Close
Faqja 10 prej 10 FillimFillim ... 8910
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 94 prej 94
  1. #91
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Nė mbledhjen e tre brezave tė familjes, tė pranishėm edhe fise tė njohura tiranase

    Tafajt dhe 325 vitet e tyre nė Tiranė
    Gjeneza e fisit tė madh dhe kontributi nė shoqėri


    --------------------------------------------------------------------------------

    Rezarta Delisula


    TIRANE

    Familja Tafaj pėrkujton 325-vjetorin e ardhjes nė Tiranė. Si njė prej mė tė parave, formuese e qytetit tė Tiranės, ardhja e tyre pėrkon me vitin 1680, pra vetėm pak kohė pas themelimit tė Tiranės si qytet (1614). Kjo familje e madhe tiranase ka kontribuar nė zhvillimin e qytetit nė tė gjitha drejtimet, mjekėsi, art, kulturė, biznes, sport, artizanat… Fisi Tafaj ka 11 breza nė Tiranė, duke llogaritur qė njė brez pėrfshin 30 vjet. Karakteristike e kėsaj familjeje ėshtė qė deri nė mesin e shekullit tė kaluar janė pėrsėritur emrat Osman, Gut, Rexhep, Beqir, Mustafa, Zenel, Ibrahim, Xhemal… Pas kėsaj periudhe, sidomos nga vitet 1950 deri nė vitet 2000, dominojnė emrat e rinj qė vijnė nga periudha ilire: Genc, Alban, Gent, Arben, Ilir, Ardian…
    Gjeneza e fisit, e cila ende ėshtė nė studim, nis nė 1680 dhe vijon deri tani. Nė tė pėrfshihen 743 Tafaj, prej tė cilėve 337 femra, qė pėrbėjnė 45.2 pėr qind, dhe 406 meshkuj, 54.8 pėr qind. Jetėgjatėsia e fisit 69.3 vjet. Si shembulli konkret i jetėgjatėsisė mbahet mend Gut Tafaj, i cili rrojti 120 vjet. Ndėrkaq, nė mbledhjen e kėtij fisi tė hershėm tiranas ishte pjesėmarrės dhe mė i vjetri ndėr Tafajt, Shyqyri Tafaj, qė ėshtė mbi 90 vjeē. Nga ky fis i madh numėrohen 160 kuadro tė lartė, ndėrsa mes tyre ka dhe familje ku tė gjithė pjesėtarėt janė me arsim tė lartė. Disa nga intelektualėt qė mund tė pėrmendim, janė Jonuz Tafaj, noteri i parė shqiptar, Sinan Tafaj, pedagog i psikologjisė, Lili Tafaj, muzikante. Po kėshtu, nga fusha e sporteve kemi Alban Tafajn, futbollistin e njohur tė Tiranės, Gut (Mahmut) Tafajn, portier, si dhe shumė tė tjerė. Ndėrkaq, njė kontribut tė madh djemtė e familjes Tafaj kanė dhėnė edhe nė drejtimin e njėsive bashkiake, pra zonės ku janė rritur e lindur. Pėrgjatė viteve 2000-2003, Njėsia Bashkiake nr. 8 u drejtua nga Genc Tafaj, ndėrsa nga 2003-shi dhe aktualisht ajo drejtohet nga Arben Tafaj, qė ėshtė edhe kryetari i shoqatės "Tirana". Seit Tafaj ėshtė organizatori i takimit tė fisit Tafaj nė jubileun e 325-vjetorit nė Tiranė. Nė ceremoninė qė do tė zhvillohet sot nė orėn 18.00 te Hoteli i Oficerėve tė ftuar janė edhe pėrfaqėsues tė familjeve tė tjera tė mėdha tiranase. Seit Tafaj thotė se nė kėtė mbledhje do tė jenė tė pranishėm tre breza tė kėtij fisi, ndėrsa nuk harron tė shprehė falėnderimet pėr piktorin Lulzim Mema, qė ka bėrė stemėn e familjes, si dhe pėr mjeshtrin Adem Reli, qė ka ndihmuar nė pėrpunimin e fotografive tė vjetra. Sipas Seit Tafajt, takimi tjetėr i fisit do tė jetė nė vitin 2010.


    Rrugė e shkolla qė mbajnė emrin e familjes

    Nė vitin 2001, me vendim tė Kėshillit Bashkiak, u bė rivendosja e emrit tė Rrugės sė Tafajve. Ndėrkaq, dy shkolla tė Tiranės, njė e ndėrtuar rishtazi, ku dikur ishte "10 korriku", ėshtė emėrtuar shkolla e mesme e pėrgjithshme "Sinan Tafaj", ndėrsa nė fshatin Dajt njė shkollė 9-vjeēare ka emrin e mėsuesit veteran Nexhmi Tafaj. "Aty ku rrinė Tafajt, lagjja e Tafajve…". Kėshtu e identifikojnė tiranasit e vjetėr, por edhe ata tė pasviteve '50, aksin qė lidh Rrugėn e Dibrės me rrugėn "Bardhyl". Rruga nis te Selvia dhe pėrfundon te Plepi, apo kryqėzimi i parė…
    Nevoja pėr tė pasur njė rrjet rrugor tė dobishėm solli hapjen e rrugės "Xhemal Pashė Parga", qė sot e mot njihet si Rruga e Tafajve. Rruga nisi tė hapej mė 1928 dhe pėr kėtė oborret e shtėpive tė Tafajve u ndanė nė mes, pasi aksi duhej tė kalonte mes tyre. Familjet e vjetra tė Tiranės morėn si shpėrblim pėr shpronėsimin 10 585 franga ari dhe nga urbanistėt u parashikua gjatėsia 300 metra linearė dhe gjerėsia 12 metra. Pėr ndėrtimin, ku parashikoheshin trotuaret, kanalizimet, asfalti, u shpenzuan 7 200 franga ari.

    gazeta shqiptare

    --

  2. #92
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Kuth ..kta Tafajt i ka ble Edvin Nanua apo jan te "pamvarur"..?
    pyet pastaj eja e fol.. se ka rendsi kjo..

  3. #93
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,964

    Pėr: Historiku i Tiranes

    DELEGATĖT E PARLAMENTIT TĖ KOHĖS

    ”Tirana ėshtė kryeqyteti i Shqipėrisė”


    Mė 31 janar 1925, Tirana u bė kryeqytet i Shqipėrisė, pasi Asambleja Kushtetuese votoi nenin 6 tė kushtetutės: “Tirana ėshtė kryeqyteti i Shqipėrisė.”

    Qė nga kjo datė kushtetutat janė ndėrruar shumė herė, por ky nen ka mbetur i pandryshuar. Nė fotografi, delegatėt e parlamentit, tė cilėt, mė 21 janar 1925 e shpallėn republikėn e parė shqiptare. Po ata, 10 ditė mė vonė, shpallėn Tiranėn si kryeqytet tė Shqipėrisė.

    Nė librin ”Historia e Tiranės”, historiani – profesor dhe akademik – Kristo Frashėri, do tė theksonte, mes tė tjerash:

    Monumenti mė i mirė i Tiranės ėshtė kalaja qė ėshtė shumė e vjetėr dhe nga e cila tashmė ka mbetur njė fragment, kanė mbetur vetėm pak mure, tė cilat tregojnė lashtėsinė. Kalaja nė tė vėrtetė ka dy shtresa ndėrtimesh, shtresa e nėndheshme, qė ėshtė e kohės antike dhe shtresa e sipėrfaqes, qė ėshtė rindėrtuar nė shekullin XV. Pastaj ka edhe monumente tė tjera qė janė xhamia e Ethem Beut dhe Sahati. Ėshtė edhe njė monument kulture, qė nga ana artistike ka njė vlerė tė veēantė. Ėshtė njė arkitekturė e njė stili, s’mund tė them xhami, por respekton regullat e xhamisė islamike, por ka paraqitje tė veēantė, nuk ėshtė si xhamitė e Turqisė, Arabisė, Afrikės. Veēoria e saj qėndron nė atė qė ėshtė njė xhami me arkada, qė janė tė stilit tė vjetėr klasik. Kapitelet e saj nuk janė arabike, janė shqiptare, ajo strehėza ėshtė tiranase, streha ėshtė njė metėr e ca, dhe nė Tiranė shtėpitė bėheshin me qerpiē. Ka minaren qė ėshtė e hollė, njė gjė elegante, si njė nuse e re, ato minaret e kohės arabe janė tė trasha, janė tė gjera. Sahati ėshtė njė gjė e veēantė. Forma e tij ka ndryshuar tani, nuk ka qenė e tillė. Ata qė e kanė bėrė, kanė kopjuar atė kullėn e Venedikut, gjė qė tregonte se nė Tiranėn e asaj kohe frynte pak erė Perėndimi. Janė urat, Ura e Tabakėve, e cila ka qenė mė e bukur, ajo ka qenė me arkada qė vinin tė gjitha nė harmoni, duke u zvogėluar e duke u zvogėluar. Disa shtėpi tė vjetra, qė flasin pėr kalimin nga koha e mesjetės nė kohėn e re, kur filluan tė bėnin penxhere tė mėdha, jo mė me ato frėngjitė e ngushta. Shtėpi mė tė hapura qė buzėqeshin. Ka disa shtėpi tė tilla nė Tiranė, tė cilat, pėr fat tė keq po prishen.

    Tirana ka pasur shumė arkitektė, por kur u vendos pėrfundimisht qė tė bėhet kryeqytet, mė 1925, u bisedua edhe se ē’do tė ishte Tirana e sė ardhmes. Parashikohej qė qyteti tė zgjerohej dhe lidhur me kėtė u shfaqėn mendime tė ndryshme. I pari qe inxhinieri Reshat Frashėri, i cili mendonte se Tirana duhet tė zgjerohej sipėr kodrave, ku sot ndodhet Kinostudioja. Tirana ka qenė shumė e lagėsht, dhe kur Lana ishte kufi, nuk kishte asnjė ndėrtesė nė krahun e majtė tė Lanės. Ideja e tij nuk u pranua, sepse tokat qė kanė qenė tė Esat Pashė Toptanit u shtetėzuan dhe u shitėn me ēmim tė lirė. Tirana mori orientimin drejt jugut. Por pėr Tiranėn kanė punuar shumė inxhinierė tė tjerė.

    Ato janė shumė. Por unė mund tė pėrmend dy nga mė tė mėdhatė qė janė tė shekullit XIX dhe mė e rėndėsishmja ka qenė ajo qė u bė mė 1944, pėr ēlirimin e Tiranės.


    Konica.al

    https://konica.al/2022/01/tirana-esh...-i-shqiperise/

  4. #94
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,964

    Pėr: Historiku i Tiranes

    Tirana, 105 vjet kryeqytet i Shqipėrisė

    Organet e larta tė shtetit shqiptar, qė dolėn mė 1920 nga Kongresi i Lushnjės (21-31 Janar 1920) u vendosėn mė 11 Shkurt 1920 nė Tiranė, qė u caktua pėrkohėsisht kryeqyteti i Shqipėrisė, kurse pėrfundimisht Tirana u shpall kryeqytet me statutin e Republikės Shqiptare nė Janar 1925.

    Pas 1920 filloi popullimi me banorė tė ardhur nga krahina e qytete tė tjera tė vendit. Mė 11 shkurt 1920, populli i Tiranės priti me entuziazėm Kėshillin e Lartė dhe Qeverinė, e cila u vendos pikėrisht nė atė ndėrtesė, ku tiranasit kishin ngritur flamurin nė vitin 1912. Autoritetet e larta tė shtetit shqiptar qė dolėn nga Kongresi, nė marshimin e tyre (qė nisi mė 6 shkurt), kaluan nė Kavajė dhe nė pamundėsi pėr tė hyrė nė Durrės, i cili ishte i pushtuar nga forcat italiane, u kthyen drejt Shijakut, pėr tė mbėrritur nė Tiranė.

    Arsyet qė u vendos tė shkohej drejt Tiranės qenė:

    – Mosprania e forcave tė huaja (pushtuese),

    – pozita gjeografike nė qendėr tė vendit,

    – patriotizmi shumė herė treguar i popullsisė sė trevės, dhe

    – ndodhja e disa ndėrtesave qė mund tė pėrdoreshin si zyra.

    Nė kėtė rrugėtim tė rrezikshėm, rol kryesor pati Ministri i Brendshėm, Ahmet Zogu, i cili kishte pėrkrahėsit e tij tė armatosur. Sipas kujtimeve tė bashkėkohėsve, ka qenė moszbrapsja e tij pėrballė forcave italiane, (qė tentuan t’i ndalonin pėrfaqėsuesit e zgjedhur nė Lushnje), moment kyē pėr suksesin e kėsaj ndėrmarrjeje.

    Me tė mbėrritur nė Tiranė, Kėshilli i Naltė dhe qeveria, mė 11 shkurt 1920, mes entuziazmit popullor, e shpallėn atė kryeqytet tė pėrkohshėm.

    Mė 1922 Tirana u shkėput si nėnprefekturė nga prefektura e Durrėsit dhe u bė prefekturė mė vete.

    Mė 1923 ajo kishte 12.453 banorė. Mė 1924 Tirana u bė arenė e luftės sė brendshme politike-Revolucionit tė Qershorit dhe rikthimit tė Ahmet Zogut, i cili u vu nė krye tė shtetit, nė filim si kryetar i Republikės Presidenciale (1925-1928) pastaj si mbret (1928-1939).

    Data 11 shkurt, datė nė tė cilėn Tirana u shpall kryeqytet i pėrkohshėm, ėshtė e njė rėndėsie parėsore nė historinė tonė kombėtare; kjo zgjedhje lidhet ngushtė me veprimtarinė e dendur patriotike tė tiranasve, para dhe pas pavarėsisė.


    Konica.al

    https://konica.al/2025/02/tirana-105...-i-shqiperise/

Faqja 10 prej 10 FillimFillim ... 8910

Tema tė Ngjashme

  1. Rama: Berisha nė pushtet, fundi jonė
    Nga Nice_Boy nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 27-12-2008, 08:53
  2. Barbaria Komuniste
    Nga Lexuesja nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 23-10-2006, 06:48
  3. Vet)Vrasja e kryetarit tė Komitetit Ekzekutiv tė Tiranės
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 08-05-2006, 17:09
  4. Planifikimi urbanistik i qėndrės sė Tiranės
    Nga drini_nė_TR nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 68
    Postimi i Fundit: 04-04-2006, 12:03
  5. Historiku i burgut te Tiranes
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-04-2002, 09:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •