Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 18
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400

    Spektri: Liri Berisha njė "first lady" ndryshe

    Heshtja e Liri Berishės dhe jeta 35-vjeēare me Sali Berishėn, politikanin mė tė ēuditshėm tė Shqipėrisė. Zgjedhja pėr tė mbetur pediatrja e lagjes sė Brrakės, qė nuk i braktisi kurrė pacientėt e saj edhe nė ditėt kur ishte Zonja e Parė e vendit.

    Njė First Lady ndryshe - Nga Estela ZIU

    Ka hyrė nė historinė e Shqipėrisė si e para Zonjė e Parė e vendit.

    Njė mirėsi e ēuditshme dhe e pazakontė qė derdhet nga portreti i saj nuk ėshtė veēse njė aureolė qė e mbajti kėtė grua tė dashur pėr kėdo nė vitet e bujshme tė postdiktaturės, madje dhe nė ditėt mė tė rėnda tė burrit me tė cilin ndan tė pėrditshmen e saj.

    Po ajo punė nė tė njėjtėn kthinė tė asaj ndėrtese gati tė shtrembėr, po ato fqinje tė vjetra me tė cilat pi kafen e mėngjesit, po ata njerėz qė dalin dhe e pėrshėndesin nė rrugė e nėpėr portat e hapura tė rrugicave tė Brrakės. Po ajo besnikėri ndaj jetės sė thjeshtė dhe pa joshje drejt luksit qė tė servir njė jetė jo e zakonshme. Po ai adhurim dhe dashuri ndaj politikanit mė tė ēuditshėm tė kėtij kombi.

    Edhe kur jeta i dha rastin tė ndryshonte, pėr tė pasur njė tjetėr pamje si Zonjė e Parė e vendit, ajo zgjodhi tė ruante po atė portret.

    Tė jesh krenar

    Ėshtė 56 vjeē, po zor se e kupton. E lindur nė Tiranė, nxiton tė tregojė qė origjina e saj ėshtė kosovare. E ruan vath nė vesh episodin e ndodhur 50 vjet mė parė, ndoshta konflikti i parė dhe i vetėm qė ka pasur me tė atin Rexhep Rama, patriot i lindur nė Shkodėr nga prindėr kosovarė.

    Pas pėrfundimit tė klasės sė parė fillore, e kėnaqur pėr dėftesėn vetėm me pesa (nė atė kohė ishte si dhjeta sot) dhe fletėn e lavdėrimit shkon nė shtėpi mė e gėzuar se kurrė pėr tė ndarė emocionet me prindėrit. Ngatėrrimi padashje i emrit nė fletėn e lavdėrimit nga Liri nė Liljana (emėr tė cilin e pohoi se i pėlqente mė shumė se i veti) ia prishi gjithė gėzimin e ditės. Nuk ka pėr ta harruar kurrė pamjen e zemėruar tė tė atit, i cili gati me ton kėrcėnues i tha: “Njeriu nuk duhet ta mohojė kurrė as emrin dhe as origjinėn”. Atėherė i dukej absurde ky debat, por rėndėsinė e ndjeu vite mė vonė kur nė 2001 njė tjetėr revistė boton lajmin se Liri Berisha ishte serbe dhe se emrin e vėrtetė e kishte Sllobodana. Kjo ishte njė tjetėr shuplakė pėr tė atin. Nuk do tė bėnte gjė tjetėr veēse do ta largonte doktoreshėn nga shtypi. Ėshtė shumė e vėshtirė ta bėsh tė flasė. Gjithmonė e rezervuar dhe e kujdesshme nė atė qė bėn, pėrpiqet tė shėrbejė si mburojė e padukshme e familjes sė saj. Dhe nė njėfarė mase ia ka arritur. Ndryshe nga i shoqi gėzon simpati edhe te njerėzit e majtė.

    Vazhdon tė ketė po tė njėjtėt miq qė ka pasur dhe mė parė, pa marrė parasysh bindjet e tyre politike, tė cilat pėr tė pak kanė rėndėsi nėse njerėzit janė tė ndershėm. Edhe me shoqet bisedat politike janė tė logjikshme.

    “Unė jam vajzė e kėsaj lagjeje, kam ardhur kėtu qė 14 vjeē. Edhe ėndrrat i shoh nė kėtė lagje. Edhe pse pjesa mė e madhe banorėve tė pallateve pėrreth janė ish-punojės tė Sigurimit e tė Ministrisė sė Rendit, pėrsėri marrėdhėniet tona nuk kanė ndryshuar aspak.”

    Pėr doktoreshėn janė tri breza qė viziton nė kėtė lagje. Mjeku bėhet i pranishėm nė ēdo shtėpi me hallet e shqetėsimet e kujtdo qė i troket nė derė. Ėshtė njė vazhdim i traditės familjare pasi dhe nėna e saj, dikur ndihmėsmjeke, ka qenė e pranishme nė shumė familje tė kėsaj zone.

    Edhe kur ishte Zonjė e Parė, megjithėse me roje te dera, i pėrgjigjej ēdo urgjence orė e pa orė.

    Tė jesh mjek

    Doktoreshė Lirinė e ndesh ēdo mėngjes kthesave tė pėrbaltura pėr nė zemėr tė lagjes sė Brrakės, nė klinikėn mjekėsore ku ajo shėrben si mjeke pediatre prej vitit 1984.

    Njė zyrė qė i ngjan mė tepėr njė kthine tė vogėl po shumė tė ngrohtė e tė pastėr. Tė bėjnė pėrshtypje lulet e rritura me aq kujdes. Ėshtė njė pasion tjetėr i Lirisė. Pėr tė janė si fėmijėt, duan shumė kujdes, por njėkohėsisht tė falin dhe shumė kėnaqėsi. Bashkė me portretin e Shenjtes Nėnė Tereza, fotografi fėmijėsh tė lagjes janė tė varura nė mur, ka mes tyre edhe romė.

    Teksa e sheh me pėrparėsen e bardhė e pamjen e qetė, harron qė po flet me Zonjėn e Parė tė parė shqiptare. Me njė thjeshtėsi tė fisme nuk ka se si tė mos tė tė bėjė pėr vete kur fillon e flet pėr punėn e saj. Nė fakt tingėllon ēuditshėm pėr mua, ndoshta dhe pėr shumė tė tjerė se si ajo pjesa e fshehtė demone e etjes pėr karrierė fashitet pa lėnė gjurmė tek kjo zonjė e veshur nė tė bardhė. Nuk ka se si tė mos tė tė ngacmojė njė fakt i tillė e aq mė tepėr sot kur gra politikanėsh nėn petka tė njė “bamirėsie” luksi pėrpiqen tė bėhen mė protagoniste (tė paktėn nėpėr faqe shtypi e kronika televizive) sesa vetė burrat e tyre.

    Mos duket si modesti e tepruar? Pėrgjigjen e merr shumė shpejt teksa tė thotė se oferta pėr detyra mė tė larta ka pasur me shumicė, por e keqja qėndron qė kėto erdhėn pas karrierės politike tė Saliut. Nuk pranoi tė rritej nėn hijen e tė shoqit duke zgjedhur tė vazhdonte rrugėn e mjekut, aty ku dhimbja preket me dorė.

    …Kur si specializim i dhanė pediatrinė, u mėrzit paksa. Edhe kur u emėrua si mjeke nė lagjen 10 nuk e pati tė lehtė si fillim. Atėherė ishte vajza Liri, qė trokiste nė dyert e familjeve rome pėr t'i bindur tė vaksinoheshin e tė kuroheshin. Sigurisht qė nė atė kohė nuk ishte ky zhvillim, dhe pa fituar besimin e njerėzve nuk ishte e lehtė tė punoje me ta. Si m jeke ka shumė raste dhe tė gjithė emrat e fėmijėve i kanė mbetur tė skalitura. Shumė prej fėmijėve tė asaj lagjeje u ka vėnė dhe emrat, dhe tani qė janė rritur, nuk harrojnė ta urojnė pėr ditėlindje e pėr 8 mars. Pyetja qė i bėn vetes gjithmonė para njė fėmijė ėshtė: “Ē farė do t'i bėja mė shumė po tė ishte fėmija im?”



    Jeta me doktor Berishėn

    Ndryshe ndodhi me Saliun, i cili e braktisi profesionin e kardiologut. “ Asnjėherė nuk e kisha imagjinuar qė ai do tė braktiste kardiologjinė pėr asnjė arsye nė botė.” Teksa thotė kėtė, Lirisė i kujtohen vitet kur ishte ende studente nė Fakultetin e Mjekėsisė. “E njoha Saliun kur isha nė vit tė parė e ai nė tė pestin. Nė fakultet tė gjithė e njihnin si djali i gjatė nga Tropoja qė studionte shumė. Kishim raste tė takoheshim nė aksione e nė zbor. Tė gjitha gjėrat qė thuheshin pėr tė mė bėnė qė tė filloja tė interesohesha. U ēudita kur mora vesh mė vonė se dhe ai nuk kishte qenė indiferent ndaj meje. Kur doli mjek e unė isha ende studente, rastiste qė tė bėnim gjithmonė roje nate bashkė. E ēuditur u them disa miqve tė grupit: “Mor, po si shpesh po na bie turni me kėtė tropojanin”, e ata thanė: “Atė gjithė kohėn nė spital e gjen.”

    Mė vonė e mora vesh qė ishte vetė Saliu qė i rregullonte turnet.

    E nė fakt qė prej asaj kohe kanė kaluar plot 35 vjet bashkėjetesė me njėri - tjetrin. Duket qartė se tek ata funksion rregulli i tė kundėrtave qė tėrhiqen.

    Ajo e qetė dhe e tėrhequr, ai impulsiv dhe dinamik. Bashkėpunėtorė tė afėrt tė Doktorit bėjnė be e rrufe pėr karakterin e tij tė pastėr malėsor, aq sa shumė tė tjerė e pėrkufizojnė si ndershmėri patologjike.

    “Nė fakt, edhe unė e kam pasur tė vėshtirė nė fillimet e njohjes”, - thotė Liria. “E kishte zėt ta gėnjeja, kuptohet qė pėr gjėra tė vogla, siē mund t'i ndodhė ēdo njeriu pėr tė dalė nga situata. Nė fillim ēuditesha se sa rėndėsi u kushtonte ai kėtyre detajeve. Mė vonė k ur jam njohur me familjen e tij, e kam kuptuar pse ndodhte ashtu. Kur vinte pėr vizitė tek ne i ati i tij, njė burrė i urtė dhe mjaft i menēur, nė tė gjitha historitė qė u tregonte fėmijėve, vinte nė bazė tė tė gjithė tė kėqijave gėnjeshtrėn, duke e bėrė kėtė si shkaktaren e gjithė fatkeqėsive nė botė. Ndoshta tek formimi i tyre ka ndikuar natyra e virgjėr e vendit ku ėshtė rritur, nė Tropojė, nė kufi me Kosovėn.

    Megjithatė, te Saliu Liria ka gjetur burrin qė gjithmonė kishte ėndėrruar: njeriun me karakter tė fortė, tė ndershėm, por edhe shumė familjar. I jep siguri kjo edhe pasi e di se nėse vendos tė bėjė diēka ėshtė e kotė qė ta bindėsh pėr tė kundėrtėn. Do tė bėhet dhe pikė!

    Ajo paraqet anėn tjetėr tė tij, atė njerėzoren larg podiumeve tė mitingjeve e protestave, larg sherreve parlamentare.

    Nė shtėpi ai ėshtė tjetėr njeri, pas kalimit tė pragut tė portės ēdo gjė fashitet. Kjo ndodhte edhe kur ishte mjek. “Saliu ka qenė shumė i dashur dhe i lidhur me fėmijėt. Nuk i lejonte kurrė tė largoheshin nga shtėpia, sepse darkave kur mblidheshim tė gjithė bashkė ishte diēka e shenjtė pėr tė.”

