Close
Faqja 4 prej 9 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 89
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e LeNNoN
    Anëtarësuar
    07-06-2003
    Vendndodhja
    Bucharest
    Postime
    359
    te pergezoj per kete teme dallandyshe !
    urime !




    LeNNoN !
    You don't lead by hitting people over the head-that's assault, not leadership.

  2. #32
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    24-12-2004
    Postime
    2
    Edhe une te pergezoje. shume interesante

  3. #33
    satakali
    Anëtarësuar
    19-08-2003
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    1
    Mirembrema Ju patriot came merembrema Ti cameria jone
    qe shume nga prinderit tane te lane kur ishin femij te vegjel e vdiqen te brengosur qe prape ste pane.Cdo ore, cdo dite qe kalon duhet ta dishe Ti Cameria Jone me shume te duam me shume te adhurrojme. Rrofte Cameria rrofte Shqiperia e bashkuar me pune e mencuri e drejta do triunfoje.
    Naten e mire Cameri.
    satakali

  4. #34
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-07-2006
    Postime
    82
    Citim Postuar më parë nga dallandyshe
    Kam shume deshire te shkruaj ne vazhdim te kesaj teme por si duket dikush nga moderatoret eshte kunder kesaj dhe mi refuzon postimet.
    Nuk e di pse ?
    e po zonja apo zonjusha Dallendyshe, nëse moderatorët të cenzurojnë për këte
    temë atëherë me të vërtetë bëjnë gabim të madh, për shkak se temë më të rëndësishme në këte forum nuk ka, kur dihet se për çështje çame më parë është shkruar dhe folur fare pak,natyrishtë për shkak të rrethanave në Shqipërinë londineze dhe kosovë.
    Të lutem Z.Dallendyshe vazhdo me shkrimet për tragjedinë dhe dhembjet e
    çamëve sepse nëse nuk mësohet historia ajo përseritet.

  5. #35
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-07-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    69
    dallendyshe,

    kjo qe keni bere, eshte pune fantastike dhe une personalisht e vleresoj jashte mase. edhe nje here shume faleminderit. to lutem vazhdo postimet nqs do keni mundesi.
    Ndryshuar për herë të fundit nga oidel : 17-07-2006 më 00:46

  6. #36
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-07-2007
    Postime
    8
    Ligji i Luftës, si u masakruan dhe dëbuan çamët nga Greqia

    “Çamët janë shqiptarë etnike, shumica myslimane, që kanë banuar historikisht midis Butrintit dhe lumit Akeron, në lindje të maleve të Pindit. Territori ku ata kane banuar ka qenë pjesë e Perandorisë romake e fituar më pas prej Bizantit. Myslimanizimi i shumicës së popullësisë ndodhi gjatë ushtimit otoman. Çamëria dhe terrotiri i saj i është dhënë Greqisë me vendim të Konferencës së Ambasadorëve më 1913, vetëm disa fshatra i mbetën Shqipërisë”.

    Kështu thuhet në një raport të grupit ndërkombëtar të krizave. Çamët u dëbuan në shumicë pas luftës së dytë botërore nga forcar e gjeneralit Zerva me akuzën se kishin bashkëpunuar me nazistët. Ata që u dëbuan lanë pas me mijra të vrarë, burra gra dhe fëmijë që u masakruan nga ushtarët grekë. Me një vendim të parlamentit grek, sipas ligjit të luftës, pronat e tyre u sekuestruan dhe u mbajtën ashtu deri dje kur Gjykata e Lartë vendosi shitjen e këtyre pronave “sepse askush nuk ishte interesuar”. Raporti përcakton se shifra e çamëve të larguar me forcë nga Greqia për në Shqipëri gjatë dhe pas luftës së dytë botërore është rreth 35 mijë vetë. Pasuria që ata kanë lënë pas është shumë e madhe. Sipas vlerësimeve të Zyrës Komisionare Shqiptare, kompetente deri në vitin 1990 për të trajtuar pronat e shqiptarëve jashtë kufijve politikë të Republikës së Shqipërisë, shqiptarë e Greqisë deri në vitin 1940 përveç shtëpive e trojeve, pyje me sipërfaqe 65 mijë hektarë, 108 mijë ha kullota dhe 30 mijë ha tokë bujqesore me një vlerë prej 1 miliardë USD. Ndërsa sipas Shoqatës Çamëria vlera totale e pronave çame në fund të Luftës së Dytë Botërore ishte 340 milion USD dhe që me vlerën e sotme të kembimit vlerësohet 2,5 miliard dollarë, theksohet në materialin e Grupit të Krizave.

    Ligji i luftës
    Greqia miratoi një ligj që sekuestronte pronat e ish-bashkëpunëtorëve të italianëve fashistë dhe gjermanëve nazistë, pasi akuzonte se shqiptarët çamë kishin bashkëpunuar me pushtuesit.
    / 10 02 2006/V.H.

  7. #37
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-07-2007
    Postime
    8
    DJE DJE DJE

    * 1940-1945 Gjermania pushton Cekosllovakine.
    * 1940-1945 Italia dhe Gjermania pushtojne Greqine. ...........
    * 1940-1945 Clirohet provinca e Sudeteve ne Ceki.
    * 1940-1945 Clirohet provinca e Camerise ne Greqi. ...........
    * 1940-1945 Bashkohen Sudetet me Gjermanine.
    * 1940-1945 Bashkohet Cameria me Shqiperine. ...........
    * 1945 Kapitullon Gjermania.
    * 1945 Ripushtohen Sudetet prej Cekosllovakise.
    * 1945 Ripushtohet Cameria prej Grekerve . ...........
    * 1945 Debohen prej Sudeteve 1 miljon Gjermane.
    * 1945 Debohen prej Camerise 400 mije Shqiptare. ........
    * 1945 Masakrohen 200 mije Gjermane ne Sudete prej Cekeve.
    * 1945 Masakrohen 70 mije Shqiptare Came prej Grekerve midis tyre 26 mije femije (tregojne vete bashkekohesit Came).
    * 1946 Cekosllovaket akuzojne Gjermanet e Sudeteve per kollaboracin me Gjermanine.
    * 1946 Greket akuzojne Shqiptaret e Camerise per kolaboracion me Gjermanet.

    SOT,SOT,SOT

    Shteti Cek njeh te gjitha te drejtat e popullsise Gjermane te shperngulur prej provinces se Sudeteve;province kjo ne kufi Gjermani-Cekosllovaki. Te debuarit Gjermane kane te drejte kthimi ne provincen e tyre ne Sudete.Gjermanet qe do te kthehen gezojne te drejten e arsimimit,dyshtetesise rikthimit te pronave,dhe levizjen midis dy shteteve pa problem.........e kunderta ndodh me shtetin shovinist Grek........Ata ashtu si ne te kaluaren nuk po riparojne gabimin e tyre ndaj Shqiptareve Cam.Kaq hipokrite jane sa organizojne simpoziume nderkombetare rreth genocidit Turk ndaj popullsise Armene ne 1915.Po Greket ,shoviniste dje ,sot dhe neser perkrahesit me te zellshem te Milloshevicit mohojne genocidin Cam.Geno- cidin Cam ,Greket e mohojne por ne nuk e harrojme.Po mblidhen fakte per te propaganduar dhe per te informuar opinionin nderkombetar rreth Genocidit te Mohuar Grek ndaj Cameve .Genocidi i mohuar Cam eshte edhe me i prekshem dhe i paharruar kur shovinistet Greke kerkojne 1000 te drejta per mbeturinat e minoritetit Greke ne Shqiperi qe nuk perbejne as 17mije persona dhe mohojne te drejtat normale minimale popullsise Came.Lind pyetja para patrioteve te shumte ne liste? Cfare duhet te bejme per te propaganduar Genocidin e Mohuar Cam i cili nuk i perket vetem periudhes se Luftes se Dyte Boterore por ka filluar qe prej shkaterrimit te perandorise Osmane ne Ballkan ne fund te shekullit te 19. Ajo letra derguar Timesit prej patriotit shume te nderuar Shkelqim Agolli ishte teper kuptimplote.I nderuar Shkelqim ne te ardhmen ju,une, bashke me patriote te tjere duhet te punojme per informimin e opinionit nderkombetar rreth Genocidit te Mohuar Grek ndaj Cameve......eshte amaneti i atyre qe u vrane dhe u dogjen neper malet e Konispolit dhe te Camerise ne kufirin Shqiperi-Shqiperi prej shtetit Grek.Nuk duhet te punojme me ndjenja shoviniste sepse nuk jemi te tille si fqinjet,jemi populli me i lashte ne Ballkan (pothuajse ne Evrope),me gjuhen me te lashte,me nje tradite te lashte ,me nje kulture teper te pasur pra e kam fjalen shume tipare pozitive na kane karakterizuar ne shekuj.Duhet te jemi te ndergjegj- shem qe fqinjet kane mbetur ne shovinizmin e shekullit te 19 por ne duhet te jemi vigjilente per rreziqet e ndryshme qe i kanosen atdheut.Lobi Grek ne bote eshte teper aktiv ,ata kerkojne shkaterrimin e Shqiperise ,por do te deshtojne sepse ne do ta mbrojme atdheun me te gjitha menyrat.............. Konkluzioni

    1) Jashte shtetit kemi shume bashkeatdhetare me dije te mjaftueshme per te informuar opinionin nderkombetar rreth Genocidit te mohuar ndaj Cameve. 2) Lobi grek eshte teper aktiv........kane filluar nje fushate propagandistike ne bote ku me ane te se ciles kerkojne te krijojne tek te huajt idene se jemi njerez primitive dhe nuk dime te drejtojme shtetin.Celulat e lobit Greke jane Washington-Londer-Paris-Bruksel.Celulat e lobit Greke kane njerez te tyre ne median Evro-Amerikane ata kane edhe mjetet financiare .Lobi Grek format dhe metodat e veprimit ka ndryshuar por qellimi i tij eshte i njejte po ai i shekullit te 19 :Zhdukja e Shqiperise.Kjo do te mbetet vetem nje enderr e keqe per ta sepse ne do ti shkaterrojme planet e tyre shoviniste

  8. #38
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-07-2007
    Postime
    8
    Drama Çame përmes diplomacisë së Mit’hat Frashërit


    Drama shqiptare ishte ideuar në tryezat e „zeza“ të Londrës. Ajo do të luhej me tërë reptësinë e vet sidomos në Jugun tonë ku përalla Vorioepirote do të ngulmonte për të hyrë në zyrat diplomatike të kohës si një e vërtetë servuar. Këmbanat e mortës kombëtare kishin filluar të ndëgjohen. Dhimbja e shkëputjes së një gjymtyre skishte mundësi përshkrimi, e sidomos kobi i mëtejm.

    Shkruan: Eugen SHEHU

    Camëria ose thënë Thesprotia e Lashtë, erdhi deri në vitet e para të këtij shekulli me ato tipare unike, të çarta e domethënëse, sociale, kulturore, humane. E shtrirë në pjesë të konsiderueshme në brigjet e detit jon, njerëzit e këtyre viseve të ngjan sëmuarën thellësinë dhe bukurinë e këtij deti por edhe zemërimin e tij atëherë kur në troje shfaqej armiku. Për hir të së vërtetës duhet thënë se veçmas në kohën që sundoi Ali Pashë Tepelena, krahina e çamërisë u shqua për nivele të mëdha shkëmbimesh ekonomike, potenciale ushtarake dhe rritje të dukshme të nivelit të jetesës.
    Pukvil, Lik dhe Bajron në shënimet e tyre për këto treva shqiptare, dëshmojnë veç tjerave edhe për trimërinë dhe aftësitë luftarake të popullit tonë. Natyrisht këto virtyte të shqiptarëve do të përcilleshin nga brezi në brez duke ngjallur njëherazi sëmirën dhe panik të këqinjët.
    Sipas statistikave Turke të vitit 1910, sanxhaku i çamërisë, kishte në vetvehte rreth 61000 shqiptarë (ortodoks dhe musliman ) dhe vetëm një mijë grekë. Ndërkaq në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, Grekët pohojnë nëse kanë në Thesproti vetëm 26000 mijë shqiptarë, numër ky i cili korespondon me shqiptarët musliman. Ndërsa për pjesën tjetër të shqiptarëve ortodoks u luajt paturpësisht me historinë dhe etninë duke i konsideruar ata pa të keq dhe pa asnjë bazë e kriter shkencorë se ishin grekë. Vitet që pësuan coptimin e trojeve shqiptare u suallën egërsisht me çamët dhe çamërinë.
    Veçmas me shqiptarët muslimanë, qeveritarët grekë ja nisën planeve për çfarosjen masive duke kombinuar saktësisht dinakërinë Helene me forcën e pushkëve apo gjuhët e flakëve. Janë dhjetra e dhjetra fshatra të djegura, të shkretuara nga rrënjët, janë mijëra shqiptarë të dëbuar dhunshëm prej trojeve stërgjyshore drejtë shkretirave aziatike. :Ndër.kaq.to.kat..d.he shtëpitë që u shpëtonin fl.akëve ap.o rrëbesheve të gjyl.eve, ktheheshin sa hapë e m.byl.l. sytë si në përal.l.at e l.ashta arabe në prona të hel.enëve pushtues Drama çame tani kishte hyrë në rrjedhën e historisë duke u kujtuar se veç tjerave, shqiptarëve matanë kufirit se ato flakë po të rriteshin më tej do të ishin sigurisht të papërgjegjshëm në lakminë dhe tërbimin e tyre. Është kjo arsyeja që qeveria shqiptare dërgon si përfaqsues të saj në Athinë atdhetarin, trimin, eruditin dhe diplomatin e përmasave të mëdha Mit’hat Frashërin. Kjo nismë e qeverisë së asaj kohe nuk kaloi në heshtje prej atdhetarëve të kohës të cilët shihnin tek personaliteti i birit të Abdyl Frashërit, sintezën e trimërisë, atdhedashurisë dhe zgjuarsisë të emrave të shquar të Frashërllive. Në një letër që mban datën 25.shkurt.1923 shkruhet ;
    „ Bregu i deti (fsh.Vuno) z.Mit’hat Frashëri.Atenë. - Ndonëse fytyrisht nuk nihemi, mjafton porsa që na lidh ideali kombëtar, andaj marim guximin tju shkruajmë gjëra, të cilat, i dini vetë më mirë se kushdo,por simpatia e arsyeshme na shtyn tiu shfaqim mendimin tonë.Neve të rinjtë,ose brezi i ri,
    jemi gëzu për emërimin tuaj si ambasador i shtetit shqiptar, i atij Kombi që pak vjetë më parë dëshirojshim ti shihnim flamurin të valonte mbi ndonjë gërxhë, e sot e shohëm të valojë... nëpër kryeqytetet e kombeve që na kanë luftu sistematikisht e tërbimësisht. Juvej, më tepër se ambasador do të ini burimi i përhapjes së ndjenjave kombëtare në nxënesit dhe studentët shqiptarë që ndodhen aty, të cilët të helmuem me ëndrat elene (!) janë gabu,e tash juve do ti përmblidhni në gjirin tuaj e do ti ndritoni tue i xhveshur ndjenjat e hueja... „ Miq të tuaj ; Klanti Spiro, Halim Xhelo. (Arkivi qendror i shtetit viti 1923, dosja 142. Fq.1-2 ).
    Përpjekjet e atdhetarit dhe eruditit Mit’hat Frashëri janë të frytshme që në hapat e para diplomatike.
    Falë zgjuarsisë së tij,njohjes së disa gjuhëve por edhe natyrës prej me.ndimatri, i biri i Frashërllijve do të bëhej shum shpejt zëdhënësi i aspiratave liridashëse dhe demokratike të shqiptarëve të nëperkëmbur keqas nga europa. Jan me qindra takimet, bisedat, protestat, fjalët në konferenca solemne si dhe korespondenca e Mit’hatit me diplomatët grekë ku, fal njohjes së thellë e në detaje të historisë të vjetër e moderne të dy popujve fqinjë, ai mundi të hedhi piketat e para të marëdhënieve të reja diplomatike. Natyrishtë, me aq sa kemi mundur të hulomtojmë në këta pesë gjashtë vitet e fundit rreth universit diplomatik të Mit’hatit, nuk është e vështirë të vëzhgohet se kryetema e bisedave të tijë, plaga e hapur e pa shëruar që reth gjak, është pikërisht Camëria e Kosova.Më dy nëntorë.1925, në një letër drejtuar ministrit të punëve të jashtme Hysen Vrionit, midis të tjerave, Mit’hat Frashëri, duke treguar bisedën që ka bërë me zyrtarin e lartë grek Pangallo ai shkruan ; „... Tëre duke falenderuar Pangallon i thashë se vuajtjet e çamëve po durojnë qe tre vjet dhe nëqoftëse që greqia ka në mënd me këto masa ti bëjë çamëtë që të ikinë, atëherë më mirë të na e thonë që tani dhe të marim masa për këmbimin e tyre me grekofilët e shqipërisë, gjë që do të jetë më tepër afrë njerzisë se nga mënyra e sotme. Po mar lirinë, z. Ministër, të përsërit akoma njëherë, atë që e kam thënë më teprë se dyqinherë gjer më sot ; Duhet të dimë të mprojmë vehten tonë.Është e vërtetë se z.Pangallo ka dispozita të mira. Lipset që të jemi të zotët të përfitojmë nga këto dispozita.Për këtë qëllim lutem :
    1- Të emërohetë me urgjencë në Gjenevë pranë shoqërisë së kombeve një nëpunës i zoti që të na ndjekë punët tona.
    2- Ti propozohetë zyrtarishtë greqisë që të këmbejmë grekofonët tanë me çamët e Epirit.
    3- Të zihetë që tani dhe të shkruhetë pasuria e tunshme dhe e pa tunshme e grekofonëve dhe të ndalohetë përkohësishtë shitja e tyre.
    4- Këto masa do të kenë këto dy efekte ;
    a) - Do ta bëjnë greqinë të ndërojë sjelljet e saj përkundrejt çamëvet
    b) - Do të dëgjohenë në Epir dhe do tu japë kurajo dhe shpirtë çamëvet të cilët do të kuptojnë që shqipërija u interesueka për ta...“
    Në sfandin e trazuar të historisë sonë të atyre viteve kuptohet se zgjidhja e menjëhershme e problemit çam ishte pothuaj e pamundur. Kërkesat e vazhdueshme për konçesione të Italisë në njërën anë dhe sulmet e herpas hershme të serbëve dhe malazezëve në zonat veriore rritnin vetiu marinë e shqetsimeve shqiptare të ngjizuara në konceptin e ruajtjes së paku të kufijëve të vitit 1913,të. Nëse do tju shtosh këtyre lakmive djallëzorte të fqinjëve tanë historik edhe kaosin e mbrendshëm politik dhe luftën e shqiptarëve mes vetit, aherë bindesh në moment për veshin e shurdhër qeveritar në të cilin nuk kish se si të dëgjohej daullja që binte prej Athine. Sidoqoftë, ngulmuese, tepër i merakosur për çamërinë, Mit’hati i shkruan ministrit Vrioni, mes të tjerave më 5.nëntorë. 1925. „..... Prej një letre që mora nga konsulli i Korfuzit, më datën 29.tetorë. lajmërohem se delegati grek në komisionin Mikst të Gumenicës, z. Floridi, propozon që të merenë shqiptarëtë nga nëntë katunde dhe të qohen në Turqi.Këto katunde qënkan ;Koskë, Lopëz, Smarë, Spatar, Versel, Galibaq, Varfanj dhe Filat.... d.m.th. me një popullsi totale 7500 vetash. Nuk ka dyshim se propozimi i delegatit grek ka për qëllim të zbrazi kufinë greko - shqiptar. Po nëqoftëse miret një i vetëm çam, rrojtja e të gjithë çamëve do të bëhetë e pa mundur, nga shkatërimi që do të vijë te jeta e tyre dhe nga fuqia që do të marë greqia për të përzënë çamët e tjerë duke i shtërnguar“
    Po kështu duke ndjekur në ritmikën përpjekjet e djallëzuara për greqizimin e jugut shqiptar, Mit’hati takohet edhe me Kolo Kotronin ku bisedon qetësishtë dhe me argumente lidhur me problemin e pretendimeve të grekërve për shkollat greke në shqipëri. Më 7.nëntorë.1925, midis tjerave,Mit’hati i tërheq vëmendjen ministrit z. Vrioni ;
    „.... Si mbarova këto kuvende, si pa dashurë e sulmë fjalënë mbi situatën e shqiptarëve në greqi, mbi shtërngimet që vuajnë, mbi mënyrën me të cilin qeveria greke ndalon që të rojnë, ose i shtërngon që të ikinë, mbi programin sistematik qe ndiqetë nga ana e qeverisë qendrore greke për këto sjellje me gjithë deklaratat e bëra në Lozanë dhe Gjenevë mbi të përzënët e 35000 shqipatrëvet të Kosturit dhe Fllorinësë, qysh tani ata të mjherët vijnë në shqipëri.Edhe konkludova ; padyshim gjëja më e mirë për Shqipërinë do të jetë të përzërë ata 20000 grekofonët që janë në Shqipëri, po prapë greqia do të na ketë hua edhe nja 40000 mijë frymë të tjera meqënëse gjer më tani janë përzënë me pahir me dru dhe me të rrahur më tepër se 60000 mij shqiptarë „.
    Vitet 1921-1925, si rrjedhojë e luftës së klaneve brënda përbrënda shqipërisë do të çorientonin disi tendencën dhe përpjekjet e nacionalistëve shqiptarë për një konvergim real të shpresës lidhur me kufijtë e rrezikuara të vitit 1912. Thirja e kohëve më parë në Gjirokastër të gjeneral Fereros për protektorat Italian si dhe kundër përgjigje e dhënë prej Austriakëve për legjitimitetin e sundimit të tyre në Shkodër, padyshim që nuk mund të pajtoheshin me synimet e fqinjëvet në veri - lindje dhe Jug e për më tepër as me interesat e fuqive të mëdha Europiane që luanin me karta të mbylluara pas fqinjëvet. Sidoqoftë ishin lufta dhe përpjekjet e disa nacionalistëve të ndershëm shqiptarë të cilët duke paraparë rrezikun e tkurjes së mëtejshme fizike të kufijve të atdheut këmbëngulën në Konferencën e Ambasadorëve që Europa të merrej konkretisht me problemet dhe ndërhyrjet kufitare në shqipërinë e mbetur gati përgjysëm prej Londrës së vitit 1913. Kësisoj në komisionin e posaqëm i përbërë nga përfaqsues të sërbisë, greqisë, shqipërisë, anglisë, freancës dhe italisë, muarën detyrën të vendosnin normalitetet mbi kufirin shqiptar duke patur parasysh edhe zhvillimet të fundme të proçeseve historike. Puna e këtij komisioni mbrënda harkut kohorë të viteve 1923 - 1925 u ndërpre disa herë për shkaqe të ndryshme. Gjithsesi shqiptarët nuk i kanë haruar veprimet ku dinake dhe ku shtazarake të grekërve të cilët u paraprinin pjestarëve të komisionit në gjdo fshat, lagje e shtëpi të Jugut shqiptar. Aty ku nuk mbaronte punë paraja, hynte Feja (o Zot,zoti i lashtë i grekërve mashtronte ) dhe aty ku zbënte do punë as fjala ungjillore, thika godiste pas shpine shqiptarët e ndershëm por të pambrojtur prej shtetit të tyre vetëm e vetëm pse ata hapnin portat e shtëpive dhe flisnin gjuhën e tyre të bukur shqipe e ardhur prej lashtësisë. Brenda kësaj ideje shovene për Helenizimin e Jugut Shqiptar, ishin sigurisht shpërnguljet masive të çamërve prania e të cilëve në tokat e veta stërgjyshrore jo vetëm gjykonte por dhe akuzonte grekërit prej forcave përparimtare të kohës. Sepse afër mendjes përpjekjet e tyre për Korçën dhe Gjirokastrën do të ishin latante në diplomaci përderisa qindra kilometra mëtej në jugun e tyre, shekujt flisnin për shqiptarë autokton me gjuhë,zakonet, traditën, këngët dhe vallet e tyre arbërore. Ende pa u shkëputur prej nëntorit të vitit 1925,me datë 17 të këtij muaji, duke i raportuar për përpjekjet e bëra Mit’hat Frashëri vë në dijen z.Vrionin,ministër i punëve të jashtme,se ;
    „..... z.Ministër po e shoh se greqia ka një politikë me ne.Pasi Shqipëria i dha sërbisë Shën Naumin edhe greqia kërkon që të sigurojë një situatë më venome në shqipëri të jugës.(këtë gjë e kisha paraparë dhe pata nderin tua telegrafoj me datë 12.tetorë.me lutje që telegrafi im ti komunikohetë Senatit dhe Parllamentit gjë e cila nuk u bë ).Kërkon tani,duke shtërnguarë çamët ose që këta të ikinë dhe greqia të ketë një fitim moral dhe material ose të na bindnjë që të pranojmë gjdo gjë për të forcuar helenizmën në Korçë dhe Gjirokastër.Më lartë bëra fjalë për idenë e z.Kaftangjogllu lidhur me të drejtat e Turqisë mbi çamët.Drejtori i përgjithshëm më kishte rrëfyerë se Xhevat Beu përfaqsues i Angorasë (Ankarasë) qënka ankuarë se Shqipëria përzihetë në punët e atyre muslimanëve që hynin në këmbim... Kjo më shtërngon edhe njëherë tju lutem që të shpejtoni vajtjen e përfaqsonjësit diplomatik shqipatrë në Turqi... mjerishtë ne, gjer më sot kemi punuar si armiq të kombit dhe shtetit : As në Turqi kemi dashur të çojmë njeri, as në Gjenevë, as që edhe masa reciproke s’kemi dashur që të marim kundër grekofonëve.Nuk di, kjo që po bëjmë gjer më sot, politikë është apo tradhëti kundër mëmëdheut „.
    Tonet e ashpra dhe polemiste të këtyre letrave të Mit’hat Frashërit besoj se nuk kanë nevojë për koment. Njëherazi këto përpjekje diplomatike ky At i Nacionalizmit Shqiptar i ka bërë të dukshme jo vetëm në kancelaritë e qeverisë shqipatre por më me forcë dhe intonacione dramatike në lidhjen e Kombeve në Gjenevë.Është për të ardhur keq por zori i këtij atdhetari për dramën kombëtare ka rramun kurdoherë në vesh të shrdhër.Nacionalizmi shqiptarë në fillimet e këtij shekulli ishte ende fëminorë.Ai kurrë nuk pati dëshirë krenarishtë të vëhej në krahasim me nacional shovenizmin greko-serb të lindur në shekullin e kaluar dhe të sendërtuar në vorbullën e luftërave Ballkanike.
    Edhe pasi e ep dorëheqjen si ambasador i shqipërisë në Athinë, Mit’hat Frashëri nuk mund të mbyllë sytë e aq më tep¨r të heshtë tek sa Turqia e grekët masakrojnë krejt fshatrat në trevën autoktone të çamërisë. Në kalendarin „Kombijar“ të viti 1926 fq.40 - Mit’hati ka shkruar ;
    „..... Pas dhjetë muaj përpjekje dhe mundime nga fundi i korrikut i viti 1925 mezi aritnë që të dali në shqipëri 160 shqiptarë nga të Vinanit dhe 40 nga të Rrëmbit, që qenë dërguar në ezine afër Dardaneleve, ku,ata të Vinanit lanë 37 të vdekur. Ditën që hypën vaporit për të vajtur në Sarandë, uvdiq rishtazi një grua lehonë dhe kur aritmë në pire nxuarmë kufomën e një gruaje tjetër. Ishin të gëzuar dhe aritnë në tokën armbnore si në truall shpëtimi.Po pasuria e tyre, shtëpitë,aratë,vreshtratë, bagëtia kishte rrënë në dorë të qeverisë greke „.
    Një epilog i dhimbshëm dhe gadi makabër iu rezervua dramës çame në vitin 1944. Janë dhjetra mijra shqiptarë që u ndoqën, vranë e prenë prej grekërve në mënyra nga më t’barabrtë. Ata që mundën të shpëtojnë kaluan në shqipëri duke lënë pas tyre historinë e trojeve ku lindën dhe u ritën : Sidoqoftë vlerat e diplomacisë dhe përpjekjeve të Mit’hat Frashërit lidhur me shqiptarët e çamërisë, ende sot janë në nivele të papërsëritshme./Bern-Zvicër/ 05 03 2006/F.F.
    --------------------------------------------------------------------------------

  9. #39
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240

    Historia e Çamërisë

    Rreziku i një raprezaljeje nga bandat shoviniste të Zervës i bën më të vetëdijshëm nacionalistët çamë qqë të ngulnin këmbë në pikëpamjen e tyre se rruga e bashkimit të tyre ishte rruga e bashkimit të forcave politike shqiptare. Edhe pse Marrëveshja e Mukjes (gusht 1943) ishte denoncuar nga PKSH në mënyrë të njëanshme, nacionalistët çamë i referoheshin asaj si e vetmja rrugë për të zgjidhur çështjen kombëtare shqiptare. Për këtë ata bënë disa herë thirrje për të shmangur luftën vëllavrasëse dhe për bashkimin e të gjitha forcave për mbrojtjen e çështjes kombëtare, në këtë kuadër dhe atë të Çamërisë. Në një letër që Nuri Dino i dërgonte më 21 shkurt 1944 Shefqet Peçit, konstatonte se në Greqi po bëheshin përpjekje pë bashkimin e dy forcave kryesore politike të EAM-it dhe EDES-it me synimin që "grekët të shkatërrojnë Shqipërinë edhe nën maskën komuniste...". Dhe më tej ai i kujton Sh. Peçit se "mjaft gjak shqiptari vaditi tokën tonë, mjaft larg u dëgjua afshi i popullit tonë për liri dhe kjo mjafton për të nesërmen, por e nesërmja duhet të na gjejë të bashkuar më shumë se kurrë". Thelbin e kësaj letre e përbënte kërkesa këmbëngulëse për bashkim "për hir të gjakut që na bashkon dhe të zakonit që s'mund të na ndajë". Ai kërkonte mendimin për bazat e bashkimit, por me "kusht që të mos preken parimet tona dhe karakteri kombëtar".
    Përballë bashkimit të armiqve të kombit shqiptar, një qëndrim i tillë për bashkimin e forcave politike shqiptare ishte më se i justifikuar. Por një gjë e tillë nuk ndodhi, sepse denoncimin e Mukjes e kishte sanksionuar edhe Konferenca Nacionalçlirimtare e Labinotit (shtator 1943).

    Në anën tjetër, popullsia çame gjendej përballë veprimtarisë së ethshme antishqiptare të EDES-it të Zervës, i cili e kërcënonte atë me raprezalje dhe shfarosje. Zerva u përpoq ta përdorte popullsinë çame si forcë kundër ELLAS-it. Kjo manovër djallëzore synonte së pari ta fuste popullsinë shqiptare në kurthin e luftës midis forcave politike në Greqi, së majtës ekstreme dhe së djathtës ekstreme, me synimin që cilido të ishte rezultati i konfrontimit politik në Greqi, të krijohej preteksti dhe konjuktura e përshtatshme politike për shfarosjen dhe dëbimin e saj.

    Së dyti, të shtonte forcat për të goditur EAM-in kundërshtar, pra ta përdorte popullin shqiptar si mish për top. Në bisedimet e zhvilluara në fshatin mininë në 3-6 korrik 1944, të dërguarit e Zervës i parashtruan popullsisë çame këto kushte:1-Çarmatimin e plotë 2-Mobilizimin e përgjithshëm të popullsisë çame në radhët e EDES-it si dhe të pranonin pushtetin e EDES-it në Çamëri. Populli çam u gjend në pozita të vështira. Ai nuk pranoi të futet në luftën midis forcave rivale në Greqi dhe si ndëshkim Zerva filloi ndaj kësaj popullsie sulmin e përgjithshëm të 8 korrikut 1944 që ka patur ato konseguenca që dihen. Ky fakt pohohet dhe në letrën e Këshillit Antifashist të Çamërisë dërguar: Qeverisë greke të Bashkimit Kombëtar, Shtabit të Përgjithshëm të Mesdheut, Qeverive të Fuqive të Mëdha, Komitetit Qendror të EAM-it, Guvernatorit të Epirit, Komitetit Panepirot të EAM-it.

    Në arkivat e Shqipërisë ruhen shumë dëshmi të emigrantëve çamë lidhur me krimet e forcave zerviste.

    Pozita e Çamërisë dhe e çamëve gjatë Luftës së Dytë Botërore

    Por përpara masakrës së korrikut, forcat e EDES-it kishin kryer një valë tjetër masakrash në qershor. Gjithashtu, pas verës pasoi një fushatë tjetër në tetor të vitit 1944 e cila bëri të plotë spastrimin etnik të Çamërisë.

    Rezultatet e këtij spastrimi kanë qenë me të vërtetë tragjike. Nga një popullsi prej 35000 vetësh që ishte para luftës mbetën vetëm disa dhjetëra familje. Vetëm në tragjedinë e Filatit dhe të Paramithisë që u zhvillua në qershor dhe tetor të vitit 1944, rezultati ishte: 2000 të vrarë, gra, fëmijë, pleq dhe burra të paarmatosur, të masakruar në mënyrën më çnjerëzore nga bandat zerviste. Në fshatrat e Paramithisë, Gardhitës, Dhrahumit, Karbunarit, Veliat, Filatit, Galbaqit dhe Spatarit u grabitën 4949000 okë drithë, 2217500 okë tërshërë dhe elb, 361500 okë djathtë, 457700 okë vaj ulliri, 12850 okë gjalpë, 27020 krerë bagëti të imta, 18500 okë duhan, 26800 okë oriz, 37000 okë bajame, 2500-3000 shtëpi të djegura dhe dëme të tjera të pronës që arrinin në 84700 frs.

    Një pjesë e mirë e historiografisë greke të pasluftës di dhe diplomacia greke gjatë periudhës së luftës së ftohtë, por edhe sot, kanë mbrojtur tezën absurde se populli çam (an blok) ishte bashkëpunëtor i nazistëve dhe fashistëve dhe u largua me ta për në Shqipëri në fund të luftës. Por si qëndron e vërteta ? Është rasti të (konfirmohet) pohohet se në luftën antifashiste popullsia shqiptare e Çamërisë inkuadroi në formacionet luftarake shqiptare dhe greke mbi 1000 luftëtarë, pa llogaritur qindra të tjerë që punonin në terren. Vetëm në radhët e ELAS-it dhanë jetën 68 partizanë çamë.

    Është tashmë e provuar se masakrat dhe dëbimin e dhunshëm të popullsisë shqiptare të Çamërisë i kreu Zerva, i cili ishte dhe bashkëpunëtor i gjermanëve. Pikërisht këtu mendojmë se duhen rikujtuar disa dokumenta që provojnë bashkëpunimin e tij me gjermanët dhe kështu do të mbetet absurd pretendimi grek se një aleat i gjermanëve ka dëbuar nga trojet etnike një popullsi të tërë pse ishte në bashkëpunim me aleatët e tij.

    Bashkëpunimi i Zervës me gjermanët është i provuar nga dokumentat gjermane si dhe nga shtypi grek i kohës dhe i pasluftës, i cili ka dhënë dhjetëra dëshmi në këtë drejtim. Nga arkivat sekrete të Vermahtit gjerman për greqinë, zbulohet një marrëveshje bashkëpunimi midis Zervës dhe pushtuesve gjermanë që të godiste grekët e tjerë. Autori që ka publikuar këtë marrëveshje shprehet se "ekzistonte në thellësi një miqësi me ujkun". Në dokumentin gjerman thuhet: "Gjatë natës së 1-2 shkurtit 1944, Zerva i parashtroi Komandës së Korparmatës XXII malore, me anën e një oficeri të plotfuqishëm propzimin për bashkëpunim mbi bazat që vijojnë: armëpushim, bashkëpunim në luftën kundër ELAS-it ne azhornim të vazhdueshëm mbi qëllimet e tij, mbi vetë pozitën e tij si dhe mbi forcat armike". Propozimi i Zervës iu parashtrua dhe të Plotfuqishmëve të Posaçëm të Rajhut për Evropën Juglindore, ministrit Nojbaher. Përgjigja ishte: të vazhdojmë traktativat deri sa të merret vendimi përfundimtar. Më 9 shkurt 1944 u arrit aprovimi për marrëveshje lokalisht të përkufizuar... Kjo situatë vazhdoi deri në fillim të korrikut 1944. Forcat e Zervës në mars 1944 rreth 10000 luftëtarë.

    Sipas marrëveshjes me autoritetet gjermane duhej të mbetej e lirë nga ushtria e Zervës një rrip bregdetar prej 10 km. Mirëpo më 3 korrik 1944, trupat e Zervës e pushtuan zonën bregdetare pranë Pargës. Po ashtu, gjatë natës 6-7 korrik filluan në befasi veprimet luftarake të trupave të Zervës kundër reparteve gjermane në perëndim të Artës dhe në rrugët Janinë-Artë dhe Janinë-Gumenicë. Siç shpjegohet në dokument "ndryshimi i qëndrimit të Zervës nga marrëveshja e arritur me gjermanët ndodhi si rezultat i ndërhyrjes së oficerëve të ndërlidhjes aleate, të cilët morën përsipër vetë udhëheqjen e ushtrisë së Zervës. Madje thuhet se edhe urdhrin për sulm kundër gjermanëve e dhanë oficerët ndërlidhës të aleatëve. Nisur nga ngjarje të tilla as edhe gjermanët nuk ishin të qetë për marrëveshjen që nënshkruan. Lajmet e shërbimeve sekrete gjermane konstatonin që në rast zbarkimi të aleatëve, EDES-i do të luftojë kundër gjermanëve, duke iu referuar udhëheqësit të EDES-it papajoanu. Në gusht 1944 forcat zerviste arrinin rreth 21000 vetë.

    Në vitin 1947, pavarësisht nga dëshira e amerikanëve, që qeveria greke të mbështetej mbi një koalicion sa më të gjerë, Departamenti i Shtetit shfaqi hapur pakënaqësinë e tij ndaj kandidaturës së Zervës si ministër i Punëve Publike, duke e akuzuar atë hapur si bashkëpunëtor të gjermanëve. Ky qëndrim parimor i Departamentit të Shtetit ishte aq i vendosur saqë ai shkonte deri atje sa të kërcënonte udhëheqësit grekë se, në rast të kundërt, do të tërhiqte misionin ushtarak. Ambasadori amerikan në Athinë Macveagh i deklaroi hapur N. Zervos se si shtypi, ashtu edhe publiku në SHBA në shumicë ka opinionin se ai ka tendenca diktatoriale dhe fashiste që janë në kundërshtim me idealet e demokracisë sonë". Kështu, atij iu bë e qartë se nuk meritonte besimin si anëtar i ndonjë qeverie që propozohej të bashkëpunonte ngushtë me SHBA. Po kështu, një personalitet tjetër me peshë, Guvernatori Grisuold, duke refuzuar ta priste Zervën, i deklaronte sekretarit të tij të njëjtën gjë, se ekzistonte një opinion i fortë publik, i cili ishte kundër Zervës në SHBA dhe në vendet e tjera si Franca dhe Anglia, të cilat ishin mike të Greqisë dhe se ai e ndjente se për këto arsye në qoftë se Zerva do të bëhej ministër i Rendit Publik, kjo do të ishte një fatkeqësi e madhe për Greqinë dhe mund të përmbysë punën që po bën Misioni Amerikan për të". Bashkëpunimi i Zervës me gjermanët, ishte dëshmuar edhe në Senatin Amerikan nga oficeri i ushtrisë amerikane me origjinë greke Kouvras më 31 mars 1947, duke e cilësuar atë si një kolaboracionist të tipit të Mihailloviçit të Jugosllavisë. Kouvaras i paraqiti Senatit një dokument shumë kompromentues, i cili provonte marrëveshjen që ekzistonte midis forcave të armatosura gjermane në Epir dhe EDES-it të Zervës. Ky dokument ishte një memorandum i Shtabit të Përgjithshëm të Korpusit të 22 të Ushtrisë Gjermane.

    Tezën greke e hedhin poshtë edhe dokumentat diplomatike angleze të kohës, të cilat nuk mund të dyshohen për ndonjë tendencë antigreke, por përkundrazi për tolerancë ndaj aleatëve të tyre dhe në radhë të parë ndaj forcave të së djathtës, të cilat ishin pikëmbështetja e tyre. Kështu, sipas dëshmive të njërit nga zyrtarët e lartë të misionit anglez në Shqipëri, majorit Palmer, i cili kreu një udhëtim eksplorues në Greqinë e Veriut pohohet se "Forca 399" kishte përcaktuar deri në 2000 veta që bashkëpunuan "me gjithë zemër me gjermanët", por ai nuk mohonte faktin që pati edhe rreth 700 veta që luftuan në radhët e ELLAS-it kundër gjermanëve. Tërheq vëmendjen një fakt se shifra që jep Palmeri, përkon me numrin e të dënuarve nga gjyqi famëkeq i Janinës, i ashtuquajtur "Gjyqi i kolaboracionistëve", i zhvilluar në vitin 1945-1946, i cili dënoi në mungesë 1930 shqiptarë të Çamërisë. Palmeri, i cili është mbështetur siç e thotë dhe vetë në të dhënat e palës greke e konkretisht të majorit Sarandis, i cili-thotë Palmeri- "pranoi përgjithësisht veprimet e kryera prej grekëve kunër minoritetit shqiptar" hedh paksa dritë edhe mbi një çështje tjetër mjaft të rëndësishme, e cila ka të bëjë me faktin se ç'vend patën gjermanët në genocidin që kryen forcat ultrashoviniste dhe fashiste greke kundër popullsisë shqiptare, të cilin Palmeri, pa u shqetësuar për tragjedinë e dhimbshme të kësaj popullsie, me gjakftohtësi e quan thjesht një "situatë grindjesh". Ai pohon sidoqoftë, një të vërtetë se ky akt "padyshim ishte i inkurajuar nga gjermanët". Genocidin zervist për spastrimin etnik në Çamëri e konfirmonte edhe koloneli Monague @oodhouse, ish kryetar i Misionit Anglez në Greqi, i cili thotë se "Zerva i ndoqi çamët nga shtëpitë e tyre në 1944... Dëbimi u krye me gjakderdhje të madhe. Qëllimi ishte dëbimi i popullsisë s padëshirueshme shqiptare nga vendi i vet". Madje këtë genocid ndaj shqiptarëve të Çamërisë e ka pohuar vetë N. Zerva. Në letrën dërguar më 4 gusht 1953, Jani Dani Popovitit e porosiste: "Të marrë përsipër detyrën e sqarimit të bashkëatdhetarëve (grekëve) se kush e pastroi Çamërinë nga shqiptarët". Këtë fakt e dëshmojnë edhe dokumentat e Komitetit Antifashist Nacionalçlirimtar të refugjatëve çamë në Shqipëri. Në një memorandum të këtij Komiteti dërguar Ministrave të Jashtëm në Moskë i cili u publikua në gazetën "Bashkimi" dhe pastaj edhe në "Pravda", pohohej se "Para shpartallimit të gjermanëve, monarkistët grekë dhe faashistët, bashkë me Gestapon, sulmuan popullsinë dhe shkaktuan emigrimin e minoritetit shqiptar në territorin e Shqipërisë. Ajtet e autoriteteve greke ishin në kontradiktë të qartë me Kartën e Atlantikut dhe me vendimet e Jaltës dhe të Potsdamit". Pozitën e gjermanëve lidhur me genocidin e bandave zerviste kundër popullsisë çame e kompromenton më tej një dokument tjetër që vjen nga një ditar i njërit prej nacionalistëve çamë, Rexhep Dino, i cili shpjegon dhe një enigmë tjetër, se si hyri Zerva në Çamëri, kur populli çam ishte i armatosur. Ky dokument provon se Zerva nuk guxonte të hynte në Çamëri, sepse i trembej konfrontimit me popullsinë çame, e cila ishte e vendosur të vetëmbrohej. Prandaj, ai ndërhyri pranë autoriteteve gjermane të pushtimit që ata të bënin çarmatimin e saj dhe ia arriti këtij qëllimi. Çarmatimi i popullsisë u krye nga gjermanët me një urdhër direkt të Hitlerit. Autori i lartpërmendur pohon se gjermanët në këtë rast nuk përfillën as lutjet e nacionalistëve shqiptarë çamë, që kishin besim tek ata për të realizuar aspiratat e tyre, për bashkimin kombëtar. Më pas Zerva hyri në Çamëri dhe kreu krimet monstruoze që tashmë dihen.
    #VamosArgentina

  10. #40
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2007
    Postime
    61
    Dallëndyshe përgëzime për të gjitha këto shenime që na i solle pët Çamët dhe Çamërin.

Faqja 4 prej 9 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Mosekzistenca historike e "Jezusit" dhe e "Pavlit"
    Nga Qafir Arnaut në forumin Agnosticizëm dhe ateizëm
    Përgjigje: 153
    Postimi i Fundit: 06-03-2015, 11:37
  2. Etimologji sipas Nezir Myrtes
    Nga ZANOR në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 24-04-2014, 19:38
  3. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  4. Perse Duhet Studiuar Historia E Luftes Se Ftohte?
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 14-11-2005, 02:57
  5. Menyrat e shkruarjes se historise (Historia Virtuale)
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-11-2002, 15:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •