1-Mbresa prej udhetarev, studjuesve dhe shkrimtareve te huaj dhe vendas mbi Tiranen.
Te flasesh per Tiranen qytetin, fushat rreth tij, popullsine, arkitekturen e banesave, e cdo gje qe ka te beje me te nuk eshte edhe aq e lehte.
Gjeja e pare qe te vjene nder mend eshte se po flet per nje qytet te themeluar ne shekullin e XVII-te dhe qe u shpall kryeqytet vetem ne shekullin e XX-te. A nuk eshte ky paradoks? Tirana nje qytet I shekullit te XVII-te te shpallet kryeqytet, kur shume qytete te tjera si Apollonia, Durresi, Shkodra, Korca, Kruja, jane me te lashte se ai dhe I perkasin epokes para kristjane. E megjithate kjo nuk eshte forte e cuditshme se e tere historia e popullit shqiptar eshte e mbushur me paradokse.
Disa nga udhetaret, studjuesit, tregtaret, politikanet, konsujt qe e kane pare Tiranen, qe kane shkelur tokat rreth saj, qe kane prekur banesat e ketij qyteti, qe kane jetuar me ate popullsi, e qe kane qene mysafire te sofres tiranase, na kane lene ne kujtimet e tyre.
Une nuk isha I afte qe te shprehesha me mire se ata, prandaj ne vend te hyrjes se kesaj eseje, vendosa fjalet dhe kujtimet e tyre, te lena per kete qytet. Ja cthone ata:
· Rruga per ne Tirane eshte e karrocueshme dhe e mire. Kjo eshte e vetmja rruge e mire qe kam pare qysh kur kalova ne token turke disa muaj me pare
Tirana (12.000 banore), duke patur nje rruge te mire per ne port, po shkon drejt lulezimit. Pazari ishte plote e perplote me katundare me kostume te ndryshme nga ata te Elbasanit. Tirana eshte themeluar me (rreth) 1600 nga nje bej I pasur, I cili ia vuri emrin ashtu per te perkujtuar nje ngadhenjim turk ne Teheran te Persise. Bejleret e sotem te Tiranes, Toptanasit, te cilet e quajne veten pasardhes te Topiajve te vjeter, jane shume te njohur ..
EDITH DURHAM:Brenga e ballkanasve fq 318-319
·Tirana dhe fushat e saj me ben nje pershtypje shume te kendshme ..
Gjeja qe me habiti me shume qe qyteti, ne te cilin une pandehja se do te gjeja nje cerdhe te erret dhe te ndyre, porse e gjeta te paster, te bukur e te shtrire mbi nje fushe ujeshumte plot me kopshte dhe peme .Nder te gjitha rruget e qytetit ecnin ca vija te vogla uji qe lajne dhe pastrojne cdo ndyresire. Xhamite e pikturuara me ngjyra te ndryshme, te ndertuara ne nje stil te bukur dhe te rrethuara me plepa dhe selvi, kulla rokoko e hijshme e sahatit, te gjitha keto me levizjen e gjalle te popullit qe ne dite te caktuara mbush tregun, duke pershkruar me qerre te shumta te terhequra prej buajsh bashkohen ne nje pamje origjinale qe se kam pare askund tjeter ne Shqiperi .
THEODOR IPPEN:Shqiperia e vjeter fq 170
Ne me pake se tridhjetepese kilometra prej Durresit, arrijme ne kryeqytetin e shqiperise, ne Tirane, ku ndodhet nje nga mjediset unikale qe mund te gjenden, nga bukuria natyrore. Nje shoqerim I mendimeve ketu, mund te kujtoje shatervanin e Trevit ne Rome Duket sikur natyra e ka zgjedhur Tiranen per nje paraqitje te te gjithe tipareve te maleve, qe e rrethojne gjithandej qytetin. Keni aty edhe shkembin e cveshur, edhe kodrat e pyllezuara, majat me debore dhe cdo gje qe mund te perftoje perfytyrimi, me ngjyra dhe forma
FAIK KONICA:Vepra fq 368
H. Hekar, konsulli I Frances ne Shkoder, I terhequr nga disa ane te jashtme, me 1858 shkruante se:Tri ore nga Kruja ne mes te nje fushe te punuar ne menyre te shkelqyeshme, ne te cilen ndodhen ekonomi te shumta dhe te pasura bujqesore, eshte Tirana. Hyrja e Tiranes kur vjen nga Shkodra, eshte e kendshme; djathtas dhe majtas jane dy xhami te bukura te mbuluara me piktura te shkelqyera; pak me larte, nje kulle katrore ne te cilen eshte nje sahat. Rruget e saj te gjera nga cdo ane kane rrekera uji te rrjedhshme qe sjellin freski .Nga te gjitha qytetet e Shqiperise, Tirana eshte ai qe ka me teper nje karakter oriental, gje e lehte (kjo) per tu kuptuar kur dihet se me gjithe emrin e saj I cili ben te besosh per nje origjine te lashte ky qytet, po tI besosh tradites (se vendit) qe themeluar para rreth 250-vjeteve
ZIJA SHKODRA:Qytetet shqiptare fq 375
·Studiuesi italian B.Pelegrini duke folur per qytetet shqiptare me 1905, e konsideronte Tiranen si nje qender agrarozejtare me banesa te mira.
ZIJA SHKODRA: Po aty . fq 375
·Myderizi shkruan:Mirpo, nji gojedhane e vjeter e ruejtun edhe sot ne Bende, Malesi e Tiranes, tregon se ne fushe ku asht ngrefe qyteti I ri, andej pak ma poshte nga asht Kroi I Shengjines, ka qen dikur nje qytet I madh I quejtun Tirane ne te cilin Skenderbeu e kishte zakon te haje dreken, gjithe sa here I takonte te shkoje prej Kruje ne Petrele e viceversa
O. MYDERIZI:Tirana 1604-1937 fq 28
S.JASA dhe XH.MACI:Tirana doreshkrim fq 50
Tirana eshte nje qytet, qender nenprefekture, ne prefekturen e Durresit te provinces se Shkodres, ne Shqiperi Ka 17.000 fryme. Eshte nje qytet I bukur dhe terheqes, buze nje fushe te bukur e shume prodhuese, me rruge te gjera dhe te sheshta, me ujera rrjedhese dhe me nje pazar e treg te madh e te frekuentuar
SAMI FRASHERI:Shqiperia dhe shqiptaret fq 183
Krijoni Kontakt