Close
Faqja 8 prej 10 FillimFillim ... 678910 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 94
  1. #71
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Kompleksi i Institucioneve Administrative 1931
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  2. #72
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Pamje nga Ansambli Monumental

    Nė vitin 2000 Ministria e Kulturės Rinisė dhe Sporteve e shpalli qėndrėn e Tiranės Ansambėl Monumental
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  3. #73
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Pamje tė Monumenteve dhe vlerave Historike

    Rezidencė e Sundimtarėve Toptanas. Shtėpi muze brenda Kalasė
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  4. #74
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Shatėrvani i parė i Qytetit tė Tiranės ndėrtuar nė 1922
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  5. #75
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Mjedisi i brendshėm i baneses qytetare Tiranase
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  6. #76
    i/e regjistruar Maska e Fatih
    Anėtarėsuar
    21-06-2003
    Postime
    47

    Histori mbi urbanistiken dhe artitekturen e Tiranes.

    Autore

    BESNIK ALIAJ
    KEIDA LULO
    2.Nga Pavaresia tek Lufterat Boterore (1920-1938)
    Me 20 Janar 1920, Tirana shpallet kryeqytet i vendit nga Kongresi i Lushnjes. Ky akt perbente nje ngjarje te shenuar historike,politike dhe administrative. Ja si shkruante dikur Sami Frasheri per kryeqytetin e ardhshem te Shqiperise: ” Kryeqyteti I pergjithshem do te jete nje nga qytetet qe ndodhen ne mes te Shqiperise e ne te cilen te flitet gjuha shqipe.Po me mire do te jete te behej nje qytet i ri, ne mes te Shqiperise, ne nje vend te shendetshem dhe te bukur. Ky qytet,te cilin mund t’a quajme Skenderbegas, do te goditet ne nje menyre fort te bukur, me udhe te gjera dhe te drejta, me shtepi te mira,me sheshe dhe gjithshka duhet”. Duket qe koha e kenaqi plotesisht kete deshire te rilindasit te madh me caktimin e Tiranes si kryeqytet, si per kushtet e favorshme klimaterike, largesia e moderuar nga mali dhe deti etj. me fusha pjellore, me klime te bute, ashtu edhe me mundesite per zhvillimin ekonomik, komunikacionit, tregetise etj. Por Tirana duhej te pregatitej per rolin qe do te merrte, dhe per kete duhet te ndermerreshin masa per shndrimin e saj gradual ne nje qender politiko-administrative. Kjo perben aktin dhe momentin kyc te trasformimit te qytetit nga nje strukture urbane spontane dhe kaotike ne ate te nje zhvillimi modern urban, bazuar mbi studime dhe plane rregulluese.

    Viti 1920 e gjen Tiranen nje qytet me siperfaqe 305 ha,ku zona e banimit ze 98,2% te siperfaqes se qytetit, popullsia numeron 15000 banore dhe dendesia e popullsise eshte afersisht 50 banore per ha. Qyteti zhvillohet rreth celules se pazarit dhe zona e banimit shtrihet kryesisht ne veri dhe lindje te qytetit.

    Zona e banimit dhe ajo ekonomike u lidhen me nje sere rrugesh dhe rrugicash,qe perbenin dukurine me karakteristike te qytetit.Ato ishin shume te ngushta,te shtrembera dhe here here dhe pa krye.Nga kjo mori rrugesh dhe rrugicash, te binin ne sy rruget nderkrahinore si ajo e Durresit, Elbasanit, Shkodres, Dibres, Kavajes, Shengjergjit etj, te cilat

    Kryqezoheshin te gjitha ne qender (Pazari). Pra qendra e qytetit eshte pazari,ku zhvillohej njekohesisht si aktiviteti prodhues dhe ai tregtar;

    Foto F02
    Pas nje viti,me 1921,qyteti rritet me 15%,pra 350 ha, dhe ka tendence te zhvillohet ne drejtimin VL-JP.

    Ne vitin 1923, u hartua Plani i Pare Rregullues nga arkitekte dhe inxhinjere austriake.Plani rregullues i vitit 1923 kerkon te arrije nje zgjidhje kompromisi midis ndertimit te nje rrjeti rrugor te rregullt drejtkendor dhe rregullimit dhe pershtatjes se atij ekzistues, pra kerkon te krijoje nje rrjet rrugor kuadratik te paster ne jug dhe perendim te pazarit, zone e cila ishte pothuaj e lire,dhe ne pjesen tjeter te qytetit ne veri dhe lindje te pazarit, ky rrjet rrugor merr parasysh drejtimin e rrugeve dhe rrugicave kryesore,veēanerisht te rrugeve radiale, duke i drejtuar dhe zgjeruar ato . Qendra e qytetit mbetet perseri pazari.Megjithese nuk ishte nje studim shume i suksesshem per sa i perket realizimit, plani udhehoqi hapjen (zgjerimin) e akseseve kryesore te qytetit si: Rruga e Durresit, Rruga e Kavajes, Ruga e Barrikadave, etj.

    Pas nje periudhe politike kaotike dhe me ardhjen ne pushtet te qeverise se udhehequr nga Ahmet Zogu, autoritetet e asaj kohe e orientuan politiken e vendit nga Italia, qe ishte ne ate kohe vendi fqinj me i fuqishem dhe me i zhvilluar. Ne mungese te plote te mjeteve financiare, qeveria kerkoi nje ndihme ekonomike nga Italia per rilevimin gjeodezik te qyteteve shqiptare si dhe per hartimin e planeve te tyre rregulluese.Me ndihmen ekonomike te dhene nga Italia,me anen e Bankes Kombetare,Italia krijoi “Shoqerine per zhvillimin ekonomik te Shqiperise”.Italia e Musolinit e pa kete afrim si nje shans ideal per te finalizuar aspiratat e saj per nje ekspansion te mundshem drejt Ballkanit. Keshtu qe pas pushtimit ottoman, Shqiperia u konsiderua per te dyten here si nje “ure” apo vendkalim per interesa te caktuara gjeopolitike te kohes, por tashme ne nje sens tjeter: nga perendimi drejt lindjes.

    Kjo kohe shenon fillimin e periudhes se dyte te rendesishme te trasformimit te struktures urbane dhe arkitektonike te Tiranes. Tentativa e pare nga autoritetet e kohes, qe ftesa qe i beri qeveria profesionisteve me emer si arkitektit Italian Brasini ne vitin 1925. Ky i fundit e pranoi ftesen dhe hartoi projekt idene e pare rreth riorganizimit te qendres se re te kryeqytetit shqiptar qe konsistonte ne nje grup prej 6 ndertesash te ministrive dhe te nje bulevardi qendror eklektik, i cili u realizua me vone me ndryshime dhe do te materializohej ne forma me pragmatike nga arkitekti italian Florestano Di Fausto qe punoi per Tiranen me pas.

    Ideja e Arkitekt Brazinit ishte qe te krijonte nje ishull roman ne qytet, pa u alternuar me pjesen tjeter te qytetit me karakter te theksuar oriental, por qe do te sherbente si nje ēerniere lidhese ndermjet qytetit te vjeter dhe qytetit modern qe do te ngrihej ne te ardhmen. Projekti konsistonte ne krijimin e nje bulevardi te gjere me orientim V-J,qe ndan qytetin ekzistues nga periferia e tij, dhe qe propozohet si qender monumentale dhe qeveritare e nje qyteti te ri autonom qe do te zhvillohet duke injoruar trashegimine orientale te qytetit te vjeter.

    Tirana e re nuk do te ishte tjeter veēse realizimi i projektit te asaj kulture perendimore te kohes qe te impononte vizibilitet dhe aparenca madheshtore. Sheshi i Ministrive dhe aksi madheshtor i bulevardit ishin qartesisht nyja qendrore e nje qyteti te ispiruar nga « varesia irreale » ndaj rilindjes italiane, qe lidhej vetem me deshiren e autoriteteve te asaj kohe per te ndertuar nje qytet modern sipas arkitektures me bashkekohore dhe te nje hapesire te pamate (pjesa jugore dhe perendimore e Tiranes ishin pothuajse bosh),e cila te lejonte te realizoje ēdo ide sado madheshtore te ishte ajo.

    Ne vitin 1926 hartohet Plani i Dyte Rregullues te Tiranes qe eshte jo vetem nje rishikim i planit rregullues te vitit 1923,i cili pati mangesi,por materializohet per here te pare ideja e arkitekt Brazinit, per ndertimin e nje bulevardi te gjere sipas nje aksi veri-jug qe perkonte perpendikularisht me perroin e Lanes qe pershkonte mes per mes qytetin.Ne kete plan rregullues kontribojne tre autore te tjere Inxhinjeri shqiptar z.Eshref Frasheri, Ing. Castellani(italian) dhe austriaku Weiss. Qendra administrative do te ndertohet ne J-P te Pazarit,hidhet njolla e pare e sheshit « Skenderbej »,forma e se ciles erdhi si rezultat i perpunimit te vizatimeve te arkitekt Brazinit qe sheshin e ideoi ne forme rrethore dhe qe ne kete plan rregullues merr nje forme gjatesore,forme te cilen pak a shume e ruan edhe sot. Ne kete plan rregullues parashikohet per here te pare sistemimi i Lanes,por nuk behet fjale per nje sistemim te mirefillte te saj.Interesant eshte fakti se ne kete plan projektohet nje shesh rrethor nga i cili dalin shume radiale,ku njera prej te cilave eshte nje rruge qe nis nga sheshi « Sulejman Pasha » qe ne ate kohe quhej rruga e pishes,dhe qe perputhet plotesisht me sheshin e sotem « Avni Rustemi ».

    Plani i Trete Rregullues si kronologji, por i pari i periudhes kur Shqiperia u be Mbreteri, eshte ai i vitit 1928 i hartuar nga arkitekti austriak KOHLER.Ne kete plan rregullues hartuar ne shkallen 1 :5000, duket qarte sistemi kuadratik i rrjetit rrugor,sidomos ne zonen e Tiranes se re e cila qe pothuaj e pabanuar.

    Ne kete sistem kuadratik rrugesh,rruget radiale perseri kane nje rol kryesor,sidomos rruga e Durresit dhe rruga e Kavajes te cilat paraqiten si akse mjaft te gjera.Zona e Tiranes se re qe konceptuar si zone me zhvillim ekstensiv,pra zone vilash,te cilat vendosen ne parcela drejtekendeshe dhe qe formonin kuartalle kuadratike sipas rrjetit rrugor,ose vendoseshin sipas disa rratheve bashkeqendrore.

    Ne planin rregullues te Tiranes se re te gjitha parcelat kane te shenuar emrat e pronareve te rinj,dhe pavaresisht nga ndryshimet qe pesoi me vone ky plan rregullues,u respektuan zona e parcelave private.Keto parcela varionin nga 1000-1500 m2 duke krijuar hapesira te bollshme per kopshte dhe qe me vone do te quhej nga arkitektet italiane qe e rishikuan kete plan rregullues si « Citta giardino »,pra « qyteti-kopesht ».

    Ne baze te ketij plani,ne Tirane u ndertuan vila te mbrekullueshme dhe me arkitekture bashkekohore,qe anonte nga shfaqje te neoklasiēizmit deri tek shfaqjet e fundit te modernizmit.

    Ketu konturohet me saktesi aksi V-J i bulevardit me qendren administrative,nga pazari deri ne rreze te kodrave ne Jug,tek pallati Mbreteror.Ne te dy krahet e ketij aksi projektohen breza te gjere gjelberimi.Ne kete plan rregullues eshte bere sistemimi i mirefillte i Lanes perpendikular me aksin e bulevardit,me dy rruge paralele qe e kufizonin ate ne te dy krahet e saj.

    Plani i Katert Rregullues i periudhes se mbretit Zog eshte ai i vitit 1929. Ne kete plan rregullues konturohet i gjithe aksi i bulevardit; jo me nga pazari, por nga stadiumi i ardhshem i qytetit qe perkon me Stacionin e trenit te sotem ne veri ,deri tek pallati Mbreteror ne Jug. Ne kete plan rregullues jane percaktuar kufijte e qytetit, qe brendashkruajne nje siperfaqe 4,5 km2, dhe konturohet zona e qendres se qytetit qe perfshin bulevardin V-J dhe rruget kryesore si Rr e Durresit,e kavajes,Elbasanit etj qe do t’i nenshtroheshin nje rikonstruksioni te plote sipas arkitektures dhe urbanistikes bashkekohore me akse te gjera rrugesh te asfaltuara dhe perbri tyre godina me arkitekture bashkekohore sipas ligjit nr 2241 dt 21/9/1929 te Mbreterise, date e cila ligjeroi fillimin e punimeve per ndertimin e bulevardit « Zogu i pare »,qe perfaqesonte gjysmen veriore te ketij aksi.

    Ne fillim te vitit 1930 nisin punimet per ndertimin e dy akseve kryesore qe do t’i jepnin frymemarrje qytetit dhe qe te dyja perfundonin ne sheshin « Skenderbej »,si bulevardi qendror “Zogu I pare” dhe hapjen dhe zgjerimin e Rruges se Durresit si dhe godinat e ministrive te sheshit qendror .Pergjate ketyre arterieve kryesore,nisin te ndertohen konstruksione moderne me arkitekture perendimore te kohes dhe me fasada te zbukuruara me dekor ne relief me nje elegance te admirueshme.Tirana jetonte ne kete moment nje periudhe lavdie dhe prosperiteti urban qe shprehej sidomos me hapjen e aksit te bulevardit te ri te qytetit. Nje arkitekt francez i kohes qe vizitonte Tiranen ne ate moment do te shprehej i befasuar por jo pa ironi: pashe nje bulevard pa qytet! duke vertertuar se zhvillimet e reja perendimore ishim mjaft te avancuara krahasuar me stadin e atehershem oriental te zhvillimit te qytetit.

    Aksi V-J i bulevardit kapte nje gjatesi prej 2 km dhe nje gjeresi minimale prej 35m.Zgjidhja e tij planimetrike ishte vijedrejte,me prerje terthore te perbere nga dy karegiataa prej kater korsish te kalimit te automjeteve secila,shtruar me pllaka bitumi dhe nga trutuare te gjera te shtruara me gure te vegjel shtufi ne forme mozaiku dhe te mbjella me 4 rradhe druresh e ligustrash.

    Gjate viteve ’30 Vlen per t’u permendur fillimi i punimeve per ndertimin e godines se « Bankes Kombetare te Shqiperise » disa vjet me vone,inagurimi i se ciles u be me 1938.Kjo ndertese e madhe dhe me linja arkitektonike qe tregonin potence dhe soliditet, ishte veper e arkitektit italian Vittorio Morpurgo. Godina u ndertua ne hyrje te rruges « Mussolini » ne ate kohe, sot rr. E Kavajes.Kjo ndertese mjaft moderne per kohen, eshte realizuar me beton te armuar dhe e veshur me tulla qeramike si dhe me pllaka guri te ardhura nga Italia ;Portiku qendror i perbere nga kater kollona madheshtore,ne faqet e tij te brendeshme ,eshte i dekoruar nga skulptura te realizuara me nje terakote speciale, veper e skulptorit Alfredo Biagini, ndersa interieri i salles qendrore te sportelit ne forme rrethore,eshte i ndriēuar me nje drite indirekte qe buron nga nje kupole qe mbulon sallen,dhe qe ngrihet mbi tamburin te veshur me mozaik,te realizuar nga Giulio Rosso. E kesaj periudhe eshte edhe kisha katolike pergjate rruges se Kavajes.

    Po ne vitin 1930,per shkak te zhvillimit ekonomik te qytetit, edhe si qender administrative, percaktohen kufijte e rinj te qytetit,pra zgjerimi i tyre sipas nje rrethi me qender ne sheshin « Sulejman Pasha » dhe me rreze 2,2 km,pra brendashkruan nje siperfaqe 12 km2.Duke qene se sipas regjistrimeve te popullsise se vitit 1930,ajo numeronte 30000 banore,dendesia e qytetit te zgjeruar do te ishte 2500 banore per 1 km2.Zgjerimi i kufijve do te behej per dhenien mundesi te rritjes se zones se banimit e gjelberimit ne pjesen lindore,dhe zhvillimin e industrise ne zonen perendimore.Ky rreth kalon ne tete pika poligonale.Ky variant i percaktimit te kufijve nuk u realizua,dhe u zevendesua me nje variant te ri qe u hartua ne 1931 dhe qe ishte sipas nje vije te thyer qe brendashkruante nje siperfaqe prej 6 km2.

    Per qendren e Tiranes u hartuan disa variante projektesh,te cilat pavaresisht nga ndryshimet dhe transformimet qe pesuan me vone deri ne realizimin e saj,kishin si bosht aksin e bulevardit,te njejtin konceptim kompozicional dhe pozicionoheshin ne qendren e qytetit,ne perendim te pazarit,ku kryqezoheshin te gjitha rruget radiale te qytetit dhe qe ne ate kohe ishte nje hapesire e zbrazet.

    Varianti i pare me i hershem hartuar mbas planit rregullues te 1923,ishte ai i krijimit te tre shesheve,ku sheshi kryesor dhe me i madh do te ishte ai I godinave administrative,qe do te zinte nje siperfaqe prej 2 ha me nje forme si sector rrethi,me harkun te tendosur drejt jugut.Ne kete shesh do te ndertoheshin godina me volum te madh,te zgjidhura me stilin klasik qe mbahej ne kembe akoma nga shkolla e arkitektures italiane ne fillim te shekullit XX,e theksuar me frontone,portike dhe kollonada. Sheshi I dyte I vendosur ne jug te te parit,ishte shume me I vogel dhe kishte nje forme drejtekendore dhe perfshihej brenda nje strukture gjeometrike godinash,rrotulluar 45° ndaj aksit te bulevardit.

    Ndersa sheshi i trete zinte tere siperfaqen e sheshit te dikurshem « Skenderbeg » ,kishte forme te pacaktuar dhe rrethohej nga ndertime ekzistuese.

    Varianti i dyte dhe me i spikaturi ishte ai i Arkitekt Brazinit qe e hartoi qendren e qytetit sipas nje rrethi,te ngjashem me sheshin e « San Pietros » ne Rome,ku godinat e ministrive do te vendiseshin sipas perimetrit te ketij rrethi.Godina te tjera me karakter administrativ dhe social do te ndertoheshin pergjate bulevardit,me fasada paralele me rrugen dhe ne mbyllje te bulevardit ne jug do te ndertohej pallati presidencial.

    Si varianti i pare dhe ai i dyte nuk u miratuan per shkak te nje skeme kompozicionale te papershtateshme te variantit te pare dhe per shkak te mosperfshirjes ne to, te objekteve historike si xhamia dhe kulla e sahatit.

    Varianti i trete,i cili u mbeshtet ne zgjidhjen kompozicionale te variantit te dyte,u projektua vetem nje shesh me siperfaqe rreth 2 ha me forme gjatesore ne drejtim te bulevardit,ku anet e ngushta mbylleshin ne forme gjysem rrethi.Sheshi rrethohet nga te gjitha anet me 8 objekte,te vendosura ne menyre simetrike.

    Ky variant u miratua jo vetem se perbente nje zgjidhje kompozicionale me te thjeshte dhe harmonike,por edhe se perfshinte ne te dhe xhamine e Ethem Beut dhe kullen e sahatit.

    Varianti i katert Po ne vitin 1931, arkitekti fjorentin Florestano De Fausto realizoi tentativen e fundit per sistemimin e qendres se qytetit, tentative e cila rezultoi kete rradhe e suksesshme dhe u realizua pothuajse teresisht ne saj te ambicieve te Mbretit Zog per t’a bere Tiranen nje qytet modern europian. Sipas ketij plani, u ndertua kompleksi i 6-te ministrive, Bashkia e Tiranes, Banka Kombetare, lulishtja e ketij kompleksi qendror, sheshi qendror me shatervanin si dhe ajo qe sot njihet si “Parku Rinia”.

  7. #77
    i/e regjistruar Maska e Fatih
    Anėtarėsuar
    21-06-2003
    Postime
    47

    Struktura dhe Stili Arkitektonik i Sheshit Te Ministrive

    Arkitekti De Fausto e perpunoi dhe plotesoi variantin e trete me nje lulishte ne mes te kater godinave te ministrive dhe te nje shatervani ne forme rrethore ne mes te 2 godinave tashme te tjera ne pjesen veriore te sheshit(Ne variantin e trete pjesa veriore kishte 4 objekte). Per shkak se sheshi kishte permasa lineare shume te medha dhe godinat rreth tyre nuk ishin shume te larta,ato u shtuan me nje ose dy kat dhe lulishtja ne mes u thellua 1,5m per te rritur me ane te nje efekti joreal lartesine e tyre Ne fakt projekti arkitektoniko-urbanistik i qendres se qytetit u mundua te evidentoje imazhin e ri te Tiranes duke shmangur ne maksimum shkaterrimin e ndertimeve ekzistuese si: pazari i vjeter, dyqanet, xhamite, kullen e sahatit etj. Objektet e ndertuara kishin nje kualitet te mire arkitekturor dhe nje tendence te fuqishme per t’u imponuar, qe tregonin potencen e shtetit te Mbretit Zog.

    Kompleksi i Ministrive eshte realizuar nga pikepamja arkitektonike sipas nje stili te paster te rilindjes italiane.Konstruksioni I tyre eshte I perzier;si beton I armuar ashtu dhe konstruksion tulle.Perdorimi ne fasade i kornizave te renda ne ndarjet e kateve,i kornizave zbukuruese te dritareve,i ornamenteve dhe skulpturave te vogla,si dhe i portave hyrese madheshtore tregojne dhe nje here pompozitetin e stilit neo-klasik dhe fuqine e nje shteti te ri qe konsolidohej ēdo dite.

    .Te ngritura mjaft nga toka,me veshje tulle dhe suva granili,realizuar sipas raporteve mjaft te arrira dhe harmonike te formes se jashtme,dhe te zbukuruara me elemente arkitektonike sipas stilit neoklasik,padyshim ato perbenin kompleksin me bashkekohor dhe imponues te kryeqytetit.

  8. #78
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Shtėpia publike e Tiranės sė viteve ‘30.

    Dikur bordello, sot shtėpi banimi pėr katėr familje nė Tiranė. Historia e shtėpisė publike mė tė famshme tė viteve tridhjetė nė kryeqytet. E rrėfyer nga banorėt e vjetėr tė lagjes ku ndodhej shtėpia publike dhe banorėt qė i kanė shndėrruar dhomat e seksit nė apartamente banimi.


    TIRANĖ – Ka nam aq tė keq saqė banorėt tė cilėt jetojnė prej mėse 40 vjetėsh nė atė ndėrtesė ende turpėrohen pėr tė shkuarėn e shtėpisė sė tyre. Nė ballinėn e ndėrtesės mund tė dallosh po tė vėresh me kujdes hijen e shkronjave tė kuqe qė dikur identifikonin bordellon mė tė famshme nė Tiranėn e viteve ‘30. Ndėrtesa ka mbetur nė kėmbė si njė relike e dimensionit tė jetės sė shthurur tė Tiranės sė atyre viteve. Dhe ende vazhdon tė tregohet me gisht. Tek Kuplaraja, thonė ende pleqtė. E kanė fjalėn pėr shtėpinė publike qė ndodhej nė rrugėn “Kont Urani”, pėrkundruall ish-Radio Tiranės. Nė tė folmen e kohės fjala kuplara pėrdorej nė vend tė bordello. Nė fakt, kopertina e kėsaj shtėpie publike ishte hotel “Ferrara”. Kėshtu quhej “zyrtarisht” bordelloja. Por tė gjithė, madje edhe fėmijėt, e dinin qė ajo ishte kuplara dhe funksiononte si njė institucion i vėrtetė seksi nė Tiranėn e viteve tridhjetė. Madje ishte ndėrtuar pėr tė qenė e tillė. Qė nga 1944 u shtetėzua dhe ende nuk ėshtė privatizuar. Njė pjesė e asaj qė dikur pėrbėnte shtėpinė publike ėshtė rrėnuar plotėsisht dhe tani pėrdoret pėr tė kaluar natėn tė pastrehėt. Por pjesa mė e rėndėsishme e ndėrtesės ėshtė ende nė kėmbė. Madje aty jetojnė katėr familje. Ata e njohin tashmė tė shkuarėn e shtėpisė ku jetojnė prej kaq vitesh. Por pėrreth, brenda lagjes, mund tė gjesh ende disa tė moshuar qė tregojnė histori nė lidhje me tė. Ja se ēfarė na rrėfejnė ata pėr kuplaranė, pėr prostitutat dhe klientėt e dikurshėm tė saj.

    Kuplaraja
    “Toka u ėshtė blerė pronarėve tė atėhershėm nga njė ndėrtues italian. Pra nuk ishte njė shqiptar, por njė italian qė guxoi tė ndėrtonte njė shtėpi publike nė Tiranė. Bėhet fjalė pėr vitet 1935-1936. U quajt hotel “Ferrara” pėr sy e faqe, por nė fakt ishte njė kuplara e mirėfilltė, bordello domethėnė. Fill pas ndėrtimit kėtė funksion pati. Nė arkitekturė nuk kishte ndonjė stil ndryshe nga ndėrtesat e tjera tė atyre viteve. Vetėm se kishte dritare mė tė vogla dhe banjot kishin aksesorė qė nė shtėpitė e zakonshme nuk mund t’i gjeje. Kishte edhe vaska madje. Tani kėto banja janė kthyer nė dhoma ku banojnė njerėz. Nuk kishte banjo nė ēdo dhomė, por njė pjesė e shtėpisė mund tė konsideroj me tė vėrtetė luksoze. Ishte e shtruar me pllaka mermeri (prej tė cilave nuk ka mbetur mė asgjė). Dhomat ishin (dhe janė) tė vogla sa pėr tė zėnė njė krevat dopio. Perdet sigurisht tė errėta. E gjithė shtėpia ishte (dhe ėshtė) e errėt”, - tregon njėri prej pensionistėve tė lagjes, i cili thotė se e ka parė nga brenda shtėpinė pas ēlirimit, atėherė kur shkonte pėr tė luajtur nė shtėpitė e shokėve tė lagjes qė banonin aty. Ai shton se pėrpara kuplarasė kishte njė oborr si nė shtėpitė e zakonshme dhe kopsht me pemė. “Kishte dy dyer, njė portė tė madhe tė hekurt qė ishte hyrja kryesore dhe njė tė dytė nga pas shtėpisė, ku dilej nga banjot e mėdha jashtė bordellos”, - tregon ky banor i vjetėr i lagjes. Karakteristikė e asaj shtėpie ishte qė njerėzit hynin e dilnin prej saj thuajse me vrap. Dera hapej e mbyllej me vėrtik gjithnjė. Ditėn rruga pėrpara saj ishte pothuajse e shkretuar. Njerėzit shmangeshin pėr tė kaluar para saj, burrat dhe gratė. Ndėrsa natėn mbushej me vizitorė qė tė fshehur pas jakave tė larta, shpejtonin hapat pėr tė hyrė ose pėr tė dalė.

    Prostitutat
    “Gratė e Tiranės i kishin zili pėr veshjet luksoze. Mbanin peliēe tė shtrenjta dhe kėpucė me taka. Lyheshin dhe kriheshin ndryshe. Binin gjithmonė nė sy kur kalonin rrugės. Ishte e pamundur tė mos i dalloje qė ishin ato. Nuk mėnonin tė dilnin shėtitje mbrėmjeve nė bulevard dhe tė gjithė burrat kthenin kokėn kur kalonte ndonjėra. Thuhej se ishin tė gjitha italiane, por edhe po tė kishte ndonjė shqiptare mes tyre, ngatėrrohej me to dhe hiqej si e huaj edhe ajo”, - tregon tiranasi i vjetėr. Brez pas brezi nė Tiranė, ai thotė se nė familjen e tij qė banonte fare pranė shtėpisė nė fjalė, flitej shumė shpesh pėr kuplaranė dhe pėr banoret e saj. “Ishin tetė prostituta gjithsej. Nuk ishin tė reja nė moshė. Mė e reja prej tyre mund tė ishte tek tė tridhjetat. Burrat i mbanin pėr gra tė bukura, por jo ēdokush kishte shansin t’i takonte. Duhej tė paguaje njė napolon ari ose mė shumė pėr tė takuar ndonjėrėn prej tyre. Mbaj mend qė shtėpinė e administronte njė grua. Ajo ishte shqiptare, ka vdekur tani”.

    Klientėt
    “Kryesisht ishin italianė. Jo mė kot ishte ndėrtuar pranė njė shtėpie qė ishte streha e oficerėve italianė. Thuhej madje se ndėrtuesi italian pikėrisht pėr kėtė qėllim e hapi kėtė shtėpi publike, qė tė plotėsonte nevojėn e ushtarėve italianė pėr femra, pasi femrat shqiptare ishin pothuajse tė paarritshme. Ende mbuloheshin me perēe dhe shoqėria ishte tepėr fanatike. Asnjė shqiptar nuk do ta kishte marrė guximin tė hapte njė shtėpi publike. Ndėrsa italiani jo vetėm e ndėrtoi por thuhej se kishte marrė edhe licencė pėr tė. Ai kishte punėsuar doktorė qė tė vizitonin gratė nė rast se shfaqnin ndonjė sėmundje. Gjithēka ishte e kontrolluar dhe e rregulluar mirė. Klientėt ishin zakonisht tė abonuar, pra tė rregullt nė vizitat e tyre. Pėrveē ushtarėve, kishte edhe zyrtarė e padyshim edhe tregtarė”.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga BlueBaron : 27-10-2004 mė 11:23
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  9. #79
    hm interesante lol this is a fun factor

  10. #80
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Pallati i Brigadave.

    Njė Pallat pėr Mbretin.
    Pallati i Brigadave ka filluar nga ndėrtimi nė fund tė periudhės sė monarkisė sė mbretit Zog. Ai do tė shėrbente si pallat mbretėror dhe si seli zyrtare pėr mbretin. Nė momentin qė Zogu vendosi ndėrtimin e njė pallati tė ri mbretėror (deri nė atė kohė ai banonte herė nė godinėn e sotme tė Akademisė sė Shkencave dhe herė nė godinėn e sotme tė Institutit tė Monumenteve), ai solli njė ekip specialistėsh italianė edhe pėr tė pėrzgjedhur vendin mė tė pėrshtatshėm pėr ndėrtimin e pallatit. Pas analizės sė kryer nga ana e tyre, ata raportuan se nga pikėpamja klimatike, panoramike dhe urbanistike, vendet mė tė pėrshtatshme ishin Kodrat e Linzės (pak a shumė zona ku ndodhet kompleksi Chateau Linza) dhe kodrat e Saukut. Mbreti Zog pėrzgjodhi variantin e dytė pėr dy arsye krejt tė tjera: Kodrat e Linzės ishin shumė pranė Shkallės sė Tujanit dhe rrugėve qė lidhnin Tiranėn me verilindjen, prej nga bėheshin kryengritjet dhe revoltat; dhe e dyta sepse Kodrat e Linzės ishin pronė e Toptanėve, me tė cilėt Zogu kishte lidhje farefisnie nga ana e tė ėmės. Nė momentin e fillimit tė punimeve tė pallatit, kodrat e Saukut ishin tėrėsisht tė zhveshura nga bimėsia dhe u desh njė punė e madhe pėr pyllėzimin e tyre. Projekti i Pallatit u realizua nga njė grup prej tre arkitektėsh italianė, ndėr tė cilėt edhe Bussio, nga mė avangardistėt e kohės. Pėr shkak tė pushtimit italian nė prill tė 1939, mbreti Zog nuk pati mundėsi ta shikonte tė pėrfunduar pallatin, pėr tė cilin u vazhdua tė punohej me shumė zell nė vitet 1939-1941. Aq sa nė korrespondencėn ushtarake tė Komandės sė Ushtrisė Italiane nė kohėn e luftės Italo-Greke nė vitin 1940, flitet nė njė ankesė tė Komandės italiane tė Tiranės e cila i ankohet Romės, pėr vonesėn e mbėrritjes sė furnizimeve ushtarake pėr frontin, pasi hapėsirat e portit tė Durrėsit ishin zėnė me blloqet e mermerit dhe pajisjet qė duheshin pėr ndėrtimin e Pallatit nė Tiranė.

    VIP-at e Pallatit.
    Ndonėse i ndėrtuar pėr mbretin shqiptar, Ahmet Zogu, pallati ka shėrbyer si rezidencė mbretėrore vetėm njė herė, pėr njė mbret italian, Viktor Emanuelin e Tretė. Si pėrfundoi sė ndėrtuari nė vitin 1941, pėr herė tė parė dhe tė fundit pallati shėrbeu si rezidencė mbretėrore gjatė ditėve tė qėndrimit tė mbretit Viktor-Emanueli III, gjatė vizitės sė tij nė Shqipėri, nė maj tė 1941. Pėr gjithė periudhėn tjetėr, deri nė largimin e italianėve nga Shqipėria, ai shėrbeu si rezidencė shqiptare e Mėkėmbėsit tė Mbretit, fillimisht Jakomonit dhe mė vonė gjeneral Parianit. Tė dy kėto personalitete kanė banuar atje, bashkė me familjet. Me kapitullimin e Italisė, pallati rrezikoi tė plaēkitej, por u arrit tė shpėtohej pasi u mor shpejt nė duar nga pushtuesit e rinj, ata gjermanė. Oficeri shqiptar me shėrbim nė pallat atė ditė, pėr tė mos lėnė qė flamuri zyrtar i Pallatit Mbretėror tė binte nė dorė tė gjermanėve, e fshehu dhe e nisi nė Itali, ku mbeti pėr 60 vjet. Nė vitin 2003, u ble nga Artan Lame dhe u risoll nė Atdhe. Njė eveniment tjetėr pėr Pallatin ishte shtatori i vitit 1943, kur nė sallėn e madhe tė pritjeve u mblodh Asambleja, e cila shpalli shkėputjen e kurorės sė Shqipėrisė nga monarkia italiane. Pallati u pėrdor fare pak pėr pritje zyrtare nga gjermanėt, tė cilėt e konsideronin atė si selinė mbretėrore qė dilte jashtė juridiksionit tė tyre dhe preferonin hotel “Dajtin”. Nė nėntor tė 1944, pallati u mor nga partizanėt dhe u vu menjėherė nė mbrojtje, duke u shpėtuar nga plaēkitja. Qė nga 1945 funksionoi si rezidencė qeveritare dhe si e tillė vazhdon tė funksionojė ende.

    Stil dhe dizajn.
    Pallati ėshtė nė stilin e “racionalizmit monumental” dhe sot ruan tė njėjtin stil dhe dizajn, si nė pamjen e jashtme ashtu dhe nė arkitekturėn e brendshme tė interierėve, nė mobilimin e ambienteve e deri nė pajisjet mė tė vogla tė jetės sė pėrditshme (servise, pajisje, takėme, etj). Ky fakt e bėn kėtė pallat tė jetė unikal nė llojin e vet, jo vetėm nė Shqipėri por nė tė gjithė hapėsirėn e ish-perandorisė italiane. Ata pak studiues tė huaj qė kanė pasur rastin ta vizitojnė atė, janė shprehur tepėr entuziastė dhe kanė tėrhequr vėmendjen pėr emergjencėn qė paraqet ai nė lidhje me restaurimin. Pallatit i janė bėrė disa herė ndėrhyrje tė pjesshme mirėmbajtjeje, por asnjėherė punime tė vėrteta restaurimi. Sipas kujtimeve tė arkitektėve qė janė marrė me kėtė proces, arsyeja qė e ka shpėtuar nga ndėrhyrjet ndryshuese kėtė pallat, ka qenė vetoja e Enver Hoxhės kundėr ēdo ndryshimi.

    Basorelievet, Enveri nuk i prishi.
    Nė vitet ‘70 shpėtuan nga shkatėrrimi baso-relievet prej mermeri tė shkallėve tė hollit kryesor, tė cilėt me urdhėr tė Enver Hoxhės u mbuluan me perde mėndafshi, por nuk u lejua tė hiqeshin apo tė zėvendėsoheshin siē iu propozua. Sot baso-relievet janė tė ekspozuara dhe pėrbėjnė njė nga elementėt mė tėrheqėse tė pallatit. Megjithatė pallati ka probleme nė rrjetin hidraulik dhe nė hidroizolimet e tarracės. Gjithashtu edhe mobilimi nė pėrgjithėsi ka nevojė pėr njė restaurim shkencor.
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

Faqja 8 prej 10 FillimFillim ... 678910 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Rama: Berisha nė pushtet, fundi jonė
    Nga Nice_Boy nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 27-12-2008, 08:53
  2. Barbaria Komuniste
    Nga Lexuesja nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 23-10-2006, 06:48
  3. Vet)Vrasja e kryetarit tė Komitetit Ekzekutiv tė Tiranės
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 08-05-2006, 17:09
  4. Planifikimi urbanistik i qėndrės sė Tiranės
    Nga drini_nė_TR nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 68
    Postimi i Fundit: 04-04-2006, 12:03
  5. Historiku i burgut te Tiranes
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-04-2002, 09:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •