Gjermanja qė ngrysi jetėn nė kasollen e romėve
--------------------------------------------------------------------------------
Nga Afrim IMAJ
Ajo do tė rendte pėr tridhjetė vjet me radhė, nė dyert e gjykatave pėr tė rifituar kombėsinė e humbur. Kėmbėngulja e Karjolla Vencek-ut pėr njerėzit e drejtėsisė shqiptare tė viteve '50 - '80, pėr t'u rregjistruar nė Librin Themeltar tė Shqipėrisė, qytetare me kombėsi gjermane, siē ishte nė tė vėrtetė, tingėllonte sa e pakuptimtė, aq edhe e ēuditshme. Gjithėsesi, atė nuk do ta lodhte pėrballja me burokracinė heretike tė kohės pėr tė bėrė "de juro" atė qė ishte "de fakto". Odiseja e gjyqeve nė kėrkim tė kėsaj tė drejte do tė vazhdonte pambarimisht. Herė do tė lumturohej me vendimet pėr rifitimin e kombėsisė gjermane, e herė do tė qante me dėnesė pėr vendimet qė vlerėsonin tė padrejta verdiktitet e para. Po gruaja nga Mommingeni i largėt, mė shumė se kombėsinė zyrtare, kishte humbur shumė gjėra nga vetja, nga jeta dhe identiteti i saj. E mbėrritur nė jug tė Shqipėrisė, me njė histori dashurie, nė mesin e viteve '40, Karjolla Vencek do tė jetonte nė njė mjerim tė plotė dhe do tė fikej si qiriri, ende pa mbushur tė pesėdhjetat, diku nga mesi i viteve '70. Mbrapa do tė linte njė grusht kocka, nė skaj tė varrezave tė romėve tė Delvinės dhe kujtimet e njė jetėferri me dhimbje dhe drama tė pafundme
"Princi i kaltėr", zhgėnjimi dhe braktisja nė "Tokėn e Shqiponjave"
Me tė do tė ndodhte diēka e ēuditshme dhe dramatike njėherazi. Njohja me "Princin e kaltėr" nė vendlindje do ta fuste jetėn e vajzės nga Mommingeni nė njė hulli tė vėshtirė e tė mistershme. Njeriu qė i kishte fituar zemrėn atė verė tė vitit '45, kishte qėnė njė antifashist nga Shqipėria, i dalė rishtaz nga kampet e pėrqėndrimit nazist. Nėse Karjolla njėzetėvjeēare i ishte lutur tė qėndronin nė Gjermani, kjo kishte ndodhur vetėm nė fillimet e njohjes sė tyre. Ditėt e para kishin qėnė tė vrullshme dhe qytetarja gjermane do t'i besonte deri nė verbėri atij qė kishte dashuruar nė ēastet e triumfit mbi fashizmin. Ndaj dhe iu bind pa mėdyshje vendimit tė tij pėr tė jetuar nė Shqipėri. "Karjolla ndihej e qetė dhe e lumtur teksa udhėtonte me ne, nė krahėt e tė dashurit tė saj", kujton nėntėdhjetėvjeēari nga Gjirokastra, Novrus Vehipi, njėri nga ish tė burgosurit e Mathauzenit qė e ka pėrcjellė ēiftin e ri nga Gjermania nė Jug tė Shqipėrisė. Dasma e tyre, ato ditė tė vėshtira tė pasluftės, kishte mbledhur tė gjithė tė mbijetuarit e kampeve shfarrosėse tė fashizmit. Nusja e ardhur nga larg do tė humbiste nė harenė e ceremonisė dhe aty nga fundi i saj do tė provonte tė kėndonte nė gjuhėn e nėnės. Tingujt e gjermanishtes do t'i trazonin disi dasmorėt e fshatit tė martirizuar vetėm njė vit mė parė nga nazistėt, po kėnga do tė mbaronte shpejt e sytė e tyre do tė mbeteshin tė mbėrthyer nė pamjen ėngjėllore tė nuses qė rrinte gjithė hijeshi nė krye tė vendit.
Nėse qėndron pak te mbresat nga ajo dasėm e veēantė, Novruz Vehipi rrėfen gjatė pėr ditėt qė rrodhėn pas saj. Tashmė, pėr ēiftin e ri, kishin mbetur mbrapa ditėt e bukura, muaji i mjaltit, ėndrrat e dashurisė.
Antifashisti qė kishte guxuar tė dashuronte gjermanen, madje nė qytetin ku kishte vuajtur torturat mė ēnjerėzore, do tė pėrballej shumė shpejt me presionin politik pėr "aventurėn" qė kishte bėrė duke lidhur kurorė me "bijėn e njė vendi nazist". Kjo do t'i cėnonte kontributet, emrin, teserėn e Partisė, tė ardhmen. Nė fillim tėrthorazi, e mė vonė drejtpėrdrejt, do t'i vinte apeli pėr tė marrė njė vendim tė prerė. Mėdyshja do tė vazhdonte vetėm njė vit, pėr tė vijuar me divorcin. Karjolla Vencek, pas kėsaj, do tė ndihej e vetmuar dhe e braktisur. Nusja e mbėrritur nga Gjermania, tashmė pa kurorė, do tė trokiste nėpėr zyrat e shtetit pėr tė kėrkuar riatdhesimin. Po askund nuk do tė gjente njė pėrgjigje tė saktė. Gjithkund do ta prisnin me indiferencė."Pėr tė, kujton Novruz Veipi, streha e vetme mbetėm ne, ish tė burgosurit e Gjermanisė, qė mundėm ta ndihmonim me kafshatėn e bukės. Po edhe kėtė shėrbim, nuk mund ta bėnim haptaz".
Pėr dy vjet me radhė ajo do tė bėnte jetėn e endacakut. E zhgėnjyer, e lodhur, e raskapitur, Karjolla Vencek, herė pas here do tė binte nė gjendje depresive dhe do t'i lutej zotit nė gjermanisht pėr fatin e saj. Me tė tilla thirrje nė vende publike, do tė bėhej shpesh mysafire e rajoneve tė policisė. Pėr tė tanimė kishte humbur gjithēka. Njė dritė shpresė ēeli njohja me njė shqiptar tjetėr nga qyteti i Delvinės, tė cilin, mė shumė se dashuria, e kishte afruar ndjenja e humanizmit dhe mbėshtetjes njerėzore. Dhe Karjolla Vencek do tė lidhte kurorėn e dytė me romin Vehap Zeko, pėr tė kaluar nė strehėzėn e re buzė pėrroit tė qytetit tė vogėl nė Jug. "Po edhe kėtu, pėrmbledh Novruzi, njeriu qė e ka shoqėruar nga Gjermania nė Shqipėri, Karjolla do tė bėnte njė jetė sa tė vėshtirė aq edhe tė dhimbshme "
Gjermanija e Delvinės me "jetėferrin" tridhjetėvjeēar
Karjolla Vencek do tė bėhej banore e komunitetit tė romėve tė qytetit tė vogėl nė jug tė Shqipėrisė, aty nga fundi i viteve '40. Nusja e ardhur nga larg, do tė tėrhiqte vėmėndjen e qytetarėve tė Delvinės, sa pėr bukuritė e fizikut tė saj, aq edhe pėr shqipen e ēalė qė pėrdorte nė komunikim. Ngaqė shumėkush nuk mund ta pėrdorte me lehtėsi emrin e saj, i binin shkurt "gjermanija e Vehapit". Pėr tė tjerėt qė vinin rishtaz nė qytetin e vogėl, Karjolla ishte thjesht "gjermanija e Delvinės". Mė shumė se nacionaliteti i huaj, njerėzve u bėnte pėshtypje jeta plot mundime e gruas qė kishte mbėrritur nga larg dhe pėrpėlitej tė integrohej nė pėrditshmėrinė e romėve tė qytetit. "Karjolla nuk jetoi, por u zvarrit, u zvarrit nėpėr ditė e vite me lotė nė sy e ngashėrim nė shpirt", kujton Kajtaze Ferra, njė nga bashkėqytetaret e saj qė ka banuar nė krahė tė kasolles ku ka jetuar pėr tridhjetė vjet gruaja nga Mommingani i Gjermanisė. "Bėri dy djem e dy vajza dhe i rriti me tė ardhurat e pakta, qė i merrte i shoqi, si punonjės i komunales sė qytetit", shton ajo duke tė pėrkujtuar faktin se Karjolla prej vitesh vuante nga njė sėmundje kronike e sistemit nervor pėr kurimin e sė cilės duhej tė harxhonte jo pak. Tė tjerė qytetarė tė Delvinės kujtojnė stėrmundimet e saj me sėmundjet kronike tė fėmijve dhe bashkėshortit, Vehapit. Njė jetė e skėterrshme do ta shoqėronte "gjermanen e Delvinės" deri nė ditėt e fundit tė jetės. Shemo Shehu, njė tjetėr bashkėqytetar i saj, pėrtej vuajtjeve tė jashtėzakonėshme, kujton karakterin e fortė dhe humanizmin e spikatur qė e karakterizonte Karjollėn e respektuar nga tė gjithė. "Ajo nuk e njihte mėshirėn, nuk e lypte atė, por kėrkonte tė drejtėn me dinjitet. Edhe kur rebelohej pėr tė, dukej dinjitoze", shton Shemua.
Ndėrkohė qė nuk kishte humbur asgjė nga karakteri i qėndrushėm dhe i prerė, si bijė e njė fisnikeje gjermane, Karjollca Vencek kishte humbur shumėēka nga tė drejtat mė elementare tė njė qytetareje. Me dhjetra herė autoritetet kishin hedhur poshtė kėrkesėn e saj pėr t'u riatdhesuar pranė prindėrve nė Gjermani. Me dhjetra e dhjetra herė organet e gjyqėsorit nuk kishin pranuar kėrkesėn pėr ta regjistruar me kombėsinė e vet. I biri, Hetemi, kujton se edhe nė ndonjė rast kur gjykata e shkallės sė parė merrte vendimin pėr ta regjistruar me kombėsinė gjermane, siē ishte nė tė vėrtetė, nuk vononte verdikti i gjykatės sė shkallės sė dytė qė hidhte poshtė vendimin e parė. Kjo odise do ta ndiqte deri nė fund, me shpresėn se njė ditė do tė buzėqeshte edhe pėr tė fati, por nuk kishte qėnė e thėnė. "Atėherė kur u bind se ēdo gjė ishte e kotė, kujton me lot nė sy i biri, na mblodhi ndėrsa pėrpėlitej nė shtratin e vdekjes dhe na la amanet t'i ēonim eshtrat pėr tė pushuar te varri i nėnės nė Gjermani. Po ajo kishte qėnė e ndėshkuar edhe nė vdekje. As nė komunizėm e as nė demokraci, nuk na hapi kush dritėn jeshile pėr t'i ēuar nė vend tė paktėn amanetin." Aq sa edhe fėmijėt, kėtė maraz e kanė gati tė gjithė qytetarėt e Delvinės, qė e kanė njohur Karjollėn dhe jetėferrin e saj nė qytetin e vogėl nė Jug. Ata qė i hapėn zemrėn dhe e ndihmuan me aq sa mundėn nė ato ditė tė vėshtira, e quajnė tė pajustifikuar indiferencėn e autoriteteve shtetėrore dhe ambasadės gjermane nė Tiranė, pėrballė kėsaj kėrkese qytetare, por edhe shpirtėrore.
Tashmė, Karjolla Vencek ka tridhjetė vjet qė nuk jeton mė. Nė qytetin e vogėl nė Jug, veē emrit tė mirė, ka lėnė njė fotografi tė vetme (atė tė letėrnjoftimit), njė varr tė braktisur diku pėrskaj varrezave tė romėve, kujtimet e dhimbshme tė jetėferrit tridhjetėvjeēar dhe njė amanet, qė siē thotė bibla dhe kurani, nuk e tret as dheu
Ata qė nuk mundėn tė bėnin gjė pėr tė kur ishte gjallė, tė paktėn tė bėjnė diēka njerėzore tani kur ajo nuk jeton mė. Nė kėtė kėrkesė tė fėmijėve tė saj dhe qytetarėve tė Delvinės, ka vetėm diēka modeste e njerėzore
Kur rebelohej Karjolla: "Lanet Stalin qė dogje njerėzinė !..."
Nė kujtesėn e atyre qė e kanė njohur nė Delvinė, ka mbetur shpėrthimi rebelues i saj nė ēastet e vėshtira dhe gjėndjet depresive. Thirrjet "Gjermania!", "Gjermania!", "Dojē!", "Dojē!", ishin rituali i vazhdueshėm i Karjolla Vencek-ut rrugėve tė qytetit tė vogėl. "Ajo shpesh ēohej edhe nga gjumi e brofte nė dritare duke thirrur: Jam gjermane! Ku je Gjermania ime?!", kujton djali i madh i saj, Hetemi. Pėr tė shoqin, Vehapin, kėto ishin ēastet mė tė rėnda qė e detyronin t'i ndėrhynte shpesh pa takt pėr t'i kujtuar rrezikun qė mbartte pėr ta ky qėndrim i saj. Po Karjolla kishte humbur vetėpėrmbajtjen, ishte tjetėrsuar nga stėrmundimet. Ishin kohė tė vėshtira dhe ajo nuk mund ta kuptonte ndėshkimin qė kishin nga prapa shpėrthime tė kėsaj natyre me "nostalgjitė pėr njė vend armik tė Shqipėrisė socialiste". Rebelimet e tilla do ta bėnin mjaft herė objekt kėshillimesh, presionesh e deri te denoncimet publike nė qendėr tė qytetit. Ajo nuk kishte si tė bėnte ndryshe. Kishte humbur Gjermaninė, jetėn, identitetin dhe e vetmja rrugė qė i kishte mbetur ishte lutja, thirrja dhe rebelimi pėr to! Asaj nuk kish si t'i shkonte nė mendje se edhe me kėto mund tė nxinte mė tej ferrin e vet.
"Njė natė pėrfundoi nė polici", tregon Petrit Shena, njė ish punonjės i Sigurimit nė zonėn e jugut. Kėtė radhė "gjermanija e Vehapit" kishte kapėrcyer tė gjithė kufijtė. Kishte sharė e goditur vetė Stalinin, nė qendėr tė qytetit, nė prani tė dhjetra qytetarėve. Madje aty ishte kacafytur edhe me njė veterane. Pasi kishte pėshtyrė bustin e udhėheqėsit tė sovjetėve te pallati i kulturės, kishte thirrur me tė madhe: "Lanet Stalin qė dogje njerėzinė!" Nė ēast e kishte mbėrthyer pėr krahu njė grua e moshuar dhe e kishte sharė vėnēe "buēen e Hitlerit". Karjolla kishte mbledhur veten dhe aty pėr aty kishte vėnė shenjėn e barazimit midis tė dyve ."Djall njėri e djall tjetri!" kishte thėnė me neveri gjermanija e pėrmendur rishtaz, por qė kėtė radhė nuk mund tė falej . "Me Stalinin na ka futur nė bela disa herė, sidomos ne fėmijėve, kujton Hetemi, djali i madh i saj. Sa herė na mbėshtillte librat, qėllonte qė shikonte fotografinė e tij dhe fillonte tė zhgarraviste mbi tė "Lanet Stalin qė dogje njerėzinė!". Tė njėjtėn gjė bėnte edhe mbi fotografinė e Hitlerit. I kishte tmerr tė dy. Ata e ēmendėn njerėzinė, thoshte dhe pėshtynte mbi portretet e tyre. Shyqyr qė shkruante nė gjermanisht se do na kishte gjetur e zeza "
Njerėzit qė ka patur pranė thonė se edhe nė ēastet kur ndėrronte jetė Karjolla Vencek-u ka pėrmendur emrat e tyre, madje nuk ka harruar tė belbėzojė edhe atė qė thoshte shpesh pėr ta, fjalėn shqipe "Lanet!..."
"I shkuan vėllezėrit deri tek dera, por nuk qe e thėnė ta takonin"
Aty nga fillimet e viteve '70 mbėrritėn nė Jug tė Shqipėrisė dy vėllezėrit e saj. Pas shumė viteve nė kėrkim tė motrės, kishin saktėsuar njė adresė tė pėrafėrt tė vendndodhjes sė saj: rrethi Sarandė. Nė fillim kishin qėndruar nė Tiranė dhe pasi kishin kontaktuar autoritetet zyrtare tė kohės, kishin marrė rrugėn e Jugut. "I erdhėn vėllezėrit deri tek porta, por nuk qe e thėnė ta takonin, kujton Petrit Shena. Ishin tė dy ushtarakė madhorė tė Bundesverit. Kishin njė pėrkthyes dhe njė shoqėrues me tė cilėt kishin ardhur nga Tirana. Nė fillim u vendosėn nė turizmin e Sarandės. Nga interesimet e para mėsuan se Karjolla jetonte diku nė Delvinė. Udhėtuan pėr aty disa ditė me radhė, kėrkuan me kėmbėngulje tė gjenin shtėpinė e saj, por fati nuk deshi tė ēmalloheshin me motrėn e tė vendosnin pėr jetėn e saj. Pėrpara mbėrritjes sė tyre, specialistėt e sigurimit kishin bėrė "rigonicionin" dhe pasi kishin parė kushtet mizerje nė tė cilat jetonte gjermanija e Delvinės, kishin vendosur qė mysafirėt e mbėrritur nga larg t'i pėrcillnin me mision tė papėrfunduar. Ndryshe do tė cėnohej imazhi i Shqipėrisė qė asokohe trumbetohej me tė madhe si vendi mė i pėrparuar nė Europė. Pėrgjigjja standarte do tė jepej nga autoritetet lokale: Ka qėnė diku pas lufte njė gjermane nė qytetin tonė, por ka kohė qė ka ikur! Ishte njė skemė e njohur nė tė tilla raste qė pėrpunohej me mjeshtėri. Dhe kėshtu ndodhi. Vėllezėrit e mbėrritur nga larg, kaluan disa herė bri kasolles sė saj, madje nė njė rast deri tek porta, por nuk mundėn ta takonin Karjollėn e dėshiruar pėr ta dhe tokėn qė e rriti "
Pak radhė nė vend tė epilogut
Mė shumė se njė varr tė braktisur, diku nė skaj tė varrezave tė romėve tė Delvinės, gjermanija Karjolla Vencek, ka lėnė nė qytetin e vogėl nė Jug, kujtimet e njė jetėvarri qė rrodhi me dhimbje dhe drama tė pafundme. Ka mbetur prej saj njė fotografi e vetme, ajo e letėrnjoftimit zyrtar dhe dhjetra e dhjetra shkresa e vendime gjyqėsore me tė cilat shpresoi deri nė fund se mund tė fitonte diēka nga identiteti i humbur. Po ka mbetur edhe porosia e fundit, amaneti i saj pėr t'i ēuar eshtrat tė pushojnė nė tokėn qė e rriti pėr tė cilėn ishte krenare deri nė vdekje...
10/05/04 Gazeta Shqiptare
Mos harroni se nje here e nje kohe ne Shqiperi ekzistonte barazi per te gjithe, njerezit ishin te barabarte me kafshet. Mos harroni se nuk i jemi larguar shume asaj kohe kur ne Shqiperi kafsha nuk kishte ndryshim nga njeriu. Mos harroni se nuk i jemi larguar asaj kohe kur kafsha udhehiqte njeriun ne Shqiperi, dhe njeriu behej kafshe. Mos harroni se kush jemi e c'kemi kaluar se atehere nuk do na humbi dhe ajo pjese e vogel njerezore qe mbijetoi brenda nesh. Mos e harroni Karjollen...
Krijoni Kontakt