Duke bere fjale per perleshjet e dites se pare te fillimit te luftes, "Sokoli", ne shkrimin e vet deshmon: Qe ne mengjes topat e Malit te Zi, te komanduar prej djalit te vogel te krajlit, Knjaz Petros, zune te godisnin kalane e Pllanices, perballe fshatit musliman Dinoshit. Malesoret shqiptare para e ushtria malazeze pas tyre iu turren kalase. Po ate dite tere topat fushore e malore te Malit te Zi goditen Decicin, Shipshanikun, Rogamine e Vranjen; me shume Decicin, si pike strategjike, te cilin e godisnin edhe dy topa 149, te qitur ne Suke te Grudes. Mbi 1500 malesore me kapicat ne koke te blera prej Nikolles- ne te cilat qe shkruar edhe emri i tij- dhe tri kolona malazeze iu versulen Decicit; ne dreke e moren me mijra britma "zhivo". Vune flamurin malezias dhe te nesermen malesoret dogjen flamurin musliman Koplik...Duke vazhduar me furi mesymjen, ushtria malazeze me 19.X.1912 mundi te zinte Gushine, kurse me 5,15,17dhe 18 nentor 1912 zuri perkatesisht Gjakoven, Malesine, Shengjinin dhe Lezhen etj. Ushtria serbe, e cila mesymjen kunder vendit tone e filloi me 18.X.1912 pas 6 ditesh mundi te mposhte fuqite mbrojtese ne Novi-pazar, Podijeve e Kumanove dhe te cante ne thellesi te tokes shqiptare. Dy dite me vone e me pastaj ajo mundi te zinte Mitrovicen, Vushtrine, Prishtinen, Ferizajn, Kacanikun, Gjilanin, Shkupin etj. Kurse me 3,7dhe 9-nentore pushtoi perkatesisht Tetoven, Kicoven e Perlepin. Me 22 zuri Manastirin dhe me 23 e 24-nentore edhe Ohrin e Strugen. Ne vijim ajo kaperceu edhe Qafen e Thanes dhe me 29-nentore arriti te zinte edhe Elbasanin, Tiranen e Durresin.
Qe ne prage te shperthimit te Luftes Ballkanike MPJ te Serbise kishte thene: "Shqiperia eshte e denuar per coptim e vdekje". Kurse kryeministri serb, Pacici, i dehur nga fitoret e rrufeshme te ushtrise se vet dhe te bashkeluftetareve te saj ne mungese te fuqive te barabarta, nepermjet fletoreve "Mesaxhero" dhe "Le journal", shpalli: "Bota as duhet te mendohet per ceshtje shqipe dhe per Shqiperi. Shqiperia duhet te coptohet". Prej atyre krakerimave s`mund te mbetej heshtur as kjaz Nikolla, kreu i shtetit mikroskopik Mali i Zi; ai "urdheroi" me te madhe: S`duhet as te flitet per vetqeverim te Shqiperise, se kjo gje nuk mund te ngjase kurre. Ndersa kur Koferenca e Ambasadoreve ne Londer po shqyrtonte te ardhmen e shtetit shqiptare, permasat (shtrirjen)dhe fytyren e tij (krejt i pavarur apo nen vartesi te dikujt). "Qeveria ruse (njoftonte fletorja "Kolinische zeitung") do te kundershtoje per nje Shqiperi vete qeverisese". Duke bere fjale mbi sa u tha ne fletoren e sapopermendur lidhur me qendrimin e qeverise se Carit Rus ndaj Shqiperise, fletorja "Liri e Shqiperise" ne po ate numer shfaqte habine e saj per shumefaqesine dhe lekundjet e asaj qeverie. "Liri e Shqiperise" shenonte me ate rast se, ndersa me pare qeveria e Carit Rus kishte pase njoftuar se donte qe Shqiperia te ishte shtet veturdherues nen hijen e Sulltanatit Osman, "tani nuk do fare". Dhe kur qeveria austro-hungareze i terhoqi vemendjen qeverise serbe rreth pushtimeve ne Shqiperi, fletorja ruse "Novoje vremja", zedhenese e qarqeve drejtuese te Carit Rus, tere krekosje shkruante: "Serbia nuk duhet te trembet fare nga Austria, kur ka ndihmese Rusine, Angline e Francen.
Nga sa u tha, u vertetua ne menyre te pakundershtushme gjykimi i perpikte i atdhetareve tane peneperdorues te kohes, se e quajtura "Luftte Ballkanike" qe kryekeput grabiqare, me synim kryesisht shkyerjen dhe gllaberimin e Shqiperise. Lidhur me kete, duket e domosdoshme permendja e percaktimit te shqiptarolindorit Jan N. Mihal Lehova, icili asokohe, ne shkrimin e vet me mbirresht "Lufta ne siujdhezen ballkanike", theksonte edhe keto fjale"... vinomjet qe u dha shqiptareve Turqia, ua turbulluan mendjen kusareve, te cilet me dhelperi, me propaganda, me shkolla dhe me prifterit e tyre kerkonin te hynin dhe te beheshin zoter ne shtepite tona. Si e pane qe me kete nuk do arrinin qellimin e vete, iu leshuan te mjeres Shqiperi...dhe me arme ne dore duan te rrembejne vendet e saj". Kurse Lumo Skendua (Mithat Frasheri) dy vjet me vone, shenonte: "Armiqte tane...me ndihmen dhe mbrojtjen e Rusise ne dukje u lidhen kunder Turqise, po ne te vertet nuk menduan gje tjeter, vec coptimin e Shqiperise dhe fikjen gjer edhe emrin shqiptar".
{1}- Fletorja "Atdheu"nr.6, Kostance, dt.16(29).X.1912,fq.1
{2}-"Kalendari Kombiar" 1914.
Krijoni Kontakt