Close
Faqja 11 prej 13 FillimFillim ... 910111213 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 124
  1. #101
    Perjashtuar Maska e kurkushi
    Anėtarėsuar
    24-06-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi.Mund te udhetoj pa vize hyrese ne tere boten "interesante"
    Postime
    446
    Citim Postuar mė parė nga Llapi
    KUSH ISHTE TAHIR ZEMAJ?


    Tahir Zemaj, ishte i lindur mė 28. 12. 1952 nė fshatin Strellc i Epėrm tė


    marr nga, Diskusion Forum, www.kosova.de
    Gani Adem geci nga Llausha,ka botuar ne Borba danas (Bota sot) nje liber per luften te ashtuquajtur "Lufta pa maska"!
    Ky liber eshte i shkruar per te treguar luften e LKj-isteve pas Luftes!
    Une ne shkrimin tim edhe direkt ketij Gani Gecit qe i kam qene ne shtepi dhe ia kam njohur mire baben Adem,i thash: KY liber duhet te quhet "Maskat e LDK-se pa lufte!

    Mjerisht ne nje fotografi te te ndyerit Tahir Zemaj,fare pa ditur une,pa diturine time gjendet edhe nje imazh imi!
    Falenderoj Llapin qe solli ne forum "siperfaqen" e Tahir Zemes.Per brendine,do te thoja se s`eshte ende Koha.
    Meqe kam patur fatin te jem prezent ne shume ngjarje dhe akcione te fshehta ne Kosove,i privilegjuar per hyrje dhe dalje si shtetas i huaj, tregoj se Tahir Zemen e njoha qe ne akcionin e tij si Komandant policie ne Prishtine 1984 Kunder Rexhep Males me shoke...
    Nga ana tjeter...
    Familja e babait tim,kishte patur te martuar nje bi te tyre ne Strellc te Deēanit.Kam njohur Burrin e asaj kusherire te babait tim dhe kunatin e saj,pleq kuptohet,por aq kriminele kane qene ata,ne at kohe sa qe une si femi ēuditesha perse jane keta kaq te ēartur?Kam degjuar pastaj se kjo familje ,kane mbytur femijet e kusherinjve te tyre vetem e vetem qe t`ua marrin hisen (pjesen)e tokes dhe shtepise kur ata te mbesin pa trashegimtere,pa femije!
    Nga Ky fshat Strellc ,kam takuar edhe disa te familjes Ahmetaj,Avdimetaj dhe Malaj.Asnje nuk ndryshon nga tjetri,por do te thoja se te gjithe jane Tahir Zema dhe Ramiz Muriqa...
    Ramiz Muriqin e njoh qe nga 1985-ta.Ai merrej me shitjen e armeve ne Kosove ,me spiunazhe per pushtetin serb dhe me ndermjetesim prane organeve serbe per dokumenta te ndryshme me rendesi te madhe per shqiptaret e punesuar jashte si patente shofera,qertifikata lindjeje, martese, ē`kurorezimesh,vertetime te gjyqeve per pershtatshmerine e personave,te denuar apo te padenuar nga gjyqet...Dajen e tij e kishte nga Plava.Ai quhej Islam.E quanin Bajraktar por ky bajraktar mbante uniformen e SUP-it me rroba lekure te zeza qe i kishin te gjithe te punesuarit-nepunesit e larte te sigurimit te shtetit serbosllav!
    Ne nje darsem,ku ky Ramiz Muriqi martonte nje kusheri te tij me emrin Agim,m`u dha rasti edhe mua te jem prezent dhe jo veq kaq por edhe te me marrin me Kamere duke kenduar kengen e Jakup Ferit(...30 shkije i ke pre...etj)
    Bajraktari i Hotit,daje i Ramizit me ftoi ne nje qoshe dhe me qortoi ne nje kend ne vetmi per kengen,por me tutje s`ndodhi gje se ...une blinja arme nga Ramizi (asnjehere direkt)dhe furnizoja Enveristet ne Kosove!Une paguaja leket por faktura kishte emer te tjeterkujt.
    Kete Ramiz Muriqin e degjova disa here ne at kohe neper qarshi te Pejes duke bertitur: Do pule apo pulen me gjith zogj!Nje ,qe nga ky mirrte arme dhe na i stershitete ishte i ndjeri Azem Bani,nga Jabllanica e Dushkajes,plak,i denuar per ...kush e di se ēka...ne burgjet e serbise me dhjete vjet burg qe e kishte mbajtur ...dhe pas burgut shiste arme...dhe nga ky i merrje pa asnje droje...
    Ne kete shkrim per Tahir Zemen dhe kliken e tij kriminale te sjellur ne forum nga Llapi me mbetet hatri ,perse s`eshte edhe emri i Ali Gjures poashtu nga Strellci.Ky eshte nje bjond tani 45 vjeqar,nje div i lindur dhe jo vetem i ushtruar per dhune,vrasje,krime,dhunime,rremmbime,bir i Muses shqiptar dhe i Hajrijes bosanke=muslimane.Ka dy motra qe njera quhet Fatime...tjetren s`ia njoh! Ky qiklop shqyen ēdo gje qe i del perpara vetem me te dy duart e tij. Eshte nje bishe e madhe sa me kujtohet,i larte 1.85,i gjere gadi po aq,ka sy te kaltert dhe...eshte kanibal=njeringrenes,asnje dite shkolle s`ka bere ne jeten e tij por di te lexoje,te shkruaje jo. Ka dale ne Zvicer i rekrutuar nga Ramiz Muriqi dhe eshte martuar me nje shkine te tij. Ne zvicer ky , duke iu falenderuar gruas se tij shkine dhe "biznesit" shume fitimprures, fiton te drejten e nenshtetesise se shtetit Zviceran.Ne Zvicer burgoset per Droge me dhjete vite burgim ne kantonin e Baselit por pas pese vitesh lirohet nga burgu.Nga Zvicra shkon ne gjermani,duke iu falenderuar shtetesise Zvicerane ai atje hape nje restoran te Tahir Zemes dhe Ramiz Muriqit ne Hamburg. Hamburgu eshte qendra nr . 1 e gjermanise per transportin detar. Ky aty priste dergesat e Droges nga e tere bota!
    Me fillimin e luftes ne Kosove kunder shkijeve,ky zhduket nga Hamburgu...dhe sipas fjaleve...ka qene udhetreguesi,informuesi,sulmuesi,frikesuesi,tortur uesi,dhunuesi dhe vrasesi i shqiptareve gjate luftes 1998-1999!
    Sot ende s`dihet se ku gjindet,por duhet te jete ne Kosove dhe duhet te them se s`del fare ta shohe dikush, levize dhe punon vetem naten!Gjuhen shqipe-kosovarqe,shkinishten dhe zvicranēen(jo gjermanishten) i flet mire!
    Ka nje dhunti natyre ky sepse 98 % te femrave,sapo ta shiqojne,i versulen dhe e ndjekin pas!
    Ky njeri ka qene dora e djathte e Ramiz Muriqit ne te gjitha krimet kunder shqiptareve,por me teper s`dij se...

    Keta Muriqet,sa me kujtohet mua kane patur nje Restorant ne nje kohe te serbosllavise ne Rastavice afer Deēanit.Aty pihej dhe kendohej shqip me sherbimin e kamariereve serbe gjer ne mengjes dhe me shume po te doje!Shisnin drunj per ndertimtari,kunder ligjit te shtetit per pyjet,arme te vjetra dhe...municion qe i merrnin nga serbet dhe malaziasit,dhe merreshin me spiunazhe kunder shqiptareve te rrafshit te dukaxhinit!
    Ne vitin 1982 ,njeri nga keta Muriqet e ka nxjerre Automatikun nga kafeneja=restorani dhe i ka detyruar te pese policet e Jugosllavise qe ishin atebote te derguar ne Kosove te shtypnin kryengritjen e shqiptareve per Republike te Kosoves,te dorezojne armet dhe te dalin nga Kafeneja e tyre...duke iu thene se ju po e prishni qehtesine e mysafireve!

    Kjo eshte nje farse qe e perpijne vetem Lopet ,Lopet e LDK-se i te cileve eshte edhe sot Ramizi dhe Muriqet tjare...

    Kam te shkruaj shume nga dosja ime per Zemen dhe Zemiqet tjere,se jam nje kurkush i lindur per politike gjithkombetare dhe gjithshqiptare, por( per ti kenaqe fetaret shqiptare) ...Zoti s`punon keq dhe askush s`mund te bej diēka pa ia aprovuar apo shkruar Zoti!

    Flm Llapi qe me nxore ca fjale me shume!

  2. #102
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Mjerisht ne nje fotografi te te ndyerit Tahir Zemaj,fare pa ditur une,pa diturine time gjendet edhe nje imazh imi!


    ..shkruan kerkushi..

    mos e vet se kallxon vete.. per rolet e ndyra qe ka luajtur.. kanibali kerkush..

  3. #103
    Perjashtuar Maska e kurkushi
    Anėtarėsuar
    24-06-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi.Mund te udhetoj pa vize hyrese ne tere boten "interesante"
    Postime
    446
    Citim Postuar mė parė nga Brari
    Mjerisht ne nje fotografi te te ndyerit Tahir Zemaj,fare pa ditur une,pa diturine time gjendet edhe nje imazh imi!


    ..shkruan kerkushi..

    mos e vet se kallxon vete.. per rolet e ndyra qe ka luajtur.. kanibali kerkush..
    Po bre bari, une u kam thene qe ne fillim te gjitheve se te tera q`i benj i kam transparente,vetem une vet jam i padukshem!
    Rol te ndyer s`kam luajtur as qe luaj.Nuk mund te quhet rol i ndyer puna dhe perpjekjet e mia per te harmonizuar dhe bashkuar veprimet e atehershme te UēK-se dhe ...
    Une s`kam asnje qime floku borxh dhe faj ne fatin e T.Zemes.Per here te fundit e kam pare-jo takuar ne nje takim te organizuar nga Azem Neziri, LDK-ist ne Restoranin e tij "La Luna" ne Zvicer ne pranvere 2000!Mua me vjen keq pse ate e vrane,kur atij do duhej bere gjyq haptas sipas ligjit te Luftes e jo atij te shkijeve dhe Anmikut/UNMIK, dhe sipas veprave ti shqiptohej denimi apo pafajesia publikisht!Per kete une e thash se ate e vrau Rugova dhe Beogradi=gruaja nga frika se do zbulonte edhe me shume kriminalitete dhe tratheti kunder shqiptareve!

    Une s`kam luajtur gjer me sot asnje rol te ndyer!

  4. #104
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar mė parė nga Brari
    Ahmet Elshanit te cilit i del emri ketu si terrorizues i luftareve te FARK-ut i del perseri emri kohet e fundit si vrases i luftarit Ilir Selimajt e i familjes se tije.
    Plaku i mbetur gjalle ne masakren mbi familjen Selimaj e ka njohur kryebanditin Ahmet Elshani..
    Per te dizinformuar opinionin Mafia e Xhavit Ramush Qose Nanos ne Kosove mobilizuan RTK-ne dhe spiunin e kriminelin Melaim Zeka te krijoje Alibi per Elshanin..sikurse ne Shqiperi Taulant Dedja i PS-se fallcifikoi nje alibi per Jaho Salihin ..vrasesin e Azem Hajdarit..
    Nga nje shtab kane dale urdherat e nga nje "dore" jane ..vrasesit e Tahir Zemes,..Azem Hajdarit.. Ahmet Krasniqit ,ilir Selimajt etj etj..


    Po keshtu dhe Faton Mehmetajt disa here i eshte permendur emri si vrases e organizator vrasjesh mbi Shqiptare.

    Kujtimet e kolonel Tahir Zemajt jane thesar per historine.

    E verteta dhe vetem e verteta i duhet Kosoves.

    Kjo e vertete i djeg Shikasve te Klos Ruc Nanos ne Kosove dhe ata vrasin per te mbuluar Krimet e tyre..

    Brari qe kushe eshte vrasesi i gazetarit Ali Ukajt ne Tirane qe ke genjye 1000 her se kushe e ka vra
    --------------------------------------------------------------------------------------------------


    Kush ishte gazetari, Ali Ukaj, nga kush dhe si u vra?


    Ali Ukaj, ka lindur ne fshatin Lumbardhe te Deēanit. Si student, Aliu detyrohet te arratiset ne Shqiperi ne vazhden e burgosjeve dhe represionit te vitit 1993, qe e ushtronte policia serbe. Aliu ishte kerkuar shume here qe te arrestohej.

    Ne Tirane, Ali Ukaj, vazhdoi studimet ne Fakultetin e Gazetarise. Njekohesishte edhe punonte si gazetare ne "Gazeten Shqiptare".
    Nje kohe relativisht te gjate ka punuar edhe ne SHIK-un, qe udhehiqej nga Gazidede.
    Aliu, ishte nje njeri shume principiel dhe i vendosur. Poashtu edhe penda e tij ishte mjaft e holle.

    Ali Ukaj, ne "Gazeten Shqiptare" ka botuar disa artikuj rreth UĒK-se , e cila (UĒK-ja) ne vitin 1997 i kishte marre konturat e nje uragani me aksionet e saj.
    Poashtu, Ali Ukaj ka insistuar qe te publikohen ne "Gazeten Shqiptare" edhe dy komunikata te UĒK-se, te cilat ishin vendosur ne kutine postare te gazetes nga persona te autorizuar.

    Me gjithe respektin e madhe per Ali Ukajn, me duhet te theme se Ali Ukaj nuk ka qene kurre zedhenes i UĒK-se, siē po spekulohet. Ne ate kohe, pra ne vitin 1997, as qe eshte bere fjale per nje gje te tille! Mirpo, edhe per njerzit konkrete te UĒK-se, Ali Ukaj, nuk ka pasur ndonje njohuri te sakte.

    Fillimishte, ne Tirane ishte shoqeruar me shume studente kosovare ne ate kohe. Nder te tjere eshte shoqeruar me Bashkim Thaēin dhe Kadri Veselin, nepermes tyre me vone ishte njoftuar edhe me Hashim Thaēin, i cili gjindej ne Zvicerr. Mirpo, Thaēi kohe pas kohe ishte ne Shqiperi.
    Ali Ukaj, ka banuar ne nje banese se bashku me Bashkim Thaēin e jo me Hashim Thaēin siē eshte spekuluar shume here.

    Ne vitet '96-te dhe '97-te, Aliun ne Tirane e vizitonte nje i kusheri i afert i tij, Selman (Bajram) Ukaj me qendrim ne Zvicerr.
    Selmani eshte i martuar me nje serbe te quajtur Miljana alias Melihati dhe njihej si nje alkoolist kronik dhe arrogant. Edhe ne Zvicerr shume here kshte ra ne konflikt me shtetin per shkak te tregtise me lende narkotike. Veprimtaria e tij ishte shume e dyshimte...

    Ne diten kritike te vrasjes, me 29.07.1997, Aliu se bashku me kusheririn e tij Selmanin dhe gruan e tij Miljanen, pothuajse tere diten kane qendruar ne nje lokal te Tiranes duke pire.
    Ne oret e vona te mbremjes kthehen ne banese. Por, banesa ishte tersishte e demoluar dhe e vjedhur. Ne mesin e gjesendeve te vjedhura ishin edhe pasaportat e Selmanit dhe gruas se tij Miljanes. Pikerishte ato pasaporta ishin shkaku kryesor i konfliktit ne mes Aliut dhe Selmanit, qe rezultoi me masakrimin e Aliut me sende te forta nga kusheriri i tij Selmani.

    Ky eshte versioni *Zyrtar i Organeve te ndjekjes dhe atyre gjyqesore, te dates 27.04.1998 me numer Protokolli: 327, ku Selman Ukaj e pranon vepren dhe shpallet fajtor per vrasjen e Ali Ukajt.

    Gjyqi e shpalle fajtor, por ne vend te denimit me burg e liron si te semuar psiqik dhe e dergon ne nje Spital psikiatrik te Elbasanit!!!
    Me duhet ta theksoj se korrupcioni ishte mbi ligjin, ose ishte ligji vete ne Shqiperine e atyre viteve. Kete ndihme qe ti ikte burgut dhe te shpallet gjoja si i semure psiqik, Selman Ukajt, i`a dhane Hysen Bukoshi, vellai i Bujar Bukoshit dhe Muje(Rexhep) Mekaj, dhenderr i Bujar Bukoshit dhe nen-kryetar aktual i PREK-ut, nepermes lidhjeve te tyre!
    Pas nje kohe Selman Ukaj arratiset nga ky Spital dhe kalon ne Zvicerr, ku edhe sot jeton. Mirpo kurre nuk ka qene ne Kosove pas ketij rasti!!! Shumehere familja e Aliut ka provuar te veje kontakte me te. Por, Selmani gjithnje i ka ikur kontakteve me ta!!! Kete e ka deshmuar shume here edhe babai i Ali Ukajt, Ramadan Ukaj.

    Eshte e vertete absolute se Hashim Thaēi ka qene ne Shqiperi ato dite. Mirpo nje dite para se te vritej Ali Ukaj, me 28.07.1997, Hashim Thaēi se bashku me Bashkim Thaēin burgosen nga policia shqiptare ne nje post bllok ne dalje te Tiranes. Ata, ishin ne nje veture "Taxi". Shkaku i ketij arrestimi ishte se ne veturen qe udhtonin ishin gjetur dy pako me arme. Keto arme, Hashim Thaēi dhe Bashkim Thaēi i kishin marre ne nje dyqan te argjentarise ku punonte Gani Veseli nga Klina. Armet i kishte sjellur nga Zvicrra nje i njohur i Thaēit dhe ishin te dedikuara per UĒK-ne.

    Ne nderkohe, Gani Veseli e therret ne telefon Xhavit Halitin ne Zvicerr dhe i tregon per rastin e arrestimit te Hashim dhe Bashkim Thaēit.
    Xhavit Haliti, menjehere intervenon te Gjeneral Adem Copani, duke i garantuar fuqishem se ato arme nuk ishin perdorur kurre per ndonje akt kriminal, por ishin te dedikuara per UĒK-ne.
    Pas dy ditesh pasi qe vjen raporti zyrtar nga laboratori i kriminalistikes se armet nuk ishin te perdorura kurre, Hashim Thaēi dhe Bashkim Thaēi lirohen nga burgu.
    Hashim Thaēi vetem pas lirimit kishte ndegjuar per vrasjen e Ali Ukajt.

    Raportet ne mes Hashim Thaēit dhe Ali Ukajt ishin te mira edhe pse nuk kane pasur ndonje shoqeri te madhe. Dua ta theksoj faktin se me intervenimin e Ali Ukajt te gazetari Mero Baze dhe ndikimin qe kishte Mero Baze ne ate kohe te ish-presidenti Berisha, Hashim Thaēit i jipet nenshtetesia shqiptare. Kjo ka ndodhe tri dite para se Berisha te largohej nga posti i presidentit.

    Ēdo e vertete eshte ne funksion te diēkaje ose ne funksion te interesave te caktuara. Apo e verteta te fundi eshte ne interes te dinjitetit njerzor. Politika ka per detyre ta beje rregullimin midis aparences(kaotikes) dhe qenesise. Vetem atehere kur eshte e kuptueshme se disa njerze e identifikojne politiken me mjeshtrine e genjeshtrave dhe insinuatave ēdo spekulim duhet vrare qe ne start.

    Te gjitha spekulimet e qellimshme qe disa kendej po mundohen ti servojne, se prapa vrasjes te Ali Ukajt, qendrojne shoket e tij, gjegjesishte, Hashim Thaēi jane te paverteta.

    Ja me poshte edhe Dokument - Vendimi i Gjykates ne Tirane per rastin e Ali Ukajt.


    DOKUMENT VENDIM I GJYKATES TIRANE PER ĒESHTJEN ALI UKAJ.

    GJYKATA E RRETHIT TIRANE E PERBER PREJ :
    Artan ZENELI / Gjyqtar
    Medi BICI / Gjyqtar
    Sokol ĒOMO / Gjyqtar
    asistuar nga sekretarja Ikbale Luka, me pjesmarrjen e prokurorit Dritan Ribaj, nė Tiranė, mė 27. 04. 1998, mori nė shqyrtim nė seancė gjyqėsore me dyer tė hapura ēėshtjen penale qė i pėrket :
    TE PANDEHURIT : Selman Ukaj, i biri i Bajramit dhe Tixhes, 1951, lindur nė Lumbardhė, Komuna Deēan Kosovė dhe banues nė Zvicėr, i martuar me arsim 8 vjeēar, me kombėsi shqiptare, mbrojtur nga av. Hysni Beti.
    A K U Z U A R : Pėr veprėn penale tė vrasjes me dashje tė parashikuar nga neni 76 i K. Penal.
    Nė pėrfundim tė gjykimit gjykata pasi dėgjoi prokurorin qė kėrkoi : Caktimin si masė mjeksore pėr tė pandehurin Selman Ukaj atė tė mjekimit tė detyruar nė njė spital psikiatrik, dėgjoi avokatin mbrojtės tė pandehurit
    qė kėrkoi tė caktohet si masė mjeksore ajo e mjekimit tė detyruar ambulator.
    V E R E N
    Se i pandehuri Selman Ukaj ėshtė akuzuar pėr veprėn penale tė vrasjes me dashje parashikuar nga neni 76 i K. Penal nė rrethanat si mė poshtė : nė datė 29. 7. 1997 rreth orės 0. 30 i pandehuri Selman sapo ishte kthyer me viktimėn Ali nė banesėn e kėtij tė fundit. Kanė vėnė re se banesa ishte bėrė rrėmujė dhe orenditė, sendet e shtėpisė nga vjedhesit. Midis tė pandehurit dhe viktimės ka filluar njė konflikt pėr shkak tė pasaportave personale tė tij dhe tė afėrmėve tė tė pandehurit Selman tė cilat nuk po i gjenin. Nė grindje e sipėr i pandehuri Selman ka goditur viktimėn me sende tė forta ku sipas aktit mjeko-ligjor i ėshtė shkaktuar vdekja. Pas momentit tė goditjes, i pandehuri ka filluar tė bėrtasė duke e mbajtur pėr shumė kohė viktimėn nė prehėr. I pandehuri nuk ka lėvizur nga banesa deri kur ėshtė lajmėruar policia dhe e kanė arrestuar.
    Nė kushtet e mėsipėrme i pandehuri i ėshtė nėnshtruar njė ekzaminimi tė gjatė spitalor psikiatrik duke u kryer akte ekspertimi nga njė grup i gjėrė ekspertėsh psikiatėr nga ku ka rezultuar se i pandehuri Selman Ukaj ka paraqitur ērregullime tė stresit postraumatik dhe se veprėn penale pėr tė cilėn ai akuzohet e ka kryer nė kushtet e afektit patologjik ku errėsimi i vetėdijes me axhitim psikomotor ka ēuar nė prishjen tėrėsisht tė ekujlibrit tė tij mendor dhe pėr pasojė nuk ka qenė nė gjendje tė kontrollojė veprimet e tij.
    Sa mė sipėr ekspertėt kanė arritur nė konkluzionin se i pandehuri nuk ėshtė i pėrgjegjshėm pėr vėprėn penale tė kryer.
    Nė kėto kushte gjykata duke parė rrezikshmėrinė e madhe tė veprės sė kryer dhe tė vetė personit ēmon se ndaj tij duhet tė merret njė masė mjeksore ajo e mjekimit tė detyruar nė njė institucion psikiatrik.
    PER KETO ARSYE :
    Gjykata bazuar nė nenin 46/2 tė K. Pr. Penale
    V E N D O S I
    Pranimin e kėrkesės.
    Caktimin e masės mjeksore mjekimin e detyruar duke e shtruar tė
    pandehurin nė njė institucion psikiatrik.
    Kundėr vendimit mund tė bėhet ankim nė Gjykatėn e Apelit Tiranė brenda 10 ditėve, duke filluar ky afat nga e nesėrmja e shpalljes sė vendimit.
    U shpall nė Tiranė , me 27. 04. 1998
    G J Y Q T A R
    ARTAN ZENELI
    S E K R E T A R E
    IKBALE LUKA
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #105
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Une s`kam asnje qime floku borxh dhe faj ne fatin e T.Zemes.Per here te fundit e kam pare-jo takuar ne nje takim te organizuar nga Azem Neziri, LDK-ist ne Restoranin e tij "La Luna" ne Zvicer ne pranvere 2000!..

    shkruan Kerkushi..


    --

    kerkush..e bukur eshte fjala e popullit ..mos e vet se kallxon vet..

    ti vet ki tregue ktu se je nji kundershtar patologjik i vjeter i ldk-s qe ne krijim te saje dhe armik i betuar i rugoves dhe rugovizmit..
    e kjo eshte krejt normale per nje enverist si ty..
    pra ne pranver te 2000-s ti ishe qysh 10 vite me pare armik i ldk-s i ldk-istave e i rugoves..
    dihej se tahiri e kish botue librin e tij ather dhe dihej se ti dhe krejt levizja lpk-iste apo enveriste ishte ne nje dekade ne lufte te shpallur e pa shpallur kunder ldk-s e njerzve te rugoves..
    dihej se ndaj ldk.. para 2000-shit ju kishit ba aksione me arme pa permend ktu luften ideologjike e propagandistike kunder saje qe ju e mbanit ndezur tan kohes..
    c'deshe ti atje ne Lalun ne 2000-shin or kerkush ..
    a e sheh se u vet demaskove..

    pra or kerkush polpotisti..
    ti je sjell me mision aty pari e kudo ku ke shkue at pun ke ba edhe ban..

    pra vet po na bind se je ne ate shtabin vrases..
    a je ne sektorin e percjellsave (agjentit pergjues e ndjekes) .. a te liste-perpiluesve (listave me emra atdhetaresh qe jan eleminuar fizikisht ne pabesi) ..a te pushkatareve(ningjave) .. ajo pak rendesi ka..

    rendesi ka se je vrases..
    e di se kjo nuk te shqetson..
    zor eshte me vra njiher se pastaj mesohesh.. sic u mesue enveri..

    thx per ndihmesen qe jepni ti e llapi e do tjer..me kuptue filmat tuaj..

    llap.. kush e ka shkrue at shkrimin tand?

    interesant.. hashimi po at nat kapet me arm..

    e ja paski rras kti selmanit fajin..

    e mor llap .. kot lodhesh se eshte e kjart puna..

    vrisni vrisni.. po nji dit do paguhen vrasjet..

  6. #106
    Perjashtuar Maska e kurkushi
    Anėtarėsuar
    24-06-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi.Mund te udhetoj pa vize hyrese ne tere boten "interesante"
    Postime
    446
    [QUOTE=Brari]

    --

    kerkush..e bukur eshte fjala e popullit ..mos e vet se kallxon vet..
    Une gjithnje kam qene transparent dhe asnjehere s`do jem ndryshe ore Bari!

    c'deshe ti atje ne Lalun ne 2000-shin or kerkush ...
    a e sheh se u vet demaskove..
    Une s`kam maske fare.Po t`kisha patur ndonjehere,do isha bere si ti dhe kopeja e LKJ-isteve qe lepini tere armiqt e shqiptareve poshte e larte!


    ti je sjell me mision aty pari e kudo ku ke shkue at pun ke ba edhe ban..
    Ketu ke te drejte.Gjithkah sillem dhe punen dhe detyren time benj ngado qe shkoj!

    pra vet po na bind se je ne ate shtabin vrases..
    Edhe ketu ke te drejte.Une jam kopshtar qe barerat e keqija helmuese,bimet e infektuara si dhe ferrat i pastroj kudo!Pra jam mirembajtes i Kopshtit Kombetar,dhe mburrem me punen qe kryej me sukses gjer me sot!

    a je ne sektorin e percjellsave (agjentit pergjues e ndjekes) .. a te liste-perpiluesve (listave me emra atdhetaresh qe jan eleminuar fizikisht ne pabesi) ..a te pushkatareve(ningjave) .. ajo pak rendesi ka..
    Jo,jam ne sektorin e monitorimit,si ekspert per qashtje strategjike Kombetare.Puna ime eshte e orientuar kryesisht ne mbrojtjen e Atedhetareve shqiptare duke i zbuluar trathtaret dhe armiqte me kohe.Materialet e mbledhura i dergoj ne Shtab dhe pastaj s`merrem me me to!


    rendesi ka se je vrases..
    e di se kjo nuk te shqetson..
    zor eshte me vra njiher se pastaj mesohesh.. sic u mesue enveri..
    Secili njeri,por kafshe dhe bime ne kete bote eshte vrases apo vrasese,se ky eshte ligji i jetes.Vrasesi me i madh ne bote eshte Papa dhe ja tere bota e nderon dhe i sherben... etj!
    Gjermanet thone " Töten um zu leben" qe do te thot: vrasje per te jetuar!
    Nese une jam vrases,dikush me detyron mua ta benj nje gje te tille,ne kete rast konkret eshte trathtia e ketyre larte qe s`i ze ne goje dot pasi jane te ndyre!

    vrisni vrisni.. po nji dit do paguhen vrasjet...
    Vrasjet nuk paguhen kurre,ky eshte nje mashtrim.Ato vetem vazhdojne sa te kete bote te gjalle...
    Ne Librin tim shkruhet : Duhet nderprere vrasjet e metejme te ketij x apo y ne ēdo menyre,qe nenkupton se edhe me vrasje ndaloj vrasjet dhe vrasesit!

  7. #107
    E dua letėrsinė Maska e flutura3105
    Anėtarėsuar
    03-08-2008
    Vendndodhja
    !
    Postime
    205
    Citim Postuar mė parė nga benzino Lexo Postimin
    Tahir Zema ka qenė i martuar me shkinė! Kete nuk e shkruani ne biografin e tij. Pse?
    Tahir Zema u dorezua gjate luftes, a trimeri eshte kjo a? Pse nuk i dorezuan komandantet tjer armet por vetem Tahir Zemaj?

    Dorezmi eshte kapitulim dhe Tahir Zemaj ka kapituluar me dorezimin e tij ne Dukagjin.
    Betimin qe e ka bere para flamurit e ka thyer me dorezimin e armeve dhe kapitulim e tij.
    Ja edhe nje info tjeter Tahir Zemaj i ka lene ne rruge ushtaret e plagosur ,vecse ishin ushtare te Ramush Haradinaj ,Tahir Zemaj iu tha nuk i marr klyshet e Ra mushit ja ky ishte TAhir Zemaj.

  8. #108
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    thx flutur qe ke shkruar ketu..
    doni sdoni nji dit krejt do cfaqeni ju enveristet ruspie ..vegla te mafies..
    kam bindje se ke qen dhe ti flutur ne ate grupin e informatoreve qe kini percjell se kur po vjen djali e nipi tahir zemes nga fakulteti.. qe kur te dal tahiri me i prit me njoftu njesitin gueril enverist qe me i vra te tre ne pabesi..si tahirin si dy djemt e rinj?

    kam bindje se e ke krye ket pun..

    po ka me te ndjek gjith jeten ajo vrasje e pabes..

    nuk ke per te ber kurr gjum si njerzit normal..

    mos kujto ti dhe cifti yt se eshte e leht me vra njerez..

    enveri perfundoj ne skicofreni.. prej vrasjeve qe kish ba mbi shok e fmi te shokve te vet..

    ja shikoje ktu cfar gjendje erdhi pisi..

    i thot ministres vito kapo ne 1985-sen .. a e ke realizuar planin e vitit 1938..

    keshtu do perfundoni krejt ju kriminelet e krimineleshet enveriste..


  9. #109
    i/e regjistruar Maska e Etniku
    Anėtarėsuar
    25-12-2008
    Postime
    252
    Pershendetje te gjitheve po eshte er e pare qe futem ne kete forum shqiptare por duke shiquar temat kure po shofe temen e nje tradhtarit qe tredhetine e kety njeriu te Serbise e kame vuajt ne trupin tim por kety krye tradhetari i erdhi hakut dora e popullit ja qendisi ne lule te ballit sic e kemi zakone ne SHqiptaret gjithnje tradhterave plumbin ne balle e kane pase dhe trimat i kemi puthe ne balle une shume pake dote ju tregoje per kete ndytesyre Kombetare dhe kliken Rugoviceve.
    Pas demonstratave tė vitin 1981 Levizja ēlirimtare e shqiptarėve tė Kosovės dhe viseve tjera shqiptare tė pushtuara nga RSFJ intensifikon dhe ngritė nė nivel tė lartė veprimtarinė atdhetare pėr ēlirmin e popullit shqiptar nga thundra e pushtuesėve serbo/sllav.

    Mirėpo as UDB-ja e KOS-i nuk rrinin duarkryq, por ata angazhuan hienat e tyre nė "gjueti" pėr ti zbuluar, arrestuar e likujduar edhe fizikisht vaprimtarėt e Lėvizjes.
    Njėri ndėr shėrbėtorėt e KOS-it dhe UDB-sė serbo/sllave ishte edhe Tahir Zemaj, i cili nė vitin 1983 mori pjesė nė rrethimin dhe vrasjėn e Rexhep Malės dhe Nuhi Berishės.
    Ja se ēka ndodhi lidhur me kėtė akcion terrorist tė Tahir Zemės (FARK-istit tė ardhshėm tė LDK-sė) dhe bandės sė tij
    " Nga viti 1983-84, me gradėn major Tahir Zema caktohet me detyrė nė Prishtinė, ku pėr disa vite ka qenė kryeshef i Qendrės sė Mbrojtjes Territoriale nė Hajvali, i emėruar nga ana e serbėve, nė krizėn mė tė madhe pėr Kosovėn. Tahir Zemaj ka qenė komandant i Njėsisė Speciale tė Policisė Jugosllave me veprim nė Kosovė, pėr shtypjen e “nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar”. Ishte ndėr oficerėt shqiptarė mė tė privilegjuar nga qeveria serbe. Kryesisht ka punuar nė linjėn e KOS-it me projektet e Klubit tė Ushtarakėve Serbė „Shigjeta e vdekjes“. Kjo ishte edhe arsyeja pse Tahir Zemaj shėrbente nė Kosovė. Si i tillė Tahir Zemaj nė krye tė Njėsisė Speciale tė Policisė merr pjesė nė drejtimin e operacionit per vrasjen e Rexhep Malės dhe Nuhi Berishės nė Prishtinė.

    Siq del nag kjo pjesė e biografisė sė zezė tė Tahir Zemės, atdhetarėt shqiptar siq Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha edhe para viteve “90-ta guxuan tė armatoseshin e t“ia kthenin pushkėn pushtuesit, ashtu siq ja kishin kthyer edhe shumė tė tjerė para tyre.

    Ndėrsa, sa i pėrket organizimit tė mirėfilltė tė rezistencės sė armatosur tė popullit shqiptar pėr ēlirim nga pushtuesi serbosllav, ky organizim ka ndodhur me formimin e celulave tė para tė njėsiteve guerile, njėsite tė cilat i filluan akcionet kundėr postave policore tė pushtuesėve serb, si dhe kundėr agjentėve tė UDB-sė. Kėto njėsite ishin berthamat e para tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės.

    Mihane, njė temė e ngjashme ka qenė e hapur nė kėtė forum, nese nuk gaboj me titull: "Kur, ku dhe nga kush u formua UĒK-ja".
    Nese dėshironi tė lexoni mendimet dhe opinionet e pjestarėve tė forumit lidhur me rezistencėn e armatosur tė popullit shqiptar, atėherė hulumtoni nė forum pėr temėn nė fjalė, dhe besoj se nuk do tė mbeteni e paknaqur nga afishimet qė janė plasuar nė atė temė.

  10. #110
    E dua letėrsinė Maska e flutura3105
    Anėtarėsuar
    03-08-2008
    Vendndodhja
    !
    Postime
    205
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    thx flutur qe ke shkruar ketu..
    doni sdoni nji dit krejt do cfaqeni ju enveristet ruspie ..vegla te mafies..
    kam bindje se ke qen dhe ti flutur ne ate grupin e informatoreve qe kini percjell se kur po vjen djali e nipi tahir zemes nga fakulteti.. qe kur te dal tahiri me i prit me njoftu njesitin gueril enverist qe me i vra te tre ne pabesi..si tahirin si dy djemt e rinj?

    kam bindje se e ke krye ket pun..

    po ka me te ndjek gjith jeten ajo vrasje e pabes..

    nuk ke per te ber kurr gjum si njerzit normal..

    mos kujto ti dhe cifti yt se eshte e leht me vra njerez..

    enveri perfundoj ne skicofreni.. prej vrasjeve qe kish ba mbi shok e fmi te shokve te vet..

    ja shikoje ktu cfar gjendje erdhi pisi..

    i thot ministres vito kapo ne 1985-sen .. a e ke realizuar planin e vitit 1938..

    keshtu do perfundoni krejt ju kriminelet e krimineleshet enveriste..

    http://www.youtube.com/watch?v=jN4A6...eature=related
    Ti me paske keqkuptuar une nderhyra ne biografi ,fola vec per nje fakt qe e di te sigurte qe eshte ashtu ,i plagosuri ka qene familjar imi ,dhe ashtu eshte e vertete ai e ka lene ne duar te shkijeve dhe sot shoket e tij sjane me fale Tahir Zemes....une sjam enveriste ,as Tahiriste ,as kriminele sjam si ndyj duart e mia me njerze te tille. As nuk kenaqem me vrasjen e ketij njeriu e aq me shume per nje djal te ri pafaj sic ishte djali i tij. E fola vec nje te vertete shume te vertete asgje nuk e trillova . Megjithate kontrolloji pak fjalet skam te beje aspak me enveristet....

Faqja 11 prej 13 FillimFillim ... 910111213 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Sabit Idrizi
    Nga shigjeta nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 137
    Postimi i Fundit: 22-06-2022, 01:35
  2. Veprat dhe cilesite e besimtarit te vertete te Zotit
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-07-2012, 10:39
  3. Shkrimet e Hershme: Bariu i Hermansit
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 13-12-2006, 08:01
  4. Merjemja a.s, Nėna e Isait (Jezusit)
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-03-2005, 08:17
  5. ABC-ja e Demokracisė
    Nga Redi nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-05-2002, 09:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •