Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 30
  1. #1
    Authentic Maska e DeuS
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319

    Ku e bazoni KRENARINE ?!

    Ku bazohet krenaria juaj per te qenurit "Shqiptar" ?
    Degjoj shume shpesh njerezit kur thone : Jam krenar qe jam shqiptar!
    Ama, nuk i hyj shume muhabetit dhe ta pyes shtruar : Ku bazohet krenaria jote mer daj?! Meqe ketu eshte pak me ndryshe , po jua le juve ne dore te me ndihmoni ne shqyrtimin e kesaj ceshtjeje...

    Vec mos me thoni qe te pakten eshte me mire te kesh krenari per veten , sepse kur nuk je krenar ti per veten tende , nuk kane si te jene te tjeret per ty.
    Kjo me duket kot!Ose me mire me duket shprehje e pa-bazuar tek pyetja ime.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e arilda
    Anėtarėsuar
    27-03-2004
    Vendndodhja
    gjithkund e askund
    Postime
    67
    Citim Postuar mė parė nga DeuS
    Ku bazohet krenaria juaj per te qenurit "Shqiptar" ?
    Degjoj shume shpesh njerezit kur thone : Jam krenar qe jam shqiptar!
    Ama, nuk i hyj shume muhabetit dhe ta pyes shtruar : Ku bazohet krenaria jote mer daj?! Meqe ketu eshte pak me ndryshe , po jua le juve ne dore te me ndihmoni ne shqyrtimin e kesaj ceshtjeje...

    Vec mos me thoni qe te pakten eshte me mire te kesh krenari per veten , sepse kur nuk je krenar ti per veten tende , nuk kane si te jene te tjeret per ty.
    Kjo me duket kot!Ose me mire me duket shprehje e pa-bazuar tek pyetja ime.
    UNe per veten time jam krenare qe jam shqiptare dhe kete e kam thene jo ne nje rast te vetem.Pse? Sepse gjithmone shqiptari nuk i ka bere kurre keq ndokujt.Po te marresh historine e Shqiperise kurre nuk kemi qene pushtues ne vend te huaj por kemi luftuar per te mbrojtur vendin tone.Shqiptari gjithmone ka qene bujar si natyre dhe mikprites.Per kete jam krenare se i perkas nje populli bujar, liridashes, mikprites dhe te zgjuar.
    Jeto dhe leri te tjeret te jetojne.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Citim Postuar mė parė nga DeuS
    Ku bazohet krenaria juaj per te qenurit "Shqiptar" ?
    Degjoj shume shpesh njerezit kur thone : Jam krenar qe jam shqiptar!
    Ama, nuk i hyj shume muhabetit dhe ta pyes shtruar : Ku bazohet krenaria jote mer daj?! Meqe ketu eshte pak me ndryshe , po jua le juve ne dore te me ndihmoni ne shqyrtimin e kesaj ceshtjeje...

    Vec mos me thoni qe te pakten eshte me mire te kesh krenari per veten , sepse kur nuk je krenar ti per veten tende , nuk kane si te jene te tjeret per ty.
    Kjo me duket kot!Ose me mire me duket shprehje e pa-bazuar tek pyetja ime.
    Hmmm pyetje e veshtire te japesh nje pergjigje te sakte ne kete kohe .

    Do mundohem pak a shume si e kuptoj une personalisht kete theneie.

    Kjo thenie nuk eshte vetem per ne Shqiptaret , por te gjithe ata qe mburren me kulturen e traditat e vendit te tij . Une kam degjuar dhe gjermanet qe thojn te njejtat fjal . Une psh e them sepse mburrem me historit traditat , kulturen dhe mbi te gjitha bujarin e besen e Shqiptarit nder shekuj .

    Por sot shume pak veta i kan ruajtur ato cilesi te nje shqiptari te vertet , i cili ruan nderin besen e bujarin . E megjithate duke u nisur gjithmon nga keto cilesi te gjysherve tone , qe radhe popuj ne bote i kan pasur dhe i kan , te gjithe shqiptaret ne pergjithesi jane krenar per historin dhe qendresen burrerore ndaj cdo miku apo armiku ne vendin tone .

    pershendetje nga Alba
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  4. #4
    rezistenca nuk vdes Maska e ju flet Tirana
    Anėtarėsuar
    03-10-2003
    Vendndodhja
    ne kafenene e preferuar
    Postime
    99
    Nqs krenarine e koncepton si nje fenomen qe ka lidhje me arritjet e nje kombi ose rrace ne Shqiptaret s'kemi asgje ne krahasim me te tjeret per te qene krenar.
    Po nqs e bazon ne traditat dhe zakonet atehere besoj se kemi shume per te ofruar.
    Une personalisht kur mendoj per krenarine time si Shqiptar e bazoj thjesht ne arritjet e mia personale si ne planin arsimor ashtu edhe ne planin njerezor. Gjithashtu bazohem edhe tek familja ime qe e marr si shembull.
    nqs do bazohesha tek gjithe Shqiptaret apo Shqiperia e stoshme, atehere do te kisha me pak arsye per te qene krenar duke u bazuar tek nami qe i kemi nzjerre vetes sot per sot, sidomos tek fqinjet.
    Kur nuk ke me se te krenohesh ne planin kombetar atehere i kthehesh vlerave individuale.
    Kurse nje Italian, Gjerman ose Francez mund te krenohen fare mire me historine dhe arritjet e vendeve te tyre qofshin edhe punetore krahu dhe mund tu duket vetja me superiore se nje profesor universiteti ne Shqiperi.
    Bushspeak: War is Peace

  5. #5
    Perjashtuar Maska e Ryder
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,160
    S'ka lidhje direkt me temen kjo po sa pashe ne televizor i interviste me Pirro Dhimen.
    Pyros Dymas e kishte emrin e shkruar aty, dhe tha ne greqisht qe kur e pashe flamurin kombetar (grek) ne finalet e peshengritjes me dha nje fuqi te brendshme qe me beri te fitoj.
    Jam tejet i gezuar qe lojrat olimpike do te mbahen ne atdheun tim (Greqi) dhe shpresoj ti bej krenar bashkekombasit. (greket)

    Ja pra Pyros Dymas qe e ka futur veten dhe vendin e tij ne rekordet boterore, tha komentatori...

  6. #6
    Gentoo Maska e Orbital
    Anėtarėsuar
    12-05-2004
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    32
    Citim Postuar mė parė nga Ryder
    S'ka lidhje direkt me temen kjo po sa pashe ne televizor i interviste me Pirro Dhimen.
    Pyros Dymas e kishte emrin e shkruar aty, dhe tha ne greqisht qe kur e pashe flamurin kombetar (grek) ne finalet e peshengritjes me dha nje fuqi te brendshme qe me beri te fitoj.
    Jam tejet i gezuar qe lojrat olimpike do te mbahen ne atdheun tim (Greqi) dhe shpresoj ti bej krenar bashkekombasit. (greket)

    Ja pra Pyros Dymas qe e ka futur veten dhe vendin e tij ne rekordet boterore, tha komentatori...
    Nuk di shume per Pirro Dhimen... por vizitova disa faqe ku thuhej se eshte i lindur ne Shqiperi por ka origjine greke. Nuk e di sa eshte e vertet kjo (mos ma shihni per t'madhe).
    Por nese eshte shqiptar i paster dhe nese eshte ashtu siq tha Ryder, atehere me t'vertete tradhetar i kombit qenka. Eshte nje e thenie qe e ka thene Kadareja se shtetesia nderrohet por kombi eshte dicka e lindur.

    Ndersa sa i perket temes, une ndihem krenar qe jam shqiptar duke u bazuar ne historine tone te hershme e te lavdishme, dhe si nje popull qe e kemi ruajt traditen e gjuhen me dhejtra shekuj pavarresisht nga pushtuesit. Ndihem krenar per besnikerine, bujarine dhe mikepritjen. Se po te bazohem ne historine e 50 viteve te fundit, atehere me t'vertete nuk kam me cka te jam krenar ( Ju lutem, me kete nuk mundohem te ofendoj askend ne menyre direkte dhe pajtohem se ka perjashtime).
    Ne 50 vitet e fundit ne territorin e Shqiperise se sotme ndodhen sende qe me te vertete eshte per te na ardhe keq, pastaj trazirat pas demokracise etj. Fatkeqesisht bota na njeh vetem ne keto vitet e fundit, dhe nuk ka pase rast te sheh vlerat historike.

    Megjithate mundohem ti le anash keto elemente negative te popullit tone, dhe mundohem qe te jetoj me krenarine e koherave te hershme.
    Tash cka me ka mbet eshte qe te mesoj e te punoj vet me gjithe fuqi cka kam, ti shtyj njerzit qe i njoh te perparojne.. dhe ne kete menyre te mundohem qe ndoshta sadopak nese jo popullin se paku njerezit qe i njoh ti bej krenar.

    Une personalisht enderroj qe nje dite te del nje film i kalibrit te "Gladiatorit" me emrin "Skenderbeu" ku do ti ben shume shqiptar te kthehen dhe ta mbajne krenarine per ate qe jane.

    Kaq kisha une.

  7. #7
    rezistenca nuk vdes Maska e ju flet Tirana
    Anėtarėsuar
    03-10-2003
    Vendndodhja
    ne kafenene e preferuar
    Postime
    99
    Ryder e pashe edhe une ate show-n, World Sport quhej me duket ne FSW ne mos gaboj.
    Nuk e di ku jeni ju po une jam ne NYC dhe e pashe te shtunen e kaluar me duket.
    Ma peshtirosi kur i pashe fytyren, po me mire qe ndodhi kehtu. Njerez qe nderrojne kombin per nje grusht para nuk i duhen Shqiperise.
    Bushspeak: War is Peace

  8. #8
    Authentic Maska e DeuS
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Nqs krenarine e koncepton si nje fenomen qe ka lidhje me arritjet e nje kombi ose rrace ne Shqiptaret s'kemi asgje ne krahasim me te tjeret per te qene krenar.

    Per kete lloj krenarie po mundohem te kerkoj mendim...
    Ose me mire me krenarine qe ndjen ti si shqiptar, kur ballafaqohesh me kombesi te tjera. Se normalisht qe ndaj te tjereve do e shprehesh krenarine. Nuk do i thuash shqiptarit tjeter qe je krenar per te qenurit "Shqiptar" lol.


    Disa ketu thane qe jane krenar sepse vijne nga nje popull qe si kane bere kurre keq ndokujt! Ok. A si kane bere keq se jane te mire si natyre(shqiptaret) ? Apo si kane bere keq se nuk kane pasur ndonjehere fuqi te ngrejne koke ndaj nje kombi tjeter?!
    Une mendoj qe eshte kjo e dyta. Sepse po te kishim vetem pak takat, nuk do rrinim pa e shfrytezuar. Marr shembull deshiren dhe instiktin qe kemi per tu bere keq njeri-tjetrit (shqiptari-shqiptarit) dhe kur mendoj te huajt....oboboboboboo do i hanim fare! lol
    Prandaj kjo lloj krenari mendoj qe nuk pi uje shume!

    Dikush tjeter thote qe mendon te jetoje me krenarine qe trashegojme nga koherat e hershme! Ok. Per cilat kohera te hershme bejme fjale?! Per koherat e pellazgeve?!
    Se vallai per koherat e Ilireve nuk kemi shume fakte dhe te dhena per te nxjerre ndonje grimce krenarie. Plus qe skllever te romakeve perfunduan.
    Per kohen e turqve me mire te mos flasim fare... Nje 25 vjecar alla-Gjergj Kastriotshe qofte hallall , se per te tjerat na mbajte shendetja. Biles per kete kohe eshte edhe turp te flasim !!!
    Kemi te bejme me kohen kur shqiptaret ishin me te PERCARE se kurre. Kemi te bejme me nje kohe kur filloi konvertimi i Fese dhe te gjithe po beheshin myslimane. Kemi te bejme me Naim Frasherat qe kendonin nga majat e Stambollit per nje popull qe hante mbeturinat e turkut dhe biles ishte teper i kenaqur. Kemi te bejme me nje kohe qe duhet HARRUAR . Eshte ajo kohe kur shqiptari HUMBI gjithcka te tijen , pervec gjuhes ( biles edhe kete e ka pothuajse me 30% te huazuar turke )....Me mire mos flasim per kete kohe LOL

    Apo do flasim per kohen e L2B, kur italianet e konsideronin Shqiperine nje fushe per te luajtur futboll dhe asgje me teper? Ti bie me shkurt : Ishte nje kohe kur gjermani te pushtoi vetem me nje motor ( trecikel ) dhe aq...

    Te flasim per periudhen 50 vjecare komuniste? Me mire JO! ...se kjo eshte pak antipatike!

    Pra , per cilen te kaluar KRENOHENI ju or vellezer dhe motra?! ( Akoma nuk kam kuptuar )


    ---------------------------------------------------------

    A krenoheni per nje Skenderbe , perkrenarja dhe shpata e te cilit ndodhet ne Austri ?

    A krenoheni per nje Nene Tereze , trupi i se ciles prehet i qete ne Indi ?

    Krenoheni per nje Fan Nol , eshtrat e te cilit gjenden ne USA ?

    Krenoheni per nje Mbret (ZOG) varri i te cilit nuk e kam idene ku ndodhet dhe familja e tij ( Leka 2 ) jeton larg atdheut te tij ?

    ---------------------------------------------------------------


    Te dalim tek realiteti:

    Nuk ma merr mendja se ka rob realiste ketu, qe te vijne dhe te pohojne se shqiptaret kane NAM te mire ne Bote!!! Vetem TURP kemi prodhuar me shumice...
    Europa e njohu mire karakterin , temperamentin , edukaten dhe kulturen e shqiptareve ---> dilni pak dhe degjoni se cfare opinioni kane per NE.

    Nga ana tjeter te gjithe po mundohen te marrin nje nenshtetesi tjeter dhe ti thone lamtumire Shqiperise. Sa Pirro Dhima keni degjuar deri tani ? Shume...
    Ju siguroj une qe brenda shume prej jush egziston nje Pirro Dhime ... vetem t'ju ofrohet nje pasuri e atille dhe do shikoni si do veproni.

    Ne Shqiperi njerezit jane bere me keq se ujqerit. Egziston nje percarje e tmerrshme. Nje kaos i madh. Nuk do shqiptari shqiptarin mer daj. Te gjithe te kamufluar pas parase dhe korrupsionit. Nje qeveri qe vjen ne pushtet , behet direkt 10% me hajdute dhe kriminele se ajo qe iku.

    Nivelin ekonomik e kemi me poshte se Kazakistani...
    Papunesi e tmerrshme. Vetem lemoshe nga bota kerkojme. Turp!
    Edhe kemi krenari qe jemi shqiptare! lol

    Tani , te gjitha i permenda vetem pak dhe nuk hyra ne detaje , sepse mendova qe detajet jane te ditura per kedo nga ne. Une dua te di sesi mund te jemi krenar , ose sesi mund te shprehemi me krenari ndaj nje te huaji ... per faktin se jemi SHQIPTAR!?!

    Dhia e zgjedosur dhe bishtin perpjete...apo dicka ku mund te bazohemi tamam ?!

  9. #9
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Deus kam pas njė respekt pėr juve nė shkrimet e shkuara, por me kėtė shkrim e temė e keni humbur tė gjithin tek unė.

    Juve kėrkoni dhe nxirrni fakte pėr tė mos qenė krenar, por fakte tė tilla mund ti nxjerrim edhe tek vet amerikanėt apo cilido popull nė botė.

    Krenar duhet tė jesh pėr gjithė atė ēfarė tė karakterizon ty personalisht. Krenar duhet tė jesh, pėr inteligjencėn tuaj, pėr pamjen tuaj, pėr familjen tuaj, pėr gjuhėn tuaj, pėr kombin tuaj, pamvarėsisht se si janė ato. Kėto janė gjėra tė shenjta dhe nuk guxojnė nė asnjė mėnyrė e nė asnjė moment tė hiqen nga mentaliteti jonė. Ata si puna juaj e Pirro Dhima qė janė nė gjendje tė shesin vlerat e veta ata janė shitės tė vetvetes sė tyre, dhe unė pėr vete por edhe shumica e njerėzve nė botė (pamvarėsisht tė ēfarė kombėsie janė) pėr kėta njerėz kanė respektin mė tė ulėt qė njė qenie njerėzore mund tė ketė. (nė ish-Jugosllavi shqiptarėt e parė qė janė vrarė e masakruar nga serbėt kanė qenė me mendime sikur tuajat dhe vepra si tė Pirro Dhimės, e kemi me mijėra shembuj tjerė si kėto).

    Juve me ēfarė shkruat mė lart, duhet t'iu vij turp, TURP.



    TURP
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  10. #10
    Authentic Maska e DeuS
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Qetesohu mer cun , qetesohu se me vrave syte me tere ate "TURP" gjigand qe ke postuar! lol

    Mos merr kot pernjeheresh por mundohu te kapesh tamam qellimin e kesaj teme. Sa per dijenine tende grupo : Ka shume tema qe une mund te hap , ne te cilat dukem sikur jam komplet kundra dickaje , po JO , nuk duhet detyrimisht te jete ashtu. Nuk te shkon ndonjehere mendja qe dikush mundohet te sjelle kushedi sa fakte dhe arsye , ne menyre qe ta beje debatuesin te kundrapergjigjet me me shume fakte te tjera per t'ja hedhur poshte mendimin dhe per te krijuar nje debat te shendoshe ?! ...Dhe ne fund del konkluzioni i gjithckaje , i shtjelluar dhe i analizuar sa me mire

    Psh, une mund te jem pro amerikaneve , por jo 100%
    Atehere meqe ketu ne forum kam shume njerez te "ditur" te cilet njohin historine , politiken dhe realitetin (duke folur pa njeanshmeri) , u replikoj duke folur kundra amerikaneve ne menyre qe me postimet e tyre kundershtuese dhe te argumentuara , une te bindem disa %(perqind) me teper...

    Kuptove ndonje gje , apo po skuq patatet tani dhe se ke shume mendjen tek forumi ?! LOL
    Lol , s'ka gje , pergjigju me vone , por mundohu ta kuptosh tjetrin mire perpara se te replikosh .... dhe te HUMBESH respektin menjehere ( me ke bo me qesh me kete postim Dodono lol )

    Pastaj , mos ka ndonje gje nga postimi i mesiperm i imi , te cilen ti e kundershton?
    Sikur jane te verteta ato qe kam thene , apo jo ? Mire apo keq , eshte e verteta grupo !

    ....nejse , nejse , skuq patatet ti iher , ha darke , pi nje birre dhe pasi te jesh qetesuar mire , hec e posto ( por me shkrim me te vogel heren tjeter ) ...se na trembe lol

    -----------------------------------------------------
    Une kur krijoj respekt per nje person , harxhoj shume kohe perpara per tu bindur qe ky person meriton respektin tim. Ne kete menyre , neser do me duhej shume kohe dhe shume arsye per ta HUMBUR respektin qe krijova per ate person ! Kuptove gje ? Lesht
    -----------------------------------------------------

    PS: Edhe fiksoje kete tjetren ne koke : Nese ti apo dikush tjeter ketu nuk ka respekt per mua ------> nuk me rruhet shume antena ! ... se nuk me njeh , as me paguan rrogen , as me mban frymen gjalle , as me opinioni yt mbi personin tim etj etj etj .........dhe mbi te gjitha "PARAGJYKIMI" ne forum eshte nje fenomen te cilin e kam spikatur tek shume njerez !

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Urtesia e Agjerimit te Ramazanit!
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 17-11-2004, 13:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •