Close
Faqja 8 prej 9 FillimFillim ... 6789 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 89
  1. #71
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527
    Emri i krahines epirote te Camerise eshte me shume se 2500 vjecare


    Emri i krahines epirote te Camerise eshte me shume se 2500 vjecare!

    nga Arber Thesproti


    Nuk ka asnje dyshim: greket e ligj jane manipulatoret me te paskrupull e te pa ndershem.Ata kane fallcifikuar cdo fakte ne lidhje me Camerin tone. Nje nga fallcifikimet e tyre me te turpeshme qe ka arritur te bej vende dhe mes nesh shqiptarve, eshte paraqitja e popullsise came si kolon turqe te istaluar ne Cameri nga otomanet pushtues! Emrtimin Cameri greket e ligje e quajn si nje emertim te ri qe i eshte vene kesaj krahine nga "kolonet" camer dhe nuk ka asnje lidhje me historine e kesaj krahine?!
    Me dhjetra "profesore" te histories greke kan shkruajtur dhe mbrojtur kete teze te manipuluar me kaqe marifet nga ana e tyre. Mbrapa tyre nuk ka mbetur dhe kleri obskuratist greko-fanariote qe mese abuzimeve te shumta fetare eshte perpjekur ti paraqiti camerit si kolone turqe?! Per keta djaj te "shenjteruar" feja tregon" identitetin e vertete" !!!.
    Per 50 vjete "dishepujt" e "Megalo-Idese" te shperndare gjithandej Shqiperise dhe qe sot i gjejme te grupuar ne shoqatan greko-fanariote "Omonia" dhe ne partine greke PDNJ-se, kane qene dhe jane epiqendra ku gatuhen dhe shperndahet mes shqiptarve kjo genjeshter e pa skrupull. Zerin e ketyre hafijeve sillogjesh mund ta shikoni ne c'fardo forumi, webi, apo copez vende ku flitet per Camerine tone. Pa u skuqur per injorancen e tyre, pa u skuqur per mashtrimet e tyre, keto pjella obskuratiste te hidhen ne fyte e me te pa vertetetat e tyre te shumta perpiqen te te lerosin me pisllekun e tyre te piset.
    I gjithe ky fallcifikim i bere nga greket dhe pjellat e tyre, mua nuk me cudisin fare se i njofe mire se c'far bije bushtrash jane greko-fanariotet, por me habit fakti se si asnje historian, studiues, ose akademik shqiptare nuk i ka rene ne sy tek "Lufta e Poleponezit' te Thucidites e verteta e madhe per Camerine tone! Historiani Thucidites duke pershkruar kete ngjarje flet me hollesi per vendin ku u zhvillua kjo beteje dhe mes pershkrimit te tij Ai jep me perpikmeri dhe qarte kufite e Camerise tone. Tregon fare qarte per banoret e saje qe nuk ishin greke por "barbare" (jo greke)dhe pa haruar ta emeroje kete krahine me emrin e saj te lashte CAMERI?!

    CHAMERI-UM Ja dhe pershkrimi i tij:

    ..."The fleet sailed from Leucas, and, arriving at the mainland opposite Corcyra, came to anchor at Cheimeri-um in the country of Thesprotia. Cheimeri-um is only a harbor, above it, at some distance from the sea, in that part of Thesprotia,...Another river, the Thyamis, forms the boundary of Thesprotia and Cestrine, and the prmontory of Cheimerium runs out between these two rivers. Here the Corinthians anchored and formed a camp...The Corinthians on their part were supported by a large force of barbarians, which collected on the mainland; for the inhabitants of this region have always been well disposed towards them......Most of these were recovered by them and conveyed to Sybota, a desert harbour of Thesprotia, whither their barbarian allies had come to support them."....
    Ja pra fakti dhe e verteta 2500 vjecare e emrit te Camerise qe eshte fshehur qellimishte nga greket e ligje. Po historianve tane si u ka shpetuar nje rast i tille kaq i qarte e domethenes?!Te jete valle e gjith kjo nje lajthitje e studiuesve dhe historianve tane qe nuk e kane pare nje fakt te tille?? Eshte fare e qarte: Nje mohim i qellimshem i histories dhe identitetit tone qe behet me keqedashje si nga greket e ligje por dhe nga sherbetoret tane te mjerre. Turpi qofte me ta. Emertimi i krahines shqiptare te Camerise eshte shume me i vjeter se emertimi (Epir).
    Popullsia came eshte e vetmja prove e gjalle qe verteton qarte atoktonine shqiptare te Epirit jugor. Kjo eshte dhe arsyeja e vertete e masakrimit barrbare te popullsis came nga qenerit greko-fanariote. Ata zagare, me masakerat e tyre kunder Camerise u perpoqen te zhduknin njehere e pergjithmone proven e vetme te identitetit shqiptar te Epirit jugor.

    Hakmaria e Thesproteve

    Rrenjet e Camerise jane te thella e te lashta. Gjurmet e saj te para i sheh ne kohen e Homerit. Thesprotet e lashte jane parardhesit e camerve dhe trashegimtaret e banoreve te pare (para-henore) pellazgeve te lashte. Ne Iliaden e Homerit, nepermjet gojes se Odises (merria e perendis Posedon e hodhi gjysem te vdekur ne brigjet e Thesprotise), Homeri i famshem e pershkruan kete treve si me te begaden e me nje pasuri perrallore. Banoret e Thesprotise ishin shtatelarte, luftetare te zote e te pamposhtur, lundertare te famshem qe me zotesine e tyre dinin ti benin balle merrise e terrbimit te perendise se deteve. Nje mbreteri qe shkelqente nga floriri, nje mbreteri qe kishte marre fame nga tempulli i Dodones. Nuk kishte udhetar qe kalonte mes tokes thesprote e nuk perulej e tregonte respect ne tempullin madheshtor te Dodones se lashte. Ne kete tempull te famshem ra ne gjunje e kerrkoi bekimin e te madhit Zeus dhe Hakili prijesi i Mirmidonve, qe morri fame ne muret e Trojes e theu ne dyluftim princin e pa thyeshem Hektorin, djalin e Priamit, zotit te plotfuqishem te Trojes. Po ne kete tempull te lashte lypi meshiren e Zeusit te Madh edhe Odisea i famshem, para se te kthehej ne Itaken e tij ku e priste prej 15 vjetesh Penellopa e bukur.
    Odiseja i raskapitur dhe i pashprese ra ne gjunje para mbretit te thesprotve. Meshire per jeten e tij kerkoi. Ndihmen e kundertarve te famshem Thesprot kerkoi nen kembet e mbretit qe me varkat e tyre te shpejta ta conin Odiseun ne Itaken e tij. Mes dinakerise se tij dhe ndihmes se perendeshes Athina, ai arriti te binde mbretin e thesproteve qe urdheroi lundertaret e tij te lundronin drejt Itakes me Odisen te mbushur me florinj e dhurata. Por merria e thesprotve per Odisene qe e madhe. Ata nuk mund t'ia falnin atij shkaterrimin e Trojes. Si mund te falin ata njeriun qe dogji dhe shkaterroi Trojen e famshme, njeriun qe gjakosi ne pabesi trimerin e luftetarve te paepur trojane dhe ktheu ne robina gjith vashat trojane. Trojanet rrenjet e tyre i kane nga Dardania, atje ku sot shtrihet Kosova trimerresh.
    Kush nuk e di kete fakt, le ti hedhe nje sy Iliades dhe te ndalet per pake caste tek momenti kur Mbreti Priam i Trojes i tregon princit Hektor gjeonologjine e tij qe nga DARDANI. Pra, thesprotet ishin nje gjak me Trojanet, kjo qe dhe arsyeja pse varketaret e fuqishem thesprote kundershtuan urdherin e mbretit te tyre dhe prane Itakes kerkuan ta vrisnin Odisene.

    Ja dhe fakti:

    "Iliada Homer: ... From Thesprot mariners, a murderous crew. To thee, my son, the suppliant I resign; ...Half breathless 'scaping to the land he flew..From Thesprot mariners, a murderous crew.To thee, my son, the suppliant I resign"

    Ishte perendesha Athina, mbrojtesia dhe shpetimtaria e dinakut Odise qe fshehtas e zgjidhi nga litaret te perkedhelurin e saj dhe e fshehu nga syte e thesprotve.
    Ja pra se sa e thelle ka qene ndarja mes shqiptarve dhe grekeve qe nga lashtesia.

    Dodona jone e lashte

    Ne rrenojat e tempullit te famshem te Dodones se Camerise (harruar e abandonuar nga qeverite greke) ndodhen rrenjet tona, ndodhen rrenjet e shqiptarve te lashte, zoterve te vertete te ketyre tokave.Qyteterimi i hershem dhe i lashte i Dodones, nuk ka asnje gje te perbashket me qyteterimin e lashte egjyptiano-greko-fenikas te zbuluar ne Krete, ne vendin e origjines se grekeve barrbare. Ky nuk eshte konkluzioni im si shqiptar, por eshte konkluzjoni i arkeologeve te famshem qe me syte e tyre kane pare qarte ndryshimin midis dy qyteterimeve. Konkluzioni eshte fare i qarte: greket e ligj, mythologjine e tyre te quajtur "Greek Mythology" e kane vjedhur nga Ilirjano-Thesprotet dhe e tjetersuan ne greke. Ja dhe fakti:

    "According to Servius, the ancient commentator on Virgil, Dodona is so out of place for the entire Greek sites that the only explanation is that Greek Mythology 'stole' this from the northern land, belonging to the tall Illyrians".

    Kjo eshte dhe arsyeja pse te gjitha qeverite greke prej kohesh kane ndaluar cdo kerkim ne Dodonen tone. Me kete gje, ata perpiqen te mbuloin me dheun e harreses cdo gjurme e cdo fakt qe mund te dale nga konturet e ketyre rrenojave. Ata e dine fare mire; cdo zbulim i ri qe mund te zbulohet ne Dodonen tone do te tregoi fare qarte rrenjet e saje qe s'jane "greke" por Ilire.

