Ja ku e ke artikullin Rak. Nuk e solla se m'u duk idiote cfare trajtohej ne te, mgjse njerezit e perqafojne idioten. Lexim te mbare!
Si ma rrėmbyen kurorėn - (flitet per kete gocen ne foton qe ka sjelle rakku) Budallacka eshte skualifikuar qe ne dhjetshe (e me te drejte), por pretendon te meritoje vendin e pare. amen.
Qysh fėmijė i ėshtė kushtuar basketbollit, ndėrsa tani preferencat kanė marrė tjetėr udhė; kėmbėngul tė futet nė botėn e spektaklit dhe tė modės, ky ėshtė vizioni pėr tė ardhmen, sigurisht pa iu ndarė basketbollit. Me njė truk natyral, tone rozė dhe e veshur nė tė bardha, 16-vjeēarja Suada Sherifi, e shpallur "Miss Buzėqeshja 2004", ka linjė pothuajse perfekte dhe njė sharm mesdhetar. Basketbollistja pėr tė cilėn bėn tifo e gjithė Vlora, ėshtė 182 centimetra e gjatė, ka njė buzėqeshje fėmijėrore dhe pėrveē statusit "Miss Vlora" dhe "Miss Buzėqeshja", ka dhjetėra trofe nė sport. Asnjė humbje tjetėr nuk i ėshtė dukur mė e rėndė se ajo pabesi qė iu bė nė "Miss Albania". Ashtu me shikimin ende tė hutuar, e lodhur jo vetėm nga ditėt e gjata tė pėrgatitjeve pėr spektaklin, por dhe nga e papritura...
Kurora e premtuar...
Garancia "alla Grabocka" e ka zhgėnjyer totalisht familjen Sherifi. E ėma rrėfen se premtimi qė i kishte i bėrė regjisorja Vera Grabocka pėrgjatė njė muaji se kurora Miss Albania do tė shkonte nė Vlorė s'ka qenė gjė tjetėr veēse njė flluskė sapuni. Suada nuk u ka besuar veshėve kur e kanė skualifikuar qė nė 10-she, ndėrkohė qė pretendonte mė shumė. Dy ditė mė parė ka ndjekur nga ekrani spektaklin "Miss Albania 2004" dhe me sa duket ėshtė e zhgėnjyer. Suada pohon se ėshtė fshirė "padashje" nga ekrani gjatė prezantimit tė konkurrenteve nė sfilatė, ndėrkohė qė gjithė entuziazmi qė e ka mbajtur gjallė pėr 30 ditė ėshtė fashitur ngadalė disa orė para spektaklit tė bukurisė. "Ngėrēi i parė dhe konkurrenca ka lindur pak minuta para se tė dilnim nė skenė, fustani qė ishte planifikuar tė vishej nga unė, m'u mohua, duke ia dhėnė Agnesės. Isha e sigurt se ajo do tė merrte njė ēmim, por kurrsesi ēmimin e madh...", - tregon 16-vjeēarja. Sytė njomėzake i pėrloten. Nė pamundėsi tė njė shamie i fshin ato me pėllėmbėn e saj tė vogėl, duke prodhuar mė pas njė buzėqeshje tė pafajshme si pėr tė justifikuar gjithēka ndodhi. "Mendoja se i vetmi vend ku nuk mund tė hyjė korrupsioni ėshtė bukuria. Asnjė nuk mund ta korruptojė pėr faktin se shikuesit arrijnė qė tė vlerėsojnė me sytė e tyre atė qė shohin, por me sa duket kam qenė e gabuar, edhe nė spektaklet e bukurisė paska korrupsion. Nė skenė nuk kam ndier asnjė lloj diferencimi me vajzat e tjera, por kur e pashė spektaklin tė regjistruar vura re se kamera nuk mė kishte kapur asnjėherė nga afėr", - rrėfen 16-vjeēarja. Suada e vlerėson Grabockėn pėr rregullsinė me tė cilėn i kėrkonte dhe i bėnte gjėrat, kėmbėnguljen e vazhdueshme pėr tė arritur peshėn ideale. Megjithatė, ajo nuk e fal dot. Pas spektaklit regjisorja e madhe ėshtė justifikuar duke thėnė qė vlonjatja tė mos mėrzitej sepse ishte ende e re dhe e kishte tė ardhmen pėrpara. Por a ishte kjo e mjaftueshme? "Vera, pse ma dogje vajzėn, i thashė", - tregon e ėma e Suadės, por ajo i ka thėnė: "Nuk e di se si ndodhi". Njė javė pas pėrfundimit tė spektaklit regjisorja e ka marrė nė telefon dhe i ka thėnė qė Suada e meritonte ēmimin "Miss Albania", por ajo ishte shumė e vogėl dhe kjo e kishte penguar. "Edhe pse mė premtoi se do tė mė ndihmonte, nuk kam shpresa, pasi tė njėjtat fjalė i kam dėgjuar edhe para spektaklit dhe dolėn tė gjitha gėnjeshtra", - rrėfen ajo. Shikimi i vlonjates sė ėmbėl ka mbetur ende i hutuar, por e ėma e zgjon nga gjumi duke theksuar se shumė shpejt ata do tė zhvendosen familjarisht nė Tiranė me qėllim qė Suada tė impenjohet totalisht nė botėn e modės dhe tė spektaklit. "Nuk jam aspak e zhgėnjyer nga sporti, pėrkundrazi kam marrė disa trofe, por lodhem pasi jam e impenjuar edhe me skuadrėn kombėtare tė basketbollit. Do tė kisha mė shumė dėshirė qė tė pėrfshihesha nė aktivitete kulturore me qėllim qė tė promovohem edhe nė kėtė fushė", - pohon basketbollistja e Flamurtarit.
Suada, Miss i paskuintave
Emocionin mė tė madh Suada e ka pėrjetuar pas kuintave, atėherė kur ka marrė fjalėt mė tė sinqerta nga miqtė dhe admiruesit e saj. "Gjatė koktejit qė u organizua pas spektaklit, vajzat mė kanė uruar, por nuk kanė munguar edhe emra tė njohur tė politikės, si: Ilir Meta, Arben Malaj, biznesmeni i njohur El Sajed dhe shumė anėtarė tė jurisė qė kishin votuar. Ishin tė vetmet fjalė qė mė kanė ngrohur", - tregon ajo. Gjithēka ėshtė mbyllur si njė ėndėrr e trishtė; pije tė akullta nė koktej dhe komplimente tė ngrohta. Nė fund vlonjatja e vogėl nuk ka harruar as ta urojė pėr fitoren Agnesa Vuthajn, vajzėn nga Kosova qė i rrėmbeu kurorėn.
Menaxheri: "Do tė vazhdojmė ta mbėshtetim Suadėn"
Edhe pse nuk u realizua ėndrra disavjeēare vlonjate pėr tė ēuar nė qytetin bregdetar kurorėn "Miss Albania", menaxheri i "Miss Vlora 2004" Genc Demiraj, kėmbėngul se do ta mbėshtesė Suada Sherifin nė karrierėn e saj. "E kemi mbėshtetur Suadėn qysh nė fillim kur u zgjodh "Miss Vlora" dhe vendosėm tė investonim seriozisht, duke e mbėshtetur financiarisht pėr pjesėmarrjen nė garėn e madhe. E kemi ndjekur nga afėr edhe gjatė kohės kur ishte nė Tiranė edhe pėr faktin se ėshtė nė njė moshe tė re. Jam i bindur se pėrveēse njė basketbolliste e mirė ajo ėshtė edhe njė vajzė e cila ka cilėsi qė janė pėr t'u admiruar. Ėshtė imazhi mė i pėrsosur i prezantimit tė Vlorės", - tregon menaxheri. Koordinatori i "Miss Albanias" nė qytetin bregdetar tregon se Suada ka hyrė nė garė duke pranuar tė gjitha kushtet e vendosura, pėr kėtė qėllim kanė pranuar edhe humbjen, por e dinė qė ajo nuk ėshtė njė humbje si gjithė tė tjerat. Ai tregon se nga kontaktet qė ka pasur me anėtarėt e jurisė, si dhe pėrfaqėsuesit e komitetit tė "Miss Albania", pjesa mė e madhe e tyre kanė pohuar se kanė votuar pėr "Miss Vlorėn" dhe janė ēuditur kur Suada ėshtė skualifikuar qė nė dhjetėshe. "Miku im Adrian Hila mė ka thėnė hapur qė votėn e tij e ka dhėnė pėr Vlorėn, madje ka pasur edhe tė tjerė qė kanė bėrė tė njėjtėn gjė, por nuk dihet se ēfarė mund tė ketė ndodhur pas kuintave, kjo pėr faktin se zarfet janė mbledhur nga disa vajza dhe nuk dihet se ēfarė ėshtė bėrė me to. Nė kėsi rastesh ka vend pėr abuzime, pasi edhe mėnyra e mbledhjes sė zarfeve dhe numėrimi i tyre bėhej nė prapaskenė dhe nuk ka qenė aspak transparent", - pėrfundon ai.
Grabocka dhe afera 2 milionė lekė
Tė hysh nė garėn e "Miss Albania" nuk ėshtė aq e lehtė sa duket. Duhet tė kesh 2 milionė lekė tė vjetra nė xhep. Ky ka qenė njė kusht i domosdoshėm, qė organizatorėt e Miss Albania e kanė vendosur pėr pjesėmarrėset. Madje disa prej pėrfaqėsuesve tė "Miss Albania" nė rrethe janė kėrcėnuar se, nėse nuk do tė paguanin shumė e kėrkuar brenda afatit, pėrfaqėsuesja e tyre do tė nxirrej nga gara. Siē pohon edhe vetė Miss Buzėqeshja Suada Sherifi, shumė prej vajzave konkurrente qė nuk kanė pasur mundėsi tė gjejnė njė sponsor, kanė paguar nga xhepi tarifėn e vendosur nga Grabocka dhe organizatorėt e kėtij evenimenti. "Lekėt janė paguar qysh nė fillim kur u pranova nė Miss Albania dhe shuma ishte 2 milionė lekė tė vjetra. Unė personalisht nuk kam paguar pasi kisha sponsor, por kishte edhe vajza qė lekėt iu paguheshin nga prindėrit, pasi nuk kanė pasur sponsor", - tregon Suada. Justifikimi i organizatorėve ka qenė se me kėtė fond do tė mbuloheshin shpenzimet e akomodimit, ushqimit, si dhe veshjet, por prezantimet e deritanishme tė bėra nga vetė organizatorėt tregojnė tė kundėrtėn. Pjesa mė e madhe e kėtyre shpenzimeve kanė qenė tė sponsorizuara. "Qysh nė fillim kur kemi rėnė dakord me Vera Grabockėn pėr shumėn prej 2 milionė lekėsh, na u bė e qartė se kjo shumė do tė pėrdorej pėr akomodimin e pėrfaqėsueses sė bukurisė vlonjate, veshjet qė do tė nevojiteshin, turnetė qė do tė organizoheshin, si dhe videoklipet qė do tė realizoheshin. Nuk kemi kėrkuar mė shumė shpjegime se pėrse do tė pėrdoreshin kėto lekė, edhe pse kemi vėnė re se akomodimi sivjet ishte i sponsorizuar, ndėrkohė qė videoklipe nė edicionin e fundit nuk ka pasur fare dhe do t'i kėrkojmė transparencė zonjės Grabocka", - shpjegon pėrfaqėsuesi i "Miss Albania" nė Vlorė.
Krijoni Kontakt