    Duke dashur t'i kishte mė pranė, ishte dėshira e Saliut qė shkollėn e lartė ta bėnin tė dy kėtu. Tani vendin e tyre e kanė zėnė mbesat. Janė tre vajzat e Argitės, Dasara 7 vjeē, ose ndryshe dhe supermbesa sepse ėshtė rritur tek ta, Dalila, dhe gėzimi i fundit Amla, qė ėshtė vetėm dy muajshe. Sado i zėnė tė jetė pėr to, e gjen gjithmonė kohėn. Asnjėherė nuk ngjitet lart nėse nuk ka blerė diēka pėr to. “Nėse ka harruar, pret poshtė shtėpisė derisa tė shkoj unė e tė blej ndonjė lodėr apo ēokollatė.”

    Vazhdojnė tė jetojnė nė tė njėjtėn lagje, tek e njėjta shtėpi, pėrsėri nė Brrakė qė prej gati 20 vjetėsh. “Asgjė nuk ndryshoi nė familjen tonė nė kohėn kur Saliu ishte president. Nė '92-shin Shqipėria ishte ende shumė e varfėr, na dukej shumė e tepėrt tė jetonim nė luks, ndėrkohė qė i kishim kaq tė afėrta kujtimet e ushqimeve mė tollona dhe radhėt e gjata qė pa gdhirė ende mirė. Pastaj fėmijėt ishin nė njė moshė tepėr delikate pėr formimin e tyre. Nuk doja tė mėsoheshin as me shėrbėtore dhe as me kuzhiniere. Jam pėrpjekur qė fėmijėt t'i edukoj me njė ndjenjė tė fortė pėrgjegjėsie. Doja qė ata t'i arrinin vetė gjėrat, pa u nisur nga emri i tė atit. E nė fakt na kanė nderuar. Vajza Argita, 32 vjeē, ka fituar me konkurs njė vend pune pranė UMNIK-ut nė Kosovė, kurse Shkėlzeni, 25 vjeē, ėshtė duke studiuar njė master pėr tė drejtėn ndėrkombėtare nė Bruksel.”

    ***

    “Si bashkėshorte me heshtjen time kam zgjedhur tė ndihmoj Saliun. E kam mbėshtetur gjithmonė.”

    Nuk ka pranuar asnjėherė tė ndėrhyjė pėrveēse pėr ēėshtje shėndetėsore dhe pėr shkollė. Pėr gjėra tė tjera si mund tė ishin vendet e punės, vizat apo dhe arsye tė tjera ajo ua priste gjithmonė shkurt.

    E nė fakt nuk kanė qenė tė pakta momentet e vėshtira nė familjen e tyre, qė pėrkonin dhe me vėshtirėsitė politike. E vetmja gjė pėr tė cilėn i vjen keq ėshtė qė nuk ka mbajtur njė ditar si dėshmi historike e asaj kohe qė ka kaluar. I kujton me nostalgji fillimet e vitve '90. Mėgjithėse nuk pushonin kėrcėnimet dhe jeta ishte nė tension tė plotė, edhe pas shumė tentativa atentatesh pėrsėri ishte bukur. Ishte i bukur emocioni i tė qenit protagonist i njė ndryshimi epoke. Shpresa pėr njė tė ardhme fashit ēdo shqetėsim.

    Kurse sapo i pėrmend 1997-ėn, fytyra i ngryset e njė rrudhė i krijohet te balli. Nuk mund tė thotė asgjė tjetėr pėrveēse: “Ka qenė njė “amok”. Nuk do tė doja tė pėrsėritej kurrė mė. Ishte njė mallkim i frikshėm.”

    ***

    Nė qoftė se do tė ishte pėrsėri Zonjė e Parė, asgjė nuk do tė ndryshonte nga stili i saj i jetės. Si dhe mė parė, pushimet mė sė shumti i kalojnė nė Shqipėri. Saliu pėlqen malin, kurse ajo vetė e fėmijėt detin. Pėr tė rėnė dakord e pėr tė gjetur njė tė mesme tė kėnaqshme, zgjedhja mė e mundshme mbetet pėrsėri Pogradeci. Jashtė shkojnė rrallė, kjo dhe pėr arsye financiare.

    Tingėllon ēuditshėm, ndonėse e vėrtetė, qė edhe udhėtimet kur duhej tė shoqėronte Doktorin nė vizita pune i kufizonte, pasi buxheti i shtetit ishte shumė i varfėr. Edhe tani kur duhet tė udhėtoj jashtė Shqipėrisė, Liria i merr vetė pėrsipėr shpenzimet e saj.

    I pėlqen tė jetė njė amvisė e mirė e tė kujdeset vetė pėr shtėpinė. Edhe djali e Saliu ėshtė mėsuar me kujdesin e saj, vetėm ajo mund t'i kėnaqė shijet e tyre nė tė ngrėnė: doktori pėlqen mė shumė zarzavatet, frutat e mishin, kurse Shkėlzeni mė shumė brumėrat, edhe pse mė shumė tė sofistikuara.

    Pėr veten nuk harxhon shumė, pasi dhe nuk ėshtė nė qendėr tė vėmendjes. Por edhe puna qė bėn, e kėrkon mė tė thjeshtė e mė pranė njerėzve. Megjithatė, janė dy fėmijėt qė kujdesen mė shumė duke i bėrė shpesh veshje dhuratė. Sa pėr bizhutė i pėrdor vetėm me raste. Nė jetėn e pėrditshme i duken tė tepruara.

    Ndoshta ėshtė kjo thjeshtėsi qė e bėn njėkohėsisht aq tė pakapshme nė dimensionet e saj, sa dhe ndryshe pėr tė gjithė ata qė kanė pasur rastin ta njohin.

    @SPEKTRI
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e krokodili_73
    Anėtarėsuar
    14-06-2003
    Postime
    382
    So, nje tjeter kult individi, se pa to sjetojme dot ne shqiptaret. Vashdoni vashdoni, jo keq keshtu.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Zonja me e thjeshte shqiptare qe kam njohur deri me sot me ane te ketij shkrimi .

    Respekt per te tilla gra e zonja qe ka Shqipria , te cilat nuk ndryshojne edhe pse Burri i saj ishte apo do te jete President .

    Alba
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anėtarėsuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Ne nje kohe te mbushur me skandale e me nje cthurje totale eshte shume e kendshme kur shikon nje shenje virtyti e morali.
    Do te kujtoja ketu dhe Mbretereshen Zheraldine te cilen as komunistet nuk e shane dot gjate 50 Vjeteve.
    Po keshtu dhe ish nusja e Nanos qe nje grua e tille.
    Ne shqiperi sot me dhimbje protagoniste jane njerezit e vlerat negative.
    Nje komb nuk ndertohet dot mbi baze te ketyre vlerave negative sic dhe po e shohim.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Gru e mir shum kjo posi. Gjersa ka marr nji trung si Sala per burr merret me mend ca malli o dhe ajo po hajd. A bihet ne dashuri me nji katnar si Sala? Pale qe o dhe ka tropoja.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Manokell cke me tropojen ti..
    Motrat e tua bile dhe mamaja jote shkrihen kur u flet ndonje Jaho Sali prej Tropoje me teser PS-je ne xhep..

    Sala eshte kreshnik e yll i inteligjencesShqiptare e ti lakuriq nate i sojit te pastruesve te Bllokut.. nuk mund te flasesh ndryshe .. e mos u sforco me fol "tironēe".. fol ashtu si flisni ju ne pallat..terbaciotce e tani greqisht ..
    Hajt se ju njohem rracen tuaj tash 60 vjet.. hajdute e sahanlepires te Rusit e kinezit e Asfalise e cdo cjapi me ere te qelbur qe ju afron poste e para..

    Po ju a nxjerr bojen Lesi..

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e hope31
    Anėtarėsuar
    23-11-2002
    Vendndodhja
    ketu
    Postime
    1,054
    Vertet ke kenaqesi te njohesh nje zonje te tille.
    Mendoj se vendi yne ka zonja te tilla te cilat vertet e meritojne respek te madh.

    sinqerisht
    hope31
    Fjalet e pa thena nuk lendojne kurre.
    Don't wait for extraordinary circumstances to do good,try to use ordinary situations
    :^proton

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Citim Postuar mė parė nga Brari
    Manokell cke me tropojen ti..
    Motrat e tua bile dhe mamaja jote shkrihen kur u flet ndonje Jaho Sali prej Tropoje me teser PS-je ne xhep..

    Sala eshte kreshnik e yll i inteligjencesShqiptare e ti lakuriq nate i sojit te pastruesve te Bllokut.. nuk mund te flasesh ndryshe .. e mos u sforco me fol "tironēe".. fol ashtu si flisni ju ne pallat..terbaciotce e tani greqisht ..
    Hajt se ju njohem rracen tuaj tash 60 vjet.. hajdute e sahanlepires te Rusit e kinezit e Asfalise e cdo cjapi me ere te qelbur qe ju afron poste e para..

    Po ju a nxjerr bojen Lesi..

    Geez, slow down man. Cpate mo vlla qe kerce sikur te ka picku bleta? Pse e dashke kaq shum ket Salen, apo mos e ke gje baba by default ?

    E para un skom motra, e dyta maje icik gojen mer plak se sta ka njeri per borxh, dhe e treta mshoji venit se si dihet. Kshu pra daku, e morre vesh?

    Maje afer 'kreshnikun yll te inteligjences Shqiptare' per te cilin si bohet von as dreqit. Lexo edhe ca ZP te vjetra qe te gjesh me shume epitete per Salen tat. Na qite mollin e komunizmit me keto hiperbolat e tuja. Sala me grun e vet jon si tenxherja me kapakun. A bihet ne dashuri me Salen mo vlla, atij as i bi mend me bo dashni por e ka menjen me msu ne bibliotek si peshkop . Rob i pagdhend. E ku di sala co dashuria dhe ndjenja. Ai di vetem 'liri-demokraci, te sheshi ta heqim qelbesiren, yryyyyysh'. Pranej boj cudi si e ka mor kjo Liria?

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Denix422
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    VA, USA
    Postime
    19

    Rop si pune juj po e len prapa at vend......

    O manokll po pse e te marrt piten e kokes....ca ke me tropojen.....mire sala ka be ca ka be varja iku ai...tropoja ca ka e vlla....a e lexove ate artikullin....krye artikull, ne vend e thuash ndonje fjale te mire vete e ul veten kote....Boll me paragjykime se po ja ulni vlerat Shqiptarit....



    Respekto veten qe te respektojne te tjeret.......
    Ne Emigrim ne jetojme, por Shqiperine cdo dite e kujtojme!!

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-06-2003
    Postime
    56
    Sala nuk eshte njerin i keq, perkundrazi ,ai eshte politikani me i ndershem qe kemi sot.Problemi me Salen eshte qe eshte pak kokforte dhe nuk eshte shume i moderuar.
    Kjo i ka sjellur probleme imazhit te tij por une do votoja per te 1 milion here para atyre skrundeve komuniste qe kemi sot ne pushtet.
    Ajo Lirija duket pak si kineze nqs e keni vone re.E mbaj mend atehere ku dilte te sheshi me ate veshjen kostumore blu ,e rrinte perkrah Sales me buzeqeshje.Eshte nje zonje e nderuar per mendimin tim dhe karakteri i saj i qete i perputhet atij te Sales qe eshte si ai i borise se Citroenit.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Krejt ndryshe
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 04-05-2006, 14:36
  2. Historia ndryshe e kufijve tė Shqipėrisė sė vogėl
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-03-2006, 16:25
  3. Kryeministri i Kosovės jep dorėheqjen
    Nga rudo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 227
    Postimi i Fundit: 14-11-2005, 08:52
  4. Aktakuza e tribunalit tė Hagės pėr Haradinaj
    Nga I-amėshuar nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 14:58
  5. Haradinaj nuk do tė shkojė nė KS tė OKB-sė
    Nga mani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 11-03-2005, 09:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •