Komisioneri Patten viziton Kosovėn

“Ngjarjet e marsit paraqesin njė hap serioz mbrapa nė Kosovė”, citohet tė ketė thėnė zoti Patten nė njė komunikatė tė lėshuar nga zyra e BE-sė nė Prishtinė.

Komisioneri pėr Politikė tė Jashtme i BE-sė, Chris Patten viziton tė hėnėn Kosovėn me qėllim qė tė njihet me masat qė marrė atje pėr riparimin e dėmeve qė lanė trazirat e marsit.

Mė tej Komisioneri pėr Politikė tė Jashtme ka theksuar se ėshtė thelbėsore qė ata qė kanė bėrė kėto krime tė sillen para drejtėsisė dhe qė udhėheqėsit e Kosovės tė pėrkushtohen pėr tė riparuar dėmet.

Ai po ashtu ka nėnvizuar se nė Evropė nuk ka vend pėr ata qė dhunėn dhe kėrcėnimin i konsiderojnė instrumente legjitime nė politikė.

“Bashkimi Evropian ka qenė donatori mė i madh nė Kosovė nė kėto vite, sepse ne duam tė investojmė nė tė ardhmen evropiane tė Kosovės”, citohet nė komunikatė tė ketė thėnė, Chris Patten.

Zoti Patten takohet nė Prishtinė me drejtuesit e UNMIK-ut dhe institucioneve tė Kosovės, pėrfshirė kėtu presidentin Rugova, kryeministrin Rexhepi, kryeparlamentarin Daci dhe pėrfaqėsuesit serbė tė koalicionit “Kthimi”.

Gjatė vizitės sė tij nė Kosovė, komisioneri Patten do tė theksojė mbėshtetjen e Bashkimit Evropian pėr pėrmbushjen e standardeve para statusit, pėrmes procesit tė Stabilizim-Asociimit.

Nė pėrfundim tė vizitės sė tij nė Kosovė, zoti Patten do tė marrė pjesė edhe nė shėnimin e Ditės sė Evropės nė pritjen e organizuar nga misioni i Bashkimit Evropian nė Kosovė


[/i]BBC[/i]