Close
Faqja 3 prej 9 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 89
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e dallandyshe
    Anëtarësuar
    23-02-2004
    Vendndodhja
    ne bina te ullirit
    Postime
    144

    Lightbulb

    Tek adrresat e me poshtme, do te gjeni informacione me te shumta, per "Historine e Shqiperise" dhe "Historine e Camerise"!

    http://home.tiscali.be/albabel/histo...ek_bizanti.htm

    tjetra:

    http://home.tiscali.be/albabel/histo...x/cameria1.htm

    tjetra:

    http://home.tiscali.be/albabel/histo...of_cameria.htm
    Ndryshuar për herë të fundit nga dallandyshe : 17-06-2004 më 16:38

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e dallandyshe
    Anëtarësuar
    23-02-2004
    Vendndodhja
    ne bina te ullirit
    Postime
    144

    Shperthimi i shtrengates

    (ne vazhdim 23)
    Ushtria kryqetare athino-fanarite guxoi t`i riversulej Jugut Shqiptare me 18.X.1912.Derrma qe kishte pesuar tri heret e meparshme: me 1854, me 1878 e me 1897, i kishte kallur daten aq shume, saqe asaj mezi i erdhi shpirti ne vend vetem atehere kur pa se fuqite kryesore mbrojtese ishin duke u perfytur me ushtrine kryqtare ekstrahiste-nacertaniste maleziase e serbe dhe kur keto po i zmbrapnin mbrojtesit rrembimthi ne cilindo balle te luftimeve.
    E mbeshtetur ne batalionet e parapergatitur fshehtazi me kohe ne prapavijen e mbrojtjeve te ballit jugor shqiptare: ne krahinen e Flamurit, ne Camofshatra, ne Frar, ne luginat e poshtme dhe te siperme te Sulit, neper luginet e Dodones, ne rrethet e Janines e te Mecoves etj.-{1}- Kujtime te Mehmet Faslli Balles nga Margelleci.
    shtabmadheria e ushtrise kryqetare athino-fanarite urdheroi mesymjen e menjehershme ne te dy krahet (lindorin dhe perdimorin) e Gjirit te Prevezes. Naten ndermjet 17 e 18 tetorit njesia (divizionii) qe mesyu nga ana lindore e drejtuar nga gjeneral-divizioni Sapunxhaqi,hodhi lumin Arahat kundruall qytetit Narte dhe doli ketij .Gjate te njejtes nate, dy luftanije (torpediniere) qe dukeshin si lundra ngarkese, kaluan neper gryken e pambrojtur detare ndermjet Prevezes e Puntes dhe u futen ne Gjirin e Prevezes..Duke vazhduar lundrimin, ende pa u gthire, ato u gjenden ne Sallahore; dhe meqene se ajo skele ishte lene pa as edhe nje mbrojtes te vetem, njesia ushtarake qe ato mbartnin zbriti qete-qete ne toke pa cak, pa bam. Njesia ne fjale u bashkua me disa nga batalionet e lartepermendur qe e prisnin aty prane dhe pa humbur kohen leviz se bashku drejt Lures dhe Anoit.
    Me te kaluar ketij lumi Araht-i cili asokohe shenonte edhe kufirin shteteror e kombetar asaj ane-njesia kryqetare athino-fanarite qe mesynte ne ate krah, u perplas ne mbrojtesit shqiptare dhe ne disa turq;-
    {1}-Trualli kombetare shqiptare pertej tij ai linte vetem Narten, ish -kryeqytetin e dyerve princerore mesjetare te Losheve dhe Bua-Shpateve, si dhe krahinen e saj lindore ne te majte te rrjedhes se poshtme te lumit Araht, deri ne skajin V-L te Gjirit te Prevezes.Kujtime te Hysen Haxhi Rushanit nga Arpica, dtl.1892,pjesemarres ne lufte.
    se pari perleshja filloi ne skajin lindor te malit te Anoit; meqe pala mesyese nga numri dhe nga armatimi ishte ku e ku me eprore, pa kaluar shume mbrojtesit te goditur nga lindja prej njesise se versulur prej Nartes dhe nga jugu prej njesise se versulur nga Sallahora ca nga nga ca zune te tehiqeshin neper male, po ne cdo pellembe me luftime tejet te pergjakshme.
    Te tille luftime u bene sidomos ne 21.X.1912 ne gryken e Kamjadhit ; te rrepta ishin edhe luftimet e bera me 24.X.1912 ne Gribove e Kemshadhe.
    -{1}_ Immanuali, "Lufta Ballkanike 1912-13.Rrethimi i Janines dhe i Shkodres" fq.102.Perkthyer prej gjermanishtes nga Bexhet Shehu .F.A te IH.A.IV.107 dhe fletorja "Dielli".Boston,dt.24.10.1912.
    Sipas deshmive te te pranishmeve, vetem neper malin e Anoit,d.m.th. nga fshati Anue e deri ne Kemshadhe,humbjet e kryqetareve athino-fanarite ishin lemeritese; por edhe humbjet e mbrojtesve nuk ishin te pakta; camerit e vrare atje e kalonin qindshin; te plagosurit ishin edhe me te shumte. Vetem nga fshati Arpice u vrane mbi 5-6 vete, nji nga te cilet, Isuf Hasan Mecon, e ndau gjylja me dysh.Deme vecanerisht te renda pesuan edhe taburet e Beratit, Gjirokastres, Tepelenes e te Vlores gjate ndeshjeve me bajoneta.
    -{1}-Nder te tjere u vrane dhe 27-vjecari Mustafa Gaba dhe Mustafa Murat Troqe nga fshati Tragjas i Vlores. Kujtime te Hysein Haxhi Rushamit nga fshati Arpice.
    Andej e mbrapa luftimet beheshin perdite e me te ashpra; vecanerisht te ashpra e te pergjakshme ishin luftimet e berea ne Camerine Jugore: Filipiadhe,Ganxhe,Strevine,Lure etj. Prane Ganxhes e Strevines ndodheshin varret e deshmoreve te rene gjate luftimeve per mbrojtjen e atyre aneve nga mesyesit kryqetare athino-fanarite ne pranveren e 1897-s.Per kete shkak atje dhe ne Lure, ku qe ngritur prej kohesh nje fortese shume e fuqishme, mbrojtesit me luftetaret e "Ajdonat taburit "(taburit te Paramithise) ne balle bene nje qendrese te Lures dhe mesyesve kryqetare athino-fanarite qe ishin versulur kunder saj zgjati tri dite e tri net; "fituan shqiptaret",
    Mirepo, ne vend qe kundergoditja te vazhdohej- sic pritej e sic ishte e udhes -per habi te shumekujt, Ferik Esad pasha Janina, s`e pa te arsyshme nje gje te tille; dhe jo vetem aq, po me 27 tetor urdheroi mbrojtesit qe te linin qytetin dhe te perqendroheshin ne Pese-Puse, fortese kyc ndermjet Janines, Nartes e Prevezes.Edhe pse ne fillim te perleshjes ajo fortese ishte lene thuajse zbrazur, andej e pas ne te vazhduan te dergoheshin cdo dite rezerviste dhe armatime."Me te arritur ne Janine, na veshen na armatosen dhe na derguan menjehere ne Pese-Puse, ku ishin nja 100 ushtare. Grekerit na godisnin pa nderprerje me topa nga Narta dhe afersite e saj, kurse ne mal te Anoit nuk pushonej dyfeqi as dite as nate. Pas ca ditesh ne Pese-Puse suall edhe ca turq me 7-8 topa; ata zune t`u binin atyre te grekut. {1}- Kujtime te Abedin Mahmet Avdulit nga fshati Shales i Konispolit, dtl.1863.
    E mbetur pa mbrojtes, qe diten e ikjes se tyre, Lura u zu nga ushtria kryqetare athino-fanarite, ate dite ata mesyne edhe ne Pese-Puse, pou sprapsen me humbje te medha.
    (ne vazhdim 25)

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e dallandyshe
    Anëtarësuar
    23-02-2004
    Vendndodhja
    ne bina te ullirit
    Postime
    144
    * *

    Duke pare se mesymja ne drejtim te Janines heperhe dukej tejet e veshtire, gjenerali Sapunxhaqi fuqine kryesore te grupit te tij te perbere ne fillim prej 10.000 ushtaresh-nder te cilet tre batalione evzonesh(gjuetaresh)-e qe pastaj iu bashkua njesia e zbritur ne Sallahore si edhe "shume batalione"rrogetaresh, e verviti kunder mbrojtesve te Prevezes. Sipas kujtimeve te deshmitarit Husejn Haxhi Rushanit, njesine e pare goditese tokesore e drejtonte oficeri madhor me mbiemrin Karapano. Njeherit me kembsorine dhe fuqite e tjera tokesore kunder mbrojtesve te Prevezes u leshuan edhe njesi detare prej disa luftanijesh si nga ana e Gjirit te Gomares dhe detit te hapur, ashtu edhe nga ana e Gjirit te Prevezes. Sipas kujtimeve te deshmitarit Harif Sali Qamo, te parat i drejtonte Theodhor Harvini; keto goditen mbrojtesit e ngujuar ne fortesen e Mitikes; kurse fuqite tokesore-sipas kujtimeve te deshmitarit Hysejen Haxhi Rushani-u derdhen mbi mbrojtesit e vendosur ne "Kapetan Dhimo". Meqe brezi tokesor ne mbarim te te cilit gjendet Preveza eshte fare i ngushte, zjarri i dyanshem i altilerise detare nga te dy gjiret kundruall njeri-tjetrit " i verboi keqas" mbrojtesit e tere gadishullit te Prevezes. Kjo i shtrengoi me ne fund (pas nje dite e gjysem perfytjeje) qe te terhiqeshin ne hapsire me te gjere edhe me te mbrojtur; pikerisht ne vendin ku ishte ngritur dikur qyteti i lashte Nikopoli, rrenojat e te cilit ende e si te tilla sherbenin deri-diku edhe si pere per mbrojtesit. Perleshja vendimtare e perfundimtare e zhvilluar atje,- sipas kujtimeve te deshmitarit Harif Sali Qamo- vazhdoi " si ne dite te maasherit 6-7 ore"-{1}- Si ne dite te "permbysjes", te kiametit.
    Preveza, celsi dhe nyja e pare kryesore e Jugut Shqiptare, ishte lene thuajse krejtesisht e zbuluar para kryqetareve athino-fanarite mesyes. Fuqia zyrtare mbrojtese atje perbehej prej nji numri fare qesharak: te gjithe ushtaraket se toku nuk perbenin dot as nji tabur.
    -{1}- Harif Sali Qamua nga Arpica thoshte -sipas te birit, Jakupit-se ushtaraket dhe vetdashes ishin 700 vete gjithsej.
    Vec kesaj, edhe pse Preveza ishte "ne gojen e ujkut ",nuk qe vene ne mbrojtje ta saj as nje luftanije.Ndersa fortesat ishin prishur qe me 1881, si rrjedhim i zbatimit te marrveshjes se perfunduar te Koferences II Nderkombetare te Stambollit. E vetmja fortese ishte ajo e ngritur ne cepin anedetar prane fshatit Mitike, gati 8km, ne veri te Prevezes; pra krejt e papershtatshme per te ndaluar goditjet e qytetit nga ana jugore. Vec kesaj ajo ishte lene edhe me fare pak mbrojtes -per te mos thene hic-gje qe e tregonte shkoqur edhe kenga popullore e thurur me ate rast: Ne Mitike, ne keshilla,/bjeri dreq "Jenikala"/cish do bi e varfera./nje caush qe pash u vra".-{1}-"Kenge popullore came".Eshte fjala per Bajram Qerimin nga Janina.
    Te mesyre dhe te goditur nga tri ane prej tere asaj mizerie kryqetaresh athino-fanarite dhe aq e aq mjetesh luftarake te tyre, mbrojtesit e pakte te Prevezes, te pajisur vetem me pushke dhe kurrefare shprese per ndihme nga diku, pas shume e shume humbjesh, u shtrenguan te jepeshin.
    -{1}- Vetem te vrare prej te dy qarqeve te Camerise: Gumenices dhe Prevezes, arrinin ne me shume se 125 vete; te plagosurit ishin edhe me te shumte.
    -{1}-Sipas te dhenave te fanarite ne Prevez e Nikopol u zune 810 vete nder ta ;58 oficere 600 ushtare e xhandare dhe 150 luftetare vetedashes shqiptare camer.-"Liri e Shqiperise nr.60,Sofia dt.31.X.(13.XI).1912,fq.1.
    Sipas Immanualit, gjema ne fjale ndodhi me 1 netore 1912;kurse, sipas Kalendarit te Shkodres (1914),ajo ndodhi gjate dy diteve te mepastajshme, domethene me 2 dhe 3 nentore. Te kapurit i shpune ne Korfuz dhe i mbyllen ne carkun shfaroses te ngritur ne afersi te tij. Ndersa te plagosurit i bene cep e kembe, duke i shperndare andej-kendej pa kurrfare pergjegjesie.
    Mbrojtesit e Prevezes edhe pse aq te pake dhe krjetesisht te vecuar nga njesite e tjera te mbrojtjes se vendit, prapseprape, ne rast ndryshimi te befshem te gjendjes, perbenin nje nyje goditese tejet te fuqishme kunder mesyesve ne Jugun Shqiptare; me drejt perbenin nje thike te mprehte pas kurrizit per grupimin kryqetare athino-fanarite qe mesynte ne drejtim te Janines,sidomos po te mbahet parasysht se Preveza perbente- si te thuash -majen e ushtes se treves came. Kjo duket ka qene edhe mesymja kryesore qe gjenerali Sap[unxhaqi e nderpreu njehere per nje here mesymjen ne drejtimin kryesor te goditjes: Narte-Janine dhe me tere fuqite qe ndodheshin nen komanden e vet iu derdh mbrojtesve te Prevezes. Me mposhtjen e tyre rreziku i sapopermendur per mesyesit vetvetiu u zhduk pergjithmone. Duke patur fuqi te mjafta me qellim qe te plotesonin fuqite mrojtese,andej e pas mesymjes me ne thellesi te Jugut Shqiptare kryqetaret athino-fanarite e vazhduan te ndare ne dy dege: njera, eperbere nga trupat e rregullta kryqtare dhe disa batalione rrogetaresh "iu drejtuan rishtazi Janines.... Kryeqytetit te Shqiperise se Jugut", kurse tjetra, e perbere kryesisht nga batalione rrogetaresh te prire nga oficere aktive te ushtrise dhe prej disa gjakatareve te tmerrshem te quajtur "kapedane", u versulen drejt brezit jugor te Camerise se Mesme.

    * *

    Fuqite qe u derdhen ne drejtim te Janines i ngeci sharra ne gozhde para vendit te fortifikuar, te quajtur Pese-Puse. Ne brezin mbrojtes Pese-Puse Dervishane, mesymesve iu dha nje grushte vecanerisht i rende. Kinse hovi i tyre i pare u spraps, ditet e mepastjshme, te, te mbeshtetur nga mesyes te tjere qe u shkuan ngutesisht ne ndihme, u riversulen edhe me furrrishem mbi mbrojtesit. Megjithkete, ate brez ata munden ta kapercenin me luftime" shume te rrepta" vetem pas 20 ditesh. Po, ndersa "grupi ushtarake i Greqise i derguar ne Shqiperine e Jugut duhet te perballonte luftime te ashpra qe nuk ishin te shoqeruara me arritjet e deshiruara, ne vise e krahina te huaja ushtria kryqetare athino-fanarite po vraponte, duke rreshqitur thuajse si thika ne gjalpe; pasi mori fare lehtazi Allasonjen, Sserfixhene e Katerinen, me 27.X.1912 "hyri pa lufte ne Kozhuan" dhe me 10.XI. 1912 hyri pa lufte ne Selanik njeherit me njesite e ushtrise bullgare e serbe. Kurse, pasi me 5.XI.1912 ishin ndeshur me njesite e ushtrise osmane ne Banine dhe i qene qasur Follorines me 25.XI.1912 disa njesi te ushtrise kryqetare athino-fanarite menden te zinin ate dhe Kosturin, dy nga qytetet kryesore te Shqiperise Lindore. Duke care drejt perendimit neper truallin shqiptare, pas luftimesh shume-shume te rrepta divizionet 3,5,6 te ushtrise kryqetare athino-fanarite te komanduara nga gjeneral Dhamianos, me 19.12.1912 munden te shkelnin ne Korce.

    Shenim: Me qellim qe Selaniku te perfshihej brenda shtetit grek, me 12.11.1912 atje shkuan mbreti i Greqise, Gjergji i i biri dhe e bija: Nikolla dhe Alisa,(Fletorja "Liri e Shqiperise" nr.60,Sofia dt,31 X(13.XI).1912,fq.1; dhe qe ai qytet te behej i patjetersueshem, kryqetaret athino-fanarite drejtues me 18.2.1913(ora 17,40) e vrane pabesisht ne udhe te madhe. Kur ai ishte duke shetitur neper "Bejas-Kule" se toku me ndihmesin e tij Frangulin, vrasesi(nje mesues ) iu afrua fshehtazi nga pas dhe e goditi tri here ne shpatulla me nje 6-tare. Pas 8 minutash Gjergji harroi te merrte fryme. Nikolla njoftoi oficeret me keto fjale:" Shume i dashuri mbreti yne u flijua dhe vdiq. Duhet te betohemi tek mbreti i ri ,Kostandini." Te gjithe thirren: Te rroje mbreti i ri "
    I mjeri Gjergj qe u be kurban i perbindshmerise kryqetare athino-fanarite, kishte qene oficer ne armaten daneze; kuvendi grek me 31.3.1863 e kishte zgjedhur mbret te Greqise, vendim qe u shpall me 6.4.1863. Komisioni i perbere nga Kanari, Zaimi,Griva e shtabmadhori shkoi ne Kopenhage dhe i dorzoi vendimin e Kuvendit Grek. Ne Athine arriti me 31.X.1863.
    Me 28.X1867 i dhane nuse Ollgen, pjestare e familjes se Carit. Nje dite kur ra fjala per te Bismarku tha "Ne Greqi vetem nje njeri eshte i ndershem, por ai s`eshte grek; te gjithe te tjeret jane te liq "-Fletorja "Liri e Shqiperise", Sofia,dt,5(18).3.1913.
    (ne vazhdim 29)
    Ndryshuar për herë të fundit nga dallandyshe : 22-06-2004 më 08:21

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e dallandyshe
    Anëtarësuar
    23-02-2004
    Vendndodhja
    ne bina te ullirit
    Postime
    144
    Po bej pak nderhyrje per te treguar arsyet e ketij shkrimi.
    Pse zgjodha kete periudhe "Cameria dhe Janina ne vitet 1912-1922.
    Historia e Shqiperise eshte e madhe dhe nuk do te mundete dot jo vetem nje njeri apo nje liber ta shkruante te gjithen.
    E zgjodha kete liber dhe kete periudhe pasi...
    Akuza qe ka ngitur greku per pushtimit qe i beri Camerise; se gjoja ka bashkepunuar me gjermanet.
    Ta zeme per momentin se gjermanet kane patur bashkeputore kudo, jo vetem ne Shqiperi po dhe ne Greqi.
    Per nje individ apo nje grup njerzish nuk mund te gjykohet nje popull i tere dhe jo me te masakrohet, sic eshte rasti i Camerise.
    Ne kete periudhe pushtimi grek hariti deri ne Korce, viti 1912, mos valle dhe Korca eshte toke e Camerise?
    Ndersa ne ditet e sotme greku e "sulmon "Korcen me "ilacet" pesticidet e saje per te tharre pemtarine e Korces!
    Kjo eshte nje nga menyrat "demokratike" te fytyres greke.
    Apo e ashtuquajtur perfitim 50% i ekonomise shqiptare nga "bamiresia" greke, qe nuk eshte gje tjeter vetem pushtim ekonomik i Shqiperise nga Greqija.

    Greket e kan pushtuar dhe me pare truallin Ilir.
    Rasti i Butrintit qyteti me kulure te lashte ilire, por te pushtuar nga helene, bizante apo otomana, kane lene gjurme ne te.
    Ne krahe te Butrintit po te shihnit harten e lashtesise do te shikonit shume paster, Xarra venbanimi dhe kultura me e lashte ilire.
    Nese gjykimi grek ben qe te mbaje ende te pushtuar Camerine le ti kthehemi historise!
    Periudha e nazi-fashisteve ka qene vitet 39-44, ndersa ketu behet fjale per perudhen 1912-22,kur nuk ka patur ende gjerman apo italian, periudha kur vendi yne pas pushtimit qindravjecare osmani ne vendt qe te gezonte lirine dhe te merte fryme i qete pasi kishte ndihmuar dhe fqinjet e saj per tu cliruar, p.sh historia e Skenderbeut ne veri dhe ne juge; rastin e "historise se Sulit" si popull i krishtere; por shqiptaret si shperblim nga gjithe ajo miresi qe ben per shtetin grek, suliotet jane ndeshur me injorimin e tyre nga greket si popull "i marre".Jane te perbuzur dhe te injoruar edhe sot.
    Dhe rasti i masakrimeve ndaj popullit mysliman te Camerise, duke i akuzuar si turq kur ne kete kohe qene po keta mysylimane came shqipare qe luftuan turkun.

    Po, eshte marrezi te ndihmosh armiqte e ty eshte baras me skllaverin tende!
    Shkaku i fatkeqesive te tilla ne trojet tona te shkeputura jane rezultat i besimeve fetare megjithese te gjithe e dime, por asgje nuk bejme.
    Nuk do te isha kunder besimeve fetare, por nje fakte ne Shqiperi, qe fete behen ne gjuhet e huaja.
    Perse nuk behen ne gjuhen shqipe?
    Mos valle zoti eshte vetem per armiqte tane?
    Kur zoti do te jete me ne dhe do te beje per ne shqiptaret?

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e dallandyshe
    Anëtarësuar
    23-02-2004
    Vendndodhja
    ne bina te ullirit
    Postime
    144
    (ne vazhdim 29)
    Meqe zoterimi i Janines celte udhen per sundim ne krejt pjesen tjeter te "Shqiperise se Jugut", shqiptaret benin gjithcka mundnin qe ajo te mos u delte nga dora; kurse kryqetaret athino-fanarite nuk linin gur pa kthyer permbysur per te shtene medoemos ne dore. Per kete shkak ne Janine rrodhen jo vetem balli i djalerise dhe i trimerise se gati mbare Jugut Shqiptare, por edhe i shumices se burreve me te shquar e me te mencur te tij. lidhur me kete te vertet, Musa Hamit Demi ne kujtimet e veta shenon se ai shkoi nga Filati ne Janine me te shperthyer Lufta Ballkanike, "per te bashkevendosur me pleqesine e shoqerise kombetare" te asaj kryeqendre". Per sa u tha, ben fjale ne njoftimine vet me dt.7 nentore 1912 derguar ministrise se Puneve te Jashteme ne Vjene edhe Bilinski, perfaqesuesi i qeverise austro-hungareze ne Janine. Nder te tjera ai shenon se Musa Hamit Demi dhe "sekretari" i shoqerise "Bashkimi" te Janines, Feim Beu vec se i dorezuan tejshkrimin parashtruar qeverise austro-hungareze per mbrojtjen e Shqiperise ne rast rreziku prej grabitqarve fqinje, i bene te njohur se atdhetaret e mbledhur ne Janine po lidheshin "me qytetet me te rendesishme te Shqiperise se Veriut e te Jugut per te leshuar nje thirrje te perbashket mbi ruajtjen te paprekshem te truallit shqiptare. Me tej ai vijonte: "Me qellim qe te merret nje vendim mbi kete, mendojne qe te thirret nje kongres". Ai shton edhe se tere atdhetaret e shquar te vilajetit te Janines " si dhe shume baballare bektashiane qe kishin me kohe te atij mendimi".
    Po me dt.XI.1912 Bilinski i bente te ditur M.P.J A-H edhe tejshkrimin qe atdhetaret e mbledhur ne Janine do t`i dergonin ate dite arqipeshkopit te Shkodres; ai ishte "nenshkruar prej parive me te shquar toske ne Janine, si edhe prej shume toskeve te vilajetit te mbledhur ketu". Bilinski theksonte edhe se tejshkrimet te njellojta do t`u dergoheshin edhe arqipeshkopit te Durresit dhe banoreve te Gjakoves, Pejes etj. Tejeshkrimet ne fjale kishin kete permbajtje:
    "Per te thyer duart e mallekuara te armiqve qe duan te shtrihen ne drejtim te atdheut tone te shenjte dhe me qellim qe te shpetojme vendin e kombin tone, ne shqiptaret e jugut kemi rrokur armet te gjithe pa perjashtim dhe jemi bashkuar me ushtrine.Jemi te sigurt se edhe bashkatdhetaret tane ne veri kane per te vepruar ne kete menyre. Edhe pse ne e quajme te pamundur qe ndonjeri do te arrije te tradhetoje atdheun e tij, prapseprape ne kemi derdhur lot, kur morem vesh se disa nga bashkeatdhetaret tane nuk jane te nje mendimi per kete veprim...ju lutemi shume qe perpjekjet tuaja te behen...me qellim qe ata vellezer kundershtare te kuptojne te verteten". Me te tej vijojne nenshkrimet.
    Qe ne fillim te shperthimit te vrungullimes kryqetare athino-fanarite e deri ne gjysmen e dhjetorit 1912, tere qytetet dhe krahinat anesore jugore te Jugut Shqiptar mbroheshin prej ycinxhi kollorduse, e cila perbehej nga dy njesi te rregullta ushtarake: prej te 23-tit tymen(divizionit 23)kembesor te sherbimit te detyruar (me teper se gjysma shqiptare) dhe prej redif-tymen (divizionit te rezervisteve), gjithashtu kembesor(krejt shqiptare); gjithsej afersisht 13.000 vete" te mbeshtetur nga njesite e artilerise dhe sherbimeve te tjera; perkrah saj luftonin edhe rreth 3-4000 luftetare vetedashes camer e janinas. Pas zenies se Lures e Prevezes nga ushtria kryqetare athino-fanarite, te dyja njesite e rregullta ushtarake u perqendruan kryesisht ne krahinen ndermjet Nartes e Janines, ne mbrojtje te kesaj te fundit; nje pjese e vogel vazhdonte luftimet per mbrojtje e kesaj te fundit; nje pjese e vogel vazhdonte luftimet per mbrojtjen e Mecoves dhe te krahines se saj . Gjeneral Esad pasha Janina, "personalitet me vullnet te forte ", per Ti mbajtur mesyesit sa me larg forteses kryesore (Bezhanit ) dhe Janines, "qe kujdesur qe te beheshin vendmbrojtje te perparuara dhe te fuqizoheshin panderprerje". Te tilla prita mbrojtese ishin ngritur ne disa nga nyjet me te rendesishme te vendit; pervec se ne 5-Puse dhe ne Bezhan, punime punime vecanerisht te fuqishme mbrojtese ishin bere edhe prane fshatrave Dervishane, Peste, Mullez, Ajtorahj, Shiras, Monolase. Pleshe, Barkmadh, afer hanit "Sali", Kosmire, Gurishte, Kucille, Kondovrahj,Kacike,Kastrice etj.
    Per t`iu afruar Janines sa me prane dhe per ta shtene ate ne dore, divizionet 2 dhe 8" prej 24.000 vetesh" si edhe batalionet e shumte te rrogetareve kryqetare athino-fanarite "prej disa mijra vetesh", perserisnin e riperserisnin sulmet e veta perdite e me dendur e gjithnje e me me rreptesi. Megjithate u ropaten e u sfiliten plot 20 dite per t`i shkulur mbrojtesit nga Pese-Puset e Dervishani dhe per te kapercyer ne veri te brezit mbrojtes ne ato vende.
    por edhe terheqja e mbrojtesve me ne thellesi per ne vendmbrojtje me te pershtatshme, shoqerohej me kacafytje perhere e me te ashpra duke lare me gjake cdo pellembe te truallit te leshuar nen thundrat e kryqetarve athino-fanarite, vecanerisht te ashpra e te pergjakshme u bene ato para Hanit te Emin Agait e Pestes si edhe gjate javeve te qendreses ne vendmbrojtje pran tyre.
    Dikur shtabmadhoria kryqetare athino-fanarite u bind se njesite e veta Janines nuk mund ti afroheshin, duke mesyre vetem nga ana jugore e saj.Prandaj, gjate 10-diteshit te pare te nentorit 1912 ajo nderseu per ne sheshin e luftimeve edhe nje njesi ushtarake prej 4.000 vetesh. Njesia ne fjale cau "neper krahinen malore ndermjet Maqedhonise Jugore dhe Shqiperise Jugore- krahine qe formonte uren lidhese ndermjet Selanikut e Janines"- dhe doli ne luginat perendimore te vargmalit Pind, ku gjendet Mecova. Pas luftimesh te ashpra e te pergjakshme, me 14 nentore njesia e sapopermendur e mundi taburin qe mbronte qytetin dhe ia mori ate. Njeherit me hedhjen ne dore te Mecoves dhe te rrethit te ngushte te saj shtabmadhorija kryqetare athino-fanarite synonte te "shtypte" veprimet goditese te cetave te shqiptareve luftarake, per te cilat qe prej qindra vitesh ato ane kishin qene sheshe te luftimeve te rrepta.
    Renia e Mecoves ne dore te ushtrise kryqetare athino-fanarite shkaktonti kokecarje per drejtuesit e mbrojtesve te Janines, sepse celi nje shteg shume te rrezikshem ne anen lindore. Per te perballuar gjendjen, u terhoqen shpejt e shpejt fuqi te mjaftueshme nga brezat e tjere te mbrojtjes dhe u derguan ngutesisht ne ndihme te mbrojtesve ne terheqje e siper. Njesia e perbere nga ata qe qene me pare dhe nga te sapovajturit, te drejtuar nga i degjuari mirrallaj(kolonel) Beqir Grebeneja, ia ndali hovin kryqetareve athino-fanarite dhe e mbertheu ne vend deri ne mbarim te luftimeve.
    (ne vazhdim 32)
    [ Trimeria-aroma LIRI//Tradhetia-kerrme llum i zi!]

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e dallandyshe
    Anëtarësuar
    23-02-2004
    Vendndodhja
    ne bina te ullirit
    Postime
    144
    (ne vazhdim 32)

    * *

    Te shqetesuar per te ardhmen e atdheut te vet, nje grup prej 40 atdhetaresh me banim ne Stamboll, me 18.XI.1912 u dergoi Fuqive te Medha Evropiane nje thirrrje ne emer te kombit shqiptare. Ne te, pasi permendej se kombi shqiptare perbente "grupin etnik me te bashkuar dhe me te rendesishem te Turqise Evropiane ", parashtroheshin gjykimet dhe kerkesat shqiptare: "Nese deshirohet qe ceshjta e Lindjes politikisht te zgjidhet me arsye, nuk mund te mos mbahet parasysh qenia e popullit shqiptare ne nje pjese mjaf te madhe te Ballkanit...
    Populli shqiptare i njohur per luftrat qe ai ka bere ne te gjitha kohet-ne te kaluaren dhe sot -per ruajtjen e teresise tokesore dhe te pavarsise se tij ....nuk do te pranoje asnje ndryshim te kufirit te Turqise Evropiane...-{1} Eshte fjala per kufirin e percaktuar nga koferenca e Dyte nderkombetare e Stambollit e prillit 1881.
    qe te cenoje te drejtat e tij. Ai s`do te pranoje asnje nderhyrje nga ana e shteteve ballkanike ne qeverisjen e vendit....Ai deshiron...te mbetet zot i fateve te tij ... ai kerkon me ngulm nga F.M. qe t`i garantoje qenien e tij etnike e politike. Thirrja qe nenshkruar prej Rasip Dinos, Apostol Meksit, Shan Tepelenes, Gani Frasheri, Sulejman Delvina,Filip Noges, Mehmet Frasheri, Ibrahim Naxhiut (D.H.), Nezir Remzi Leskovikut etj.

    * *

    Kur oborri Osman dhe Porta e Larte e pane se vazhdimi i luftes njekohesisht me te kater shtetet kufitare ballkanike do t`u shkaktonte humbje te medha edhe me te renda, nepermjet nje perfaqesie te posacme i parashtruan mbretit Ferdinand te Bullgarise -i cili ishte zgjedhur kryetar i Lidhjes ushtarake ballkanike-kerkesen per armepushim; kerkesa u pranua menjehere si nga ai, edhe nga Aleksandri i Serbise e Nikolla i Malit te Zi. Ndersa Gjergji i Greqise nuk deshi. Pas 14(15) ditesh hidh e pritjesh ndermjet perfaqesise qeveritare osmane dhe perfaqesuesit te "Lidhjes Ballkanike", ambasadorit rus ne Stamboll, Girs, u nenshkrua edhe marveshja perkatese. Lufta s`do te pushonte vetem rreth Shkodres dhe Edirnese. Marreveshja perfundimtare u la te nenshkruhej ne Londer me 30.XI.(14.12). 1912.
    Me qellim qe kryqetaret athino-fanarite te beheshin "zoterues te Janines" e keshtu te vinin ne dore"ato krahina te Shqiperise Jugore" qe mendonin per t`i bere te vetat para perfundimit te paqes ndermjet tri qeverive te shteteve te tjera ballkanike dhe qeverise osmane, ndermoren sulme pas sulmesh perhere e me furishem; mirepo nuk bene gje tjeter, vec humbjeve gjithnje e me te renda qe pesuan. Mbrojtesit kundersulmuan "gjallerisht dhe qendruan ne vendmbrojtjet e jashtme.
    Edhe pse Gjergji nuk pranoni te nderpritej gjakederdhja, qeveria e tij u ftua te ishte e pranishme ne takimin e Londres. Mirepo ajo qeveri-si edhe me pare nguli kembe ne te veten, "sepse donte te pushtonte me cdo kusht Shqiperine e Jugut dhe kryeqendrene saj, Janinen. Ne kete menyre ajo permbledhjen e saj brenda shtetit grek donte te bente gje te kryer, qe ne Koferencen e Paqes te mos dilnin fjale. Ne perbindshmerine e tyre ndaj Shqiperise qeverise dhe oborrit kryqetar athino-fanarit u jepte zemer e dore mangesia e dukshme e fuqise se mjaftushme mbrojtese ne Camerine e Janine dhe me teper akoma qendrimi haptaz perkrahes i qeverise angleze, i bere boterisht i njohur nepermjet zedhenesit te saj, MPJ, Eduart Greit. Ai, me qellim qe te pengonte dhe te asgjesonte sidomos veprimtarite e qeverise austro-hungareze (qeveri qe sundonte tere Evropen Qendrore dhe si e tille kishte peshe vecanerisht te rendesishem) ne mbrojtje te se drejtes se Shqiperise se pambrojtur, me 5,XI.1912,duke folur ne dhomen e Komuneve, tha:"..pas arritjeve te kohes ne shesh te luftes, askush nuk do te jete i lire te vere ne bisedim te drejten e shteteve ballkanike per te caktuar kushtet me te cilat ato duan te bejne paqen.""
    Ne javet qe ngjanin ndodhit e sapopermendura, neper vendmbrojtjet para Janines gjendeshinte ngujuar vetem 12.000 luftetare shqiptare gje per te cilen qeveria kryqetare athino-fanarite ishte vene imtesisht ne dijeni. Pervec kesaj dinte edhe qe udha detare Anadoll-Shqiperi, e vetmja asokohe nga mund te dergoheshin njesi ushtarake, armatime e pajisje si edhe ndihma te tjera te domosdoshme, ishte mbyllur plotesisht prej luftanijeve te saj qe nga fillimi i luftes. Duke marre zemer nga keto perparesi kryesore dhe nxituar nga synymet grabitqare e viseve jugore shqiptare, qeveria kryqetare athino-fanarite vazhdonte perdite e me me kokfortesi te ngulmonte ne permbushjen e qellimeve te veta. Ishin pikerisht ato qe sapo e permenden qe e shtyne ate te ndersente njesite drejt Janines edhe ditet e nenshkrimit ne Londer te marrveshjes se perhershme per perfundimin e luftimeve ndermjet Sulltanatit Osman dhe qeverive te tre shteteve sllave te Ballkanit. Por edhe pse shtabmmadhoria e saj vuri "ne perdorim tere fuqite e mundshme ", ato arriten te mernin vetem lartesite rreth fshatit Ajtorahj; edhe keto pas shume oresh "ndeshjeje me bajoneta te batalioneve te evzoneve me taburrin". qe mbronte ato lartesi. Njesia kryqetare athino-fanarite mesyese u versulen edhe nga ana lindore ne drejtim te vendmbrojtjeve te ngritura pertej fshatit Kastrice, po u shtrenguan te vinin majat nga kishin vene thundrat qe ne te majte te rrjedhes se Dhrinskos. Po, perderisa kishin rene vendmbrojtjet prane fshatit Peste. Prandaj, duke mos patur vendmbrojtje te parapergatitura pas tyre, taburet e atyre dy nyjeve u terhoqen-po gjithnje me luftime- dhe u vendosen ne ato para Bezhanit. Njesit ushtarake kryqetare athino-fanarite vrapuan pas tyre, po u stomosen dhe bene ne vend numero. Edhe pse ferik Esad pasha Janina koha, rrethanat dhe mjetet e pamjaftushme nuk e kishin lejuar t`i ndertonte dhe t`i armatoste vendmbrojtjet prane Bezhanit sic dinte dhe donte vet, prapseprap ato perbenin nje pengese te rralle, gje qe -vec te dhenave te burimeve te ndryshme historike- e nxjerr ne pah edhe kenga popullore e nderthurur me ate rast:
    "O Bezhan permbi Janine,/
    jeshe istikam i mire,/
    treqind topa, nje te shtire,/
    bien gjulete me zinxhire".
    Duke ndeshur ne vendmbrojtjet heperhe te papushtueshme para Bezhanit, Gurishtes, Kosmires, Barkmadhit, Kondovrahjit etj. si edhe per shkak te humbjeve te medha dhe te rraskapitjes gjate luftimeve ne Anua, Preveze, Lure, Kemshadhe, Pese Puse, Ajtorahj etj., njesite ushtarake kryqetare athino-fanarite e nderprene heperhe mesymjen per ne Janine; per me tej atyre u duhej kohe per te mbledhur veten si edhe fuqi plotesuese per te rifilluar mesymjen.
    Per tre muaj e ca u rropaten dhe u dergjen para Bezhanit dhe nyjeve te tjera te brezit mbrojtes ne te dyja anet e tij, sepse "ne Janine palikaret ...gjeten kundershtare popullin shqiptare, i cili mbron vendin e stergjysherve me nder e me trimeri".Meqe nuk u shikonte syri per tej, "luftimet vazhdojne vetem nga ana e Zagores dhe Mecoves, nga luftonej Beqir aga Grebeneja. Megjithkete zhvendosja e brezit te luftimeve para Bezhanit beri te shkeputej nderlidhja e drejtperdrejt e mbrojtesve te Janines me ata te Camerise. Po, pavarsisht nga kjo, prania dhe veprimtaria e fuqive mbrojtese ne Camerine e Mesme dhe ate Veriore- edhe pse larg me ato te Janines -bente qe njesia ushtarake kryqetare athino-fanarite te nguronin te hynin thelle ne malesine e Dodones; ky qe edhe shkaku kryesor qe ato nuk guxuan t`i afroheshin Janines dhe te mesynin pa ndrojtje per te hyre ne te, sikur vepronin ne anet jugore e lindore.

    -{1}-Kujtimet te luftetarit te pranishem, Abedin Mehmet Abduli nga fshati Shales i Konispolit, dtl.1863
    Shenim: Kur Grebeneja u zu nga njesite te ushtrise kryqetare athino-fanarite mirialla Beqir Grebeneja me njerin nga taburet e allajit (regjimentit) te komanduar prej tij u derdh vetetimthi per ne vendelindje dhe pauzbuluar fare gjate udhetimit, arriti papritmas ne Grebene. Goditi rrepte ne befasi gjate nates gunaret qe kishin kthyer festen menjane dhe ishin shtruar si ne shtepine vet, duke u kallur daten e duke u dhene arratine. Kur gunaret kryqetaret athino-fanarite ia dhane vrapit nga syte kembet, Beqir aga Grebeneja mori familjen e vet dhe tere ata qe arriten te pergatiteshin shpejt e shpejt e u kthyen serisht ne brezin mbrojtes nga ishin nisur.
    Deshmi e Musa Hamit Demit dhe Selfo Mahmut Sejkos.
    -{1}-Kujtime te ish luftetarit Mahmut Male Banushi nga fshati Grykehur i Gumenices se Camerise, dtl.1895.

    (ne vazhdim 36)
    [ Trimeria-aroma LIRI//Tradhetia-kerrme llum i zi!]

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e dallandyshe
    Anëtarësuar
    23-02-2004
    Vendndodhja
    ne bina te ullirit
    Postime
    144

    Luftimet per Janinen dhe prane Janines.

    (ne vazhdim 36)

    Janina, "Kapital of Albania"-sic cilesohej neper enciklopedite dhe veprat e tjera te te huajve-apo "Kryeqyteti i Toskerise"-sic e quanin vendesit-perbente nyjen kryesore te krejt Jugut Shqiptar. Zoteruesit te saj i krijoheshin mundesi vecanerisht te medha per te sunduar apo demtuar rende tere ate pjese te vendit tone, domethene tere pjesen tjeter te Jugut Shqiptar. Dhe pikerisht, se kryqetaret athino-fanarite si pikesynim kryesor kishin "sundimin ne Shqiperi te Jugut", s`kursenin asgje e s`linin gur pa permbysur per te shtene ne dore sa me pare Janinen. Prandaj edhe atdhetaret shqiptare ishin duke bere cdo perpjekje te mundshme qe ate te mos ua rrembenin. Pushimi i perkohshem i luftimeve s`ishte gje tjeter, vec nje djegie nen vete, per te ndezur flake shume me perpirese se te deriatehershmet. Ankthin qe brente atdhetaret tane ato dite, kengetari popullor e pasqyroi neprmjet ketyre vargjeve:
    "Janine, te hifte zjarri,/
    rafte e te mbulofte mali,/
    t`erdhi te dera Junani!/
    Janine, cerek Stambolli,/
    dalte e te mbitte gjoli,/
    hapi site, se te mori!"

    Pervec perpjekjeve te veta per shpetimin e Janines, "shqiptaret e ketushem"-sic shenonte perfaqesuesi i qeveritare austro-hungareze ne Janine, Bilinski-kerkonte vazhdimisht edhe ndihmen e qeverise se perkohshme shqiptare dhe te atdhetareve te qarqeve te tjera te vendit. Duke bere fjale rreth atyre perpjekjeve, Bilinski ne shkresen e vet me dt.10.12.1912 derguar perfaqesuesit te te njejtes qeveri ne Vlore, nder te tjera vinte ne dukje: Shqiptaret e sanxhaqeve (qarqeve) te Janines, Gjirokastres e te Reshadijese mbajten ketu nje mbledhje dhe vendosen te dergojne pa vonese ne Vlore Musa Hamit Demin nga Filati, per te kerkuar nga Ismail Qemali nje qendrim energjik kunder uzurpimeve greke". Me tej ai veren:"...tosket e qarkut te kesaj zyre kane pikepamjen se ... fortesa e Janines-te cilen tosket do ta mbrojne deri ne piken e fundit te gjakut-duhet t`i mbetet Shqiperise, pasi Janina eshte e domosdoshme te ngelet kryqyteti i Shqiperise se Jugore. Tosket, gjithashtu, s`do te pranojne leshimin e rretheve te Gumenices te Margellecit, ku banojne vetem shqiptare ". Bilinski thekson edhe "Qarqet e ketushme te toskeve...ne rast te nje leshimi te pashmangshem te nje pjese toke Greqise, asaj mund t`i epen vetem rrethet e Prevezes dhe ai i Lures; kurse nga rrethi i Janines, vetem pjese qe kufizohen me rrethin e Paramithise ..si edhe pjesa jugore deri tek Hani i Emin Agait.
    Qendrimi i prere dhe i vendosur i atdhetareve prijes te atyre aneve tevendit bente qe luftetaret e brezave mbrojtes te luftonin perhere e me me vetmohim e kembengulje. Kjo e vertet pasqyrohet edhe ne burimet shqiptare edhe ne ato te huajat. Lejhaneci, perfaqesuesi i qeverise austro-hungareze ne Vlore, ne tejshkrimin e vet me dt.20.12.1912, derguar MPJ ne Vjene, bente te ditur : "Sipas njoftimeve te Ismail Beut, pardje dhe sot ne jug te Janines kane ndodhur luftime te ashpra. " Nje gje te tille e bente te ditur ne njoftimin e vet me dt.21.12.1912, derguar nga Lura edhe gjenerali Sapunxhaqi. Nder te tjera ne ate njoftim behej e ditur se mesymja e njesive kembesore te ushtrise kryqtare athino-fanarite kunder vendmbrojtjes edhe nga artilerija-kishte deshtuar.
    Me qellim qe mesyesve t`u viheshin pengesa dhe t`u shkaktonin ngaterresa nga me te ndryshmet, "ndaj te gdhire " 6 janari 1913 nje njesit prej 50 ushtaresh camer u futen fshehtazi ne brezin e luftimeve te njesive kryqetare athino-fanarite. Vejsel Bami nga Filati i ra borise ne shenje sulmi, gje qe shkaktoi mjaft corroditje dhe deme ne brezin kundershtare. mirepo edhe njesiti prej ushtaresh camer i ndodhur ndermjet tere asaj mizerie, thuajse u flijua i teri.
    Goditjet e njesive ushtarake ushtarake kryqetare athino-fanarite, te cileve tanime i qe shtuar edhe divizioni i 4-t-ishin duke u bere gjithnje me te shpeshta dhe me te furishme jo vetem kunder mbrojtesve te nyjes kryesore, Bezhanit, por edhe kunder atyre te nyjeve te tjera anesore; nder te mesyrat me te rreptesisht ishte edhe nyja rreth fshatit Kosmire, 9km. ne J-P te Janines. Gjate luftimeve atje u flijuan aq e aq mbrojtes, nder ta edhe atdhetari i mirenjohur, Abaz Hamit Idrizi nga fshati Smarte i Filatit. Ne kujtim te tij dikush nderthuri keto vargje:
    "Ne Bezhan , ne Kosmira, Abaz Hamiti u vra;/
    ne Janine dhane salla./ mbene motrat pa vella".
    -{1} Abaz Hamit Idrizi ishte i vetem dhe shume i kamur; ai mund te mos shkonte ushtare duke paguar nje nekembez. Kur ia permenden kete, u pergjigje : "JO bedel dergojne frikacaket dhe ata qe s`duan t`i dalin mbrojtes atdheut. Kujt do t`ia leme vendin, grekut? Do te vete, edhe po ta di qe s`kthehem me i gjalle".- Kujtim i Lutfi Berberit.

    Njesite ushtarake kryqetare athino-fanarite prej kohesh ishin bere ku e ku me eprore si numerikisht, si ne armatim e pajisje te tjera; atyre u dergohej lirisht cdo send; ushqime, veshmbathje e gjithcka tjeter qe u duhej. krejt ndryshe ishte gjendja per truparmaten e 3-te osmane te ngujuar ne Janine, te dy divizionet qe perbenin ate. Tanime kishin humbur gati nje te treten e fuqise se tyre. Burimi i vetem nga mund te merte dicka, ishte ajo pjese e Shqiperise qe s`ishte shkelur ende nga ushtrite fqinje e qe lidhej me Janinen nepermjet shtegut ende te lire: Janine-Delvinaq-Kakavje dhe Delvinaq-Tri Urat. Mirepo prej saj mund te merrej vetem ndonje grusht miser apo miell misri e asgje tjeter, per te tjera as qe mund te behej fjale. Asaj veshtiresie i shtoheshin edhe veprimet e paudhta te kryqetareve athino-fanarite, te cilet me anen e floririt te derdhur pa kursim, nepermjet veglave te tyre te shumta arrinin te krijonin corroditje e pamaturi ne mjaft njerez. Ne kete mes ndihmonte dukshem edhe veprimi keqberes i disave, si f.v i njefare Isa Agai; ai, qe prej Vlore me ane te te derguarve te vet te posacem perpiqej t`u ngrinte mendjen mbrojtesve, duke i nxitur te mos e mbronin me gjate Janinen.
    Keto sjellje te vecanta i frynte dhe i majiste me te madhe shtypi kryqetar athino-fanarit. Edhe pse masa e mbrojtesve nuk ua vuri veshin llomotitjeve te tyre, prapseprap ndikuan, u genjye dhe u be kurban i disa njerezve sherbetore te kryqetareve athino-fanarite dhe zedhensve te vet keture te fundit. Nder ata qe e pesuan per shkak te nxitjeve te tyre ishin 8 camer nga Margelleci dhe fshatrat e tij, si edhe nje nga Karaburuni.
    Sipas dokumentave te botuara nga Lef Nosi, ne gjysmen e dhjetorit 1912 ne Janine arriti gjenerali Ali Riza Pashai me nje pjese te mbeturinave te se quajtures "Armata e Perendimit " Ajo ishte demtuar rende dhe ishte thyer gjate luftimeve te rrepta dhe te shpeshta neper Maqedhonine Jugore dhe Qendrore kunder njesive te shumta kryqetare athino-fanarite greke dhe eksarhisto-nacertaniste serbe. Keshtu qe ata gati 15.000 vete-sipas Immanuelit nga Mundjet dhe nga demtimet e shumta qe kishin pesuar, nuk kishte se si te mos ta kishin humbur (te pakten deri ne njefare shkalle)frymen e tyre luftarake: duke dyshuar mbi aftesite e metejshme ushtarake. Esat p.Janina mezi pranoi qe ata te bashkerenditeshin me truparmaten e tij; ndoshta per ate shkake ai gjeti rastin qe dy tabure prej tyre gjate 10-diteshit te 3-te te dhjetorit 1912 t`i dergonte ne Cameri, pas aq e aq kerkesave te atjeshme ata ushtare treguan se "s`ua hante qeni shkopin".

    (ne vazhdim 39)
    [ Trimeria-aroma LIRI//Tradhetia-kerrme llum i zi!]

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e dallandyshe
    Anëtarësuar
    23-02-2004
    Vendndodhja
    ne bina te ullirit
    Postime
    144
    (ne vazhdim 39)

    Meqe qeveria kryqetare athino-fanarite vazhdonte te ngulmonte perhere e me me kokefortesi per te shtene Janinen ne dore, qeveria e perkohshme shqiptare e kryesuar nga Ismail Qemali dergoi atje nje perfaqesi te veten, te kryesuar nga ministri Mitat bej Frasheri; perfaqesia arriti ne Janine me 13.1.1913 dhe mori tere masat e mundshme per te shtuar disi fuqine mbrojtese rreth saj; nder masat e marra me e rendesishmja ishte dergimi perkrah mbrojtesve te deriatehershem te Janines te dy tabureve : taburin e Gjirokastres dhe ate te Tepelenes.
    -{1} Nje numer i tille duket tejet i fryre; po te mbahet parasisht se mbeturinat e asaj armate ishin duke luftuar kunder njesive kryqetare athino-fanarite prej Qafes se Qarrit e deri ne Konice, athere vetvetiu kuptohet se ne Janine nuk duhet te kene shkuar me teper se 3-4 mije vete.
    Megjithkete njesite e ushtrise kryqetare athino-fanarite ishin ende ku e ku me eprore si ne numer edhe ne armatime. C`ishte edhe me keq se epersia e tyre rritej cdo dite e me shume, kurse pakesimi e dobesimi i mbrojtjesve shtohej nga ora ne ore. Por edhe pse ne rrethana aq te renda kur "lufta ziente" ne dyert e Janines, mbrojtesit e saj vazhdonin t`i mbanin te mberthyer ne vend mesyesit kryqetare athino-fanarite. Dhe kjo kishte arsyet e veta: se" kryekomandanti i tyre, Esat Pashai diti t`u ngulte atyre bindjen se atje ishte fjala per mbrojtjen e nje trualli qe ishte i shenjteruar prej te kaluares historike. -
    -{1}- Immanueli, "Lufta Ballkanike" 1912-13...." vep. e perm...fq 40. Aq e madhe ishte frika nga nje kundergoditje prej mbrojtesve te Camerise dhe te Janines, sa qe edhe pse ata ishin vene perballe nje mizerie disa here me te shumte, komanda e njesive mesyese kryqetare athino-fanarite nuk guxoi te levizte se toku me to.- Deri me 18.1.1913 ajo "hodhi rrenje " ne Filipiadhe; vetem dy dite me pase Sapuni dhe ndihmesit e tij te drejtperdrejte mezi bene pakez me tej dhe u vendosen ne "Hanin e Emin Agait" "o elinismos2 FA te IH, dos.A-IV.107.fq.45.
    Pervec kesaj "shpiri luftarake" i shqiptareve atje gjeti nje veprimtari te posacme ne luften kunder grekeve.
    -{1}- Timo Dilo, "Shenime historike rreth shpalljes se pavarsise dhe viteve te para te shtetit shqiptare" ...veper e permendur, fq.4 dhe 7.

    Ishte koha kur ne Koferencen e Ambasadoreve ne Londer po shqyrtohej ceshtja shqiptare, gje kjo qe behej pas njoftimeve te qeverise austro-hungareze prane Koferences se Ambasadoreve ngulte kembe me te madhe qe Janina dhe Shkodra te mos shkeputeshin nga teresia tokesore shqiptare, po te liheshin brenda shtetit shqiptare . MPJ i Austro-hungarise Berchtoldi qe ne takimin e pare me Ismail Qemalin, sapo ai arriti ne Vjene gjate udhetimit per ne shqiperi, i tha "Qeveria jone do qe ....Shqiperia te dale me vete si nje shtet i thukur(ngjeshur, bashkuar) qe te permbledhe brenda tij te gjithe shqiptaret dhe te jete ne nje shkalle me popujt e tjere ballkanike.
    Kurse kryeministri i Sulltanmuratit Osman me 15.XI. 1912 i kishte bere te njohur perfaqesuesit ne rrethana te tilla me 16.12.1912. pas 4 ditesh hidh e pritjesh perfaqesuesit e qeverise te shteteve te medha evropiane kishin njohur njezeri mevehtesine e shtetit shqiptare Shqyrtimi i ceshtjes shqiptare ne ate konference, masat fuqizuese te ndermarra here pas here nga qeveria e perkohshme shqiptare per mbrojtjen e Camerise dhe te Janines si edhe vazhdimi vendosmerisht i qendreses ne to mund te permbyste njehere e pergjithmone synimet grabiqare te oborrit, qeverise dhe qarqeve te tjera kryqetare athino-fanarite ne Vjene njoftonte eproret e vet: "Zgjatja e rrethimit te Shkodres e te Janines nxit qeverine austro-hungareze ne deshiren e saj per t`i permbledhur keto dy qytete brenda shtetit shqiptare". Ne rrethanat e lartpermendura kishte shume te ngjare qe per kufi shteteror-grek Koferenca e Ambasadoreve te ripohonte kufirin kombetare (Gjirin e prevezes-lumi Araht- Mecove) i njohur nga koferenca II Nderkombetare e Stambollit (prill 1881), kufiri i pranuar boterisht edhe nga vet qeveria greke. Te lebetitur nga nje mundesi e tille, Oborri mbreteror dhe qeveria kryqetare athino-fanarite shpejtuan te merrnin masat te ngutshme per te gelltitur Camerine e Janinen. Lefter Venizellua qe e shihte me sy hapur shembjen e endrrave grabiqare te kryqetareve athino-fanarite qe nga Londra ku qendronte perkohesisht, duke tundur kembet, ohaliste "Fuqizoni me cdo kusht armaten e Ipirit . Ne asnje rast veprimi yne menduar per ne Thrake nuk duhet te behet shkak(penges) i ngadalsimit te veprimeve kunder Janines. nder masat e ndermarra ishte edhe zevendesimi rreth 20 janarit 1913 i komandantit te deriatehershem te njesive kryqetare athino-fanarite qe luftonin ne Cameri dhe ne Janine, gjeneral Sapunxhaqi me front trashegimtarin princ Kostandin, njeherit ato urdheruan "zaptimin e menjehershem te Janines" . Me 23.1.1913, dite kur atij iu besua detyra, njesite ushtarake kryqetare athino-fanarite te deriathershem- qe arrinin ne 45.000 vete, vec disa mijera rrogetare-ishin vendosur ne kete menyre: Prane Mecoves, pra ne krahun e djathte me ne lindje te Janines, nmdodhej njesia e perzier e nenkolonel Micas, e pwerbere prej 1500 ushtaresh rezerviste. Divizioni i ^-te ishte vendosur ne V_P te Llozhecit. Divizioni i 8-te ishte vendosur ne jug te Janines, para Bezhanit te Vogel. Diviziono i 2-te ne te majte te te 8-tit, terthor permbi udhen Preveze-Janine e mbi majen Avga. Divizioni i 4-t para frontit J-P te Janines, mbi kodrat prane fshatit Pleshe, i shperndare ne shume njesite ne vend te crregullt(thyer).
    reparti i perzier i nenkolonel Ipirit prej rreth 3000 vetesh, ishte i vendosur gjate prapavijes mbi rrugen Preveze-Hani i Emin Agait, me detyre qe te mbronte ate arterje te rendesishme nderlidhje nga cetat shetitese shqiptare, te cilat "me guxim te cmendur shqetesonin prapavijat e ushtrise greke"
    Kurse mbrojtesit e Janines ishin ngujuar ne vendmbrojtjet gjysmake te nje brezi me gjatesi rreth 50 km., nyjet e te cilit ishin : kodrat e Bezhanit te Madh, te perdorura kryesisht per vendosjen e topave me balle drejt jugut. Ne J-P te te tyre: mbi lartesite e Bezhanit te Vogel, ishin vendosur topa te lehte, mitraloze e njesi kembesorie. Ne vendmbrojtjet e ndertuara mbi kodrat e Durutit(ne perendim te Janines), ishin vendosur disa bateri artilerie dhe kembesorie taburesh te perparuar. Nje grup vendmbrojtesh ishin ndertuar mbi kodrat e Kastrices, ne rrugen qe kalonin neper Dhrinsko per ne Mecove. Mbi ujdhezen e liqenit te Janines ishin betonuar dy topa me balle nga lindja. Prej tere atyre vendmbrojtesve, "vetem ato te ndertuara mbi Bezhanin e Madhe dhe te Vogel ishin mermetuar shume a pak ne gjendje per qendrese; ndersa te tjerat ishin te pambaruara dhe pjeserisht aspak te lidhura me njera-tjetren.
    Ne gjysmen e 10-ditshit te 3-te te janarit 1913 perbindshat kryqetare athino-fanarite kishin mundur t`i afroheshin brezit mbrojtes rreth Janines gati 400 metra. Mesyesit dhe mbrojtesit "ndaheshin prej pengesave me tel, prej vendmbrojtjesh te pajisura me gardh apo me mure guri". nderkaq fuqia mbrojtese e te ngujuarve po dobesohej dukshem nga dita ne dite, per shkak te numrit ku e ku me te pakte nga ai i mesyesve, per shkak te mungeses se ndieshme te ushqimit, kryesisht te bukes, se per gjelle e sende te tjera asqe mund te permendeshin. ne pritje te permiresimit disi te asaj gjendje tejet te mjerueshme, gjeneral Esad pasha Janina prej javes se fundit te janarit 1913 e pas urdheroi ndreprerjen perkohesisht te kundergoditjeve. Nga kjo perfitoi Kostandini, sepse iu dha rasti te rifuqizonte njesite e veta mesyese; ai pruri nga Maqedhonia "fuqi te mjaftueshme" dhe pajisje me gjithcka te nevojshme tere armaten qe komandonte, te ashtuquajturen "Armata e Ipirit". Krejt ndryshe paraqitej gjendja e mbrojtesve te Janines e doemos, ata vuanin tmerresisht ne "vendstrehime te keqia", te ciklat benin qe ata te gjendeshin " ne meshiren e te ftohtit" dhe perberesve te tjere te motit te ashper.

    (ne vazhdim 42)
    Ndryshuar për herë të fundit nga dallandyshe : 27-07-2004 më 08:02
    [ Trimeria-aroma LIRI//Tradhetia-kerrme llum i zi!]

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e dallandyshe
    Anëtarësuar
    23-02-2004
    Vendndodhja
    ne bina te ullirit
    Postime
    144
    (vazhdim 42)

    * *

    Frontrashegimtari i mbreterise greke, princ Kostandini ne krye te dy divizioneve ushtarake kryqetare athino-fanarite arriti para Janines me 24.1.1913 dhe mori menjehere komanden e krejt te ashtuquajtures "Armata e Ipirit".
    Me arritjen e atyre dy divizioneve, fuqia mesymese kryqetare athino-fanarite rreth Janines arriti ne 60.000 ushtarake te aramatosur gjer ne dhemb me gjithfare armatimesh; ata mbeshteteshin- e njekohesisht edhe mbroheshin- nga nje numer shume i madhe topash te kohes.
    Nderkaq, ne mbrojtje te Janines kundruall fuqise mesyese kryqetare athino-fanarite vazhdonin te qendronin rreth 20.000 ushtarake kryesisht shqiptare dhe turq, te mbeshtetur nga 109 topa te vjeter me zjarr te zakonshem, te vendosur kryesisht ne Bezhan, te emeruar "Fortesa e Janines". Me vajtjen atje te nje pjese te mbeturinave te Armates se Perendimit, numri i mbrojtesve te drejtuar nga gjeneral Esad pasha Janina u ngjit ne rreth 26.000 vete; mirepo 5.000 vete prej atij numeri lengonin nga plaget dhe nga semundjet, duke u dergjur keshtu neper spitalet e atjeshme. Megjithate, sado qe mbrojtesit ne perpjestim me mesyesit ishin tri here me pak ne numer dhe pese here me pak ne armatime-sidomos ne armatimin e rende-as qe donin te dinin se c`kishte ndodhur e c`po ndodhte ne Shqiperine e Veriut e Lindore; kollordu e Janines me Esat pasha Janinen vazhdonte e patundur ta mbronte Janinen me nje brez fortifikimesh te pacashem.

    Gjenerali Esat pasha Janina dhe fronttrashegimtari, princ Kostandin, kishin qene shoke te ngushte ne Akademine Ushtarake Gjermane ne Berlin. Po tani koha e solli qe ata te ishin dy kundershtare te papajtueshem perballe njeri-tjetrit ne te dy anet e brezit te luftimeve. dhe sado qe princi Kostandini e njihte fare mire paepshmerine e gjeneral Esat pasha. Janina, me 30.1.1913 i dergoi nje leter; ne te i thoshte se vazhdimi i qendreses me fuqi aq te pakta dhe ne kushte aq te mjerueshme ishte kryekeput i pakuptim, per me teper kur mbrojtesve te ngujuar rreth Janines nuk mund t`u shkonte kurrfare ndihme. Gjeneral Esat pasha Janina ne pergjigjen e vet theksonte se ishte detyra e tij qe ta mbronte Janinen deri ne fishekun e fundit dhe ne piken e fundit te gjakut. Ishte kjo nje pergjigje shume a pak e ngjashme me ate qe gjeneral Hasan -Riza Pashai i kishte dhene po ate muaj krajl Nikolles se Malit te Zi.
    -{!}_ Po qe se njesite osmane do te kishin patur drejtues si Esat pasha Janina dhe Hasan-Riza pashai, mesyesit e vendeve fqinje ne to do te kishin thyer hundet.

    Pragun e pakapercyeshem kryesor qe pengonte carjen per ne Janine, e perbente "Fortesa e Janines", e ndertuar ne te dy fshatrat e quajtura Bezhan. Brezi i fortifikimeve te bera atje dhe i pajisur me topa dhe arme te tjera te renda, gjendej rreth 12 km. ne jug te Janines. Ai brez ishte i papershkueshem jo vetem nga balli- qe po se po-por edhe nga ana lindore, pasi mbrojtjen nga majat e Servianes dhe ate te Kastrices; ato maja vec se jane vetvetiu te pamarshme, poderi-diku ishin dhe te mirepajisura nga pikpamja ushtarake.
    Rrezik per te paraqiste ana perendimore dhe pikerisht prej asaj ane e pesoi. Per shkak se ana ne fjale paraqitej si vend natyralisht teper i veshtire per tu shkelur-krejt i thepisur dhe tere buza (humnera)-ne te ishin ndertuar vendmbrojtje te papershtatshme; c`ishte dhe me keq, se ne to nuk ishin lene fuqi te mjaftueshme mbrojtese.
    Nderkaq kunder mbrojtesve te Janines ishin versulur edhe divizionet 3 dhe 5 kryqetare athino-fanarite, qe me sa kuptohet, ishin te dy divizionet e vajtura atje se toku me princ Kostandinin. Me epersi ta pakrahasushme numerike e armatime dhe ne rrethana aq lehtesuese, Kostandini dhe kryqetaret e tjere athino-fanarit vartes te tij perteriten edhe me me rreptesi goditjet "per pushtimin mundesisht sa me pare te qytetit aq te lakmuar. Megjithkete, edhe pse aq here me te pake e aq here me te varfer ne armatime e pajisje te tjera dhe ne kushte tmerrsisht te mjerueshme, mbrojtesit i detyruan mesyesit te vazhdonin te benin ne vend numero para vendmbrojtjeve rreth Janines, sepse, sic shkruante "Shkemb i mbletes" ne letren e vet me dt.4/17.3/1913 derguar nga Triesti ne to "luftonte krahu i paepur i ushtarit shqiptare me Esad Pashane nga Gardhiqi.

    Kur me se gjysma e ushtrise kryqetarte athino-fanarite e perbere (fillimisht) prej 110.000 vetesh dhe mijera e mijera rrogetare qene perqendruar para vendmbrojtjes te Janines, princ Kostandini i derdhi nenurdhesit e vet mbi vendmbrojtjet e demtuara mbi majat e Ajo-Nikolles dhe te Cukes; njeherit me mesymjen ne ballin perndimor reparti i perzier i nenkolonel Micas goditi mbrojtesit e ballit lindore te ngujuar prane Dhrinskos. Keto veprime,vec se ishin te pafuqishme per te care brezin mbrojtes rreth Janines, nuk kishin as qellim ta benin kete. Nepermjet tyre synohej te krijohej mjegull dhe shqetesime per te fshehur levizjen e deshiruara dhe grupimet ne pikat e paracaktuara nga pastaj do te jepej goditja vendimtare. Esad pasha Janina, i gjendur me pak bashkeluftetare perballe tere asaj mizerije qe mesynte nga te kater anet, nuk mund qe te pengonte kurrsesi as dredhite e as ecejaket e tyre, i perqendruan fuqite mesyese si me poshte: krahu i majte(perndimor) i komanduar nga gjeneral Moskopulli, perbehej nga tre sektore te drejtuar nga kolonelet Antoniadhi, Janaqitie dhe LLamagratiko. Te 24 batalionet kembesore, dy kompani speciale dhe 6 grupe artilerie malore vepronin para majes Avga, Monolases dhe disa nyjeve te tjera me ne veri te Monolase. Mesyesit e grupimit te ndremjeme qe vepronin ne te dy ane te udhes Janine- Preveze, komandoheshin nga gjeneral Kalari. Kurse mesyesit e grupimit te krahut te djathte(lindore) te renditur ne 15 batalione dhe te komanduar nga gjeneral Sapunxhaqi e kolonel Micasi, vepronin perballe vendmbrojtjeve te te dy Bezhaneve, Kastrices e prane Dhrinskos. Tere muaji shkurt kaloi me levizje te tilla dhe me disa perplasje te vaketa, sa per te te thene "ketu jemi".
    Goditjet e ashpra armata kryqetare athino-fanarite-tanime e manarisur, majmur e harbuar-filloi ditet e parate marsit. Nyjet qe thithen bresherin me te vrullshem metalik e qe pesuan edhe deme me te medha, ishin vendmbrojtjet prane te dy Bezhaneve dhe Kastrices. Brigada e perzier e divizionit te 6-te e komanduar nga koloneli Papaqirjaqi, iu turr vendmbrojtjeve ndermjet Dhrinskos e Kondovrahjit. Sulmet vazhduan rreptesisht ditet e pastajshme edhe para vendmbrojtjeve te nyjeve te tjera te krahut lindor e qendror. Goditjet e rrepta ne krahun lindor e qe qendror rrufisen cdo fuqi te mundshme mbrojtese dhe keshtu njesive kryqetare athino-fanarite qe mesynin nga balli perndimor, u mbeti shesh per te bere pershesh. Ne keto rrethana ato ato munden te shtinin ne dore njeren pas tjetres vendmbrojtjet fuqipakta pran Cukes, ato ne majat e Aja-Nikolles dhe te Dhuratit. Renia e vendmbrojtjes ne lindje te lartesese 750 dhe te majes se Jadomishes, drejt te cilave njesia e kolonel Andoniadhit ishte mberthyer ne vend. Nderkaq njesite e armates kryqetare athino-fanarite te krahut te djathte kishin mundur te zinin edhe vendmbrojtjet ndermjet Dhriskos e Kondovrahjit. Mbrojtesit e nyjeve te zena nga kundershtari zune te terhiqeshin drejt Janines. Te patundur kishin mbetur vetem luftetaret e vendmbrojtjeve te te dy Bezhaneve, te prire nga i paepshmi jarbaj (koloneli) Veip dej Janina, nje ushtarak i lindur. Mirepo renia e vendmbrojtjeve te kraheve lindore e perndimore dhe dalja e njesive kryqetare athino-fanarite pas kurrizit i ndau nga fortesa kryesore(Bezhani) dhe i la krejt te zbuluar nga ana veriore. Ne keto kushte qendresa e metejshme ishte e kote, madje vetevrasese. Per te mos ndodhur nje gjeme e tille, Esad pasha Janina, nepermjet perfaqesuesve te qeverive te shteteve evropiane ne Janine pranoi dorezimin e mbrojtesve te lavdishem te saj, te cileve-sidomos muajt e fundit- s`kishte qene mundur t`u dergohej asnje lloj ndihme."Uria dhe mungesa e qene municioneve e kishin rrezuar e tretur fuqine luftarake te mbrojtesve te Janines. Qe ne fillim te janarit kishte vetem 125 fisheke per pushke. Mungesa gati e plote e predhave per topat lejoi njesite e armatosura kryqetare athino-fanarite t`u afroheshin vendmbrojtjeve ,pikerisht per kete shkak humbjet e armates kryqetare athino-fanarite ditet e mesymjes vendimtare kunder vendmbrojtjeve rreth Janines arrinin ne rreth 500 te vrare.

    (ne vazhdim 46)
    [ Trimeria-aroma LIRI//Tradhetia-kerrme llum i zi!]

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e dallandyshe
    Anëtarësuar
    23-02-2004
    Vendndodhja
    ne bina te ullirit
    Postime
    144
    (vazhdim 46)

    Pergatitjet per arritjen e marrveshjes per dorezimin e Janines dhe te mbrojtesve te saj vazhduan gjate 6 marsit 1913. Me t`u perhapur lajmi mbi ate mynxyre, mbrojtesit qe munden te iknin, moren udhen grupe-grupe per ne vendet ende te sunduara nga qeveria shqiptare. Muharrem Mehmet Kurushi nga Margelleci, dtl. 1877, (ushtar rezervist i shkalles se dyte) pjesmarres ne luftimet ne Pese-Puse e ne vendmbrojtje te tjera deri ne renien e Janines, deshmon: "Diten e marrveshjes per dorezimin e Janines nja 450 ushtare camer-nder ta edhe une-deshem te ipeshim tek grekerit. Me pushke ne dore dolem nga Janina, kaluam tek rrapi i Birbilenjve dhe u drejtuam per ne Tri Urat. Gjate udhetimit u takuam me mirallaj Beqir Grebenen dhe taburet e tij. Udhetuam bashke deri tek Tri Urat, ku u ndame. Neper Permet e Gjirokaster, Delvine, Filat, Gumenice e Maerrek, arritem ne Margellec". Me tej ai vijon: Nja 145-150 ushtare camer deshen te canin drejtperdrejt nga Janina per ne Filat. Mirepo ne ndeshjet me njesite greke gjate udhes u shuan qe te gjithe". Dhe me tej shton:"Diten e dorezimit te Janines nje buluk rreth 250 camer ndodheshin mbi nje mal prane Janines. Si zune Janinen, ushtaret grek vajten te zinine dhe ata. Me t`u afruar taburi grek, e goditen dhe e azgjesuan gati te gjithin. U verviten tabure te tjere greke dhe i rrethuan nga te kater anet. Gjate luftimit qe vazhdoi shume ore, mbeten gjalle vetem ca te pakte, edhe ata te plagosur me te shumtet rende".
    Me 7 mars 1913 armata kryqetare athino-fanarite e prire nga Kostandini, hyri ne Janine; atje, ne vendmbrojtjet rreth saj dhe me pertej-sipas Immanuelit-u dorezuan 550 oficere dhe 22.000 nenoficere e ushtare, nga te cilet 12.000 turq e 10.000 shqiptare. Prej tyre 7.000 u gjenden te shtruar neper spitale te plagosur dhe te semure. Kurse Ibrahim Artuci humbjet ne Janine i shenon kesisoj: 4.000 deshmore dhe te humbur; 22.000 rober(nder ta 4 pashallare);6.000prej roberve u kapen te plagosur dhe te semure neper spitale. Vetem 5.000 vete, duke lene ne vende topat dhe cdo pajisje tjeter te rende, cane drejt veriut dhe u bashkuan me pjestaret e Armates Perdimit qe mbroheshin ne Konice, Leskovik e Kolonje. nder te ikurit e atehershem ishte edhe vet gjenerali kosovar, Ali Riza Pashai. Princ Kostandini nuk deshi te vinte dore-sic ishte zakoni ne te tilla raste-mbi shpaten e gjeneral Esat pashan Janina, duke thene: "Shpata e heronjve nuk merret". Qe ne te gjithe te dorezuarit u shnderruan ne rrober dhe u shpune ne Epahto (qytet ne Gjirin e Korinthit), ne kalane e te cilit edhe u mbyllen. Gjate 9 muajve te skllaverise ne ate ferr, shume prej tyre vdiqen nga uria, semundjet dhe vujatjet e mundimet.
    "Renia e Janines"-sic e quan populli- Shkaktoi dhimbje aq te madhe ne mbare Shqiperine, sa qe nga te moshuarit ajo ndihet edhe sot e kesaj dite, dhimbja e thelle qe u ndie ne ate rast, u pasqyrua ne menyre te pashlyshme ne shtypin dhe tere burimet e tjera te shkruara asokohe. "Shkembi i mbletes" ne shkrimet e vet me dt.16.3.1913 te gerguar nga Triesti dhe te botuar ne fletoren "Atdheu", nder te tjera verente "Qe kur ra Janina e ketej shtypi grek eshte dehur nga gazi....po Kryeqyteti i vjeter i Toskerise per ta kurdohere do te jete kafshate mbytke...prandaj u thoni grekeve qe kombi shqiptare...i padeshperuar dhe me ate trimeri te natyrshme qe mbajti lufte kunder tri mbreterive te organizuara...nuk do t`i lene kurre greket ta trashegojne Janinen".

    Brenga e hidherimi qe ndien shqiptaret nga renia e Janines u shfaqen edhe ne kenget popullore, gje qe pasqyrohet edhe ne keta pak vargje: "Janine, te humbi nami,/ t`u ul ne vater Juani./ Janine, te zuri dhrimi(njelloj semundje qe rezon floket nga koka, sidomos te grave),/ qe kur te shkeli qafiri,/ evzonet(ushtaret e mbreterise) e Kostandini".

    Rreth "renies se Janines" dhe dorezimit te mbrojtesve te saj qarkulluan-madje tek-tuk qarkullojne ende-shume thashetheme. Me teper u perhapen fjalet qe padisnin Esad pasha Janinen. U tha se Kostandini, i cili me ane te armeve nuk mundi te bente me teper se komandanti para tij, Sapunxhaqi, si bir mbreti qe ishte, zgjidhi gryken e thesarit shteteror. Sipas marrveshjes se fshehte ndermjet Kostandinit dhe Esad p. Janines, ne Janine u fut nje veture, e ngarkuar me portokalla; ajo u la te kalonte pa u kontrolluar ne brezin e mbrojtjes. Portokallave u ishin hequr thelpinjte dhe ne vend te tyre ishin vendosur florinj, pastaj ishin mbyllur me shume mjeshteri. Pas dy ditesh mbrojtesit u urdheruan t`u dorzoheshin njesive ushtarake te armates kryqetare athino-fanarite rrethuese.
    -{1}- Padije te ngjashme kunder komandantit te njesive osmane ne Janine u bene edhe ne fletoren "Liri e Shqiperise", Sofia,dt.23.2.(8.3) 1913.
    Shenim: Ne te vertet, per t`u qortuar-madje ndershkuar- ka qene Veip bej Janina. Ai aq sa i afte ishte ne lemin ushtarak, aq gdhe ka qene ne lemin politik. Duke qene vellai i Esat pasha Janines dhe me fuqi te vecanta: komandant i garnizonit te Janines dhe komandant i fortesave prane Janines, pati mundesi te ndikonte shume mbi te vellane. Me shkurtpamesia dhe kokfortesia e tij beri qe Esad p. Janina disa here te mos vepronte sic deshironte e ndonjehere te shkelte edhe ne derrase te kalbur.-Deshmi te Musa Hamit Demit, Dr. Musa Ohrit, Rexhep Halil Camit e Iliaz Haruni Dojakes..
    Ndryshe nga ajo pale qe padit Esad p. Janinen per bukshkeles ndaj atdheut, pabesi ndaj bashkeluftetareve te vet dhe per "shitjen e Janines", pala tjeter i hodhi poshte ato padi, e mbrojten dhe e levduan ate. Musa Hamit DEmi -i cili ka qene edhe i burgosur prej tij- deshmonte keshtu: "Ne perberjen e Komisionit Qeveritar qe u dergua nga Vlora ne Janine isha edhe une. Pame gjendjen ne qytet-sidomos spitalet ushtarake dhe civile-si dhe krejt brezin e mbrojtjes ne tere gjatesine e tij. Si rrjedhim i mungeses se ndihmave te domosdoshme kryesisht ne ushqim e armatime, gjendja e mbrojtesve ishte aq e mjeruar, sa s`kishte se si te behej me e keqe. Ne vend te bukes, ushtaret neper vendmbrojtje hann me grushta miell misri. Te tjerat vetkuptohen; nje fshat qe duket, s`do kallaus. Deshmi te ngjashme me kete ka plot; nder to jane edhe ato te bera nga Muharrem e Muhedin Xhafer Goxhai(plagosur ne Barkmadhe), Sami Xhafa e Jasin Kareci nga Konispoli. Pervec burimeve gojore, gjenden edhe aq e aq pershkrime historianesh e vezhguesish te huaj, te cilet me paanesine dukje zotesine e madhe, trimerin e rralle dhe vendosmerine e theksuar te Esad p. Janines per te bere gjithcka te mundshme ne perballimin e armates kryqetare athino-fanarite dhe per shpetimin e vendit nga nje kuceder. Ne fund te fundit per shfajesimin e Esad p. Janines nga padijet e pales se pare, sherben edhe vendimi i gjyqit ushtarak i Stambollit. Ai gjyq ne mbarim te Luftes Ballkanike kaloi ne shoshe cilido komandant njesi osmane te mundur ne ate lufte apo te dorzuar tek kundershtari. Esad p. Janina jo vetem qe prej tij u quajt i pafajshem, po, me me t`u furur Sulltanti Osman ne Luften e I Boterore, ai u caktua komandant i njesive ushtarake qe mbronin hyrjen e ngushtices se Dardaneleve dhe krejt Siujdhezen e Galipolit; edhe mirallai i shumevleresuar, Mustafa-Qemal Pashai, ishte ne vartesi te tij.
    Eshte afer mendjes se paditjet kunder Esad p.Janines jane shpikur prej atyre qe kane pasur jetuar jashte carkut perpires rreth Janines e jo perkrah atyre qe qene ngujuar brenda tij dhe qendronin me shpirt ne dhembe. Po toke-lekundja qe shqiptareve u rrenqethi kurmin ne shpirt dridhmeria e ankthi qe u brejten atyre zemrat, per shkak te "renies se Janines", krijuan ate zbrasesi arsyetimi ku heroi u quajt fajtor e heroizmi hickel. Esad p. Janina pati burrerine te qendronte rob se toku me bashkeluftetaret e vet vartes, kur mund te terhiqej drejt veriut me nje pjese te mire te kollorduse, duke lene pjesen tjeter te saj qofte edhe fare e vogel-ne meshiren e mundesit.
    Ai nuk e perjashtoi veten nga pasojat qe dihej se do te binin mbi bashkeluftetaret e tij dhe mbi tere bashkeatdhetaret e asaj pjese te vendit te vet. Zgjodhi keshtu shembullin flijimtar te kapterit te pare te nje luftanije madheshtore ne mbytje e siper.

    (ne vazhdim 50)
    [ Trimeria-aroma LIRI//Tradhetia-kerrme llum i zi!]

Faqja 3 prej 9 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Mosekzistenca historike e "Jezusit" dhe e "Pavlit"
    Nga Qafir Arnaut në forumin Agnosticizëm dhe ateizëm
    Përgjigje: 153
    Postimi i Fundit: 06-03-2015, 11:37
  2. Etimologji sipas Nezir Myrtes
    Nga ZANOR në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 24-04-2014, 19:38
  3. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  4. Perse Duhet Studiuar Historia E Luftes Se Ftohte?
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 14-11-2005, 02:57
  5. Menyrat e shkruarjes se historise (Historia Virtuale)
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-11-2002, 15:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •