Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 48
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Idmon
    Anëtarësuar
    05-05-2002
    Vendndodhja
    detroit
    Postime
    81
    nano ka shume te drejt ore shok atij i kane kane cenuar nderin apo ska nder nano o zot kujt i bien me qaf fakirit tos nano sa imire dhe i ndershem eshte .thone qe gruan e pare e kishte te rregullt te ndershme por tosi vendosi te provoje dhe nje te pa ndershme dhe tani i kane cenuar nderin c behet keshtu ore vellezer lesi duhet te beje autokritik se eshte duke tallur me njeri pijanec drogaxhi hajdut himoral i papergjegjshem nuk ka lexet . se ne fund te fundit po tallen me nje kryeajdut me falni me nje kryeminister i cili ika ditet te numuruara sa keq .
    nuk ka rendesi

  2. #12
    El-Letërsia Maska e macia_blu
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    u kujtua Fatos Nano te mbroj pikerisht , ate gje qe nuk e ka patur kurre. Nderin.
    Dhe nderin po e mbron me nder , e?
    ha ha ha !
    Si ka mundesi qe ne shqiptaret nuk po bejme dot edhe nje Avni Rustem , more aman???
    Apo nuk eshte i domosdoshem , nje i tille. Dhe vetem nje avni e heq kete kolere nga shqiperia dhe shqiptaret.Me faj apo pa faj (kurre i pafajshme Tosi nuk qe kur hyri ne burg) ai duhej te varej . Tani u kujtua Nikoll Lesi se Fatosi eshte nje enver modern .
    Udheheqes te tille, (ligesi e vertete dhe antishqiptare) ne i durojme dhe i mbajme mbi kurriz deri sa te vdesin vetvetiu. C'beme ne per 50 vjet? Duruam duke u lutur ne heshtje (lutje prej ne varr) qe te vdese enveri, po askujt nuk i shkoj mendja se eshte shqiptar,e se, di te perdor armen ndaj armikut qe udheheq.
    Pastaj eshte trashur kaq shume Tosi, sa "plumbat=fakte" qe ia numeron perdite Lesi (mbas pilafit) nuk e shpojne , nuk e rrezojne . Vecse e bejne me te uritur per krime, vrasje, vjedhje , dhe cmenduri te tipit "xhoana zonje e pare e shqiperise"
    C'model civilizimi e fisnikerie e inetelektualie qe eshte kjo xhoana o te keqen.!!!!!!!!!!!!!!

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    E Marte, 18 Maj 2004


    GJYQTARI I SHITUR TEK NANO, NE KUNDERSHTIM TE HAPUR ME LIGJET JURIDIKE, NUK PRANON KUNDERPADINE E NGRITUR NGA "KOHA JONE"

    Ky gjyqtar, Gerdi Hoxha, me procesin e montuar ndaj "Koha Jone", po tregon mjerimin juridik, nenshtrimin politik dhe deformimin moral. Ishte pikerisht gjykatesi Gerdi Hoxha, i cili ne seancen e kaluar nuk pranoi eksperte nga fusha e gazetarise per te dhene mendimet e tyre mbi shkrimin, ndonese "Koha Jone" kerkoi qe emrat e gazetareve dhe ekspertet t'i gjente pala e Nanos.

    Pas pushtetit te medias, tani kryeministri po e ushtron dhunen e tij edhe mbi pushtetin gjyqesor. Nje gje te tille e tregoi me se miri presioni qe dukej se i ishte bere dje gjyqtarit te ceshtjes, Gerdi Hoxha, nga pala paditese, per te mos pranuar ne asnje menyre per shqyrtim kunderpadine e ngritur nga Nikolle Lesi ndaj ceshtjes se hapur gjyqesore me kryeministrin Fatos Nano.

    I gjendur vetem "kur ne fakt duhej te ishin tre gjyqtare qe te merrnin vendimin per pranimin e kunderpadise), gjykatesi Hoxha mori dje nje vendim, i cili bie ne kundershtim me rregullat kryesore gjyqesore mbi pranimin e padive. Sipas avokatit mbrojtes te gazetes "Koha Jone" Spartak Ngjela, mospranimi i padise se pales se paditur, perben nje veprim te kundraligjshem ne praktikat gjyqesore. "Nuk jemi ende ne gjyq dhe prandaj kjo kunderpadi nuk ka fuqi ligjore qe te bjere. Kjo eshte vetem nje padi dhe gjykata ka te drejte ta pranoje ate. Ne legjitimohemi per nje kunderpadi, por nuk ka asnje nen ne listen e se drejtes civile qe nuk e lejon te pranohen padite ne gjykate. Eshte gje tjeter, nese ato rrezohen gjate gjykimit te mepasem", deklaroi pas marrjes se nje vendimi te tille te kundraligjshem avokati i "Koha Jone" Spartak Ngjela. Ne kete menyre, ai hodhi poshte gjithe pretendimet e ngritura nga pala akuzuese per mospranimin e kunderpadise. Avokati i Nanos, Fatmir Braka, gjeti arsye qesharake per ta bindur trupin gjykues per mospranimin e kesaj kunderpadie. Njera prej tyre ishte ajo e nenshkrimit te kesaj kunderpadie nga ana e Nikolle Lesit dhe sipas Brakes, jo nga ana e shoqerise tregtare "Koha Jone". Nje argument i tille eshte absurd dhe i pabaze dhe kuptohet nga te gjithe qe nuk qendron, po te mendosh qe z.Nikolle Lesi eshte aksioneri me te drejta pronesie dhe drejtuese prej 100 perqind ne shoqerine tregtare "Koha Jone". Atehere, cfare kerkon ky avokat? Nga kush kerkon qe te nenshkruhet kjo kunderpadi, nga aksioneret e tjere, te cile nuk ekzistojne? Nga ana tjeter, ne menyren me te paargumentueshme, ky avokat nuk donte te pranonte se "Koha Jone" gjate kesaj periudhe te procesit gjyqesor ka pesuar nje humbje, ashtu sic eshte theksuar edhe ne kunderpadi. Nje gje te tille mund ta thote vetem nje njeri qe nuk e njeh sa i veshtire eshte bere tregu shqiptar dhe sidomos per ata qe luajne ndershem brenda tij. "Nuk pranojme faktin qe kesaj gazete t'i kete rene publiciteti per shkak te hapjes se ceshtjes sone gjyqesore, ai mund te bjere per nje mije arsye dhe nuk ka te beje me kete. Ne nuk kemi bere asnje antireklame ndaj "Koha Jone" pohoi Braka. Po ku ka me antireklame ndaj nje gazete sesa kur i drejtohesh nje gjykate me padi per shpifje kunder saj? Por, fundja, avokati ben detyren, sigurisht kundrejt cmimit perkates. Tjeter gje nese Fatos Nano i jep apo jo shperblimin per mbrojtjen qe ai po i ben.

    Por, ky gjyqtar, Gerdi Hoxha, me procesin e montuar ndaj "Koha Jone", po tregon mjerimin juridik, nenshtrimin politik dhe deformimin moral. Ishte pikerisht gjykatesi Gerdi Hoxha, i cili ne seancen e kaluar nuk pranoi eksperte nga fusha e gazetarise per te dhene mendimet e tyre mbi shkrimin, ndonese "Koha Jone" kerkoi qe emrat e gazetareve dhe ekspertet t'i gjente pala e Nanos. Dhe si per paralelizem, ky gjyqtar te kujton pike per pike kohen e nje dekade me pare, kur ne nje salle te tille, gjykates-"sejmene" te politikes si Hoxha, nenshkruanin me vendimet e tyre burgosjen e gazetareve te "Koha Jone". Sic duket, ekstremet pucen. Saktesisht. Si per ironi, ky gjykates ka te njejten moshe me kolegun e tij te para fiks dhjete vjeteve.



    koha jone
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    E Marte, 18 Maj 2004


    KUNDERPADI

    Drejtuar: Gjykates se Rrethit Tirane

    Kunderpadites: Nikolle Lesi, perfaqesuar me prokure te pergjithshme nga Aldona Sylaj ne ceshtjen civile me pale: Fatos Nano etj. kunder Nikolle Lesit.

    Te paditur: 1. Fatos Nano, i biri i Thanasit i datelindjes 1952, banues ne Tirane, sheshi "Austria", nr.1

    2. Agim Isaku, i biri i Idrizit, i datelindjes 1955, banues ne Tirane, rruga "Muhamet Gjollesha", pall 12.ap.14

    3. Ylli Manjani, i biri i Xhemalit, i datelindjes 1970, banues ne Tirane, rruga "Gjon Muzaka".

    Objekti: Shperblimi i demit pasuror qe ka ardhur nga abuzimi i qellimshem i ngritjes se padise.

    Baza ligjore: Neni 160 i Kodit Procedurial Civil, dhe 640 i Kodit Civil.

    1. Shkaku i kunderpadise

    Me date 12.5.2004 perpara kesaj gjykate ka nisur gjykimi i padise, qe paditesit Fatos Nano, Agim Isaku dhe Ylli Manjani kane ngritur kunder gazetes "Koha Jone" dhe botuesit te saj, z. Nikolle Lesi, me objekt: shperblimin e demit jopasuror te pesuar per cenim te nderit e te personalitetit, me shumen 4 milione leke.

    Gjate gjykimit, mbrojtja e te paditurit Lesi i ka kerkuar pales paditese, boterisht, te heqe nga teksti i padise konceptet mbeshtetese te kesaj padie ne te provuarit e saj, perkatesisht shpifjen dhe fyerjen, pasi kjo gjykate nuk eshte kompetente qe t'i qendroje nocionit juridik te ketyre koncepteve, sepse qe te dyja perbejne veper penale te parashikuar ne Kodin Penal, sipas neneve 119 dhe 120; dhe si pasoje e kesaj, per provueshmerine e tyre e drejta shqiptare qe beshtet ne kapitullin e Kushtetutes per te drejtat dhe lirite themelore te njeriut ka specifikuar si detyrim vetem rrugen proceduriale penale.

    Eshte e kuptueshme se kjo kerkese vjen si pasoje e faktit se qe te dyja keto vepra penale kane nevoje hetimi per te provuar qellimin dhe motivin e drejtperdrejte e te posacem.

    Duke menduar se paditesit nuk kane kulture juridike dhe ky mund te ishte nje lapsus qe vjen si pasoje e koshiences komune qe kane ata per ceshtjen e fajesise; duke i qendruar strikt mendimit profesional se fajesia per kete rast eshte kategori juridike dhe jokomune, ju drejtuam mbrojtjes se te paditurve qe t'i hiqnin nga teksti i padise te dy nocionet e permendura, sepse dilnin jashte rrethit logjik te procedures se nje padie civile. Ne te dyja rastet, edhe ne seancen gjyqesore te dates 12.05.2004 e asaj te dates 14.05.2004, por mbrojtja qendroi intrasigjente ndaj kesaj kerkese, e cila, me ne fund, behet shkaku i kesaj kunderpadie.

    Argumenti i pare i shkakut

    Ne si pale kemi qene koshiente per kategorine juridike te prezumimit te ligjit si te njohur, por megjithate u treguam te matur duke i kujtuar paditesve dy here radhazi defektin e padise ne lidhje me shpifjen dhe fyerjen, sepse donim me ne fund te provonim qellimin dhe arsyen se perse keto arsye jane vendosur ne nje padi civile jashte kontekstit juridik qe pranon padia civile.

    Per kete arsye, theksojme se pikerisht vendosja e ketyre dy koncepteve denigruese per nje gazete e cila si shoqeri tregtare, jeton vetem nepermjet tregut; i shkakton dem shoqrise tregtare "Koha Jone" sepse qe te dyja ulin personalitetin publik te saj duke reflektuar demshem ne dy drejtime: ne tirazhin e sidomos ne publicitetin e saj. Por ne e dime nderkohe se qe ta kerkonim kete dem duhej me pare te provonim qellimin e keq te paditesve, te cilet kuptohet se, duke shfrytezuar tagrin e larte qe mbajne ne administraten shteterore, kerkojne ne menyre te drejtperdrejte te shkaktojne falimentimin e shoqerise tregtare "Koha e Jone".

    Argumenti i dyte i shkakut

    Qellimi i posacem per t'i krijuar dem falimentues shoqerise "Koha Jone" provohet drejtpersedrejti nga qendrimi intrasigjent i paditesve; te cilet ndonese e moren te plote shpjegimin se fyerja e shpifja per faktin qe mbartim me vete qellimin, pra qe duhet te jete kryer me faj te provohet si e tille; nuk pranuan heqjen e tyre nga teksti i padise, pavaresisht se ishin te sqaruar per kete.

    Mbrojtja e paditesve e shprehu ne menyre eksplicite se i qendron konceptit juridik te shpifjes, pra te fajesise.

    Pyetja themelore qe ngrihet ne mbeshtetje te kesaj padie eshte kjo: a jemi ne perpara nje Gjykate, e cila ka te drejte proceduriale te provoje fajesine si kategori penale ne lidhje me fyerjen dhe shpifjen?

    Ne nuk kemi ende deri me sot kategori civile te fajesise per fyerjen dhe shpifjen.

    2. Shkaktimi i demit

    Qe nga koha qe kryeministri Nano dhe paditesit e tjere ngriten kete padi, e cila, sic e theksuam, mbart me vete tendencen per ne te provuar, qe drejtohet qellimisht ne shkaktimin e demit material te shoqerise tregtare "Koha Jone", kesaj shoqerie i eshe shkaktuar nje dem qe kap shumen prej 14.4 milione lekesh sipas specifikimit te meposhtem financiar:

    a. renia e shitjes se gazetes "Koha Jone" ne treg me 1000 gazeta ne dite e barazvlefshme me 40.000 leke ne dite "1000 cope x 400 leke cmimi i gazetes), gati me 2.4 milione leke ne dy muaj;

    b. renia e publicitetit nga shoqeri tregtare: tri faqe ne dite me vlere 90.000 leke ne dite, ne dy muaj 5.4 milione leke;

    c. renia e publicitetit shteteror me dy faqe "60.000 leke) ne dite per dy muaj te barazvlefshme me 3.6 milione leke.

    Totali i demit material te shkaktuar drejtperdrejt eshte 11.4 milione leke per keto dy muaj qe ka vazhduar gjyqi.

    Brenda kesaj fryme te shkaktimit te demit, duke i qendruar strikt mendimit te eksperiences qe kane ekspertet tane financiere, ne lidhje me momentin inercial te vijimit te ketij demi; per te dyja aspektet e permendura me lart mendohet qe demi te vijoje edhe me tej, te pakten per 3 milione leke te tjera, pas sqarimit publik qe ne keto momente kjo kunderpadi reflekton.

    Gjithe shuma e demit te shkaktuar ne total vleresohet 14.4 milione leke.

    Theksojme ketu se edhe gazeta "Koha Jone", "Sport ekspres", gazeta me e madhe e me e shitur sportive ne vend, ka pesuar te njejtin fenomen demprures, por perllogaritjen e ketij demi rezervojme te drejten ta paraqisim si shtese objekti gjate gjykimit te kunderpadise.

    Perfundimisht: per te gjitha keto qe thame e argumentuar, si dhe per te gjitha te tjerat qe do te shprehim gjate gjykimit te kunderpadise, ne baze te nenit 640 te Kodit Civil,

    kerkojme:

    1. Caktimin e nje date per shqyrtimin e kunderpadise;

    2. Detyrimi i pales paditese e kunderpaditese per shperblimin e demit prej 14.4 milione lekesh.

    Av.Aldona Sylaj Tirane, 17.05.2004



    koha jone
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e ^AngeL^
    Anëtarësuar
    14-08-2002
    Vendndodhja
    U.k . London
    Postime
    2,169
    Alba lexova disa postime ketu dhe u bera kurioze po nuk arrita te kuptoj ne fund se a u heq padia kunder gazetarit "koha jone"?
    Two Heart, Two Minds, In Time, Did Find, One Love, One Aim, Two Paths, The Same

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Nano -Lesi Lesi -Nano

    Koha jone

    ------

    E Premte, 21 Maj 2004


    UNE NDIHMOVA NE 1997 PER DALJEN E NANOS NGA BURGU

    Deklarate e deputetit Nikolle Lesi, ne lidhje me akuzat e Nanos te bera qe nga Lezha

    E ndoqa kryeministrin Nano ne deklaraten qe beri ne Lezhe per mua si deputet dhe dua te deklaroj se une personalisht nuk kerkoj falje qe kontribuova ne vitin "97 per nxjerrjen nga burgu te Fatos Nanos dhe marrjen e pushtetit nga Partia Socialiste. Kam vepruar shume drejt asokohe, pasi pushteti i takonte PS-se, pushtet te cilin zoti Nano tani ne vitin 2004 po ia dhuron Berishes, si pasoje e keqqeverisjes se tij. Zoti Nano me pare se te kerkoje falje per mua duhet t'i kerkoje socialisteve falje qe i ka mashtruar dhe po i percan mes njeri-tjetrit. Zoti Nano duhet t'i kerkoje falje shqiptareve, pasi me 9 janar te ketij vitit, ne kohen kur mbyteshin 21 jete njerezish, ai rrinte ne pishinat e Stambollit me Xhoana Nanon. Ai duhet t'u kerkoje falje familjeve te ketyre viktimave, pasi nderkohe qe ato varroseshin, Fatos Nano nuk pranoi t'u shkonte per ngushellim ne shtepi, por pinte ne hotelet e Durresit. Fatos Nano duhet t'u kerkoje falje shqiptareve per varferine qe u ka sjelle perdite, duke forcuar e mbushur me dollare xhepat e familjes se tij. Fatos Nano ka nevoje te kerkoje falje per viktimen Petrit Islami, te cilin e shtypi me makine dhe e hodhi ne kanal, duke fshehur gjurmet e krimit. Fatos Nano duhet t'u kerkoje falje shqiptareve se nuk po qeveris per shumicen, por per pronat e kompanise se gruas se tij. Ai ka nevoje te shpjegohet publikisht dhe para ligjit se perse nuk jep shpjegime per pronat e pafund te Xhoana Nanos, te cilen, ditet e fundit, na e beri me firme te tij Gruaja e Pare e Shqiperise, a thua se shqiptaret problemin me te madh kane tangerllekun e gruas se kryeministrit. Zoti Nano duhet t'u kerkoje falje socialisteve te Tepelenes, te cilet, megjithese eshte deputet i tyre, i ka lene pa rruge e investime, nderkohe qe ne Lezhe ku une jam deputet kam detyruar ministrat qe te japin gjithcka ka mundesi shteti per investime.

    Le te verifikoje zoti kryeminister se cili deputet: Fatos Nano apo Nikolle Lesi, ka punuar e investuar me shume per qytetin e tij! Zoti Nano duhet te kerkoje falje e te pergjigjet penalisht per fshehjen ne deklaraten e pasurise se tij qe nuk tregon se sa e ka blere apo kush ia dhuroi tre katet e pallatit tek Shallvaret. Te tregoje se kush ia ka dhuruar Benzin 200 mije dollaresh.

    Fatos Nano ka nevoje t'u kerkoje falje socialisteve per akuzat, shpifjet dhe fyerjet qe u ka bere drejtuesve socialiste. Ai duhet t'i kerkoje falje Majkos qe e ka quajtur kriminel i lidhur me Sali Berishen apo qe nderton shtetin me tullat e vjehrrit. Duhet t'i kerkoje falje Gramoz Rucit, te cilin e ka quajtur vrases, apo Metes qe i ka thene publikisht si fashist. Nano duhet t'i kerkoje falje Musa Ulqinitqe e ka quajtur lavatrice apo Servet Pellumbit si "marksist" apo nese doni me shume edhe Edi Rames per te cilin cfare nuk ka thene kunder tij kur ai e kritikonte.

    Nese ka njeri ne kete vend qe duhet te rrije gjithe diten ne gjunje duke kerkuar falje per mekatet e tij, eshte vetem Fatos Nano. Pastaj mund te jem une diku nga fundi i listes se politikaneve shqiptare.



    -------kj--

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e ^AngeL^
    Anëtarësuar
    14-08-2002
    Vendndodhja
    U.k . London
    Postime
    2,169
    Ja paska bo rrup sup Nikolle Lesi. un nuk e kuptoj se cfare pushteti eshte shqiperia se mban kryeminister nje kriminel dhe nje hajdut.
    Two Heart, Two Minds, In Time, Did Find, One Love, One Aim, Two Paths, The Same

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Kryeministri Fatos Nano dhe këshilltarët e tij Ylli Manjani e Agim Isaku fitojnë gjyqin me gazetën “Koha Jonë”

    Gjykata kërkon që Lesi t’i japë Nanos 2 milionë lekë

    Vendimi i djeshëm është dhënë nga gjyqtari Gerd Hoxha pa praninë e avokatëve mbrojtës të Nikollë Lesit

    Ardita Hysa

    TIRANË – Fatos Nano, Ylli Manjani dhe Agim Isaku do të marrin 2 milionë lekë nga gazeta “Koha Jonë” dhe botuesi i saj Nikollë Lesi. Vendimin e djeshëm, gjyqtari Gerd Hoxha e ka dhënë në mungesë të palës së paditur. Pas disa seancash të shqyrtimit të padisë civile kishte ngritur kryeministri dhe dy këshillarët e tij, kundër Lesit dhe gazetës së tij, është pranuar nga gjykata duke u shoqëruar me një gjobë prej 2 milionë lekësh në ngarkim të të paditurve. Objekti i kërkesë-padisë ka qenë “Shpërblimi i dëmit jopasuror të pësuar nga cënimi i nderit dhe personalitetit në shumën 4 milionë lekë”. Sipas paditësve të përfaqësuar nga avokatët Fatmir Brraka dhe Eno Bushi, shkrimi i datës 4 shkurt të këtij viti i gazetës “Koha Jonë”, me titull “Shqiptarë vini kujën”, kishte cënuar haptazi nderin dhe personalitetin e tyre. Nga ana tjetër, avokatët e palës së paditur, Spartak Ngjela dhe Aldona Elezi, nuk e ka pranuar kerkësëpadinë, duke e justifikuar shkrimin e klientit të tyre me natyrën gazetareske dhe stilin afektiv. Këtij etiketimi, Brraka i është përgjigjur: “Është e vërtetë se liria e shtypit dhe e drejta e informimit garantohen me ligj, por mbrojtja ligjore e lirisë së shprehjes, nuk do të thotë të lihet mënjanë mbrojtja e individit nga dhuna e shtypit,aq më pak kur kjo bëhet me qëllime të caktuara”. Shkrimi editorial, i para dy muajve e gjysëm i “Koha Jonë”, kishte patur si impakt të tij shpërblimin prej 5 rrogash të kryemistrit dhe një pjese të stafit të tij, pas Vendimit të Këshillit të Ministrave të datës 14 janar të këtij viti. Lesi në këtë artikull e ka quajtur të pamoralshëm veprimin e Nanos, që “u vetëshpërblye 5 ditë pas tragjedisë së Karaburunit, a thua se vetë Nano, Ylli Manjani dhe Agim Isaku kishin qenë në atë gomone”. Më tej Lesi, sipas palës paditëse e kishte quajtur të pamoralshëm Kryeministrin e vendit. Pas këtyre padive, e duke qenë se paditësit pretendonin se në shkrim kishte patur shpifje, avokatët Ngjela dhe Elezi sugjeruan ndryshimin e padisë nga civile në penale, pasi shpifja në legjislacionin tonë njihet si kundravajtje penale. Brraka dhe Bushi, duke e quajtur si të drejtë ekskluzive të paditësit zgjedhjen e formës së padisë, i qendruan mendimit të tyre. Pas kësaj, mbrojtja e Lesit ka kërkuar ngritjen e një kundërpadie, ku i kërkonin 14 milionë lekë shpërblim palës tjetër për dëm moral dhe financiar. Sipas Ngjelës, gjyqi që kryeministri ka hapur me botuesin e gazetës “Koha Jonë”, ka ndikuar ndjeshëm në rënien e tirazhit të saj. Këtij pretendimi paditësit iu përgjigjën se tirazhi nuk rritet kur fyen e shpif. “Gazeta nuk është kallashnikov i mbajtur pa leje, që mund ta zbrazësh kur të duash, si të duash e sa të duash mbi jetën private, zyrtare dhe dinjitetin e kujtdo”,- tha Brraka. Ndërsa gjyqtari Hoxha nuk e pranoi njohjen e kundërpadisë.

    Reagimi
    Nikollë Lesi: Gjyqtari, mik i Xhoana Nanos
    Pas vendimi të djeshëm ka reaguar edhe pala e paditur, botuesi i gazetës Koha Jonë, Nikollë Lesi. Ai e ka konsideruar vendimin e djeshëm si të paramenduar nga ana e gjyqtarit të çështjes, i cili, sipas tij, është nga rrethi miqësor dhe familiar i Xhoana Nanos. “Vendimi i dhënë nga gjykata është dhënë në kundërshtim me ligjin Pala jonë, si palë e paditur, nuk është njoftuar për seancën e sotme (djeshme). Ne nuk e dinim se sot (dje) ishte seanca e dhënies së vendimit. Ne nuk kemi asnjë njoftim qoftë ky me shkrim ose me goje nga ana e gjykatës për këtë seancë dhe për pasojë nuk ishim të pranishëm në të. Kjo është një shkelje. Gjyqtari e kishte paravendosur vendimin politikisht pasi edhe gjatë seancave gjyqësore ai rrëzoi të gjitha kërkesat e avokatëve të mi. Një nga kërkesat kryesore ishte ngritja e një komisioni me gazetarë profesionistë që të verifikonte nëse ka apo jo cenim të kryeministrit. Ne ia lamë në dorë gjykatës dhe palës paditëse që të zgjidhte ata gazetarë profesionistë që do të përbënin komisionin por gjykata nuk e pranoi këtë gjë. Vendimi i Fatos Nanos për dhënien e pesë rrogave shpërblim për veten e tij është antiligjor dhe antimoral. Ai pasi mori 20 milionë lekë nga buxheti tashmë mori edhe 20 milionë të tjera nga gazeta Koha Jonë. Kjo eshtë një kmbanë alarmi për të gjithë mediat. Ky është rasti i parë por pas nesh do i vijë rradha edhe mediave të tjera. Ky është shqetësimi im si botues. Unë si palë e paditur do e apeloj këtë vendim. Në fund dua të shtoj se gjyqtari është nga zona e Nanos, Tepelena, dhe nga rrethi miqësor dhe familiar i Xhoana Nanos.”, tha dje për Shekullin Nikollë Lesi.



    22/05/2004
    shekulli
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    VENDIMI I GJYKATES PER LESIN, REAGOJNE SHOQATAT E GAZETAREVE

    Shoqata e gazetareve profesioniste, lidhja e gazetareve dhe shoqata e mediave elektronike protestojne njezeri per denimin e gazetes “Koha Jone” me 2 milione leke gjobe nga gjykata e shkalles se pare ne Tirane pas padise se kryeministrit Nano dhe dy vartesve te tij. Ne nje deklarate te perbashket shoqatat e gazetareve e kane cilesuar vendimin e gjykates si te ndikuar nga pushteti i paditesit. Ato e konsiderojne nje rast unikal denimin e nje gazete kur ajo thote te verteten. Me kete vendim, vijon deklarata vihet ne diskutim edhe morali i nje shoqerie te tere, ku kryeministri dhe vartesit e tij mund te shperblejne veten ne menyre te dyshimte kur ata gezojne plot privilegje dhe per kete te denohen ata qe e thone nje fakt te tille. Vendimi kompromenton hapur edhe padite e fundit penale te kryeministrit Nano ndaj botuesit te gazetes “Koha Jone” Nikolle Lesi, duke vertetuar se gjykatat ne Shqiperi jane ende larg nga dhenia e drejtesise ne menyre te pavarur. Duke vleresuar se gjendja e lirise se shtypit sa vjen dhe po perkeqesohet, per te ndalur revanshin e pushtetit ndaj fjales se lire, mbyllet deklarata, ftojme te gjithe gazetaret te solidarizohen me rastin e gazetes “Koha Jone” dhe te bashkohen ne nje proteste qytetare diten e hene ne oren 12.00 perpara Gjykates se Tiranes.

    top-channel
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  10. #20
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Ironia e fatit qe ky Nikoll Lesi ishte perkrahesi i Nanos dikur per revolucionin e rrezimit te qeverise Berisha.
    Ishte ky Nikoll Lesi ku shkonte dhe bente fushaten e tij elektorale krah per krah me Nanon.
    Sa ishte vetem nje gazetar ndosha nje fije respekti ndjeja per te,nga koha qe u fut ne baten e politikes ,jam i sigurte se eshte lyer e perlyer edhe ai nga ajo balte.

    PS Mace Avni Rustemet nuk behen ,linden dhe fatkeqsisht ,burra te tille nuk lindin me.Ka ardhur koha e harbuteve,koha e sahanlepiresve,dhe dikur ky Lesi ka qene i tille.Ka ngrene ne nje canak,me ogurziun Nano.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 159
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 07:52
  2. Kongresi i LDK zgjedh Fatmir Sejdiun si kryetar të partisë
    Nga Arb në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 365
    Postimi i Fundit: 30-01-2010, 07:52
  3. Emrat e ministrave të PDSH në qeverinë maqedonase
    Nga babadimri në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 29-11-2008, 22:12
  4. Miratohet në kuvend ligji për auditimin e brendshëm
    Nga Zemrushja në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-04-2007, 22:25
  5. Opozita fiton zgjedhjet në Maqedoni, fillojnë negociatat për qeverinë
    Nga Davius në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 50
    Postimi i Fundit: 02-08-2006, 13:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •