gazeta panorama

-------

Koment


12Nentor 2004

Tirana vicioze!

Bujar Zhuri/ Pedagog nė Oslo

Shqipėria e vogėl qė kėrkon tė bėjė politikėn e madhe shfaqet sot mė e plakur se kurrė. Kudo sheh njerėz qė ndoshta janė veshur mė bukur se mė parė, por me fytyra ku kremrat pėrzihen me pluhurin dhe tymrat qė nxjerrin makinat e lodhura tė Perėndimit, duke i pėrhapur kudo e duke krijuar njė re tė madhe atmosferike qė e identifikon Tiranėn nga kryeqytetet e tjera tė Evropės. Askush s’e di saktė se sa i rrezikshėm ėshtė smogu qė thithin mushkėritė e qytetarėve tė saj ēdo ditė. Duket se ekranet, qė s’janė tė pakta, madje pėr nga numri i transmetuesve nė raport me popullsinė ia kalojnė edhe vendeve mė tė zhvilluara tė Perėndimit, pavarėsisht nga ata qė i zotėrojnė apo edhe ata qė i drejtojnė nuk e kanė idenė e cilėsisė apo mesazhit qė sjellin te qytetari i saj. Gjithēka ėshtė e pėrqendruar nė Tiranė dhe rreth Tiranės. Aty bėhet politika dhe biznesi...

...Aty ndėrrohen paratė dhe po aty pajisen me viza drejt Perėndimit tė ndershmit dhe tė pandershmit. Aty vendoset se kush do tė paguajė apo kush do tė bėhet deputet. Shqipėria ėshtė e gjitha nė Tiranė. Pėrtej saj (Tiranės) duket se jeta nuk ekziston, veē tek-tuk, nėse ndonjė kameramani i bie rruga pėr tė drekuar diku nė bregdet, nė restorantet luksoze tė ndonjė politikani apo tė ndonjė mafiozi droge a prostitucioni,do tė pasqyrojnė ndonjė sekuencė jete krejt shkarazi dhe jo shumė domethėnėse. Nga rrethet, nė mediat vendase, transmetohen vetėm kronika tė zeza dhe tek-tuk ndonjė shkatėrrim objekti tė ndėrtuar pa leje. Duket se nė rrethe nuk ka jetė, nuk jetojnė shqiptarė, nuk jetojnė politikanė, bile edhe vetė deputetėt e zgjedhur jashtė Tiranės kanė nisur ta mohojnė identitetin e tyre periferik. Kameramanėt shkojnė me mė lehtėsi nė vende tė largėta pėr tė pasqyruar takimin e kryeministrit apo presidentit a tė ndonjė politikani tjetėr me mė pak vlerė, dhe e kanė tė vėshtirė tė pasqyrojnė jetėn e qytetarėve nga Shkodra, Dibra, Tropoja, Korēa e deri nė Gjirokastrėn jugore. Nė Shqipėri ka edhe nga ata deputetė tė veshur firmato qė ėshtė vėshtirė t’i njohėsh apo t’i dėrgosh tek zgjedhėsit e vet jashtė qendrės sė kryeqytetit. Nė Tiranė, thuhet se vihet paraja, apo ke shansin tė zėsh ndonjė post nė qeveri, Parlament a dikaster etj, etj. Megjithėse Tirana ka kapacitete tė kufizuara popullimi, me njė infrastrukturė sociale gjysmake apo strategji punėsimi jo tė pėrcaktuar, duket se shqiptarėt i japin prioritet ajrit tė ndotur tė Tiranės me shpresė se, nė mos gjetshin copėn do tė mbledhin thėrrimet. Tirana ėshtė thesi qė mbledh politikanė tė vjetėr dhe tė rinj, njerėz tė ndershėm dhe mafiozė tė kalibrave ndėrkombėtarė. Nė Tiranė s’ėshtė e vėshtirė tė gjesh edhe kthetrat e Cozanostrės, siē do tė shprehej njė mik i imi, gazetari Tom Bakeli, qė merret me problemet e mafias dhe tė krimit nė gazetėn mė tė madhe norvegjeze “VG”. Shumica e politikanėve vijnė nga vende pune tė privilegjuara tė komunizmit dhe formimi i tyre ngjason me atė tė fidanėve tė shtrembėruar qė kurrė s’mund tė drejtohen mė. Besueshmėria e politikanėve nė popull ėshtė gati e nivelit zero. Nuk janė tė paktė edhe ata deputetė apo ministra qė krahas funksionit politik kanė edhe njė biznes tė tyre tepėr tė fuqishėm, me pėrfitime qė kolegėt e tyre pėrėndimorė i kanė si ėndėrr. Ka edhe nga ata qė nė njė kohė rekord kanė blerė jo vetėm makina tė shtrenjta, por edhe hotele luksose apo vila nė shtete tė tjera tė Perėndimit, si nė Greqi apo deri nė Amerikėn e largėt. Tė jesh zyrtar i lartė dhe tė shahesh si hajdut apo kriminel, ndihesh mė mirė si tė mos jesh i sharė. Politikanėt nuk marrin as pėrgjegjėsi ligjore dhe as pėrgjegjėsi morale. Njė milion tė larguar, njė milion tė tjerė nėn varfėrinė absolute dhe njė grusht politikanėsh qė gėzojnė vila e hotele luksoze tė klasit milion dollarė paēka se askush nuk ia ka shpjeguar popullit tė vet se si i kanė vėnė kėto para e kapitale. Miliona dollarė hyjnė nė Shqipėri nga emigracioni, por njė pjesė fare e vogėl shkon pėr investime, pasi njė pjesė e mirė shkojnė si rryshfete te politikanėt qendrorė apo administratorėt lokalė, ndėrsa pjesa tjetėr shkon pėr mallrat qė importohen nga vendet ku punojnė kėta emigrantė, ēmimet e tė cilave ua kalojnė edhe vetė vendeve eksportuese. Nė Tiranė ndihesh i vetmuar dhe shumė mė shpejt futesh nėn shoqėrimin e varfėrisė, nėse nuk ke njė shok apo mik qė merret me politikė a biznes. Mungon strategjia e nxitjes dhe e zhvillimit ekonomik, pa harruar qė shėndetėsia ėshtė pėr tokė e me njė popull qė paguan nėn dorė mjekėt e shtetit apo edhe spitalin shtetėror, e ndėrsa nga ana tjetėr politikanėt qė shėrohen jashtė Shqipėrisė nė spitalet mė tė shtrenjta perėndimore me faturėn e shtetit. Fėmijėt e politikanėve studiojnė nė mė tė shumtėn nė shkolla private, ndėrsa njė pjesė tjetėr jo e vogėl e tyre studiojnė nė shkollat perėndimore apo edhe ato amerikane. Nė hotelet luksoze, si “Rogner” apo “Sheraton” ka mė shumė politikanė shqiptarė qė bėjnė biznese, se sa biznesmenė tė huaj qė kanė interesa serioze biznesi. Nė kafenetė e kėtyre hoteleve bėhet biznes dhe kėmbehen mendime se nė cilin universitet e kam ēuar vajzėn dhe nė cilin qytet apo shtet amerikan do tė nis djalin. Politikanėt kėmbejnė shijet e udhėtimeve qeveritare dhe mundėsitė e zgjidhjeve tė interesave private. Qytetari i thjeshtė nuk ka asnjė shans as tė hyjė tė shohė e jo mė tė pijė kafe apo tė drekojė nė kėto restorante. Njė kamerier, njė djalė i tė 35-ve nė tavernėn e hotel “Rognerit”, kur e pyeta nė gjuhėn suedeze se ku i gjejnė paratė politikanėt qė drekojnė ēdo ditė kėtu, m’u pėrgjigj po nė suedisht ”Det finnes mange muligheter, men med lųninga som de får spiser di aldri her” (kanė shumė rrugė, por me rrogėn qė marrin kurrė s’kanė mundėsi tė drekojnė kėtu). Ndėrsa fėmijėt e qytetarėve tė thjeshtė shkojnė nė shkolla publike qė, nė mė tė shumtėn e rasteve s’kanė as kushtet mė elementare pėr edukim, si mungesa e bankave, dritareve, xhamave, ujit apo dritave e deri te tekstet shkollore. Le mė pastaj tė flitet pėr reformim tė metodologjisė qė duket mė shumė si njė projekt nė sirtar se sa njė realitet i afėrt. Nė Shqipėri, nė pėrgjithėsi, dhe nė Tiranė, nė veēanti, pasurimi nė rrugė tė paligjshme ėshtė mėse normal, aq sa dhe vetė policėt kanė nė pėrdorim makina tė vjedhura apo kanė tė falsfikuara targat. Krimi i organizuar lulėzon kudo bashkė me ndėrtimet e pallateve shumėkatėshe apo njė sėre biznesesh tė tjera tė lidhura me njėmijė fije me politikanėt. Shumica nuk paguan taksa, por edhe doganat veprojnė sikur tė ishin tė privatizuara dhe pronė e ndonjė njeriu tė veshur me pushtet. Kaq e vėrtetė do tė ishte kjo, sa nė njė bisedė telefonike me ish-pronarin e “La Vikingės”, Kjell Hųybråten, ky do tė shprehej: “Kėtu ėshtė e vėshtirė tė bėsh biznes tė ndershėm, pasi ti qė paguan rregullisht taksat doganore falimentohesh nga dikush tjetėr qė nuk paguan asnjė taksė doganore.”

Nė Shqipėri nuk gjendet asnjė politikan i dėnuar pėr korrupsion, kur dihet se Shqipėria renditet ndėr vendet me tė korruptuara tė Lindjes. Sistemi bankar ėshtė gjysmak dhe pagesat bėhen nėn dorė, duke mos iu dhėnė mundėsia asnjė institucioni tė kontrollojė hyrjet e daljet e tė ardhurave, si dhe burimin e tyre. Tė gjithė administratorėt apo politikanėt i bien tė njėjtit kavall.

“Do tė bėjmė”, - ėshtė fjalia e tyre hyrėse, tashmė e kthyer kjo nė njė refren kėnge qė pėrdoret sa e sa herė qė kėta tė fundit (politikanėt) atakohen me kėrkesat e popullit dhe harrojnė tė analizojnė se ē`kishin premtuar para ca vitesh. Ata vazhdojnė me demagogjinė e tyre tė radhės, edhe pse numri i tė papunėve apo minimumi jetik i qytetarit nuk dihet. Tirana ėshtė vicioze dhe fsheh jo pak herė fytyrėn mashtruese tė klasės sė saj politike, por, nga ana tjetėr, Tirana zbulon tė vėrtetėn e qytetarėve tė saj, ėndrrėn pėr njė jetė mė tė bukur.



--------

marre nga Panorama

------