  2. #72
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Vendndodhja
    ........
    Postime
    309
    Grekomania – Mihal Grameno

    Dija është sot vegla më e shëndoshe e njerëzimit edhe e qytetërimit, se me dijen kanë harirë të ndryshojnë jo vetëm faqen e dheut po edhe naturën, se gjithë ç’na shohin sytë e na deëgjojnë veshët, janë të çpikurat e mendjes së njeriut. Gjithë me dijen harinë të xbutin kafshët e shpesët gjer në një shkallë, sa sot i sjellin njerëzimit ato më të mbëdhatë shërbime.
    Me dijen harinë gjithë kombet e dheut të qytetërohen, të përparojnë edhe të rojnë të lumturë në këtë botë. Prapë me dijen harinë të shpëtojnë njerëzimn’ nga reziku i vdekjes, duke gjetur mikrobet e tmeruarë të oftikës, kolerës, murtajës edhe gjithë sëmundjeve!
    Pra, kur çuditemi me këto të çpikura të dijes, nuku munt të mos qëndrojmë e të habitemi që qysh kjo ditë nuku mundi të gjenjë edhe mikrobne të grekomanisë?!
    Edhe megjithëqë kjo sëmundje ësht’ë re në Shqipëri, po, duke mos marë masa kundra saj, kishte zënë të përparojë e gadalë të rënjoset, edhe zot’i math e di sa thesare do të kishte, po të mos zgjoheshin e të kupëtonin reziknë e t’i gjenin një derman shqipëtarët këti mikrobi të tmeruarë.
    Grekomanija, është një sëmundje e rezikçime që shëmbëllen me gangrenën, të cilënë, po s’more masa të repta që në krye, je i dënuar për vdekje!
    Grekomanija është përhapur në krye, si shpëtimi tonë, grekomanija është përhapur, në krye, si copëtimi tonë edhe kësisoj nuku vërenin reziknë po përkundra e pushtonin, kur, tani 30 vjet, u çfaq faqezaj këjo sëmundje në Shqipëri.
    Mikrobet të grekomanisë këtu në Korçë, ku kanë qendrën, i prunë, jo korçarët po ca fanatikë pa ndjenja njeriu ose të shitur, nga Athina e Greqisë edhe kështu hodhë grindjen e zihjen midis vëllazërisë që kanë patur gjithë jetën korçarët.
    Shumë keq më vjen të përdor fjalë si «trathëtar» e «i shitur» edhe aqë më shumë për vëllezër shqipëtarë, po faji është i atyre, të cilët janë berë vegla e të huajve edhe armikët e kombit të tyre. Qysh munt ta nemëronj e quanj klikën ose kamarillën e Mitropolisë me Efrem Gjinin nga Elbasanin edhe Jani Dardhën me &-inë?1
    Nukë se s’janë korçarë pa flas për këta, po këta janë shkakëtarë e gjithave ç’kanë ngjarë e ngjasën në Korçë. Qysh mundet njerës të mbaruarë në shkollat e larta të jenë kundra kombit tyre, përveç se janë të shitur?
    Një komp pret shërbime nga të këtillë njerës e jo intriga e armiqësi. Në thënçin se me këtë mënyrë duan t’i sjellin dobi kombit, këjo i lakuriqëson edhe më tepër që s’janë tjatër gjë përveç propagandistë të grekomanisë, se tjatër soj qysh munt të mbushin qëllimnë, kur kërkojnë të ndajnë orthodhoksët nga muhamedanët e nga katolikët?
    Po propaganda e tyre duket faqezaj që është pas programit të megali idhesë, që të na grekosin e të humbasim gjuhën e bukur tonë, si e panë që më s’mbeti lugë për grekërit në Bullgari, Rumani dhe Serbi.
    Mos muhamedanët u trazuan në punërat e kishës e të shkollavet të orthodhoksëvet? Përse atëherë, kur kishin e kanë qëllim të mirë, e ndaluanë lëçitjen e ungjillit edhe të tjerave që thuheshin shqip? E mallëkonin me katran gjith’ ata që kuxonin të thonë që janë shqipëtarë?
    Ç’ishin gjith’ ato amenda2 (geza)3 që u epnin fëmijës për çdo fjalë që thoshnin shqip?
    Zoti Efrem muntë më mirë të ndalonte Elbasanasit, të cilët lëçitnin edhe sot në kishrat shqip, a s’janë dhe ata orthodhoksë? Falje zotit, i cili s’na la të gjurmojmë këtë udhë të shtrembër e të njohim njëri-tjetrin. Mjerisht, gjenden akoma nga vëllezërit korçarë që gjyrmojnë këtë kamarille, edhe kjo është një turp i math! Është koha që të hapin sytë e të gjykojnë të drejtën për të mirën e mëmëdheut e të vëllazërisë, andaj bënj thirje duke lutur të hiqni dorë nga grekomanija e tjatrë sëmundje si kjo, që të mos lini emër të shkruar me katran.
    Sa për trathëtoret istorija do t’u ruajnë çpërblimnë që meritojnë!…
    «KORÇA», Korçë, nr. 11, 8 maj 1909. Autori: M.G. (Mihal Grameno).
    E njëjta gjëndje ekziston dhe sot një shekull më pas…

  3. #73
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527
    Shtrembërime të historisë së Epirit nga Akademia e Athinës

    Profesor Kristo Frashëri:



    Cilët qenë banorët e Epirit të lashtë? Shqiptarët dhe grekët, pasardhës të ilirëve dhe helenëve të lashtë, banojnë në fqinjësi me njëri-tjetrin që nga periudha parahistorike. Gjatë shekujve kufijtë midis vendbanimeve të tyre nuk kanë qenë asnjë…herë të prera nga pikëpamja e përkatësisë etnike të banorëve. Kjo ka ndodhur ngase këto vise kanë qenë më tepër se 2000 vjet nën strehën e perandorive shumëkombëshe, të tilla si Perandoria Romake, Perandoria Bizantine dhe Perandoria Osmane, të cilat lejonin lëvizjet e fiseve dhe të kombësive brenda kufijve politikë në kërkim të vendbanimeve të reja. Si kudo, edhe këtu në brezin anësor të vendbanimeve të shqiptarëve dhe të grekëve u krijuan vise me banorë të përzier nga të dyja etnitë. Një nga këto zona kufitare me popullsi të përzier shqiptare dhe greke ka qenë dhe vazhdon të jetë treva e quajtur nga helenët e lashtë Epir, nga shqiptarët e sotëm Çamëri. Me sa dihet, bashkëjetesa për mijëra vjet e banorëve të të dy etnive në të njëjtën trevë gjeografike, nuk ka shkaktuar në të kaluarën asnjëherë konflikte etnike midis tyre. Kjo kuptohet po të kemi parasysh se të tria perandoritë e mëdha që kanë sunduar mbi ta si perandori shumëkombëshe, e trajtonin nënshtetasin si burim fisku dhe si gregar fetar, por jo si militant nacionalizmi. Puna ndryshoi kur në shekullin XIX lindën shtetet e pavarura ballkanike. Kjo për arsye se lindja e tyre përkoi me shfaqjen e lakmive nacionaliste. Pikërisht në atë kohë lindën edhe lakmitë e qarqeve nacionaliste greke për të aneksuar Epirin dhe më tej viset e Shqipërisë së Jugut. Qarqet qeveritare të Athinës dhe historianët helenë që qëndrojnë prapa tyre i konsiderojnë të drejta lakmitë e tyre nacionaliste ndaj viseve shqiptare. Madje, qarqet kishtare ortodokse të Greqisë nuk ngurrojnë t’i quajnë këto pretendime të drejta, të shenjta. Si rrjedhim, luftën për aneksimin e viseve shqiptare ato e kanë ngritur në nivelin e një kryqëzate fetare. Përkundrazi, kur ndonjë historian shqiptar i kundërshton pretendimet greke dhe ngul këmbë se ndër banorët e Shqipërisë së Jugut ka vetëm një minoritet të vogël banorësh grekë, në Ath-inë shpërthejnë britmat se në Tiranë po ringjallet nacionalizmi shqiptar. Për të justifikuar lakmitë e tyre nacionaliste ndaj viseve që nuk u përkasin, qeveritarët e Athinës dhe prapa tyre historianët helenë kanë botuar deri sot me qindra punime kushtuar historisë së Epirit ose aspekteve apo momenteve të ndryshme të historisë së tij. Prej tyre meriton të veçohet botimi me pretendime shkencore që ka dalë nga shtypi në Athinë kohët e fundit. Fjala është për trajtesën që Akademia e Athinës botoi kohët e vona në anglisht në format të madh prej 480 faqesh, nën drejtimin e përgjithshëm (general editor) të M. B. Sakellariut, me titull “Epirus 4000 years of greek histori and civilization” (Epiri 4000 vjet histori dhe qytetërim grek), Athinë 1997. Botimi i përmendur që tani kemi në tryezë ndryshon nga moria e botimeve të mëparshme nga tri pikëpamje – trajton nga pikëpamja kohore në mënyrë integrale historinë e Epirit gjatë 4000 vjetëve; e dyta, në të kanë marrë pjesë autorë ndoshta më të shquarit e historiografisë greke të ditëve tona; e treta, nga pikëpamja e përgjegjësisë shkencore, politike, morale mban vulën e Akademisë së Athinës, e cila pavarësisht nga emri që mban, është Akademia e Shkencave jo e Athinës, por e Greqisë. Ne kemi menduar se tani që Greqia ka disa dhjetëvjeçarë që është bërë anëtare e Bashkimit Evropian, do ta ketë zbutur sadopak dozën e nacionalizmit dogmatik agresiv, të paktën në fushën e historiografisë, e cila e ka karakterizuar në të kaluarën. Duke kaluar nëpër duar këtë punim me veshje tipografike dinjitoze, botuar në pragun e shekullit XXI, po shohim me keqardhje të thellë se historiografia greke e ditëve tona në vend që të bëjë hapa përpara drejt objektivizmit, racionalizmit, iluminizmit shkencor, qëndron e gozhduar pas dogmatizmit të sëmurë, nacionalizmit të mbrapshtë dhe politizimit të skajshëm të historisë. Kjo dobësi vihet re në trajtimin e të gjitha epokave, periudhave dhe temave të historisë së Epirit. Natyrisht është e pamundur që në një shkrim të shkurtër të vihen në dukje të gjitha shkeljet që përmban ky vëllim në fushën e faktologjisë dhe të metodologjisë shkencore të historisë së Epirit. Për këtë arsye, do të ndalemi vetëm në dobësitë kryesore, për të cilat nuk mund të heshtim. Këtë radhë do të përqendrohemi te dobësitë që të vrasin sytë kur lexon kapitujt e historisë së lashtë të Epirit. Ne kemi pritur që me dobësitë e kësaj periudhe të merren historianët shqiptarë të specializuar në problemet e historisë së lashtë të Epirit. Arsyeja përse ata heshtin është puna e tyre. Heshtja e tyre nuk ia heq të drejtën çdo qytetari të interesuar për ndriçimin e historisë së Shqipërisë, që të thotë fjalën e vet. Prirja nacionaliste në trajtimin e historisë nuk është e re te qarqet politike dhe shoqërore greke. Dihet se nga pikëpamja politike Greqia e re lindi në vitin 1821. Në atë kohë, qarqet politike, shoqërore, intelektuale helene kur shteti grek ishte ende në shpërgej ishin ushqyer nga dy mëndesha ideologjike – nga kultura racionaliste, iluministe, demokratike e Greqisë antike dhe nga kultura dogmatike, nacionaliste, teokratike e Perandorisë Bizantine. Dihet se këto dy faktorë të fuqishëm kulturorë nuk pajtoheshin midis tyre, për arsye se njëra ishte në thelb pagane, liberale dhe demokratike, kurse tjetra ishte kristiane dogmatike dhe perandorake. Në këtë ballafaqim të dyja ideologjitë kishin të përbashkët vetëm gjuhën greqishte. Përkundrazi, nga periudha historike ato qëndronin me shekuj larg njëra-tjetrës. Vetëkuptohet se presionin më të fuqishëm në brezat që ndërmorën revolucionin grek e ushtruan për shkak të afërsisë kohore, komponentët e ideologjisë bizantine. Përkundrazi, komponentët e ideologjisë klasike ishin një kujtim i largët, pothuajse të panjohura nga brezat që ndërmorën revolucionin çlirimtar grek. Megjithatë, nga bota klasike greke kultura bizantine përvetësoi vetëm poemën e Homerit mbi luftën e Trojës. Poema homerike u bë në një farë shkalle Ungjilli i dytë pedagogjik, i cili u mësonte brezave grekë se atë që nuk mund ta fitonin me trimëri, mund ta realizonin nëpërmjet Kalit të Trojës me dredhi. Dredhinë si komponent të identitetit grek e ka përjetësuar që në shekullin I p.e.s. poeti i madh romak Virgjili në poemën e tij të pavdekshme “Eneida” (II, 49) me vargun me të cilin prifti trojan Laokont i porosiste bashkëqytetarët e tij që të mos e pranonin si dhuratë kalin grek: “Timeo danaos et dona ferentes” (Trembem nga greku, edhe kur të jep dhuratë). Qarqeve politike të Greqisë së re u pëlqeu përkëdhelia e Katerinës së Madhe, caresha ruse e shekullit XVIII, e cila preferonte që në Bosfor të sundonte më mirë kamillafi i patrikut ortodoks sesa turbani i sulltanit islamik. Me fjalë të tjera, ajo i nxiste grekët e rinj të rimëkëmbnin Perandorinë Bizantine me kryeqytet Kostandinopojën mesjetare dhe jo me Athinën e Perikliut. Natyrisht që kjo nxitje ndikoi shumë në aspiratat që patën shtetarët e Greqisë së re. Por ëndrra e mëkëmbjes së Bizantit mesjetar, siç dihet dështoi. Madje, historia e shtetit të ri grek është historia e dështimeve të njëpasnjëshme. Stambollin e humbi përgjithmonë. Nga Azia e Vogël hoqi dorë e turpëruar nga disfata ushtarake. Thrakën lindore nuk e përfshiu dot. Edhe Maqedoninë veriore kaq të lakmuar prej saj nuk e shtiu dot në dorë. Gjithashtu në aneksimin e Qipros dështoi. Në Epir siguroi vetëm shkëputjen e gjysmës së saj jugore. Megjithatë, lakmitë që ka Athina nuk janë shuar. Ajo ka nevojë të domosdoshme për një fitore. Për fitore ka më tepër se kurdoherë nevojë tani që është e mbytur në borxhe. E vetmja shpresë për të korrur fitore i kanë mbetur – një fitore morale me Maqedoninë për ta detyruar të ndryshojë emrin dhe një fitore territoriale me Shqipërinë për të shkëputur prej saj autonominë e “Vorio-Epirit”. *** Si argument për të shkëputur autonominë e “Vorio-Epirit”, ajo përpiqet të argumentojë pa prova bindëse se Epiri historik, ku, sipas saj, bëjnë pjesë qarqet e sotme të Gjirokastrës dhe të Korçës, ka qenë që në agimin e historisë dhe vazhdon të jetë edhe sot tokë greke. Për këtë qëllim, ajo ka venë dhe vazhdon të verë në lëvizje armatën e historianëve të saj. Artileria më e fundit që ajo ka vënë në veprim në këtë mes është monografia e përmendur e Akademisë së Athinës, botuar më 1997. Monografia e përmendur e Akademisë së Athinës ka përsa i përket historisë antike të Epirit, një veçori të cilën nuk e kemi ndeshur më parë. Historianët grekë, kurdoherë krenarë për të kaluarën e tyre të lashtë, kanë preferuar që historinë e tyre “zyrtare” ta shkruajnë ata vetë. Kjo sepse, sipas tyre, historianët jo grekë nuk janë në gjendje ta kuptojnë dhe ta realizojnë këndvështrimin se historia e helenizmit është thelbi i historisë së Greqisë. Këtë radhë puna ka ndryshuar. Historinë e helenizmit parahistorik, protohistorik dhe klasik në monografinë e përmendur akademike e ka shkruar një historian anglez – Nicholas G.L.Hammond, në atë kohë profesor në Universitetin e Bristolit, Angli dhe njëkohësisht profesor honorar në Universitetin e Janinës, Greqi. Vetëm pasi i lexon kapitujt të cilët trajtojnë qytetërimin helenik në Epir, mëson arsyen përse kolektivi i historianëve grekë ka preferuar t’ia besojë profesorit britanik pjesën e parë të vëllimit. Nga mënyra se si ai e ka trajtuar historinë e lashtë të Epirit, N.G.L. Hammond ua ka tejkaluar grekëve në vlerësimin apollogjetik të helenizmit në Epir. Ne e kemi njohur nga afër Hammondin, gjatë vizitës që ai bëri në Shqipëri më 1972. Nuk e patëm të vështirë të bindeshim se ai nuk e fshihte mospërfilljen ndaj historisë shqiptare të së kaluarës dhe të së tashmes. Ai kërkonte me ngulm të gjente me çdo kusht çdo thërrmijë të kulturës greke në Shqipëri dhe nuk pranonte të merrte në konsideratë asnjë gjurmë kulturore ilire, edhe kur këto objekte qenë me shumicë. Kur ne i sugjeronim të shihte objektet ilire të ekspozuara në muzetë tona, ai përgjigjej: “Nuk më interesojnë objektet ilire, më interesojnë vetëm gjurmët helene”. Edhe pyetjes sonë se si mund të vlerësohet një gjurmë e veçuar greke në morinë e objekteve ilire, të zbuluara në të njëjtin vend, ai përsëri përgjigjej: “Unë nuk merrem me objektet ilire, unë merrem vetëm me kulturën greke”. Kjo mospërfillje ndaj kulturës ilire bie në sy gjatë gjithë paragrafëve që kanë dalë nga pena e tij. Le ta trajtojmë më nga afër historinë e Epirit të lashtë. * Gjurmët më të hershme arkeologjike të jetës njerëzore në truallin e sotëm të Greqisë dhe Shqipërisë të ndriçuara deri tani na çojnë në fundin e Paleolitit të mesëm, më saktë në fundin e të ashtuquajturës periudhë musteriane. Në historiografinë botërore mbisundon pikëpamja se për mijëra vjet me radhë banorët e kësaj periudhe qenë fise baritore shtegtare, të cilat lëviznin në kërkim të kullotave për tufat e tyre. Edhe gjatë Paleolitit të vonë në këto treva vazhduan të banonin fise baritore shtegtare. Përderisa ishin fise shtegtare, për përkatësinë e tyre etnike as që mund të bëhet fjalë. Puna ndryshoi në periudhën e Neolitit, kur fiset shtegtare në sajë të bujqësisë u shndërruan në popullata sedentare pavarësisht se krahas tyre vazhduan të ekzistonin fise shtegtare stinore. Në fund të periudhës së Neolitit kur shoqëria njerëzore arriti pjekurinë e saj, fillon afërsisht 6000 vjet më parë edhe historia e qytetërimit në trevën e Epirit. Se cilët qenë këta banorë të hershëm të Epirit, çfarë gjuhe flisnin dhe cila ishte përkatësia e tyre etnike nuk mund të thuhet me siguri. Ata duket se bënin pjesë në grupin e madh të popullatave të cilat në mijëvjeçarin e fundit të Neolitit banonin në brigjet veriore të detit Mesdhe. (Gazeta Shqiptare, 07/08/2011 ) (Vijon nga numri i kaluar ) Shumica e historianëve, gjuhëtarëve, etnologëve dhe antropologëve mendojnë se popullatat që banonin në periudhën e fundit të Neolitit gjatë brigjeve veriore të detit Mesdhe bënin pjesë në popullatat e grupit etnogjuhësor mesdhetar. Nga tradita historike dihen dhe disa emra fisesh apo popullatash të kësaj epoke, si: lelegë, karianë, frygë, iberë, tirenë, oskë, umbrë, etj, etj. Gjurmët e qytetërimit mesdhetar në truallin e Shqipërisë së sotme janë zbuluar në liqenin e Maliqit. Se cilat nga këto popullata të grupit etnogjuhësor mesdhetar banonin në viset e sotme të Shqipërisë dhe të Epirit është vështirë të thuhet. Rreth 25 shekuj para erës sonë kur u mbyll epoka e Neolitit dhe nisi epoka e metaleve, rrjedha e jetës njerëzore në mbarë pjesën jugore të Gadishullit Ballkanik përfshirë dhe trevën epirote pësoi ndryshim. Faktori që shkaktoi këtë ndryshim qe dyndja në këtë trevë e popullatave të reja, të cilat për disa erdhën nga deti, për disa nga toka. Mendohet se vatra e tyre fillestare ka qenë në Rusinë e sotme jugore, në trevën midis Detit të Zi dhe Detit Kaspik, aty ku u mbrujtën popullatat e familjes së madhe etnogjuhësore indoevropiane. Pikërisht nga kjo trevë filloi shtegtimi grupe-grupe dhe kohë pas kohe i popullatave që sot njihen si pjesëtarë të familjes etnogjuhësore indoevropiane. Të parët që u shkëputën nga vatra e tyre fillestare qenë hititët, të cilët morën drejtimin e Jugut dhe u vendosën në Azinë e Vogël, në afërsi të qytetërimit mesopotam. Të dytët shtegtuan drejt Perëndimit dhe u vendosën në pjesën jugore të Gadishullit Ballkanik në afërsi të qytetërimit egjean. Këta qenë indoevropianët e parë ose siç quhen ndryshe protoindoevropianët. *** Dyndja e tyre në Epir vërtetohet ndër të tjera nga shfaqja e një riti të ri varrimi, që ka dalë prej kohësh në dritë gjatë zbulimeve arkeologjike. Janë varret tumulare ose siç quhen ndryshe varret kurgane, të zbuluara kryesisht në pjesën jugperëndimore dhe perëndimore të Gadishullit Ballkanik. Banorët e rinj të vdekurit i shtrinin në tokë pa hapur gropë dhe pastaj i mbulonin me dhe. Kur pjesëtarët e tjerë të familjes patriarkale vdisnin, trupat e tyre vendoseshin mbi tumulin e paraardhësit të tyre. Kështu veprohej edhe për brezat pasardhës. Me kohë, varreza e një bashkësie ose e një familjeje të madhe patriarkale kthehej në një kodër, latinisht tumulus, rusisht kurgan, shqip tumë. Në fillim të mijëvjeçarit II p.e.s., pra në fillim të epokës së Bronzit, pjesa jugore e Gadishullit Ballkanik pësoi një valë të re dyndjesh popullatash indoevropiane. Dëshmi për këtë dyndje është fakti se popullatat e reja nuk përdornin varrezat tumulare, por praktikonin varrosjen e të vdekurit në gropë. Këta qenë popullatat helene, të cilat u shtrinë në viset e banuara më parë nga pellazgët, pastaj kaluan edhe nëpër ishujt e Egjeut, madje edhe në Azinë e Vogël. Nga fundi i epokës së Bronzit në Gadishullin Ballkanik u dukën ilirët, të cilët zunë vend në veri të Helladës dhe në pjesën perëndimore të Gadishullit Ballkanik. Ka kohë që jo pak historianë dhe gjuhëtarë të kohëve moderne banorët e hershëm protoindoevropianë, të cilët u vendosën në viset e sotme të Greqisë, Epirit, Shqipërisë dhe Maqedonisë, i quajnë pellazgë. Në fakt, apelativin pellazgë e kanë përdorur mijëra vjet më parë vetë historianët dhe shkrimtarët e vjetër grekë, pas tyre romakë. Do të shkonte tepër gjatë po të rreshtonim këtu të gjithë ata autorë të vjetër grekë, të cilët i dallojnë në mënyrë rigoroze pellazgët nga helenët dhe nga ilirët. Asnjëri prej tyre nuk ka prurë argumente bindëse që t’i identifikojnë pellazgët me grekët apo me ilirët. Helenët kanë bashkëjetuar me pellazgët, kanë marrë prej tyre elementë të qytetërimit pellazgjik, derisa i asimiluan, ashtu si pellazgët nga ana e tyre asimiluan popullatat e mëparshme mesdhetare. Asimilim do të thotë huazim elementësh kulturorë, por jo identifikim etnik. Dihet se nga përplasja e dy identiteteve njëra prej tyre zhduket. Pikërisht, këtu qëndron shtrembërimi kryesor i historianit britanik Hammond në veprën e përmendur mbi Epirin. Ai nuk i trajton pellazgët si një kombësi më vete. Sipas tij, pellazgët qenë helenë të mirëfilltë. Në sajë të këtij identifikimi të shpifur ai ka gatuar një konkluzion që nuk e kemi dëgjuar asnjëherë – se helenët nuk kanë shtegtuar në Ballkan në fillim të epokës së Bronzit, as pesë shekuj më parë kur shtegtuan protoindoevropianët e hershëm, por janë pjellë e historisë së truallit grek. Pra, sipas tij, helenët kanë qenë vazhdimisht në truallin ballkanik dhe se epiteti që Homeri u jep pellazgëve si popullatë hyjnore u takon pa mëdyshje helenëve. Këtë hamendësim N. Hammondi e shtrin edhe kur flet për Epirin. Nuk i mohon njoftimet që përmban letërsia klasike mbi praninë e pellazgëve në Epir. Por, nga ky hamendësim Hammondi nxjerr konkluzionin se helenët kanë qenë në Epir që kur shfaqen varret tumulare, pra që kur vërtetohet prania e pellazgëve në trevën epirote. *** Pavarësisht se ka dijetarë që nuk e pranojnë se pellazgët qenë bartësit e kulturës tumulare – tashmë apelativi pellazgë përdoret në mënyrë konvencionale si emri i protoindoevropianëve të hershëm, të cilët banonin në Gadishullin Ballkanik para grekëve dhe para ilirëve. Historianët dhe gjeografët e vjetër grekë dhe romakë pohojnë se banorët më të hershëm të Epirit qenë pellazgët. Madje, njëri prej tyre, Plutarku (shekulli II), thotë se pellazgët e hershëm që banonin në Epir quheshin thesalë. Sipas tij, pellazgët në Epir erdhën fill pasi ndodhi përmbytja mitologjike e Noes, e cila sipas Biblës, ka ndodhur në kohët parahistorike (Pyrrhus, 1,1). Plutarku njofton gjithashtu se një nga veprat e pellazgëve të hershëm kur ata erdhën në Epir, ishte ndërtimi i faltores së Dodonës, një nga faltoret më të famshme të kohës antike, gërmadhat e së cilës janë zbuluar 18 km në jug të Janinës. Themelimin nga pellazgët të faltores së Dodonës në trevën e Epirit e përmend për të parën herë poeti epik grek, Homeri. Ai thotë për të: “O Zeus, mbret dodonas e pellazgjik, që banon larg/ që kujdesesh për Dodonën me dimër të ashpër/ ku për rreth janë selët / aty banojnë fallxhorët që nuk lajnë këmbët e flenë për tokë”. (Iliada, XVI 233 e 234). Straboni, gjeografi grek i shekullit I, i cili ka njoftime për Epirin më të pasura se çdo autor tjetër antik, shkruan: “Shumë autorë të vjetër edhe fiset epirote i kanë quajtur pellazgjike, sepse ata (pellazgët – K.F.) shtriheshin deri në Epir”. (Libri V. 2,4). Straboni shkruan gjithashtu: “Orakulli i Dodonës, sipas Eforit, është ndërtuar nga pellazgët. Për pellazgët flitet se kanë qenë më të vjetrit nga të gjithë ata popuj që kanë sunduar në Helladë. Hesiodi thotë se Dodona dhe Lisi ishin qendra e pellazgëve”. Straboni shton më në fund se popullsitë që banonin rreth e rrotull Dodonës qenë barbarë, pra jo grekë. Nga Straboni del se Dodona ishte ndërtuar në një truall të banuar nga pellazgët, pra jo nga grekët dhe se më vonë u përfshi në kufijtë e Molosisë, pastaj të Thesprotisë – dy fiset kryesore të Epirit, të cilët sikurse do të shihet më tej, ishin me përkatësi etnike ilire. Këtë e përforcon edhe Skimni (shek. III-II p.e.s.), i cili shkruan: Në Molosi “është edhe Dodona/ faltore e Zeusit, themeluar prej pellazgëve/ Në viset e brendshme banojnë barbarë të përzier/ për të cilët shtojnë se banojnë pranë faltores”. (V, 448). Herodoti, historiani i parë i Greqisë së vjetër (shekulli V p.e.s.), shkruan se në fillim pellazgët adhuronin perënditë e tyre, por nuk i njihnin me emra. Kur panë se në Egjipt perënditë kishin emra të veçantë, vendosën që edhe ata t’i pagëzonin perënditë e tyre me emra të veçantë. Para se të vendosnin, erdhën në Dodonë dhe pyetën orakullin, i cili u përgjigj se mund t’i quanin perënditë me emra të veçantë. Gjithnjë sipas Herodotit, më vonë helenët i morën nga pellazgët emrat e perëndive. Nga njoftimet që japin autorët e vjetër grekë dalin këto konkluzione: se asnjë autor antik grek nuk pohon se banorët e Epirit të lashtë qenë grekë; se pellazgët dhe grekët qenë dy kombësi të ndryshme; se qendra kryesore shpirtërore e pellazgëve, faltorja e Dodonës, ndodhej në zemrën e trevës epirote; se praktikën e pagëzimit të perëndive me emra të veçantë grekët e morën nga pellazgët. Shkurt, pellazgët banonin në Epir para se të shfaqeshin në Ballkan helenët dhe ilirët. Megjithëse historikisht nuk vërtetohet prania e helenëve në Epir, historianët grekë janë gozhduar prej kohësh pas pikëpamjes se grekët kanë banuar në këto vise që në agimin e historisë. Ndër historianët grekë të Paraluftës zgjodhëm K. Gjerojanin, mbasi trajtesa e tij përfaqëson në mënyrë koncize, më mirë se të tjerat, vizionin që kishte historiografia greke mbi Epirin antik në periudhën midis dy luftave botërore. Ai ngul këmbë se faltorja e Dodonës është gjithsesi greke, mbasi grekët qenë pasardhësit e pellazgëve. Si rrjedhim, praninë e pellazgëve ai e identifikon pa të drejtë me praninë e grekëve në Epir. Siç dihet, identifikimi i pellazgëve me helenët ka qenë një tezë romantike e historianëve grekë të kohëve të reja, tezë të cilën sipas mendimit të përgjithshëm, koha e ka marrë me vete. Edhe dëshmia e dytë e tij se autorët antikë pohojnë se banorët e rrethinave të Dodonës i përkisnin fisit “Hylloi”, është ndërtuar mbi një premisë të pasaktë. Orvatja e K. Gjerojanit për ta lidhur emrin “Hylloi” me emrin “helenë”, është e nxituar. Sipas dijetarëve të linguistikës historike, kjo lidhje është artificiale. Përkundrazi, ata shohin te emri “Hylloi” – ¾ëëïé te Skilaksi (220); Hyllis te Plini Sekundi (3, 22); Õëëßò te Eustathi (384), – një apelativ ilir që ka në rrënjë fjalën “yll”, i cili nga ana e vet ka lidhje gjithashtu me fjalën shqipe “hyjni” (perëndi). Shkurt, pohimi i tij se “epirotët kanë qenë gjithmonë dhe nuk pushuan asnjëherë së qeni grekë (Îëëçíåò)”, është një deklaratë retorike e cila, nuk ka mbështetje as logjike, as dokumentare. (M.E.E. vol. XII, f. 326). Në lidhje me përkatësinë etnike të banorëve të Epirit në mijëvjeçarin II p.e.s, ne prisnim që Hammondi të sillte argumente pak a shumë të besueshme në vend të deklaratave retorike të Gjerojanit. Por, për fat të keq, edhe ai shkel në truallin e hamendësimeve. Sipas Hammondit, e folmja e popullatave të varrezave tumulare apo të kulturës kurgane, pra e folmja e popullatave protoindoevropiane që mbuluan Epirin në fund të mijëvjeçarit III p.e.s. ose në fillim të mijëvjeçarit II p.e.s. mund të ishte sa ilirishtja, aq edhe greqishtja. Nuk ka dyshim, shton ai, se në veriun e largët krerët kurganë flisnin një formë të hershme të ilirishtes, kurse në Epir, thekson ai, gjuha e tyre ishte “ndoshta” greqishtja (pra një etnikon me dy gjuhë!). Megjithatë, më poshtë Hammondi e thotë prerazi se krerët kurganë ishin greqishtfolës. Si dëshmi ai sjell varrezat tumulare që janë zbuluar në Helladikun e Mesëm (1900-1600 vjet p.e.s.), në disa vise të Greqisë së sotme qendrore dhe në disa pika të ndryshme të Peloponezit. Por, siç e pohon edhe vetë historiani britanik, varrezat tumulare u përkasin krerëve kurganë dhe jo shtresave të gjera të popullsisë. Ai shkruan: “Ishin krerët kurganë të Shqipërisë dhe Leukasit, të cilët sollën varrimin tumular në Greqinë jugore dhe themeluan aty shumë prej qendrave mikene, të cilat siç mësojmë nga deshifrimi i Shkrimit Linear B përdorën greqishten si gjuha e klasës sunduese”. (It was the Kurgan leaders of Albania and Leukas who brought tumulus-burial to southern Greece and founded many of the Mycenaeau centrues which, as we know from the decipherment of the Linear B. Script, used Greek as the language of the rulin class). (Epirus, f. 36). Sipas tij, dëshmi se popullata greqishtfolëse shfaqen në Epir 2100 vjet p.e.s. janë sëpatat për luftë prej guri me vrimë, të cilat janë zbuluar edhe në stacionin e Maliqit pranë Korçës. Pra, nga një sëpatë me vrimë zbuluar në Maliq del, sipas tij, se në pellgun e Korçës në fund të mijëvjeçarit III p.e.s. popullatat ishin greqishtfolëse (!). Ne gjithashtu, e kemi të vështirë ta besojmë bindjen që ka Hammondi se tërësia e objekteve miniane, të cilat shfaqen në Epir në fund të Helladikut të hershëm, janë prodhuar nga fiset e para greqishtfolëse, të cilat u vendosën në Epir, gjithnjë sipas tij, siç e tregojnë dëshmitë arkeologjike, paqësisht. Më tej N. Hammond thotë pa na sjellë asnjë argument bindës se krerët e varrezave tumulare e përhapën helenizmin nga Maqedonia në Epirin e Jugut, pastaj nga Epiri i Jugut në Epirin e Veriut, ku dihet se mbisundojnë stërkat malore. Ai nxjerr konkluzionin krejtësisht hipotetik se qysh në Helladikun e Mesëm gjuha greqishte u shtri në një trevë, në Epir, prej së cilës ajo nuk do të nxirrej më kurrë (Many of them may have joined in the southwards movement which was to establish what we call Mycenaean civilization and to introduce the Greek language into an area from ëhich it was never to be ousted). (Epirus, f. 36). Nuk kuptohet se si popullatat kurgane qenkan përhapur nga jugu në veri, kur dihet se tipari kryesor i shtegtimeve të popullsive gjatë Parahistorisë, Protohistorisë dhe Antikitetit ka qenë të paktën përsa i përket Gadishullit Ballkanik nga veriu drejt jugut, pra drejt Egjeut. Kjo për arsye se Egjeu ka shërbyer si pol magnetik për hir të ujërave të tij të ngrohta, por ca më tepër për epërsinë e tij kulturore. Që këtu fillon, mendon Hammondi, historia e pandërprerë 4000-vjeçare e helenizmit në provincën e Epirit. Sikurse shihet, ky është një supozim i cili ka në themelin e vet jo argumentin shkencor, por një prapavijë.
    Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  4. #74
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527

    çfare Donte Te Bente Venizellosi Me çamet

    ÇFARE DONTE TE BENTE VENIZELLOSI ME ÇAMET


    Shkruan Abedin rakipi



    Në një nga takimet që kryeministri grek, Lefter Venizellua pati më 1933 me guvernatorin e Janinës dhe me komandantin e divizionit VIII të vendosur në Janinë, u tha: - “Përse i vrisni çamërit me zhurmë?
    - Se ata s’duan ta ulin kokën nën hijen e flamurit grek; nuk i nënshtrohen pushtetit tonë.
    - Po ne ata po i therim me pambuk e ju vini daullet që t’i dëgjojë tërë bota!.
    - Si ta kuptojmë këtë , shkëlqesi?
    - Ne u kemi hequr atyre të drejtën dhe mundësinë të shkollohen në gjuhën e vet amtare. Pra u kemi lënë vetëm dy rrugë: Ja të venë në shkollat tona, ja të ngelen pas bishtit të bagëtive. Po mësuan në shkollat tona, ne do t’i dërgojmë me detyra shtetërore larg vendit të vet: në Thrakë, në Gjirit etj. Atje do të martohen me një greke, fëmijët e tyre, duan s’duan do të bëhen grekër. Këta do plaken dhe do vdesin diku nëpër Greqi. Kështu shqiptarësia e tyre vdiq së toku me ta. Po të mos pranojnë të shkojnë në shkollat tona, për të jetuar do të detyrohen doemos të shkojnë me qe, me lopë, me dhën, me dhi. S’u mbetet udhë tjetër. Po ndoqën këtë udhë, atëherë më thoni ju: Kush e drejton, njeriu lopën a lopa njeriun?
    - Doemos njeriu.
    - Eh, njerëz mbetemi ne e ata lopë. Pra jemi ne që do t’i drejtojmë ata e jo ata ne”.(Kujtime të Musa H. Demit).

    Ky fjalim i Venizellos eshte shkeputur nga Enciklopedia Jugshqiptare dhe tregon qarte planet qe ishin bere gati prej vitesh per shfarosjen dhe zhdukjen e identitetit çam. Venizellosi flet qarte dhe i ve çamet perballe dy mundesive
    1) Te studiojne ne shkollat greke dhe pasi te kene perfunduar studimet te transferohen ne nje vend te larget te Greqise, ku duke qene te izoluar dhe te martuar me nje greke, te bejne qe femijet e tyre te behen greker(si nena e tyre) duke zhdukur nr kete menyre çdo gjurme te shqiptarise dhe besimit islam te babait pas vdekjes se tij.
    2) Duke i mbyllur me dhune shkollat ne gjuhen shqipe, çamet qe refuzonin ne shkonin ne shkollat greke nuk kishin mundesi tjeter perveç se te vazhdojne jeten te pashkolluar, duke u bere ne kete menyre barinj me lope dhe dele siç e thote Venizellosi. Ne kete menyre duke qene te perjashtuar nga shkollimi ata beheshin kafshe dhe komandoheshin nga barinjte greke te shkolluar si Venizellosi me shoke.

    Le te ndalemi pak ne keto dy aspekte per te analizuar gjendjen e çameve ne kontekstin politik te pas-pavaresise se Shtetit Shqiptar dhe me pas ate qe ata kane perjetuar qe nga viti 1913 deri ne vitin 2008.

    Si u arrit roberimi intelektual i çameve nga qeveria greke dhe qarqet shoviniste kryqtare-athino-fanarite?

    Historiani dhe folkloristi çam Ibrahim D. Hoxha raporton si me poshte:

    Për shndërrimin e çamërve të robëruar në grekë, në vitin mësimor 1933-1934 qeveria greke ishte duke përdorur -veç të tjerave- edhe 205 shkolla fillore e 7 të mesme.(Shënime mbi Çamërinë”, T., 1940, fq. 20-21). Lukë Karafili, kryemësuesi i shkollës qendrore të q.a.”Ç” në shkresën me dt. 3.7.1933 dërguar I.A.Q.GJ. dhe M.A. vërente: “...Në të gjitha fshatrat shqiptare rreth kufirit greko-shqiptar qeveria greke ka hapur shkolla. Disa syresh janë me 3-4 mësues, për të grekëzuar çamërit e mjerë, të cilët patën fatkeqësinë të gjënden nën zgjedhën e tyre...”. Vetëm në Filat kishin ngritur disa shkolla: foshnjore, fillore, plotore etj. Jan K. Minga në shkresën me dt. 4.7.1931 dërguar M. A. shkruante: “I bëjmë të ditur asaj P.T. ministrie gjithë veprimtarinë arsimore të qeverisë greke që ka zhvilluar në Çamëri për zhdukjen e gjuhës shqipe me anë të shkollave të çelura në çdo katund ku flitet shqipja. Edhe në më të voglin fshat ku flitet gjuha shqipe ka çelur shkolla foshnjore për djem e vajza që të moshave 3-4 vjeç. Pas urdhërit të dhënë gjithë organeve të shkollave fillore, përdorimi i gjuhës shqipe është rreptësisht i ndaluar brenda dhe jashtë shkollës si edhe rrugëve”; madje “edhe brenda në shtëpi”.(Raport me dt. 8.8.1930 i n/prefektit të n/prefekturës së Çamërisë dërguar M.P.Br.). Kjo e vërtetë përmendet në kujtimet e tyre edhe nga Mamo Habibi prej Arvenice e sheh Hashimi: “Pushtetarët grekë ndëshkonin rëndë ata që kapnin me libra shqip dhe urdhëronin që edhe nëpër shtëpitë të flitej vetëm greqisht. Mirëpo, ndryshe nga sa kërkonin ata, popullata çame: myslimanë vazhdonin të flisnin kudo gjuhën amtare, shqipen”.
    Remzi Mustafai, përfaqësuesi i qeverisë shqiptare në Janinë, në shkresën me dt. 8.9.1929 dërguar M.A. shënonte: “Shumë familje nga viset irredentiste të Çamërisë duan të dërgojnë djemtë e tyre nxënës në internatin e Sarandës apo në një tjetër internat të shtetit”, por i pengon qeveria greke”.
    Mbështetur në të drejtën ndërkombëtare mbi arsimimin në gjuhën amtare, të përcaktuar në marrëveshjen e arritur më 1920 në Sevër, të pranuar dhe nënshkruar edhe nga qeveria greke, çamërit vazhduan të kërkonin çeljen e shkollave të veçanta shqipe. Në lutjen me dt. 10.12.1934 dërguar sekretarit të L.K., Jozef Avenolit, thuhej: “Ne paria e banorëve të Çamërisë që ndodhemi në Epir...i përkasim pakicës shqiptare në territorin e Greqisë, kërkojmë që qeveria greke, e cila që prej 14 vjetësh ka nënshkruar traktatin e Sevrës për arsimimin e pakicave, të çelë shkollat shqip në krahinën e Çamërisë me shpenzimet tona;... popullsia që banon në trojet e veta të zaptuara nga shteti grek, ka që nga 1913-ta që nuk ka hapur asnjë shkollë shqipe”. Kjo lutje është nënshkruar nga: Abaz Sejkua, Abdul Prronjua, Abedin Bakua, Ahmet Fejzua, Bilal Xhafua, Emin Zania, Hajredin Prronjua, Halit Veseli, Hamdi Demi, Hasan Sejkua, Haxhi Shehu, Isa Saqja, Madan Sherri, Mehmet Abdurrahmani, Mehmet Buza, Mustafa Abazi, Qamil Musai, Qazim Saliu, Qerim Bakua, Resul Mustafai, Riza Zequa, Sulo Taka, Uzeir Sherri, Xhelo Skëndua dhe Xhevit Husa.
    Drejtoria Politke e M.P.J. në shkresën e vet me dt. 17.4.1935 dërguar përfaqësuesit të qeverisë shqiptare në Londër e njoftonte se një përfaqësi e përbërë prej 72 krerësh çamër më 29.3.1935 sekretarisë së P.L.K. i kishte dërguar një ankesë me të cilën kërkonin çeljen e shkollave shqipe në Çamëri. Thuhet edhe se kjo ankesë në L.K. kishte bërë “përshtypje të thellë”.(A.Q.SH. F. 251, dos. 394, fq. 1). Kryeministria në shkresën e vet dërguar kryetarit të dërgatës së qeverisë shqiptare pranë L.K. në Gjenevë, një ndër 3 detyrat i përmendte çështjen e shkollave shqipe në Çamërinë e robëruar. “...të mos harrohet lehtazi premtimi që na dha n’emën të qeverisë së tij ministri grek përsa i përket shkollave në Çamëri. Dhe veçanërisht disa shpjegime, se qysh kujtojnë ta venë në veprim këtë dëshirë të tyre. P.sh: sa shkolla, ku, me ç’trup arsimor, me çfarë librash, me çfarë shkronjash...?”.(A.Q.SH. F. 251, dos. 401, f. 1-2).
    Veprimet e mbrapshta të qeverisë greke shkaktuan jo vetëm zemërimin dhe urrejtjen e popullatës shqiptare të skllavëruar prej tyre, por edhe të çdo atdhetari tjetër shqiptar. Në mbrojtje të të drejtave kombëtare të shqiptarëve të nëpërkëmbura nga kr. a-f. u vu edhe shtypi i përditshëm dhe i përkohshëm shqiptar. “Ndërgjegja Kombëtare”(Halim Xhelua -I.D.H.), në fletoren “Politika” nr. 36(Vlorë, dt. 20.9.1923, fq. 1-2), shkruante: “...kur çamërit ndiqen, rrihen e vriten, kur s’u lihet nga qeveria greke asnjë abetare shqipe e kur fshatrat shqipfolëse i lënë pa shkolla, në Vurg e në Dropull mbahen nga shteti ynë 40 shkolla greke e janë të lirë të çelin me të hollat e tyre të tjera”. Kurse “Vetë Zoti”(Musa Demi -I.D.H.) në fletoren “Demokratia”(Gjirokastër, dt. 11.8.1927, fq. 1), ndër të tjera shkruante: “Kur një grusht grekofonësh, bujq të Vurgut të Delvinës ka çelur 50 shkolla dhe ka emëruar 2 deputetë grekofonë, ne çamërit, zotërit e këtij vendi, jo vetëm s’kemi as deputetë, as shkollë, as kryetar bashkie, as nënshtetësinë, por edhe bukën, kafshatën na e kanë marrë nga goja dhe duan të na vdesin...”. Gazetën “Demokratia” që vjen në Prevezë, “ e këndojmë fshehurazi dhe me frikë të madhe...”. Kurse në fletoren “Telegraf” nr. 61(Tiranë, dt. 11.9.1927, fq. 2), po V.Z, pasi qortonte qeverinë shqiptare dhe e këshillonte që ndaj qeverisë greke të ndiqte një politikë më kundërvënëse për çështjen çame, shkruante: “Ç’politikë ndjek Greqia duke shfarosur çamët? Ç’qok ushqen Athina, kur ne u kemi çelur 70 shkolla një grushti grekfolësish në Gjirokastër dhe kur ajo mohon të drejtat edhe më elementare të rracës shqiptare?”. Në fletoren “D” dt. 1.X.1921, fq. 1, thuhet se M.P.G., Mihalakopulli, dërgatës shqiptare pranë L.K. i ishte zotuar se me t’u kthyer në Athinë, do të urdhëronte që në Çamërinë e robëruar të çeleshin shkollat në gjuhën amtare të vendësve. Të njëjtin zotim kishte marrë para L.K. që në marsin e vitit të shkuar edhe ish-M.P.J. Rrufua. Po, si zotimi i këtij edhe i të parit kishin avulluar si zëri në shkretëtirë. Duke qënë para zotimesh të zbrazta, shkrimshkruesi me të drejtë vërente: “Kur z. Rufo gënjen tërë antarët e Shoqërisë së Kombeve, vallë punë e pamundur do të jetë që Mihalakopulli të mos i mbajë premtimet që i dha dërgatës sonë? Asfare!”. Koha vërtetoi katërcipërisht pabesinë e ministrave dhe të krejt qeverisë greke. Mehmet Konica, në letrën e vet dt. 14.4.1928 të botuar në fletoren “T” dhe në “D” dt. 21.4.1928, fq. 3, pasi përmendte gjakësitë dhe tmerret e tjera të grekëve gjatë viteve 1913-1917 në viset shqiptare brenda kufirit shtetëror të shkelur nga ushtria dhe pushteti grek, theksonte: “Shqiptarëve nënshtetas grekë që ende s’i ka dëbuar dot, u grabit pasurinë, u merr shtëpitë dhe i lë rrugëve të vdesin urie; ndalon Kryqin e Kuq Shqiptar t’u dërgojë të ngrëna. Mohon që në Çamëri ka shqiptarë....Eshtë e tepërt të shtojmë që në Çamëri a gjetkë s’ka asnjë shkollë shqipe...”
    Shoqëria e Lindjes së Afërme dhe të Mesme me qendër në Londër, duke vërejtur me shqetësim sjelljen e papërgjegjshme të qeverisë greke ndaj pakicës kombëtare shqiptare brenda shtetit grek, ngriti zërin para L. K. Në një shkrim të vetin të nënshkruar nga kryetari, Henry Benthek, n/kryetari, Lémintos dhe E. H. Bennuposhrnsu dhe të botuar në fletoren “The Times” dt. 7.6.1928, shënonin: “Në mars 1926 M. Rrufua, M.P.J në Greqi u duk para Këshillit të L.K. dhe pohoi prerazi se ankimet shqiptare ishin të arsyeshme dhe mori përsipër që të zhdukte çdo masë ngushtuese(të drejtash) të cilat ata i kishin ushtruar. Po kalojnë dy vjet dhe qeveria greke nuk ka bërë ndonjë hap për të përmbushur këtë zotim zyrtar Prandaj guxojmë të themi se për K.L.K. -para të cilit u bë ky premtim- ka ardhur koha që të ngulë këmbë mbi përmbushjen e shpejtë të tij...Ne besojmë se një zgjidhje e shpejtë dhe e drejtë e përdorimit të pakicës shqiptare në Greqi është një çështje që kërkon drejtësi ndërkombëtare dhe që drejtpërsëdrejti i takon nderit dhe emrit(autoritetit)tëL.K.”. (“D” , dt. 30.6.1928, fq. 1). Në të njëjtin numër të kësaj fletoreje, nën kryerreshtin “Dielli nuk mbulohet dot me shoshë”, shkruhej: ”...Sadoqë Greqia ka nënshkruar një akt ndërkombëtar për të respektuar të drejtat civile, politike e kulturore të pakicës sonë, përsëri vazhdon me këngën e Mukës...Në fjalën e tij mbajtur në Dhomën e Komuneve të Anglisë z. V. A. Cazalet tregoi me argumente barbaritë greke që po bëhen në kurriz të pakicës shqiptare në Greqi”. Shënon edhe se fjala e deputetit anglez ishte botuar po në «The Times». Përfaqësuesi qeveritar grek në Londër, Dhimitër Kaklamanua, me qëllim që të zbehte qoftë edhe sadopak përshtypjen e keqe ndaj qeverisë së tij, botoi po në “The Times” një shkrim ku përpiqej me “sofizma dhe fjalë pa kuptim”.(“D”, po aty). Në një letër të dërguar prej Filati nga “Krivova” shkruhej: “Arsimi?! Eshtë një fjalë e thatë, e cila në veshët e pakicës shqiptare të Çamërisë tingëllon ëndërr. Nuk lejohet çelja e asnjë shkolle shqipe. Pakica shqiptare është e dënuar të vazhdojë jetën e saj nën errësirën e maskës së qytetërimit grek!”.(“D”, dt. 13.9.1930, fq. 2). Në po këtë fletore (dt. 25.XI.1934, fq. 1), thuhet se një përfaqësi çame ditë më parë Sekretarit të L.K. i pati kërkuar “të disponojë mjetet e nevojshme për të konstatuar në vend që pakica shqiptare në Greqi nuk ka asnjë shkollë në gjuhën e vet dhe se asaj i është mohuar çdo e drejtë tjetër”.
    Me qëllim që t’u prisnin hovin ankuesve me anën e frikës dhe të tmerrit, pushtetarët grekë organizonin vrasjen e atdhetarëve që guxonin të ngrenin zërin para L.K dhe botës së qytetëruar. Ndër ata që e pësuan ishin edhe Omer Muhua nga Grikëhori dhe Abedin Damini nga Koshovica e Poshtme. I pari shoi në mënyrën më lemeritëse: i prenë veshët, hundën dhe shqisat e organet e tjera. I dyti shoi pas disa orë kllapie, i grirë nga disa plumba.(Të dhëna nga një letër e shkruar nga “Goliku”, botuar në “D.” dt. 26.12.1936). “Goliku”, duke bërë fjalë për të dytin, shënonte se atë e vranë sepse ai “është një prej anëtarëve që kërkojnë çeljen e shkollave shqipe në Çamëri dhe që për këtë ide dha jetën”. Shumë të tjerë i burgosën e edhe më shumë i internuan; ndër ta ishin edhe Agush Damin Metja, Qazim Saliu e Xhelal Skëndua nga Nista, Haki Musa Sejkua, Musa Hamit Demi, Usni Abazi etj. etj.
    Më 23.2.1936 një përfaqësi çame qeverisë greke i paraqiti një tjetër kërkesë të nënshkruar nga 150 krerë. Si përherë edhe në këtë parashtresë kërkohej çelja e shkollave shqipe, të veçanta nga ato greke dhe me mësues të caktuar prej përfaqësuesve çamë. Për të dalë nga pylli nëpër shtigjet e dëshiruara prej saj, qeveria greke u përgjegj se për rrethet e Filatit dhe të Gumenicës kishte caktuar 4 mësues: 2 grekfolës dropullitë dhe dy rrenegatë korçarë të strehuar që kushedi se kur në vathat asfaliane brenda shtetit grek. Të 2 rrenegatët korçarë qeveria greke i paraqiti si të dërguar nga mbreti Zog. Popullata nuk i pranoi “mësuesit” e shtirur dhe rikërkoi dërgimin e mësuesve nga qeveria shqiptare. Meqë paudhësia e sapopërmendur s’i eci, qeveria greke në Paramithi e gjetkë nxiti veglat e saj të mblidhnin nënshkrime çamërish, të cilët gjoja i dashkëshin ata 4 mësues si për gjuhën shqipe edhe për gjuhën greke.(Shkresa me dt. 2.3., 7.3 dhe 13.3.1936 dërguar M.P.Br. nga prefekti i Gjirokastrës. A.Q.SH. F. M.P.Br:, dos. 5).
    E vënë pandërprerje nën trysninë e përfaqësive çame, të qeverisë dhe të shtypit shqiptar dhe ndërhyrjen e vagët të L.K., qeveria greke kur me rënkime e kur me gulçime, më në fund u shtrëngua të lëshonte disi fillin shqipembytës; u zotua se lejonte çeljen e 5 shkollave. Përfaqësia qeveritare shqiptare në Athinë, duke qënë në dijeni të vorbullës greke mbi këtë çështje, që më 15.I.1936 i kishte paraqitur qeverisë greke që mësuesit e të 5 shkollave në fjalë të ishin vetëm shqiptarë çamër të arsimuar në shkollat e shtetit shqiptar. Në parashtresë përmendeshin edhe emrat e të 5 mësuesve të caktuar prej saj si edhe shkollat në të cilat ata duhej të jepnin mësim. Mirëpo qeveria greke nuk i miratoi.(Kujtime të Refi Prronjos).
    Meqë kërkesat tejet të ligjëshme të palës shqiptare qeverisë greke nga një vesh i hynin, nga tjetri i delnin, një përfaqësi 15 krerësh çamër u detyruan të shkonin në Athinë dhe i riparashtruan qeverisë greke kërkesën për lejimin e çeljes së shkollave shqipe. Ndryshe nga sa kërkonte përfaqësia çame, qeveria greke me shkresën nr. 37580/3460 dt. 31.5.1937 njoftoi se nuk lejonte hapjen e shkollave të veçanta shqipe; lejonte mësim shqip 2-3 orë në javë në shkollat greke, vetëm për nxënësit myslimanë. Në kushte krejtësisht të pabarabarta ndërkombëtare, qeveria shqiptare më në fund(1936) u shtrëngua të pranonte si të keqen më të vogël kushtet e vëna nga qeveria greke.
    1. Mësimi në gjuhën shqipe lejohej vetëm në 10 vendbanime shqiptarësh islamë: Filàt, Grikëhùar, Karbunâr, Lops, Mazrrék, Nìstë, Smàrte, Sollopì e Vrohonà.
    2. Mësimi në gjuhën shqipe lejohej vetëm në shkolla fillore shtetërore greke.
    3. Mësuesit duhej të ishin shqiptarë me nënshtetësi greke të paraqitur nga bashkësia e shqiptarëve çamë islamikë, po të emëruar nga ministria greke e arsimit, duke marrë parasysh që më parë edhe mendimin e përfaqësisë qeveritare shqiptare në Athinë. Me atë rast u shënuan edhe emrat e 3 mësuesve të tjerë.
    Mirëpo qeveria greke vuri si kusht që librat shkollore të shtypeshin në Greqi, po këtë kusht qeveria shqiptare nuk e pranoi. Dhe për vitin shkollor 1938-1939 dërgoi në Çamërinë e robëruar 1000 abetare, 500 libra këndimi për klasën II dhe 20 gramatika për klasën III. Vëç të 10 mësuesve të mëparshëm, qeveria shqiptare atë vit shkollor emëroi edhe 2 të tjerë: Gani Vesel Demin dhe Hasan Iljaz Çeçon. Drejtimi i shkollave të Filatit dhe rrethit të tij iu besua myftiut të atëhershëm, Mehmet Zeqirja Shuhos nga Shùlashi.
    Qeveria greke fjalën “lejë” e përdorte vetëm sa për të thënë “shtyhu, pa takohemi”, me një fjalë: “po, po” e gurë në trastë. Dhe kjo sepse s’kishte se kush t’i shtrëngonte rripat dhe ta detyronte të përmbushte detyrimet ndërkombëtare që kishte marrë përsipër që më 1920 në marrëveshjen ndërkombëtare të Sevrës; më në fund lejoi të jepeshin nga një orë në ditë për dy ditë të javës. Po, për të mos u dhënë as ato dy orë, drejtorët e shkollave greke -doemos sipas udhëzimeve të organizmave eprore të tyre- shpiknin lloj-lloj pengesash të paudhta. Ndër më të shëmtuarat kanë qenë edhe këto: librat që dërgoheshin prej qeverisë shqiptare censuroheshin nga organet e caktuara greke, griseshin ato pjesë që s’u pëlqenin dhe pasi të vuloseshin, dërgoheshin nëpër drejtoritë e shkollave. Drejtorët, në vend që t’ua jepnin mësuesve shqiptarë për t’ua shpërndarë nxënësve, edhe pasi merrej vesh se kishin ardhur, me hiçkëla nga më të shpifurat i mbanin nëpër depot e shkollave. Qiteshin prej andej vetëm pas aq e aq ankesash dhe nga ndonjëherë pas ndërhyrjes së përfaqësuesit të qeverisë shqiptare. Një paudhësi tjetër ishte edhe ajo e ngrënies së orës së mësimit, nëpërmjet të zgjatjes së orës greqisht para asaj shqipe. Kur binte zilja për të dalë, mësuesi grek i mbante nxënësit në klasë 15-20 minuta. Kurse zilja për fillim binte 15-20 minuta me vonesë. Kështu që sa hynte mësuesi shqiptar në klasë, binte zilja për të dalë. Për të rrëzuar këtë pengesë, sipas këshillës së mësuesve shqiptarë, prindërit i porositën fëmijët e vet që, kur të binte zilja e pushimit -pas së cilës do të fillonte mësimi greqisht- të mos delnin nga klasa dhe kështu në minutat që duhej bërë pushim, vazhdonte mësimi shqip. Pasi ngrënia e orës së mësimit dështonte, shpiknin pengesa të tjera; një prej tyre ishte edhe ajo e shetitjes në orën e mësimit të shqipes. Qazim Malko Alushi nga fshati Gùrrëz, dëshmon: Në shkollën e fshatit tënë vejën 51-52 djelm e vashaz. Më 1937 u lejua të ipeshin di orë mësim shqip në javë, po edhe këto ua haj drejtori. Çish do bënej mësusi i varfër i shqipes!?. Por edhe mësuesit shqiptarë dhe prindërit e nxënësve s’e hanin thatë: Kur paraditja u zihej, ata vinin pasdite. Madje, ndërsa në orët e mësimeve greqisht bënin mungesa të shumta, gjatë orëve të mësimit të shqipes nuk mungonte asnjë. Drejtorët dhe mësuesit grekë që e dallonin këtë dredhi, fryheshin si kokoshë dhe shfrynin tërë mllef: “Shqiptarë të pabesë, të poshtër, mosmirënjohës. Ju doni therur, po ç’t’i bësh qeverisë zemërmadhe e mëshiruese greke që u lë të mësoni në shkollat tona!” etj. Një paudhësi tjetër ishte edhe se, kur emëroheshin mësuesit, shefi i arsimit të rrethit që u njoftonte emërimin, u thoshte: “Ne nuk na hyn në punë në vete a s’vete rregullisht në shkollë e as se si e jep mësimin. Për ne shko kur të duash. Si të shkosh edhe të mos shkosh, rrogën do të ta paguajmë.”(Dëshmi të ish-mësuesve të atëhershëm: Abdul Selfo Mahmut Sejkos, Bejaz Taip Meçit, Fejzi Beqir Sejkos, Sami Alush Muharremit). Madje jo rrallëherë mësuesit i kërcënonin deri në atë shkallë sa i shtrëngonin të lenin detyrën dhe të iknin. Dhe, kur ndonjëri shkonte e ankohej tek shefi i arsimit -i cili ishte në dijeni për sa po ndodhte- jo vetëm që nuk mundësonte kthimin e tij në vendmësim, po me një buzëqeshje më tepër poshtëruese se sa tallëse, i thoshte: “Do kenë qënë gjë djelmuri apo ca të pirë. Kanë dashur të bëjnë gaxhi(qeshin). Kot je frikësuar. Megjithatë bën si të ta marrë mëndja, në daç ktheu prapë atje, në daç mos u kthe. Ti për ne je mësues, rroga do të të paguhet kudo që të jesh”.(Dëshmi e Muhamet Hidir Baliut nga Gardhiqi, dtl. 1879). Dhe ç’ishte edhe më qesharake, mësuesit shqiptar nuk i lejohej as të mbante regjistër për nxënësit e vet e as të thërriste emrat e tyre në klasë për të dalluar mungesat.
    Sa më të shumta, të shpeshta dhe të mëdha bëheshin pengesat, aq më me ngulm përpiqeshin mësuesit shqiptarë dhe prindërit e nxënësve përkatës për t’i kapërcyer. Po, edhe pse ata bënin ç’mundnin të arrinin ku duhej, kishte edhe pengesa të atilla që në ato kushte ishte e pamundur të kaloheshin. Njëra prej tyre ishte numri i madh i nxënësve. Sidomos në qendra të mëdha si Filati, Margëllëçi, Mazrrekët, Arpica, Karbunari, Gardhiqi, Grikëhori etj. s’kishte se si 100 e ca nxënësve t’u jepej mësim nga një mësues i vetëm brenda dy orëve në javë. Prandaj ankesat dhe kërkesat e prindërve të nxënësve për shtimin e orëve të mësimit vazhdonin pandërprerje. Mirëpo qeveria greke qëllimisht e bënte një vesh të shurdhër e një sy të verbër dhe çështjen e tërhiqte zvarrë-zvarrë. Me qëllim që të gjenin qoftë dhe njëfarë mbështetje për plotësimin e kërkesave të tyre, mësuesit dhe prindërit e fëmijëve trokisnin në çdo derë. Një rast i tillë ka qenë edhe ai i mësuesit të atëhershëm Hasan Iljaz Çeços nga Filati, i cili edhe “në emër të shokëve të vet” përfaqësuesit të qeverisë italiane në Janinë i parashtroi çka ai me shokë dëshironin. Përfaqësuesi në fjalë këtë ia bëri të ditur përfaqësuesit të qeverisë së vet në Korfuz. Dhe ky me tejshkrimin me nr. 2086/571 dt. 27.X.1939 parashtresën e Hasan Çeços edhe ndihmën financiare që qeveria shqiptare i kishte dërguar përfaqësisë së saj në Janinë për mësuesit shqiptarë, ia njoftoi M.P.J. në Romë dhe përfaqësisë qeveritare italiane në Athinë.(A.Q.SH. F. 252, dos. 244, fl.2).
    Kërkesën për mësimin e shqipes qeveria greke e mori parasysh vetëm në fillim të 1940-s, falë kërcënimit të qeverisë italiane. Mirëpo kjo gjë ndodhi tepër vonë, sepse në tetor të atij viti shpërtheu lufta greko-italiane.
    Prej tetorit 1940 e deri në shtator 1941 edhe ato pak orë mësimi shqip nëpër shkollat greke u ndërprenë, për shkak të luftës greko-italiane. Gjendja ndryshoi thuajse tërësisht vetëm në vitet 1941-1944, pasi ushtria greke ishte përgjunjur ndaj ushtrive gjermane dhe italiane dhe kur në Greqi pushteti ishte bërë i përbashkët: greko-gjermano-italian; në ato vite pushtetarët grekë në Çamëri nuk ishin më të tërëfuqishëm. Nga një gjendje e tillë përfituan çamërit e besimit islam që deri atëherë ishin tërësisht të shtypur. Meqë gjermanët dhe italianët i shmangeshin ndeshjes me çamërit islamikë, këta nëpër vendbanimet e tyre guxuan të ngrenin shkollat e veta në gjuhën amtare jo vetëm të veçanta nga ato greke, por edhe krejtësisht të shkëputura prej administratës arsimore greke në Çamëri. Në Filat e Margëllëç u çelën shkolla 5-klasëshe, nëpër fshatra -sipas madhësisë- 3 e 4-klasëshe. Në të gjitha përdoreshin librat dhe programet që përdoreshin edhe në shkollat shqipe brenda shtetit shqiptar, përfshi edhe Kosovën. Për drejtimin e atyre shkollave ata ngritën edhe Këshillin Krahinor të Arsimit. Në rrethana të tilla u bë një “hop” dukurisht i dalluar. Këshillat arsimore të rretheve dhe qëndrori(në Paramithi i drejtuar nga av. Spiro Çalluka), vepronin në mënyrë shembullore. Në shkresën me dt. 17.9.1941 dërguar nga Filati zyrës së fashos në Janinë, Fuat Rakipi(mulla Fuati, myfti i Filatit), Usni Abazi, Neshat Demi e Jahja Hasani -anëtarë të atij komisioni- thonë se, pasi kishte arritur koha për hapjen e shkollave, “ne çamët, si shqiptarë që jemi, përgatitëm mësuesit e gjuhës shqipe për të dhënë mësime nëpër shkollat e fshatrave dhe qyteteve shqiptare”. Për të mos u penguar nga italianët, kërkonin lejë nga rrethkomanda “e karabinierisë mbretërore në Filat”. Kërkesa iu dërgua qeverisë shqiptare. Ministri P.F.SH., Tefik Mborja më 1.9.1941 ia përcolli M.A. me këto shënime në fund:
    l. Të kërkohet numri i fshatrave që i kanë kushtet e mbara me pasë shkollë”
    2. Kjo çështje të bisedohet në Këshillë dhe të paktën të dërgohen libra me anë të ndonjë enti”.(Shkresa me dt.3.XI.1941 dhe.dt. 17.XI.1941, A.Q.SH. F. 252, dos. 112/I).
    Në përkujtesën me dt. 5.9.1941: “Rreth gjëndjes së shkollave në Çamërinë e liruar dhe të nevojave të para të tyre” drejtuar ministrit sekretar të arsimit, Ernest Koliqit nga i dërguari i “Komitetit Konsultativ të Çamërisë”, Haxhi Sejkua, thuhej: Në qershor 1941 “filluan të çelen përsëri” shkollat greke, gjoja për plotësimin e “vitit shkollor të mbetur mangut nga shkaku i luftës”. Duke kuptuar këtë dredhi greke, “të gjithë çamërit vendosën të mos dërgojnë asnjë prej djemve të vet për ndjekjen e këtyre shkollave”. Po drejtorët e shkollave në fjalë “paraqitën në karabinierinë e presidios ligjin që dënon prindërit që nuk çojnë fëmijët në shkollë”. Të gjëndur para një veprimi të tillë dhe si mësuan që karabinieria s’kishte ndonjë urdhër detyrimi për fëmijët në fjalë, prindërit e tyre kundërvepruan. Në qendra ku ndodheshin mësimdhënës çelën menjëherë kurse “për mësimin e gjuhës shqipe”. Në fund të kursit(2.8.1941) “pjesëmarrësit e këtyre kurseve” dhanë një shfaqje teatrale me titull: “Çamëria në robëri” dhe kënduan “disa vjersha atdhetare”. Që këto kurse të riçeleshin dhe të bëhej “një punë e mirë” nevojiteshin “20 mësues të tjerë” si edhe fonde për pajisje dhe pagesa për ta. Një çështje që shqetësonte “tërë çamërit, është fati i 20 nxënësve fillorë jetimë -prindërit e të cilëve janë vrarë gjatë luftës nga grekërit- dhe të 7 studentëve kandidatë për në universitetet, të cilët kanë nevojë për bursa”. Në fund shënohej: “Çamëria në ankth pret sa kërkohet më lart”.(A.Q.SH. F.252, dos. 112/I). Në shkresën me dt. 1.8.1942 këshillohet shtetëzimi i shkollave, “meqë pakica s’i mban dot vet”. Veç kësaj do të zbatohej edhe rregullorja e cila në të kaluarën nuk u vu në përdorim për shkak se “nuk asht dashtun të prishen marrëdhëniet politike me Greqinë”.(A.Q.SH. F. 252, dos. 228, dok. 1631/4).
    Në Çamërinë e robëruar shkolla shqipe më vete u çelën vetëm nga shtatori-tetori i 1941-së e mbrapa. Ato nuk kishin kushte për të qënë shkolla të vërteta, sepse mungonte baza mësimore e mbi të gjitha mësuesit e përshtatshëm. Shkolla të tilla u çelën në shumë fshatra dhe disa qytete, por ajo që arriti t’i afrohej disi një shkolle të vërtetë, ishte vetëm ajo e Filatit.
    Në Çamërinë e robëruar para e pas 1941-së dhanë mësim:
    1. Abdul Mehmet Zeqirja Shuhua. 2. Abdul Selfo Mahmut Sejkua. 3. Abedin Adem Bakua. 4. Abedin Haqif Dinua. 5. Bejaz Taip Meçi. 6. Fejzi Beqir Sejkua. 7. Gani Vejsel Shaban Demi. 8. Habib Bakua 9. Habib Hamiti. 10. Hajredin Çufe Muharremi. 11. Hasan Iljaz Çeçua. 12. Haxhi Mete Sejkua. 13. Iljaz Mete Duçja. 14. Isa Abdi Zeqirjai. 15. Isa Abedin Demi. 16. Ismail Feçi. 17. Jahja Daut Kapetani. 18. Jahja Estrefi. 19. Jakup Sulo Çumani. 20. Jasin Halil Mehmeti. 21. Mahmut Çano Ademi. 22. Musa Kasim Rusi. 23. Omer Buqi. 24 Omer Ibrahim Bajo. 25. Qamil Izet haxhi Abdul Sejkua. 26. Qani Shefqet Sejkua. 27. Rakip Isai. 28. Resul Haxhi Çeçua. 29. Rexhep Huso Seiti. 30. Riza Husa. 31. Safet Xhafer Xorrxi. 32. Saliko Jasin haxhi Sadik Hasani. 33. Sami Alush Muharremi. 34. Spiro Nikollë Vllazëroi. 35. Shaban Rakip Duro Bequa. 36. Shefqet Adem Jakup Sejkua. 37. Shuaip Brahua. 38. Thanas Karaçolìu. 39. Veip Ali Demi. 40. Zejnel Hamza Çami.(A.Q.SH. F. 252, dos. 244, fq. 2). Mësuesit me nr. renduer: 1-2, 4-6, 11, 13, 16-20, 22, 24-25, 30, 32-36, 40 janë dekoruar nga Presidenti i Republikës me Urdhërin “Naim Frashëri” të kl. I.
    Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  5. #75
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527
    Libër Dokumentar mbi Çamërinë, “The Cham Albanians of Greece”


    Me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, Instituti i Studimeve për Çamërinë së bashku me Lëvizjen Çame, ditën e Dielë, më date 25 Nëntor, në Hotel Sheraton organizojnë promovimin e librit dokumentar më të rëndësishëm që është botuar deri më tani mbi Çamërinë, “The Cham Albanians of Greece”, nga dy autor shumë të njohur Robert Elsie dhe Bejtullah Destani.

    Libri i cili është botuar në një nga shtëpitë botuese më të njohura britanike bazohet në arkivat më të pasura me dokumenta domethënëse mbi Çamërinë, ato të Lidhjes së Kombeve dhe Misioneve Britanike dhe mbulojnë një nga periudhat më tragjike të historisë së saj.

    Pavarësisht analizës së gjerë me sfond historik, politik dhe ligjor të shumë konflikteve të Ballkanit në vitet e fundit, pak vëmendje i është kushtuar tragjedisë së komunitetit etnik çam.

    Dokumentet e mbledhura së bashku në këtë libër përmbajne të dhëna nga Lidhja e Kombeve dhe Misioni Britanik, si dhe dokumentet e mbledhura nga misionet e tjera diplomatike midis viteve 1913 dhe 1960. Së bashku, ata adresojnë të gjitha periudhat e dëbimit me dhunë të popullsisë çame nga Greqia. Publikimi i këtyre dokumenteve përbën një kontribut historik të pashembullt të historisë së Çamërisë.

    Ky libër do të jetë thelbësorë për studiuesit e historisë së Ballkanit, politikës dhe të drejtave të njeriut. Ai do të ofrojë një pasqyrë interesante në një nga tragjeditë harruar të shekullit të njëzetë.

    Shkurtimisht mbi autorët:

    - Robert Elsie, është një ekspert i njohur ndërkombëtarisht në fushën e studimeve shqiptare. Ai është autor i më shumë se gjashtëdhjetë libra, kryesisht në Shqipëri, kulturën dhe historinë e saj.

    - Bejtullah Destani është një dijetar shqiptar dhe themelues i Qendrës për Studime Shqiptare.
    Ndryshuar për herë të fundit nga EDLIN : 22-11-2012 më 09:00
    Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  6. #76
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527

    Për: Çamëria dhe historia e saj

    Si ju dorëzua Parga Ali Pashës

    Postuar në: Dossier | Me: 25/02/2013

    Fatmir Minguli

    “Refugjatët e Pargës” e autorit italian Giovanni Berchet (1783-1851)

    Vijon nga numri i djeshëm

    Kjo ngjarje tronditëse mori dhenë në atë kohë në gjithë Evropën. Krahas pikturës, ndërmjet të tjerave u realizua poema “Refugjatët e Pargës” e autorit italian Giovanni Berchet (1783-1851), një nga romancierët më në zë të kohës në Itali dhe në Europë. Në parathënien brilante që vetë autori i bën poemës së tij shkruhet:

    “Parganjotët, që ishin nën mbrojtjen e qeverisë angleze, të shoqëruar prej tyre, u ishin dorëzuar Ali Pashës së Janinës, që do të thotë, armikut të tyre, pasi pashai i kishte kërkuar atyre, qeverisë angleze, ndihmë. Kjo është shumë e rëndësishme për t’u kumtuar lexuesve (të poemës, shënimi im F.M ).

    Ky lloj procedimi nuk lejonte lehtësira, sidomos në një epokë, ku shkatërrimi i popujve që ndodheshin në njërin cep apo tjetrin cep të Evropës, nëpërmjet politikës, ishte bërë temë e përgjithshme e bisedave me subjekt të hidhur si edhe subjekt apo motiv i shprehjes së ndjenjave të përgjithshme që nuk shuheshin lehtë. Zemërgjerësia dha provën e saj ndaj viktimave të kësaj tradhtie të pa dëgjuar. Rrethanat prekëse bënë të shpërthejë një dhimbje, megjithëse shumë larg vendeve të tyre. E gjithë kjo u bë subjekt dhe argument i shumë veprave poetike në Angli dhe në Francë. Unë vetëm se kam bërë një tentativë për ta lëvruar këtë subjekt dhe jam munduar ta trajtoj në një mënyrë të re, përsa i përket formës dhe detajeve artistike, pa bërë asnjë përpjekje të parathem të dhëna që synojnë të sqarojnë ngjarjen në mënyrë të veçantë, pra duke mos dhënë asnjë nocion tjetër që gjendet në gjithë gazetat e kohës që flasin për katastrofën e Pargës.

    Ajo që shkruajnë gazetat. gjendet patjetër në këtë krijim, por nëpërmjet aksesorëve të rinj në sfond të historisë dhe të vërtetës dhe që shihet sot si bazë e rëndësishme e gjithë poezive serioze dhe që gjen një mbështetje të fortë në interesin ndaj të bukurës në art, që në një farë mënyrë të lë të nënkuptosh talentin artistik. Në bazë të këtij parimi dhe në përkushtim ndaj ndjenjës që të dikton ngjarja, unë shpresoj pak mëshirë për ngjarjet e kësaj poeme.

    Veçantia e kësaj poeme është historike e që mund të bëjë aluzion, jepet kalimthi duke pasur një përmbajtje të thjeshtë. Ajo qartësohet nga disa citime të dhëna në formë shënimesh në tekstin e poezisë. Lexuesi do të këtë të lehtë të gjejë informacionin më thelbësor të ngjarjes. Unë nuk bëj një protestë, ajo është larg interesave të mia. Popujt e Evropës nuk mund të bëhen armiq me njëri tjetrin dhe aq më shumë sot ku jetojmë në një shtet shtypës. Ose ndjenjë dhimbje dhe ka si arsye dritën e zhvillimit brenda një komuniteti evropian dhe që ka filluar të nxjerrë filiza të shëndoshë. Vendi i veprimit të poemës është ishulli i Korfuzit. Refugjatët që u vendosën këtu, dëshirojnë të kthehen në ishullin e vogël të Paxos-it. Si hyrje të subjektit kam supozuar një refugjat nga Parga në ishullin e Korfuzit. Ai është ulur në breg të ishullit, përballë Epirit dhe vështron me sy të dëshiruar Pargën e tij, çka i shkakton një ndjenjë të madhe pikëllimi.

    Vargjet

    Aty është dhe një udhëtar anglez, Henri, që ka dëshirë të zbresë edhe ai në atë breg.

    Poema fillon me një monolog në anglisht, ku zbërthehet në mënyrë të pabesueshme dëbimi i dhunshëm i parganjotëve, njëri prej të cilëve hidhet nga dëshperimi në det, ndërsa anglezi falej për jetën e tij. Ky është dhe plani i veprimit të poemës, aq i thjeshtë dhe aq i lehtë për t’u kuptuar.

    Unë do të dëshiroja mëshirën tuaj, për të ndarë vullnetarisht një rrezik që mund të na ndjekë pas.

    Po sjell këtu të shqipëruar disa vargje të kësaj poeme nga “ Pjesa e dytë: tregimi”

    Kur Parga dhe populli i saj lulëzonte

    edhe unë shpesh kam shijuar

    dëshirën njerëzore për të qenë me ta.

    Tani e rrëgjuar në hallin më të madh

    e unë ngushëllohem që të paktën të më kthehet

    ajo mëshirë që të tjerët do japin.

    Kjo poeme që u shkrua në 1821, në Paris u publikua në vitin 1823. Për të pati komente të shumta në shtypin evropian të kohës. Ajo u kthye në simbiozën e tablosë së Hayezit.

    Një këngë për parganjotët

    Në folklorin shqiptar të zonës së Sulit ka një këngë që i kushtohet figurës historike dhe patriotike të Brahim Pargës. Ky patriot merrej me pajtimin e hasmërive pikërisht në fshatin Mazrek, emër që i takon kodrës së kështjellës së Pargës, në vitet 1878-1891.

    Në këngë thuhet:

    Brahim Parga si s’u lodhe

    Fshat më fshat kur ti shkoje

    Hasmëritë i bashkoje

    Derë më derë i takoje

    Shkon Brahimi në Mazrek

    mblodhi gjithë kabiletë

    kur arriti te pusetë

    dollnë e pritnë pleqtë

    Mbas fshatit Mazrek, u bënë pajtime në gjithë Çamërinë. Në këtë dokument folklorik duket shumë qartë qenësia shqiptare jo nga toponimet dhe emrat e njerëzve por dhe nga fenomeni shqiptar i hasmërisë.

    Në librin e Hazis Hysenit: “ Nuk harrohet Camëria” nga ku është marrë kjo këngë ka edhe fakte të tilla si:

    “Shqiptarët myslimanë në Greqi ishin në 1922 afro 100 000. Prej këtyre 35000 frymë u përzunë nga të dy prefekturat e Kosturit dhe Follorinës dhe gati 2000 nga Janina, Preveza dhe Parga…”

    ose:

    “… shqiptarët e përzunë përdhunshëm në këtë mënyrë sot janë shpërndarë në krahina të ndryshme të Anadollit ku vuajnë urie, meqenëse pasuria e tyre u grabit dhe u rrëmbye nga Greqia”.

    Kombetare.al
    Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  7. #77
    i/e regjistruar Maska e abica
    Anëtarësuar
    28-08-2009
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    220
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Çamëria dhe historia e saj

    pak Çameri ne rajonin e Fierit dhe Lushnjes ne bisede me studjuesin Enver Kushi
    http://webtv.albanianscreen.tv/pages...i_myzeqese/ALB

  8. #78
    i/e regjistruar Maska e abica
    Anëtarësuar
    28-08-2009
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    220
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Çamëria dhe historia e saj

    nga studjuesi çam me banim ne Gjermani prof.Niko Stillo

  9. #79
    i/e regjistruar Maska e abica
    Anëtarësuar
    28-08-2009
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    220
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Çamëria dhe historia e saj

    Dokumentari per rilindasin çam nga Ninati i Konispolit profesor Hasan TAHSININ

  10. #80
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2013
    Postime
    34

    Për: Çamëria dhe historia e saj

    Te fala Cameris nga Prishtina

Faqja 8 prej 9 FillimFillim ... 6789 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Mosekzistenca historike e "Jezusit" dhe e "Pavlit"
    Nga Qafir Arnaut në forumin Agnosticizëm dhe ateizëm
    Përgjigje: 153
    Postimi i Fundit: 06-03-2015, 11:37
  2. Etimologji sipas Nezir Myrtes
    Nga ZANOR në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 24-04-2014, 19:38
  3. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  4. Perse Duhet Studiuar Historia E Luftes Se Ftohte?
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 14-11-2005, 02:57
  5. Menyrat e shkruarjes se historise (Historia Virtuale)
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-11-2002, 15:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •