Close
Faqja 0 prej 34 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 335
  1. #1

    Shpërthen dhuna ndëretnike në Kosove

    Të nderuar kolegë, vëllezër shqiptar,

    Pas mbytjes së tre fëmijëve shqiptar më 16.03.2004 sot më 17.03.2004 është bërë një protestë nga të rinët shqiptar të Mitrovicës ku tani gjendja është eskaluar dhe shumë të shtëna vinin nga Serbët e armatosur të cilët në prezencë të Kombeve të Bashkuara, Armatës Ndërkombëtare mbytën tre shqiptar dhe pritet që numri të jetë më i madh.
    Mbani me mend shumë janë plagosur duke i falënderuar mbrojtësve tanë ndërkombëtarë ku shumica e të rinjëve pësuan pa faj.

    Kjo rezulton që shqiptarët nëpër enklava dhe në rajonet shumëetnike janë në mllefje dhe bombat së bashku me shumë plumba të kalashnikovit janë duke iu drejtuar popullit shqipëtar. Kjo tregon se Sërbët me privilegjet e dhëna nga ana e ndërkombëtarëve prap do të arsyetohen sikurse që janë arsyetuar në vitin 2000.

    Çka mendoni ju vëllezër, kur e keni parasysh një bashkim mjaft të fortë të Serbëve e cila dominon në kokat ndërkombëtare dhe në praktikë ndaj interesave të përgjithshme jo vetëm për popullin shqiptar por për të gjithë ata që jetojnë në Kosovë.

    Unë ju shkruaj kur plumbat me breshëri depërtojnë tek shqiptarët të cilët protestonin për shkak të mllefosjes së mbytjes së tre fëmijëve të vegjël më parë.

    Thuhet se KFORi i mposhtur dhe organizatat tjera kurgjë nuk kanë bërë përveq hedhjes së gazit lotsjellës ndaj shqiptarëve së bashku me plumbat dhe bombat nga ana e Serbëve.

    Kjo tregon se ku jemi dhe çka do të pritet më tutje.

    Ju përshëndes dhe shpresoj se qyteti im i ndarë do të bashkohet dhe gjaku i pafajshëm të kompenzohet.


    Mitrovicalia

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Mitrovicë: Njoftohet për tre të vdekur dhe mbi 250 të plagosur

    Mitrovicë, 17 mars - Në konfliktet e sotme në Mitrovicë jozyrtarisht njoftohet për tre a katër të vdekur dhe 20 të plagosur nga armët e zjarrit. E tëra ka filluar sot në mëngjes pas lajmit për vdekjen tragjike të tre fëmijë në Çabër të Zubin Potokut. Fillimisht në rrugë dolën e nxënësit e shkollave e pastaj edhe qytetarë të Mitrovicës, të cilët tentuan të kalojnë në pjesën veriore të qytetit të ndarë. Kanë ndërhyrë forcat paqeruajtëse dhe policia e UNMIK-ut duke hedhur gaz lotsjellës dhe duke gjuajtur me plumba gome dhe granata trulluese për të penguar masën e mllefozur të shqiptarëve të kalojë lumin Ibër. Konflikte ka pasur në fshatin Suhodll e Çabër dhe rreth tre rrokaqiejve.

    Shërbimi i emergjencës në pjesën jugore të Mitrovicës është i angazhuar për trajtimin e plagosurve, por vështirë po ia dalin për shkak të numrit të madh të pacientëve që kërkojnë ndihmë.

    QIK-u
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Udhëheqja komunale e Mitrovicës shpreh indinjatë të thellë për vdekjen tragjike të dy fëmijëve në Çabër

    Mitrovicë, 17 mars - Zëvendëskryetari i Kuvendit të Komunës, Mursel Ibrahimi dhe kryeshefi i Ekzekutivit Mustafë Pllana, kanë shpreh indinjatë të thellë për ngjarjen tragjike që ka ndodhur të martën pasdite në Çabër, ku si pasojë e kërcënimit dhe ndjekjes nga ekstremistë serbë, kanë humbur jetën në lumin Ibër dy fëmijë, ndërkohë që për fatin e një fëmije tjetër nuk dihet ende asgjë.

    Udhëheqësit komunalë kanë qëndruar mbrëmë në fshatin Çabër dhe kanë vizituar familjet e viktimave, si dhe kanë biseduar me udhëheqjen e fshatit, të cilëve u kanë shprehur dhembjen dhe pikllimin e qytetarëve të komunës me rastin e kësaj ngjarjeje tronditëse.

    Udhëheqësit e Kuvendit të Komunës kanë dënuar ashpër veprimin e ekstremistëve serbë, si pasojë e të cilit ka ndodhur tragjedia e rëndë dhe kanë kërkuar nga organet kompetente për siguri e rend që të fillojnë menjëherë hetimet për kapjen dhe nxjerrjen para organeve të drejtësisë të personave përgjegjës për këtë tragjedi.

    Zëvendëskryetari Musel Ibrahimi dhe kryeshefi i Ekzekutivit, Mustafë Pllana, kanë kërkuar nga familjarët e viktimave dhe nga çabrasit që të ruajnë gjakftohtësinë në këto momente të rënda, në mënyrë që organet kompetente të kryejnë punën e tyre ashtu si duhet, si dhe u kanë ofruar ndihmën eventuale për tejkalimin e gjendjes së krijuar.

    QIK-u
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Eshte per te ardhur keq cfare po ndodh ne keto caste ne mitrovice . Ngushellimet e mija per viktimat e pafajshme te kesaj katasrtofe qe po ndodh aty. Uroj qe kjo lufte te perfundoj pa viktima dhe te plagosur . Gjithashtu ti jepet fund ketyre luftrave
    dhe uroj qe shqiptaret te jetojn te lire dhe ne qetesin e tyre .

    Alba
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Sipas Radio Dukagjinit deri ne ora 14 ka 6 te vdekur dhe rreth 700 te plagosur.Po sipas te njejtit burim ne Pej kan fillue protestat ne shenj te solidarizimit me banoret e Mitrovices
    Ndryshuar për herë të fundit nga Llapi : 17-03-2004 më 11:59
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Rexhepi i kërkon UNMIK-ut dhe KFOR-it të veprojnë në mënyrë të ekuilibruar

    13:50 ET PRISHTINË (KosovaLive ) – Kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, iu bëri thirrje qytetarëve që t’i ulin tensionet, ndërsa KFOR-it dhe Policisë së UNMIK-ut të kenë veprim të ekuilibruar dhe të njëjtë për të gjithë qytetarët.
    ------------------------------------------------------

    Kuvendi i sheh aktet e fundit të dhunës si tendencë për destabilimin e Kosovës

    14:40 ET PRISHTINË (KosovaLive) – Deputetët e Kuvendit të Kosovës të mërkurën në sesionin e rregullt plenar, dënuan ashpër mbytjen e tre fëmijëve shqiptarë në veri të Kosovës dhe akuzuan administratën e UNMIK-ut dhe forcat e rendit në Kosovë se nuk po bëjnë asgjë për të vënë rendin dhe sigurinë në Kosovë.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #7
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    nga yahoo.news



    5 Killed, 100 Wounded in Kosovo Clashes

    6 minutes ago

    By FISNIK ABRASHI, Associated Press Writer

    KOSOVSKA MITROVICA, Serbia-Montenegro - Five people were killed Wednesday and more than 100 were wounded in heavy gunfire during an outbreak of ethnic violence provoked by reports that two ethnic Albanian youths drowned while trying to escape angry Serbs.



    It was the worst bloodshed since nine people were killed in the city during ethnic fighting in 1999, shortly after the two sides ended months of warfare.


    Hospital personnel on the Serb and ethnic Albanian sides of divided Kosovska Mitrovica said two ethnic Albanians had died, apparently of gunshot wounds, and three Serbs also were shot to death.


    NATO (news - web sites)-led peacekeepers in the ethnically divided and tense city fired tear gas, rubber bullets and stun grenades to separate the angry residents.


    That war concluded after a NATO air campaign drove Serb-dominated troops loyal to former Yugoslav President Slobodan Milosevic (news - web sites) out of the province and stopped a crackdown on the independence-minded Kosovo Albanian majority.


    The United Nations (news - web sites), assisted by thousands of NATO-led peacekeepers, has sought to foster ethnic tolerance since then. Still, with Serbs regarding Kosovo as their ancient homeland and ethnic Albanians seeking independence, hatred between the two sides continues to lead to violence.


    The children's bodies were found hours after reports that they had been chased into the water by local Serbs. A third child remained missing.


    Kosovo has been administered by the United Nations and NATO-led peacekeepers since June 1999, after NATO's air war forced Serb forces who had cracked down on ethnic Albanians seeking independence to pull out of the province.


    Bloodshed has sharply diminished since then, but ethnically rooted violence has continued. The deaths Wednesday was one of the worst outbreaks of interethnic fighting since the war end.


    Hospital workers on the southern side, dominated by ethnic Albanians, counted 84 hurt, including several who were shot. Xhelal Ibrahimi, an ethnic Albanian witness covered by the blood of a victim he helped, said gunfire came from the Serb-dominated part of the town, and he saw several people falling in front of him.


    On the Serb side, hospital personnel said 22 Serbs were injured, five seriously, including a man shot in the head and one in the lungs. Others were hit by stones, rubber bullets fired by the peacekeepers or shrapnel from their stun grenades.


    Ambulances with the wounded lined up near the hospital in the southern part of town dominated by ethnic Albanians. Those with more serious injuries were taken to the hospital in the provincial capital of Pristina. Dozens of armored vehicles streamed toward town, as NATO-led peacekeepers increased security.


    A man in the crowd of ethnic Albanians gathered on the southern side of Kosovska Mitrovica was seen firing with a submachine gun toward the crowd of Serbs on the other side of the bridge.


    Earlier, the peacekeepers blocked off a bridge separating Kosovska Mitrovica's Serbs and ethnic Albanians after crowds started gathering on both sides. At least one U.N. vehicle was destroyed by a mob with rocks and chunks of concrete.


    In another hotspot near Pristina, hundreds of ethnic Albanians broke through barricades erected by U.N. police and NATO-led peacekeepers to march on the Serb village of Caglavica. U.N. spokeswoman Angela Joseph said there were reports that hand grenades had been thrown and that two Serb houses were on fire. "We assume there's a conflict going on" in Caglavica, Joseph said, but he could offer no details.


    The bodies of the children were found after dozens of soldiers, police and civil emergency workers searched the Ibar River near the village of Cabra, some 25 miles north of Pristina, said Angela Joseph, a U.N. police spokeswoman. The search was launched after reports that three ethnic Albanian children had disappeared in the swirling waters Tuesday.


    Fitim Veseli, 13, who said he was with the missing children, claimed they were being chased by local Serbs and that the boys jumped into the river to escape a dog set on them by two Serbs from a neighboring village. Veseli's 9-year-old brother, Florent, was among the missing.





    Police were still investigating, Joseph said.

    The drownings occurred a day after a 19-year-old Serb was shot and wounded in central Kosovo. The shooting provoked a protest Tuesday by angry Kosovo Serbs, who blocked a key road linking the province's capital with neighboring Macedonia. The Serbs subsequently pulled back, but the road remained blocked by NATO-led peacekeepers Wednesday as a precaution, police said.

    Later, some 800 ethnic Albanians broke the police and NATO roadblocks and headed to the central Kosovo village of Caglavica, a primarily Serb village three miles south of Pristina. where Serbs were apparently waiting for them, police said.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Postuar më parë nga Llapi
    Sipas Radio Dukagjinit deri ne ora 14 ka 6 te vdekur dhe rreth 700 te plagosur.Po sipas te njejtit burim ne Pej kan fillue protestat ne shenj te solidarizimit me banoret e Mitrovices
    -----------------------------------------------------

    Nga 6 te vdekurit 4 jane shqiptar dhe 2 serb
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #9
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Të paktën gjashtë të vrarë në Mitrovicë

    Njoftimet nga Kosova bëjnë të ditur se të paktën gjashtë persona janë vrarë dhe rreth 200 janë plagosur në përleshjet midis serbëve dhe shqiptarëve në qytetin e ndarë të Mitrovicës.
    Zëdhënësi i KFOR-it në Mitrovicë, Gyorgy Kakuk, i tha BBC-së në shqip se sipas disa burimeve të pakonfirmuara deri tani në përleshje janë vrarë gjashtë persona, katër shqiptarë dhe dy serbë.

    Të dy palët kanë shkëmbyer zjarr armësh dhe granadash kur u përleshën në një urë që ndan qytetin e Mitrovicës.

    Paqeruajtësit e NATO-s kanë përdorur gaz lotsjellës dhe plumba plastikë në përpjekje për të kontrolluar dhunën.

    Njoftimet bëjnë të ditur se autoblinda janë nisur drejt asaj zone.

    Kjo është dhuna më e rëndë në Mitrovicë që kur nëntë persona u vranë në përleshje midis të dy komuniteteve katër vjet më parë.

    Përleshjet ndodhin pas disa ditë të tensionuara pas plagosjes së një të riu serb dhe mbytjes së të paktën dy fëmijëve shqiptarë në lumin Ibër. Të dyja palët fajësojnë njëra-tjetrën për këto dy incidente.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Situatë e nderë mbretëron edhe në Çagllavicë

    Disa qytetarë janë lënduar sot gjatë përleshjes së shqiptarëve dhe serbëve në afërsi të fshatit Çagllavicë

    Protestuesit serbë edhe sot kan mbajtë të bllokuara rrugët Prishtinë- Shkup dhe Prishtinë- Gjilan në fshatin Çagllavicë dhe Gracanicë të komunës së Prishtinës. Ndërkohë si kundëreagim një grup qytetarësh shqiptarë sot që nga orët e mëngjesit kanë bllokuar rrugën Prishtinë Shkup.

    Turma e qytetarëve shqiptarë në mesditë ka thyer kordonin e policisë në dalje të Prishtinës dhe është nisur për në enklavën serbe Graçanicë dhe Çagllavicë. Rrugët që kalojnë nëpër këto dy lokalitete të banuara me serbë, prej dy ditësh po mbahen të bllokuara nga serbët lokal të cilët po protestojnë për plagosjen e një të riu serb.

    Në përleshjen që ndodhi ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve raportohet të ketë të lënduar nga të dy palët. Të lënduar ka edhe nga radhët e policisë së UNMIK-ut. Nd]rkohë që KFOR-i dhe policia po bëjnë përpjekje që të qetësojnë situatën.

    ----------

    Situatë e tensionuar dhe jashtë kontrollit në Çagllavicë, ka edhe të plagosur

    Prishtinë, 17 mars 2004 - Policia e UNMIK-ut thotë se janë përleshur shqiptarët dhe serbët në Çagllavicë, vetëm dy kilometra larg Prishtinës.

    Sipas së policisë së UNMIK-ut, Anxhela Xhozef situata në Çagllavicë ka dalë jashtë kontrollit. Sipas saj në Çagllavicë dy shtëpi të banorëve serbë janë hedhur në erë. "Situata në Çagllavicë është jashtë kontrollit të policisë dhe ne po provojmë të rimarrim kontrollin," tha zonja Xhozef për BBC-në.

    Një marshim proteste i shqiptarëve në Prishtinë, vazhdoi edhe në rrethinat e tij duke u drejtuar nga Çagllavica megjithë barrikadat e policisë ndërkombëtare dhe të KFOR-it. Zëdhënësja e policisë ndërkombëtare thotë se rreth 700-800 protestues kishin qëlluar me gurë duke vazhduar rrugën drejt fshatit, ku para disa netësh u plagos një i ri serb.

    Burimet serbe nga Çagllavica thonë se në këtë fshat i është dhënë flaka katër shtëpive, ndërkohë që ushtarët e KFOR-it kanë hedhur gaz lotsjellës, por kjo nuk i ka ndaluar shqiptarët. Thuhet se ka edhe të plagosur. Mbi këtë rajon vazhdimisht fluturojnë helikopterë të KFOR-it.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Llapi : 17-03-2004 më 13:44
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 0 prej 34 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •