoma je i detyruar te blesh dhe hallet e botuesit te saj.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #42
    i/e larguar Maska e Tirana
    Anëtarësuar
    29-06-2004
    Postime
    211
    TOPALLI: NANO, ARMIK I SHTYPIT

    Fjala e nenkryetares se parlamentit, Jozefina Topalli, dje ne seancen plenare

    Media e pavarur eshte nje tregues themelor i maturise demokratike te shoqerise. E drejta per lirine e shprehjes dhe te informimit eshte e lidhur ngushte me te drejten e qytetareve per te ditur, gje qe eshte parakusht per te bere vendimmarrje ne baze te informacionit te mire. Mundesia per te shprehur lirisht ide dhe opinione avancon dialogun publik dhe stimulon zhvillimin e praktikave demokratike ne shoqeri. Ndersa censura eshte nje politike shume e erret. Por ndodh qe gazetare edhe te vdesin, kur ata mbulojne ngjarje ne fushen e betejes ne emer te misionit per te treguar te verteten. Por ata edhe dhunohen, frikesohen, kercenohen kur ata provojne te nxjerrin ne drite anet e erreta te nje shoqerie si korrupsioni, abuzimi financiar, trafiqet e droges. Ata jane edhe subjekte te agresionit fizik, fiskal, etj. Sentenca gjyqi per shpifje me te tilla perfundime tek ne pas 13 vitesh po shpeshtohen me shpejtesi.

    Ashtu sic ndodh ne nje vend si i yni i kualifikuar si regjim qe renditet midis atij hibrid dhe autokratik sulmet ndaj lirise se shprehjes mund te marrin forma te shumta, duke filluar nga kercenimi, intimidimi, mbyllja arbitrare e instrumenteve mediatike, taksimi i larte, monopolizimi i letres dhe shperndarjes, perjashtimi me seleksionim i reklamave shteterore dhe jo vetem, ngacmimi administrativ, privatizimi i kanaleve te caktuara, apo mbajtja peng nga nje biznes pas, i paqarte, rikatimi. Duke patur parasysh te gjitha keto dhe: duke konsideruar si prioritet mbrojtjen e lirise se shprehjes, duke konsideruar te frikshem kontrollin politik mbi median, duke deshiruar te avancoje debati politik mbi nevojat e ndryshme dhe permiresimin ne fushen e lirise, ne e kishim per detyre te nxisnim kete mocion:

    Zoti Kryetar!

    Shtypi duhet te vazhdoje punen e tij, ne mbledhjen dhe raportimin e lajmeve pa pasur frike dhe pa pritur favore nga qeveria.

    Ne fund media eshte nje pushtet i katert jashte qeverise, si nje kontroll shtese per te tre deget zyrtare.

    Ajo eshte bere si nje anetar serioz i familjes dhe kete asnje se cben. Ajo ka nje favor te madh, kushtetuta ne asnje vend nuk thote, qe shtypi duhet te pergjigjet e te jape llogari. Keto kerkesa jane per qeverine. Ne keto kushte, nese nuk pranoni kete realitet ka 2 rruge: ose te lini qeverine e te merreni me boten e medias (ketu s_ka dhenie llogarie sic deshironi), ose te jepni llogari, dhe madje te jeni tabele qitjeje.

    Ju ne fakt nuk pranoni as te paren as te dyten. Keni gjetur pikerisht ate qe nuk duhej - keni bere televizionin publik si TV tuaj privat - duke shqelmuar mbi te gjithe shqiptaret qe paguajne per te mbajtur ate qe quhet televizion publik - por qe pak nga publikja ka. Mjafton te shikosh edicionin e lajmeve, fillon me Nano, vazhdon me kryeministri, pasohet nga qeveri, kthehet tek Nano dhe e mbyll me 20 sekonda nga Presidenca. Pak para fillimit te spotit per balance pasi ka folur per 30 min per ju kujtohet t_i dhuroje opozites ne rastin me te mire 10 sekonda. Dhe pas kesaj perseri 30 min speciale per Nanon.

    Ka zhdukur cdo emision politik, debat, thua se tek sa s_ka probleme per te diskutuar per ekonomine, per doganat, per drogen, integrimin, per EU, NATO apo ku di une. Me ne fund ka filluar nje debat, por ky vetem per futbollin, por edhe ai mori fund mbreme.

    Sikur kjo te mos mjaftonte, keni hyre aksionere ne nje kanal tjeter kombetar, qe dikur ishte mjaft i shikueshem duke e rrenuar audiencen e tij.

    Jeni bere objekt i sulmit te raporteve ne KE, ku qe nje vit me pare ne dok. Nr 9640 dt. 14.01.2003. thuhej se shihej me shume preokupim nga ana e kryeministrit Nano per presionet qe ben permes sektorit fiskal ndaj gazetes "Koha Jone". Jeni objekt i shqetesimit te Human Eateh per qendrimin tuaj ndaj medias.

    Padia e familjes Nano ndaj publicistit F.Lubonja i la pa mend te gjithe. Deputetet europiane firmosen rezoluta ndaj sjelljes se cuditshme te familjes. Shoqata gazetaresh te vendit dhe nderkombetare reaguan fort, por familja Nano ishte prekur shume. Nuk po permend gjyqet e denimit me gjoba te gazetareve te opozites, Astrit Patozi, etj. Se kjo per ju eshte e nevojshme edhe pse raportet e cdo viti kane dale ku ka paragrafe e faqe te tera me dhune ndaj medias opozitare. Por ju garantoj se une s_dua te merrem me to, qofte edhe per faktin qe ju e konsideroni se keni kryer pune me to, e keni te majte e te pavarur, qe tani s_po rrine rehat.

    Padite e fundit ndaj botuesit Lesi ishin asgje me shume se nje nervozizem i forte nga humbja e pushtetit - me tha nje koleg. - Ne fakt nuk e shoh kaq te thjeshte. Procesi gjyqesor i zhvilluar me shpejtesi rrufe, thua se ky ishte halli me i madh i shqiptareve, e gjykatat nuk kishin asgje me te rendesishme per te bere; - marrja e vendimit ne fshehtesi pa lajmeruar te akuzuarin dhe denimi me 20.000 $ (= me 100 rroga te shqiptareve) - me shume se denimin e Lesit synonin t_i benin nje leksion te hidhur gjithe mediave, pronareve e gazetareve. Ajo u be sfida e kryeministrit. Ai po u thote te gjitheve, kur ia bej kete ketij qe eshte i imi, qe me solli mua ne pushtet, qe s_ka biznes prapa ku ta kap, qe ne nje fare menyre ka gazeten me te hapur, qe ka per me teper mandat politik dhe imunitet - imagjinojeni vete cfare ju pret ju te gjitheve qe sic ka thene vete kryeministri "fshihen pas bizneseve te paqarta, informale, madje te pista". Po kryeministrit nuk i duken gje 20 mije $. Ai beri kallezim ne Prokurorine e Pergjithshme. Ndersa zonja Nano beri padi penale ne Gjykaten e Larte. Per fyerje per shkak te detyres e cenim te nderit te saj e te bashkeshortit te saj, kryeministrit te shtetit, Fatos Nano. Se cfare detyre ka zonja zyrtarisht, nuk e di, por qe s_kam degjuar ndonjehere qe te besh padi per te tjere, kete e di.

    Parate s_mjaftojne me, duhet t_i hiqet imuniteti e te denohet.

    Paralelisht po kryeministri dhe ministrat e ij, kane hapur proces gjyqesor ndaj Mero Bazes. Ketu ndodhi cudia edhe me e madhe. Baze nuk dinte gje per data, por pushteti ka menduar per te, i ka caktuar edhe avokatin mbrojtes, i cili mbron fuqishem kerkesen e prokurorit per denim te analistit (Baze) dhe ia kalon atij. Ne fund me kete eshte edhe me e lehte, gazeta eshte opozitare e regjimit, eshte denuar pa fund gjate viteve, pra s_ka reklama, s_ka parti, shkaterrohet me shpejt me gjoba ne para. Ne fakt vete Baze thote se pranon te konvertoje me burg gjoben e parave.

    Rruget e tjera komplementare me tendera duke perjashtuar seleksionimin me dhe pa dokumente, apo permes fadromave qe qendrojne prane vilave me ose pa leje te pronareve, sidomos permes ekskluzivitetit qe vete kryeministri certifikon per te tjera nuk merren shume vesh.

    Me sa duket kjo eshte kostoja e fjales.

    Por kur ndodh kjo, e verteta vuan.

    Do thoni ju, po edhe ne bote botuesit paguajne gjoba. Po, ashtu eshte. Katherin Xeta Jones ka marre jo pak prej nje reviste. Vecse ka nje ndryshim. E para, ketu ne Shqiperi s_kemi nje Xeta Xhons. E dyta, Xeta e munguar ka per bashkeshort Majkell Dagllasin dhe e treta Dagllasi nuk eshte kryeminister.

    Por edhe po te mos ishte fare keshtu, kush mund te thote se kryeministri nuk e shperblen veten me 6 rroga.

    Pse familja Nano nuk vertetoi te kunderten, duke na treguar dokumentet e zhdoganimit te helikopterit. Media ka per detyre qe te botoje pergenjeshtrimin dhe kete e ben. Pse kjo familje nuk na e vertetoi se nuk kishte qene ne linjat e autobusit te Xhoi-travel qe u kap droga, para ca muajsh.

    Media eshte e lire tek ne thuhet. E lire per t_u gjobitur, e lire per t'u kercenuar, e lire per t_i sherbyer pushtetit. Nuk mund te jete pafundesisht keshtu.

    Tre dite me pare ishte media qe pati kurajon per t_i njoftuar publikut qe votat vidhen edhe me buton. Mjafton qe aty te mos jete opozita e deputete te tjere qe votat te behen pavaresisht karrigeve bosh, nga deputeti i munguar, por qe butoni pulsonte ne shenje votimi dhe kryetari i parlamentit qe na bente direkt te njohur se TV s_kishte pse te filmonte me, se votimi s_kishte pse te regjistrohej, ne fund deputetet s_kishin pse te numeroheshin, rezultati gjithsesi duhej te ishte ai qe kerkohej.

    Dhe ky ishte vetem rasti me i fresket i nje parlamenti qe funksionon me urdhera, qe s_pyet per vota, qe s_ngre komisione hetimore per Shkallnurin, per 9 janarin.

    A nuk ishte media qe zbardhi ngjarjen e tmerrshme te 9 janarit qe edhe pasi u zhvillua para syve tane duke perfunduar nje tmerr te patregueshem, shteti komunikoi se ishin vetem 2 kontrabandiste me droge.

    Pse s_kane shqiptaret te drejte te pyesin? Po sikur te mos ishte media a do e merrnin vesh ndonjehere cfare ndodhi, por ne te njejten kohe kush na ben te besojme se nuk ka patur te tjera ngjarje si keto?

    Ishte media qe u tregoi shqiptareve ne tetorin e kaluar se cfare kaosi ishte ne listat e votuesve ne disa qytete. Ishte media qe regjistroi e shfaqi ne zgjedhjet e tjera, kutite e votimit ne fushe qe mbusheshin nga police. Jane mediat qe flasin per pasurite dhe burimet e genjeshtra, jane mediat qe percjellin qendrimet tej kritikuese te nderkombetareve qe thone se krimi ka futur duart ne politike. Keto vertet jane arsye te forta qe media te bllokohet, qe media te kercenohet, te demtohet, te frikesohet e te asgjeshet. Ne fund a nuk jemi edhe ne vit elektoral. Media edhe te fundos, ka fundosur burra shteti, ne Gjermani, France, Itali e Austri, ka ndryshuar pushtete. Por ne fakt e ka rrenuar moralisht edhe pushtetin aktual.

    Te gjithe kemi pare cfare rekordi theu regjisori Moore me filmin dokumentar te tij duke ia kaluar edhe vetes.

    Dhe e dini pse? Sepse ai tregonte disa momente qe media nuk ia kishte bere te ditur amerikaneve. E mendoni se media amerikane eshte rasti me i shkelqyer i pasqyrimit te te vertetave, dhe kur jane ne lufte me terrorizmin, edhe kur ne disa raste mund te demtojne vetveten.

    Ne nuk kemi nje Michel Moore ketu ne Shqiperi, dhe as pretendojme t_i perafrohemi edhe pse nuk jemi ne garantet e sigurise boterore. Por kjo nuk do te thote qe ne te ecim ne te kunderten e te bejme censorin.

    Lajmet e keqija per ju nuk jane te keqija per faj te medias, por per fajin tuaj. Pastaj z. kryeminister, lajmesi nuk vritet per dhenien e lajmit. Nese s_pranoni te perballeni me lajmin, me te qenit publik, me deshtimin, inatin s_keni pse e nxirrni me to, por me veten.

    Sa shume e vleresuat median 3 vjet me pare, kur ajo ju mbeshteti ne levizjen katarsiste. Nese ju pelqeu atehere kur sulmuat Nacin, Bacin, vjedhjen, trafiqet e influencave, ekonomine informale, pasurite e paligjshme; pse nuk e mirekuptoni ate kur ajo s_ben gje tjeter vecse i qendron besnike vetes. Dhe ju thote juve se e tradhtuat vendin ne betejen tuaj, z. kryeminister.

    "Nese misioni i medias eshte t`i sherbeje lirise, ata ne radhe te pare duhet te jene te lire vete e te shfrytezojne korrektesisht kete liri."

    Dhe liria nuk nenkupton numrin e madh te gazetave apo medias, se ky numer ka pak vlere nese aty mungon diversiteti dhe jane nen kercenim apo kontroll politik. Une natyrisht mund te kuptoj se kur ka shpifje njeriu merzitet. Por rasti ne fjale i botimit te vendimit te qeverise eshte nje informacion korrekt. Dhe po ta konsiderosh kete shpifje i bie qe vete vendimi i qeverise eshte nje shpifje.

    Po edhe sikur te kete shpifje dhe keto sic thoni ju ne akuzat e shumta kane shkaktuar "vuajtje te thella shpirterore" ju ve ne dijeni se bota perendimore mbron te drejten edhe per te parodizuar figurat politike, madje edhe kur parodi te tilla jane "brutale". Gjithsesi "shpifja" nuk eshte rasti ne fjale. Pastaj ne bote ka ligje per konfliktin e interesave me mediat. Ju keni ne qeverine tuaj ministra, qe duke qene ne karrigen e ministrit kane blere kanale televizive dhe po hapin gazeta per fushaten elektorale. Ju edhe kete mund ta rreshtoni si sukses te qeverise progresiste ne inkurajimin e rritjes se numrit te mediave. Kjo eshte nje perralle shume e bukur, por kjo ne boten demokratike eshte e demshme dhe eshte regres.

    1 - Tryeza e banketit mund te jete e madhe, por ne qofte se kjo ka vetem ushqim kazani, nuk mbetet shume per te zgjedhur

    2 - Ne kete kuptim eshte thelbesore eleminimi i oligopolizmit ne media, dhe te garantohet qe media te mos shfrytezohet per te mbajtur pushtetet

    3 - Dhe kur flasim per median e pavarur duhet te perfshijme si kusht paraprak edhe pavaresine financiare, pervec pavaresise politike.

    Ju s'pranoni nje princip baze se "qeveria duhet te mbaje qendrim asnjanes ne tregun e ideve". Xhefersoni thoshte "Po te me linin mua te vendosja nese duhet te kemi nje qeveri pa gazeta apo gazta pa qeveri, une pa dyshim do te pelqeja kete te fundit".

    I rendesishem eshte rregulli i tregut te medias permes nje rregulli special e permes rregullit kompetitiv.

    Dhe vendet perendimore kane ligje te mira qe mund te sherbejne si model per ne.

    Keshtu p.sh. ne France, nje person legal nuk mund te mbaje, direkt apo indirekt, me shume se 49 per qind te aksioneve apo te drejtes se votes ne sherbimin televiziv territorial.

    Pronaret e gazetave jane subjekte te kufizimit ne qarkullim ne nivelin 30 per qind te tregut.

    Kufiri i perqindjes se audiences perdoret si nje kriter tjeter per te kontrolluar koncentrimin e tyre.

    Ne Angli kufiri i sektorit publik eshte 15 per qind e tregut total, ne gazeta kufiri i ndarjes se tregut eshte me pak se 20 per qind.

    Por keto modele ne Shqiperi, p.sh nuk parashikojne se nje menyre per te shitur e per te blere mediave pervec reklamave eshte p.sh. edhe elektriciteti qe i hiqet dhe i vihet per te shmangur percjelljen e te vertetave, dhe per te thene "te vertetat e qeverise".

    Po te kishte nje cmim per anti-press freedom awards ne 2003-2004 pas Shinna Vatres ne Tajlande do e merrnit ju.

    Ne fakt

    Cdo diktator admiron uniformitetin dhe degjueshmerine e medias.

    Ju keni sjellje armiqesore me median sepse:

    Ju mendoni per median si nje tastiere ku qeveria mund te luaje (Gebels)

    Ju kercenoni median sepse:

    Ju e dini se sic thoshte Napoloni, 3-4 gazeta kundershtare jane per t_u drashte me shume se 1000 bajoneta.

    Ju denoni median

    Ju e dini se s_ka me fat per nje qeveri kur populli qe ti administron nuk mendon (Hitles)

    Por ne fakt dy momente jane infinit: universi dhe stupiditeti njerezor.

    E dini z. kryeminister se sovraniteti ne thelb ka 2 gjera; fjalen e lire e voten e lire. Pa fjalen e lire s_ka vote te lire dhe qarku mbyllet. A i beni ndonjehere pyetje vetes kush jeni ju qe jo vetem kercenoni 1,2,3 apo disa gazeta, por ju qe s_njihni sovranitetin e ketij populli.

    - Cili kryeminister ne 25 vendet e BE e NATOS ka hapur 4 procese gjyqesore ne 2 muaj per shtypin si ju. Cili kryeminister shqiptar (po kthehem ne vend) ka bere gjyqe e heqje imuniteti ne keto 13 vite.

    - Per cilin kryeminister tjeter ne Europe brenda 10 diteve kane arritur kaq shume letra per median, pervec jush, nga Komisioni i Monitorimit te KE, nga Komisioni i te Drejtave te Njeriut, nga Komisioni i Shkences dhe Kultures, nga Komisioni i Medias, nga Artikulli 19, nga Federata Nderkombetare e Gazetave, etj.

    - Cili kryeminister shet e blen cdo gje si ju, shitni e blini vota, shitni e blini median, shitni e blini deputete, por mbi te gjitha shitni e blini ligjin.

    A nuk e blete ligjin kur denuat permes gjykatesit qe i dridhej zeri kur shpalli gjoben prej 20.000 $?

    A nuk e blete ligjin kur shpallet fshatra te tjere turistike pasi e ndaluat ate?

    A nuk e shitet dhe blete ligjin per transparencen kur na kallezuat burimin fals te pallatit e te benzit?

    Nje tregtar ligji nuk mund te jete kurre i lire, e larg mendsh kryeminister.

    Bibla thote se fjala eshte e para - por ju jeni ateist, s_besoni ne Zot, prandaj e censuroni ate.

    Selman Ruzhdiu thoshte se fjala e lire eshte vete jeta" - por ju pelqeni modelin e regjimit qe denoi me vdekje Ruzhdine, ndaj e kercenoni ate.

    Kushtetuta thote se media eshte e lire - po ajo eshte bere lecke, kohe me pare, ndaj edhe e rikatoni ate.

    Une e di se ju do te thoni se bini dakord se e verteta eshte nje mrekulli, por nderkohe mendoni e besoni, se eshte me e mrekullueshme heshtja per te verteten. Marreveshja e heshtur per te mos diskutuar faktet jo te lumtura eshte rruga qe keni zgjedhur. Mund t'ju duket rruga me e shkurter - por ne fund te con tamam aty ku s_doni.

    Une jam optimiste ne besimin se deshira per liri e barazi edhe te medias eshte atribut i natyres njerezore.

    Ne fund e gjithe kjo histori ka nje shpjegim kur frika eshte prezente maturia s_eshte me.

    Ju keni frike, shume frike se pushteti po ju ik. Frika eshte per ju si dhoma e vogel e erret ku zhvillohen negativet.

    Une do t_ju sugjeroja pa keqdashje , asnje here mos ki frike nga hijet , ato thjeshte tregojne se diku afer ka nje drite qe shndrite.

    -----------------------------------------------------
    Bravo Zonja Topalli . Keshtu palamentaresh si ty i duhet atij shteti qe t'ja thote gjerat ne sy kryeministrit , e jo zagar si Ulqini e Blushi apo Ruci e Brace .

    Keshtu Kryeministri kemi ne qe kur flitet per te ne parlament , dhe atij nuk i vjen embel , ai shko e rrekllen xhin e pin pure ne mihanen e parlamentit , per ti dhene kurajo vetes , dhe nuk degjon akuzat qe i behen kunder tij , asnje nga pyetjete qe lexoi Topalli ne raportin e saj , ai nuk ishte ne gjendje tu kthej pergjigje , por qeshte si nje klloun e fliste ne celular , nuk i bente pershtypje asgje , harron se eshte i humbur , akoma mban shpresa se qeveria e tij do te shkoj gjate .
    Haram i qofte atij njeriu , nese ja japin voten atij perseri . Nuk kam degjuar deri me sot kryeminister me te degjeneruar e me te korruptuar se Kryeministri qe kemi ne .

    Tirana

  3. #43
    ("ANDREA" ZEMRA BABIT) Maska e Genti^Itali
    Anëtarësuar
    19-09-2003
    Vendndodhja
    Itali ''Venezia''
    Postime
    635
    Berisha: Nano 3 padi brenda një muaji për gazetarët


    A.Rama

    TIRANE- Kryetari i opozitës Sali Berisha, deklaroi dje se ishte i bindur që Fatos Nano nuk do të ndryshonte asnjë presje nga dhunimi i vazhdueshëm i gazetarëve. Kreu i selisë blu duke folur në sallën e Kuvendit menjëherë pas fjalës që kryetari i qeverisë mbajti në seancë në mocionin me debat të kërkuar nga opozita për problemet me mediat, tha se Nano u ishte referuar vetëm shifrave, duke fshehur të vërtetën për dhunimet që ai dhe pushteti që përfaqësonte kishin ushtruar ndaj përfaqësuesve të medias së lirë. “Nano sapo deklaroi se dhuna ndaj gazetarëve do të vazhdojë, sapo mësuam se kemi të bëjmë më shtetin e www-së, të bixhozit. Janë policët e qeverisë së tij që kanë rrahur kameramanin në Berat ndërsa filmonte dhe kryente detyrën, duke vijuar me Mero Bazen, Artur Çanin, Alfons Zenelin, Antoneta Malja, që kanë provuar gjyqet politike dhe burgosjen e pushtetit të Nanos. Por objekti i kësaj seance është që Parlamenti të mbajë qëndrim dhe të analizojë valën e kërcënimeve që janë ndërmarrë prej disa kohësh ndaj gazetarëve. Nano merr shpërblim 5 rroga mujore, ndërsa gjobit botuesin që publikoi lajmin me 20 mijë $. Këto veprime që Nano ka ndërmarrë po na tregojnë të gjithëve se fantazma e Enver Hoxhës po vjen rrotull”, -tha Berisha. Ai shtoi më tej se Nano ishte i vetmi kryeministër që brenda një muaji kishte hapur 3 padi kundër gazetarëve, që kanë botuar fakte për abuzimet e tij me pushtetin. Lidershipi opozitar vërejti se Nano me fjalën e tij kishte treguar se tashmë atij i ka hyrë lepuri në bark, që do t’i largohet vetëm kur të mos jetë më në pushtet. Ndërsa nënkryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, duke folur në emër të grupit të deputetëve që kërkuan mocionin me kryeministrin Nano, tha se dënimet e fundit ndaj disa gazetarëve të dhëna nga gjykatat, kreu i qeverisë po i përdorte për të frikësuar mediat e tjera. Sipas saj, për kryeministrin Nano, kanë mbërritur një numër e rekord letrash nga organizma të ndryshme ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejave të njeriut, apo edhe nga struktura të gazetarëve profesionistë, nëpërmjet të cilave Nanos i tërhiqet vëmendja për presionin që po ushtron ndaj medias dhe botuesve të ndryshëm. Topalli vërejti se në disa raste gjyqet politike janë zhvilluar pa lajmëruar të paditurin dhe pa praninë e avokatëve mbrojtës. Ndërkaq edhe deputetët e tjerë të opozitës, kritikuan kreun e qeverisë për presionet e vazhdueshme që ka ushtruar ndaj një pjese të mediave.
    LINDI EDHE "ANDREA"

  4. #44
    i/e larguar Maska e Tirana
    Anëtarësuar
    29-06-2004
    Postime
    211
    Z. NANO! KUJDES, SE PO SHKON DREJT GREMINES

    Nga Nikolle Lesi

    Media duke qene pushtet i katert qe informon qytetaret per cka ndodh brenda vendit e jashte tij ka per mision qe jo vetem te jete informues, por dhe kritik ndaj fenomeneve negative qe manifestohen nga cdo pushtet qe mban portofolin qeverises. Duke qene njekohesisht edhe botues i gazetes se pare te pavarur ne Shqiperi , i gazetes "Koha Jone" jam i detyruar t'ju shpjegohem se c'po ndodh me median shqiptare, t'ju kerkoj mbeshtetje per disa reforma ne fushen mediatike per ta ruajtur median nga infiltrimi i krimit ekonomik dhe i grupeve kriminale qe tashme kane filluar te futin duart ne median e shkruar dhe elektronike. Natyrisht qe roli i qeverise aktuale te kryesuar nga zoti Fatos Nano nuk duhet te jete ai i hakmarrjes apo shantazhit ndaj mediave qe e kritikojne apo botojne dokumenta korruptive te qeverisjes se tij. Duke qene ne nje pozicion te veshtire, pasi nje pjese e debatit te sotem do te perqendrohet mbi konfliktet e egra mes kryeministrit dhe mua si deputet e botues i "Koha Jone" do te jem i detyruar qe per pjesen qe lidhet me kete konflikt te jem konciz, kur te vije rradha per ta prekur kete fragment represioni nga nje politikan, i cili kur ishte ne qelite e burgut ne Bence te Tepelenes nuk pushonte te fliste per lirine e shtypit dhe dallendyshen "Koha Jone" qe po u sillte shqiptareve demokracine e vertete ( Ky eshte fragment nga letra e zotit Fatos Nano ne korrik 1996 drejtuar gazetareve te "Koha Jone"). Natyrisht qe dikur ishim "dallendyshe te lirise", sipas zotit Nano , kurse tani qe kritikohet me fakte zoti kryeminister jemi kthyer, sipas ministrit te Shtetit zotit Marko Bello , ne "korb i zi ". Ky konceptim i ngushte dhe jo demokratik ka nevoje te ndryshohet nga politikanet qeveritare. Si nje njeri qe ne kete salle i kam provuar fatmiresisht dhe fatkeqesisht te dy pushtetet e ketyre 13 viteve me duhet te them se shtypi ka qene perhere dy hapa me perpara se vete politika shqiptare dhe eshte munduar te civilizoje e te fuse kurajon ne cdo qelize te shoqerise shqiptare. Natyrisht qe nuk dua te bej te njejten si nje politikan qe sa here ndodhet ne veshtiresi politike permend se "kam bere burgun e Berishes". Une nuk po them se jam privuar nga segmentet politikshikberese te Gazidedes apo Agim Shehut dhe as nuk po permend gjera per te cilen nje pjese e politikes se atyre viteve ka kerkuar falje. Keto ndodhi me "Koha Jone" ne vitet '92-'97 jane publike e nuk dua ti perseris. Problemi qendron tek menyra e re e presionit qeveritar dhe hakmarrja ne perfeksion qe bejne zyrtaret e sotem ndaj medias kritike. Nuk mundet qe kryeministri te urdheroje kontrolle me nje urdi tatimoresh ndaj nje media vetem nje dite pas kritikes se kesaj gazete. Nuk eshte mir-_ per mua si qytetar i ketij vendi qe aspiron Europen qe te degjoje per shtetin tim , i cili futet ne agjendat e Keshillit te Europes per tu kritikuar ne lidhje me lirine e medias kritike ndaj qeverise. As kur emri i Shqiperise futet ne internet nga federata nderkombetare e gazetareve, nga Artikulli 19 me qender ne Londer, te cilat i shperndahen te gjitha qeverive te botes demokratike se " ne Shqiperi ka nje kryeminister qe ben tre padi ndaj nje gazetari- botues qe gezon dhe cilesine e te qenurit parlamentar". Nuk me gezon fakti qe me 15 shtator Asambleja parlamentare e Keshillit te Europes ka mundesi te me ftoje ku te flase per gjyqet e mija me kryeministrin Nano dhe tre padite familjare te tij kunder meje si botues. Nuk eshte mire per emrin e Shqiperise qe te futet ne analet e shkeljes se te drejtave te Njeriut dhe presionit ndaj medias se lire. Natyrisht qe dikush nga salla mund te thote se " e paske ulur tonin ndaj kryeministrit Nano, cka ndodhur?!". Asgje nuk ka ndodhur, perkundrazi kryeministri duhet te jap shembullin i pari per raporte korrekte me median kritike ndaj tij dhe te jete konsekuent per ato ndryshime qe po kerkohen ne projektligjin per median e shkruar, nese don vertet qe te ndaloje futjen e biznesit ilegal dhe mafioz ne rrjetin mediatik. Ne te vertete media eshte ne vetvete biznes, por kohet e fundit ne Shqiperi ka filluar te kthehet ne nje bisht te disa bizneseve. Konkretisht tregtare te shumte tashme kane krijuar media vetem per ta patur si mburoje te aktiviteteve te tjera. E tregtojne nen koston reale te prodhimit te saj, duke shkelur ligjin e Konkurences, e perdorin si bisht te politikes se dites duke patur si synim perlarjen e fondeve qindra mijera dollare nga buxheti i shtetit per filialet e tjera qe kane nen pronesi. Sic thashe pak me siper media mbetet biznes dhe detyrimisht duhet te jete para ligjit si gjithe bizneset e tjera ne kontrollin e organeve te specializuara te shtetit, por mania dhe rreziku qe sjellin per pushtetin e katert dhe demokracine reale kjo kategori biznesmenesh qe kane hyre vitet e fundi ne media eshte se kane konflikt te hapur interesi. Natyrisht jo e gjithe kjo kategori ka hyre per ta perdorur median e tyre per perfitime tenderash apo privatizime ndermarrjesh shtetrore. Por rreziku qe ka lindur ku ne darke nje biznesmen kalon kontrabande traun e doganave dhe ne mengjez gdhin pronar apo bashkepronare ne media eshte evident dhe kerkon sanksione ne projektligjin e ri per median e shkruar, qe natyrisht don dhe nje amendament dhe ne ligjin per median elektronike. Nese ne Shqiperi industrite e ndertimit dhe te privatizimit te ndermarrjeve shtetrore po turren te bejne gazeta, televizione dhe revista qe te ndikojne mbi politiken dhe opinionin publik, atehere e njejta logjike do te ishte dhe ne SHBA qe mbetet vendi me demokratik ne bote. Pra, sipas kesaj logjike shqiptare industria me e fuqishme qe eshte ne SHBA industria e naftes dhe e luftes duhej te kishte gazetat dhe televizionet me te medha ne vend. Pyesni dhe do te bindeni qe nuk eshte aspak keshtu. Kush ben media duhet ta kete te ndare biznesin e medias nga bizneset e tjera. Nuk mundet te kete guxim nje media te kritikoje fjala vjen ministrin Anastas Angjeli si minister i Ekonomise, nderkohe qe pronari i saj apo nje prej bashkepronareve kerkon te futet ne tender per te privatizuar nje ndermarrje shtetrore. Nuk mund te kemi media transparente dhe te pavarur, nese nje botues gazete paradite shkon tek ministria e Transporteve per nje tender rruge qe kushton 2.8 miliarde eke te vjetra dhe te nesermen ta kritikoje ministrin Poci. Apo nuk mundet qe kjo media te kete liri ndaj drejtorit te Pergjithshem te doganave apo tatimeve nese vapori i tij do te shkarkohet pa cmime reference. E keshtu mund te vazhdonim me rradhe. Pra problemi ngrihet me emergjence qe kush do te merret me media te kete transparence te aktivitetit te tij, nga i merr parate, ti kete te ndara bilancet financiare dhe ne fund te fundit te zgjedhe mes asaj qe te qendroje ne media apo te rrije tek trau i doganes. Kete konflikt interesi duhet ta zgjidhe ligji i ri per median. Ne ligjin e ri te medias duhet te futet nje nen qe pronaret dhe bashkepronaret e medias se shkruar e asaj elektronike te detyrohen te deklarojne pasurite. Kjo rrit transparencen e medias dhe njekohesisht forcen e saj kritike ndaj fenomeneve negative.

    Nje problem tjeter qe lidhet me median e shkruar ka te beje me transportin, shperndarjen e gazetave dhe revistave ne fshatra. Jemi i vetmi vend, ku shtypi i shkruar nuk shkon ne fshat, ku jeton afersisht 60 per qind e popullsise. Qeveria duhet te ndjeke shembullin e Frances dhe vendeve skandinave qe kontribuojne me ane te agjencisve te postave ne shperndarjen e shtypit. Nuk eshte blerje e shtypit nese qeveria nderhyn ne kete pike, duke patur si model shembullin francez. Gjithashtu duhet qe parlamenti te miratoje nenet qe ndalojne pronaret e mediave qofte te shkruara apo elektronike te marrin pjese ne tenderat me fondet publike, pasi shembujt e ketyre gjashte viteve te fundit tregojne se nese don tendera apo te privatizosh objekte shteterore duhet te ngresh nje media qe ta kesh mire me shtetin. E them kete dhe i mbetem besnik deri ne fund ketij neni qe ka miratuar me konsensus i gjithe komisioni parlamentar i medias. Kam shtate vite deputet dhe mund ta kisha shfrytezuar mandatin tim parlamentar dhe mediatik per te bere privatizime apo perlare tendera. Ju deklaroj se nuk kam privatizuar asnje meter katror nga ndermarrjet shteterore dhe nuk kam perfituar asnje tender me fondet publike per filialet e mija qe jane vecse mediatike, nderkohe qe shumica e pronareve te medias te viteve te fundit kane perlare tendera miliona dollare ose kane privatizuar edhe me 1.9 milione leke te vjetra mijera metra katror toke shtetrore dhe objekte brenda tyre. Po te ishte ndryshe pra qe une kam perfituar nga tenderat apo privatizimet , me kohe Blerim Cela, ish-kryetar i Kontrollit te Shtetit dhe tani se fundi kryeministri Nano do te mi kishin publikuar te gjitha dhe patjeter qe do te ma kishin hequr me te drejte imunitetin, ndofta dhe para Anastas Angjelit. Sa per ndertesen e medias "Koha Jone", e cila eshte gjashte kate dhe jo tete sa e beri zoti Nano dua te sqaroj se duke qene gazete e djegur kemi bere te vetmin investim qe me parate tona te ndertojme zyra pune per gazetaret. Ne kete ndertese ka vetem tovalina dhe kompjutera ku punojne gazetaret e "Koha Jone", "Sport Ekspres", Radio KOHA, TV KOHA dhe zyra e menaxhimit te medias. Asnje meter katror nuk eshte ndertuar per tu shitur sic kane bere e po bejne te tjeret qe marrin leje ndertimi dhe nje pjese te bakshishit e lene si kompensim ose ne kryeministri , ose ne bashkine e Tiranes. Pra, kjo mbetet ndertesen mediatike, te cilen e mban peng politika per ta legalizuar, pasi dy mandate rrjesht zoti Edi Rama e bllokon dhe tani thote se "kam urdher nga zoti Nano qe te mos i jap lejen e ndertimit gazetes "KJ". Jane ne bashki qe prej disa viteve te gjitha letrat e procedures per legalizim korrekt. Keshtu qe une deklaroj qe nese uan te bllokojne ndertesen e medias time , atehere une dhe zoti Nano , i cili ka tre kate pa leje ndertimi t'ia dhurojme bashkise se Tiranes per te pastrehet. Gazetaret e mije le ti marrin kompjuterat ne shpine e te punojne rrugeve te Tiranes, nderkohe qe te tjeret po bejne kerdine me leje dhe pa leje ndertimi ne mes te Tiranes.

    Te nderuar kolege!

    Duke patur nje pervoje jo te vogel me presionet e pushteteve dua te rikthehem tek zoti Nano dhe presionet e tij ndaj medias kritike. Zoti kryeminister me pare se ti drejtohej dyerve te gjykatave, te cilat akoma nuk jane te pavarura, do te bente mire qe kritikave t'i pergjigjej me faktet qe ai disponon per te na pergenjeshtruar, natyrisht nese i ka, sic thote dhe keshilltari i tij Emin Barci. Sa per gjyqet, padite penale dhe presionin ndaj medias "Koha Jone" dua ti kujtoj zotit kryeminister qe jo vetem gabon, porse ne duelet e medias me pushtetin ne fund te fundit fiton pushteti i katert. Gjyqi i gjykates se Tiranes me padi te zotit Nano dhe dy keshilltareve te tij , i cili eshte zhvilluar ne nje kohe rekord , pra kater seanca gjyqesore brenda 15 diteve mbetet nje turp per drejtesine shqiptare. Dhe me keq, diten e vendimit gjyqesor nuk njoftohem as une e as avokatet e mije , te pakten per te qene formalisht ne ate seance turpi te gjykates, ku une u denova si botues me 20 mije dollare vetem per faktin qe botuam vendimin e qeverise se dates 14 janar te ketij viti, ku zoti kryeminister firmos per pese paga mujore shperblim per vete.

    Zoti kryeminister! Ato 20 mije dollare qe ke fituar ne gjykaten e faktit ne Tirane , harroji ! Nuk ke per te marre asnje dollare. Hiqe nga mendja , pasi ka shkalle te tjera ne gjyqesor qe duhet te me japin te drejte. Ti merr pese paga mujore shperblim e une te kritikoj dhe te penalizohem per kete fakt nuk ka asnje logjike .Ndersa per kerkesen bashkeshortore ne Gjykaten e larte dhe ne Prokurorine e Pergjithshme per te me hequr imunitetin tim si deputet vetem e vetem se gazeta "Koha Jone" ka botuar dokumenta korruptive, po te kerkoj, publikisht, qe ta realizosh sa me pare kete kerkese per heqje imuniteti. Do te jete nje seance spektakolare. Natyrisht qe kam menduar se para meje mund te kishit sjelle kerkesa te tjera per heqje imuniteti parlamentar ashtu sic ke deklaruar para se te beheshe kryeminister per here te fundit, ku kritikove disa ish-ministra te zotit Meta. Pra perfundimisht nuk mund te pranoj qe zoti Nano, ish-klienti i favorizuar i "KJ" ne vitet _92-'97, te me kthehet tani ne prokuror i gazetes.

    Megjithate zoti kryeminister, ketu me ke prape dhe do te ballafaqohemi ne po kete salle, sapo Gjykata e Larte ta nise kerkesen per tek zoti Servet Pellumbi.

    Mezi po e pres ate dite !

    Shenim: Ky eshte diskutimi i deputetit Nikolle Lesi parmbreme vone ne parlament ku u debatua per lirine e medias me kryeministrin Nano.

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Dje në kuvend, Nano: Pozita piramidale e Berishës, shkatërroi Albtelekomin

    Lajmi i ores 8:45 AM

    TIRANE (13 Korrik) - Ka kaluar me debat seanca e djeshme mocion me debat për kryeministrin lidhur me telekomunikacionet ku Nano I tha Berishës se e kishte shpëtuar telekomunikacionin nga "Alo dedë, siç e njohin shqiptarët" ndërsa Berisha foli për një vjedhje "skandaloze e të paskrupullt" të trafikut ndërkombëtar nga ata që ai i quajti "njerëzit e kryeministrit". Në parlament, u dëgjuan dy raporte kontradiktorë. Opozita, e cila evidentonte vjedhjen që i është bërë këtij sistemi që nga viti 1997 e këtej, ndërsa Nano, që fliste për liberalizimin e këtij tregu dhe arrijet dhe fitimet e krijuara në këto vite. "Kreu i piramidave, tregoi edhe sot që ka ngelur me trutë e Sudes, - tha Nano pasi dëgjoi fjalën e Berishës. - Ky njeri nuk e kupton se çdo të thotë ekonomi tregu dhe kontroll ligjor. Ky trutharë na dha sot provën që do të pengojë privatizimin e Albtlekomit. Ky njeri, nuk bën pjesë në opozitën e çmuar", theksoi Nano i cili vuri në dukje se objektivi i qeverisë që ai drejton është privatizimi i Albtelekomit brenda këtij viti. Kryeministri Fatos Nano ndërsa raportonte për Albtelekomin, vuri në dukje faktin se është liberalizuar tregu dhe për këtë shkak, nga vetëm 68 mijë vetë që mund të flisnin me telefon në vitin 1997, sot janë më shumë se gjysma e popullsisë, të cilët komunikojnë me anë të telefonisë. "Opozita po bën tentative të dështuara për të penguar procesin e privatizimit të Albtelekomit" tha Kryeministri. Sipas tij, në vend po kristalizohet me një pjesë të opozitës, një lëvizje antiglobaliste e anti-integruese. Sipas kryeministrit, janë 850 milionë dollarë amerikanë investime publike e private të bëra në fushën e telekomunikacionit duke përmendur Albtelekomin, tre kompanitë mobile, 44 operatorë ruralë dhe 29 operatorët e internetit. Nano solli shifra të qarta edhe për trafikun e kryer nga secili prej tyre. "Pozita piramidale nga '92-'96 e kishte koston për vendosjen e një numri të ri telefonik 1800 dollarë, ndërsa nga '97 e deri më sot, kjo kosto është vetëm 480 dollarë amerikanë" tha Nano. Sipas tij, deri tani, Albtelekom ka një fitim prej 850 milionë lekësh ndërsa deri në fund të vitit, ky fitim do të arrijë në 2 miliardë lekëbm/bm (GazetaShqiptare/BalkanWeb)
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    RD

    ----


    Si u vodh dhe u rrënua pasuria më e madhe teknologjike shqiptare


    Nga Sali Berisha*


    Kemi kërkuar këtë ballafaqim për t'u faktuar shqiptarëve se si rrethi më i ngushtë i Fatos Nanos, njerëzit më të afërt të tij, Dhimitër Rafti, Apostol Noti, kushëriri i parë, dhe Arben Ahmetaj, ish-këshilltar financiar personal, kanë vjedhur, shpërdoruar, rrënuar, pasurinë më të çmuar teknologjike të shqiptarëve, Telekomin. Fatos Nano mendon se fabrikimi i gënjeshtrave dhe besimi i tyre, siç bën ai, është shkalla përfundimtare e degradimit, jo nga alkooli, por nga personalitetit njerëzor.

    Ndaj i them se në vitin '96, kur numrat u shtuan nga 43.000 në 110.000, oferta për 40% të aksioneve ka qenë 420 milion dollarë. Maqedonia fqinje e ka privatizuar tre vjet më parë me 430 milion euro, ndonëse territori dhe teknologjia nuk ishte ajo që është sot në Albtelekomin shqiptar. Duhet të akuzoj, të bëjë përgjegjës direkt Fatos Nanon, është ky një sulm politik. Ftoj të gjithë shqiptarët të më ndjekin dhe gjykojnë mbi ekspozenë time, sa politike është ajo.

    Në vitin 1998, njeriu më i afërt i Fatos Nanos, Dhimitër Rafti, nënshkruan, hap një tender, nënshkruan një marrëveshje për kabëll dhe tenderin e fiton miku më i ngushtë i asaj kohe i Fatos Nanos, që tani janë prishur, nipi i Gaz Demit, Eno Ndojka. Një javë pas tenderit, në kundërshtim me të gjitha rregullat, Dhimitër Rafti lëvron 900 mijë dollarë, pa marrë asnjë metër kabëll. Paratë transferohen në Bankën San Paolo të Firences. E dënon opozita. Pandeli Majko, që s'ndodhet këtu, i kërkon Raftit kthimin e parave.

    Shqiptarët paguajnë tre fishin e çmimit të gjermanëve, italianëve dhe grekëve për telefoninë e tyre. Një përgjegjës i Bankës Tirana merr përsipër dhe i kthen paratë qeverisë "Majko", dhe i çon edhe një letër ku i thotë "për punën e shkëlqyer të punonjësve tuaj po i paguaj këto para, por unë nuk kam ndonjë detyrim". Pas kësaj letre, të firmosur nga Xarangos, vetëm një javë më vonë fillon kambizmi i Dhimitër Raftit. Në 28 raste humbi rreth 5 milion dollarë. I theu të gjitha, jo në bankë (veprimi bëhej në bankë), por ishte një exchange i nomenklaturës së tyre që bënte këmbimin, sepse në ato vite, euro nuk ishte një monedhë qarkulluese, por ishte një monedhë ekuivalente në bankë. Kështu që vetëm në një datë janë blerë 357 mijë euro, për të cilat u paguan nga Rafti i Fatos Nanos 482 milion lekë. Të nesërmen, Albtelekomi i shtetit jep Bankës Tirana 357 mijë euro, aq sa theu një ditë më parë, por kësaj here ia thyen me kursin e Fatos Nanos, me të cilën humbet fiks 64 milion lekë.

    Meqenëse i pëlqen të citoj "Deloutte&Touche", po u jap shqiptarëve rezymenë që "Deloutte &Touche" bënë, e cila për vitin 2000 denoncon kambizmin me një humbje për 8 milion dollarë. Ku shkuan këto 5 milion dollarë? Midis Xarangos në bankë, Xarangos këtu në Parlament dhe Xarangos që s'është këtu dhe askërkund tjetër. Pra, këto ishin kafetë në vjedhjet që iu bënë Albtelekomit.

    Ç'ndodhi me marrëveshjet e interkoneksionit? Nano ju njohu ju me marrëveshjet e interkoneksionit midis Albtelekomit dhe AMC, në një kohë kur të dyja ato ishin ndërmarrje publike shtetërore, kur e gjithë paraja kalonte nga njëra anë në anën tjetër po të njëjtit shtet. Ndërkohë që nuk përmendi fare marrëveshjet e '99-ës dhe ndryshimin e saj në vitin 2000, me urdhërin e tij. Ka patur një marrëveshje interkoneksioni AMC, në të cilën i paguante një shumë të dhënë Albtelekomit, sikundër merrte prej tij për shërbimet reciproke. Kjo marrëveshje interkoneksioni, e nënshkruar në vitin '99, ishte pjesë e privatizimit. Por atëherë kur mbeti pa para Fatos Nano, u ndryshua marrëveshja. Si u bë? Marrëveshja u bë që Albtelekomi i paguante për minutë 88 lekë kundrejt vetëm 12 lekë që i paguanin për të njëjtin shërbim Albtelekomit kompanitë e tij, kompanitë mobil, AMC dhe Vodafone. Pra, u krijua kështu një defiçit, i denoncuar tashmë jo vetëm nga Kontrolli i Shtetit, një defiçit i cili kap shumën prej 939 milion lekë për marrëveshjet për thirrjet në drejtim të Albtelekomit nga AMC e Vodafone, prej 1.47 miliard lekë për thirrjet në drejtim të kundërt. Dhe s'janë vetëm këto. Po çfarë bën kushëriri i parë i tij, Noti?

    Noti shkon në Athinë dhe i ul tarifën OTE-s. I thotë se tarifa ekzistuese prej 0.119 SDR do të bëhet tani 0.07 SDR dhe i jep fuqi prapavepruese, duke thënë se me këtë tarifë do të paguajë OTE edhe paratë e 2002, duke dhunuar totalisht Kushtetutën dhe çdo ligj. Por Kushtetuta për Notin ishte Fatos Nano.

    Këto dy kompani dihet se bisedojnë njëri me tjetrin. Abonentët kanë një total prej 209 milion minutash. Nuk i kanë paguar asnjë centim Albtelekomit.

    Çfarë ndodh me trafikun ndërkombëtar?

    Trafiku ilegal ndërkombëtar është i faktuar, i denoncuar tanimë nga Unioni i Telekomunikacionit Ndërkombëtar, i denoncuar nga Qendra për Informim dhe Biznes i Europës Juglindore në Departamentin e Tregtisë së SHBA, e denoncuar tani edhe nga Kontrolli i Shtetit, por i denoncuar edhe nga Pajtim Ajazi. Por Fatos Nano del këtu për të mbrojtur interesat e tij dhe të hajdutëve që e rrethojnë. Vetëm Kubës, Telekomi Shqiptar i ka 2.4 milion dollarë borxh nga trafiku ilegal.

    OTE i Greqisë informon se ka paguar Telekomin Shqiptar për 105 milion minuta në vitin 2002. Dhimitër Rafti informon Parlamentin se është paguar për 80.47 milion minuta. 25 milion minuta më pak. Më vonë, në vitin 2003, ky trafik ndërkombëtar, me urdhër të Fatos Nanos, zbret në 17 milion minuta nga 105 milion minuta. A ka fakte më goditëse se fjala e tij në Parlament, apologjia e tij e krimit të shëmtuar, apologji e kësaj vjedhje monstruoze që iu bëhet qytetarëve shqiptarë?!

    E akuzoj Fatos Nanon se është ai në qendër të vjedhjeve. Çfarë ka bërë me Arben Ahmetajn, këshilltarin e tij, kur ishte pa para? Në vitin 2000 bën një marrëveshje me Raftin, në të cilin neni 27 thotë: "Albtelekom deklaron dhe garanton se do të trajtojë "Hermesin" si klientin më të favorshëm dhe se nuk do të hyjë në marrëveshje të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, me kushte dhe në afate më të favorshme. Sepse Albtelekomi nuk kishte interesa të publikut shqiptar, por interesa të një njeriu që e kishte vënë atë në shënjestër, për ta vjedhur, për ta rrënuar, për ta shkatërruar. A mund të nënshkruhet një marrëveshje e tillë? Ligji i Telekomunikacionit parashikon që deri në fund të vitit 2004, Albtelekom ka monopolin e trafikut ndërkombëtar.

    Ja se ç'thotë marrëveshja e vitit 2002: Në nenin 5, pika 4, "Në lidhje me trafikun ndërkombëtar, në rast se Albtelekom nuk e përmbush kërkesën e "Hermesit" për kapacitetet shtesë dhe kapaciteti i interkoneksionit që shfrytëzohet më shumë se 85%, "Hermes" ka të drejtë të përdorë lidhjet e veta ndërkombëtare".

    Kompania rurale e Fatos Nanos, për vitin 2003, ka patur 22.7 milion minuta dhe kompania ka gjithsej 3.000 mijë numra, 33 operatorë të tjerë jo të Fatos Nanos. Ka një bilanc gjithsej 8 milion minutash.

    "Hermes" mobil ka pasur 8 milion minuta për çdo abonent të fshatit. Kjo kompani ka folur 2676 minuta në vit, kundrejt 161 minuta që kanë folur nga Albtelekomi në drejtim të kompanisë mobil të gjithë Isakët, që shpenzojnë njëqind milion telefonata në vit.

    Ti, Fatos Nano, që rrënove në këtë mënyrë një ndërmarrje, e cila kishte 78 lekë fitim për 100 lekë shpenzime, e bëre me 15 lekë humbje për 100 lekë shpenzime. Ti që iu imponove shqiptarëve tarifat më të larta për të kompensuar vjedhjet dhe borxhin, borxhin që u ke shkaktuar në bashkëpunim me mafien tënde në telekom, nuk do të mund ta privatizosh atë, aq sa nuk do të mund të bësh Shqipërinë gropa plehrash, siç do.

    Së fundi, unë do të informoj shqiptarët se bilanci që paraqita, është një turp i vërtetë.

    Politikani që vjedh nuk është hajdut, është horr.

    *Fjala në seancën e mocionit për debat me kryeministrin rreth vjedhjeve në Albtelekom




    Nano, në shkallën përfundimtare të degradimit


    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, denoncoi dje në Kuvend vjedhjet monstruoze që Fatos Nano dhe klani i tij kanë kryer në Albtelekom. Në seancën e mocionit për debat me kryeministrin, shefi i opozitës solli shifra dhe shembuj të shumtë të aferave korruptive në të cilat janë implikuar kreu aktual i ekzekutivit dhe njerëzit e afërt të tij, që kanë drejtuar Albtelekomin këto katër vitet e fundit.

    Berisha denoncoi veçanërisht kambizmin e paligjshëm që zhvilloi në vitin 1998 ish- drejtori i Përgjithshëm i Albtelekomit, Dhimitër Rafti, njeri i afërt i Fatos Nanos, i cili nëpërmjet një marrëveshje për kabëll, favorizon një ish-mikun e shefit aktual të ekzekutivit, me pasojë humbjen e qindra milionë dollarëve.

    Duke dashur të informojë shqiptarët se bilanci që paraqiti Fatos Nano përbën një turp të vërtetë, kryetari i Partisë Demokratike solli në seancën e djeshme të debatit parlamentar për vjedhjet skandaloze në Albtelekom dhjetra raste të implikimit të kryeministrit dhe të njerëzve të tij në këto vjedhje.

    Kreu i demokratëve argumentoi se fabrikimi i gënjeshtrave dhe besimi i tyre, siç bën Fatos Nano, është shkalla përfundimtare e degradimit të tij, jo nga alkooli, por nga personalitetit njerëzor.

    Lideri demokrat Berisha akuzoi Fatos Nanon, pasi ai është në qendër të vjedhjeve në Albtelekom, të cilat kapin shumën e 103 miliardë dollarëve.




    Opozita kërkon shpjegime edhe nga Majko e Meta


    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, kërkoi në fillim të seancës së djeshme plenare të Kuvendit që për zbardhjen e aferave korruptive në Albtelekom, të vinin e të jepnin shpjegime në Kuvend edhe ish-kryeministrat socialistë Pandeli Majko e Ilir Meta.

    "Kemi të bëjmë me vjedhje të përmasave qindra milionëshe, për të cilën kanë dijeni edhe ish-kryeministra të tjerë. Unë mendoj që zoti Majko duhet të vijë këtu në sallën e Kuvendit dhe të japë sqarime. Megjithëse nuk është direkt i apeluar apo i involvuar, është dëshmitar, sepse ka qenë kryeministër dhe jo sekretar zyre, është dëshmitar i akteve në të cilat fillon edhe kjo vjedhje e madhe monstruoze e klanit të Fatos Nanos ndaj Telekomit shqiptar", u shpreh Berisha. Shefi i opozitës insistoi gjithashtu që të vinte të jepte sqarime edhe ish-kryeministri Meta, pasi sipas tij, "shqiptarët duhet të marrin vesh të gjithë shëmtinë e këtij akti që rrënoi, inkasoi në arkat dhe kontot e mafies rajonale dhe shqiptare, qindra milionë dollarë nga pasuritë e tyre dhe me pasojë rrënimin e këtij institucioni, më të çmuarin nga ana teknologjike".

    Lideri demokrat Berisha kërkoi që të dy ish-kryeministrat e PS të vinin të jepnin sqarime në Kuvend, pasi e kërkon përgjegjësia e madhe e problemit që po trajtohet. Sipas Berishës, "zbardhjen e skandaleve financiare në Albtelekon e kërkon e vërteta, se shqiptarët po penalizohen, janë ata që marrin më pak në Europë rroga, janë ata që paguajnë më shumë telefoninë e tyre, janë ata që edhe kjo pasuri u iku nga duart për shkak të Raftit, Notit, Ahmetajt e qeveritarëve të tjerë të implikuar në këtë vjedhje të madhe".


    -----------

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    SOT NE GJYKATEN E LARTE

    Gjyqtaret mes Nano-Xhoanes dhe drejtesise

    Sot ne ora 10.00, ne Gjykaten e Larte, Kolegji Penal i kesaj gjykate do te vendose me ne fund, pas nje shtyrjeje, nese do te marre per baze padine e gruas se kryeministrit Nano bere ndaj deputetit Nikolle Lesi si botues i gazetes "Koha Jone". Nese radhen tjeter Kolegji Penal gjeti nje "arsye" per ta shtyre vendimin, sot nuk ka asnje argument per ta rishtyre. Gjykata e Larte si piramida e drejtesise shqiptare ka rastin qe ne kete proces te mirefillte politik te tregoje paanesine e saj. I pyetur mbreme, deputeti Lesi tha se eshte i gatshem te shkoje ne parlament per imunitetin, por drejtesia nuk ka perse thirret nga kryeministri para nisjes per ne Bejrut, sic ka ndodhur me tre anetare te kesaj gjykate qe jane pare duke hyre ne vilen e kryeministrit ne oret e vona te darkes. Po keshtu ky Kolegj Penal nuk ka asnje argument qe te sajoje shtyrjen perseri te vendimit te tij as per "te plotesuar dosjen paditesja Xhoana Nano". Sot per kete kolegj ka vetem dy rruge: ose vendos per t'i kerkuar parlamentit fillimin e procedures per heqjen e imunitetit per deputetin ne fjale, ose e quan nonsens juridik padine e Xhoana Nanos, e cila ne padi ka mbrojtur dhe burrin kryeminister "!). Burime nga selia e PS-se mesojne se zoti Nano ka ushtruar gjithe pushtetin e tij qe Kolegji Penal te vendose per dergimin e ceshtjes ne parlament, ndonese ne kete rast zoti Nano ka harruar se per ceshtje politike nuk ka me 71 vota e jo me per nje ceshtje private e hakmarrese qe do te perfundoje me 30 vota ne sallen e parlamentit. Opozita mezi po e pret kete variant, pasi menjehere do t'i kerkoje mocion mosbesimi kryeministrit bashke me disa grupe parlamentare afer se majtes.

    Pas ketij vendimi te sotem, javen tjeter Prokuroria e Pergjithshme do te vendose, edhe ajo nga ana e saj, nese do t'i kerkoje parlamentit heqjen e imunitetit per deputetin Lesi, pasi edhe atje ka nje tjeter padi te kryeministrit Nano. Pra tre padi nga familja kryeministrore ndaj botuesit te gazetes "KJ", gje qe ka shkaktuar reagimin e organizmave nderkombetare dhe te Keshillit te Europes, ku me 15 shtator do te ftojne deputetin Lesi per te folur para organizmave perkatese te Keshillit te Europes per keto procese civile e penale nga kryeministri.

    Alban Mati

    Koha jone
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    22 Shtator 2004


    C'PATI PROKURORIA E PERGJITHSHME ME XHOANA NANON?

    Nga Alban Mati

    Ne seancen e trete gjyqesore ne Kolegjin Penal te Gjykates se Larte ne ceshtjen Xhoana Nano - Nikolle Lesi, ku gruaja e kryeministrit aktual ka bere padi per fyerje dhe shpifje nga ana e gazetes "Koha Jone", ishte dhe nje prokuror i Prokurorise se Pergjithshme te Republikes, Artur Selmani. Seancat e tjera jane zhvilluar pa pranine e prokurorit, kurse pardje mbiu prokurori ne fjale ne kundershtim te hapur me ligjin ne fuqi. Gjykata Kushtetuese e Shqiperise me vendimin e saj date 23 qershor 2000 me numer vendimi 30 dhe numer regjistri 31 ka vendosur, pas padise se nje grupi deputetesh, qe "paragrafin e dyte te nenit 73 te Kushtetutes te Republikes se Shqiperise, ta interpretoje ne kete menyre: Per ceshtjet e parashikuara nga neni 59 i Kodit te Procedures Penale, kerkesa per marrjen ne autorizim per ndjekjen penale te personave qe gezojne imunitet, i drejtohet Kuvendit te Republikes se Shqiperise nga vete gjykata prane se ciles eshte depozituar kerkesa e te demtuarit akuzues. Ky vendim eshte perfundimtar, i formes se prere dhe ka fuqi paravepruese". Sic dihet, Gjykata Kushtetuese rrezon edhe ligjet apo vendimet e Kuvendit, kur ato bien ndesh me Kushtetuten. Por ben edhe interpretime nderligjore. Ne kete rast, pra ne padine e zonjes Xhoana Nano, gruas se kryeministrit aktual, nuk kishte perse te merrte pjese e aq me teper te jape gjykime, perfaqesuesi i Prokurorise se Pergjithshme prane Gjykates se Larte. Tekstualisht ne vendimin e Gjykates Kushtetuese thuhet "Ne keto raste (pra rasti tipik i Xhoana Nanos - shenimi yne) kerkesen prane ketyre organeve per marrjen e autorizimit ka te drejte ta beje vetem gjykata, pa pasur nevoje per ndihmen ose nderhyrjen e prokurorit. Sipas dispozitave perkatese te Kodit te procedures Penale, prokurori eshte i perjashtuar nga pjesemarrja e fazes se hetimit paraprak te ketyre ceshtjeve". Dhe me poshte Gjykata Kushtetuese vazhdon arsyetimin ne vendimin e saj "Vec kesaj, edhe gjate gjykimit te ketyre ceshtjeve, pozita proceduriale e prokurorit eshte e nje lloji te vecante. Ai nuk eshte pale (qe pardje Prokuroria e Pergjithshme eshte bere pale me Xhoana Nanon - shenimi yne) ne debatin gjyqesor, qe zhvillohet vetem midis te pandehurit dhe te demtuarit akuzues. Pra, per kete kategori veprash penale ai eshte i perjashtuar me ligj nga roli i tij si perfaqesues i akuzes dhe si autoritet qe ushtron ndjekjen penale".

    Pra Gjykata Kushtetuese qe eshte mbi te gjithe e ka perjashtuar kete moment ku pardje prokurori i Prokurorise se Pergjithshme te Republikes erdhi me ngut ne seancen gjyqesore ne Kolegjin Penal te Gjykates se Larte ku zhvillohej seanca e fundit me padi te Xhoana Nanos kunder Nikolle Lesit si botues i gazetes "Koha Jone". Por meqe Lesi eshte person me imunitet, duhet vendimi i Kolegjit Penal nese do t'i kerkohet Kuvendit heqja e imunitetit per kete padi te gruas se kryeministrit. Padia e gruas se kryeministrit lidhet me disa artikuj te botuar ne "Koha Jone", ku nder te tjera ajo ankohet se eshte fyer nga shkrimi "A eshte Xhoana Nano agjente greke?" Por gazeta eshte bazuar ne deshmine e ish-kryetarit te Sherbimit Sekret Shqiptar ne nje emision tek Top Channel me gazetaren Rudina Xhunga, ku ai ka deklaruar se "Xhoana ka probleme me sherbimin sekret grek" (Kaseta ndodhet ne duart e redaksise se gazetes). Ne kete rast ne cdo gazetari boterore nuk denohet ai qe i referohet nje burimi shteteror, qe ne kete rast eshte Fatos Klosi. Gazetari ka per detyre te jape opinione, analiza, fakte dhe te beje koment. Gjykata Europiane e te Drejtave te Njeriut ka vendosur qe per "personat politike apo publike lejohet nga mediat te perhapen lajme qe dihen se nuk jane te sakta". Ne kete rast lajmi dhe komenti i bere nga gazeta jane te sakte, pasi i referohen nje ish-zyrtari te larte te SHIK-ut. Ndersa per shkrimet e tjera, ku ankohet zonja Xhoana Nano, ato jane substanca te akuzave te liderit te opozites dhe te mediave shqiptare e te huaja. Megjithate kete dileme e zgjidh Kolegji Penal i Gjykates se Larte diten e premte ne ora 12.00 kur do te jape vendimin zyrtar. Problemi mbetet se kush e urdheroi prokurorin e Prokurorise se Pergjithshme qe te shkelte hapur ligjin, duke vajtur ne kete gjyq, qe ne thelb eshte politik, e aq me keq te pozicionohej perkrah gruas se kryeministrit? Loja duket mjeshterore nga zoti Nano, pasi ka dhene idene se bashke me Xhoanen jane edhe Prokuroria e Pergjithshme, edhe Gjykata e Larte, pra ajo ka te drejte dhe duhet denuar botuesi-deputet. Por ai qe ka nxituar per te futur ne loje Prokurorine e Pergjithshme ka harruar se eshte ne fuqi nje vendim i Gjykates Kushtetuese qe ia heq kete mundesi bashkepunimi Xhoana Nano-Gjykate e Larte-Prokurori e Pergjithshme.

    Vajtja dhe prononcimi ne seance gjyqesore i prokurorit te Prokurorise se Pergjithshme ne favor te Xhoana Nanos e kompromenton krejt vendimin e dites se premte, i cili, sipas informacioneve eshte ne favor te kerkeses se gruas se kryeministrit. Kryeministri dhe familja kryeministrore brenda nje dite, sic dihet nga media, ka depozituar tre padi kunder botuesit dhe deputetit Nikolle Lesi per "shpifje dhe fyerje". Nje padi vazhdon nga gjykata e Tiranes, ku Nano e fitoi ate me 20 mije dollare kunder Lesit, por qe pritet zhvillimi interesant i gjyqit ne Apel, pasi njeri nga bashkepaditesit me Nanon, zoti Ylli Manjani, ka bere terheqjen nga padia dhe do te beje nje deshmi bombe ne gjyqin e Apelit. Ndersa gjyqi tjeter vazhdon ne Kolegjin Penal, ku duan t'i marrin imunitetin. Ndersa padia e fundit ndodhet ne zyren e Prokurorit te Pergjithshem te Republikes, zotit Sollaku, firmosur po nga Fatos Nano ne cilesine e kryeministrit. Te gjitha keto gjyqe dhe padi jane "arkiv" i mire per deputetin Lesi qe do te thirret ne Asamblene Parlamentare te Keshillit te Europes per te folur per keto presione ndaj medias se lire ne Shqiperi. Mesohet nga zyra juridike e zotit Lesi se po pergatiten dokumentet qe te behet nje padi ne Gjykaten e Strasburgut ndaj kryeministrit shqiptar.

    Perfundimisht nxitimi per ta mbyllur dosjen kunder Lesit me duart e prokurorise se pergjithshme e ne favor te gruas se kryeministrit ka nxjerre ne shesh lojen dhe keqperdorimin e disa institucioneve te drejtesise shqiptare nga kryeministri.

    koha jone
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 159
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 07:52
  2. Kongresi i LDK zgjedh Fatmir Sejdiun si kryetar të partisë
    Nga Arb në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 365
    Postimi i Fundit: 30-01-2010, 07:52
  3. Emrat e ministrave të PDSH në qeverinë maqedonase
    Nga babadimri në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 29-11-2008, 22:12
  4. Miratohet në kuvend ligji për auditimin e brendshëm
    Nga Zemrushja në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-04-2007, 22:25
  5. Opozita fiton zgjedhjet në Maqedoni, fillojnë negociatat për qeverinë
    Nga Davius në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 50
    Postimi i Fundit: 02-08-2006, 13:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •