E Hene, 10 Maj 2004

ZBULOHEN ESHTRA EMIGRANTESH

Kur emigrantet i kerkonin parate, krimineli grek i vriste me plumb pas kokes dhe i varroste prane stanit te tij

AGIM JAZAJ

Keto kohe shoqeria greke po peson gjendje "shoku", nga krimet me monstruze te kryera.

Para pak ditesh djali vrau nenen e vet, e coptoi ate, e zjeu dhe i hengri mishin. Por ngjarja e djeshme ka pushtuar gjithe mjetet e komunikimit dhe ka mbuluar me peshtjellimin e radhes edhe emigrantet shqiptare, pjese e viktimizuar e ketyre krimeve. Shpesh kerkohen bij dhe bija te humbura per vite te tera dhe nuk u gjendet nami e nishani. Nuk kane nje varr ku te qaje nena e motra, babai dhe vellai. Emigrantet shqiptare shpesh jane bere pre e ketyre krimineleve monstruoze. I kane shfrytezuar ne punet e tyre dhe me ne fund u kane marre dhe jeten, duke qene edhe te pa ngrene e pa asnje njeri prane. Kriminelin nje nate e kishte dalluar edhe "hena". Ajo "lajmeroi" per krimin

Krimi eshte bere ne vitin 1995, kur emigrantin shqiptare 20 vjecarin, e ka vrare ish pronari i tij grek, 34 vjecari, Jani Balda, ne fshatin Lofisku. Zbulimi i krimit ze fill, kur pardje, Balda shkon dhunshem ne shtepine e ish te fejuares se tij, duke tentuar ta rrembeje ate. Dy vellezerit e saj bene rezistence ne ndihme te motres se tyre. Rrembyesi nxori armen dhe qelloi mbi dy vellezerit. Njerin e vret dhe tjetrin e plagos rende. Pas keti krimi, rrembeu vajzen,Theodhora Kirkinezi dhe u largua nga vendi i ngjarjes. Polica vihet ne ndjekje dhe pas dy diteve arreston Jani Balda, i cili mbante peng vajzen. Duke e hetuar per krimin e kryer dhe te verteetuar mbi dy vellezerit e ish te fejuares, krimineli ka treguar edhe vrasjet e tjera. Hetuesit jane gjendur te shokuar perballe pohimeve te monstres. "Kam vrare dhe dy bullgare dhe nje shqiptar", ka thene vrasesi para togave te zeza. Njerezit u vune ne ndjekje per te gjetur eshtrat e tyre, ku i kishte fshehur vrasesi. Shqiptarin 20 vjecar e kishte vrare ne vitin 1995. Djali punonte ne pronen, token e tij. Shqiptari i kerkoi leket e punes se kryer. Por, pronari Jani Balda dhe vellai i tij, Stavro, ne vend qe t'i jepnin parate, e goditen me plumb ne koke dhe e varrosen prane stanit te tyre. Pas pak diteve te krimit te vitit '95, familjaret e emigrantit shqiptare duke humbur lidhjet me djalin e tyre, i telefonojne pronarit. Ky u thote se djalin e ka zene policia sepse ishte pa dokumenta dhe e kane sjelle ne Shqiperi. Por, 20 vjecari nuk shkoi kurre ne vendin e tij. Grupi hetimor u gjend perballe nje varreze te madhe, ku vrasesi kishte vrare dhe dy gra bullgare.

Nderkohe, nje nga te afermit e djalit te vrare para 10 vjeteve, ka kerkuar publikisht para mediave ndihmen e bashkeatdhetareve emigrante, nga ata qe jane te paisur me leje qendrimi, per te bere te mundur kthimin e eshtrave te shqiptarit 20 vjecar ne vendlindjen e tij. Nderkohe, ende nuk eshte kemi mundur te zbulojme identiteti e emigrantit fatkeq.