nga trepca net
Presidenti Rugova: Edhe pas pesė vjetėsh nė liri, kemi dhembje, por edhe krenari pėr Profesor Aganin
Prishtinė, 6 maj 2004 - Sot nė Teatrin Kombėtar nė Prishtinė u mbajt njė Akademi pėrkujtimore kushtuar profesor Fehmi Aganit, nė 5-vjetorin e vrasjes, e cila u organizua nėn patronazhin e Presidentit tė Kosovės, Ibrahim Rugova.
Merrin pjesė anėtarė tė familjes sė ngushtė Agani, zyrtarė tė lartė tė Kuvendit tė Kosovės, ministra, deputetė, zyrtarė tė LDK-sė, kryetarė komunash, si dhe shumė pjesėmarrės, tė cilėt me praninė e tyre nderuan personalitetin dhe veprėn e profesor Fehmi Aganit.
Fillimisht u kėndua Himni Kombėtar dhe ai "Kur n'Kosovė ra kushtrimi" dhe pastaj me njė minutė heshtje u nderua profesori i ndjerė Fehmi Agani.
Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova, duke folur pėr personalitetin e profesor Aganit tha nė fillim tė fjalės sė tij:
"Jemi tubuar sot kėtu, nė Teatrin Kombėtar tė Kosovės, nė kėtė Akademi Pėrkujtimore nė kujtim tė 5 vjetorit tė vrasjes sė Akademik Prof. Dr. Fehmi Agani, Nėnkryetarit shumėvjeēar tė LDK-sė dhe deputetit tė Kuvendit tė Republikės sė Kosovės".
- Profesor Agani mori pjesė aktive nė aktet madhore tė vendit tonė siē janė: Deklarata e Pavarėsisė, Kushtetuta e Republikės sė Kosovės, Referendumi pėr Pavarėsi dhe nė ndėrtimin e institucioneve tė Kosovės nė bazė tė zgjedhjeve presidenciale e parlamentare tė Republikės sė Kosovės tė vitit 1992 - tha Presidenti Rugova, duke folur pėr aktivitetin politik tė profesor Aganit.
Presidenti Rugova dekoroi prof. Fehmi Aganin me Urdhėrin "Heroi i Kosovės"
Prishtinė, 6 maj 2004 - Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova me njė dekret tė veēantė ka dekoruar Akademik Prof. Dr. Fehmi Aganin me Urdhrin "Hero i Kosovės", pėr vepra trimėrie pėr lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės.
Dorėzimi i Urdhėrit "Hero i Kosovės" pėr Fehmi Aganin do tė bėhet sė shpejti nė njė ceremoni solemne, bėri tė ditur sot nė Akademinė pėrkujtmore nė Prishtinė, Presidenti Rugova. Dekreti i Presidentit / Fjalimi i Presidentit
"Sė bashku me Profesor Aganin i vendosėm themelet e shtetit tė pavarur tė Kosovės dhe funksionimin e tij, qė sot nė botė njihet si 'shtet i shqiptarėve tė Kosovės' apo si 'shtet paralel', si kontribut yni nė historinė e lėvizjeve tė botės pėr pavarėsi".
Presidenti Rugova nė vazhdim tė fjalės sė tij theksoi se Profesor Agani pėr njė decenie tė tėrė ishte njeriu mė aktiv nė lėvizjen tonė pėr liri, pavarėsi e demokraci. "Ai ishte gjithmonė nė vijėn e parė tė veprimit nė planin publicistik, diplomatik dhe tė veprimit nė terren.
Ishte ndėr profesorėt e rrallė qė kishte pranuar tė punonte me studentėt e tij dhe me tė gjithė njerėzit pėr tė mirėn e vendit tė vet. Ishte i palodhshėm dhe gjithmonė i gatshėm pėr tė gjetur zgjidhje pėr ēdo problem tė veprimit shtetėror e politik si dhe pėr ēdo ēėshtje tė veprimit tė pėrditshėm duke ndėrtuar dhe mbrojtur lirinė dhe pavarėsinė, objektivin tonė madhor". Me kėto cilėsi, tha Presidenti, Profesor Agani jepte kontribut tė madh nė formimin e kulturės politike, shtetėrore e njerėzore tė vendit tonė.
Ndėrkaq, duke folur pėr njė cilėsi tjetėr tė madhe tė Profesor Aganit, Presidenti Rugova tha veēoi modestinė njerėzore e morale dhe modestinė e veprimit tė Fehmi Aganit. "Me kėtė cilėsi qė e kanė vetėm njerėzit e mėdhenj, fitonte pėrkrahjen e miqve tanė dhe respektin pėr tė si burrė shteti dhe pėr Kosovėn. Po ashtu me modestinė e tij nė veprimin politik fitonte pėrkrahjen e qytetarėve dhe tė njerėzve pėr veprim tė pėrbashkėt", tha zoti Rugova.
Presidenti Rugova theksoi se "ne edhe sot pas pesė vjetėsh nė liri, kemi dhembje pėr Profesor Aganin qė nuk ėshtė mė nė mesin tonė qė ra nga dora e armikut, por krenarinė e kemi mė tė madhe, sepse e kemi veprėn dhe jetėn e Tij tė ndritur".
"Nė kėtė pėrvjetor mund tė themi se pėr ne ėshtė njė pėrkujtim krenar i madh pėr Profesorin tonė tė madh, qė pėrmban dhembjen pėr humbjen e Tij fizike dhe ėshtė krenari e madhe pėr veprėn e Tij qė ėshtė fitorja e Tij. Pėr kėtė jetojnė njerėzit. Pėr kėtė jetoi dhe veproi Profesori ynė i madh.
Profesor Agani me veprėn e Tij ėshtė i pranishėm nė jetėn e tė gjithė neve. Nė familjen time ėshtė i pranishėm dhe nė momente tė mira e tė vėshtira gjejmė mbėshtetje nė jetėn dhe veprėn e Tij, si mik i shtėpisė. Kėtė na e dhurojnė njerėzit e mėdhenj", theksoi nė fjalėn e tij Presidenti Rugova.
- Kėto ditė isha pėr vizitė nė SHBA, - tha Presidenti Rugova. - Mund t'ju them se, si gjithmonė ishte njė pritje madhėshtore nga miqtė tanė amerikanė dhe komuniteti shqiptar. Ishte i fortė kujtimi i mirė pėr Profesor Aganin.
- Mund t'ju them se tash pesė vite tė lirisė sė vendit tonė, nė SHBA po forcohet mendimi pėr njohjen formale tė pavarėsisė sė Kosovės sa mė shpejt. Pra, njė Kosovė e pavarur, demokratike e integruar nė BE, nė NATO dhe nė miqėsi permanente me SHBA. Ky ishte testamenti i Profesor Aganit, testamenti ynė, qė jam i bindur me pėrkrahjen e miqve tanė do ta arrijmė sė shpejti, - theksoi Presidenti i Kosovės, duke shtuar se "ky ėshtė njė lajm i mirė nė kėtė pėrvjetor tė pėrkujtimit tė Profesorit tonė tė dashur, Profesor Aganit dhe lajm i mirė pėr tė gjithė ne", tha Presidenti Rugova, duke e pėrmbyllur fjalimin e tij me fjalėt:
"Zoti e bekoftė Profesor Aganin, Zoti e bekoftė Familjen Agani.
Zoti e bekoftė Kosovėn tonė tė shtrenjtė"!
Nė fund tė Akademsiė pėrkujtimore u shfaq njė program artistik-muzikor, ku aktori Ēun Lajēi lexoi fragmente nga komentet e Fehmi Aganit. Alisa Baraku kėndoi njė ario tė Xhuzepe Verdit, kurse Lule Elezi dhe Antonio Gashi ekzekutuan pika tė zgjedhura mizikore.
----trepca.net---
Krijoni Kontakt