Qeveria gjermane kėrkon tė nxisė politikėn profamiljare

Nė aspektin demografik, tė dhėnat pėr zhvillimin e popullsisė nė Gjermani janė alarmuese qė prej shumė vitesh. Statistikat zyrtare thonė, se ēdo grua nė Gjermani ka mesatarisht 1,4 fėmijė. Pėr sistemin e sigurimeve shoqėrore, qė ėshtė ndėrtuar mbi bazėn e tė ashtuquajturės kontratė brezash, pra qė do tė thotė, ata qė punojnė sot financojnė pensionistėt e sotėm, kjo ėshtė njė gjendje shkatėrruese. Pak fėmijė sot, do tė thotė pak kontriubute nė arkat e pensionistėve pėr nesėr.

Qeveria aktuale konservativo-socialdemokrate e kancelares Angela Merkel, ka vendosur si synim qė tė nxisė krijimin dhe ruajtjen e familjeve. Kryetari i Partisė Socialdemokrate (SPD), Matias Placek, bėn reklamė: "Fėmijėt pėrbėjnė njė pjesė tė madhe tė kuptimit tė jetės sonė. Janė ata, qė na sjellin gėzimin e jetės. Dhe ky ėshtė dhe kuptimi mė i thellė i kėsaj detyre dhe sfide shoqėrore."

Tė krijosh njė familje nė Gjermani mbetet sfidė. Shkaqet janė tė shumta: Jo vetėm pėr gratė me shkollė tė lartė. Ato ngurrojnė tė krijojnė familje para se tė pėrfundojnė fakultetin. Kėtė e dėshmon mė sė miri fakti, qė mosha mesatare e atyre qė bėjnė fėmijėn e parė ėshtė afėr 30-shit. Tendenca ėshtė nė rritje. Sė pari kjo ka tė bėjė me dėshirėn pėr pavarėsi financiare. Disa prej tyre duhet tė fitojnė para dhe nuk duan ta humbasin vendin e punės, pėr shkak tė kuotės sė lartė tė papunėsisė, qė tani ka arritur tek 11 pėrqindshi.

Rritja e njė fėmije nė Gjermani ėshtė diēka e vėshtirė, sepse pėrkujdesja pėr foshnjat nga mosha 0 deri nė 3 - vjeēare, nuk ėshtė kurrsesi e garantuar nga shteti. Vetėm tre nė 100 fėmijė nė Gjermaninė perėndimore gjejnė vende nėpėr ēerdhe. Mė shumė vende ka pėr fėmijėt e kopshtit, por orari i kopshtit shumė shpesh nuk pėrkon me atė tė punės sė prindėrve. Kjo ėshtė arėsyeja, se pėrse njė e treta e nėnave me fėmijė punojnė me gjysmė turni.

Kostot pėr kujdesjen e fėmijėve llogariten nė bazė tė tė ardhurave tė prindėrve. Nė landin e Nordhrajn Vestfalisė ato arrijnė nga zeroja deri nė 312 Euro nė muaj. Koalicioni i madh qė aktualisht qeveris Gjeramninė pat rėnė dakord, qė kostot mbi 1.000 Euro nė vit tė rimbursohen nga tatimet. Ministrja kristdemokrate e familjes, Ursula fon der Lajen, sqaron: "Kjo praktikisht do tė thotė, qė sektori i pėrkujdesjes sė fėmijėve, qė deri tani ka qenė nė pjesėn mė tė madhe ilegal, do tė ketė rastin tė legalizohet."

Gati dy tė tretat e nėnave i lėnė fėmijėt tek tė ashtuquajturat nėna ditore, thuhet nė njė anketim tė njė reviste pėr prindėr, kjo pasi mungojnė vendet e kopshteve. Gjatė ditėve tė fundit partitė gjermane vazhduan t'i zhvillojnė edhe mė tej planet e tyre pėr nxitjen e familjeve. Partia Socialdemokrate madje do qė t'i rimbursojė tė gjitha shpenzimet pėr trajtimin e fėmijėve. Ministrja e familjes, Ursula von der Lajen, ėshtė e mendimit qė pėrkujdesja pėr fėmijėt duhet tė jetė pa para.

Problematik megjithatė mbetet financimi. Deri tani ai ėshtė mbuluar nga komunat, qė janė tė zhytura nė borxhe dhe nuk duan tė heqin dorė nga afro 3 miliardė Eurot, qė pėrfitojnė nga kontributet e prindėrve.

Debati pėr vendet e cerdheve dhe kopshteve ka lindur nė Gjermani qė kur filloi tė bėhej e qartė, qė shteti dikur mė i begatė i Evropės, sa vinte e po plakej, e varfėrohej. E megjithatė, deri tani gjendja shumė pak ėshtė pėrmirėsuar. Tė shohim se sa seriozisht do t'i marrė qeveria dhe ministrja e re premtimet e bėra. Mė 26 mars nė Gjermani zhvillohen nė tre lande njėkohėsisht zgjedhje dhe sigurisht qė tė gjithė politikanėt fillimisht janė pėrqendruar tė thonė ato qė duan tė dėgjojnė zgjedhėsit.

Dafne Antohopulos