Close
Faqja 5 prej 13 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 124
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-12-2005
    Postime
    252
    Citim Postuar mė parė nga Llapi
    ore trima une kam tregue ne nji postim ketu ne keto pyetje provokative por ma zhduken se dikujt si konvenon e verteta por ju trimushat e baces ju ku ket dhe qfar bat per lirin e kosoves ju tregomni e mos bani pyetje ka dhjet her po se pari per veten e juaj tregoni e te shofim a keni fytyr te beni pyetje per te tjeret


    Nuk e paskom vrejt ate shkrim o Llap,qe shkruan ti per ndonje betej te Padronit tėnd.
    Edhe nese ta kan fshij ate postim,a nuk je ne gjendje qe te shkruash prap per ato beteja.
    Provo edhe nje her,vec ruju e mos po e perdor te njejten genjeshter dy her :P

  2. #42
    Tahir Zemaj ka qene dezertor i luftes ska aty aspak dyshim, kete e dij sepse kame ca shoke qe vete ishin ne ate kur Tahir Zemaj i mashtroi ata dhe i la ne udhekruq apo batlte(lloq), ia muar te gjithe armatimin ushtareve dhe ia mbathi te shkiet.

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anėtarėsuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Citim Postuar mė parė nga ARIANI_TB
    Tahir Zemaj ka qene dezertor i luftes ska aty aspak dyshim, kete e dij sepse kame ca shoke qe vete ishin ne ate kur Tahir Zemaj i mashtroi ata dhe i la ne udhekruq apo batlte(lloq), ia muar te gjithe armatimin ushtareve dhe ia mbathi te shkiet.
    Vertet po keto lajme n'cilen zyre t'beogradit i more?

    E te pakten mos u ul posht ata shoket e tu sepse keto fjal qe ti i thua jan GENJESHTRJAAAAAAAAAAAAAAAAAAA DHE TE MDHAJA.. se as ke se ka lan ne llog po ti je Shqiptar ski faj Se na prej 1 seni i bojmi 10..
    Mė gėnjeu pasuria, jeta vrap mė iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka nė dhe tė huaj do tė vdes..

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Viktima e dyfishtė, Tahir Zema

    Shkruan: Shqiptar Oseku

    Thonė se pėr tė ndjerin duhet folur vetėm mirė. Nė rastin e Tahir Zemės, kjo ėshtė njė detyrė bukur e zorshme. Pas vrasjes sė tij pasoi njė ritual i neveritshėm, me tė cilin s'kam arritur tė mėsohem ende, pėrkundėr tė gjitha evenimenteve tė numėrta prej luftės e kėtej. Gjysmė tė vėrtetat u gėrshetuan me rrena, pėr ta krijuar (edhe) njė idhull tė ri nė mendjet e shqiptarėve.

    Nė kėtė situatė, interesi i publikut kėrkon mė shumė tė thuhet e vėrteta, se sa tė folet mirė pėr tė ndjerin me ēdo kusht. Kurse e vėrteta, cilado qė tė jetė ajo, doemos qė do tė jetė e hidhur. Kjo pasi jeta dhe vdekja e Tahir Zemės ngėrthejnė shumėēka qė ne deri sot kemi refuzuar me ngulm t'i shohim, t'i dėgjojmė, e t'i folim.

    Pėr ta inventuar listėn e tė dyshimtėve me motiv e mundėsi, mjafton ta shohim njė ēikė jetėshkrimin e tė ndjerit. Njė jetėshkrim ky qė s'ishte aspak monoton, e qė ofron njė bollėk tė tė dyshimtėve tė mundshėm.

    Tahir Zema u shkollua nė akademinė ushtarake jugosllave, ku unė pėr ndonjė arsye s'do tė kisha patur gjasa ta fus as kėmbėn, e shėrbeu me vite si epror karriere nė ushtrinė jugosllave. U dėnua nga gjyqi ushtarak jugosllav pėr afera droge nė ushtri por u lirua pas krejt pak kohe, pėr arsye qė s'dihen. U martua dy herė me serbe. U transferua nė Kosovė bashkė me familjen nė njė kohė kur ushtarakėt tjerė shqiptarė transferoheshin jashtė prej Kosovės.

    Kėto tė gjitha do t'i faleshin, ashtu siē i janė falur shumėkujt tjetėr, po ta kishte treguar veten nė luftė. Mirėpo ai zgjodhi jo tė futet nė shėrbim tė UĒK-sė, po t'i prijė njė fraksioni tė krijuar prej Bujar Bukoshit nė ekzil, gjė qė de facto e pėrēante rezistencėn. Dhe Tahir Zema priu fort mirė, deri nė ditėn e zorit. Asaj dite, pėr dallim prej tjerėve, ai vendos ta braktis fushėn e nderit e te arratiset matanė kufirit, njė turp ky madhor pėr kėdo ushtarak karriere qė ka dy gisht fytyrė.

    Jo qė kjo e pengoi tė kthehet nė Kosovė, pėrkundrazi. Pas luftės, Zema u brohorit si hero nga LDK-ja, e cila vuante e vazhdon tė vuajė nga njė mungesė kronike e epoletave luftarake nė radhėt e veta. Tė shkuara tė harruara ishin grindjet e Bukoshit me Rugovėn, i shkuar i harruar dezertimi. Tahir Zema u ripagėzua brenda natės nga LDK-ja si Heroi Institucionalist, qė e nisi (!) luftėn nė kalė tė bardhė, po qė u pre nė shpinė nga "katundarėt e Drenicės". Episodi i mbramė i tij para se tė vritej ishte t'i del dėshmitar "katundarėve" qė e nisėn luftėn, e qė nga ndėrkombėtarėt u dėnuan me dekada burg pėr "krime kundėr shqiptarėve".

    Tri motive tė mundshme

    Nėse e eliminojmė edhe nė teori mundėsinė qė Tahir Zema tė jetė vrarė me pahir, atėherė ekzistojnė vetėm tri motive tjera. E para, ai mund tė jetė vrarė pėr motive politike. Nė atė rast, ėshtė afėr menē qė dikujt mund t'i ketė plasur kur Tahir Zema u doli dėshmitar nė gjyq ish krerėve tė UĒK-sė. Nė kėtė verzion, atentati kundėr tij ngėrthen, pra, nė vetvete njė deklaratė politike: "Deri kėtu shkojnė gurėt e megjės, asnjė hap matanė! Ata qė u dalin nė gjyq luftėtarėve tani e tutje, le ta masin ****ėn."

    Nėse ėshtė ashtu, del se atentatorėve u ėshtė mbushur mendja se janė trashėgimtarė tė UĒK-sė. Ata besojnė fuqishėm se lufta e UĒK-sė ka qenė luftė e shenjtė ēlirimtare, e se asnjeri - e aq mė pak njė Tahir Zemė - s'ka tė drejtė morale t'i del dėshmitar luftėtarėve. Pėr ta, lufta s'ka marrur fund ende. Ata besojnė, sigurisht, se janė duke e mbrojtur nderin e UĒK-sė dhe tė kombit shqiptar nga njollosjet qė ia bėjnė tė huajt e "kolaboratorėt" vendas, pa u kujtuar se mos po i bėjnė shėrbim tė keq mu idealeve tė veta.

    Por motivi mundet qė ėshtė edhe krejt tjetėr. Imazhi post mortem qė po krijohet pėr tė ndjerin lė mėnjanė qė ai kishte njė shoqėri tė nduarduart e me interese tė ndryshme. Pėr shembull, ėshtė sekret publik se ai kishte shoqėri tė vjetėr edhe me disa nga narkotrafikantėt mė nė zė shqiptarė.

    Narkotrafiku si motiv s'para u pėlqen ta kujtojnė apologjetėve tė Zemės, meqė ata ngulmojnė ta imagjinojnė tė ndjerin nė format tė Skėnderbeut. E as i pėlqen tamam revolucionarėve fanatikė, meqė edhe ata duan doemos t'i japin atentatit njė karakter politik, nė kėtė rast karakter tė protestit anti-LDK. Por e vėrteta shpesh herė ėshtė politikisht jokorrekte deri nė skaj. Trafiqet e paligjshme janė sot industria e vetme efikase nė Kosovė, kurse pėr njė kriminel ordiner s'ka mė mirė se sa kur faji pėr krimin lypet tjetėrku.

    Motivi i tretė mund tė jetė ai qė si duket e kanė harruar tė gjithė. Vrasja e Tahir Zemės mund tė jetė kryer prej agjentėve serbė. Pėr kėtė s'kam asnjė fakt, pos asaj se unė do ta kisha vrarė dora vet Tahir Zemėn po tė kisha qenė agjent serb. Merreni me mend ju lutem, se ē'rast i rrallė pėr t'i vrarė tri-katėr miza me njė tė rėnė: ta nxjerrėsh inkompetent UNMIK-un menjėherė pas njė gjykimi senzacional, t'i armiqėsosh blloqet politike nė Kosovė, t'i shfaqėsh veteranėt si shtresė kriminele e shoqėrisė, e mundėsisht edhe tė parandalosh me kohė zbulime tė ndjeshme.

    Kėso idiotėsira ndodhin kur prioritetet e ligjit t'i pren i huaji. Nga 11 344 tė vrarė e tė zhdukur gjatė luftės, e 1.075 qė mungojnė ende, UNMIK-u zgjedh apostafat ta hetojė rastin e katėr (4) personave te vrarė prej ish UĒK-sė. Ndėrsa asnjė serbi tė vetėm pėr be s'i ėshtė rrumbullakėsuar ende procesi pėr njato 11 344 viktima qė s'hanė mė bukė ndėr ne, UNMIK-u prioriton qė pėr kėta katėr (4) vetė ta hedh njė bombė nė ēatinė e Kosovės, duke e ēuar vendin buzė luftės civile.

    Se kush e pse e vrau Tahir Zemėn, unė pėr vete s'kam shpresė ta mėsoj sė shpejti, e ndoshta s'do ta marr vesh kurrė. Por e di qė pėr ta ēuar tė ndjerin nė rendez-vous me vdekjen konspiroi bashkė me atentatorėt edhe natyra e tij. E se ai gjer nė vdekje mbeti viktimė e dyfishtė, shėnjestėr e preferuar e armiqve tė tij personalė dhe therror i preferuar i njerėzve qė i konsideronte miq.

    Unė pėr vete shpresoj forcėrisht qė Tahir Zema s'do tė bėhet sėrish viktimė e dyfishtė edhe pas vdekjes. E, para sė gjithash, shpresoj se vdekja e tij s'do tė krijojė viktima tė reja.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Thuhet "FJALA E LIRĖ", Jo "FJALA E SJELLSHME"

    Shkruan: Shqiptar Oseku

    Ky numėr i revistės PASQYRA i kushtohet gati kryekėput temės sė korrupcionit. Jo rastėsisht, meqė ky fenomen ēmohet prej tė huajve si pengesa nr 1 e zhvillimit tė shqiptarėve si komb.

    Shumėēka ėshtė shkruajtur, e shumėēka do tė mbetet pa thėnė rreth kėsaj teme. Te PASQYRA do t'i gjeni disa analiza tė mprehta, dhe besoj e shpresoj bukur tė pasjellshme, ndaj plot institucioneve e miteve nė kokėn tonė. Sepse detyra e analistit ėshtė tė analizojė, jo tė bėhet ēun a gocė e sjellshme para pushtetmbajtėsve.

    Kur mbytet anija, pėrgjegjėsia kėrkohet sė pari te kapiteni, e pastaj te oficeri i parė, te oficeri i dytė, e kėshtu me radhė deri te kuzhinieri e te detari i thjeshtė. Jam thellėsisht i bindur qė shqiptarėt duhet ta mishėrojnė kėtė varg komande edhe nė politikė. Kur shoqėria vlon prej korrupcionit, aq sa zyrtarisht quhet "mė e korruptuara nė kontinentin e Evropės", atėhere ėshtė koha tė rrokullisen kokat. Jo tė doganierit tė thjesht, ndonėse edhe ai bėn mirė tė qėrohet nga posti: po tė presidentit, tė kryeministrit, e tė ministrit. Pėr sa kohė qė shoqėria shqiptare hedh gur e dru mbi peshkun e vogėl, kurse e lė t'i ikė peshkaqeni, atje bukė s'do tė ketė.

    Meqė ra fjala te ēunat e gocat e sjellshme, shumė prej tyre ishin shashtisur pas numrit tė kaluar tė revistės PASQYRA. Absolutisht jo rreth analizave tė holla nė njė varg temash, a jo: kjo s'ėshtė nė natyrėn e tyre. Po prej njė artikulli tė thjeshtė prej meje, qė qe menduar tė jetė mė tepėr si nekrolog (tekst nė rrasėn e varrit, porse nė verzionin gazetaresk) ndaj viktimės sė dyfishtė Tahir Zema.

    Njė pjesė e ēunave e gocave tė sjellshme qė mė kanė shkruar e kishin graduar veten nė Musketarė tė Presidentit. Ata mė kritikuan pse kisha shkruar aq pasjellshėm (po, po, lexuat drejt: bash "pasjellshėm") ndaj tė ndjerit Tahir Zema, i cili, si ma pėrkujtuan ata sjellshėm, paska qenė aq i madh sa ėshtė pikėpyetje a do tė kish arritur t'ia xiglojė vegėt edhe i madhi Skėnderbe maje kali, po tė ngrehej maje gishtash e t'i shtrinte duart drejt qiellit. Ata mė informuan katėrēipėrisht se si Tahir Zema me kallash nė dorė i paskėsh ndjekur serbet hap pas hapi deri nė Beograd, duke e lėnė pa mend Naton; se ai i paskėsh "koritur shkiet" edhe nė zemėr tė Serbisė, duke u marrur femrat pėr gra; e se si nė pauza tė kėtyre lufrave ai paskėsh arritur t'u thejė dhėmbet, duart, kėmbėt e pjesėt tjera vitale tė trupit edhe rusėve, francezėve, grekėve e armiqve tjerė tė popullit shqiptar. E se ai, fundi i fundit, paska qenė edhe shok i Ibrahim Rugovės (ky argument vinte gjithnjė i mbrami, si pėr t'i vėnė pikė tė gjitha paqartėsive).

    Taborri tjetėr i ēunave e gocave tė sjellshme, pėr dallim prej atij mė lart, mė kritikuan pse kisha shkruar pasjellshėm - pėr atentatorėt. Ata e dinin qindpėrqind se Tahir Zema paskėsh bashkėpunuar me serbėt, rusėt, francezėt, grekėt e armiqtė tjerė tė popullit shqiptar, e se qenkesh martuar me serbe enkas pėr ta kurorėzuar veprimtarinė e vet tradhėtare, pėr inat tė UĒK-sė e tė Hashim Thaēit. Ky taborr e dinte qindpėrqind se vrasėsit e Zemės nuk ishin narkotrafikantė, meqė njė tradhėtar aq i madh s'bėn tė vritet nga njė narkotrafikant, kjo s'ka hije: korrektesa e kėrkon qė ai tė vritet nga njė trim drangua atdhetar, qė e shpreh dashurinė ndaj atdheut me patllake nė dorė.

    Incidentalisht, asnjeri nuk mė kritikoi pėr tė vetmin lėshim nė atė nekrolog. Qė aty nuk pėrmendet fare se bashkė me Zemėn shkuan, pa bėrė asnjė pikė faji, edhe ēuni i tij e njė kushuri.

    Pas botimit tė artikullit, jam menduar e munduar gjatė rreth asaj se si u bė qė unė, ndonėse konsideroj se kam njė standard timin etik e moral, megjithatė kisha harruar (!) ta pėrmend edhe vrasjen e dy tė pafajshmive. E di p.sh. qė ai detaj ishte i pari qė e zura n'gojė kur dėgjova pėr atentatin, e di se shumė netėve pa gjumė kam menduar me dhembje pėr fatin e keq tė ēunit tė Zemės. Kam fėmijė edhe vet, andaj mund ta ndaj dhembjen me familjarėt e tij: nėse ndonjė patriot me bateri do ta ngacmonte bijėn time nesėr-pasnesėr, pėr shkak se mė urren mua pėr kėto qė po i shkruaj sot, atėhere do ta ēoja nė ps atė bashkė me tė gjitha idealet e tij: sikur tė ngadhnjejnė aso "patriotėsh", gjysma e shqiptarėve tė Kosovės do tė detyroheshin tė kėrkoj azil nė Ēaēak.

    Kam menduar gjatė, pra, si mė humbėn nga harta mendore dy tė vrarė tė pafajshėm, e spjegim tjetėr s'kam pos asaj se mė ka infektuar zjarmia kosovare, pėrmes gazetave, radios, televizionit. Pėr kėtė - po vetėm pėr kėtė! - duhet tė kėrkoj ndjesė publikisht. Fjala e lirė duhet tė jetė edhe fjalė e ndėrgjegjshme.

    Shpresoj se bashkė me mua ndjesė do tė kėrkojnė, jo para meje po nė veten e tyre, edhe shumė prej atyre qė mė kanė shkruar rreth atij nekrologu. (Sa pėr informacion, as musketarėt e vetshpallur tė Ibrahim Rugovės, e as Che Guevarėt a-la Muēibaba, s'i pėrmendin fare nė mejlat e vet dy viktimat e pafajshme!)

    Pėrndryshe, pėr sa i pėrket vet Tahir Zemės, s'kam se ē'tė shtoj - tė paktėn s'kam gjėra pozitive. Thuhet "fjala e lirė", e jo "fjala e sjellshme": detyra ime si publicist s'ėshtė tė flas sjellshėm pėr tė ndjerin, por ta them tė vėrtetėn pėr lexuesin. S'ėshtė punė e gazetarit tė merret me ngushėllime. Njė ndėr leksionet e para tė gazetarisė profesionale ėshtė neutraliteti para konsekuencave. Mua s'mė intereson, e as qė guxon tė mė interesojė, se ēfarė konsekuenca do tė ketė fjala ime - pėrderisa ėshtė e vėrtetė. Ai/ajo qė s'do ta kuptojė kėtė parim bazė tė gazetarisė moderne, tani e tutje as mos tė lodhet mė tė mė shkruajė, as lavdata e as kritika.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #46
    student Maska e besarti
    Anėtarėsuar
    17-03-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    80
    Ketu ka shum pikepyetje ????????
    Nese rrezikon mund te humbesh, por nese nuk rrezikon ke humbur gjithsesi!

  7. #47
    Citim Postuar mė parė nga GjIlAnAsI_cSi
    Vertet po keto lajme n'cilen zyre t'beogradit i more?

    E te pakten mos u ul posht ata shoket e tu sepse keto fjal qe ti i thua jan GENJESHTRJAAAAAAAAAAAAAAAAAAA DHE TE MDHAJA.. se as ke se ka lan ne llog po ti je Shqiptar ski faj Se na prej 1 seni i bojmi 10..
    Gjilanasi une per veten time per kete pune sdi, mirepo kame shoke te cilet ishin ushtare te Tahir Zemajt dhe vete ata tregoje se Zamaj i mashtroi e i la ne balte.

    Nese mendon se jane genjeshtra atehere une po genjeje me genjeshtrat e ushtareve te Tahir Zemajt.

  8. #48
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    Kėshtu foli Tahir Zemaj!

    looooooooool:

    A BURRI QE PASKA PAS FOLĖ!!!!!!!!!!



    toni77

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anėtarėsuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Citim Postuar mė parė nga toni77_toni
    Kėshtu foli Tahir Zemaj!

    looooooooool:

    A BURRI QE PASKA PAS FOLĖ!!!!!!!!!!



    toni77
    Normale se juve me shum ju intereson kur te fole Gjinigjiqi se sa nje Shqiptar..

    Ju jeni njerz te poshter qe flisni per nje njeri qe vdiq per ty e per mu e per gjith kosoven , enveristat e poshter qe dini vetem urrejtje..

    ARTANI, Eh po ata spaskan qen ushtar te tij pra nqs kan thene fjal te tilla ose jan persona qe paguhen nga Partia Enveriste e Kosoves ( PDK )

    Tung.
    Mė gėnjeu pasuria, jeta vrap mė iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka nė dhe tė huaj do tė vdes..

  10. #50
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    Citim Postuar mė parė nga GjIlAnAsI_cSi
    Normale se juve me shum ju intereson kur te fole Gjinigjiqi se sa nje Shqiptar..

    Ju jeni njerz te poshter qe flisni per nje njeri qe vdiq per ty e per mu e per gjith kosoven , enveristat e poshter qe dini vetem urrejtje..

    ARTANI, Eh po ata spaskan qen ushtar te tij pra nqs kan thene fjal te tilla ose jan persona qe paguhen nga Partia Enveriste e Kosoves ( PDK )

    Tung.


    Nė cilen botė po jeton ti?

    Si po duket ti qenke duke jetuar nė boten e prrallave.!! A e din se ku ka vdekur Tahir Zemaj? Per kė vdiq Tahir Zemaj more? Je normal ti?

    Me njerez sikur ty un nuk bisedoj por per hir te informimit te drejt reagova.

    Tahir Zemaj, nese nuk e kie ditur deri sot, duhet tani tė njoftohesh se ka vdekur te hekurudha ne Pejė dhe jo per mua as per ty!! Kjo ka ndodhur disa vite pas lufte. Jo more njeri, ai nuk vdiq per Shqiptari.

    A BURRI SE ASHT KANĖ!! O PER ZOTEN MA MIRĖ SE NUK E NIHNI SE....

Faqja 5 prej 13 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Sabit Idrizi
    Nga shigjeta nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 137
    Postimi i Fundit: 22-06-2022, 01:35
  2. Veprat dhe cilesite e besimtarit te vertete te Zotit
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-07-2012, 10:39
  3. Shkrimet e Hershme: Bariu i Hermansit
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 13-12-2006, 08:01
  4. Merjemja a.s, Nėna e Isait (Jezusit)
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-03-2005, 08:17
  5. ABC-ja e Demokracisė
    Nga Redi nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-05-2002, 09:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •