Close
Faqja 2 prej 9 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 89
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e dallandyshe
    Anëtarësuar
    23-02-2004
    Vendndodhja
    ne bina te ullirit
    Postime
    144
    Duke bere fjale per perleshjet e dites se pare te fillimit te luftes, "Sokoli", ne shkrimin e vet deshmon: Qe ne mengjes topat e Malit te Zi, te komanduar prej djalit te vogel te krajlit, Knjaz Petros, zune te godisnin kalane e Pllanices, perballe fshatit musliman Dinoshit. Malesoret shqiptare para e ushtria malazeze pas tyre iu turren kalase. Po ate dite tere topat fushore e malore te Malit te Zi goditen Decicin, Shipshanikun, Rogamine e Vranjen; me shume Decicin, si pike strategjike, te cilin e godisnin edhe dy topa 149, te qitur ne Suke te Grudes. Mbi 1500 malesore me kapicat ne koke te blera prej Nikolles- ne te cilat qe shkruar edhe emri i tij- dhe tri kolona malazeze iu versulen Decicit; ne dreke e moren me mijra britma "zhivo". Vune flamurin malezias dhe te nesermen malesoret dogjen flamurin musliman Koplik...Duke vazhduar me furi mesymjen, ushtria malazeze me 19.X.1912 mundi te zinte Gushine, kurse me 5,15,17dhe 18 nentor 1912 zuri perkatesisht Gjakoven, Malesine, Shengjinin dhe Lezhen etj. Ushtria serbe, e cila mesymjen kunder vendit tone e filloi me 18.X.1912 pas 6 ditesh mundi te mposhte fuqite mbrojtese ne Novi-pazar, Podijeve e Kumanove dhe te cante ne thellesi te tokes shqiptare. Dy dite me vone e me pastaj ajo mundi te zinte Mitrovicen, Vushtrine, Prishtinen, Ferizajn, Kacanikun, Gjilanin, Shkupin etj. Kurse me 3,7dhe 9-nentore pushtoi perkatesisht Tetoven, Kicoven e Perlepin. Me 22 zuri Manastirin dhe me 23 e 24-nentore edhe Ohrin e Strugen. Ne vijim ajo kaperceu edhe Qafen e Thanes dhe me 29-nentore arriti te zinte edhe Elbasanin, Tiranen e Durresin.
    Qe ne prage te shperthimit te Luftes Ballkanike MPJ te Serbise kishte thene: "Shqiperia eshte e denuar per coptim e vdekje". Kurse kryeministri serb, Pacici, i dehur nga fitoret e rrufeshme te ushtrise se vet dhe te bashkeluftetareve te saj ne mungese te fuqive te barabarta, nepermjet fletoreve "Mesaxhero" dhe "Le journal", shpalli: "Bota as duhet te mendohet per ceshtje shqipe dhe per Shqiperi. Shqiperia duhet te coptohet". Prej atyre krakerimave s`mund te mbetej heshtur as kjaz Nikolla, kreu i shtetit mikroskopik Mali i Zi; ai "urdheroi" me te madhe: S`duhet as te flitet per vetqeverim te Shqiperise, se kjo gje nuk mund te ngjase kurre. Ndersa kur Koferenca e Ambasadoreve ne Londer po shqyrtonte te ardhmen e shtetit shqiptare, permasat (shtrirjen)dhe fytyren e tij (krejt i pavarur apo nen vartesi te dikujt). "Qeveria ruse (njoftonte fletorja "Kolinische zeitung") do te kundershtoje per nje Shqiperi vete qeverisese". Duke bere fjale mbi sa u tha ne fletoren e sapopermendur lidhur me qendrimin e qeverise se Carit Rus ndaj Shqiperise, fletorja "Liri e Shqiperise" ne po ate numer shfaqte habine e saj per shumefaqesine dhe lekundjet e asaj qeverie. "Liri e Shqiperise" shenonte me ate rast se, ndersa me pare qeveria e Carit Rus kishte pase njoftuar se donte qe Shqiperia te ishte shtet veturdherues nen hijen e Sulltanatit Osman, "tani nuk do fare". Dhe kur qeveria austro-hungareze i terhoqi vemendjen qeverise serbe rreth pushtimeve ne Shqiperi, fletorja ruse "Novoje vremja", zedhenese e qarqeve drejtuese te Carit Rus, tere krekosje shkruante: "Serbia nuk duhet te trembet fare nga Austria, kur ka ndihmese Rusine, Angline e Francen.
    Nga sa u tha, u vertetua ne menyre te pakundershtushme gjykimi i perpikte i atdhetareve tane peneperdorues te kohes, se e quajtura "Luftte Ballkanike" qe kryekeput grabiqare, me synim kryesisht shkyerjen dhe gllaberimin e Shqiperise. Lidhur me kete, duket e domosdoshme permendja e percaktimit te shqiptarolindorit Jan N. Mihal Lehova, icili asokohe, ne shkrimin e vet me mbirresht "Lufta ne siujdhezen ballkanike", theksonte edhe keto fjale"... vinomjet qe u dha shqiptareve Turqia, ua turbulluan mendjen kusareve, te cilet me dhelperi, me propaganda, me shkolla dhe me prifterit e tyre kerkonin te hynin dhe te beheshin zoter ne shtepite tona. Si e pane qe me kete nuk do arrinin qellimin e vete, iu leshuan te mjeres Shqiperi...dhe me arme ne dore duan te rrembejne vendet e saj". Kurse Lumo Skendua (Mithat Frasheri) dy vjet me vone, shenonte: "Armiqte tane...me ndihmen dhe mbrojtjen e Rusise ne dukje u lidhen kunder Turqise, po ne te vertet nuk menduan gje tjeter, vec coptimin e Shqiperise dhe fikjen gjer edhe emrin shqiptar".
    {1}- Fletorja "Atdheu"nr.6, Kostance, dt.16(29).X.1912,fq.1
    {2}-"Kalendari Kombiar" 1914.

  2. #12
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Përshëndetje gjithë Çamëve

    Mendoj se kjo temë do të duhej të ishte hapur në forumin e historisë shqiptare apo atë të çështjes kombëtare sepse edhe pse ky problem është më shumë i çamëve se i shqiptarëve tjerë, prapë është problem i gjithë shqiptarëve. Pra, që të gjithë jemi të interesuar për të ditur më shumë dhe për të kontribuar më shumë në lidhje me këtë problem kombëtar tonin.

    Përshëndetje
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e dallandyshe
    Anëtarësuar
    23-02-2004
    Vendndodhja
    ne bina te ullirit
    Postime
    144
    Citim Postuar më parë nga dodoni
    Përshëndetje gjithë Çamëve

    Mendoj se kjo temë do të duhej të ishte hapur në forumin e historisë shqiptare apo atë të çështjes kombëtare sepse edhe pse ky problem është më shumë i çamëve se i shqiptarëve tjerë, prapë është problem i gjithë shqiptarëve. Pra, që të gjithë jemi të interesuar për të ditur më shumë dhe për të kontribuar më shumë në lidhje me këtë problem kombëtar tonin.

    Përshëndetje

    Kjo teme eshte e hapur me shume per te treguar historine e vertete te Camerise dhe jo per te debatuar apo kundershtuar mendimet e njeri tjetri.
    Tema per problemet qe ka ceshtja came, mund te hapen dhe ne Ceshtjen Kombetare, me mendimet e pjesetareve te ketij forumi.
    Ju flm. per mirekuptimin!

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e dallandyshe
    Anëtarësuar
    23-02-2004
    Vendndodhja
    ne bina te ullirit
    Postime
    144
    Kam shume deshire te shkruaj ne vazhdim te kesaj teme por si duket dikush nga moderatoret eshte kunder kesaj dhe mi refuzon postimet.
    Nuk e di pse ?

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Danton
    Anëtarësuar
    21-09-2003
    Postime
    8
    munges demokratie ..ske ci bo ......!!!!

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Danton
    Anëtarësuar
    21-09-2003
    Postime
    8
    camet mos rrine e te bejne si te forte ne tirane por duhet te behen te forte atje ku e kane problemin .......ne athine !!!!!!!!!!

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e ATDHETARE
    Anëtarësuar
    01-05-2004
    Postime
    14
    Citim Postuar më parë nga Danton
    munges demokratie ..ske ci bo ......!!!!
    nga te kemi?????????????????
    jeta eshte e bukur po ta dish ta jetosh

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Danton
    Anëtarësuar
    21-09-2003
    Postime
    8
    nga do ti qe te jem une ? ;-)

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e dallandyshe
    Anëtarësuar
    23-02-2004
    Vendndodhja
    ne bina te ullirit
    Postime
    144

    KREU I Cameria Dhe Janina gjate shtrengates se viteve 1912-1913

    Kryqetaret athino-fanarite Shqiptare ia kane pase vene syrin qysh heret; duke e mbajtur veshtrimin tejtehu mbi te, ne kuirupen -{1}-koke erruar,; kokeboshe e zbrazet; truthare.- e tyre vazhdimisht ata kane pse bluar lloj-lloj perbindshmerish. Me t`u mekembur disi shteti i tyre, zilia dhe lakmia i nxiti qe Jugut Shqiptare t`i versuleshin egersisht disa here rresht: me 1854, me 1878, me 1897, me 1912-16, me 1940-41 dhe me 1949. Ne kete punim-perngushtesi vendi- do te flitet ne vija te trasha vetem per cka ka ndodhur prej gjysem se tetorit 1912 e deri ne mbarim te vitit 1922.
    Veprimet e vazhdushme ngacmuese dhe pergatitjet e ethshme te ngamuajshme e te ngaditshme binden plotesisht kedo se shtrengata luftarake tanime ishte jo vetem e pashmangshme, por edhe fare e afert; valiu-icili ishte njekohesisht edhe komandanti i osmanlle ycinxhi kollorduse (truparmates se tret osmane) me qender ne Janine-{1}- Vilajeti i Janines permblidhte brenda tij Jugun Shqiptar prej Gjirit te Prevezes e Mecoves.- kur pa se rete e zeza po shpeshtoheshin vrapthi dhe po dendsoheshin rrembimthi duke u bere perdite e me te zymta, shpejtoi te merrte ngutesisht masat e duhura; mirpo, per faj te valinjve paraardhes, te mefshet e moskokcares, per ato masa nuk mund te gjendeshin aty per aty as mjetet e domosdoshme e as koha e mjaftushme per t`i kryer.
    Ne zbatim te porosive te valiut-para se gjithash- u thirren nen arme tere klasat, qe nga ushtaret e sherbimit te detyruar e te prapambetur e deri tek rezervistet e shkalles se fundit, madje edhe te vetmit. -{1}- Nen arme u thirren edhe shqiptaret e krishtere te Camerise, por ata u fshehen te armatosur (ne fillim) ne tavanet e kishave; pastaj, deri ne mbarim te luftes qarkullonin lirshem gjithandej-madje edhe te armatosur-pa u ngacmuar prej bashkevendasve te tyre, shqiptareve muslimane dheprej askush tjeter,-Jan G. Sharra, "Istoria tis periohij Igumenicas", Athine.1985, fq. 532, 537 e deri ne Skrapar, Berat e Lushnje.
    Atdhetaret shqiptare te qarqeve jugore, duke degjuar mynxyren qe po trokiste ne prag, vrapuan pert`i prere udhen vrungullimes qe do ti shkaktonte gjemen.-{1}- Adile Haxhi Halil-Pasho(Hoxha) nga Konispoli (dtl.1895), deshmon se mbledhja e ushtareve fillon me 29.8(11.9).1912 dhe mori fund me 10(23).9.1912. Nga Konispoli shkuan "mbi 70 vete". I percollem me flamure e me bande muzikore deri ne Qafe te Likojanit. Ne krye te varganit te tyre printe hoxhe Bozhulja, nje luftetare shum trim qe i Luftes se Plevnes dhe i Lidhjes se Shqiptareve te Prizrenit.
    Mbi ate te vertet behet fjale ne letren me dt.28gusht(10 shtator)1912 te derguar prej Janine nga "Liridashesi", ne te nder te tjera thuheshin edhe keto fjale"...punet ne mes shqiptareve edhe te grekeve jane ashpersuar shume .Ushtria po pergatitet, kufite u zune. Populli shqiptare qe nga 15 e gjer 75 vjec rrembeu armet".
    Sipas te dhenave jo te plota te kryqetareve athino-fanarite nga data 21 tetor e deri me 22 dhjetor 1912 ne Janine arriten batalionet e rezervisteve te Leskovikut, Gjirokastres, Tepelenes,Vlores ,Fierit ,Skraparit dhe 350 vetdashes gege etj, me rreth 5200 vete; 2000 rezerviste te tjere u derguan ne Cameri.

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e dallandyshe
    Anëtarësuar
    23-02-2004
    Vendndodhja
    ne bina te ullirit
    Postime
    144
    Mirepo pikerisht ne kulmin e pergatitjeve, atehere kur ishte edhe casti vendimtare i cka mund te behej ne gjendjen e krijuar , Turqit e Rinj -te cilet qe prej gati 5 vjetesh ishin te tere fuqishem ne Sulltanatin Osman-munden me ne fund ta shtrengonin qeverine e kryesuar nga qebrisiani Qamil
    Pasha _{1}- Qemal Pasha ishte per disa vjet kryetar i partise"Ahrar" (liberale); qe mik i ngushte i Ismail Qemalit dhe me aq sa i shkoi, u mundua qe dic te bente per te miren e Shqiperise, e mire qe ishte njekohesisht edhe per vet Sulltanatin Osman.- qe ta miratonte parashtresen e kushedisaher paraqitur prej tyre. Keshtu, ferik Hasan-Tahsin pasha Mesareja me 1.X. 1912 u hoq nga Janina, pikerisht kur punet kishin arritur tek kembeza e shkrepjes dhe maja e bajonetes; ai u zevendesua nga ferik Esad pasha Janina, te cilit mjaft vezhgues te rendesishem bashkekohes dhe te mepastajshme e permendin burre guximtar dhe ushtarak te zotin; nje prej tyre edhe Immanueli.-{1}- Immanueli,"Lufta Ballkanike"1912-13.Rrethimi i Janines dhe i Shkodres "vep. permendur,fq. 100 dhe 102.
    Mbi te gjitha ate e vertetoi ne menyre te pakundershtushme vete koha, rrjedha e ngjarjeve ne vazhdim.
    Qeveria kryqetare athino-fanarite, doemos ne marrveshje me grabiqaret e tjere ballkanike te beselidhur(kryqetaret eksarho-nacertaniste), gjate 10- diteshit te pare te tetorit 1912 mblodhi tere datelindjet ushtarake te sherbimit te detyruar e rezerviste dhe gjithkend prej tyre ishte renditur ne njesite e parashenuara dhe cdo njesi ishte derguar ne vendet perkatese prane kufirit shteteror, gati per tu mbledhur ne mesymjen e pergjithshme.
    Perleshja tanime ishte pune oresh apo shume-shume pune ditesh.
    Me qellim qe mbrojtja e vendit te behej sa me e fuqishme qe te qe e mundur, gjenerali cam ne pension, Ahmet-Hamit dej Mahmut efendi Margelleci i kerkoi qeverise osmane qe te lejonte ngritjen e njesive te armatosura civile ndihmese, te drejtuara nga oficeret e nenoficere pensioniste si dhe nga prijes popullore te shquar.Qeveria osmane e gjeti me vend kerkesen, e miratoi menjehere dhe u dha valinjeve te te kater vilajeteve shqiptare; Janines, Kosoves,Manastirit e te Shkodres udhezimet perkatese. Ne perkatesi me ato udhezime valiu i Janines, ferik Esat p. Janina, leshoi urdherat e duhura e keshtu ne tere vilajetin u ngriten njesit te vogla, te perbera prej te pakapshmeve nga asnje klase e sherbimit ushtarak ;nder to : taburi i ngritur ne Camerine e Mesme Jugore, i mbajtur me te hollat e dhena nga Ahmet-Hamdi bej Margelleci. Krahas atij taburi osman dhe rreth 300 luftetare nga Cameria Veriore qe shkuan per pak jave ne ndihme, mbaheshin nga Delinjte,Caparenjte, Jatrenjte,Huset, Gjyzelat etj, te kamur. Njesia e ngritur ne Camerine e Mesme Lindore, taburi i Beratit dhe ai i Vlores Gjirokastres si edhe taburi osman, mbaheshin nga Prronjatet, Bakot, Dinenjte Hafez Muho Mulazini, Omer Tahir Manopuli. etj.
    Per gatimin e bukes punonin grate e tere Paramithise dhe perdoreshin furrat e Prronjateve,Begateve, Bollatateve, Maksutateve,Sinjateve, Cardhakeve, Hundateve, Kalivateve,e Kanaliareve. Tre mullinje te fuqishem te ndodhur pran Huvjanit, parreshtur as dite e as nate bluanin drithin e domosdoshem.
    Njesia e ngritur ne Camerine e Mesme Perndimore mbahej me ndihmat e dhena nga Abazenjte dhe Bibenjte prej Shulashi, nga Axhalenjte prej Graves se Gumenices, nga Habibenjte, Fetahenjte brahim-Taipenjte, e Durenjt-Hamitenjte nga Grikehori( nder te cilet me shume dalloheshin Rexhep Isa Duro Beqo e Shaqo Isa Duro Beqo), prej Tahirenjte nga Mazrreket, nga Sako Isuf prej Kuci, nga Murtenjte prej Vole, nga Gerrenjte prej Vrohonai, nga Brahimenjte e Sulenjte nga Arpica etj.
    Ajo njesi pengonte njesite kryqetare athino-fanarite qe perpiqeshin te zbrisnin ne anedet me ane luftanijesh.
    Ceta e Muharrem Rushitit-sado qe vazhdoi te quhej "cete"- u shqua aq shume, sa e kaloi edhe taburin. Pjestaret e saj dhe leberit qe shkuan per pak jave ne ndihme, mbaheshin me ndihmat e dhena nga Alush Taka e nga Dalanenjte prej Konispoli, nga Rustemenjte prej Koskes, nga Kapetanjte prej Spari, nga Jasin Malko Celua prej fshatit Smarte, nga Sejkate prej Filati, nga Pilavenjte e Sherret prej Galbaqi et.
    Ndonjehere pjese prej njesive te lartpermendura dergoheshin grupe-grupe se toku me rezervistet e klasave te ndryshme neper vendmbrojtjet e zena qe jave me pare nga divizioni 23 i ushtrise se sherbimit te detyruar ushtarak, balle per balle me vendluftimet e zena nga njesite kryqetare athino-fanarite.
    Njesia e ngritur nga Ahmet-Hamid bej Margelleci, si njesi qe do te kishte vendqendrimet ne Prveze, vrapoi pjese-pjese per atje, ku i prisnin edhe luftetaret prevezane. Mirepo koha fare e shkurter dhe vonesat e shkaktuara nga mungesa e plote e mjeteve te shpejta te udhetimit, bene qe te mos mundnin te arrinin dot 1/10-ta e luftetareve qe u treguan te gatshenm per te shkuar atje.
    Camerit e pakte qe munden te arrinin ne vendgrupim dhe prevezaret jashte sherbimit ushtarak u vune nen drejtimin e luftetarit te mirenjohur, Abdi aga Rrojbes nga Margelleci.-{1}-Deshmi e Hysen Haxhi Rushatit nga fshati Arpice,dtl.1892,ish-ushtare.
    (ne vazhdim 23)
    Ndryshuar për herë të fundit nga dallandyshe : 04-06-2004 më 08:39

Faqja 2 prej 9 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Mosekzistenca historike e "Jezusit" dhe e "Pavlit"
    Nga Qafir Arnaut në forumin Agnosticizëm dhe ateizëm
    Përgjigje: 153
    Postimi i Fundit: 06-03-2015, 11:37
  2. Etimologji sipas Nezir Myrtes
    Nga ZANOR në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 24-04-2014, 19:38
  3. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  4. Perse Duhet Studiuar Historia E Luftes Se Ftohte?
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 14-11-2005, 02:57
  5. Menyrat e shkruarjes se historise (Historia Virtuale)
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-11-2002, 15:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •