Eshtė shpallur mbrėmė Miss Mister Albania 2004. Agnesa Vuthaj dhe Daniel Gashi janė mbretėrit e bukurisė shqiptare mes 53 konkurentėve nga Shqipėria, Kosova, Maqedonia e diaspora
Kurora nė Kosovė, skeptri nė Durrės
Alma Mile
Agnesa Vuthaj dhe Daniel Gashi, janė shpallur Miss dhe Mister Albania, apo mbretėresha dhe mbreti i bukurisė shqiptare pėr vitin 2004. Pas Venera Mustafės, Vuthaj, ėshtė e dyta kosovare qė fiton kurorėn Miss Albania. Mbrėmė, nė skenėn e Pallatit tė Kongreseve, ėshtė zhvilluar spektakli i madh i bukurisė, Miss dhe Mister Albania, njė produksion i Vera Grabockės dhe Ardit Gjebresė, tė cilėt edhe kėtė herė nuk ofruan vetėm konkurs, por edhe spektakėl. Nėn ritmet e njė muzike tė pėrzgjedhur me kujdes nga kompozitori Adrian Hila, koreografi tė Albi Nakos dhe me veshje sensuale stiluar nga i riu Fatjon Peēi, nė skenėn e Missit kanė konkuruar 35 vajza dhe 18 djem nga Shqipėria, Kosova, Maqedonia e diaspora. Ndonėse shumica prej tyre mbanin ēmime e kurora tė fituara nė spektakle tė ndryshme bukurie, sipas rregullave tė lojės, dy do tė ishin mė tė mirėt. Zgjedhje kjo e cila ėshtė lėnė nė duart e njė jurie, e cila kėtė vit drejtohej prej artistes sė njohur italiane, Alba Parieti, e cila mbėrriti nė dje mbasdite nė aeroportin Nėnė Tereza, pėr tu larguar sėrish sot, pėrtej Adriatikut. Tė tjerė anėtarė tė jurisė kanė qenė fotografi i njohur Fadil Berisha, Blendi Fevziu, Pirro Ēako, Alketa Veisiu, Vasil Camacka, Adi Hila, Miss Universi nga Kanadaja, etj. Ndėrkohė, ethet e konkurimit janė thyer prej elementėve tė spektaklit, ku nė shumė syresh, vetė djemtė dhe vajzat konkurues kanė qenė protagonistė, duke treguar nė kėtė mėnyrė dhe aftėsitė e tyre interpretative. Njė numėr i tillė, ishte kolazhi me kėngė i Ardit Gjebresė, shkėputur nga albumi mė i ri Ja ku jam, i cili ka shėrbyer pėr tė larguar emocionet e konkurentėve dhe pėr tė krijuar njė atmosferė festive nė sallėn e Kongreseve. I ftuari i veēantė i mbrėmjes ka qenė iluzionisti Giucas Casella, i cili i ka shtuar spektaklit pak frymė mistike, me numrat e tij magjik. Njė tjetėr surprizė e mbrėmjes ka qenė edhe kėnga mė e re e Ėest Side Familly, njė krijim i Gjebresė, njė kombinim i ritmeve folk me hip-hop, qė ka treguar njė tjetėr fytyrė tė djemve tė kėgės hit Hou ēike. Njė tjetėr element interesant ka qenė koreografia e krijuar nga Albi Nako me elementė tė danc teatrit dhe ngjyrat e Broduejit. Interesante dhe konforte, sa e thjeshtė aq edhe moderne ka qenė skenografia e krijuar nga Joni Kraja, e cila kėtė herė dilte jashtė tradicionales dhe klasikes, yjeve, statujave Skenografia ngjante me njė tempull, ku himnizohej bukuria femėrore. Gjithsesi, nė qendėr tė vėmendjes kanė qenė konkurentėt, prej tė cilėve u shkėputėn Agnesa Vuthaj dhe Daniel Gashi, duke ēuar kėshtu kurorėn e bukurisė nė Kosovė dhe skeptrin nė Durrės.
Ēmimet
Miss Miqėsia Eda Starova
Miss Eleganca Albiona Seitaj
Miss Buzėqeshja Suada Sherifi
Miss Inteligjenca Klara Bici
Miss Fotozhenia Elsa Prega
Shoqėruesja e dytė e Missit Lejla Shalsi
Shoqėruesja e parė e Missit Vilma Basha
10/05/2004
Krijoni Kontakt