Zbulohen dokumente tė reja pėr Shqipėrinė
Dėrguar mė: 19/11/07) Oliverta Lila
Dokumente origjinale, dorėshkrime dhe letėrkėmbime tė pabotuara mė parė. Studiuesit Musa Ahmeti dhe Etleva Lala, i kanė kėrkuar nėpėr arkivat e shumtė. Njė punė 10-vjeēare nė arkivin Sekret tė Vatikanit, nė arkivat e Venedikut, tė Kroacisė, Austrisė, Hungarisė, Greqisė, Francės. Tė gjitha materialet i kanė pėrmbledhur nė njė botim luksoz nga Ombra GVG i titulluar Illyricym Sacrum 10. Pėr herė tė parė vjen nė shqip njė vėllim i kėsaj kolane, njė prezantim i punės sė paēmuar qė kanė bėrė jezuitėt nė Shqipėrinė e asaj kohe. Ėshtė njė udhėrrėfyes i vlefshėm (nis nga shek VI deri nė vitin 1910) pėr njė numėr tė madh dorėshkrimesh, kodikėsh, korrespondencash, libra tė rrallė tė pabotuar mė parė e qė presin tu hiqet pluhuri i arkivave. Gjatė prezantimit, autorėt janė shprehur se ky ėshtė vetėm fillimi i njė pune qė do tė pasohet me botimin nė shqip tė gjithė kėsaj lėnde tė pashfrytėzuar. Studiuese Musa Ahmeti tregon pėr punėn disavjeēare.
Njė vėllim i Illyricym Sacrum pėr herė tė parė nė shqip. Ku synon kjo sipėrmarrje?
Nė kryeveprėn monumentale Illyricum Sacrum punuan tri gjenerata studiuesish: at Filip Riēeputi, at Daniel Farlati dhe at Jakob Koleti, tė cilėt, nė njė periudhė kohore prej 125 vjetėsh (1695-1819), hulumtuan, mblodhėn dhe studiuan burime tė shumta dhe tė shumėllojshme; dorėshkrime dhe dokumente; libra tė rrallė dhe modernė tė kohės, hartuan disa prospekte tė veprės, pėrpiluan tetė vėllime me indekse si dhe shkruan mė shumė se njėqind katalogje tė ndryshme. Por tė papėrfshirė nė veprėn e tyre tė botuar, lanė nė dorėshkrime me qindra vėllime dokumentesh dhe burimesh tė dorės sė parė pėr historinė e Ilirisė ose thėnė ndryshe, tė Gadishullit Ballkanik dhe popujve qė jetuan dhe ende jetojnė aty. Shpresojmė qė ky libėr do tė shėrbejė si njė udhėrrėfyes i mirė pėr ata qė duan tė studiojnė burimet e pabotuara, tė mbledhura nga autorėt e kėtij korpusi. Ky libėr ofron ndihmė nė identifikimin e materialit burimor tė pabotuar, dhe nė theksimin e rėndėsisė qė ka ky material pėr historiografinė shqiptare por edhe atė rajonale.
Ēfarė pėrfshihet nė kėtė vėllim dhe nė cilat arkiva keni hulumtuar?
Kemi bėrė punė kėrkimore shkencore nė arkivin sekret tė Vatikanit, por edhe nė arkiva tė tjera nė Itali, Kroaci, Austri, Hungari, Greqi, Francė. Nė kėto arkiva ruhet njė lėndė e jashtėzakonshme burimore e pabotuar, e cila ka tė bėjė me historinė e mesjetės shqiptare. E gjithė kjo lėndė ėshtė pėrfshirė nė Illyricum Sarum 10 (Iliria antike, e shenjtė), nė tė cilėn paraqitet historia nė bazė tė burimeve dhe dokumenteve tė pabotuara ndonjėherė qė nga antikiteti deri nė shek e XIX-tė. Lėnda e pėrfshirė botohet pėr herė tė parė. Kėto dokumente janė origjinale ose tė noterizuara. Autorėt nuk botonin ose pėrdornin si burim njė dokument qė nuk ishte origjinal, ose i noterizuar. Tė gjitha kėto materiale janė tė sakta dhe korrekte edhe nė citimet qė bėjnė.
Si paraqitet historia e Shqipėrisė nė kėto dokumente?
Nė gjithė kėto dokumente qė zbulohen pėr herė tė parė, pasqyrohet nė mėnyrė besnike Shqipėria qė ishte, dhe ajo ēka ndodhte nė atė kohė. Paraqitet gjendja reale dhe nuk ka hiperbolizim tė situatės. Sigurisht pas pushtimit turk kjo ishte shumė e rėndė. Ndėrsa dokumentet tregojnė se para pushtimit kishte njė lulėzim tė kulturės, njė jetė e nivelit evropian, e zakonshme pėr shtete e qytete tė zhvilluara tė asaj kohe.
Sa e vėshtirė ishte pėrshtatja nė shqip e gjithė kėtij materiali arkivor?
Ka qenė shumė e vėshtirė, sepse kur gjejmė njė dokument, ai jo vetėm do pėrkthyer, por sė pari duhet tė transkriptohet e mė pas tė sillet nė gjendjen reale pėr gjuhėn shqipe. Problemi i veēantė ėshtė terminologjia kishtare. Njė fjalor i tillė pėr momentin nuk ekziston nė gjuhėn shqipe. Ne zakonisht konsultojmė njerėz qė kanė pėrvojė nė njė fushė tė tillė, qoftė teologjike, priftėrinj tė ndryshėm, ku ndėr ta ėshtė edhe Don David Xhulio qė jeton e vepron nė Vatikan, zotin Vili Kamsi dhe zotin Zef Simoni si pėrkthyes i njohur. Kemi pasur bashkėpunime me specialistėt dhe jemi konsultuar para botimit.
Keni punuar mjaft arkivin sekret tė Vatikanit. Sa ėshtė moria e dokumenteve qė ruhen aty?
Arkivi sekret i Vatikanit ėshtė njė nga qendrat kryesore pėr historinė e popullit shqiptar nė trojet etnike, jo vetėm nė Shqipėrinė e kufijve tė sotėm politik. Aty ruhen njė mori e jashtėzakonshme dokumentesh. Sipas tė dhėnave zyrtare qė disponon arkivi sekret i Vatikanit, njė lėndė arkivore lineare ėshtė 4 kilometra e 400 metra me dokumente qė nuk janė tė njohura e tė botuara. Por kjo mund tė zgjerohet dhe mė tutje, sepse deri mė sot nuk ka njė regjistėr tė saktė.
Sa janė shfrytėzuar nga historianėt shqiptarė?
Pėr fat tė keq kemi shumė pak studiues qė kanė bėrė kėrkime shkencore nė arkivin sekret tė Vatikanit. Mė 1743-ėn ėshtė Gjon Nikoll Kazazi, 1992 Pranvera Bogdani, nga viti 92 jam unė dhe nga viti 2000 e sot ėshtė Etleva Lala. Kėta janė gjithė studiuesit shqiptarė qė kanė bėrė studime nė arkivin sekret tė Vatikanit. Tė tjerėt flasin duke hamendėsuar, pa qenė asnjėherė prezentė. Kėto janė tė dhėna zyrtare tė publikuara nga arkivi i Vatikanit.
Ka pengesa pėr hulumtimin e kėtyre arkivave?
Nuk ka pengesa, por kėrkohen kushte tė veēanta pune. Duhet tė jesh i pėrgatitur me gradė shkencore, duhet tė kesh botuar disa tituj shkencorė me karakter ndėrkombėtar dhe tė jesh njohės i mirė i tė paktėn gjuhėve latine e greke. Duhet tė kesh mbaruar njė nga kurset e Akademisė Papnore pėr diplomaci dhe paleografi.
Shqipėria laike dhe kishtare, si qėndrojnė kėto dy dimensione nė dokumentet e Vatikanit?
Tė dyja janė tė barabarta. Nuk ka njė favorizim tė njėrės apo tjetrės, mund tė bėsh kėrkime pėr ato qė interesohesh dhe je i specializuar. Tema ėshtė e saktėsuar qė nė fillim dhe ėshtė shumė e vėshtirė ti largohesh asaj.
Do ta vazhdoni kėtė iniciativė?
Patjetėr. Ky ėshtė libri i parė nė shqip dhe sė shpejti do tė sjellim edhe vėllime tė tjera, ku do tė pėrfshihen dokumente, dorėshkrime dhe letėrkėmbime tė pabotuara mė parė, tė cilat janė gati. Sipas njė marrėveshje me shtėpinė botuese Ombra GVG, do tė vazhdojmė botimin.
link:
http://www.balkanweb.com/sitev4/news...w.php?id=11883
Krijoni Kontakt