Close
Faqja 7 prej 10 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 94
  1. #61
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Ambasadat e para tė akredituara nė Tiranė deri nė vitin 1925

    1. Legata Amerikane
    2. Legata Bullgare
    3. Legata Ēekosllovake
    4. Legata Franceze
    5. Legata Gjermane
    6. Legata Greke
    7. Legata Italjane
    8. Legata Jugosllave
    9. Legata Rumune
    10. Legata Turke
    11. Legata Hungareze
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  2. #62
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Kalaja, bėrthama historike e kryeqytetit

    Kalaja e Tiranės ishte njė stacion rrugor i vijės Egnatia i tipit Mansio-Mutatio. Ajo pėrbėnte qendrėn e njė vendbanimi, tė emėrtuar me njė variacion emrash qė nė shekujt e parė tė erės sonė.
    Tirkan (shek IV e.s ), Tergiana (1297) kur nė tė ishte vendosur kancelaria e sundimtarit tė saj Karli I Anzhu, dhe nė formėn e sotme Tyranna (1505) sipas Barletit. Ky tiponim akoma nuk ėshtė saktėsuar plotėsisht.
    Por kalaja, dėshmia mė e lashtė e kėtij qyteti, ndodhet pikėrisht nė vendin ku derdheshin e kryqėzoheshin rrugėt e vjetra e tė reja qė e lidhnin kryeqytetin dhe pastaj krejt Shqipėrinė – veriun me jugun, lindjen me perėndimin.
    Secila nga rrugėt e vjetra, para se tė hynin nė Tiranė dominoheshin nga njė kėshtjellė apo kala.
    Kėshtjella e Lalmit (shek. II e.s.) ndodhej nė kodrinėn ku lumi Erzenit merrte kthesėn e lejonte kalimin rrugor drejt Petrelės.
    Kalaja e Tujanit, njė fortifikatė e gurtė me formė katėrkėndėshe, ku gjurmėt e jetės hasen qė nga periudha e parė e hekurit. E rindėrtuar nė shek e IV e.s., ajo ishte porta hyrėse e koridorit Dibėr-Tiranė-Durrės.
    Nė anėn tjetėr, pranė malit tė Vilės ku janė ngushticat e Krrabės, ndodhej qyteti ilir i Parthinėve-Persqopi (shekIV-III p.e.s.), banorėt e tė cilit mė pas u shpėrngulėn nė Petrelė.
    Kalaja e Dorėzit nė kodrėn ndėrmjet lumit tė Trezės e tė Piollit ( periudha e I e hekurit), pastaj Kalaja e Ndroqit, e Prezės e Ishmit, tė gjitha sė bashku, kėto kala antike e mesjetare pėrbėnin rrethin mbrojtės tė Tiranės. Kalaja e Tiranės ishte dhe mbeti bėrthama historike e trevės sė Tiranės dhe rezidencė administrative pėrgjatė mesjetės sė mesme.
    Si e tillė vazhdoi tė ekzistonte edhe nė shek. e XVII kur qyteti i Tiranės u shtri pėrreth saj duke patur njė qendėr qytetare me kullijen (kompleksin social kulturor) tė ndėrtuar nga Sulejman Pasha, pazarin zejtar tregtar nga pamja veriore, Namazgjanė dhe urėn e Tabakėve nga ana lindore, ndėrtesat e qeveritarėve brenda truallit tė kalasė.
    Nga dy anėt e tjera kalaja ngrihej mbi brigjet e lumit tė Lanės.
    Ėshtė menduar qė nė vitin 1640, Ahmet beu kreu punime rindėrtuese nė muret rrethues tė kalasė duke i ngritur ato nė lartėsi mbi strukturat antike. Vepėr e tij ishte edhe kulla e gjatė qė mbetet akoma pjesėrisht nė gjendje tė mirė. Kalaja pėson dėmtime sėrish nė periudhėn e luftrave ndėrfeudale tė shek XVIII, kur aty u pėrplasėn trupat e Ahmet Kurt pashės sė Beratit me Bushatllinjtė. Populli i Tiranės i mbyllur brenda saj u mbrojt me heroizėm dhe kalaja nuk u pushtua nga asnjėri prej tyre. Tė kėsaj kohe janė sistemi i frėngjive pėr armė zjarri nė pjesėn mė tė lartė tė mureve rrethues.
    Pas vitit 1814 Kalaja e Tiranės bėhet rezidencė e sundimtarėve tė rinj tė saj ; Toptanėve tė ardhur nga Kruja, tė cilėt ndėrtuan dy shtėpi njėrėn pėr banim dhe tjetrėn pėr pritje qė janė dhe sot. Pėrgjatė shek XX kur humbet funksioni i saj origjinal pėr mbrojtje, vėrehen dėmtimet mė tė mėdha. Ajo humbi njė pjesė tė mureve rrethues dhe thuajse nuk lejon tė kuptohet nga mbetjet, formulimi i saj i plotė stilistik.
    Megjithatė ajo sėrish mbeti rezidencė qeveritare apo vendi mė i spikatur pėr to edhe nė ditėt tona. Nė truallin e Kalasė janė sot Akademia e Shkencave, Kuvendi Popullor dhe Galeria Kombėtare e Arteve.
    A do tė ndriēohet plotėsisht historia e saj?
    Legjendave, fare pak mund t’iu besohet. Tradita gojore e sidomos burimet e shkruara nuk besojmė tė kenė shterur. Sidoqoftė, mbetet akoma njė rrugė e sigurtė, gjurmimi arkitekturor me metodat e vlerėsimit tė shkencės sė restaurimit. Ky proēes iluminist ka nisur nė vitin 2002, nėpėrmjet bashkėpunimit tė ngushtė tė Bashkėsisė sė Tiranės me Institutin e Monumenteve tė Kulturės, tė cilėt sėbashku i kushtojnė njė vėmendje thelbėsore kėtij monumenti themelor tė programit “ Kthim nė identitet”.
    E parė nė kėtė konceptim Kalaja e Tiranės ishte dhe duhet trajtuar nė epokėn tonė si bėrthama historike e kulturore e Kryeqytetit
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  3. #63
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Xhamia e Tiranės

    Xhamia e Tiranės ėshtė njė monument me vlera historike, e cila nė harmoni me Kullėn e Sahatit formojnė njė kompleks monumental me vlera pėr qytetin tonė, qė i prezantohen ēdo vizitori qė hynė nė qytetin e Tiranės.
    Xhamia ka filluar tė ndėrtohet nė vitin 1794 nga Mulla Beu. Periudha e ndėrtimit zgjati deri mė 1821, ndėrtim qė u pėrfundua nga i biri i Mulla Beut, Et’hem Beu. Ambientet e brendshme pėrbėhen nga Salla e Lutjeve mbuluar me kupolė, portiku dhe minarja. Ndriēimi i brendshėm bėhet nėpėrmjet 5 dritareve nė secilėn faqe, tė vendosura nė tre rradhė. Ka vetėm njė port hyrjeje nė anėn veriore. Para portės sė hyrjes ka njė vend shtesė pėr lutje duke pėrfshirė dhe kahun lindor. Portiku mbėshtetet mbi njė bazament, veshja me gurė e tė cilit ėshtė bėrė pak mė vonė, rreth vitit 1940.
    Portiku qarkohet me 14 harqe vendosur mbi 15 kolona 1 copėshe prej guri, mbi tė cilat kemi kapitelet tė zbukuruara me motive bimore. Pėrveē portikut Haxhi Et’hem Beut i takon dhe ndėrtimi i minares, e ndėrtuar nga gurė tė gdhendur prej mjeshtrave tė pėrpunimit tė gurit. Me interes janė edhe gurėt prej mermeri tė zbukuruara po me motive bimore. Nė pėrfundimin e ndėrtimit 1821 bėhet edhe pikturimi nė brendėsi dhe nė anėn e jashtme tė Sallės sė Lutjeve. Ndėrsa arkado mbaroi sė pikturuari mė 1823.
    Xhamia e Haxhi Et”hem Beut dallohet dhe stili unik i kullės me kupolėn e ndriēuar bollshėm.
    Nė pėrgjithėsi pamja e saj e jashtme sė bashku me minaren janė tepėr harmonike e nė pėrpjestime tė arrira. Pėr vlerat qė ka, Xhamia ėshtė shpallur monument kulture nėn mbrojtjen e shtetit.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  4. #64
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Kisha e Kroit tė Shėngjinit, shekulli i IV-V

    Tirana u themelua si qytet mė 1614, por toka mbi tė cilėn u ndėrtua ka gjurmė mė tė hershme banimi. Njė nga kėto dėshmi tė vjetra i takon zonės perėndimore tė qendrės tė qytetit, e cila u zbulua nė vitin 1972. Zbulimi nxori nė dritė gjurmėt e njė kishe tė shek.IV-V
    Kisha nga mėnyra e ndėrtimit ka specifikat e saj. Ajo paraqitet si njė ndėrtim me aks gjatėsor, me drejtim perėndim-lindje. Ajo pėrbėhet nga naosi (salla) nė perėndim, ndėrsa narteksi (parasalla) dhe mjediset e tjera janė tė vendosura nė anėn veriore.
    Muret e ndėrtesės janė tė ngritur rreth 30 cm mbi sipėrfaqen e tokės, duke pasur tulla nė qoshe dhe shpatullat e dyerve. Naosi (salla) e vendosur nė anėn perėndimore, ka pėrmasa 8 x 11,5 metra e shtruar me mozaik dhe pėrfundon me apsiden gjysėm rrethore nė anėn lindore nė nivel pak mė tė lart se salla.
    Narteksi me pėrmasa 12,9 x 5 metra ka brinjė mė tė gjatė atė veri-jug dhe ėshtė i shtruar po me mozaik. Nė sallėn kryesore ky hyhej, porta ishte ndėrtuar me aks nė murin perėndimor, ndėrsa nė parasallė janė dy dyer tė vendosura ndaj aksit gjatėsor, siē e kėrkon dhe ana funksionale e vet ndėrtesės.
    Me interes pėr tė gjykuar mbi zhvillimin e kėsaj treve, nė veēanti pėr kėtė qendėr banimi fshatare nė rrugėt qė lidh Dyrrahun me Skampėn, janė dy mozaikėt, ai i naosit dhe norteksit. Mozaikėt e naosit (sallės) janė me motive gjeometrike dhe figurat qė krijohen i nėnshtrohen simetrisė ndaj aksit gjatėsor tė sallės. Brenda saj ėshtė kompozuar i gjithė motivi me figura tė shumėllojshme gjeometrike si gėrsheta, trekėndėsha, rrathė qė ndėrpriten dhe 4 vazo interesante me vizatimet e tė cilave janė vendosur dhe kubikė prej paste xhami.
    Mozaiku i narteksit qė ruhet mė pak tregon se ka qenė edhe mė i bukur. Fragmentet e mbetura veē dekorit gjeometrik kanė edhe njė sėrė figurash nga bota e kafshėve, si shpendė dhe peshq (simbole kulti). Po ashtu mozaiku i narteksit qarkohet me motive, me arkonde, por kėtu pėrdoret pak sistemi gjeometrik, bėhet dhe mė i ērregullt.
    Mendohet se godina ėshtė rėnuar nė periudhėn e antikitetit tė vonė, kemi tė bėjmė me njė ndėrtesė banimi tė shek. II-III tė erės sonė tė kthyer nė kishė gjatė shekullit tė IV-V nė ndėrtesė kulti.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  5. #65
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Ura e Tabakėve – Monument Historik i Tiranės

    Me lindjen e Tiranės si qendėr qytetare mė 1614, u vu re njė zhvillim i vrullshėm i zejtarisė dhe i tregtisė. E ndodhur nė njė pozicion tė favorshėm gjeografik, nė kryqėzimin e rrugėve tė rėndėsishme tregtare, Tirana fitoi vit pas kėtij viti rėndėsinė dhe tėrhoqi vėmendjen e banorėve rreth saj, tė cilėt vit pas viti rritėn popullimin e qytetit.
    Pėrveē rrugės Egnatia, e pėrmendur nė lashtėsi e qė kalonte nė pjesėn perėndimore tė Tiranės sė sotme, njė aks tjetėr i rėndsishėm ishte ai qė lidhte Tiranėn me malėsinė e saj. Ajo quhej, e madje vazhdon tė quhet, “Rruga e Shėngjergjit”. Kjo rrugė kalonte nė pjesėn lindore tė Tiranės, nė Priskė tė Madhe, Qafė Priskė, Domje, Shėngjergj, e mė tej vazhdonte nė Bizė, Martanesh, Zerqan e deri nė Dibėr tė Madhe. Kjo rrugė ishte e rėndėsishme pasi shėrbente pėr lėvizjen nga kėto krahina malore tė karvaneve me prodhime blegtorale pėr tė cilat kėto zona dalloheshin. Kope tė tėra bagėtish, pėr shkak tė dimrit tė ashpėr tė malėsisė lėviznin nė zonat me klimė tė butė tė kodrinave e fushės sė Tiranės. Njė pjesė e mirė e kėtyre bagėtive nė hyrje tė dimrit dhe pas shtimit tė tyre nė pranverė destinoheshin pėr treg. Banorė tė ndryshėm u vendosėn nė periferi tė Tiranės sė atėhershme duke pritur karvanėt e bagėtive tė malėsisė. Ato u “specializuan” kryesisht nė therjen e bagėtive dhe pėrpunimin e lėkurėve. Disa familje tė vjetra tiranase qė prej 2-3 brezash e sot e kėsaj dite merren me kėtė veprimtari. Tė tilla janė familjet Xheleti, Kuka, etj. Pikėrisht prej aktivitetit tė rregjies sė lėkurėvė lagja u quajt “Tabakanė” dhe rruga u quajt “Rruga e Tabakėve”, pra e lėkurėrregjėsve. Madje kėtė emėrtim morėn edhe sheshi dhe njė grup familjesh qė mbajnė edhe sot mbiemrin “Tabaku”. Me kėtė emėrtim u pagėzua edhe ura e shekullit XVIII qė lidhte tė dy brigjet e Lanės, pra u quajt Ura e Tabakėve. Ajo ėshtė dėshmi e zhvillimit tė qytetit dhe shtimit tė komunikimit me zonat e brendshme.
    Ura e Tabakėve dallohet pėr arkitekturėn e saj harmonike si dhe pėr shpėrndarjen proporcionale tė elementėve tė saj. Ajo pėrbėhet nga njė hark kryesor mbi tė cilin ngrihet ura nė formė kurizi. Ky hark e ka hapėsirėn e dritės 8 metra dhe ėshtė ndėrtuar me 2 rreshta harqesh anėsor me trashėsi 1 metėr. Lartėsia nga niveli i ujit ishte 3.5 metra. Kalldrėmi i urės me gjerėsi 2.5 metra, ndėrtuar me gurė lumi tė vendosur pa ndonjė rregull. Nė tė dy anėt e harkut kryesor janė ndėrtuar 2 harqe nė formė segmentesh rrethor me hapėsirė tė vogėl. Ura e Tabakėve e luajti funksionin e saj pėr kalimin nga njė breg i Lanės nė tjetrin deri nga vitet ‘30. Mė pas Lana mori drejtim tjetėr duke devijuar nga rruga e saj e pėrhershme.
    Urat e vjetra prej guri dėshmojnė pėr tradita tė lashta tė vendit tonė nė fushėn e ndėrtimeve. Ato vėrtetojnė punėn e madhe tė mjeshtrave popullorė e konkretisht edhe tė atyre Tiranas.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga BlueBaron : 27-05-2004 mė 10:00
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  6. #66
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Kulla e Sahatit

    Kulla e Sahatit si njė nga monumentet mė tė rėndėsishme kulturore tė Tiranės me tė cilėn prezantohet ēdo njeri qė viziton qytetin, filloi tė ndėrtohet nė vitin 1822 me iniciativėn e Haxhi Et’hem Beut, i ndihmuar dhe nga qytetarė tiranas. Ndėrtimi i Kullės sė Sahatit vazhdoi deri nė vitin 1830. Atje punuan ndėrtues tė zotė tiranas dhe gollobordas.
    Si material ndėrtimi u pėrdor guri i sjellė nga Priska, (fshat afėr Tiranės), i pėrshtatshėm pėr gdhendjen, si dhe druri i lisit me tė cilin u realizuan shkallėt ngjitėse nė Kullė qė kohėt e fundit u zėvendėsuan me shkallė metalike. Nga brenda kulla ėshtė e veshur me gur zalli tė sjellė nga lumi Erzen tė ngjitur me llaē.
    Kulla nė lartėsi tė ndryshme ėshtė e pajisur me frėngji tė vogla me funksion mbrojtės, ajrosės dhe ndriēues. Ngjitja realizohet lirshėm, pasi qė nga bazamenti Kulla ka formėn e njė katrori me dimensione 4,7 x 4,7 metra.
    Fillimisht lartėsia e saj ka qenė 35 metra. Gjatė kohės sė ndėrtimit tregtarėt venedikas siguruan Sahatis qė ishte pa fushė me akrepa, por me njė kėmbanė prej tunxhi e pėrzierė me materiale tė ēmuara dhe me njė mekanizėm pėr kurdisje, sasia dhe rėniet e tė cilit tregonin me njė tingull tė fuqishėm orėn qė dėgjohej nė tė gjithė zonėn.
    Montimi i orės u bė nga specialistė tė familjes Tufina me nė krye Islamin. Tingujt matės e kėtij sahati u ndėrprenė gjatė Luftės sė I Botėrore dhe nuk u dėgjuan pėr shumė kohė, pasi kėmbana dhe mekanizmat e saj u grabitėn.
    Nė vitin 1928, Bashkia e Tiranės bleu nė Gjermani me 13.300 franga ari njė sahat modern. Pėr tė vendosur kėtė sahat, kulla u ngrit edhe 5 metra, pasi mekanizmat e saj zinin njė volum mė tė madh dhe sepse kulla do tė kishte edhe 4 fusha pamja tė orės me akrepa, ndryshe nga ora e parė.
    Gjatė Luftės sė II Botėrore ora u bombardua dhe u dėmtua. Ajo u vu pėrsėri nė punė nė korrik tė vitit 1946, pasi njė pjesė e mekanizmave tė saj u zėvendėsuan me ato qė u morėn nga sahati i Kishės sė Madhe nė Shkodėr. Qė nga kjo kohė e deri mė sot ora vazhdon tė punojė.
    Si rezultat i vlerave ndėrtimore, arkitekturore dhe historike qė ka Kulla e Sahatit tė Tiranės, ajo ėshtė shpallur monument kulture dhe me vendim tė posaēėm tė Bashkisė shpallur qendėr e vizitueshme.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  7. #67
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Qendra e Tiranės, Ansambėl Monumental

    Ky ansambėl ka filluar tė ndėrtohet nė vitet 1929-1930-1931 e konceptuar nga arkitektektėt Italianė Armando Brasini dhe Florestano de Fausto. Qendra e kėsaj zone Muzeale u pasurua edhe me vlera tė mirėfillta kombėtare siē janė simbolet e Aleksandit tė Madh dhe ato tė Skėnderbeut. Sheshi Skėnderbej me ndėrtimin e kėtij ansambli u bė njė shesh i mirfilltė pėr historinė e qytetit dhe tė gjithė vendit.Vlera historike e kėtij ansambli qėndron nė faktin se unifikoi me harmoni vlerat ekzistuese tė qytetit me vlerat e reja qė po merrte Tirana si kryeqytet i vendit.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  8. #68
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Pamje tė Ansamblit Monumental e vitit 1931

    Bulevardi Zogu I 1931
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  9. #69
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Sheshi Skėnderbej 1931
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  10. #70
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Bashkia e Tiranės1931
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

Faqja 7 prej 10 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Rama: Berisha nė pushtet, fundi jonė
    Nga Nice_Boy nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 27-12-2008, 08:53
  2. Barbaria Komuniste
    Nga Lexuesja nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 23-10-2006, 06:48
  3. Vet)Vrasja e kryetarit tė Komitetit Ekzekutiv tė Tiranės
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 08-05-2006, 17:09
  4. Planifikimi urbanistik i qėndrės sė Tiranės
    Nga drini_nė_TR nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 68
    Postimi i Fundit: 04-04-2006, 12:03
  5. Historiku i burgut te Tiranes
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-04-2002, 09:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •