...shume interesante alba...mesa duket historia e shqiperisa eshte si ajsbergu....ne kemi mesuar vetem ate qe eshte ne krye....por pak nga pak po mesojme edhe pjesen tjeter qe ka qene e mbuluar .
Respekte qerosi!
...shume interesante alba...mesa duket historia e shqiperisa eshte si ajsbergu....ne kemi mesuar vetem ate qe eshte ne krye....por pak nga pak po mesojme edhe pjesen tjeter qe ka qene e mbuluar .
Respekte qerosi!
Ergo cogito, ergo sum!
Kjo vepėr ėshtė njė nga arritjet kapitale historiografike nė Evropėn e atėhershme... Kjo vepėr edhe sot ka rėndėsi tė dorės sė parė si burim i tė dhėnave pėr hitorinė mesjetare tė Ballkanit perėndimor... Prandaj ėshtė shumė e rėndėsishme qė historianėt e tashėm ta kenė nė dorė kėtė vepėr e cila ėshtė bėrė raritet i vėrtetė bibliografik.
Aleksandėr Stipqeviq
Vepra nėntėvėllimėshe "ILLYRICUM SACRUM" ėshtė njė njė vepėr tejet e rėndėsishme pėr historinė e Ilirisė, fiseve Ilire, shtrirjen e tyre, jetėn, organizimin, mbretėritė, sukseset dhe disfatat e tyre. Ndeshjet me Filipin e tė birin e tij Lekėn e madh, me romakėt, me bizantinėt, anzhuinėt, sllavėt, dhe rezistencėn antiosmane tė Gjergj Kastriotit-Skenderbeut.
Vepra pėrmban shumė harta, skica, e ilustrime tė rėndėsishme. Secili vėllim e ka indexin i cili nė mėnyrėn e hartimit del si njė enciklopedi pė Ilirikun.
Lėnda pėr kėtė vepėr ėshtė mbledhur mė shumė se 120 vjet, nga fundi i shekullit XVII e deri mė 1819 kur doli vėllimi i saj i VIII
Pėrkrahėsi Ømė i madh i kėtij projekti ishte Papa Klementi XI ose Papė Albani. Nė kohėn e papatit tė tij (1700 - 1721) ėshtė mbajtur edhe Kuvendi i Arbėnit mė 1703 ,nxitur dhe pėrkrahur nga ai.
Kur Klementi XI u bė papė i Romės, filloi njėra ndėr ndėrmarjet mė kolosale historiografike nė Evropėn e atėhershme. Ky papė me origjinė shqiptare, duke ditur prejardhjen e tij mbledhte lėndėn pėr njė vepėr qė kishte menduar ta shkruante pėr prejardhjen dhe lashtėsinė e Ilirikut tė lashtė.
Mė vonė, lėndėn e mbledhur, ia dha Filipe Ricepputi duke ia paguar edhe tė gjitha hargjimet e udhėtimit pėr nė Ilirik nė vitin 1720.
Riceputi mbledh lėndė kolosale tė shtypur e dorėshkrimesh dhe nė Padovė fillon rregullimi dhe pėrgatitja e saj pėr shtyp. Nuk ia del por punėn e tij e vazhdon Daniele Farlati, e mbas tij edhe Jacopo Coleti. GHjithsejt janė 8 vėllime tė mėdha tė kėsaj vepre nga viti 1751 deri mė 1819
Historia kishtare e Salonės (I,II), e Splitit (III,IV), e Zarės (V)dhe e Dubrovnikut(VI), Mal tė zi, Shqipėri Srijem (VII), Serbi Bullgari (VIII)
Botimin si dhe materialin nga Vatikani e siguroi Z. Skender Blakaj i cili edhe ėshtė iniciator pė botimin e veprės. Ajo pritet tė dal nga shtėpia botuese diku nga fundi i kėtij viti.
Presidenti Rugova priti botuesin Skėnder Blakaj dhe studiuesin Musa Ahmeti
Prishtinė, 22 shkurt - Presidenti i Kosovės Dr. Ibrahim Rugova priti sot drejtuesin e shtėpisė botuese "Arbi", Skėnder Blakaj dhe studiuesin Dr.Musa Ahmeti. Me kėtė rast ata ia dorėzuan Presidentit Rugova ekzemplarin e parė tė ribotimit nė nėntė vėllime tė veprės "Illyricum Sacrum" qė sapo doli nga shtypi nga kjo shtėpi botuese.
Presidenti Rugova e ēmoi si njė moment me rėndėsi botimin e kėsaj vepre tė madhe pėr historinė e kulturėn e Kosovės dhe tė shqiptarėve. Me kėtė botim, tha Presidenti, ky libėr po kthehet nė vendin e vet, nė Ilirinė qendrore, duke shtuar se studiuesit do tė kenė mundėsi ta kenė nė dorė kėtė vepėr tė madhe, si dhe brezat e rinj tė studiuesve. Ai pėrgėzoi botuesin pėr punėn e vyeshme qė ka bėrė, duke thėnė se ky ėshtė njė kujdes i vogėl i shtetit pėr botimin e veprave kapitale pėr gjuhėn dhe kulturėn tonė.
Zoti Blakaj e falenderoi Presidentin pėr kujdesin e treguar dhe pėr mbėshtetjen qė kjo vepėr kapitale tė shohė dritėn pėr historikun e Ilirisė. Ai uroi qė kjo vepėr tash e tutje ta kryejė misionin e vet nė duart e historianėve. Kjo vepėr, tha ai, ėshtė pak e njohur nga studiuesit tanė, duke bėrė tė ditur se kjo shtėpi botuese ka edhe projekte tė tjera qė pritet ta shohin dritėn.
Studiuesi Dr. Musa Ahmeti tha se, nė emėr tė intelektualėve, historianėve dhe studiuesve, e falenderon Presidentin Rugova pėr kujdesin e treguar pėr albanologjinė, kulturėn, traditėn dhe veēanėrisht pėr historinė kombėtare shqiptare, duke thėnė se vepra "Ilyricum Sacrum" mund tė quhet edhe njė enciklpedi ilirike qė mund t'u shėrbejė historianėve shqiptarė dhe tė huaj.
marrė nga kosova.com
Mendoj se kjo vepėr duhet tė botohet edhe nė anglisht sa mė parė.
Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!
Rrofte Shqiperia Etnike
Po ky Musa Ahmeti sikur zbuloi nje liber ne shqip te shkruajtur nga Teodor Shkodrani te vitit 1210 AD. Ca u be me kete liber, genjeshter ishte???
Po bre, nuk e di se ēfarė u bė me atė libėr tė Teodor Shkodranit. Ky thoshte se do botohet shpejt dhe kaluan kaq kohė e libri nuk u botua ende. Kjo e dėmton shumė personalitetin dhe karrierėn e kėtij historiani (shkodran mė duket).
Megjithatė, vepra Illyricum Sacrum ėshtė njė nga veprat mė tė rėndėsishme tė historisė sonė kombėtare, shkruar nga njė historian italian nė shekullin e 18-tė me udhėzimin dhe nėn pėrkujdesjen e Papės shqiptar tė asaj kohe Klement Albanit.
Pra, botimi i kėsaj vepre nė shqip ėshtė i njė vlere dhe rėndėsie tė jashtėzakonshme dhe duhet tė botohet edhe nė anglisht e gjuhėt tjera tė botės sa mė parė.
Tung
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dodoni : 22-02-2005 mė 22:13
Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!
Rrofte Shqiperia Etnike
Ja po ja u shuaj dhe une kurreshtjen disi, nuk ma merr mendja ndokush nga ju te kete pare ndonje rrjesht te ketij libri qe te flisni me kaq pasion per te. Me behet qefi, por mos prisni nga libri i Farlatit Shqiperi Etnike e kalamajlleqe te tjera larte e poshte. Eshte liber qe mesa kuptova nga nje studim i dale tani ne Gjermani vendos Shqiperine dhe kryesisht bregdetin Dalmat ne nje pozicion shume aktiv qe nuk diheshe me pare. Pra eshte veper per "dioqezen" e Ilirise nese mund ta quajme te tille, dhe normalisht qe ka dhe kronika mjaft interesante per epoka qe ne nuk kemi dokumentacion.
Libri i tij megjithate per mua nuk vlen dhe aq sac po i behet rreklame po nuk u gjet bibliografia dhe ku eshte bazuar dhe per kete duhet ngulmuar me bibliotekat e Evropes qe kane shperndare faqet sa andej kendej. Vatikani e ka bibliografine por nuk do qe ta japi, dhe aresyet jane te kuptueshme, pasi qe andej nje liber nxjerr tjetrin dhe mund te gjendemi perballe nje situate qe mund te ndryshoje shume gjera ne historine e kaluar. Biblioteka Ilirike e Padovas u mbyll dhe ka shume mundesi qe librat t'i mbaj akoma sot e kesaj dite Vatikani per te mos thene te jene djegur ose marre ne kohen e lufterave boterore. E perseris me keto libra te mburresh eshte idiotesi. Nese doni shtrojuni punes e beni ndonje kerkim, pasi do leni kokrren e namit nese flisni per kete veper si dicka eskluzivisht Shqiptare apo hidhni idera per Shqiperi Etnike. E ardhmja e Shqiperise eshte zhvillimi ekonomik dhe pastrimi i mbeturinave politike, paralel me ate Historik, e jo ai historik ne disproporcion me ate ekonomik.
Rrespekte Daniele Farlatit, Riceputit dhe Colettit bashke me Dom Frano Ilian per kete veper qe hedh drite per nje te kaluar te erret, por mos perdorni libra te tille per qellime nacionaliste pasi nuk na bejne me te mire se nacertanja e megaloidhea e fqinjeve tane. Prisni te dali libri, te lexohet te perkthehet te analizohet e pastaj flisni per te.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Kleitus : 07-03-2005 mė 02:01
"Ju lutem mos ushqeni asnje iluzion. Mua mė vrane dhe keshtu kane vepruar edhe me dy kryetaret tjere te Shoqates sė Shqiptareve "Marko Boēari", te cilet vdiqen, edhe keta, nga "leuēemia". Keto fjale ua kam thene edhe miqve te tjere te mij"...
Fjalet e fundit te Aristidh Kola-s
Ky eshte dhe libri ne gjermanisht. Siduket jane me te shpejte ata. Montengrinet sic thashe diku e kane botuar kete veper me "Opera omnia Montengrina", pra i kane vene emrin e tyre kesaj vepre. Hajde merre vesh, megjiathate ajo eshte puna e tyre, dhe do jete turpi i tyre neser pasneser kur ky liber te lexohet dhe te analizohet me kujdes. Mbas djegjes se Kishes se Ohrit ku kishte dokumenta te jashtzakonshme per Shqiperine, faktikisht i vetmi liber qe mund te konsultohet eshte ky, por eshte ne latinisht dhe kjo e ben shume pak aksesibel per nje audience te gjere. Jam dakort te perkthehet dodon, por ngavash se nuk ka mbetur bota per dicka qe ja dinte ekzistencen qysh kur ka dale. Te studiojme kete liber eshte krejtsisht ne doren tone, dhe un shoh nje disinteresim total ne Shqiperi per kete ceshtje. Ky liber ka emrin qe i takon dhe i eshte vene, pra Illyricum Sacrum, Iliria e Shenjte(duke ju referuar apostullit Pal dhe mbase Pjeter te Jezu Krishtit qe vete kane predikuar ne Iliri) e jo Mali i Zi i shenjte, Kroacia e shenjte apo kushdo tjeter i shenjte.
Deutsche Erstausgabe 1996
Aus dem Kroatischen von Klaus Detlef Olof und Andrej Ivanji
ca. 90 Seiten, Fadenheftung, Englischbroschur
EUR 14,80 / sfr 26,90
ISBN 3 85129 131 x
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Kleitus : 07-03-2005 mė 02:14
"Ju lutem mos ushqeni asnje iluzion. Mua mė vrane dhe keshtu kane vepruar edhe me dy kryetaret tjere te Shoqates sė Shqiptareve "Marko Boēari", te cilet vdiqen, edhe keta, nga "leuēemia". Keto fjale ua kam thene edhe miqve te tjere te mij"...
Fjalet e fundit te Aristidh Kola-s
Kėto libra paraqesin historinė tonė kombėtare, dėshmojnė qartė vazhdimėsinė iliro-arbėrore-shqiptare, dhe na japin kreditat neve pėr kontributin qė i kemi dhėnė civilizimit botėror nė shekuj. Kėshtu qė, kjo ėshtė historia jonė kombėtare, kėtu janė bėmat e tė parėve tanė, me tė cilėt duhet dhe do tė krenohemi e mburremi sepse kemi edhe pėr ēfarė dhe pėr kė tė krenohemi e mburremi.
Kėto libra na shėrbejnė edhe pėr tė dėshmuar autoktoninė tonė nė Ballkan e Europė, pėr tė dėshmuar tė drejtėn tonė historike pėr tokat tona qė i kemi trashėgim nga tė parėt tanė. Ne nuk jemi duke kėrkuar asgjė tė huaj dhe qė nuk na takon si Nacertainja e Megaloidhea, por tokat tona dhe atė qė na takon ne, e qė ėshtė e jona. Ne nuk jemi duke kėrkuar Dalmacinė, Serbinė, Slloveninė, Bosnien etj., edhe pse kanė qenė tonat, pra tė tė parėve tanė, sepse nuk kemi shqiptarė atje, por ne jemi duke kėrkuar tokat tona ku jemi zot edhe sot ne, si Dardania, Maqedonia etj.
Sa pėr malazeztė, nuk e di se si nuk kanė turp kur mundohen tė vjedhin nga historia e kombeve tjera. Aty pėrmendet fare qartė kombi jonė Albanez e jo malazez, dhe poashtu vepra ėshtė shkruar me udhėzimin dhe nėn pėrkujdesjen e Papės Shqiptar (e jo malazez, shto kėtu faktin tjetėr qė malazez katolik as qė ka pasur ndonjėherė) Klement Albanit. Kėshtu vetėm janė duke i treguar botės se sa tė pacipė dhe sa gėnjeshtar janė sepse gėnjeshtra tė tilla as vet malazeztė nuk i besojnė se lėre mė bota. Pra, e humbin gjithė kredibilitetin e tyre nė botė, njėlloj sikur sllavomaqedonėt me Gonxhe Bojaxhiun-Nėnė Terezėn etj.
Tung
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dodoni : 07-03-2005 mė 02:47
Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!
Rrofte Shqiperia Etnike
Dodon, nuk po me kupton. Ti as nuk e ke pare fizikisht kete liber dhe kerkon te besh hatane me te. E kupton qe nese nuk e lexon, dhe nese nuk lexohet mire nga ne e pastaj te formohen opionionet eshte gabim ?
Ta thashe nje here kjo veper permban historine Kishtare qe ne kohet e hershme te Ilirise. Nese neser pasneser kjo veper do mbetet vecse ne rrethinat Kishtare, dhe nuk do jemi ne gjendje te dallojme dot kush eshte Shqiptar, kush eshte Kroat e kush Grek, apo te nxjerrim ne pah dicka konkrete, atehere cfare do bejme ? Ose do shajme Farlatin, ose do sajojme ndonje histori tonen duke mbrojtur argumentat qe po parashtrojme tani, por qe kjo histori mund mos te kete shume te bej me librin ne fjale. Prandaj mos formuloni opionione kaq absolute. Libri flet per Shqiperine, madje jane dy vellime qe i dedikohen vecse zones aktuale te Shqiperise, por e perseris nese ti vazhdon e ngulmon ne keto pika do jete shume e veshtire qe te behet dicka konkrete. Historia nis atehere kur zbulohet dicka e analizohet. Ti sheh emrin dhe te duket sikur libri flet vecse per Shqiperine. Mos harro se ne ate kohe mendoheshe se Sllavet dhe Kroatet ishin pasardhesit direkt te Ilireve, madje Kroatet quheshin Ilir dhe ka disa vepra te viteve 1750-1900 qe i meshojne ketyre tezave. Mos harro se ishte pikerisht Vatikani qe e kishte sajuar kete teze, dhe mos harro qe keto vellime kane dale nga Vatikani, pra jane filtruar nje here andeja.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Kleitus : 07-03-2005 mė 03:53
"Ju lutem mos ushqeni asnje iluzion. Mua mė vrane dhe keshtu kane vepruar edhe me dy kryetaret tjere te Shoqates sė Shqiptareve "Marko Boēari", te cilet vdiqen, edhe keta, nga "leuēemia". Keto fjale ua kam thene edhe miqve te tjere te mij"...
Fjalet e fundit te Aristidh Kola-s
Kleitus
Unė nuk kam pasur ende rastin ta lexoj librin por kam lexuar shumė shkrime nė lidhje me kėtė libėr nga shumė studiues tanė qė kanė lexuar librin. Nė kėto fakte po bazohem.
Pastaj, kemi edhe faktin tjetėr qė ky libėr ėshtė udhėzuar nga Papa Shqiptar i asaj kohe Klement Albani qė tė shkruhej. Ky Papė njihet pėr kontributin e tij nė ēėshtjet kombėtare, shihet edhe nė vet mbiemrin e tij Albani, pastaj ėshtė organizuesi kryesor i Kuvendit tė Arbėrit, i hapjes sė shkollave shqipe nė Kishat Katolike Shqiptare etj. vepra tė tij atdhetare nė atė kohė. Pra, pėrderisa ėshtė udhėzuar nga ai, dhe ėshtė shkruar nėn pėrkujdesjen e tij, nuk besoj se mund tė ketė gjėra tė tilla, pėr tė cilat keni dyshime juve.
Sllavėt dihet fare mirė qė nuk kanė prejardhje ilire, tė paktėn jo prej Ilirėve tė Gadishullit Ilirik, sepse dihet botėrisht qė ata kanė ardhur nė Gadishullin tonė gjatė shekujve 6-10 Pas Krishtit. Ky fakt ka qenė shumė i njohur edhe nė atė kohė. Kroatėt dihet qė janė sllavė sepse flasin njė gjuhė qė rrėnjėt i ka nė sllavishte, edhe pse ata preferojnė ta quajnė veten ilir dhe nuk ju vjen fare mirė t'i quash sllavė.
Megjithėse, pajtohem me juve se nuk duhet tė ngutemi nė konkluzione, pa e lexuar dhe analizuar mirė librin. Edhe pse libri duket (me 99.99% siguri) tė jetė njė gjė me interes tė jashtėzakonshėm pėr historinė tonė kombėtare.
Tung
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dodoni : 07-03-2005 mė 04:50
Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!
Rrofte Shqiperia Etnike
Krijoni Kontakt