Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 21
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,340
    Postimet nė Bllog
    22

    Toleranca fetare dhe shqiptarët

    Duke qene se shqiptaret jane nje popull qe ka besuar dhe beson ne fe te ndryshme, ku dy fete kryesore jane Islamizmi dhe Krishterimi, cdo njeri mund te pyese si me poshte:

    - A ka harmoni dhe bashkejetese normale midis komuniteteve te ndryshme fetare ne trojet shqiptare?
    - A jane shqiptaret po aq te dhene pas Zotit sic ishin 60 vjet me pare?
    - Si kane ndikuar 35 vjetet e ateizmit komunist mbi jeten shpirterore te shqiptareve?
    - Cdo te thote "tolerance fetare" per shqiptaret?
    - Cila eshte rruga e perhapjes se tolerances fetare edhe tek shqiptare?
    - Cfare roli luan besimi ne Zot ne jeten tuaj?

    Albo

  2. #2
    _____
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    -S'jemi shume Shqiptare ketu ku jetoj une, dhe ato qe jane besojne ke zoti po s'kane fe. Mysliman per te qene po nuk zbatojme rregullat.
    - s'di gje per 60 vitet e meparshme. Po do te thoja qe dhe gjysherit dhe prinderit e mi besojne njesoj ke zoti.
    - Jeta shpirterore e imja eshte top fare dhe pse nuk kam fe. Mjafton te besosh diku, s'ka rendesi feja, vetem besimi.

    Per ato te tjerat s'kam pergjigje

  3. #3
    Updating.... Maska e Wordless
    Anėtarėsuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    1-ka harmoni perderisa nuk kane futur hundet te huajt ne
    manipulimin e individeve. Kam parasysh gjith sorollopin
    e misjonareve qe gelojne ne Shqiperie dhe qe vijne
    nga ēdo cep i Botes.
    2-jo, "Zoti" s'eshte prioriteti nr. 1 i Shqiptarit e as ka qene ndonjehere.
    3-mendoj qe kane ndihmur ne zhveshjen e feve nga misticizimi.
    4-pergjigjja eshte pak e veshtire. Mendoj qe "Tolerance fetare"
    fsheh nje ndarje paqesore te komuniteteve te cilen une se
    pelqej fare! Sepse ju vihen etiketa njerezve te cilat dashje
    padashje krijojne paragjykime e keqinterpretime. Jam per
    intolerance jo kunder individeve por kunder feve te institucjonalizuara, te cilat kane vjedhur monopolin e Zotit!
    5-Zvogelimi i rolit te feve ne jeten publike te individeve
    6-Nuk besoj ne Zot ashtu siē na e paraqesin fete e sotme.
    Zoti eshte ne mendjen time dhe kam lirine e plote ta transoformoj
    sipas humorit pa patur nevoje te behem skllav i ideve.
    Ky shtet ėshtė ky qė ėshtė sepse qytetarėt tanė janė kėta qė janė !

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Shėn Albani
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    Nuk di a ka te ne tolerance fetare, apo injorim i fese tjeter.
    Tolerance fetare dmth. kur respektohet dhe durohet feja e tjetrit. Ne nuk respektojme fejen e tjetrit, por e durojme!

    Te ne thuhet se ka tolerance te madhe, mirpo ne fakt nuk ka bashkjetese te feve, ato me shume injorojne njera tjetren se sa tolerojne. Me tolerance fetare une kuptoj nje lloj simbioze, psh. si te katoliket dhe protestantet ne Gjermani!
    Nese toleranca fetare dmth. bashkjetese e tyre, kur kleri nuk pengon martesat e perziera, atehere mund te flitet per tolerance, nese nuk behet kjo, atehere mund te thuhet se ka injorim, por jo tolerance. Injorim, sepse cdo njeri mendon se feja e tij eshte e drjete, por nuk ia thot ne sy, ose pershkak te mungeses se kontaktit ose per shkak te mosinteresimit.

    Enver Hoxha kabere mijera te zeza, por ama ka nje te mire qe nuk mund t“i harrohet. Ai e defanatizoi kombin shqiptar! Dhe nga Azia e shndrroi ne Evrope!

  5. #5
    raku
    i/e ftuar
    plotesisht e drejte.

  6. #6
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    Zoti eshte nje dhe feja e vertete eshte patjeter eshte nje shikoni agumentat feve mynyra se si e besojne Zotin monoteizmin e nje feje e jo polteizmin ose panteizmin e feve te tjera nuk si ta pranoj genjeshtren kur kam nje te vertete edhe pse ato egzistojne ne i durojme ato te jene i ballafaqojme faktet i sfidojme me besimin tone pa te meta dhe monoteist ia japim fene si alternative pa dhune ta pranojne me bindje dhe llogjike kemi argumente shkencore qe vertetojne fene tone te ndritur islame per te cilen erdhen gjithe profetet qe ti vene njerzit ne roberine e Zotit e ti largojne nga roberia e krijesave e ti vendosin ne drejtesine e islamit e ti largojne nga padrejtesite e feve te tjera e ti largojne nga ngushtica e kesaj bote e ti vendosin ne gjeresine e saj dhe te ahiretit.pra besoj ne nje Zot te vertete ne nje fe te vetme qe pruri Zoti sepse cdo fe eshte krijuar prej njerzve pervec fese islame ka,m fakte nga librat e tyre nga historia shkenca dhe cdo gje qe pranon llogjika e shendoshe dhe Zemra e paster dhe e sinqerte

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Shėn Albani
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    Nese bazohemi ne forume fetare“, atehere mund te konstatohet se te ne ka pak tolerance fetare, por me shume injorim. Aty ku thuhet se feja ime eshte e mira e ytja gabim, aty ka perpjekje per epersi dhe kjo eshte mostolerance!

  8. #8
    Religjioni i vėrtetė ėshtė tė zbuloni zotin nė ju! Toleranca fetare ėshtė atėherė kur e ēmon edhe religjionin e tjetėrkujt, ashtu si religjionin tėnd. Jam i bindur se Zoti nuk i do krijesat si robėr tė tij, por tė lirė dhe tė bėrė DASHURI! I kam trajtuar njėjtė dhe me shumė respekt tė njohurit e mi pa marrė parasysh ēfarė religjioni i kanė pėrka, dhe pa marrė parasysh se si mė kanė trajtuar ata mua. Sikur klerikėt e tė gjithė religjioneve t'i trajtonit tė gjithė njerėzit njėlloj sikur besimtarėt e tyre, kishte qenė punė e mirė, por kėtė e bėjnė /nėse e bėjnė/ njė pakicė shumė e vogėl. Kemi shumė pak shqiptarė qė e nisin rrugėn e shpėtimit tė shpirtit. Kjo pėr pasojė se edhe nė botimet e librave tė fushave spirituale etj. jemi shumė tė vonuar nė krahasim me botėn. shumica e shqiptarėve jenė viktima tė komunizmit, dhe tė dogmave /klerikėve/ fetar/e. Pėr fat tė keq, kam pėrshtypjen se nė vend qė tė rritet toleranca fetare, ajo shkon duke rėnė.
    Ini, bėhuni, pėrhapni dhe jetoni dashuri!

  9. #9
    Revolucioni ėshtė afėr Maska e Nuh Musa
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenė, austri
    Postime
    4,463
    mrdt!


    - A ka harmoni dhe bashkejetese normale midis komuniteteve te ndryshme fetare ne trojet shqiptare?

    Mvaret cilin vend e ke para sysh, ne maqedoni ka vetem musliman, por midis shqiptareve dhe sllaveve ortodokse ekziston nje bashkjetes ku njeri nuk i perzihet tjetrit, kjo vlen natyrisht ne rajonet ku shqiptaret jane ne shumice. Ne vendet ku shqiptaret jane ne pakic, ata jane fatkeqsisht te torturuar, sidomos pas shperberjes se jugosllavise. Kjo deshmon per nje tolerance fetare te shqiptareve ndaj joshqiptareve, por per fqinjet tane sllav te kunderten.
    Edhe bashkjetesa fetare duhet te mesohetm, eshte nje proces, i cili sllaveve pershkak te "pervojes" dhe rrymave te ndryshme shkaktuar nga interesxhij te ndryshem neper shekuj u mungon. Nje nder shkaktaret kryesore te lufterave ballkanike (natyrisht kete se pranon zyrtarisht asnjeri) ishin edhe bindjet fetare te popujve, jo vetem kunder shqiptareve, por sic e pame edhe te sllaveve ndermjet veti.

    - A jane shqiptaret po aq te dhene pas Zotit sic ishin 60 vjet me pare?

    Si te jesh i dhene pas zotit, kur nuk e njeh zotin?, zoti nuk njihet me "deshire", por me "mendje", sepse zoti nuk shihet, ai nuk eshte objekt. Zoti mund vec te paramendohet. Per ta paramenduar ate, duhet te keshe te dhena, te duhen njohuri, te pervetesosh njohuri.

    - Si kane ndikuar 35 vjetet e ateizmit komunist mbi jeten shpirterore te shqiptareve?

    Shihet te literatura e varfer!, ne aspektin fetare shqiptaret posedojn njohuri te dobeta (sidomos te shqiperise pershkak te rrethanave politike, natyrisht behet ketu fjale ne pergjithesi, e jo per raste te vecanta), jetojn jeten fetare vetem nga te folurat, gje qe pengon shume kur fillojn te vleresojn ne baza objektive, shihet shume mire ne debatet ketu ne forum, ku per kete shkak mungon edhe kultura e diskutimit, e cila forcohet nga "njeanshmeria" e diskutanteve, e cila rezullton nga kjo mungese.

    - Cdo te thote "tolerance fetare" per shqiptaret?

    Shih rastin qe ta sqarova per ne maqedoni. Do te thote se edhe ezani i muezinit, edhe tingellimi i ēangit se pengojn njeri tjetrin. Trojet shqiptare nuk kane qene asnjeher te "pastra" ne aspektin fetare, edhe pse nen osmanlijt kishim gjith mundesite, bile edhe etnitetet tjera jetuan sipas parimeve te tyre fetare e kombetare.

    Ne si nje popull i vendosur ne nje vend gjeografik, ne te cilin jane perplas kultura te ndryshme, kemi patur fatin e zgjedhjes, nje LUKS qe fatkeqesisht nuk ju eshte mundesuar shume popujve. Mund te themi, se e kemi ne gjenat tone tolerancen, ndoshta rryma te ndryshme mund ne menyre artificiale te na largojn dhe turbullojn, por eshte ne natyren e shqiptarit, te jete tolerant. Jo se jam vete shqiptare e i bej lavdi popullit tim duke drejtuar nga epshet, por se faktet tregojn nje gje te tille.

    - Cila eshte rruga e perhapjes se tolerances fetare edhe tek shqiptare?

    Toleranca fetare eshte ne natyren tone, ne duhet ate ta gjejm, psh. nepermjet te arsimit, dhe me kete nepermjet te mundesise se vleresimeve individuale. Te largojm petkun e mveshur nga komunistet e pansllavistet, ta tejkalojm fazen e dembelizmit kolektiv qe na detyruan ata me dhune. Popullit i eshte marre vullneti i lire.

    - Cfare roli luan besimi ne Zot ne jeten tuaj?

    Te drejton ne nje rruge, pa marre para sysh cilen e zgjedh. Njeriut i duhet nje ORIENTIM ne jete, perndryshe nuk i nevojitet jeta. Feja ne thelb te urdheron te mesosh vlera qe sjellin dobi, prane teje dhe familjes, edhe gjithe komunitetit, pasiqe eshte e pashmangshme bashkjetesa me tjere.
    Shume duar, shume zgjidhje, shume probleme, qe mos te humbet fija ne kaos, ekziston feja, qe qendron si nje e perbashket per te gjithe, ne te vertet eshte feja KOMPROMISSI i nje shoqerie, sepse eshte e paanshme. Feja eshte ndermjetesuesi per mirekuptimin e njerezve, te cilet fale vullnetit te lire, jane ne gjendje te shfarosen, kur nuk bisedojn, por edhe te madherohen kur bashkpunojn. Ketu ne mes qendron feja, qe mba balancen, messin e "arte". (vlen per te gjithe fete)

    Flm
    albanish by nature

  10. #10
    Nuk e di a e kam shkruar nė kėtė forum se sipas njė tregimi tė sufijėve, ...- kur ka hy njė i pėrndritur /shpirtėrisht/ nė kishė /mund tė pėrdoret nė secilin tempull fetarė tė ēdo religjioni/ tė gjithė brėnda i ka parė me nga njė samarė, ndersa prifti ka pasur dy!-
    Jam i bindur se shumica e njerėzve janė pseudoreligjioz! Religjiozėt e vėrtetė e kanė nė ēdo moment nė mendje, Dashurinė = Zotin, dhe veprojnė sipas principeve tė Tij! Religjiozėt e vėrtetė nuk janė ēfrytėzues, egoistė, makutė, gjelozė, mashtrues, gėnjeshtarė, urrejtės, pėrbuzės, mėkatarė, kriminelė, etj.! Sipas mistikut Osho, rruga e shpėtimit /e pėrndritjes/ sė shpirtit ėshtė: me lutje, me namaz, me meditim, etj. Po pėrsėris: As Buda, as Jezusi, as Muhamedi nuk janė pėrndritur nė tempuj - kishė e xhami. Ai shton se budallai nuk mund tė shkojė nė parajsė, dhe, me menduar keq pėr dikėnd /duke i dėshiruar dikujt fatkeqėsi/ ėshtė mėkat, ndersa me e realizuar mendimin ėshtė krim! Ne nuk kemi mjaft tolerancė, nė shumė raste, as nė mes anėtarėve tė familjes as nė mes anėtarėve tė njėjtit religjion, as nė mes religjioneve tė ndryshme! Arsyet dihen, jo vetėm nga pasojat e okupimeve sidomos nga okupimi i vetvetes nga pjella e kombit tonė, komunistėt, dhe nga niveli i ultė i arsimimit, kulturimit etj. Pajtohem me Nuh Musa, se jemi popull tolerant, por kam fituar pėrshtypjen se i tolerojmė tė huajt, mė shumė se tė vetėt. Sllavėt e grekėt e kanė tė ngulitur shovinizmin e mostolerancėn ndaj tė tjerėve, atė ua predikojnė edhe kleri, dhe kanė mbetur ndėr ta barbaria nga e kaluara pėr tė urrejtur, ēfrytėzuar e shtypur tė tjerėt, e neve shqiptarėt na kanė urrejtur edhe pėr tė na i pushtuar trojet tona, dhe nga gjelozia se kemi qenė mė tė lashtė dhe mė tė ngritur se ata. Sllavėt e ortodoksėt e kanė nė gene me ēfrytėzuar e shtypur tė tjerėt, e pėr fatin e keq tonin, neve na ka hy nė gjak me u pėrulur tė huajve e tė fortėve???!! Pėr kėtė, dhe pėr fajin e intelektualėve - politikanėve makutė qė prostituohen, ka gati njė shekull /me pėrjashtime tė vogla/ qė na sundojnė horat!
    Ini, bėhuni, pėrhapni dhe jetoni dashuri!

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Miti i 'tolerances fetare' nė Shqipėri
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 05:26
  2. Rexhep Qosja: Identiteti kombėtar dhe vetėdija fetare
    Nga Davius nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-02-2006, 02:52
  3. Drejt shqiptarizimit te hierarkise fetare
    Nga copy & paste nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-01-2006, 12:12
  4. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-11-2005, 12:33
  5. Gjendja Aktuale Fetare Shqiptare
    Nga Anton nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 17:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •