Pezullohet komandanti i dhomave tė paraburgimit nė komisariatin e Laēit Armando Muēa

Policia akuzohet pėr abuzime seksuale

Tė paraburgosurit kanė bėrė kallėzim penal pėr disa drejtues tė komisariatit tė Laēit, pasi pretendojnė se ata kanė ushtruar dhunė mbi ta dhe kanė tentuar tė ngacmojnė seksualisht tė afėrmet e tyre. 11 tė dėnuar tė formės sė prerė transferohen pėr nė Rrogozhinė. Pjesa tjetėr shpėrndahet nė komisariatet e qyteteve pėrreth.

Revolta e nisur nga rreth 40 tė paraburgosur nė qytetin e Laēit dy ditė mė parė ka zbuluar majėn e ajsbergut tė njė skandali tė madh qė pėrfshin uniformat blu. Shkaku kryesor qė ka detyruar tė dėnuarit me vendim tė prerė, por qė rrinin nė paraburgim tė fillonin kėtė grevė, nuk kanė qenė kushtet e kėqija nė tė cilat jetonin, por tentativat pėr ngacmime seksuale tė punonjėsve tė policisė ndaj tė afėrmeve tė tyre qė shkonin e i vizitonin nė burg. Janė dashur disa orė qė pėrpjekjet e policisė tė drejtuar nga Xhavit Shala dhe tė avokatit mbrojtės tė tė paraburgosurit Genci Lika, tė pėrfundonin me qetėsimin e revoltės nė dhomat e paraburgimit tė Laēit. I paraburgosuri Genc Lika ėshtė plagosur lehtė gjatė konfrontimit me gardianėt ndėrsa polici i shėrbimit roje Geg Gega, i marrė peng nga tė paraburgosurit, nuk ėshtė dėmtuar dhe ėshtė lėnė i lirė pa asnjė plagosje. Forcat Speciale tė shkuara nga Tirana dje nė mesnatė janė larguar rreth orės 05:00 tė mėgjesit tė djeshėm, pasi situata ishte qetėsuar.

Kallėzim penal pėr komandantin e "gardianėve"

Avokati i njėrit prej personave tė paraburgosur qė nuk ka marrė ende dėnimin e formės sė prerė Ferdinand Doja thotė se klienti i tij i ka thėnė se komandanti i dhomave tė paraburgimit nė komisariatin e Laēit, ish shefi i komisariatit dhe disa punonjės tė tjerė tė policisė, kanė tentuar tė ngacmojnė seksualisht tė afėrmet e tė paraburgosurve qė shkonin e vizitonin ata nė burg. Avokati Doja thotė se ky shkak dhe kushtet e kėqija nė tė cilat rrinin nė paraburgim, megjithėse janė dėnuar me vendim tė formės sė prerė, kanė detyruar tė burgosurit tė nisnin njė revoltė, e cila do tė sensibilizonte pėr gjendjen e tyre. Avokati Ferdinand Doja nė emėr tė kėtyre tė burgosurve, ka administruar dhe do tė dorėzojė nė Prokurori kallėzimin penal nė ngarkim tė komandantit Armando Muēa, ish shefit tė komisariatit tė Laēit si dhe ndaj disa personave tė tjerė, tė cilėt akuzohen pėr dhunim tė tė burgosurve. "Revolta ndodhi pasi policėt roje janė futur si ēdo natė tjetėr nė qelitė e tė paraburgosurve dhe kanė filluar t'i keqtrajtojnė. Kėshtu mė tha klienti im brenda qelive, nuk e di se sa mund tė jetė e vėrtetė" thotė avokati Doja.

Pezullohet inspektori Armando Muēa

Pezullohet nga detyra komandanti i repartit tė paraburgimit tė Laēit, 2 gardianė dhe 3 punonjes tė policisė sė kėtij komisariati. Tė pezulluarit nga detyra do tė hetohen nėn akuzėn "shkelje e rregullores nė dhomat e paraburgimit". Ndjekja penale ka filluar edhe pėr disa tė dėnuar qė akuzohen pėr "organizim tė revoltės" nė qelitė e komisariatit tė Laēit. Drejtori i Policisė sė qarkut Lezhė Xhavit Shala ka pezulluar dje nga detyra komandantin e repartit tė paraburgimit tė Kurbinit Armand Muēėn. Burime pranė policisė sė Lezhės thanė se me inspektorin janė pezulluar edhe pesė punonjės tė tjerė me grada mė tė ulta. Sipas burimeve nė policinė e Lezhės pezullimi nga detyra e inspektorit dhe pesė punonjėsve tė policisė tė rolit bazė erdhi pėr shkak tė revoltės qė ndodhi nė dhomat e paraburgimit. Pezullimi pėr inspektor Armando Muēėn ėshtė bėrė pėr tė verifikuar tė gjitha pretendimet qė tė paraburgosurit kishin pėr ėt. Ata e akuzuan Muēėn pėr abuzime nga mė tė ndryshmet, qė nga dhuna e deri te ngacmimet seksuale.

11 tė burgosur dėrgohen nė Rrogozhinė

Ėshtė dashur qė nė qelitė e komisariatit tė Laēit tė shpėrthente njė revotė qė Ministria e Drejtėsisė tė reagonte pėr tė sistemuar nė vende tė tjera personat me dėnim tė formės sė prerė. 11 persona qė janė dėnuar nga Gjykatat janė dėrguar dje drejt burgut tė Rrogozhinės. Burime pranė Ministrisė sė Drejtėsisė thanė se 11 tė dėnuar me vendim tė formės sė prerė, qė ndodheshin nė komisariatin e Laēit, janė dėrguar nė burgun e Rrogozhinės. Ministria e Drejtėsisė ia ka hedhur fajin Ministrisė sė Rendit pėrsa i pėrket ngjarjes sė djeshme. Ministri Xhafaj ka thėnė se "paraburgimi i Laēit dhe shumė paraburgime tė tjera janė ende nėn juridiksionin e Ministrisė sė Rendit dhe jo tė Ministrisė sė Drejtėsisė".

Boshatisen qelitė e komisariatit tė Laēit

Nė dhomat e paraburgimit tė komisariatit tė policisė sė Laēit nuk ka mbetur asnjė nga tė dėnuarit, tė cilėt organizuan revoltėn. Policia i ka transferuar ata nėpėr komisariate tė ndryshme. Burime pranė policisė sė Lezhės thanė se kjo ka ndodhur pasi mjediset e komisariatit u shkatėrruan gjatė revoltės dhe jane jashte kushteve tė sigurisė pėr tė mbajtur tė izoluar tė burgosurit. Sipas burimeve policore rreth 30 tė paraburgosur janė sistemuar nė ambjentet e komisariateve tė policisė sė Lezhės, Dibrės, Fushė-Krujės etj.. Burimet thonė se akomodimi i tė paraburgosurve nė kėto ambjente ėshtė bėrė pėr efekt sigurie.

Tė paraburgosurit: Tre orė tė lirė nėpėr korridoret e komisariatit

Revolta e tė paraburgosurve nė komisariatin e Laēit ka filluar rreth orės 22:30 tė mbrėmjes sė djeshme. Ata kanė shpėrthyer dyert e dhomave tė paraburgimit dhe kanė dalė nėpėr korridoret e komisariatit. Menjėherė kanė marrė peng policin roje Gegė Gega, tė cilin nuk e kanė keqtrajtuar. Ata kanė mbajtur peng policin duke kėrkuar realizimin e kėrkesave tė tyre. Negociator me tė paraburgosurit kanė qenė drejtori i policisė sė Lezhės, Xhavit Shala, Prokurori i Rrethit, avokati i njėrit prej tė paraburgosurve si dhe drejtues tė forcave speciale. Pas katėr orėsh negociata, acarim nervash e pėrplasje, tė paraburgosurit janė tėrhequr nėpėr dhomat e paraburgimit. Atyre u ėshtė premtuar transferim i menjėhershėm i atyre qė kanė marrė dėnim tė formės sė prerė pėr nė burgje, si dhe tė tjerėve kushte mė tė mira jetese. Njė ndėr premtimet e policisė ndaj tė revoltuarve ishte edhe shikimi i pretendimeve tė tyre se komandanti i dhomave tė paraburgimit, si dhe drejtues tė tjerė tė policisė sė Laēit i dhunonin ata dhe kanė ngacmuar seksualisht tė afėrmet e tyre. Pas pranimit nga ana e policisė e kėtyre kushteve tė tė paraburgosurve ėshtė bėrė edhe dorėzimi i policit tė marrė peng rreth orės 01:30 tė mėngjesit. Policia ka ndėrhyrė duke marrė shumė prej tė paraburgosurve dhe shpėrndarė nėpėr komisariate tė tjera.



Policia e ka arrestuar atė nė orėt e vona tė ditės sė premte pas njė denoncimi

Pranga ish-shefit tė tenderave nė Durrėsit

Artan Arapi akuzohet pėr marrjen rryshfet tė 3 milion lekėve ndaj njė qytetari nė Durrės, falsifikimin e dokumentave zyrtare duke nxjerrė njė vėrtetim pronėsie tė falsifikuar dhe pėr veprėn penale tė kanosjes. Arapi ėshtė akuzuar vazhdimisht se nė funksionin e tij si shef i shėrbimeve publike ka abuzuar me detyrėn

Policia e Durrėsit ka arrestuar nė orėt e vona tė ditės sė premte ish drejtorin e shėrbimeve publike nė Bashkinė e Durrėsit Artan Arapin. Burime pranė policisė sė Durrėsit konfirmuan se rreth orės 22:30 tė mbrėmjes sė premte ėshtė arrestuar Arapi, pasi ėshtė denoncuar nga njė qytetar nga Durrėsi, emri i tė cilit nuk bėhet publik. Sipas burimeve nė polici ėshtė arrestuar edhe njė person tjetėr, i quajtur Rudin Tullai, i cili ėshtė 29 vjeēar. Arrestimi i Arapit, sipas policisė, ėshtė bėrė pasi ai ka lėshuar njė vėrtetim tė rremė pronėsie pėr njė qytetar pėrkundrejt rryshfeteve si dhe pėr akuzėn e kėrcėnimit.

Arrestimi, mbahet sekret deri ditėn e djeshme

Arrestimi i ish drejtorit tė Shėrbimeve Publike nė Bashkinė e Durrėsit Arapi ėshtė bėrė qė dy ditė mė parė, por ėshtė mbajtur sekret nga ana e policisė. 35 vjeēari ėshtė prangosur nė orėt e vona tė ditės sė premte dhe ėshtė bėrė publik vetėm paraditen e djeshme. Ai ėshtė arrestuar nė shtėpinė e tij nė lagjen 17 tė qytetit bregdetar.

Arrestimi pasi kėrcėnoi njė qytetar

Policia ka realizuar operacionin e arrestimit tė Artan Arapit, pasi ėshtė denoncuar nga njė qytetar i Durrėsit pėr kėrcėnim. Prokuroria ka regjistruar kallėzimin e personit nė fjalė dhe ka lėshuar urdhėr-arrestin pėr Arapin. Policia i ka vėnė prangat Arapit dhe e ka pyetur mbi kėrcėnimin qė i ka bėrė qytetarit durrsak. Sipas policisė kėrcėnimi lidhet me njė vėrtetim pronėsie tė lėshuar nga Arapi. Pasi ka arritur tė falsifikojė vėrtetimin e pronėsisė ai ka kėrcėnuar djalin e personit qė ka marrė vėrtetimin, sė bashku me persona tė tjerė, njėri prej tė cilėve ėshtė arrestuar.

Vėrtetimi i pronėsisė, Arapi pėrfitoi 3 milion lekė

I gjithė konflikti mes qytetarit durrsak dhe ish drejtorit tė shėrbimeve publike nė Bashkinė e Durrėsit duket se ka filluar pas marrjes sė njė sasie tė madhe lekėsh. Qytetari, emri i tė cilit mbahet sekret pėr arsye sigurie, i ka kėrkuar Artan Arapit qė t'i nxirrte njė vėrtetim pronėsie, pėr njė pronė tė tij. Arapi nuk ka nxjerrė njė vėrtetim origjinal, por e ka falsifikuar atė. Djali i personit qė kishte porositur vėrtetimin dhe qė i kishte dorėzuar Arapit 3 milion lekė, ka shkuar dhe ėshtė ankuar pėr parregullsinė e vėrtetimit. Ish shefi i tenderave nė bashki sė bashku me persona tė tjerė kanė kėrcėnuar djalin dhe e kanė pėrzėnė. Ky i fundit ka bėrė menjėherė denoncimin e nevojshėm, dhe Arapit i janė vėnė prangat.

Prokuroria e akuzon pėr tre vepra penale

Burime jozyrtare nė Prokurorinė e Durrėsit thonė se Arapi mund tė akuzohet pėr tre vepra penale. Njėra prej veprave penale ėshtė ajo e kanosjes, qė lidhet me kėrcėnimin qė ai nė bashkėpunim me persona tė tjerė kanė bėrė mbi njė qytetar. Vepra e dytė penale ėshtė falsifikimi i dokumentave zyrtare qė lidhet me nxjerrjen e njė vėrtetimi pronėsie tė falsifikuar. Ndėrsa vepra e tretė penale ėshtė ajo e mitėmarrjes, qė ka tė bėjė me marrjen e tre milion lekėve, ndėrkohė qė ai ėshtė funksionar i Bashkisė sė Durrėsit.

Arapi bėri karrierė me Miri Hotin

Artan Arapi ėshtė emėruar nė vitin 1998 sekretar i Bashkisė sė Durrėsit. Me urdhėr tė ministrit Arben Malaj ai shkarkohet, pasi kishte goditur ish kreun e tatimeve nė vitin 1997. Me ardhjen nė krye tė bashkisė sė Durrėsit tė Miri Hotit, ai rikthehet nė Bashki. Kėshilltarėt e opozitės nė Kėshillin Bashkiak e kishin akuzuar atė vazhdimisht pėr korrupsion e mitėmarrje. Pretendimet e opozitarėve nė Kėshillin Bashkiak nuk janė arritur tė vėrtetohen. Ata i kanė kėrkuar Miri Hotit shkarkimin e tij, por Hoti thoshte se Kontrolli i Lartė i Shtetit nuk kishte gjetur asnjė shkelje nga ky person.

Arapi kishte dhunuar edhe gazetarin Mustaqi

Artan Arapi, ndėrsa ishte nė postin e drejtorit tė shėrbimeve publike nė Bashkinė e Durrėsit, ka goditur pėr njė shkrim, gazetarin mė tė vjetėr tė qytetit bregdetar Thanas Mustaqi. Ish kryetari i bashkisė sė Durrėsit nuk reagoi pėr kėtė dhe nuk e largoi nga posti nė Bashki. Rasti i dhunimit tė gazetarit u pasqyrua edhe nė raportin e Departamentit tė Shtetit Amerikan pėr lirinė e mediave nė Shqipėri.

Njė vit mė parė iu bė atentat me bomė

Njė vit mė parė Artan Arapit i ėshtė bėrė njė atentat me bombė, por ka shpėtuar pa u dėmtuar. Policia nuk e pasqyroi njė fakt tė tillė. Bomba ishte vėnė para banesės sė tij. Ajo ka shpėrthyer duke shkaktuar disa dėme materiale jashtė banesės, por Arapi nuk ishte prekur. Partitė opozitare nė qytetin bregdetar e kanė akuzuar Artan Arapin se nė vitin 2001 ishte implikuar nė vjedhjen e votave nė qytetin bregdetar. Konkretisht ai u akuzua pėr vjedhjen e votave nė zonėn 26 duke favorizuar Gaz Bizhgėn nė marrjen e zgjedhjeve.

Deri dy ditė mė parė Artan Arapi punonte si inspektor nė zyrėn e shėrbimeve publike nė bashkinė e Durrėsit.

Artur Llana


Tema