TEOLOGU MUSLIMANTEOLOGU MUSLIMAN VROJTIM I GJENDJES SE TEOLOGUT MUSLIMAN


All-llahu i Madheruar nuk do t’ua marre (njerezve) dijen ne ate menyre qe do t’ua nxjerre nga shpirtrat e tyre, por do ta marre ashtu qe do te beje te vdesin te diturit, pas se ciles ne Toke nuk do te mbetet asnje njeri i ditur i cili do t’u behej imam. Atehere njerezit vetes do t’i marrin imame injorantet dhe do t’u shtrojne pyetje te ndryshme fetare, kurse ata do t’u pergjigjen (japin fetva) pa dije perkatese, me cka boten do ta lajthisin dhe vetveten do ta shkaterrojne”. (Hadith)


Teologjia eshte teme e rendesishme dhe per cdohere ka luajtur nje rol shume me pergjegjesi ne formesimin e qenies njerezore dhe kultures ne pergjithesi. Por, per fat te keq, jam i detyruar qe per kete ceshtje shume te rendesishme qe ne fillim te shkruaj ne menyre te nje ankimi per teologun e hapesires sone, sepse me duket se ne aspekt te kultures teologjike jemi tejet te varfer, ne fakt ‘te pastrehe’. Mbase do te ishte me se miri te thuhet - te privuar, duke pasur parasysh historine tone perplot me emra te njohur te teologeve, te cilet kane kontribuar edhe ne kushtet shume te veshtira, si ne hapesiren e teologjise, ashtu edhe ne ate te kultures ne pergjithesi, edhe pse kemi qene teper "importues" dhe kemi shkruar me gjuhe "te huaj".
Eshte me rendesi te kihet parasysh edhe ceshtja e teologeve tane gjate historise - ata nuk ishin origjinale; pse i braktisen trojet tona, pse shkruan ne gjuhe "te huaj", pse lejuam qe teologu yne te jete i varur nga faktoret e jo-teologjise; pse lejuam qe respekti ndaj teologut te komercializohet ose te humbet fare, pse u lejua qe fuqia e teologeve tane te behet vetem fuqi eskatologjike e keshtu me radhe.
Deshirova qe te dalin nga harresa emrat e teologeve tane nga enciklopedite dhe shenimet e vjetra te bashkesive fetare ose nga analet e shumta ku figurojne emra shume te rendesishem per te cilet mund te verehet qarte se i takojne kesaj hapesire! Nese keta emra kane qene te detyruar te shkruajne ne gjuhe tjeter, "te huaj", a thua valle gjuha jone nuk ka qene ne gjendje ta perballoje shkrimin, ose ka qene "e varfer" dhe "e panjohur" per ta? Nese kane qene te detyruar te ngelin larg vendlindjes, valle me teper i kane preferuar kushtet e mira apo katedrat universitare sesa te mbeten te paverejtur ne vendin e vet? Natyrisht, neve dhe cdo gjenerate i takon kryerja e obligimeve te veta, duke pasur parasysh edhe leshimet e meparshme, te cilat eventualisht figurojne ne shkrimet tona dhe fjalorin tone; jo vetem se kjo, por neve jemi te detyruar te mendojme seriozisht si teologe te nje populli, ose si "njerez te shenjte" te popullit, te mendojme per permiresimin e pergjithshem dhe per pergatitjen per te ardhmen, duke iu pergjigjur asaj me tere rreziqet qe kane mundesi te ndodhin, si ne aspektin e religjiozitetit te individit ose mases, po ashtu edhe kultures se popullit.
Edhe pse e kaluara jone figuron perplot me emra te shquar te kultures fetare ose teologe me nam, ne serish nuk guxojme te jemi te kenaqur vetem me emrat dhe veprat e tyre, si ato te Hoxhe Tahsinit, Vehbi Dibres, Hafiz Ali Korces, Hafiz Ibrahim Dalliut, Mulla ldrizit, Sherif Ahmetit, Ataullah Efendiut, Abdulfetah Efendiut etj. Ne medoemos jemi te detyruar dhe te thirrur fetarisht, moralisht, shteterisht ne vazhdimin e veprave te tyre te medha, ne menyre qe te zeme hap me kohen prapa se ciles kemi mbetur mjaft, me imperativin qe te ndikojme ne formesimin e se tashmes dhe ardhmerise. Por, eshte mire ta kemi parasysh nje pyetje: cfare jane perpjekjet tona qe t'i pergjigjemi imperativit te kohes se tashme dhe kornizes hapesinore ?
Me kete shkrim assesi nuk guxoj, e as qe kam te drejte, te merrem me vete fillimin e kesaj teme, nga vetidentifikimi yne fetar, etnik dhe gjuhesor, sepse per formesimin e ketyre ceshtjeve para nesh kane kontribuar teologet e meparshem. Ne menyre qe sa me mire te mund te vleresohej gjendja e teologut ne kohen tone, eshte me rendesi te merren parasysh situata historike, strukturat shoqerore dhe mjedisi kulturor.
Se pari do te filloja me vete terminologjine fetare dhe fjalorin teologjik, i cili per fat te keq nuk eshte perpjekur te pasurohet me terma shume te qelluar dhe perplot metafizike. Me duket se kjo do te zgjaste edhe me teper po te mos ngjanin ndryshimet e tilla rrenjesore jo vetem ne bote, por edhe ne vete "korpusin teologjik", me te cilin ajo eshte ne unitet te ngushte, si p.sh. problemi i perkthimit te Librit te Shenjte, Fjales Hyjnore, lingua sacra-se, fanatizmit teologjik dhe fuqise qe e kaluara te jete ne disponim per t'iu pergjigjur se ardhmes dhe ate duke u izoluar ne nje vetmi shume te cuditshme, me nje diferencim te panjohur edhe per rrethin e ngushte te vete jeteses, te rritjes dhe te vdekjes. Kjo per shkak se teologjia nuk mund te prezentoje teologji te ndryshme ne aspektin e kultures dhe jetes sociale. Ketyre dhe shume pyetjeve te tjera natyrisht ka bere perpjekje t'u pergjigjet udheheqja fetare, por cdohere qe kjo udheheqje eshte treguar e dobet jane verejtur shume leshime te cilat veshtire se mund te permiresohen. Udheheqja fetare ose teologu shqiptar i cili e ka nje histori shume te veshtire si ajo e kaluara, e sotmja po ashtu edhe e ardhmja, eshte i detyruar te mendoje mbi krijimin e nje vetedijeje shume te larte te popullit, si ne krijimin e vetedijes shteterore dhe nje kulture fetare shteterore qe do te kete mundesi se paku t'i pergjigjet rrethit ku jeton.
Ata nuk jane hic me pak te brengosur nese paraqitet madje edhe dicka e vogel dhe e re, me te cilen nuk jane mesuar, sepse kjo do te mund te ishte nje rrenim subtil i fese islame. eshte veshtire te thuhet se ne cdo gje per shpetim duhet thirrur ne tradite dhe a eshte e pershtatshme qe cdo tradite te inkorporohet ne realitetin e sotem. A eshte per ne kompetente praktika e vjeter e teologjise, kur kemi te bejme me nje fe e cila i prezentohet njeriut ne menyre evolutive.
Shumica ne paraqitjen e cdo risie ne teologji shohin vetem dyshim dhe mosbesim; cdo verejtje ndaj kierarkise, te ndjekur me deshire te sinqerte qe bashkesine e vet fetare ta ndjejne sa me te mire, e shohin si rebelim ndaj autoritetit dhe e vleresojne si keputje te unitetit fetar dhe mashtrim te besimtareve.
Sigurisht se fakti per ekzistimin e te kuptuarit te tille veshtire do te mund t'i ndaloje forcat perparimtare qe te qendrojne ne rrugen e tyre, por kuptimet e tilla jane tregues se akoma nuk i kane braktisur shprehite apologjete dhe polemike te cilat verehen edhe ne shtypin tone. Gjendja e ketille ne mase te madhe ka qene e kushtezuar me trashegimine intelektuale, shoqerore, politike e kulturore.
Natyrisht, teologjia muslimane e ka teresine e vet, qe d.t.th. se edhe teologjia shqiptare e proviniences islame ka te drejte te kete si baze nje qender te pergjithshme e cila momentalisht eshte andej fuqise se dukshme, sepse ne momentalisht nuk kemi nje qender te zyrtarizuar per teologji, meqe konsiderohemi si gjenerate e asaj te ashtuquajtures post-halifate. Institucioni i hilafetit eshte shume i rendesishem si per ceshtjet teorike, ashtu edhe per ato praktike te teologjise. Nderprerja e tij beri margjinalizimin edhe te teologjise shqiptare qe ajo sot te jete ne nje varferi intelektuale teologjike, per shkak se ne rrethanat e reja u bene perpjekje qe me te gjitha mjetet te zvogelohet ose
te shtremberohet cdo vlere njerezore ne drejtimin e deshiruar. Teologjine jomuslimane e ka ndjekur percdohere qendra me perkrahje materiale dhe politike per zhvillimin e metejme te saj.
Ne rrethanat e atilla ku eshte ne pyetje ekzistenca jetesore si dhe ajo fetare, kulturore dhe mevetesia kombetare, kultura me e larte shuhet. Natyrisht, ne ate rast nuk mund te themelohen institucione kulturore dhe te ngriten qendra universitare. Mbetem pa shkollat teologjike, pa te cilat suksesi individual eshte jeteshkurte. Pervec kesaj, vendet udheheqese politike e fetare ishin ne sherbim te te tjereve, ateisteve, qe teoretikisht nuk i takonin teologjise, besimit, sepse benin mohimin e tyre. Udheheqesit me pergjegjesi te larte formonin nje force centraliste konservative e cila ngulfaste cdo liri shpirterore, saqe ajo erdhi dhe u be shprehi percjellese e punes se udheheqjes teologjike. Kjo eshte verejtur si ne aspektin e mendimit ashtu edhe ne ate te formes se jashtme te teologut.
Nese pak mundohemi qe ne nje menyre reale ta veshtrojme ceshtjen e prezentimit ose kur'anizimit te besimtarit, thene konkretisht, fetarizimit ashtu sic i takon nje feje me burimet e veta, atehere do te na behet e qarte se teologu duhet flijuar shume per konkretizimin e asaj per cka therrasin vete Kur'ani dhe praktika e Muhammedit a.s.. Fatkeqesisht, ketu eshte e mundshme te prezentohen momente shume te demshme per vete ekzistimin e qendres teologjike, natyrisht te vete teologut, kur shohim se teologu te gjithe aktivitetin e vet e sheh ose e zhvillon nepermjet asaj qe quhet page ose interes shume te kufizuar. Ilustrim i gjalle per kete eshte se cdo sherbim fetar behet nepermjet peshojes se pageses.
Mirepo, ne duhet ta pranojme nje realitet te tille por edhe fuqishem te punojme ne ndry- shimin e tij. Ajo qe e kemi arritur deri tani eshte e pamjaftueshme, por verehet perparimi dhe aktivitet. Po ta bejme krahasimin mes gjenerates hilafetiane dhe pas-hilafetiane edhe pesimistet me te medhenj mund te jene te kenaqur per suksesin e arritur brenda nje periudhe te ketille kohore, por nuk duhet harruar se ne zhvillimin e teologjise sone muslimane shqiptare eshte mire ta ndjekim duke pare edhe teologjite e proviniencave te tjera, si asaj katolike ashtu edhe ortodokse. Ne krahasim me keto, teologjia muslimane te shqiptaret eshte ne fazen fillestare te zhvillimit, sepse praktika e saj ka qene prezente, por aspekti i zhvillimit te saj intelektual teorik fare nuk eshte verejtur. Teologjia shqiptare prej vitit 1935 e deri nga viti 1988 krejtesisht ka qene “e pensionuar”; kjo paraqet nje periudhe relativisht te gjate kohore, e cila le pasoja shume te demshme per kulturen fetare, jo vetem se per vete kete kulture, por edhe per kulturen ne pergjithesi, te cilen per cdohere do ta shohim konfrontuese. Gjate gjithe kesaj kohe ne aspektin e fjales se shkruar verejme vetem revisten "Edukata islame", e cila ne menyre sistematike eshte botuar nga Ulemaja e Kosoves, por pa pasur asnje shtepi botuese fetare.
Leshimi i tille edhe pse ka mundesi te arsyetohet, dicka qe eshte bere tradite "qyqare" te ne, megjithate duhet ditur se koha e kaluar nuk kthehet, kurse ajo vetem zhvillohet dhe per cdo sekonde behet kohe e re. Nuk do te ishte e arsyeshme, e assesi intelektuale, te thuhet se "dje nuk kam ditur!?!'', por per cdohere thuhet "nuk di!". Teologjia jone eshte rrotulluar mes asaj “nuk kam ditur” dhe "nuk di", disi koha e ardhshme e teologjise krejtesisht eshte duke u zhvilluar me ate te kaluaren. Me te vertete eshte veshtire te depertohet ne ardhmeri me nje mentalitet teologjik te llojit prezent.
Ne kohen kur teologu ne pergjithesi eshte figure me peshe ne bote, ku propozimi i ze vend te rendesishem me nje imunitet specifik teologjik, teologu i proviniences islame momentalisht lejon zbraztesira te harreses dhe dobesive qe fare nuk zene vend ne kulturen as shteterore e as fetare. Kjo do te thote se teologu musliman shqiptar ka nevoje qe te niendoje dhe te krijoje kushte te volitshme per zenien e vendit te duhur dhe se bashku me teologet e proviniencave te tjera t'i ndihmoje kultures dhe civilizimit ne pergjithesi.
Me rendesi te madhe eshte te theksohet se nder aktivitetet intelektuale teologjike dhe kulturore ne pergjithesi paraqesim perkthimet e Kur’anit te bera aty nga fundi i periudhes se lartpermendur, me cka u hap nje horizont shume i gjere dhe mundesi e shpejte si per leximin e teologjise, ashtu edhe per zhvillimin e saj ne nje menyre me te shpejte. Per kete pune te shenjte natyrisht perkthyesit jane renditur ne radhet e "deshmoreve" te teologjise muslimane shqiptare. Teologu shqiptar ketyre punetoreve per cdohere do t'ua kete per borxh.
Por, vetem perkthimi i Fjales se Zotit nuk eshte i mjaftueshem madje as per vete Fjalen e Zotit; kjo ka historiatin e vet te Mus'hafit, shkencen hyrese te saj dhe hermeneutiken me nje histori shume te gjate.
Kam pershtypjen se teologjia muslimane shqiptare nuk eshte treguar aq fleksibile dhe aq duke u bazuar ne vete mundesite e bazamentit fetar, qe i garanton siguri ardhmerise, leje per pune e keshtu me radhe. Por, ajo eshte ndalur duke e harruar funksionin e vet, sidomos ne hapesiren e vet gjeografike dhe historine e saj te meparshme, ka lejuar qe ajo vetvetiu te zhvillohet dhe vetvetiu te lere zbraztesi pa pjesemarrjen e saj.
Koha jone eshte kohe per te cilen ne shkrimet tona perdoret termi "bashkekohore", natyrisht ketu vjen ne shprehje teologjia jone, e cila duhet te merret me problemet bashkekohore te teologjise, ku do te krijohen emra te teologeve qe do t'i pergjigjen kohes. Ajo perseri po ndalet ne veprimin e vet te dogmatizuar, duke u kthyer ne bazen e vet dhe ate kohesisht te quajtur "shume kohe me pare". Me kete kurrsesi nuk mendoj, e as qe kam te drejte intelektuale, t'i apostrofoj burimet fundamentale te fese dhe t'i shoh ato si te teperta per kohen tone, por vetem shkoj nga ajo qe jeta e besimtarit te jete bashkekohese.
Por, sot "udheheqja teologjike" veren se nuk ekzistojne zgjidhje te sigurta dhe te perhershme dhe kjo e detyron ne hulumtim dhe levizshmeri, e njekohesisht edhe ne mbeshtetje ne shpirtin e Librit te Shenjte. Prandaj, ajo nuk lejon me zgjidhje thjeshtesuese te se vertetes, e cila eshte transcendente dhe e tejkalon cdo shprehje dhe cdo te kuptuar. Qe ketu rrjedh se cdo qasje ndaj te vertetes mund te perkryhet. Pervec kesaj, Zotin dhe te folurit per Te kurre nuk mund deri ne fund ta njohim. Prandaj, vij deri te perfundimi se ka kaluar koha e sjelljes se dogmave, ato nga kendveshtrimi psikologjik parashohin kuantum te njejte te besimit, dijes dhe pasqyrimit, gje qe eshte problematike, ashtu qe teologjia muslimane shqiptare do te lejoje zgjerimin e saj me vete prezentimin e temave te ndryshme si nepermjet interpretimit gojor, ashtu edhe me ane te fjales se shkruar.
Te teologet tane verehen mendime te ndryshme se ne c'drejtim duhet te niset teologjia jone e sotme. Edhe pse nuk ka shume shkrime burimore te cilat i perkasin mentalitetit tone dhe shkrimit tone etnik, serish mund te verehen mendime kundershtuese kur behet fjale per fene, per shkak se disa therrasin ne racionalizimin e saj, ne dogmatizimin e saj, ne metafiziken e saj e keshtu me radhe. Natyrisht se me kete nuk metoj ta jap definicionin e fese, sepse ajo per cdohere eshte ne gjendje ta ruaje gjallerine e saj dhe te jete gjithmone mbi cdo interpretim, qe dic te mbetet e pathene. Por, prezentimet kundershtuese qe nuk i takojne spekulimit mendor lejojne qe te krijohet nje hamendje dhe disharmoni tek besimtaret. Kjo mund te verehet kur behen krahasime mes atyre "te tjereve" dhe besimtarit, p.sh., besimtari disa here ka qene ne dileme: te arsimohet apo mos te arsimohet; per cdohere i prezentohet "hallalli dhe harami" ne nje menyre konfuze.
Teologjia jone ndodhet para problemeve te shumta per te cilat me te vertete duhet nje koordinim teologjik intelektual me edukate profetike, qe do t'i pergjigjej kohes e cila do ta pergatise besimtarin se si ta pranoje dhe ta refuzoje ate qe do t'i paraqitet, si p.sh., "revolucionin shkencor", "revolucionin seksual" dhe "revolucionin e filozofise shkencore", ose "tmerrit te metafizikes" ne kohen e sotme. Teologjise sone keto tema nuk guxojne t'i jene te huaja, sepse njeriu nuk eshte i huaj per to. cdo gje me te cilen ballafaqohet njeriu, me ate duhet ballafaquar edhe teologjia jone, prandaj sot nuk jane hic me pak interesante keto pyetje sesa ato skolastiket, si: natyra njerezore, meshira, liria, paracaktimi etj. Aq me teper, do te thoja se ato sot jane me jetike se kurdohere me pare. Ne te vertete teologjia jone duhet te merret me njeriun dhe me ekzistimin e tij te teresishem, te cilin sot duhet vleresuar sa me mire, kur dihet se jane duke u paraqitur disa "mendime" te cilet ne cdo gje shohin deshtim dhe pashprese.
Keto ndjenja gjithnje e me teper po paraqiten neper qarqet e inteligjencise se mesme dhe te larte, disa here me qellime te mira. Ne marrjen me njeriun dhe preokupimet e tij teologjia nuk guxon te kaloje ne skajshmeri te tejtheksimit te horizontales dhe lenies pasdore te vertikales: edhe njeri edhe dimensioni tjeter duhet ta gjeje pjesen e vet.
Qe ketu detyra te reja teologjise sone bashkekohore qe edhe me teper ta studioje ate qe ia mohon bota e sotme, qe kete pasuri t'ia paraqese ne menyre te kuptueshme botes se sotme, por jo me qellim qe ne fillim e mbyllur ne vete dhe ne menyre abstrakte t'i zgjidhe problemet thelbesore te se sotmes, pa iu kthyer realitetit. Ne rast se teologjia nuk e kupton rolin e saj dhe nuk e interpreton ne rregull ate qe Zoti ia ka besuar, perhere do te paraqiten kundershtues te cilet ne mase te madhe do t'i "sherbejne" asaj. Pikerisht sot duhet kthyer fese se Zotit, i Cili jo vetem se ka krijuar cdo gje, por edhe qe panderprere krijon dhe i Cili ne fund do te na ofroje cdo gje te re, si dhe shpreses ne te cilen Kur'ani panderprere ne porosine e tij e therret besimtarin dhe i jep force