Tung Bota
Po e filloj kete teme me dy fjale "Tung Bota" sikurse kur filloj te mesoj per ndonje gjuhe te re programuese ku sendi i pare qe mesohet eshte se si te shtypen keto dy fjale (ang. "Hello World"). Cka dua te them eshte se po kyqem ne nje forum te ri si nje anetar i ri.
Sapo bisedova me ish te dashuren dhe per nje moment mbaroi e gjitha qe kishim, edhe pse praktikisht kishte mbaruar qysh para ca kohe. Dhe disi pa menduar, e hapa www.forumishqiptar.com dhe e krijova kete llogari me emrin Orbital - nje grup i muzikes elektronike qe momentalisht po i dridhe altoparlantat e vegjel te laptopit tim.
Jam nje djale modest, shume energjik por ne te njejten kohe shume romantik. Vetem ajo vajza qe e permenda me larte din per ate te fundit, te ciles ia solla kalin e bardhe te lagjja e saj si princi i pallatit te endrrave.... po po... mire e lexuat....... kalorova me kali t'bardhe ne lagjen e saj per t'ja uruar ditelindjen sepse gjithmone tallej me mua duke me thene "Ahh... Ti princ ?..... por ku eshte Kali???". Kjo nuk ishte te tregoj se cfare lidhje kishe une me dike... po vetem po e marre si shembull te energjise dhe pasionit tim per te bere ate qe dua.
I dua njerzit, Nuk m'pelqejne mendjemdhejte apo edhe ata qe e fajesojne veteveten pa ndonje arsye. Jam njeri i shoqeueshem per ata qe duan te shoqerohen, ne te njejten kohe jam edhe luftetar i forte per ata duan te me luftojne. Ne pergjithsi mundohem te jem i bute dhe i embel. Besa shume njerez me thone (zakonisht vajzat ... lol) se qeshi embel, duke filluar prej mesueses se anglishtes kur isha i vogel ne klasen e 5te.. e deri te nje vajze qe e takova sot ne liftin e nderteses ku banoj.. lol.
Studioj inxhinieri kompjuterike dhe e dua kreativitetin dhe gjithcka qe lind ne trunin e dikujt ne menyre origjinale. Di te imagjinoj dhe shpesh here mundohem te krijoj ate qe e imagjinoj. E rrespektoj shume origjinalitetin, bile bile edhe zbulimin e rrotes per se dyti... nese eshte origjinale.
Kam qef te shprehem lirisht, dhe ne menyre me t'sinqerte qe mundem, dhe E di qe forumi shqiptar e ka prezente kete ne pergjithsi.
Falemnderit qe patet durimin ti lexoni gjithe keta rreshta... po sado pak ju dhash nje ide per boten time.
P.S.
E dua shkencen, matematiken .
Krijoni Kontakt